Arkiv

  • 2013.02
  • Europa nuk i frigohet nacionalizmit shqiptar

    Europa nuk i frigohet nacionalizmit shqiptar!

      Pse e gjthë kjo frikë nga ”nacionalizmi ”shqiptar?! Nacionalizmi shqiptar nuk është aspak më i madh se ai rumun, bullgar, italian, francez apo austriak. Por dikujt (një populli) i shihet fija e kashtës që e mban, e tjetërkujt (popullit tjetër) nuk  i shihet ”trau” qe e mban mbi supe.   Pa e dashur vetveten nuk mund t`i duash të tjerët.   Ditët e fundit ka një shqetësim të diplomacisë ndërkombëtare të akredituar në Tiranë për sa i përket rritjes së retorikës nacionaliste, si i kanë vlerësuar një sërë deklaratash të udhëheqësve shqiptarë në rajon me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë.  Sa është e vërtetë? Por, na erdhën edhe më shumë shqetesime nga vete ne, duke e quajtur ”propagandë parazgjedhore”, ”propagandë të rrezikshme” , ”të pamatur” etj,  etj... Në Zvicër nacionalizmi helvetik në dhjetvjetshin e fundit  shihet edhe me sy te thjeshtë. Flamuri zvicëran valon në çdo shtëpi natë e ditë (jo vetëm në festa) , Pra? – t’a sulmojmë Zvicren për nacionalizëm?   Nacionalizmi  i një kombi shprehet ne dy mënyra: -      duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre; -      edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetqeverisje - Pavarësi...(Gellner, E., 1983, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.) Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës, çdo lëvizje për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndjenje e cila me “kujdesin” e elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen  e tij. Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët atëherë do të na mundin  - izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare. 569 vjet me pare, me 2 mars 1444, u mblodh Kuvendi i Lezhes. Po c'ishte ne te vertete ky kuvend? A ishte ai thjesht veper vetem e Skenderbeut? Po pyesin.    “Të kesh një shqiptar të madh, një personalitet tejkohor, një lider vizionar dhe një strateg të kohës dhe të mos drejtosh syte drejt tij , energjinë krijuese, studimin ende me të thellë për të, pastaj qeverisjen efikase dhe vizionare të tij do të thotë të rrish duarkryq përballe dritës, përballe kohës, përballe një vlere të përjetshme të kombit shqiptar - europian dhe tërë familjes europiane. (Gjon Keka)”   I kujt është atdheu? Shpesh po me dukët që atdheu im, i joni është një trup i huaj për të cilin nuk po mundem të kuptoj se i kujt është. Më tepëe i atyre që flasin shumë dhe rrahin gjoks për te, apo i atyre që heshtin dhe vuajnë në përsëritjet e kohës të ciliat vinë për ditë e më tepër dhe bëhen më të rënda.   Kush e don atdheun më shumë: ai që s`le gjë pa folur për te, që kurre nuk e ka asnjë fjalë të mirë dhe nga goja vjellë vetëm urrejtje. A është i atij që i ka duart e shlira dhe nuk le cent pa i’a vjedhur? I kujt është atdheu që ceremoninë e pritur 100 vjet, mundohet t`a prishë gjithësesi, madje me organizimin e shkelmimit të tortës së  Pavarësisë?  A mos është i atyre që nuk dinë çka të bëjnë me para apo i atyre që nuk kanë barëra për shërimin më elementar.   Kuvendi  i Lezhës u çel më 2 mars 1444 pranë katedrales së Shën Kollit të Lezhës. Midis bujareve që moren pjesë në kuvend qenë udhëheqësit e kryengritjeve të mëparëshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollë Dukagjini dhe Teodor Korona Muzaka. Personalitete të tjera të rëndësishme qenë gjithashtu Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Shpani, sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviçi dhe mjaft feudalë të tjerë. Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të fiseve malësore. Çështja kryesore që u bisedua në kuvend qe ajo e bashkimit të vendit në luftën kundër turqve. Skënderbeu, pasi u foli pjesëmarrësve të kuvendit mbi të kaluarën e tij dhe arsyet që e kishin detyruar të shërbente si sanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojën e bashkimit të forcave të vendit per të marrë pjesë në luftën kundër turqve tani që fitorja e hungarezëve kishte hapur prespektiva për çlirimin e popujve të Ballkanit. Në përfundim të bisedimeve, bujarët shqiptarë, megjithëse në shumë çështje kishin divergjenca të theksuara, u shprehën në mënyrë të njëzëshme për bashkimin e tyre në luftë kundër turqve, bashkim ky në shkallë kombëtare që ndodhte, nga sa dihet, per të parën herë në historinë e Shqipërisë feudale. Me pëlqimin e pjesëmarrësve kuvendi vendosi formimin e një besëlidhjeje e cila njihet me emërin "Lidhja shqiptare", ose "Lidhja e Lezhës" Lidhja shpalli Skënderbeun kryetar të saj. Pjesë nga fjala e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut më 28 Nëntor 1443, mbajtur para banorëve të Krujës (sipas MARIN Barletit tek libri “Historia e Skënderbeut” )  “…Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu! Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m`u derdhët me vrap të gjithë, më dualët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar që u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë…Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur !Lirinë e pashë së e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat”   Ta mohojmë këte dhe ta quajmë Skënderbeun  nacionalist?   Gellner, E., (Nations and Nationalism,) thote: “Nacionalizmi shërben për ngritjen e moralit kombëtar të një kombi”, moral i cili ka filluar të stërkeqet  në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës e mos të flasim për shqiptarët e Greqisë. Nëse psh. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë do te ngrinin akuzë: ”Në Strasburg për vrasjen e shqiptarëve, në Strasburg për dëbimin e shqiptarëve, akuzë  për mosfinancimin dhe pengimin e akusherisë për gratë shqiptare, akuzë  për mosfinancimin dhe pengimin e ndërtimit të një spitali për shqiptarët, klinikë për fëmijë, akuzë kundër Serbisë për moshapjen e një universiteti në Luginë, akuzë në Strasburgu kundër programit serb për varfërimin e Luginës, akuzë në Strasburg kundër kolonizimit të Luginës, akuzë për vështirësitë kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë ( L.Bukuroca)” - a do të ishin këto të cilësuara si nacionalizëm? Të mos jesh nacionalist , “nuk merresh me këto probleme të vockla, por vetëm më çështje të mëdha. Çdo pushtues do t’a kishte dëshiruar një elitë të tillë politike, si ajo shqiptare në Luginë, si ajo shqiptare në Maqedoni, që firmosi diskriminimin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.(L.B.). “Pra , ç`të keqe ka nga nacionalizmi shqiptar?   Nacionalizmi shqiptar  është  kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk.(N. Loka)” . Po, ne duhet të jemi nacionaliste sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me qëllime hitleriane, me qëllime pansllaviste dhe megalogreke. Europa nuk i frigohet nacionalizmit tonë, sepse ai nacionalizëm gjithëmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.). Thjesht e thënë të mbijetojmë. Antoni Smithi thotë se bazuar në këndvështrimin e skajshëm primordialist, secili prej nesh e ka një identitet etnik, ashtu siç ka të folurën, shikimin dhe nuhatjen dhe se njerëzit u përkasin „për nga natyra“ bashkësive të fiksuara etnike, sikurse u përkasin edhe familjeve të tyre. Primordializmi nacionalist sugjeron se besnikëria më lartë e individit është ajo ndaj kombit. Po e pësëris: besnikëria më lartë e individit duhet të jatë ajo ndaj kombit.   Në shkrimet që  i lexojmë shihet një lloj kosmopolitanizmi shqiptar i pa kuptimte. Pse të jemi kosmopolit me të tjerët kur ata po janë nacionalist-gllabërues ndaj nesh?  Por, neve  sipas Charles Taylor-t “duhet të jemi kosmopolit por patriot  “   Pas shpalosjes së bukur e masive të patriotizmit në festën e 100-vjetorit të pavarësisë, angazhimi dhe trajtimi i çështjes kombëtare kërkon një metodë dhe ritëm të ri. Ngritja e bashkimit kombëtar në një rang me atë të integrimit europian, horizontalisht e uniformisht nga i gjithë lidershipi politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe ndërthurja e të dyja proceseve në një apo konsiderimi i tyre si dy anë të së njëjtës medalje, ndonëse me ekuivokët e vet brenda, është shprehje e përpjekjeve për të gjetur metodën dhe ritmin e ri. (A.Hoxha).  Metoda dhe ritmi i ri dhe i duhur nuk formësohen përshtatshëm duke shkruar një tekst strategjik ulur në karrige e zyra – askush nuk ka në dorë zgjidhjen e artë – por formësohen përmes aksionit. Disa prej aksioneve do të jenë të suksesshme duke na mundësuar eksplorimin e hapësirave për aksione të tjera, disa mund të ndeshin rezistencë e të na bëjmë të kuptojmë se ka një kufi që nuk duhet kaluar e duhet durim për të pritur krijimin e kushteve të përshtatshme, në radhë të parë moskundërshtinë e partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE. Por, Europa nuk i frigohet nacionalizmit shqiptar. Të mos bëhemi hipokritë por të vazhdojnë aty ku e lanë. Metoda dhe ritmi i ri kërkon kohë e mund për t’u formësuar si metoda dhe ritmi i duhur. Kërkon, në radhë të parë, unitet të brendshëm politik në Shqipëri, Kosovë e mes partive shqiptare në Maqedoni. Kërkon patriotizëm konstruktiv. Hipokrizia nuk është konstruktive, Kombi dhe mbrojtja e kombit nuk durojnë hipokrizi. “Do t’i vrasim shqiptarët” - ( Agimi i Artë) ...po kjo. A janë të tjerët filantrop me ne?    

    nga Fahri Xharra

  • 2013.01
  • Dy (2) Preshevat

    [caption id="attachment_2522" align="aligncenter" width="403"]dy preshevat dy preshevat[/caption]

    Dy Preshevat

    Logjika, psikologjia dhe politika kombëtare; nuk janë të njëjta me logjikën, psikologjinë dhe politikën partiake.

     

