REPUBLIKA E SHQIPERISE

 


REPUBLIKA E SHQIPERISE
TRIUMVIRATI DHE RRUGACI

 

Ah ky shekull mizor e i paftyrë, probatin i nji njerzie t’shkapetun nëpër amullitë e jets’ përditshme…!!!

Ky shekull pra vllazen e motra, po na i merr gjak n’vetull shqiptarve n’kater ant e botes, e mas shumtit Shqipnis amë. Ky shekull nuk na ka mbi prej shkymjes s’ozonit; por i asht fal jeta prej oksigjenit ton, porsi ato ferrat e kqija qe i marrin frymen gjase gjalle e bimve t’blerta. Ky shekull i ka rrajte n’koht ma t’hershme e dendsohet perdit (ashtu si e ka veti fara e keqe) natyrshem, e n’mnyr krejt t’pa natyrshme, po na e ban qiellin me kja e dheun me gjimue.
E n’kyt shekull Shqipnia asht plot me kryepleq “vajtor”. Kto “vajtor” na taksojn, u japim voten, na fusin n’gjak e na hane ma dhamb; e qielli nxihet me token qe na rrshqet nen kamb…!
Ndersa rrota e historis sillet e perdridhet me do stervina, mu zemra e pervlueme po m’shtyn me marr laps e leter e me i ba do shkarravina…
Marr e shkruej, me i shtjellue ktij populli t’ngrate, se si truni e elteri i kombit na mbeti thate…
Dikur Zoti kishte qit n’drite do shqiponja qe i binin qiejve an-e-mban tuj u sodit…
E ashtu si i ka hije ksisoj shpendi – qe s’asht hutan, kto shqiponja vertiteshin nder qiejte e tyne – por edhe matan…
Ku me t’mir e ku me t’keq, ngjizen shejt e ngjizen dreq.
Kaluen do stin e kaluen do mote dhe i’u afruen ma shume ksaj bote.
Por sic e dini edhe ju, skjepi i shqipes e vret t’zojn, se perndryshe mund t’kishte jetgjatsi shekullore.
Prej pamundsis me u ngi me he, shiponjave u desh t’ulen neper oaze; qe t’pakten t’mbanin shpirtin gjall me uje e t’shunin etjen.
E kshtu filluen tuj u kacafyt me zgjebujt qe kishin rrotull…!
E kur shum shqiponja u sakatuen, sec i’a behi nji neperke prej lindjes…
Kjo neperke i rrjepi per 500 vjet derisa shum prej tyne i bani zvarranik me thimc e helm; e ashtu sikurse gjarpni e ndrron lkuren e vet, ashtu edhe shqiponjat u pershtaten.
Nder tan kto mote neperka i kish shndrrue oazet n’brraka t’rrethueme me ferra t’djeguna. E nder kto ferra neperka lshonte vezt e saj; mirpo erdh dita kur “dragojt e shnjergjit” me brena e shkopi filluen tuj e trazue neperken-kuceder, e ajo lengat n’mbrojtje u sul kah strofklla e vet, e “t’shkretes” i’u shemb dheu mbi krye.
Mbas ksaj ndodhie, prap zgjebujt i’u versulen shqiponjave, poashtu edhe “dragojt e shnjergjit” tuj trazue me shkopit e tyne.
Megjithate mas disa moteve shqiponjat e mbijetueme filluen tuj u pertri…
Por prej gjinit t’ktyne shqiponjave na leu nji krijes e cuditshme, nji krijese bojgjake – gjys neperk e nji/t’katerten shqiponj.
Ky shnjall shpervjeli mangt, mprehi kthetrat e i’u fut shkatrrimit me zell; mbi 50 vjet rrjepi me zell e u mundue me c’pupuris ato pak shqiponja qe kishin mbijetue.
E ashtu sikurse ajo neperka e maparshme, perdhunoi e sakatoi gjithcka i doli perpara…!
Por erdh dita kur ktij shnjallit bojgjak filloi me i’u shemb dheu nen kamb, por nderkoh polli do kopila qe i la me zotue brraken e ferrat tona…
U shemb muri i Berlinit e filluen puhizat e ndryshimit nder viset tona.
Mbas ksaj, shqiponjat filluen me ba perpjekje per me u riperti…
Dy dekada kaluen: cou, rrzou e percollou…

I konsumova keto rrjeshta mbi te kaluaren tone me nje stil gjuhesor ne harrese, sepse shqiptaret harrojne lehte, per nje te kaluar te turbullt. Sepse ne ate te kaluar te larget / apo te afert i kane rrenjet kusaret e sotem, neperkat e mantelosura me pelhure kameleoni; politikanet tane pseudo-europiane.
Situata aktuale ne Shqiperi eshte me te vertete alarmante, nja alarmim qe na c’mend parreshtur.
Ku ne, per t’a bere dhimbjen me te durueshme duhet qe t’i japim voten “djallit me pak te demshem”.
Mbas me shume se 550 viteve nen uzurpim, ku sulmoheshim frontalisht nga armiq te brendshem dhe te jashtem; sot Shqiperia eshte nje republike pseudo-demokratike!

