Gjon Gàzulli, astronom e diplomat i shek. XV

Gjon Gàzulli ka qenë një ndër figurat ma të shqueme të shkencës europiane të shekullittë XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidhë dy prej epokave ma në shej të kohës:humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Tue marrë parasyshë fushat e veprimtarisë së tij: astronomì,matematikë, fizikë, filozofì, diplomacì, arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një enciklopedi ekohës së vet.

Pa dyshim, dy lamitë ky ai shkelqeu ma shumë janë astronomia dhe diplomacia.Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe veprën e tij, asht e domosdoshme të gjurmohenarkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecies, e sidomos të Raguzës (ku ai jetoi e punoima gjatë). Janë veçanarisht me vlerë seritë e maposhtme arkivore: Diversa Notarie; Acta ConsiliiRogatorum; Acta Consilii Minoris; Lettere et commissione Levantis; Testamenta Notarile etj.Por edhe arkivat private (nëse ruhen ende e nuk i kanë rrënue dallgët e kolerës së kuqe) kanëvlerë të madhe. Ndër ta do të kujtoja: Arkivin e Fondeve Private Bassegli-Gozze.Tue qenë se Gàzulli ushtroi veprimtarinë e tij si në Itali, në Raguzë, ashtu edhe në shumëvende të tjera europiane ku e çoi detyra e tij diplomatike e shkencore, të dhana të vlefëshme jepedhe leteratura e kohës mbi këte enciklopedi shqiptare.Rreth veprimtarisë së tij shkencore gjendemi në një vështirësi tash për tash tëpakapërcyeshme: duhet të kënaqemi me sa na japin autorë të tjerë për te, veçanarisht Grmek,Boshkoviç, Juriç, Musantius, Appendini (sidomos ky), Johannsis de Monte Regio, Brotto –Zonta, etj; pse libri i tij për të cilin Jan Pannoni, oborrtar i mbretit të Hungarisë Matia Korvini ishkruen: “……ai libri i Juej ku do mendime të kapërthyeshme të astrologëve të vjetër …i gjetemtë shtjellueme në dritë të diellit”, fatkeqësisht nuk na ka ra në dorë e duhen kërkime të posaçme,ndoshta në Budapest.
ASTRONOMI
Gàzulli, simbas autorëve të ndryshëm, gjuhësh e kombësishë të ndryshme, na sillet herë me emninGjon e herë Gjin (natyrisht edhe Joanis, Giovanni etj., por që asht e njejta gja), ashtu edhe membiemen të pakristalizuem, si Gàzulli, Gazulis, Gaxuli, Gazzolo etj., por që asht fjala gjithmonë përtë njëjten figurë historike e shkencore. Që të mos e endim tepër lexuesin në këto hulumtime, formatGjon e Gjin janë një ngatrrim i thjeshtë pse Gjin quhej i ati.Nëse Gjoni lindi në tokën amë, apo në Raguzë, ku ishin strehue shumë familje shqiptarembas trazinave tronditëse të invazioneve turke, sidomos aty nga fundi i shekullit XIV e fillimi ishekullit XV, autorë të ndryshëm e ngatrrojnë keqas këte temë, por një gja asht e sigurtë: familjae tij i përkiste atij trungu fatlum të Gazullorëve, që i la emen të pashlyeshem vetes në historinëkombtare përgjate gjashtë shekujsh.Aso kohe në Raguzë u ngulen shumë familje shqiptare, si Gjon Durrsaku (Johannes deDurachio), i biri Domenik Durrsaku, piktor i përmendun, Marin Beçikemi, e sa të tjerë, ndër taarkitektë të famëshëm, që lanë vepra monumentale, e simbas G. Gelcich, “janë vepra të gjenisë emjeshtrisë shqiptare”.Po nga kishte ardhë familja Gàzulli në Raguzë?Për këte na ndihmojnë vepra autentike arkivore: Regjistri i Kadastres dhe i shitblemjeve përkrahinën e Shkodres i viteve 1416-1417, që ruhet në Arkivin e Shtetit në Venedik (Archivio di Statodi Venezia) (Shih edhe: Giuseppe Valentini “Acta Albaniae Veneta”, pjesa II, vëllimi VIII, ku zihennë gojë si pronarë në Sapë – Zadrimë, veç të tjerësh, edhe Bardh Gàzulli, Dedë Gàzulli, KlamadaGàzulli e Mankez Gàzulli).Gjyshi i Gjonit quhej Pal, një emen që sot e kësaj dite, bashkë me atë Gjon, përsëriten prejbrezi në brez në këte familje, si asht zakon në Veri të Shqipnisë. Ndërkohë axha i tij, Matia, që