      Lapidarin, pllakën përkujtimore apo, në kuptim të përgjithshëm, PËR-MEND-OREN e dëshmorëve të UÇPMB-së, e bëri çështje vet Republika e Serbisë. Po mos ta problematizonte këtë punë Qeveria e Serbisë, në krye me Daçiqin, puna e lapidarit do të mbetej një e drejtë elementare e komunitetit shqiptar, që në Evropë është normale. Po të donin të vepronin politikanët shqiptarë, zyrtarë të tri komunave, siç ju sugjeruan mendjet kombëtare në Kosovë (psh. dy gjeneralët kombëtarë: Adem Demaçi dhe Kudusi Lame, por jo vetëm këta) Republika e Serbisë do të pësonte fiasko politike nga komuniteti i shtypur shqiptar i Kosovës Lindore (shikuar nga aspekti i vullnetit politik  shqiptarëve të këtyre tri komunave i shprehur e i konkretizuar edhe me një Referendum gjithëpopullor e me një luftë çlirimtare atje, të cilën, marrëzisht, qeveria millosheviqiane po mundohet (KOT) ta fshijë, ta zhbëjë). Më 11 janar 2013, Kudusi Lame duel publikisht me qëndrimin kombëtar “se duke ikur nuk bëhemi kurrë miq me Serbinë”, siç e citova edhe unë më 14 janar në  esenë me titull: SITUATA E TASHME (E RREZIKSHME) BËNË PËR KOMBIN TË DOMOSDOSHME SHKUARJEN  DREJTË KUSHTETUTËS KOMBËTARE, botuar në www.albanaipress.com. Duke e analizuar situatën aktuale kombëtare, shkrova aty se ”Nuk e kemi kuptuar dhe parashikuar as arsyeshmërinë e asaj që duhet të ndodhë, së shpejti. Po ta kuptonim kthjelltë situatën e sotme kur pasiviteti ynë dhe indiferenca jonë (e shumicës sonë)  ndaj kombit dhe interesat e një pjese të faktorit ndërkombëtar po ia ndihmojnë Serbisë dhe disa shteteve fqinje, që ta rrezikojnë fizikun (ontologjinë), integritetin dhe personalitetin e kombit tonë!” Më 20 janar 2013, kur u me dhunë shtetërore të Republikës së Serbisë u hoq  përmendorja shqiptare në Preshevë krerët politikë zyrtarë të Kosovës Lindore (që e kanë shpallur vet) nuk e mbajtën fjalën e dhënë (BESËN) të cilën, pak ditë  më parë, ia patën  dhanë kombit. Pra lëre që  nuk kishin ditur ta parashikonin arsyeshmërinë e asaj që duhet të ndodhte- ta mbronin me çdo kusht përmendoren, për çka kishin marr publikisht obligim kombëtar, por nuk e dëgjuan as gjeneralin tjetër të Kombit, të madhin Adem Demaçin, i cili, pos në vende tjera, kishte shprehur publikisht edhe më 15 janar, mendimin kombëtar të arsyeshëm, të mençur e krejt logjik e praktik se “Aty është çështja e 10 mijë banorëve, se nëse ai popull  nuk bashkohet dhe nuk bëhet unanim për t’i mbrojtë ato të drejta për të cilat kanë derdhë gjak, me shkrime, me lutje, nënshkrime e pallavra  nuk fitohet. Ai popull i cili nuk është i gatshëm të vdes për lirinë e e vet, atëherë s’ mundet me i ndihmu askush.” (Epoka e re, 15 janar 2013. Dhe çka ndodhi? Me mos mbrojtjen e Pe-rmend-ores kombëtare ata thyen e shkelën traditën më të madhe shqiptare, BESËN E DHËNË KOMBIT PUBLIKISHT, me çgjë, politikisht, ultësisht e praktikisht ia ndihmuan Serbisë dhe disa shteteve fqinje, që ta rrezikojnë fizikun (ontologjinë), integritetin dhe personalitetin e kombit tonë! Kështu duke ikur, qyqarisht, prej vetes e poshtruan veten kombëtarisht. Dhe “patën fytyrë”, që me rastin e protestës popullore në Presheve, më 21 janar të vitit 2013, përsëri të duken në krye të masës dhe të flasin në emër të saj! E as që iu shkoi mendja ta realizonin edhe fjalën-BESËN e dytë të dhënë, se në rast të mosmbrojtjes së Përmendores së shenjtë ÇLIRIMTARE, do të jepnin dorëheqje! Ngjarje e shëmtuar dhe e tmerrshme kombëtare ndodhi atë ditë me Preshevën e parë politike që e mishëronin Ragmi Mustafa, kryetar zyrtar i Preshëves, apo komandant qyqar i një komune shqiptare, dhe Riza Halimi, zyrtar i rryer shumëvjeçar i përfaqësimit të interesave personale në Republikën e Serbisë. Pasi që në këtë tubim këta të dy “politikanë të hollë” me ca të tjerë bashkëpartiak, torturuan tërë kombin (që i shikonim në TV) me paturpësinë e tyre. Por më 21 janar 2013 në Preshevë doli për fushë, edhe njëherë, gjeni shqiptar, doli në skenë  një anë tjetër popullore, një AFISHE E MADHE me 10 kërkesa të POPULLIT TË ASAJ ANE, që i mbronte një pjesëtare e SHOQËRISË CIVILE (ish- luftëtare e UPÇMB-së) që nuk ishte si Presheva e Ragmi Mustafës dhe Riza Halimit, por u duk të ishte Presheva e KOMBIT shqiptar sepse që në fillim u thoshte zyrtarëve politikanë; MOS E RRENI KOMBIN!  etj. Presheva e dytë, ajo që u duk në PLLAKATËN E MADHE me 10 kërkesat e popullit, është shfaqje dhe mishërim i natyrshëm me KUSHTETUTËN KOMBËTARE (që ekziston brenda nesh), pasi që rasti i heqjes së Përmendores në Preshevë e Rezoluta e Republikës së Serbisë për Kosovën   treguan se u shklesën dy kushtetutat e dy Republikave shqiptare në Ballkan. Kushtetuta e Republikës e Shqipërisë, në këtë rast u shkel sepse institucionet e dalura prej sa,j nuk e realizuar obligimin e tyre kushtetues, NENIN KOMBËTAR TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufirit.   E tani fajësohen për këtë dështim   dhe TURP të Preshevës së parë, disa individë të torturar pamëshirëm (psikologjikisht) të cilët në Kosovë nga torturimi i Serbisë dhe i Preshevës së parë, dolën nga takti, dhe edhe ata shkelën traditën kombëtare shqiptare duke shkatërruar  varret dhe torturuan të vdekurit (e të disa të gjallët) në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë fajtorë për poshtërimin që ju bë Kombit në Preshevë më 20 janar 2013. Në rend të parë, duhet akuzuar dhe dënuar  shkaktarët e ngjarjeve të shkatërrimit të varrezave dhe disa përmendoreve në Republikën e Kosovës, qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Preshevën e parë. Ata shkelën dhe hoqën nga skena e Kosovës Lindore vlerat, traditën dhe BESËN SHQIPTARE, gjë që nxiti dhe realizoi edhe në Kosovë edhe një vandalizëm ende të pastudjuer mirë, por të planifikuar mirë nga strategjia e taktika e millosheviqian të një shteti fqinjë, Republikës së Serbisë. Presheva e parë: torturuese dhe vetshaktërruse e padurueshme e Kombit shqiptar. Ajo kurrë nuk hiqet vet, përnjëmend, nga mendësia dhe praktika politike e robëruesit ngase është, tërësisht dhe përgjithmonë, e pushtuar nga ai, shpirtërisht e fizikisht. Ja  se si arsyetohet për mosmbrojtje të Përmendores kombëtare edhe një politikan, edhe më i hollë se këta që i permendëm, i cili na qenka edhe më “autoritet”, edhe më serioz edhe më artist i Preshevës së parë, sepse në funksionin i tij zyrtar qenka Kryetar i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës dhe po u quajka Galip Beqiri. Ja arsyetimi, i këtij “biri të madh të kombit shqiptar”: “ Lapidari nuk është mbrojtur nga qytetarët dhe të tjerët se atë ditë lidershipi i Luginës ka pasur të dal me një deklratë se do ta zhvendosin lapidarin në një vend tjetër, por Serbia kur pa se kjo do të ndodhë, për t’i shkuar në vend amaneti  i kryeministrit Daçiq dhe Presidentit Nikoliq, ka ndërmarrë aksion për tërheqqjen e lapidarit. Prandej, ka qenë e pamundur të mbrohet fizikisht lapidari sepse ka qenë e vështirë një përballje me xhandarmërinë serbe. Qeveria e Serbisë dhe Daçiqi në këtë rast na kanë tradhtuar. Kemi qenë shumë afër zgjidhjes së problemit me anë të dialogut”, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginë të Preshevës, Galip Beqiri, kumtojnë (zi) sot mediat shqiptare (Bota e re, 24 janar, 2013, f. 4.)  Ky nuk është arsyetim por mjerim primtiv politik, shfaqje konkrete e mendësisë së robit. Dhe pasi ju, po i besojshi ende Serbisë (dhe po u çuditshi ende pse ju tradhëtoi Qeveria e Serbisë dhe Daçiqi), dhe pasi ju Presheva e parë, po e konsiderojshi se është e pamundur ta mbroni Përmendoren kombëtare, pse rrini, qoftë edhe një minutë, në postin zyrtar që keni, në  Këshillin kombëtar…! Pse paaftësia juaj të shkaktojë ngjarje të parsyeshme, negative në Kosëvë  që e forcojnë pozicionin e Sërbisë në përpjekjet e saja për të marr, sot e nesër, territore shqiptare? Pse babëzisë (tërpisë) suaj personale t’ ia sheh sherrin dhe tmerrin Kosova dhe tërë kombi shqiptar? Ju, Presheva e parë, jeni krejt të padëshiruar në funksione publike politike e “kombëtare”? Si jeni vërbuar e tërbuar, tërësisht, pas interesit personal dhe nuk e shifni  fare këtë tmerr që po ia shkaktoni kombit shqiptar?  Po ta administronit ju kombëtarisht çësjtjen e Përmendores së Kombit në Preshevë, nuk do të kishte ngjarje negative në Kosovë, veprime të kundërta me traditat shqiptare këtu. Po mos të ishte 20 janari Jujaj në Preshevë, nuk do të ishte as 21 janari juaj në Republikën e Kosovës. Na e shtuat ju turpin në Kosovë dhe kështu u zhytët thellë në pabesi të errët kombëtare, mu në momentin kur kjo iu konvenon, më së shumti, armiqëve tanë. Presheva e dytë; është, ekziston, po forcohet dita më ditë, nuk mund të ndahet dhe nuk mund të rrojë jashtë kushtetutës kombëtare, as shpirtërisht as fizikisht. Një element të Preshevës së dytë e shprehu edhe sot Jonuz Musliu, ish-çlirimtar kur konstatoi publikisht :“Nga Shqipëria e Kosova kërkojmë veprime konkrete, jo fjalë e llafe.” ( Epoka e re, 23 janar, 2013 f. 4,) Kushtetuta deklarative na ka ardhur gjer këtu, në grykë.        Logjika, psikologjia e politika kombëtare nuk janë të njëjta me logjikën, psikologjinë e politikën partiake. Kombi nuk po ha bari. Po e përfundoj këtë shkrim me një realitet që e ka konstatuar gjenerali rezervë i Ushtrisë së Shqipërisë, Kudusi Lame më 22 janar 2013( epoka e rem f, 8): “Sot Serbia hoqi lapidarin e dëshmorëve. Po nesër çfarë plani ka, a e din politikanët tanë këtë? Ajo do të vazhdojë të thellojë më tej konfliktin. Ajo do të kërkoj të marr edhe më shumë, deri kur t’i thuhet ndal! Por më duket se politika jonë nuk di t’i thotë ndal askujt, që na cenon atdheun e kombin. Megjithatë iu sigurojë se di t’i thuhet ndal. Kombi ynë ka djem si zana.” Gjeneralët kombëtar e dinë. Kush nuk iu beson atyre, gabon rëndë. Jeta e tyre, veprat e tyre në shërbim të kombit i kanë vërtetuar shumëherë, dhe po shumëherë do t’i vërtetojnë konstatimet dhe parashikimet e tyre të sakta.    

    Thirrje lexuesit!

     Lexues/e i, e dashur, të lutem shpërndaje  te sa më shumë shqiptarë dhe joshqiptarë këtë mund tonin, nëse konsideron se ky shkrim është një xixëllonjë e vogël në errësirën politike, aktuale  (paragjykimet dhe refrenet, sloganet shurdhuese) në  hapësirat jetësore shqiptare, sepse, nuk i dihte, ndoshta edhe xixellojat dritësore të vetëdijes shumëdimensionale na qesin në tokë dhe na shtojnë energjinë (e pashtershme) për të ndryshuarën jetësore dhe për ngadhënjim mbi mosçlirimin politik e shpirtëror, i cili, fatkeqësisht po dominon ende te shumica e kombit tonë. Sepse, një komb që nuk është në gjendje  t’i parashikojë dhe t’i administrojë (sundoj) shkaqet e pasojave negative që i ndodhin, çdo ditë, atij kombi nuk mund t’i thuhet se është i çliruar politikisht, shpirtërisht e kombëtarisht, prandaj, nëse nuk e ndryshon shpejt veten, mund t’i përseriten tragjeditë, ngase mund të mbetet ende komb i pavetëdijshëm për veten e tij. (Thash, shkrova i pavetëdijshëm për të mos thënë, për të mos shkruar, primitiv.) Ju drejtova lexuesve për bashkëveprim kombëtar lidhur me çështjen e vëtëdijesimit, sa më të shspejtë të kombit, sepse ndaj shkrimeve të mia të tilla, si ky që lexuat, ka kohë, që po ushtrojnë cenzurë të rrebët këto të përditshme në Kosovë: “Koha ditore”, Kosova sot”, “Epoka e re” etj.  

    nga Rexhep Ali Ahmeti

  • Ndarje dhe shkëmbime territoresh, janë “Kali i Trojes” Serbe

    kali i trojes - serbe

    Ndarje dhe shkëmbime territoresh, janë “Kali i Trojes” Serbe

      Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona. Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj. Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, idetë për ndarjen e saj nisën t’i afirmojnë gjithnjë më shpesh dhe gjithnjë më hapur. Ish-kryetari i Serbisë Boris Tadiqi shpesh e përsëriste refrenin e vet: “S’është mirë që njëra palë t’i realizojë të gjitha kërkesat, e tjetra asgjë. Nuk është mirë që njëra palë t’i marrë të gjitha, e tjetra të mbetet me duar zbrazët”. Kjo fjali e B. Tadiqit ishte propozim i drejtpërdrejtë për ndarjen e Kosovës. Më në fund, njëri prej ministrave të qeverisë serbe - Ivica Daçiqi (tani kryeministër), disa herë e shtroi publikisht kërkesën e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Fjalia: Edhe ne serbët duhet të nxjerrim diçka nga Kosova është bërë refren i T. Nikoliqit dhe i I. Daçiqit. Këta pandehin se territoret historike, të banuara nga popuj etnikë dhe rrënjës, janë mall që nxirren në treg.    Duhet shtuar se serbët shfaqën edhe një ide tjetër: Bisedimet për ndarjen e Kosovës, të zhvillohen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Duke qenë se serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës, vetvetiu kjo dëshmon se Kosova s’është e tyre. Mund ta nxjerrësh në ankand vetëm një mall që s’është i yt.   Deri më sot, kur bëhej fjalë për Kosovën, autoritetet serbe i referoheshinKushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova na qenkësh pjesë e saj. Meqë sot, edhe ministrat serbë, përfshi dhe kryetarin e qeverisë, dalin botërisht me idenë e ndarjes së Kosovës, shtrohet pyetja: Ç’u bë vallë me kushtetutën serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë?! Me fjalë të tjera, serbët, kur duhet t’i mbajnë nën sundim territoret joserbe, i referohen kushtetutës së tyre, dhe vice versa: Kur u shkon në favor diç tjetër, atëherë aspak nuk ngurojnë ta shkelin kushtetutën e vet.

