Bali Dema

BALI DEMA – NJE GUR TJETER,
                                        NE THEMELET E PAMVARESISE

 

 

          Bali Dema eshte nje pinjoll Selcian, nga Martinajt e Gucise.

 

Qe ishte nga nje familje aristokrate shqiptare, tregojne kullat e tyre ne qender te fshatit, afer Sheut te Prelit dhe ato te ura e Gercarit (Gricorit) ne hyrje te Gucise qe edhe sot njihen me emrin: Kullat e Balidemes.

 

         Ky qysh i ri, ra ne konflikt me okupatoret osman; sa here qe qeveritaret osman kerkonin rekrut dhe taksa, sipas  Tanzimatit, ne keto ane, populli i kesaj krahine krahperkrah me malsoret e rrethit te Tropojes, te udhehequr nga trimat e atyre maleve si: Binak  Alia, Sokol Rama e Shaqir Curri i thyen pashallaret osman njerin pas tjetrit ne vitet 1845, 1847, 1860, 1862, 1867, 1868, etj…

 

Ne tkrye te ketyre kryengritjeve nga Gucia  me rrethine u dalluan: Ali Be Gucia, Osman Omeraga, Bali Dema i Martinajve etj… (Shih.R.Dedushaj:”Krahina e Plave-Gucise neper shekuj”N.Y.1993,f.95-100.

 

     Si te tille Ali Pashe Gucia e cakton Baliun per zavendes te vetin bashke me Ismail Omer-Agen, ne luftereat per mbrojtjen e krahines nga hordhite sllave ne vitet 1879-1880.

 

     Keta luane te kohes, u bene dige e pathyeshme ne mbrojtje te kufirit. Baliu e mbrojti shkelqyeshem sektorin e Gercarit, gjegjesisht vete Gucine. Nderrsa Omer-Aga u vra ne Qafe te Previse dhe koken e tij i’a derguan Knjaz Nikolles ne Cetij. Shkelqyen sidomos ne betejat qe u zhvilluan ne Gercar, Martinaj dhe Vizitor duke e mbrojtur Gucine nga hordhite e Todor Milanit, ne ato dite te ftohta dimri.

 

     Per trimin, Bali Demen, jane thure shume legjenda ne ate krahine. Ka edhe negative, te porositura nga malazezet nepermjet levave te tyre. Shpifje te pabaza! Por nje gje dihet: Martinajt kurre ne historine e tyre deri me sot nuk kane pasur personalitet me te fuqishem se ate. Politikan dhe komandant i talentuar, njeri nga komandantet lokal me te spikatur te Lidhjes se Prizrenit.

 

     Per disfatat e tyre gjate shek. XIX, Vasovicasit kishin mbajtur shenime dhe posa e pushtuan kete krahine, ne tetor te vitit 1912, i vrane dhe i masakruan hic me pak se 700 veta. Shumicen prej tyre ne Qafe te Previse, ne mesin e te cileve ishin edhe dy nipa te Bali Demes: Bajram Haxhia dhe Arif Avdyli.

 

     Si cdokund ne Malesi edhe ne Martinaj, ruhen emrat e heronjeve. Keshtu ndodhi edhe me Bali Demen, emri i te cilit u shendrrua ne patronim te nje vellazerie te tere – Balidemajve qe deri ne vitin 1912 quheshin Omeraj.(Shih:R.Dedushaj:”100 Vjet Lufte”N.Y.1999,f.40-50.)    

      Ishte dashtur qe ne kete 100 vjetor te dyfisht per trimin ne fjale, t’i ngritet nje permendore mbi varrin e tij. Te behen homazhe e t’u ngriten permendore edhe Ahmet Zenelit (keshilltarit te Ali Pashe Gucise) ne Vuthaj, Alush Smajlit-Haxhaj ne Hot, Jakup e Hasan Ferrit ne Plave, Nuro Kurtit e Kurt Asllanit ne Nokshiq, Ismail Omer-Ages ne Guci, Avdyl Pepes ne Pepaj, Ali Novaj ne Arzhanice, etj…

 

     Te mbahet nje seminar ne Peje dhe te behen homazhe te varret e Ali Pashe Gucise e Haxhi Zekes. Pastaj komisioni Kombetar per festimin e Pavaresise se Shqiperise te filloje punen nga Kulla e Isa Boletinit dhe nga keshtjellat e Ali Pashe Gucise ne Guci. E mos te frikohen se Vujanovici i Mali te Zi po i viziton eshtrat e njefare Vlladimirit ne Elbasan qe kurre s’ka qene shkja, por shqiptar ortodoks?!!

 

      Ishte dashte ai komision te beje homazhe edhe ne Qafe te Previse, ku ndodhen varret masive te 700 atdhetareve shqiptare nga krahina e Plave-Gucise te pushkatuar nga ungji i S.Milloshevicit , Avro Cemovici ne mars te vitit 1913. Pra kjo eshte Srebernica e pare. E dyta ka ndodhur ne mars te vitit 1919 nga ungji tjeter i S.Milloshevicit, Punisha Racic, po nga rrethi i Andrievices, sic ishin keta dy te paret. Kur i masakroi 500 shqiptar dhe 3000 te tjere i shpernguli per ne Shkoder, ku shumica prej tyre mbeten atje dhe sot jetojne ne Shtoj te Shkodres (Gucia e re), Gurez apo ne rrethin e Durresit, (Shih.E.Plava:”Plava dhe Gucia ne Levizjen kombetare Shqiptare”Tirane 1996.)

     Te gjithe keta trima qe u ceken me larte i dekoroi ish Presidenti i Shqiperise, Prof.Dr. Sali Berisha me rastin e 8o vjetorit te pavaresise (rreth 100 veta.)

      Eshte pra koha t’i sjellim gjerat ne vend te vet, te mos knaqemi vetem me pavaresine e Shqiperise dhe Kosoves, por t’i vizitojme e shenojme te gjitha vendet ku u kalit ajo pavaresi, duke filluar nga Gucia e gjere ne Shkup e Presheve dhe nga Tivari gjere ne Praveze, sepse sic thote ne nje rast atdhetari i deshmuar nga Vuthajt, prof,Binak Ulaj:”…Forcat nacional-shoveniste te shteteve fqinje ende jane ne fuqi dhe deshmojne se nuk heqin dore nga programet antishqiptare te hartuara qe nga shek.xix e kendej. Deshmite per kete jane te shumta.(Shih:”Illyria”N.Y.dt.5-7 qershor 2012,f.26-27.                                                                         

 

nga Rexhep Dedushaj

 

Share

Leave a Reply