cilësohet shumë i pasun, ndeshet qoftë në Raguzë, ashtu edhe si prift në Barbullush.Pra, edhe nëse familja Gàzulli, ose një pjesë e saj, lëvizi, apo jetoi edhe në Raguzë, përshkaqe historike që i përmendem, ajo rrajët i ka pasë përherë në trojet tona Veriore.Mbiemni Gazulli, apo Gazullorë, që gjendet në Veri qysh në krye të kohës, duhet të ketëedhe një shpjegim të thjeshtë etimologjik: “gazullor” në atë kohë e ma heret do të thonte “gazmor”i të sotmes. Bie fjala, te Zef Serembe ndeshim: “Kangjelë gazullore”, që në shqipen e sotme dotë ishte “Kangë gazmore”. Asht gjasa pra, të mendohet se ndonjë i parë i fisit të ketë qenë njeri igëzueshëm, i hareshëm, hokatar – si i thonë popullorçe – , e të jetë thirrë pikërisht për këte, bie fjala,Pal Gazullori, që sot do të ishte Pal Gazmori. Por ndërsa mbiemni cilësor “gazullor” ndër shekujasht shndrrue në “gazmor”, mbiemni i familjes, siç asht e natyrëshme, ka mbetë i ngurrtësuem,Gàzulli. Kaq sa për të thanë se toponamistika nuk mund të na ndihmojë shumë për prejardhjene kësaj familje për shkak të dyndjeve të shpeshta si rrjedhojë e mizorive të kohës. Gjithësesi, siGjoni, ashtu edhe Gazullorë të tjerë në shekuj, mbesin pinjoj të shquem të një trungu të padyshimtëshqiptar e ma ngusht të Shqipnisë Veriperëndimore.Duhet shënue se dokumentat ma të besueshëm mbi prejardhjen e Gàzullit duhet të mbahennjë Testament Noterial i Mati Gàzullit (Arkivi Historik i Dubrovnikut) i datës 24 shtator 1426, kucaktohet si trashigimtar nipi i tij Gjoni, i biri i Gjinit, nipi i Palit.Nga këto akte gjejmë të dhana që dëshmojnë se Pali (gjyshi i Gjonit) ishte nga Zadrima (deSapa), ashtu si ishin prej asaj ane edhe shumë të tjerë që përmenden në këto dokumenta të ardhunprej Deje (Vau i Dejes), Pultit, Ulqinit e Tivarit, të gjitha treva shqiptare.Këto dokumenta kaq të vlefshëm kanë një mangësi keqardhëse: asnjeni nuk ban fjalë përdatëlindjen e Gjonit apo për kohën kur filloi shkollimin.Pse kjo mangësi, kur dihet sa e zhvillueme ishte Raguza aso kohe e se ruhen sot e kësaj ditetë gjithë rregjistrat i lindjeve?Përgjigjen mund ta gjejmë tek një dokument tjetër, protokollin e dhanjes së gradës doktorshkence në Universitetin e Padovës (shih Brotto-Zonta, Acta graduum Academicorum GymnasiiPatavini”), ku Gjoni quhet Johannis q. Gini Gaxolli de Albania (Gjoni, i të ndjerit Gjin prejShqipnie), çka dëshmon jo vetëm përkatësinë e tij etnike, por edhe faktin që (bashkë me mungesënnë regjistrat e lindjeve në Raguzë) Gàzulli kishte lindë në Shqipni e në Raguzë ishte i ardhun,ndoshta te axha i tij prift e i pasun, Mati Gàzulli. Pra mungesa e regjistrimit të lindjes së tij nëregjistrat e lindjes në Raguzë dhe cilësimi “DE ALBANIA” e bajnë të padyshimtë vendlindjene tij në tokën amë. (Kujtojmë edhe se qytetarët e Raguzës në dokumenta të viseve të tjeracilësohehshin “DE RAGUSA” tue qenë kjo, ashtu si Venediku, Republikë më vete). Prof. JahjaDrançolli, historian e thellë e i pasionuem, ka ba një ngatrrim të vogël. Tue mos njohë, ndoshta,latinshten, nuk ka dijtë kuptimin e “q.” në mes emnit dhe atësisë, që ka kuptimin “i dikurshëm”,e në emna të përveçëm përdorej aso kohe, kur i ati kishte vdekë, në kuptimin e “i të ndjerit”.Prandaj edhe do të ishte mirë që shkollës së Mesme Teknike të Prishtnës t’i ndrrohej emni nga Gjinnë “Gjon Gàzulli”.Atëherë, ku duhet ta vendosim datëlindjen e Gàzullit ? Sigurisht aty nga fillimi i shekullitXV, derisa më 1428 ai kishte krye studimet në Universitetin e Padovës.