    *     *     *

    BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se Kosova, si çdo shtet tjetër i kontinentit, përpos popullit shumicë shtetformues, ka edhe disa pakica etnike. Nga kjo del se, trajtimi i veçantë i minoritetit serb në Kosovë, do të ishte në kundërshti me parimet perëndimore mbi minoritetet. Shkëputja e një pjese të Kosovës, do të krijonte një Kosovë pothuajse etnikisht të pastër, gjë që do të ishte në kundërshti me standardet evropiane mbi pakicat. BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se minoritetet serbe në disa nga ex-republikat e Jugosllavisë, s’janë të vetmit që jetojnë jashtë vendi amë – Serbisë. Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të rajonit: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi. Po qe se serbët e veriut të Kosovës kërkojnë të shkëputen nga Kosova për t’iu bashkëngjitur Serbisë, atëherë të njëjtën do ta kërkonin: - shqiptarët e Kosovës lindore; - shqiptarët në Maqedoni; - shqiptarët në Mal të Zi; - shqiptarët në Greqi.   Ndarja e Kosovës do të determinonte edhe ndarjen e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Me fjalë të tjera, ajo do të tretej si flluskë sapuni dhe do të zhdukej nga harta gjeografike dhe politike e Ballkanit. Mirëpo, Serbia nuk çanë fort kokën për pasojat e mundshme të amputimit të një pjese të Kosovës. Beogradi dëshiron trazira dhe rrëmujë. Ideologjitë johistorike ushqehen me të keqen. Sikundër shihet, me ndarjen e Kosovës do të çelej Kutia e Pandorës dhe do të shkaktohej edhe efekti i dominosEfekti i dominos do t’i përfshinte të gjitha shtetet e rajonit, ngase kudo ka minoritete, grupe etnike dhe pakica. Pakica kombëtare ka në çdo shtet të gadishullit: turq – në Bullgari; hungarezë– në Rumani, në Vojvodinë (Serbi), në Sllovaki, në Kroaci; myslimanë boshnjakë – në Sanxhak të Serbisë dhe të Malit të Zi; grupi etnik sllavofon – në Greqi; kroatë – në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Vojvodinë; serbë – në Kroaci dhe në Republikën Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës. Në vitin 1920, Hungaria i humbi dy të tretat e territorit të vet, ndërsa sot, një e treta e kombit hungarez jeton jashtë vendit amë – Hungarisë. Në çdo vend të rajonit ka edhe: romëvllehë (aromunë, cincarë), hebrenj,egjiptasgrupi etnik me fe islame, e që flet në gjuhët sllave (në vende të ndryshme figurojnë me emra të ndryshëm). Sipas të dhënave britanike, në Turqi ka mbi katërmbëdhjetë milionë kurdë. Serbët duan që privilegji i bashkëngjitjes vendit amë t’u takojë vetëm atyre dhe askujt tjetër në rajon. Në këtë pikëpamje, BE-ja nuk duhet ta ledhatojë Serbinë. Atë që e kërkon për vete, Serbia ua ndalon bashkësive etnike që jetojnë nën sundimin e saj. Për shembull, ua ndalon shkëputjen: - shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë);myslimanëve të Sanxhakut; - hungarezëve të Vojvodinës; - bullgarëve, në juglindje të Serbisë.   Sanxhaku është një rajon i administruar nga Serbia. Sipas regjistrimit të vitit 2003, të zbatuar nga Beogradi, aty banojnë rreth 235.000 banorë. Prej tyre, 134.000boshnjakë (myslimanë), të cilët përbëjnë 56% të popullsisë së përgjithshme; 8000myslimanë, të cilët përbëjnë 4% të popullsisë dhe 89.000 serbë, të cilët përbëjnë 37% të popullsisë. Numri i përgjithshëm i boshnjakëve (myslimanë) dhe i atyre që janë deklaruar myslimanë (si kombësi) është 142.000, që përbën 60% të rajonit të Sanxhakut. Këto të dhëna serbe mbi strukturën e popullsisë së Sanxhakut nuk përputhen me realitetin. Me fjalë të tjera, përqindja e popullsisë joserbe në këtë rajon, është më e madhe. Vojvodina është një rajon nën dominimin e Serbisë. Në të jetojnë 26 minoritete, duke përfshirë edhe hungarezët. Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer nga Beogradi në vitin 2011, në Vojvodinë jetojnë mbi 251 mijë hungarezë, që përbëjnë 13% të popullsisë së përgjithshme të kësaj krahine. Që nga viti 1945 e deri më sot, Serbia ndaj hungarezëve të Vojvodinës ka ndjekur politikën e shkombëtarizimit. Ka tentuar që nëpërmjet kolonëve serbë dhe malazezë, ta ndryshojë strukturën etnike të popullsisë së krahinës. Rrjedhimisht, numri i hungarezëve në Vojvodinë është shumë më i madh se ajo që rezulton nga regjistrimi zyrtar i Beogradit. Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, shumë hungarezë të Vojvodinës, nën trysninë serbe, u detyruan të largohen nga vatrat e tyre, ndërsa shumë të tjerë, nën akuzën se kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane - u ekzekutuan. Dëbimi i gjermanëve të Danubit nga Vojvodina – Para Luftës së Dytë Botërore në Vojvodinë ka pasur 350.000 gjermanë, të quajtur gjermanë të Danubit. Numri real i tyre ka qenë shumë më i madh. Në periudhën tetor 1944 - maj 1945, që njihet si vjeshta e përgjakshme, nën akuzën se  kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane, Serbia zbatoi spastrimin etnik të Vojvodinës, duke dëbuar nga kjo krahinë mbi 250 mijë gjermanë civilë. Këta u detyruan të largohen bashkë me tërheqejn e ushtrisë gjermane. Ndaj gjermanëve etnikë të Vojvodinës, serbët ushtruan reprezalje, ua morën shtetësinë, ua konfiskuan pronat. Në shtëpitë e tyre vendosën kolonë serbë, malazezë dhe maqedonas.  Të dhënat tregojnë se në vitet 1944-1945, në Jugodllavi, kryesisht në Vojvodinë, serbët kanë vrarë 56.000 gjermanë civilë. Nëpër burgjet serbe, në periudhën e sipërthënë kanë vdekur nga uria, nga sëmundjet edhe nga të ftohtit 48.447 gjermanë civilë. Shumë gjermanë të Vojvodinës, serbët ia kanë dorëzuar Armatës së Kuqe sovjetike, të cilët menjëherë janë deportuar në Siberi, ku si robër lufte kanë punuar në fushat e minuara. Asnjë prej tyre nuk është kthyer i gjallë. Të njëjtën dramë e kanë përjetuar edhe mijëra hungarezë të Vojvodinës.   Duke i dëbuar gjermanët e Danubit, duke i ekzekutuar, duke ua shkaktuar vdekjen nëpër burgjet famëkeqe dhe duke ua dorëzuar sovjetikëve (rusëve) për t’i deportuar në Siberi, serbët arrijnë ta ndryshojnë përbërjen etnike të Vojvodinës. Asnjëra nga bashkësitë etnike joserbe që jetojnë nën pushtetin serb, sishqiptarët e Kosovës lindore, myslimanët e Sanxhakut dhe hungarezët e Vojvodinës, nuk e ndjejnë Serbinë si shtet të vetin. Përkundrazi, e ndjejnë veten nën pushtim. Kosova lindore (tri komunat shqiptare) si dhe rajoni i Sanxhakut, që qeverisen nga Beogradi, janë rajonet më të pazhvilluara dhe më të prapambetura të Serbisë. Serbia, në këto dy rajone, kurrë s’ka investohen gjë. Si pasojë, në këto dy rajone mbizotëron një shkallë e lartë e papunësisë. Ndaj tyre, Beogradi zbaton një politikë të heshtur të spastrimit etnik dhe ushtron gjenocid. Si rrjedhojë e prapambeturisë ekonomike të skajshme, banorët e këtyre dy rajoneve fare nuk janë të integruar në proceset ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Serbisë. Këto dy rajone, Serbia i ka shndërruar në geto. Banorët e këtyre dy rajoneve, perspektivën e tyre e shohin në shpërngulje: shqiptarët – drejt Perëndimit, ndërsa myslimanët e Sanxhakut – për në Turqi. Getoizimi i Kosovës lindore dhe i Sanxhakut është pasqyrë e qartë e politikës serbe mbi barazinë kombëtare. Kur thotë BE-ja se azilkërkuesit vijnë nga Serbia dhe nga Maqedonia, me këtë nënkuptohet se ata vijnë, jo nga Serbia dhe Maqedonia, por nga Presheva, Bujanovcidhe Medvegja si dhe nga viset shqiptare në Maqedoni. Nëpërmjet papunësisë së skajshme, Beogradi dhe Shkupi e bëjnë pastrimin etnik të Luginës së Preshevës si dhe të pjesëve veriperëndimore të Maqedonisë. Përveç kësaj, për të ngulfatur çfarëdo kërkese të shqiptarëve të Kosovës lindore, Serbia në atë rajon ka përqendruar forca ushtarake të mëdha. BE-ja duhet t’i imponojë Serbisë një Plan të Ahtisarit, që do t’u garantonte të drejta ekskluzive shqiptarëve në Kosovën lindore (tri komunat shqiptare), si dhemyslimanëve të Sanxhakut. Mbi çfarë baze Serbia e kërkon për vete atë që s’ua njeh të tjerëve?! Në bazë tëpolitikës së forcës?!  Dhe shih hipokrizinë, dhelpërinë dhe dredhinë! Në një anë Beogradi, pa reshtur deklaron se “çështjes” së veriut të Kosovës do t’i qaset në rrugën paqësore, e në anën tjetër, qasjen paqësore e mbështet kryekëput më forcë. Çfarë paradoksi! A duhet ta lejojë vallë BE-ja një kundërthënie dredharake të këtillë . Beogradi synon t’ia shkëpusë Kosovës pjesët e banuara me 5% serbë. Atëherë shtrohet pyetja: Si do ta kompensojë dhe në ç‘mënyrë do ta arsyetojë shfrytëzimin  serb të Kosovës – të viseve të banuara me shqiptarë - që nga  pushtimi më 1912 e deri më 1999? Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se, më parë se ndarja e Kosovës, duhet të bëhet ndarja, dekompozimi dhe fragmentarizimi i Serbisë. BE-ja pra, nuk duhet ta mbajë gjallëSerbinë e Madhe, por duhet t’ia bëjë me dije Beogradit se procesi i dekompozimitdhe i fragmentarizmit të Serbisë garashaniniste, mund të fillojë në çdo çast. Prej Serbisë duhet të ndahen: Kosova lindore (tri komunat shqiptare),Vojvodina dhe Sanxhaku (i banuar me myslimanë).   Politika serbe e dy kritereve – Serbia është ndër shtetet e rralla në botë, në mos i vetmi, që për vete e kërkon atë që nuk ua njeh të tjerëve. Serbia është i vetmi shtet  i rruzullit, i cili për minoritetin e vet jashtë Serbisë e kërkon atë që nuk ua njeh shqiptarëve të Kosovës lindore, myslimanëve të Sanxhakut dhe hungarezëve të Vojvodinës. Beogradi, për një grusht serbë të Kosovës, kërkon autonomid.m.th. shtet brenda shtetit, ndërkaq ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore, ndaj myslimanëve të Sanxhakut dhe ndaj hungarezëve të Vojvodinës, ndjek politikë të shkombëtarizimit, të margjinalizimit dhe të getoizimit, duke nxitur edhe shpërnguljen e tyre nga trojet e veta historike. Serbia e Madhe e radikalëve dhe e socialistëve serbomëdhenj synon të instalojë më Kosovë një Serbi të vogël. Beogradi kërkon autonomi për serbët e Kosovës, si fazë kalimtare që një ditë, pjesët autonome t’i shkëpusë dhe t’ia bashkëngjitë Serbisë. Në thelb, me këtë nënkuptohet ndarja e Kosovës, e kryer në mënyrë të tërthortë. Kosova lindore (tri komunat shqiptare) është zonë strategjike, për arsye se nëpër të kalon  korridori 10, që e lidh Serbinë me Greqinë, me Egjeun dhe me Mesdheun. Lidhur me tërësinë e tokave të Kosovës, për dallim nga vende të caktuara të Evropës që janë të pavendosur, SHBA-ja dhe Gjermania kanë qëndrim të prerë:Tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme.  

