Presheva dhe Bujanoci përmes Gjilanit duhet të lidhen në rrugën e Kombit!
Presheva dhe Bujanoci përmes Gjilanit duhet të lidhen në rrugën e Kombit!
Për Preshevën dhe Bujanocin është interes jetik që përmes Gjilanit duhet dhe kemi nevojë të lidhemi me rrugën e kombit. Autostrada duhet të përshkojë edhe këto qytete që t’i lidhë me pjesën tjetër të Kombit. Po ashtu edhe Komuna e Kumanovës dhe e Likovës si një rajon i shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Maqedonisë që kufizohen me Gjilanin. Kosova Lindore, këto tri zona të mdha, që është interes kombëtar për t’u lidhur me rrugën e kombit. Ne jemi duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera sic është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik me Durrësin dhe qendrat tjera të bregdetit shqiptar. Medvegjën si ndër tri komunat e kësaj krahine, nuk e kemi harruar, por është më afër për t’u lidhur me Prishtinën se sa të lidhet me Bujanocin e Gjilanin. Dihet mirëfilli se me ndërtimin e Autostradës do të përfitojmë si në komunikim, integrim, zhvillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektivave për këto tri rajone. Mbi të gjitha rol të madh do të luajë, që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci nuk do të emigronin në vende të tjera. Me autostradën nuk do zvogëlohet dukshëm numri i shqiptarëve në këto dy komuna shqiptare të mbetura nën administrimin e Serbisë. Nëse nuk investohet në këto komuna kërcënohemi se do të humben këto komuna për shkak të shpërnguljes së heshtur dhe të pa shpallur. Ju bëjmë apel qeverive qendrore për fillimin e përpilimit të planeve që edhe këto rajone të lidhen me autostradën.
- I- Rajonin e Anamoravës Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë ,
- II- Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve atë të Bujanocit dhe Preshevës dhe
- III- Banorët e Komunës së Kumanovës dhe Likovës .
Edhe ne jemi hapësira etnike shqiptare, prandaj na duhet të lidhemi me rrugën e kombit !
Arsyetime ka të panumërta që autostradës t’i bashkohen edhe këto skaje të hapësirës etnike shqiptare, ja disa prej tyre: Këto pjesë të cekura kanë mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore. Bujanoci dhe Presheva nuk janë të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën. Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën. Gjilani, Kamenica, Vitia dhe Novobërda nuk janë të lidhur në mes veti e as me Prishtinën. Jo vetëm që nuk jemi të lidhur me nyjën hukurudhore, por edhe me rrugën automobilistike këto qytete lidhen me rrugë të rendit të pestë. Më mirë serbia deri në vitin 1990 u është rregulluar infrastruktura rrugore në mes veti disa vendbanimeve rurale të Novobërdës se sa janë të lidhura qytetet e përmendur si qendra të tri Rajoneve.
Trekëndëshi kufitar nga tri shtete të tanishmë Gjilan-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, janë me domethënië të madhe, kulturoro-historiko-ekonomike. Autostrada që do t’i përshkojë këto tri rajone do lehtësojë komunikimin ndërkufitar në mes të tri shteteve, në tri anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare. Do të afrojë këtë skaj të trungut shqiptar që të lidhet me bregdetin shqiptar të Adriatikut deri në krahinën shqiptare të Çamërisë në Greqi. Autostrada do të jetë investimi më strategjik, si investim i gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës. Lidhja me autostradën është jetësimi i një ëndërre të shumë gjeneratava ndër shekuj, për realizimin e komunkimit ndërshiqtarë. Qarkullimi i lirë i të gjitha vlerave pa pengesa dhe barriera edhe të produkteve ushqimore dhe industriale. Ne që jemi nga këto rajone, jemi ngopur me pengesa, për gjysmë shekulli të sundimit të sistemit komunist Jugosllav, nuk është investuar fare në këto rajone. Ishte interes i shkruar dhe i praktikuar që të vështirsohej komunikimi i këtyre komunave shqiptare. Tashmë duhet t’i qasemi dhe integrimit ndërshqiptarë, çmimi i këtij integrimi është lidhja dhe rregullimi i infrastrukturës moderne rrugore, hekurudhore dhe ajrore. Ne, popullta nga këto rajone, për momentin nuk po kërkojmë dicka të pamundur, pra:
Autostrada, nuk është projekt i parealizueshëm !
Kërkesa që Gjilani, si qendër rajonale e Anamoravës dhe kjo pjesë e Kosovës Lindore të lidhet më autostradën si arterie kryesore të rrugës së kombit me detin Adriatik, bëhet më vitale, kur kujtojmë që Gjilani nuk ka nyje hekurudhore. Këto janë projekte të realizueshme. Këto tri rajone, aktualisht nuk është se kanë nevojë as për :
-Ndonjë aeroportë ndërkombëtarë ,
-Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha t’a bëjmë të lundrueshëm si kanalin e Suezit dhe të lidhemi me një dalje në det.
-Ndonjë tunel të llojit “kalimashi 2”, që do t’a lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën .
- Nyja hekurudhore për qarkullimin e trenit që do t’a lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën stacionet të jenë nën dhe .
- Ndërtimin e ndonjë metroje që qytetin e Medvëgjës do t’a lidhë me Prishtinën dhe ndërtimin e një nyje të tramvajit që furnizohet me rrymë elektrike .
- Ndërtmin e ndonjë objekti industrial për prodhimin e automjeteve të transportit, për prodhimin e pjesëve të elektronikës, jemi të vedëijshëm se janë të parealizueshme .
- Nuk po kërkojm që këto rajone të lidhen më përçuesit e teleferikut për skijime në Brezovicë, nëpër Bjeshkët e Nemuna duke pësrhkruara malet e thepisura shqiptare deri në Sarandë!
Neve nga këto tri Rajone, nuk kemi përfqësim të denjë në nivele qendrore!
Këto jana projekte që as Japonia nuk mundë t’i fanancoj, por lidhja e Gjilanit gjegjësisht Anamoravës dhe dy rajoneve tjera me Autostradën, është një projekt që mund dhe duhet të realizohen edhe për realitetin e Kosovës. Përfund, që nga koha e pas luftës së fund-vitit 1999, Anamoravën dhe dy rajonet nuk ka patur kush t’i përfaqësojë denjësisht; ose dikush ka folur në emër të saj pa i ditur nevojat dhe kërkesat e këti Rajoni, jo edhe aq të vogël që mund të jetë me përqindje, gati 10% e territorit të të dy shteteve. Pa dashur t’a lëndoj, apo pa përmendur askend si individ, sepse dikush ka patur poste të larta në qeveri apo Komisione parlamentare por nuk ka ditur t’i shtrojë kërkesat dhe nevojat për prioritetet për të investuar në këto tri rajone. Dikujt mandati me gjithë imunitet, me post i ka shërbyer sa për një rrogë apo mëditje. Kur subjektet politike dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e popullit nuk dinë t’i artikulojë i mbetet pra masës së gjërë të popullore të gjejë forma për caktimin dhe realizimin e prioritetev,e jo të një Komune por të tri Rajoneve. A ka arsyetim, që edhe pas më tëpër se një dekade nuk janë shtruar drejtë nevojat dhe kërkesat e këtyre tri Rajoneve? Kush i pengon që të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët deputetët që përafqësojnë këto rajone në parlamante përkatëse. Një gjë është e vërtetë, se kemi patur deputetë nga këto zona, por nuk na kanë përfqësuara denjësisht.
Nuk mund të pranojmë, të jemi si oaze të pa pazhvilluara!
Nuk mund të pranojmë edhe më tutje këto rajone si një oazë e pazhvilluar, nuk do të mbetet vetëm Gjilani e Anamorava, por krejt Lugina dhe rajoni. Kurse Kumanova dhe Likova përmes Shkupit dhe Tetovës të lidhet me detin Adriatik, e kanë tëpër larg. Nuk duhet të vazhdojë edhe më tej që këto tri rajone të mbahen të mbyllura, por të krijohen plane dhe strategji veprimi. Interesi i këtyre tri rajoneve është që të nxitet zhvillimi i tyre dhe të ngriten kapacitete në përparimin e infrastrukturës, arsimit dhe të krijohen perspektiva të reja për këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm. Këto tri Rajone, historikisht kanë patur të gjitha lidhjet në mes veti, prandaj edhe nga ana gjeografike edhe nga ana e numrit të banorëve nuk janë të vogla. Qytetarë nga këto tri pjesë të hapësirës sonë kanë deri në gjysmë milioni banorë. Rajonet në fjalë nuk kanë nyje hekurudhore, nuk ka dalje për në autosdradë që e lidh rrugën e kombit. Prandaj duhet t’a zëmë hapin me kohën. Anamoravës me këtë trekëndësh kufitar duhet t’i’a lehtësojmë komunikimin ndërkufitarë, të gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës, në mes të tri shteteve, në dy anëtë e kufirit të banuar me popullat shqiptare, Kumanova, Bujanoci, Presheva; këto komuna kanë më shumë se një arsye se një mijë arsye që rruga e kombit e quajtur në këtë rast autostradë, të kalojë edhe këndej pari . Vetëm komunikimi na krijon lehtësira që të nisemi drejt tregut të përbashkët Europian, të jemi pjesëmarrës në tregun ekonomik dhe kulturor të globit mbarë. Këto zona nuk mund të mbeten edhe më tej peng i së kaluarës, nuk mund të mbeten mbuluar nga harresa për investime, sepse kemi patur dhe kemi luajtur një rol të rëndësishëm përgjatë histories kombëtare. Edhe në të ardhmen do të përkushtohemi më mirë në interes të përgjidhshëm shqiptar dhe atij global. Autostrada do të hapë shtigje dhe perspektiva të reja në të gjitha poret e jetës edhe për këto Rajone.
Për njerëzit përgjegjes që thirren në këo rajone ndoshta do të zgjojë ndërgjegjen ky shkrim, që prioritet të jetë ndërtimi i Autostradës si projekt jetik, për mbarë kombin.
nga Refik Hasani