Ndriçimi i veprimtarisë së Gàzullit si shkencëtar, fatkeqësisht, mund të bahet vetemnëpërmjet referimeve të tërthorta, pse nuk kemi arrijtë me gjetë asnjë vepër të tij.Atëherë le t’u referohemi atyne.Historiani i madh Francesco Maria Appendini, në veprën e tij “Notizie istorico-critiche sullaantichità, storia e letteratura de Ragusa”, II, Raguzë 1803, shkruen për një letër të J. Çesmiçkit kuthuhet: “Libri, për të cilin flitet në këte letër, duket të ketë qenë botue dhe ndoshta nuk asht veprae vetme e shkrueme prej Gjon Gàzullit. Ky hamendësim fiton një gjasë ma të madhe pse në tabelënkronologjike të Musantio-s, Gàzullin e ndeshim ndër matematikanët ma të mëdhej të shekullit XV”.(Shih edhe: Giovanni Domenico Musantio, “Tabulae chronologichae”, 1740). Atë e përmendedhe një bashkëkohës i tij i shekullit XV, astronomi Johan Myler nga Kënigsbergu. Poashtu
astronomi Georg Peurbach në veprën e tij «Theoricae novae planetarum» sjell edhe një vizatim tëGàzullit. Ndërkaq historiani rus i shkencave egzakte V. Zubobi thotë se veprën e tij të madhe mbiastronominë Gàzulli e botoi më 1438.Pra, gjithësesi, këto janë një pjesë e vogël e dëshmive të tërthorta që flasin për Gàzullinastronom me famë europiane.
Si arrijti ai deri këtu?Simbas gjithë gjasave Gàzulli studjoi në Raguzë, e mandej, në vitin 1422 shkon në Padovaky kryen studimet universitare më 1428, kurse më 31 janar 1430 mbron doktoratën në një atmosferëme ngjyra të theksueme atdhetare, pse aty morën pjesë shumë arbneshë të Italisë, ashtu edheshqiptarë të tjerë të ardhun kryesisht nga Raguza (përmendin pjesëmarrjen e tyne në këte datë tëshënueme Gjergj Gaspri, Andrea Durrsaku etj.).Mbas doktoratës Gàzulli niset «me mision» në Itali e Francë (do të ishin misione të natyrësdiplomatike pse mbi Ballkan po bante gjamën gjysëhana) e mandej kalon disa vite në Raguzë, derimë 1439 kur mori Katedrën e Matematikës po në Padova.Në Raguzë ai thellon kërkimet e tij në lamë të astronomisë. Sot e kësaj dite në Bibliotekëne Raguzës (Dubrovnikut) ruhen disa shënime kritike mbi veprën ma të shqueme të asajkohe “Theorica novae planetaruum” të astronomit vjenez G. Purbah.Pa dyshim që përmasat e Gàzullit astronom, sadoqë përsëri tërthoras, dalin në lidhjet evlerësimin e tij në oborrin e mbretit hungarez Matia Korvini.Shumë studjuesë kroatë, marëdhanjet aq të mira në mes Raguzës dhe mbretnisë ma tëfuqishme e ma të lulzueme të kohës, Hungarisë, i shohin të kushtëzueme edhe nga personaliteti iGàzullit e te fama e tij në atë kohë.Siç thamë, një pjesë të mirë të jetës ai e kaloi në Raguzë, qoftë në mes viteve 1433-1439(pra se të shkonte rishtas në Padova), ashtu edhe në vitet e moshës së shtyeme. Këtu ai u emnuenga Këshilli i të Urtëve (kujtojmë se Raguza ishte Republikë e pavarun) Rektor i Shkollave tëRaguzës. Këtu edhe u ba astronom në za në mbarë Europën, sa, mbreti i Hungarisë, nëpërmjet njëletre dërgue Këshillit të të Urtëve të Republikës, i lutet atij që Gàzulli të shkonte në oborrin e tij e tëudhëhiqte studimet astronomike. Në një letër