    nga Xhelal Zejneli

  • Oliver Jens Schmitt –VERSUS- Kombit Shqiptar

    Oliver Jens Schmitt

    Oliver Jens Schmitt –VERSUS- Kombit Shqiptar

      Po duket që nuk është lojë miqësore, por një lojë ku përditë e më tepër po merr nyansa të poshtërimit dhe të tëhuajsimit të një populli të tërë; po duket se s`ka të ndalur. Por më e keqja është se po luan ”Qarku kulturor i Vjenës” i përgatitur mirë kundër një populli që lojtarët  e të cilit e kanë shti kokën në rërë mu si struci në rast rreziku. Zgjohu shqiptar se ke me çka të mbrohësh! Zgjohu dhe luaje lojën tënde historike  se e ke kohën e artë ; një kohë e tillë vjen një herë 1000 vjet ! Mos hesht! Gjërat dhe faktet po shtrembërohen ; deri sa serbët  dalin me këso teorina se ajo që shqiptarët duhet falënderuar Turkun është  se janë të tillë  sepse  ajo ”që i ruajti si shumicë nga sllavizimi ishte Islami”( (Miroljub Jevtić- ne librin e tij "Šiptari i Islam" (Shqiptarët dhe Islami) (1995) . Profesori i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës shkruan se nuk ka pasur një kryengritje të vazhdueshme ndaj Perandorisë Osmane, por thotë se më shumë ka qenë një pranim i sunduesit të huaj. Ai shkon më tej kur thotë se shqiptarët e boshnjakët ishin si shtylla kurrizore e Perandorisë Osmane, raporton “Der Standard”. Pra , është kjo një lidhëshmëri të cilën ne e përpijmë ? Kush është Miroljub Jevtiçi që kaq mirë po e ditka se si ne shpëtuam nga sllavizimi ; kush është ky Profesor që iu ka mmbushur mendjen një numri të madh të shqipatrëve  me teorinë e tij?”    Miroljub Jevtići,  i vetquajturi ekpert për Islam ,adhurues i dikurshëm i Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiçit i njohur për deklaratat e tija ndjellakeqe kundër muslimanëve të Bosnës (P.Lukoviç ; e-Novine),dhe kur  marrëzia mediatike e Serbisë e filloi hyjnizimin e luftës në Bosne ai u katapultua në  krahaërorin e  ” atdhetarëve” e i zbukuruar me titullin ” e ekspertit për Islam”. .Miroljub Jevtići përndryshe profesor i rregullt ne Fakultetin e shkencave politike  ne gazeten ”Pravoslavje ( ortodoksia) me kënaqesi shkruan se pse nuk ka - komb shqiptar:”  Gabimi më i madh i jonidhe analastëve tonë (serb fxh) kembëngulin që fjala është për nacionalizmin shqiptar i cilli e solli triumfin e projektit kombëtar shqiptar. Nuk ka komb shqipta ,egziston vetëm një etnike shqiptare e cila flet shqip dhe e cila kurr s`është profilua si komb .  Kombi  shqiptar është i ndar në tegela fetar dhe si i tillë vetëm fetarisht mendon ”. Mandej profesor Jevtiçi na përshkruan: ” shqiptarët musliman janë turq,shqiptarët romanokatolik janë Kroat dhe Italian., kurse shqiptarët ortodoks të jugut të Shqipërisë  janë Grekër.Ashtu edhe Lidhja e Prizrenit nuk është Projekt kombëtar shqiptar ,por mbrojtje e Islamit” Çka ka lidhje në rastin tonë Jevtiçi me Schmittin? Unë po shohë një lidhëshmëri të hatashme ,të sakt . Një projekt antishqiptar i formuar  me qëllime të cilat nuk e dij se kur do i bëhët i kuptueshëm një grupi të caktuar intelektualësh nga të gjitha trevat shqiptare. ; kur do ti bëhët i kuptueshëm elitës fetare muslimane shqiptare në të gjitha trevat tona.   Profesori Jevtiç e përfundon kështu” Po e nënvizoj se Islami nuk njeh kombësi . Nëse vazhdon kjo shkallë e islamizimit ,disa Shqiptar e tërhjekin vërejtjen ,që  ata të gjithë  ( shqiptaët ,pra) do të shndërrohen në Arab, sikur të gjithë ata që janë shkuar në Turqi  që u bënë Turq ”   ”Ein Albaner-Buch gegen nationale Geschichtsschreibung” shkruan gazeta austriake der Standard( 14.01.13) :” Profesori i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës Prof. Oliver Jens Schmitt, rrëzon tezat që njihen e pranohen prej kohësh ndër shqiptarë.  Kështu, ai shkruan se nuk ka pasur një kryengritje të vazhdueshme ndaj Perandorisë Osmane, por thotë se më shumë ka qenë një pranim i sunduesit të huaj. Ai shkon më tej kur thotë se shqiptarët e boshnjakët ishin si shtylla kurrizore e Perandorisë Osmane, raporton “Der Standard”. Ai thotë se vërtet kundërshtohej ndonjëherë Perandoria Osmane, por për taksat ose për shërbimin ushtarak, por jo për ide nacionaliste”.  Po lufton, po lufton Schmitti kundër historisë sonë.   ”Shmiti fërkohet kundër historiografisë popullore nacionaliste.Edhe pse e thekson rezistencën  e banorëve malorë ndaj osmanëve dhe të cilët nuk ishin nënshtruar plotësisht ,por edhe jo miti i ”kundërshtarit të përherëshëm”   që atij nuk i pëlqen dhe e konteston.” Gazeta Der Standard shkrimin e saj e përfundon: ”Schmitti e kritikon idenë e ”vazhdimësisë Iliro-shqiptare” .   Zoti Schmitt dhe serbët e tij! Zemërimi i historianëve dhe i akademikëve serbë ishte shumë i madh, ngaqë ata për herë të parë ndeshen me një libër autorial te një autori shqiptar (“Historia e Kosovës”Jusuf Buxhovi), dhe po ashtu, për herë të parë, ndeshën me një historiografi, e cila rrënon gënjeshtrat e tyre rreth shqiptarëve, me të cilat ata kanë ushqyer edhe programet e njohura hegjemoniste kundër shqiptarëve, me të cilat politika serbomadhe ka ushtruar katër gjenocide kundër shqiptarëve (i pari në vitet 1877/8, i dyti në vitet 1912/’13, i treti në vitin 1944/45 dhe i katërti në vitin 1998/’99). Historianët serbë i ka zemëruar teza pellazge, pastaj pamja e rolit shtetfromues në Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë (pos zhupanive dhe organizimeve të tjera fisnore-fetare, që i kanë pas edhe të tjerët). Po ashtu, akademikët serbë i ka hidhëruar së tepërmi, pohimi se në Kosovë nuk ka pas kishë ortodokse serbe, por vetëm krishterim të ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarët, krishterimin e kanë marrë nga shekulli i tretë, ndërsa sllavët në shekullin dhjetë. Kjo çështje demanton mitin për Kosovën djep “shpirtëror serbë” dhe të ngjashme, me të cilat historiografia serbe është plot e për plot dhe për fat të keq ia ka dalë të mashtrojë edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot… Janë, pra faktet, fakte këto që edhe ata i dinë, por nuk dëshirojnë të heqin dorë prej tyre, ngaqë u bie koncepti hegjemonsit serbomadh, me të cilin edhe sot e gjithë ditën përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin dhe veçmas shqiptarët. Janë pra fakte që edhe Z.Schmitt i di ,por edhe ate e pengojnë se ai e ka një rol. Zoti Shmitt e ka një rol shumë të keq i cili me lojën e tij ”historigrafike” mundohet të shkon kundër akrepave të orës ,kundër kimisë historike . Ai mundohet që me alkimi të fakteve të bën thëngjillin ar! Jusuf Buxhovi thot:  ”Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX. Pra në Kosovë, sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë, ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe despotë. Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). Ato që historiografia serbe i thotë rreth “Car” Dushanit, apo “Kral” Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë arbërorë, që ishin në përbërje të Bizantit dhe asgjë më shumë. Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831.” Pra , edhe Zoti Schmitt dhe klani i tij në Vjenë , dhe filialt e tij në Prishtinë e Tiranë duhen një herë e përgjithmonë të binden se: ”Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, ngaqë sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX.” Të kotë e keni! Dimitrije Tucoviqi në fillim shekullin 20 -të pas krimeve të mëdha që i bënin serbët mbi shqiptarët iu ka thëne: ” Mos bre ndaj një populli që na krijoi shtet dhe na mesoi shkrim lexim”   Por , i kemi do që e falënderojnë Scmittin për “punën e tij shkencore:” Nxitje për debat ka shumë, por mbi të gjitha, edhe një herë: Ju faleminderit, historian Schmitt!( Ismail Syla)”, shkruan një analist dhe”don me ra në dy guj” duke ia ditur për nder për një analizë aq komplete që na e paska bër “qoftlargu”. Eh ,e lumja   sahanlëpirje!   Pra si Shmitti  ashtu edhe Jevtiçi  , që të dytë janë në një gjatësi valore.  Por valëve të tyre strucat nuk po kanë guxim .nuk po kanë “fakt” të iu kundërvihen .Turp ! Unë i kuptoj që të dytë ; janë të një platforme ,janë të strategjije. Por kurrsesi nuk po mund të pajtohem me të “tanët”. Për kend po biejnë kumborat ?   E kisha përfunduar me: ‎” Shqiptarët duhet t’i përforcojnë ndjenjat e identitet të përkatësisë së përbashkët dhe jo të dallimeve. Flirtet me ish pushtuesit (serb ,turq, grek), janë sinjale ogurzeze, që na rrezikojnë trashëgiminë e përbashkët dhe identitetin shqiptar.  Kur rrezikohet kjo trashëgimi, atëherë rrezikohen themelet e kombit. (N.Ukaj)  

    nga Fahri Xharra

  • Efekti zinxhir e pervers i rivlersimeve te fundit dhe nevoja ...

    Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha - Haxhi Qamili - Esat Pasha dhe Pashiqi

    Efekti zinxhir e pervers i rivlersimeve te fundit dhe nevoja per qytetari te angazhueme.

     