Kjo republike te dashur miq, qeveriset nga nje triumvirat i pa skrupullt.

Ky triumvirat perbehet nga kusare, ambasadore dhe “djaj me pak te demshem”!

Ne republiken e kusarise, pasuria materiale e kombit, grabitet naten dhe zhvatet diten.

Ne republiken ambasadoriale, trajtohemi si minj laboratori. Na japin detyra shtepie, ku na kerkojne te lemojme kreshtat tona. Na kerkojne qe te gjejme dylbere ne mesin tone (apo t’i importojme ato) dhe pastaj t’i kurorezojme konsuj nderi.
Duan te na bejne si “ato” duke na dhene per lemoshe konserva, qe shpesh here as ata vete nuk i pertypin dot!

Kurse ne republiken e “djallit me pak te demshem” me finese, shperdorohet pasuria kombetare, vidhet nga pakez, behet politike dhe nder te tjera mundohen te orientalizojne imazhin e Shqiperise…Me gjakun e trasheguar transfuzojne shqiptaret me helm falimentimi. U lene dore te lire interesave shoviniste te neo-kolonializmit sllavo-grek, shesin sekretet e NATOs per dy grosh  dhe bashkepunojne me triumviratin (te pakten ne menyre pasive)…!

Kjo pra eshte sketerra vulgare shqiptare. Ku qytetari i thjeshte dhe i ndershem, s’ka pike respekti per asnje autoritet zyrtar, madje e perbuze ate; ku ideali qe mbizoteron shumicen e shqiptareve eshte vetem largimi nga Shqiperia!
Keta jane shqiptaret “leckamane” qe s’u ka mbetur asgje, madje kane humbur edhe ato pak vyrtyte qe i kishin mbijetuar uzurpimit te kalifateve Otomane dhe Enveriste.

Sikurse te mos na mjaftonin te gjitha keto brenga, tani duhet te shurdhohemi edhe nga jehona e pseudo-kristalizimit elektoral, me bubullimat e humbjeve te Edi Rames, pseudo-rilindjes, apo me mire rim isherimit te “sigurimsave” dhe kacakeve qe e piedestalizojne ate.
Ky zoteri per 19 dite rrjesht, ne bulevardin me te rendesishem te hapesires se kombit shqiptar, pat’ ngujuar per veteflijim: djem, vajza, nena dhe baballare shqipetare vetem nga fiksimi pervers per pushtet dhe anarki institucionale.
Mirepo kur hulumtoj pakez dhe verej se ky “kampion demokracie” shtyn ne veteflijim te tjeret dhe c’eukilibron (trazon) sigurine publike, prish imazhin e Shqiperise, madje pengon edhe integrimin europian; atehere s’me mbetet gje tjeter vecse neveria per kauzen e tij pseudo-sublime dhe te vajtoj kokeshkretet qe e ndjekin pas.
C’mendon ky njeri i etur per pushtet, qe vertitet nga humbja-ne-humbje i mbeshtetur nga protestues mercenare, bashkëudhëtarë të Tadiç-it, “ciu-ciu”, kurbane letrare, etj…?
Me te vertete i shkon mendja qe shqiptaret jane pushtuar perjetesisht nga hipnoza e tij dhe do t’a mbeshtesin ne revolucionin e tij keqdashes dhe egoist, per te rikrijuar nje “97te” te re, apo sic mundohet se fundmi, me pseudo-intelektualizem…?!
Tendat dhe takimet e tij, nuk jane asgje tjeter vecse misherim i taboreve te hordhive osmane me ne krye Hamza Kastriotin e shekullit XXI; apo cadrat degjeneruese te zboristeve te rraskapitur ne realizmin socialist!

Per te mos e tejzgjatur me keto peripeci te “politikes se re”, ri:rilindjes (dmth. rimisherimit, rimarrjes), apo ndonje apel per ndergjegjesim te socialisteve te ndershem shqiptare;
po e mbydh me nje shprehje te vjeter:

“Nji familje qe s’i marton mashkujt n’koh (se femrat as qe diskutohej), qe s’mbjedh n’koh edhe qe e ka shpin n’rruge t’madhe; vete dreqi i mallkuem shpejt ka me e hanger”…!!!

nga Anton Kaçubaj
përshtatur aktualitetit, nga një shkrim i disa viteve më parë

 

Share

Leave a Reply