të dytë datë 26.06.1459 Këshilli i Republikës njoftonterishtas Nalmadhninë e tij Korvini se po përpiqeshin me i mbushë mendjen Gàzullit të shkonte atje,po ky gjente si shkak kundërshtimi moshën.Teoria e tij e “yjësive qiellore” tashma ishte ba mbizotnuese në botën shkencore që do tëparaprinte Kopernikun. Ja një fragment nga letra e Çesmiçkit, edhe ky shkencëtar i shquem kroat eishnxanës i Gazullit, tashti në oborrin e Matia Korvinit, drejtue pikërisht Gjonit tonë:“Ju jo vetëm keni plotësue shpresën tonë, por keni ba edhe ma shumë. Libri, të cilin nakeni dhurue, na pelqen pa masë. Ai asht aq i mbushun me dijeni e risi, sa që leximi i tij na ka sjellëkënaqësi sikur edhe studimi me interes të jashtëzakonshëm. Pranojmë se aty kemi gjetë sqarime përdisa thanje të ngatrrueme të astronomëve të lashtë, që prej moti kemi dashtë me i kuptue. Për këtearësye Ju porosisim me gjithë shpirt që të mos përtoni të vazhdoni me shkrue e t’i jepni fund veprëssë fillueme, e cila do të ketë randësi të madhe për shkenctarët dhe për famën Tuej …… “Mbas vdekjes së Gàzullit më 1465, këte vend, pra të astronomit në Oborrin Mbretnor tëHungarisë, e zuni Johan Myler, ma i famshmi i astronomëve të kohës, që, në veprën e tij ma tërandësishme botue pikërisht aty (Budapest) përmend shpesh Gàzullin, edhe tue iu kundërvue atijmbi disa trajtesa mbi yllësitë qiellore, çka dëshmon se Myler në Hungari u përball jo vetëm mefamën e Gàzullit, por padyshim edhe me librin e tij, që na sot nuk e kemi në dorë. Asht pikërishtkjo kundërshti – më një anë fama e tij, më anë tjetër mungesa e librave të tij – që na kthen gjithçkanë një enigmë që sot nuk jemi në gjendje ta zgjidhim. Kjo nuk ulë aspak vlerat e tij mbarëeuropiane,siç e dëshmon një bibliografi e pafund që gjendet anë e kand Europës: në Krakovë (Poloni), nëKarlsrue (Gjermani), në Bibliotekën e Vatikanit ku Johan Fisher na sjell tabelat astronomike tëGàzullit, e referimet e shumë e shumë astronomëve të famshëm edhe në shekujt vijues (Jo qëteoria mbizotnuese e ndamjes së yllësive të qiellit për ma se një shekull mbas vdekjes së tij mbeti
ajo e qujtun e Campanum dhe Gàzulli, kurse emni i tij vazhdoi të përmendet në shumë studime tëshekujve XVI-XVII. Vetëm në shekullin XVII, kur astronomia gjet mjete të reja studimi e ishteshtye shumë përpara drejt asaj që njohim sot, Gàzulli fillon e përmendet ma rrallë, edhe pse autorëtë shquem si Musanti ende i referohen atij si fillesë e një kandvështrimi të ri astronomik (dmthshkëputja nga astrologjia e mesjetës së herëshme).Në Arkivin e Raguzës ruhen 11 faqe dorëshkrim të Gjon Gàzullit, por ato nuk janë njëvepër e mirëfilltë, por thjeshtë udhëzues për përdorimin e astrolabit. Edhe pse vetëm një udhëzues,autori shfaq aty një kthjelltësi të tillë, që ka ba t’u kthehen studimit të atyne faqeve të pakta shumë eshumë studius të ditëve tona.Me që jemi ende në lamë të shkencës, simbas dokumentave arkivore të kohës, del se GjonGàzulli kishte një prej bibliotekave ma të pasuna për kohën, jo vetëm në Raguzë, por edhe magjanë.