    Mbas turravrapit te rivlersimeve te personaliteteve shqiptare me kandar sproporcional ne raport me vleren e tyne reale te filluem ne kuadrin e 100vjetorit te pavarsise te cilat kulmuen me Ahmet Zogun in primis mandej me forma soft me Enver Hoxhen, personazhet e luftes civile te viteve 1941-1944 qe komunistat bashke me pinjollet e tyne e thirrin konvencionalisht Lufta antifashiste Nacional-Clirimtare, nuk vonoi me i ardhe rradha ish Kryeministrit te Shqipnise komuniste ma jetgjate ne detyre ,Mehmet Shehut. Si gjithmone ne ksi rastesh asht ba tradite e konsolidueme te perdoren takime te vecanta e te mire-organizueme qe kane impakt te forte mediatik per me terhek vemendjen e opinionit publik; pikerisht, pra, eventi pekujtimor i 100vjetorit te lindjes se Mehmet Shehut, ishte rast i volitshem me shpalose “virtytet” e ish kryeministrit komunist ne shume plane. Gjate takimit ne fjale u ekzaltue maksimalisht e superlativisht profili ushtarak i ish kryeministrit Shehu dhe kontributi cilsor qe ai kishte dhane ne luften e dyte botnore perfshi edhe ate civile ne Spanje ne kuadrin e internacionalizmit komunist; vlen te theksohet se glorifikimi po realizohej ne nji salle te tejmbushun me pjesmarres te rrangut te nalte ku spikasnin per presence disa personalitete te nalta te politikes aktuale e bile te angazhuem ne artikulacionet e vendimmarrjes shtetnore. Ndersa po rreshtoj ne formen e modalitetet e nji procesverbali te thjeshte kroniken e veprimtarise perkujtimore tue iu referue materialit te shkurte te publikuem ne nji te perditshme shqiptare ne internet, ndihem bollshem i konfirmuem ne rreflektimet e mija te hershme se shqiptaret vazhdojne me kene rranjesisht te ndame jo vetum per sa i perket aspekteve themelore te kujteses historike por nji pjese e mire e tyne per inade diabolike, i meshon me paturpsi nji provokimi te ulet tue dhane deshmi publike se rrefuzon kategorikisht me njofte e denoncue te keqen e madhe komuniste, emblema e se ciles ishte pa ma te voglin dyshim edhe Mehmet Shehu. Ma shume se nji homazh ndaj vepres e kujtimit te Mehmet Shehut, ne kete takim perkujtimor, bahet fjale e jepet randesi nevojes me percjelle nji mesazh te qarte se otomano-komunistet e vjeter apo te ri ne moshe pertej metamorfozave kontingjente, jane prap te pranishem e te unshem te ekzaltojne me metodat ma efikase apo elokuente te mundshme, eksponentin kryesor te krahut te armatosun te rregjimit kriminal komunist; per rrjedhoje epitetet me ngarkese superlative te adresueme ndaj tij tue me theks mbi dijen, zotsine e talentin e Shehut te cilat realisht dhe per hir te se vertetes ai i shkriu vetum ne ushtrimin e nji barbarie monstruoze ndaj bashkqytetareve e kundershtareve te vertet apo te prezumuem te sistemit komunist ne ndertim e siper, jane prova e pakontestueshme se “narkozes” taktike te otomano-komunistave po i vjen fundi. Instrumentalizmi i ish kryeministrit Shehu meriton te analizohet mire tue u krahasue me zgjedhjen qe bane familjaret dhe ne vecanti i biri i tij i cili me sa dij ka mbajt qendrim te preme ndaj te atit tue ba mea culpa publike per krimet e randa ne dam te popullit shqiptar; terrorizmi i lindun i Mehmetit, egersia kanibale, ashpersia pa medyshje, shfrymja me presion te dhunshem e frustracioneve te veta me modalitete barbare, perkujtohen si dashni per atdheun, konsiderohen talente e strategji ushtarake e lista ne ksi soj marrinave nuk din kurr me mbarue. Ndoshta, nuk ia vlen me shkrue as nji rresht komentues per kete event mbasi simas indiferences tone dominuese, mund te duket dicka periferike dhe e izolueme; ne realitet, jam i bindun se kena te bajme me nji event aspak te paperfillshem tue marre parasysh sasine e cilsine e pjesmarrjes dhe percjelljen mediatike te kronikes pa piken e sensit kritik. Synimi me pregatit terrenin e duhun “mireprites” tue perdor nji metodologi rehabilituese me sukses te testuem e kolauduem ne kete periulle te favorshme edhe per eksponenenta te sistemit komunist, perban esencen takimit perkujtimore mbi Mhemet Shehun e rastin konkret me u hedh te sigurt ne arritjen e objektivit madhor te otomano-komunistave me normalizue mendesine kriminale te asaj kohe edhe ne kushtet e reja demokratike. Per fatin e mire te ramjes se monopolit te kontrollit te informacionit, vuna re se e vetmja analize kritike ne kroniken lakonike te gazettes ku mora lajmin ne internet, jane disa komente te sinqerta po ne rrjetet sociale te disa personave me mend ne krye te cilet me te drejte indinjohen e irritohen prej apologjise neveritese ndaj Mehmet Shehut ne te cilen mbyllen syte paturpsisht perballe krimeve te tij te dokumentueme katerciperisht. Shume here e pyes vedin se si ka mundesi qe pa u ndalue se rrjedhunit ala mire cirka e gjakut te plageve komuniste dhe ne nji shoqni e cila vazhdon te jete e kapun ne fyt prej “lakut” te halleve ekzistenciale deri ne kufijte e mbijeteses, serviret me sfide poshtenimit e profanimit ndaj viktimave, kambngulja me rehabiliue kriminelat e sistemit monist qe kane ba kerdi te vertete ne shkeljen e te drejtave elementare njerzore mbi popullin shqiptare gjate viteve te gjate te sundimit te tyne; absurdi tue pjelle absurde te reja shkon deri aty sa te invokohet me te madhe piedestali i nderit pikerisht per kto persekutor te sprovuem e te dokumentuem. Argumentat shfajsues te perdorun random prej targetit te persekutoreve ne gjetjen e alibive komode te tipit: “kena zbatue ligjin e kohes” jane absulutisht te paverteta e nuk qendrojne ne shumicen e rasteve sepse ato me zell e per arrivizem pushtetit tejkaluen cdo ligj tue u sintonizue me frymen kriminale te sistemit per thellimin e tejskajshem te luftes se klasave. Para disa kohesh gjate nji shkrimi tjeter te publikuem prej mejet ne fb, kisha hedh idene e sinqerte mbi te cilen po meditoj me kohe, se pjesa e persekutueme e rregjimit komunist te merrte kurajon per nji falje te njianshme me karakter publik ndaj persekutorve te vet nan shembullin e ndritun te klerikeve katolike qe i falnin xhelatet bash ne castin e pushkatimit simas shembullit te Krishtit ne kryq. (fali o Zot se nuk dine cka bajne) Tue rinovue bindjen e thelle se nevoja per falje te njianshme nga ana e te persekutuemve te rregjimit e ne nji fare mase te shumices se heshtun te popullit shqiptare edhe ne mungese te nji pendese te grupit te persekutoreve pa harrue absolutisht ate qe ka ndodhe, do te kontribuoje me stabilizue klimen sociale ne marzhe te pranueshme e forcue kohezionin mes qytetareve te vendit tone. Detyra e cdonjanit prej nesh asht me u ndale shpesh e me meditue me sens te nalte pergjegjshmeniet mbi misterin e se keqes qe rrezikon te infektoje prap edhe sot mentalitetin tone sepse bartesit e ketij infeksioni jane ato persona qe i sherbyen me zell te pashoq diktatures komuniste tue la duert me gjak ndersa zgjodhen me u kompromentue rande ne zbatimin diabolik te direktivave staliniste te rregjimit gjysm-shekullor te Enver Hoxhes, Mehmet Shehut e company. Denuncimi parimor e praktik i se keqes ne te gjitha format e saj dhe procesi i purifikimit te memories tone historike, mbetet sfida e pashtyeshme sine die e guri i proves per kredibilitet ne rrugtimin drejt ndertimit te nji klime paqetimit, zhvillimit e begatimit material e shpirtnor per popullin shqiptar. Ndersa dogmatizmi ideologjik ne kerkimin patetik e me ankth te sintezave artificiale per kohezion te mbrendshem per te gjithe qytetareve e Shqipnise simas slloganit qe kurre sdo te merzitem me denoncue e citue te tipit: “feja e shqiptarit asht Shqiptaria” “o sa mire me kene “shqiptar” etj, perban murtajen tinzare ne shmangien metodike te perballjes me te verteten tone cliruese. Ne nji kontekst demokratik e per cdo person qe e ka perbrendsue pluralitetin e shprehive demokratike, asht detyre morale rrespektimi edhe kur nuk je dakort i tubimeve apo organizimeve me natyre perkujtimore ndaj cdokujt apo manifestimeve qe nuk thyejne esencen e dispozitivave me karakter penal; nga ana tjeter asht po detyre e moralshme me shpreh indinjaten e thelle e paralajmrue koshiencat e atrifizueme prej iluzionit, injorances, ndjesive hakmarrese e revanshiste, mbi rrezikun e madh te perfaqesueme prej po ktyne deshirave te ethshme me perkujtue xhelatet tane qe aq shume vuejte e privime liriet i prune popullit tone. Me duket e tepert me shtue se perkujtimi i modeleve sunduese te dhunshme ne te vertet msheh dhe asht justifikimi i instinteve te frustrueme dhe deshire emuluese me ksi modelesh te shemtueme. Prandaj, legjtimimi instrumental i veprimeve kriminale te kryeme prej eksponenteve ma ne za te diktatures komuniste e te Mehmet Shehut ne vecanti dhe paraprita potenciale per veprime analoge sot e ne te ardhmen, rrezikojne te “zhdoganohen” me ksi eventesh perkujtimore te papergjegjshme. Klima relativiste ne te cilen jetojme bashke me thermimin apo atomizimin e steriotipeve otomano-komuniste te cilat nuk depozitohen ne “landfillin” e ndergjegjes reaguese, asht “plumbi qorr” qe po kalamendon kryet e turbulluem te qytetarit shqiptar ne kerkim te busulles se vet orientuese. Vetdijesimi, pervujtnia ne njohjen dhe ekzaminimin introspektiv personal e kolektiv te situates qe ka ardhe tue u krijue, mund te jete terapia e pare urgjente me dal prej qorrsokakut tone kronik, tue rinue modelin e shprehive komunikuese e pse jo edhe tue rikuperue distancen kritike ndaj eventeve perkujtimore me kosto te nalte per memorien historike te nji pjese te madhe te popullit shqiptar. E dime fort mire se ne vendet europiane me demokraci te konsolidueme e ne vecanti ne Gjermani per me marr nji shembull limit, asht e ndalueme me ligj cdo apologji per Hitlerin dhe sinergjia mes shtetit e shoqnise civile shkon ne unison ne procesin e purifikimit te memories. Keshilli i Europes permes dy rezolutave respektivisht te viteve 1996 dhe 2006 asht perfshi vete si institucion tue u ba thirrje vendeve te Europes             qendrore e lindore ish komuniste per çmonitim e trashigimise komuniste ne vendet e tyne; ne Europe nazifashizmi dhe nazifashistet u denuan pervec denimeve te tjera edhe juridikisht permes ngritjes se Gjykatave Speciale Penale Nderkombetare te Nurembergut dhe te Tokios. Dicka tjeter me vlere qe sugjeron rezoluta e Keshillit te Europes ka te baje me forcimin e nji koshience publike per krimet e komunizmit dhe marrjen e distances ndaj tyne. Parimi i luftes se klasave dhe diktatures se proletariatit coi ne persekutimin e grupeve te vecanta te cilet ishin refraktar ndaj ideve komuniste dhe konformimit me modelin e njeriut te ri. Ne rastin shqiptar, ky grup perfaqesohet kryesisht nga pjesa katolike e shqiptareve te cilet u etiketuen me epitetet ma te larmishme poshtnuese. Togfjaleshi percmues “spiun i vatikanit” ka mbet nji reminishence patetike qe pervecse ne blogjet ne internet, mund te ndigjohet prej historianeve edhe ne studiot televizive. Ne Shqipni ekziston nji “CESHTJE KATOLIKE” e pazgjidhun per shkak te logjikes perjashtuese qe kultivohet ndaj tyne e pjesmarrja e paperfillshme ne institucionet e polisit asht deshmi e qarte e ktij margjinalizimi. Tue qendrue ne temen e raportit tone me te kaluemen, megjithe luhatjet e vogla ne trajtimin e ktij argumenti me shembuj ilustrues, me duket taman paradoksale e sfide mjerane ndaj institucioneve europiane e ma gjane antar i te cileve ne jena, me i lane hapsine kaq te madhe komunizimit e komunistave sui generis shqiptar te cilet jo vetem qe nuk u denuen vertet penalisht, por sic asht rasti Shehu po perkujtohen me nderim e nostalgji. Ato pak denime penale ne vitet e para te demokracise per disa eksponent komunist ma shume se denime penale ishin ruajtje e imunitet penal ne institucionet e vuajtjes se denimit per me evitue hakmarrjen potenciale ndaj tyne. Sistemi denohet jo ne menyre selektive por te preme e me rehabilitim cilsor te atyne qe vuajten padrejtesisht persekutimin politik tue u dhane kompensim financiar e akses efektiv ne agorane politike institucionale te vendit tone. Pyetja e madhe qe shtrohet per tematizim mbas ktyne rreflektimeve mbi profilet kundrathanese te ksi eventesh perkujtimore me ne qender nji eksponent te nalte te rregjimit te kaluem asht detyrimisht e adresueme mbi gjendjen e shendetin e qytetarit shqiptar. Kane kalue gati 22vjet qe jetojme ne nji sistem plural, sigurisht me strukture te brishte e pertej moshes se vogel qe kam pase atehere, ndihem deshmitar okular e aurikular ne raportin krahasues mes retorikes aktuale te perballjes politike e cila ka mbet vendnumro me ate te viteve 1990-1991 mbasi shoh shume analogji e bile ne shume raste kjo retorika e aktuale politike ka degradime te skajshme deri ne nivele injorancet kolosale. Kjo situate e padurueshme nuk mund te mos interpeloje ato “oaze” dijet e shpreset qe ne menyre te pashmangshme u krijuen ne vitet e pluralizmit ne te cilet u formue mbrenda vendit e jashte vendit mji gjenerate e madhe studiuesish shqiptar; ato, ndoshta sot per arsye leverdiet pragmatike apo pamundesiet kontingjente, jane te detyruem me u struk ne skutat e agorase sociale e politike. Digresioni rreflektues mbi domosdoshmenin epokale te transformimit te “njeriut te ri” shqiptar, pertej perpunimit metodik simas kontributeve perkatese ne laboratoret ideologjike dehumanizuese te otomanizmit, haxhiqamilizmit, zogizmit, komunizmit e postkomunizmit, ne qytetar te pergjegjshem tue u furnizue me inpute valoriale ne referencat ma te mira te qendreses se vet historike dhe ato te humanizmit judaik-kristian europian, asht ylli polar e parakusht i terapise per rikuperimin e qytetarit te vertet shqiptar e europian me profil te spikatun angazhimi. Aktualisht, nji qytetari me profil integral human ka pak “qytetari” ne realitetin tone dhe permbajtja e tij, realizohet simas nji skeme arbitrare tranchant e abstrakte me sistem “unazash” e “pashadheqesh” nga ma qesharaket. Ndoshta pak rreshta sintetik me nji “escursus” historik tue u nise prej mbarimit te luftes se dyte botnore mbi krijimin e qytetarise se re komuniste shqiptare qe donte me zevendesue feudalet ottoman po me te njajtat metoda ne permbajtje dhe inovative ne forme, ia vlen te shkruhen e te “pertypen” mire nga ato qe i tundon sensi arbitrar “qytetar” i superioritetit. Ne fakt, fill mbas luftes se dyte botnore, ambiciet ruraliste te “fitimtareve” per emancipim shkuen deri aty sa me keput kontaktin prej humusit qe ushqen rrajet nan efektin e jermit te iluzionit dhe vetshpalljes arbitrare si aristokraci e re komuniste e cila ndertoi “bllokun” e famshem mbrenda pak dekadave; nji pjese e madhe e fshatareve te jugut te mire perfaqesuem prej modelit te Mehmet Shehut, uzurpuen me force e dhune pushtetin dhe per 50 vjet ishin ato qe percaktonin me ligj kush ishin “qytetare”, te debuemit, armiqte e pushtetit etj. Paradoksalisht mbeturinat e asaj mendesie, pikerisht sot ne shekullin e 21, perbuzin e percmojne me nji lufte te re klasash qytetaret verior qe u zhvendosen per efekt te levizjeve demografike kaotike mbas ramjes se sistemit monist tue u rrezervue atyne epitetet raciste nga ma te randit. Kjo amulli konceptuale e mbushun plot me paragjykime e klishe ordinere, pervecse e turpshme, asht pengese serioze per me gjete nji ekuiliber te drejtash, detyrimesh e ne fund drejtesiet me fryme gjithperfshiese ne perimetrin e zgjanuem te polisit tone. Per me evitue cdo ekuivok demonizues ndaj qytetareve te jugut, ndaj te cileve rinovoj simpatine njerzore te sinqerte, ritheksoj me pergjegjsi te plote se qellimi jem konsiston thjesht ne zbardhjen e se vertetes tue germue burimet e steriotipeve te bollshme qe prodhoi komunizmi ndaj pjeses veriore; asht fakt I pamohueshem se pushteti komunist ishte shume i perqendrueme ne prejardhjen gjeografike tue kene shprehje e nji fraksioni te vendosun ne disa linja te identifikueme qarte te gjeografise jugore e cila fatkeqesisht “tokzohet” , pra, bahet bashke fale mbeturinave te ktyne klisheve edhe ne ditet e sodit tue perkujtue vepren kriminale te nji bashkfshatari te tyne. E perseris edhe njihere qe e keqja nuk duhet te kete avokati per motive afersiet fisnore e gjeografike apo ma keq per sfide revanshiste e ilaci efikas per kete asht ndertimi i kultures institucionale ligjore me fryme qytetare integralisht njerzore. E keqja nuk luftohet me te keqen por me dashni e drejtesi e Zoti vete na ka thane qe kurre e keqja nuk do fitoje mbi te miren. Tue analizue imputet qe me vijne prej nderveprimit me realitetin tone te gjalle shoqnor, verej se ka nji tension e ferkim te fort abraziv mes rurales se fresket me ruralen e hershme e cila ka marre trajta shoviniste tue mos e kalue si duhet proven e transformimit ne qytetari autentike. Vete perceptimi i konceptit te qytetarise, ka nji valence te tmerrshme klasore dhe shpesh here bahet vater kompleksimesh per te dyja kategorite qe permenda ma nalt; dam te madh ne kete mes realisht pesojne garuesit qe duen me cdo kusht rimarkimin e diferences dhe trumbetimin e pseodosuperioritetit. Qytetaria, pergjithsisht ne Shqipni koincidon me vendbanimin ne perimetrin e unazes e mundesisht ne pallatet me arkitekture sovjetike e kineze te qyteteve tradicionale apo atyne te shpalluna me ligj gjate sistemit komunist plus disa manierizma rutine ne sjellje qe duhet te dallojne “qytetaret”. Ban perjashtim Shkodra ose thane ndryshe Shkodra e vogel ne kuptimin e unazes se qytetit pa rrethinat, ku per me kene qytetar ipso iure kerkohen elementa shtese, si kriteri i kohes rrezidenciale te pakten 150 vjet, kriteri i shpise se madhe, kriteri i hollimit te impaktit akustik te gjuhes deri ne kompromentimin e kordave zanore si dhe pjesmarrja ne meshe te kisha e fretneve per pjesen katalike …etj Pertej sensit te humorit per me fshikullue kto klishe bajate qe jane aq shterpe sa me rrezultue te cungueme edhe ne kriteret e jashtme te qytetarise, mendoj se asht e domosdoshme te “alfabetizohena” me kritere gjykimit realiste e objektive te pastrueme prej ndryshkut historik te modeleve perjashtuese arbitrare me pasionin e sinqerte me kene gjenerues vlerash autentike qyterariet njerzore tout court. E fillova shkrimin me eventin perkujtues ndaj ish kryeministrit komunist Mehmet Shehu dhe perfundova me “inkursione” provokative mbi perceptimin e konceptit te qytetarit ne imagjinarin tone kolektiv per arsyen e thjeshte se fryma klasore me nuance perjashtuese qe shoqnon kriteret e “aksesit” ne qytetari, rrezikon te jete inkubator i rrezikshem per forma te reja diktatoriale te cilat ne thelb privojne nga lira dinjitetin ontologjik te njeriut shqiptar apo qytetarit shqiptar. Prandaj, format e degjenerimit te raportit mes qytetarit dhe aparatit qeverises bahen ma akute kur qytetari vetkastrohet tue mos u angazhue ne detyrimet e veta publike dhe perkrah pasivisht reagime indiferente ndaj fenomeneve te tiranise se mshehte totalitare.  

    nga Nest Zefi

  • Reagimi i Arbëreshvet, ndaj ndërrimit të historisë, në favor ...

    Reagimi i Arbëreshvet, ndaj ndërrimit të historisë, në favor të Turqisë - në Kosovë

    Turqit, të përzënë ka dera, ri-hyjën ka dritësorja Reagimi i Arbëreshvet, ndaj ndërrimit të historisë, në favor të Turqisë - në Kosovë.

      1468 - 1912. Shqipëria u zgjith ka hekuret e Turqvet 444 vjet pas vdekjes së Skanderbekut. Një mot i gjatë. Na Arbëreshë, të pështuar ndë Talljet, rruam të lirë e të krishterë, ruajtim gjuhë e zakone, e adhe i këndomi Skanderbekut ndër vallet e Pashkëvet; kurse, ndë Shqipërì, nën sundimin e egër turk-osman, lirì-nderë-bëgatërì i patëtin vetëm shqiptarët çë tradhëtuan besën e krishterë, Skënderbeun e gjuhën shqipe; për gjithë të tjerët, filaqì-vdekje-depërtime-taksa. Një mot i gjatë. i egër.  Ndërsa Arbëreshët kishim qëndruar të krishterë, skanderbekjanë e antiturq, Shqiptarët daledalë qenë shtrënguar të izlamizohëshin, me hir o pahir; me motin pat’ adaptohëshinn nji situatje fetare të përzyer; mendojin – mësegjithë intelektualët e qisha katolike – se, për të shpëtuar Etninë Shqiptare dhe paqen sociale, besimet fetare kish të bashkëjetojin. Fishta (i krishterë) e Frashëri (mysliman) në krye. Një fitore për izlamin, një mundje për Krishtërimin.  Kështu u le Shqipëria e Pavarur, te viti 1912: më izlamike se e krishterë. Ismail Qemali e Delegatët e Vlorës, ditën 28 shënmartir 1912, me qënë se politikisht ishin e shqitjin Shqipërinë ka perandoria izlamike turk-osmane dhe deklarojin pavarësinë e saj të plotë, kish t’e kishin pjerrë 444 vjet prapë edhe me Besën. Domethënë kish t’kishin deklaruar jo vetëm pavarësi politike po edhe pavarësi fetare.  Besa e Krishterë si Fe Zyrtare. Po s’vate kështu, e kush e qajti më shumë qe Historia. Ajo me “H”-në e madhe.  Historia rrëfyen se Shqipëria qe i sprasmi Vend i Krishterë në Ballkan ç’i bëri ballë Turqvet; dhe Skanderbeku qe i sprasmi “Luftëtar i Kryqes”. Prirja “e plotë” ndaj rrënjavet të krishterë do t’i kish njohur të drejtën Shqipërisë, Skanderbekut dhe Historisë. Ashtu kish dashur, po s’qe. Sepse Turqit, gjatë 444 vjet sundimi, atij populli shqiptar, ç’i kish luftuar heroikisht për dhjetra e dhjetra vjet, i rezervuan një izlamizim t’egër, t’thellëm: pothuaj i bënë një transplantim kirurgjik të DNA-së së tyj etno-fetar.   Enver Hoxha, pra, - gërshìzë e kuqe mbi tortën  - ndër 44 vjet të diktaturës së tij komuniste, si ateist ç’ish, i vu gjithë dakord Shqiptarët: ja fshijti tërësisht këto dy besa, ka zëmra e ka mendja: mbëllijti xhamì e qisha, po torturoi e vrau pothuaj vet priftra. Pëstaj, si ra regjimi  komunist, te viti 1990, shpresohej se, me Republikën e re, zënej një histori tjetër për Shqipërinë: jo vetëm nga ana politike po edhe nga ana fetare. Një histori e krishterë.  S’qe kështu, sepse në Shqipëri s’lehen më heronj si Gjergj Kastrioti, as ndër qishat as ndër shpitë; dhe kushtet në Ballkan s’janë më ata të motit skandërbekjan: izlamizmi shtu rrënjë të thella në territoret Illirë. E bjerrë kështu lufta Shqipëria - bashkë me të renë Republikë Kosovare – i prit raportet diplomatike me Turqinë, o, sadopak, i mbanej të vakët, dhe s’i lejonej Turqisë të kllitë hundën njetër here mbrënda kufijvet të saj.  Krahina serbe e Kosovës, në vitin 1999, kish t’kish kundërshtuar, me Ibrahim Rugovën në krye, praninë turke ndë mes t’fuqivet ushtarake të ONU-sit çë, asì viti, ndihu Kosovarët kundër Serbisë. Jo, s’qe kështu. (Po Europa e krishterë, te viti 1952, kish t’kish kundërshtuar hyrjen e Turqisë në Aleancën Nato! Ashtu si, sot, Shqipëria e Kosova kish të kundërshtojin hyrjen e Turqisë në gjirin e UE-së). E nanì Turqia - një republikë çdo ditë më izlamike - pas 444 vjet pushtimi historik të Kosovës, i paraqitjën Republikës së Kosovës llogarinë e saj historike me kripë.  Mbi shtypin shqip këto ditë djovasa se “dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar (të shkollavet të Kosovës, ndr.) në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin e ri të historisë, Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër”. Më vjen të qanj! 544 vjet pas vdekjes së Skanderbekut, Turqia u pruar të sundonjë njetër here Kosovën shqiptare. S’i sosi se i ndërroi fé-ëmre- ndërgjegje tërë etnisë shqiptare në Ballkan, nanì do t’i ndërronjë edhe historinë! Mos ndien turpë, përpara tërë Botës, si i sundoi egërsisht për 444 vjet?  Po këtë herë s’ftesën Turqia, ftesjën Republikat “e pavarura” të Kosovës e të Shqipërisë çë i nënshtrohen njetër herë sunduesit shekullor.  Një farë mazokizmi të pakuptuashëm!  Na Arbëreshë e njohmi mirë Historinë: tonën dhe të shqiptarvet. Për ne, Turqit ishin dhe qëndrojën armiq. Për ne, liria-besa e krishterë-gjuha-Skanderbeku nëng ngiten! Gjergj Kastriotin na e nderomi ende ndër Vallet e Pashkëvet.  

    shkruar për “Jeta Arbëreshe”, nga Agustin Jordani Agostino Giordano është drejtor i gazetës “Jeta Arbereshe”

  • S’ka Pamvaresi, duke ngrene “buken” e shkaut.

    bojkot serbise

    S’ka Pamvaresi, duke ngrene “buken” e shkaut.