DIPLOMATI
Aftësitë e rralla të Gjon Gàzullit janë shpalosë jo vetëm në lamë të shkencave të përpikta, por edhesi një prej diplomatëve ma të shquem të kohës.Siç dihet, popujt ballkanikë po përpiqeshin me i ba ballë pushtimit osman. Ishin kohëtë vështira jo vetëm për Gadishullin, por rrezikoheshin edhe pjesë të tjera të Europës, e këta,ma shumë se me mbështetë luftën e popujve ballkanikë, për interesa të veta, u banë aktivë nëmbështetjen e këtyne përpjekjeve. Qendrat kryesore të një diplomacie aktive ishin aso kohe Roma eBudapesti.Mision i parë diplomatik i dokumentuem i Gàzullit asht udhëtimi i tij për në Romë, që tëtakonte mbretin e Hungarisë Sigmundin (parardhësin e Korvinit) me rastin e kunorzimit të tij mbretprej Papës. Ky mision, simbas vetë dokumentave raguziane, i ishte besue ma të shquemit të asajRepublike e me autoritet edhe ndër hungarezë.Misioni i tij i dytë asht ai i vitit 1435 në Italinë e Jugut e fill mbas pak në Slloveni.Në ato vite bashkpunimi në mes princave shqiptarë e Sigmundit të Hungarisë ishin dendësueshumë. Ka qenë pikërisht Gàzulli ai që lehtësoi rikthimin e shumë shqiptarëve në Atdhe me qellimforcimin e rezistencës antiosmane, e kjo veprimtari vazhdoi me udhëtime të shpeshta në Romë,Firence, Sienë, Lubjanë etj.Tue qenë i përpimë në këto veprimtari të denduna diplomatike, Republika e Raguzës eliron atë nga detyra e Rektorit dhe emnon në vend të tij Pal Gàzullin të vëllajn, që cilësohet ndërdokumenta “magister, prudens et literatus vir”, çka do të thotë se kishte krye edhe ai studimeuniversitare, sidhe identifikohet si vëlla i “magister Johannis Gaxuli”. (Kujtojmë se, si Pali, ashtuedhe vëllaj tjetër Andrea, do të përmenden ma vonë si bashkëpunëtorë të afërt të Kastriotit).Po afrohej “Stina e madhe e Kastriotit” e vëllaznit Gàzulli, Pali, Andrea, Dhimitri, e mbi tëgjithë Gjoni, do të kishin një vend të randësishëm në atë “stinë”.Nga viti 1443 Raguza shërbeu si qendër informacioni për Europën e krishtenë mbi sa pondodhte në Shqipni, ku kishin fillue në masë kryengritjet antiosmane me në krye Gjergj Kastriotin.Gàzulli, si diplomat i sprovuem, u angazhue pothuej tanësisht në çashtjen shqiptare. Në vitet e paraai bani sa askush tjetër për tërheqjen e vëmendjes për çka po ndoshte në Shqipni tue shfrytëzueudhëtimet e tij të shumta diplomatike për llogari të Raguzës.I gjendun nën trysninë e rrethimeve të njëmbasnjëshme turke, Kastrioti u kërkoi ndihmë siRaguzës, ashtu edhe Venedikut, Romës, Napolit e Hungarisë. Me përjashtim të kësaj të fundit, tëparët u mjaftuen me ndihma financiare apo edhe me ndonjë armatim, por jo me një bashkpunimkonkret, pse nuk donin të hynin në luftë të drejtpërdrejtë me Turqinë.Në gjithë këte veprimtari diplomatike, dy ishin “ambasadorët” shëtitës ma të randësishëmtë Kastriotit, vëllaznit Gjon e Pal Gàzulli, ky i fundit sidomos me përfaqësimin e Kryezotittë Shqipnisë pranë Papatit, por edhe si “këshilltar” i Gjergjit tonë, aq sa qé quejtë “mendja eKastriotit”.
Por Gjoni, si do ta tregonte fundi jo i largët e jetës së tij, pak e nga pak u tërhoq ngadiplomacia për arësye shëndetësore e moshe, por shumë historianë janë të mandjes se u tërhoq edhenga dëshira e zjarrtë t’i çonte deri në fund studimet e tij shkencore.Ishte pikërisht në këte periudhë që doli ma në dukje roli i Pal Gàzullit si diplomat.Duhet thanë se aty nga fillimi i viteve ’50 e deri sa u shue Fatosi i Kombit tonë, Pal Gàzulliishte ai që mbajti lidhjet e Shqipnisë me Hungarinë, Raguzën, e me mbarë Gadishullin Apenin.Për këte ka dokumenta të pafund, por nuk asht rasti me i sjellë këtu. Po kujtoj vertëm një frazëtë Barletit: “e ishte ky Pal Gàzulli mendja e Gjergjit tonë e që ia mbushte zemren me guxim mevazhdue luftën kundër të pafeve”…!

nga Daniel Gazulli

 

Share

Leave a Reply