      Nëse Shteti as BE-ja nuk na mbrojnë nga Strategjia e kërcënimit të hapur nga Sërbia me prodhime ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit – konsumatori duhet të vetëmbrohet me BOJKOT TË PRODHIMEVE NGA SËRBIA !!! Nëse ligjet në Kosovë  veprojnë në shkallë pak më të lartë se 30 % dhe, në vend se të ecën rrugës së ngritjes së aplikueshmërisë, tani shprehë tendenca rënieje; Nëse ( disa nga ) tregtarët janë bashkuar në aleancë abuzimesh me ligjet dhe shkeljet e të drejtave dhe dinjitetit të konsumatorit; Nëse Mekanizmat e Mbikqyrjes së Tregut dhe Inspeksionet nuk janë si e sa duhet të motivuara teknikisht,  materalisht as me kuadro ndaj edhe perfomansat e tyre nuk i kënaqin pritjet e konsumatorit; Nëse institucionet e Shtetit nuk e dëshmojnë përkushtimin e duhur për mbrojtjen e të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të qytetarit-konsumator taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës; Nëse BE-ja, Brukseli Zyrtar  ofron e përkrahë forma të zgjedhjes së problemit me diplomaci e cila “ martirizon “ Ligjet dhe të drejtat themelore të qytetarit, pra edhe të konsumatorit atëherë rrugëdalje e vetme që na mbetet është titulli i reagimit tone: KONSUMATORI I INFORMUAR – KONSUMATOR I MBROJTUR.                                                                                                                                                                  Fillimi i funksionimit të IBM-it, lejimi praktik i importimit të 3.5 t të mallrave për nevoja…dhe distribuimi i këtyre mallrave me pik-ap transportet pa targa, dmth. pa regjistrime që dëshmon për kontrabandë e për veprime të hapta kundërligjore dëshmon për Strategjinë Mafioze të sponzorizuar nga  Shteti i Sërbisë për të destabalizuar tregun e Kosovës dhe për ta bërë edhe më të varur nga prodhimet serbe. Nuk besojmë se Sërbia do të ndalet më 10. Janar ashtu si  “ janë marrë vesh ” e siq është paralajmëruar. Sërbia ka “ sponzorizuar “ kontraban-dën edhe para fillimit të IBM-it dhe veprimet me inercion i ka shprehi.                                                                            Strategjia synon varfërimin dhe atakimin e shëndetit të konsumatorit; Qëllimi është që me çmime damping e me konkurrencë jolojale të përçahen bizneset duke i cilësuar si lojale ose jolojale ndaj njërit ose Shtetit tjetër. Prapa këtij “ lojaliteti “ fshihet edhe kapitali nga Sërbia ndërsa disa nga “ biznesmenët “ në Kosovë shërbejnë si kukulla të rrjetit polito-tehno-bizneso-mafioz ?!                                                                                                                                         Reagimet, ankesat  më të zëshme janë të bizneseve të cilat në raport me Sërbinë prezantohen  si  distributore e jo ashtu di duhet: Importuese. Kështu këto biznese  në vazhdimësi Kosovën akoma e deklarojnë si territor të Sërbisë duke bërë shkelje të rëndë juridiko-kushtetuese – pa pasojë e pa asnjë ndëshkim prej askujt  dhe me “ sponzorizimin “ e Kuvendit të Kosovës ?! Kemi shumë arsye për të besuar se vetëm KONSUMATORI I INFORMUAR  ËSHTË  KONSUMATOR I MBROJTUR. Kjo  edhe për arsye se ky kufi shoshë, krijesë kosovaro-sërbe-europiane rrezikon konsumatorin në gjithë territorin e Kosovës. Produktet e parapara për furnizim të Anës Veriore po kontrabandohen në pjesët tjera të Kosovës duke dhënë dëshmi të pakontestueshme për qëllimin e vërtetë të kërkesës / Insistimin e  Sërbisë për zhbërjen e kufirit, për të dobësuar Kosovën duke e infektuar edhe më shumë me krimogjeni e veprime mafioze. Kjo kontrabandë rrezikon edhe konsumatrorët e shteteve fqinjë reagimi i të cilëve pritet shumë shpejtë.  Reagimi pritet edhe nga BE-ja e cila duhet të jetë e kujdesëshme nga zgjidhjet parciale të cilat mund të shkaktojnë probleme me pasoja Rajonale ?!                                                                                                                                                          Tregu dhe shëndeti i konsumatorit në Kosovë  sot më shumë se kurrë më parë rrezikohen nga prodhimet me cilësi e përbërës të dyshimtë; Nga produktet e kontaminuar; Nga prodhimet me afat të skaduar; Nga prodhimet e falsifikuara; Nga…                                                                         Ne dime për importin e grurit dhe miellit nga Sërbia me cilësi të dobët, miellit me aditive të tepruara; Importin e shumëfishit të nevojave të Kosovës të aditive të bukës; Kemi konstatuar JAFFA biskotën kancerogjene dhe PLASMA-n me përbërës që nuk janë konform deklaracionit; Dimë për lëngjet e rrezikshme për shëndetin, për rënien e cilësisë së lëngjeve jasht Sërbisë pas blerjes nga pronari nga Sërbia, dyshojmë për një prodhues të tillë në Austri; Kemi frikë nga hyrja e kontingjenteve me miser e me miell misri të kontaminuar e kancerogjen si dhe nënproduktet irmik, flips ( smoki )…; Dimë për shumë “ prodhime vendore “ që në të vërtetë janë ambalazhime të prodhimeve të cilësisë së dyshimtë nga Sërbia…; Tani është  rritur  kontrabanda e medikamenteve nga Sërbia të cilat edhe ashtu janë të dyshuara për të qenë PLACEBO dhe të jenë të falsifikuara e të dëmshme për shëndetin e konsumatorit / shfrytëzuesit të shërbimeve shëndetsore - pacientit; Do të rritet kotrabanda e majonezit importi abuziv i të cilit pas shumë kohë mundi qe ndërprerë; NESTLE e cila bleu CENTROPROIZVOD-in e Beogradit ( prodhimet e së cilës nuk guxon t i eksportojë në Kroaci ) tani e ka rrugën e hapur për të “ heshtur “  kontrabandën  nga tregtarët e pandërgjegjëshëm e informal; Edhe kontrabanda qindramilionëshe me derivate të naftës, me efekte erozive tmerrësisht të mëdha fiskale, me ndotje tmerrësisht të lartë të mjedisit, me rrezikim tmerrësisht të lartë të shëndetit të konsumatorit –poashtu ka të bëj me strategjinë e Shtetit të Sërbisë për të na lënduar e ofenduar sa më keq, sa më rëndë, në mënyrë sa më poshtëruese…?!  Në këtë strategji  hyn edhe eskporti – importi i ambalazhit për prodhime të qumështit nga POLIPROPILENI i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit; Nuk do t i “ harrojmë “ as importet e falsifikuara, të farërave, të plehut artificial, të fidaneve, të pesticideve, të…; Shteti  i cili nuk e njeh Kosovën logjikisht nuk jep garanca as nuk merr përgjegjësi, as ndaj konsumatorit. Nëse ky shtet është kaq këmbëngulës, i vrazhdë, abuziv  e agresiv ndaj tregut dhe ndaj konsumatorit dyshimet dalin edhe më të bazuara ndërsa obligimet e konsumatorit për  vetëkujdes  e vetëmbrojtje janë edhe më të qarta, edhe më imediate. Moslejimi nga Sërbia që prodhuesit / eksportuesit e saj t ju lejojnë importuesve kosovarë obligimin dhe të drejtën ligjore të deklarohen si importues por ato i detyron që në deklaracionin e prodhimit të  quhen “ distributor “ i bën edhe më të qarta qëllimet e Sërbisë ndaj Kosovës, ndaj tregut të saj dhe ndaj neve si konsumatorë ?! Pra konsumatori duhet të vetëmbrohet me BOJKOT TË PRODHIMEVE NGA SËRBIA ose të pajtohet me rreziqet dhe dëmtimet.                                                                                                           Produktet nga Sërbia duhet të bojkotohen edhe për t ju bërë “ BLLOK “ biznesmenëve të pandërgjegjëshëm e “ jatakëve “ të  dashakëqinjëve nga Sërbia si dhe t i ndihmojmë Institucioneve të Shtetit të Kosovës në përmirësimin e pozitës inferiore të imponuar nga faktori ndërkombëtar.                                                                                                                                          Ftojmë Organizatat simotra nga Rajoni e nga gjithë Bota të marrin qëndrim të drejtë karshi INVAZIONIT TË PRODUKTEVE JOCILËLSORE, TË FALSIFIKUARA, TË SKADUARA…TË KONTRABANDUARA NGA SËRBIA ME TË CILAT RREZIKOHET SHËNDETI DHE JETA E KONSUMATORIT NË KOSOVË !                                                                                                               Me BOJKOT TË PRODHIMEVE NGA SËRBIA mbrojmë Shtetin, Kushtetutën, kufirin, tregun vendor,  prodhimin vendor,  e mbrojmë edhe shëndetin dhe dinjitetin tone, vehten dhe familjet tona.  

    nga Selatin Kaçaniku

  • A ka “dashuri” te dhunshme…?!

    dhuna ne familje

    A ka “dashuri” të dhunshme…?!

      Ëndrra e Shqipërisë së pasdiktaturës për një shoqëri moderne sipas modeleve perëndimore ka mbetur si “një ënderr e një nate vere”. Çdo ditë shoqëria shqiptare tronditet nga ngjarje të rënda. Vetëm brenda muajit dhjetor në disa prej lajmeve që lexuam “burri vret me sëpatë gruan statzënë”, “burri rreh me dru gruan shtatzënë”, “një i ri u vetvra, pasi në gjende të dehur qëlloi mbi vëllanë”. Tronditjet janë aq të shpeshta sa humbin fuqinë e parë dhe bëhen pjesë të jetës të përditshme. A mundet një shoqeri e tillë të prodhoj realitete të reja? Nevoja për një menyrë të menduari që do na largoi nga kjo ëndërr të shpifur ku fenomeni i dhunës ka prëkur çdo aspekt duke filluar nga familja, më vonë në shkollë dhe deri në jetën politike të vendit, shfaqet më e madhe se kurrë. Fëmijëria konsiderohet si një periudhë vendimtare për të ardhmen e zhvillimit të fëmijëvë fillimisht si individë dhe pastaj si qytetarë. Shoqëria shqiptare ka rritur dhe vazhdon e rrit femijët e saj me besimin se “kush të do, të rreh”. Sindromi “kush të do, të rreh” na ndjek tërë jetën si individe dhe si qytetarë, në marrëdhenjë familiare “prindër-fëmijë”, “grua-burrë”, “qeveri-shtetasë”. Sipas një sondazhi të mbështetur nga UNICEF fëmijët që jetojnë në zonat urbane dhe ato që ndjekin klasën e 6-të deri në të 12 përjetojnë dhunë fizikë dhe psikologjike, nga prinderit e mësuesit që mendojnë se vendosin autoritetit e tyre duke bërtitur dhe goditur mbi nxënësit, aq edhe nga njëri-tjetri. Në të njejtën kornizë, politikanët në parlament dhe mediat nëpërmjet televizioneve, si marioneta të dorëzuara në duart e elitave politike,  ulerasin në një përpjekje të deshpëruar për të ushtruar atë që ata nënkuptojnë si autoritet. Individët, pra qytetarët, përballen përditë më një polarizëm të ashpër dhe agresiv në çdo nivel. Mjedisi politik shfaqet vetëm në ngjyra bardhë e zi me një gjyhë ku populizmi lulëzon dhe fjalori i së cilës kufizohet në përdorimin e antonimëve dhe emocionëve të forta si urrejta dhe admirimi. Bëhet fjalë për një luftë përmes “engjëjve” dhe “demonëve”, me politikanët dukë luajtur rolin e “Mesias” dhe me qytëtarët të dorëzuar plotësisht në duart e “shpëtimtarëve”. Pra aktualisht shoqëria nuk prodhon asnjë realitet dhe mbetet e bllokuar në një boshllëk idesh dhe pa asnjë vizion ose frymëzim për të ardhmen. Qëndrimi i shoqërisë shqiptare ndaj femrës dhe roleve të saj gjinore dhe qytetare është një treques tjetër shumë i rëndësishmë i cili përshkruan një kaos të vertetë.  Më saktësisht, në një mënyrë interesante arrijn të bashkëjetojn dy koncepte krejtësisht të kundërta. Në një anë, gruaja promovohet si e bllokuar midis kuzhines dhe televizionit me destinacion prioritar riprodhues dhe në anën tjetër, promovohet si objekt seksi nepërmjet reklamave nudiste. Në të dy konceptet mbizotëron tradita maskiliste e shoqërisë me gruan të hutuar në mes të dy rolëve ekstreme. Diogeni nga Sinopi (399 p.K.- 323 p.K.) ishte një filozof që qarkullonte shpesh gjatë ditës me një llambë ndezur. Kur ai u pyet “Pse mbani një llambë ndezur brenda ditës? ”, ai u përgjigj “Jam duke kërkuar për njerëz të ndershëm”. Shoqëria shqiptare ndoshta mund të përdori të njejtën llamb jo për të kërkuar “njerëz të ndershëm” por për të zbuluar ngjyrat e tjera të ylberit përveç “bardh e zi”. Diogeni thoshte se themeli i çdo shteti ështe edukimi i të rinjve, dhe në rastin tonë rinia është e vetmja fuqi sociale që mund të prodhoj realitete të reja plot me ngjyra, ëndrra dhe vizione. Le të filloj 2013-ta duke thënë fëmijëve se “kush të do, NUK të rreh”!    

    nga Sonila Metushi

     

  • Mesuesi e njerezishme…!

    mesues i mire

    Mesuesi e njerezishme…!

      Mësimdhënia është marrëdhënie midis personit të çdo mësuesi dhe  personit të çdo nxënësi në veçanti. Kjo se klasa është një shoqëri personash dhe jo një grup kompakt uniform. Besoj se detyra e parë e mësuesit nuk është transmetimi i njohurive, shumë e rëndësishme, por krijimi i një marrëdhënieje personale me çdo nxënës, në mënyrë që ta ndihmojë të nxjerrë në pah karakteristikat e veçanta të personit të tij. Në këtë mënyrë do të japim te fëmijët stimuj të brendshëm për mësim që do t’i mbartin gjatë gjithë jetës së tyre. Qëllimi është të duan mësimin dhe ta kërkojnë në gjithë jetën e tyre, akoma dhe kur do kenë mbaruar vitet e shkollës. Në çdo marëdhënie rolet e marrësit dhe të dhënësit të mesazheve janë alternative. Kurrë, në një marrëdhënie nuk është një palë gjithnjë dhënësi dhe tjetra palë marrësi. Vallë, a e kemi konceptuar ndonjëherë këtë gjë gjatë mësimdhënies? Kërkojmë nga nxënësit të na dëgjojnë me vëmendje dhe nevrikosemi kur kjo gjë nuk ndodh. Kemi menduar ndonjëherë nëse ne i dëgjojmë? Nëse i japim mundësinë të shprehen? Sepse ndoshta me gojë ua kërkojmë këtë gjë, por duhet se pari të kemi krijuar një lidhje lirie, dashurie dhe respekti, në mënyrë që nxënësi të ndiejë siguri dhe të shprehet. Vetë marrëdhënia është dëgjim. Por shumë herë, për arsye qe të mbulojmë lëndën gjatë orës së mësimit, fillojmë një monolog të zgjatur, ku nuk “dëgjojmë” as mesazhet pa fjalë që na dërgojnë nxënësit nëpërmjet  zhurmës, indiferencës, mohimit. Lejomëni të referoj një eksperiencë që kisha vjet kur jepja mësim në një gjimnaz në Kretë. Isha mësuesja kujdestare në klasën e dytë ku shumica e nxënësve ishin të lëvizshëm dhe në nivel të ulët. Para orës së gjuhës greke të lashtë, nxënësit  bënin matematikë me një mësuese të re e cila nuk kishte arritur të lidhej me nxënësit për arsye të mungesës së përvojës. Kështu ishte zhvilluar konkurrenca dhe dyshimi midis tyre. Një herë, kur hyra në klasë për mësim, i gjeta nxënësit që ndienin padrejtësi nga mësuesja, në një gjendje të tensionuar dhe të zemëruar. Kisha dy zgjidhje. Të vendos qetësi në klasë dhe të vazhdoja mësimin, meqënëse nuk kisha mundësinë të humbas orë, pasi ishte lëndë e vështirë dhe ishim pas. Ose të dëgjoja nxënësit dhe të përpiqesha t’i qetësoja ata. Zgjodha të dytën. Fillimisht, lashë fëmijët të shpreheshin lirshëm, në mënyrë që të kuptoja se çfarë ndienin dhe pastaj iu thashë: “ Nuk kam të drejtën të komentojë asgjë për kolegen, kur ajo nuk është tani këtu dhe nuk mund të na thotë se si ajo e sheh gjendjen. Le të supozojmë se gjërat janë ashtu siç i përshkruani. Keni kuptuar që dhe ju mirrni pjesë tek procesi i mësimdhënies? Keni menduar që mund të keni përgjegjësi? Që keni të drejtë dhe ju vlen mësim i cilësisë së mirë dhe që duhet ta kërkoni me mënyra që kanë rerzultat? Le të shohim se si mund të bëhen gjithë këto…” Vijoi një dialog ku nxënësit shprehnin kundërshtime që dalëngadalë u qetësuan, meqënëse u jepej një anë tjetër shikimi ku konceptonin se kishte të vërtetë brenda saj.Në takimin tjetër më thane: “Nuk kishim detyra mësuese, sepse nuk bëmë mësim radhën e kaluar” iu përgjigja: “Gaboni! Harruat se sa gjëra të reja mësuam se si duhet të reagojmë në një gjendje të vështirë?”  Ndoshta humba një orë mësimi, por fitova në lidhjen time me fëmijët. U forcua besimi i tyre ndaj personit tim dhe mësimet e tjera vazhduan shumë më lehtë dhe u mbulua edhe humbja e orës. Eshtë e nevojshme të konsiderojmë çdo nxënës si person. Të zbulojmë veçantitë e tij. Talentet dhe dobësitë e tij. Në mënyrë që të përshtatim dhe kërkesat tona. Dhe këtu mund të  perdoret ajo që thamë që në fillim, që shoqëritë në zonën tonë janë heterogjene duhet edhe të njohim gjendjen familjare të fëmijës, që shpesh ka rolin kryesor në sjelljen e tij. Duhet të ndihemi si dirigjentë, duhet t’i harmonizojnë tingujt e ndryshëm të çdo instrumenti. Nxënësit tanë janë instrumente të ndryshme që duhet të nxjerrim në pah. Hipokrati, ky mjek i madh, thoshte se nuk ekzistonin sëmundje, por pacientë. Nxënësi, pra, nuk është një kuptim abstrakt, por Seda, Durim, Vjosa, Besa, Arba... Besoj se detyra e parë e mësuesit nuk është transmetimi i njohurive, shumë e rëndësishme, por krijimi i një marrëdhënieje personale me çdo nxënës, në mënyrë që ta ndihmojë të nxjerrë në pah karakteristikat e veçanta të personit të tij. Si dhe përkatësisht pjesë e sistemit arsimor që shpesh kritikojmë, jemi ne. Kemi përgjegjësinë tone të madhe se nëse nxënësi do të dojë mësimin apo jo. Ne  kemi mundësi të vendosim ngjyra te shkolla gri. Kemi mundësi të kthejmë atë që është pa fytyrë në diçka personale. Me përvojën time të vogël pashë se sa gëzoheshin fëmijët kur u rrëfeja një ngjarje të shkurtër nga jeta ime me atë  që thoshim në mësim. Jo në kurriz të mësimit. Ndienin se i bëja pjesë të personit tim. Se nuk çoja mure të larta midis nesh. Në vazhdim, ndienin sigurinë të hapnin dalëngadalë dhe ata zemrën e tyre. Duke njohur botën e tyre të brendshme, mund t’i ndihmojmë shumë më mirë. Dhe mënyra më e shpejtë dhe rezultative të ketë sukses mësimdhënia, është të frymëzosh nxënësin dhe jo ta frikësosh atë. Përdor këto histori të vogla me konkluzione pozitive, gjithnjë në lidhje me mësimin. Kur shoh që fëmijët janë lodhur, sepse janë të vështira ato që u shpjegoj, ose ishin të përqëndruar në mësim për mjaft orë dhe nuk kanë më fuqi, në vend të filloj të bërtas dhe t’i qortoj që nuk më ndjekin më, filloj dhe i them një histori të vogël: “Kur isha e vogël, një herë bashkë me vëllanë tim…” Eshtë e pabesueshme se si të ndjekin dhe ndalojnë çdo gjë që bëjnë. Qeshin, çlodhen dhe në mënyrë të natyrshme, pa mundim fillojmë përsëri mësimin. Mos t’i trembemi njohjes personale me fëmijët. Mos të jemi si shtëpi me dritare dhe dyer të mbyllura në mënyrë hermetike. Le të kuptojmë që mund të marrim nga fëmijët shumë gjëra të rëndësishme për formimin e personit tonë.  Ndoshta sa thamë më lartë duken teorike, ose të vështira në zbatim. E dimë që ekzistojnë shumë probleme në shkollë, çdo ditë në praktikë. Që të gjithë jemi njerëz me problemet tona dhe bëjmë durim. Që dhe ne do të donim të ekzistonte dikush që do të  na ndihmonte në rrugën tonë të vetëdijes. Por mendoj se këto të gjitha janë një sfidë. Një sfidë që të shohim gjërat në brendësi dhe jo në sipërfaqe. Le të jenë ngacmim për t’u menduar. Mund të jetë e vështirë rruga, por le të njohim të paktën qëllimin. Nuk kam për të propozuar ndonjë sistem pedagogjik. Thjesht të shfaq përgjegjësinë personale të secilit, të bëhemi persona.  Të funksionojmë në lidhje me nxënësit. “Marrëdhënia është zgjidhja e enigmës. Brenda marrëdhënies lind  kurajoja dhe fuqia e zgjidhjes, akoma dhe pranimi i mos zgjidhjes. Brenda marrëdhënies zbulohesh dhe njihesh, përndryshe mbetesh gjithmonë një enigmë e pazgjidhur..”    

    nga Eroll Velija

  • Udhekryqet e reja te Camerise

    VIJON NGA NUMRI I KALUAR...

     udhekryqet-e-camerise

     

    Udhëkryqet e reja të Çamërisë

            Zgjidhja e problemit çam, afër e larg   Brenda këtyre hapësiarave të gjëra që përmban problemi çam në këtë gjeopolitikë të re të Shqipërisë, të Ballkanit dhe të Evropës, shtrohet një pyetje fare e natyrshme: “Si do të zgjidhet ky problem? Kur do të zgjidhet? Cilët janë faktorët politikë, juridkë që do të mundësojnë zgidhjen e tij? Nga do të vijë zgjidhja? Nga Shqipëria e Greqia? Nga Evropa? Nga Amerika? Nga…?” Nga partitë çame? Nga partitë shqiptare që ende nuk e kanë në programin e tyre politik problemin?  Nga diplomacia që ende nuk po punon për këtë gjë, por është përherë në terren të zbrazur? Nga kultura e shtypi që duhet ta bëjnë edhe më të njohur në opinonin e brendshëm e të huaj? Janë disa pyetje që shtrohen sot para historianëve, diplomatëve, politikanëve, qoftë edhe para njerëzve të thjeshtë.  Çamëve dhe joçamëve. Qofshin atyre pak njerëzve që janë gjallë apo edhe atyre që janë pasardhës të tyre Duket se harta gjeopolitike nuk mund të quhet e plotësuar pa zgjidhjen e këtij problemi.   Mendoj se shtyllat kryesore ku mund të mbështeten kërkesat e çamëve mund të jenë si më poshtë:
    • Çamëve që jetojnë në Shqipëri t’u kthehet nënshtetësia greke për të gjithë ata që e dëshirojnë duke shfuqizuar Ligjin e Diktaturës që ua hoqi këtë shtetësi në mënyrë kolektive.
    • Shteti grek t’u njohë këtyre çamëve  dhe pasardhësve të tyre pronat e patundëshme  që kanë patur në prag të Luftës së Dytë Botërore si dhe të drejtën që ata të rivendosen në këto prona nëse e dëshirojnë.
    • Komunitetit çam t’u njihet e drejta e pakicave etnike në bazë të standarteve më të larta të demokracisë.
      Për të bërë më të qarta këto kërkesa duhet të formulohet një Platformë e qartë politike e pranuar nga të gjithë palët në bazë të një veprimtarie të gjërë studimore. Kështu do t’i jepej fund edhe disa ekstremizmave që vërehen aty këtu në të dy vendet. Në planin politik të brendshëm do të ishte mirë që brenda një kohe të shkurtër të hartohej një Rezolutë e Parlamentit shqiptar që të deklaronte zyrtarisht e pa asnjë mëdyshje qëndrimin e sotëm të shtetit shqiptar për problemin çam. Si mund t’i kërkosh qeverisë greke për ta vënë në tavolinën e zgjidhjes problemin kur ata nuk kanë parë një reagim konkret nga ana e Shqipërisë? Kjo vlen edhe për organizmat evropiane dhe ato ndërkombëtare. Duke deklaruar zyrtarisht në parlamentin e vendit tënd ti njeh dhe lehtëson edhe më shumë edhe vetë organizmat politikë që mbështesin komunitetin. Këtu duhet bërë një bashkëpunim sa më i qartë dhe efektiv mes organizmave që përfaqësojnë ligjërisht të drejtat e këtij komuniteti me qeverinë. Duke qenë një pjesë e çështjes kombëtare që mbrohet edhe me Kushtetutën shqiptare, do të ishte mirë që pranë Shoqatës të vendosej edhe një jurist i së Drejtës Ndërkombëtare që do të ishte një udhërrëfyes juridik për këtë problem jo shumë të ndeshur në praktikën botërore, por që ekziston.   Në një kohë që edhe pse çështja çame është ndërkombëtarizuar në një mënyrë të kënaqshme duhet menduar që edhe presioni ndërkombëtar ndaj Greqisë të jetë sa më i qartë, i vazhdueshëm, i prerë dhe produktiv. Mendoj se duhet parë me prioritet edhe ndihma  e Departamentit të Shtetit të SHBA. Përvoja historike e 20 viteve të fundit ka treguar se ndikimi i Amerikës në gjeopolitikën ballkanike është i domosdoshëm.. Është një gjë pozitive që reagimi i këtij Departamenti është bërë zyrtarisht që më 1993, para 7 vitesh. Në një raport për të Drejtat e Njeriut në Greqi në vitin 1993 pas 40 vitesh të heshtjes çame shihet një përkrahje e madhe për komunitetin çam në Shqipëri. Ky raport i është paraqitur Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Senatit të SHBA. *(Sherif Delvina – Gazeta “Republika” 1994) Në faqen 904 të këtij raporti në pjesën ku bëhet fjalë për shkeljen e  të Drejtave të Njeriut në Greqi  ndër të tjera thuhet: “Çamët shqiptarë, etnikë që u dëbuan prej Greqisë Veriore, aty nga fundi i viteve 1940, kanë kërkuar rikthimin  e shtetësisë greke dhe pasurisë së tyre konfiskuar në atë kohë. Qeveria greke shprehu një farë gatishmërie për të diskutuar lidhur me kompensimin e pasurisë, por nuk njeh pretendimin për shtetësi të quajtur historike” (Sherif Delvina- Po aty) Senatorja e Njy Jorkut, sot Sekretare e Departamentit të SHBA, Hilari Klinton çëtshtjen çame e ka ngritur me shumë dinjitet në Senatin e Amerikës duke sfiduar në një farë mënyre edhe përgjigjen e  Parlamentit Evropian për këtë çështje.   Në vitin 2000 Beniamin Gilman, Kryetar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Kongresit Amerikan, i dërgon një letër Shoqatës “Çamëria“ pas një materiali shumë të gjërë që ajo ia kishte dërguar për informim e për ndihmë: “Ju falenderojmë për të dhënat që na dërgoni për popullin çam në Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me të Drejtat e Njeriut dhe trajtimin e  minoriteteve etnike,  përbëjnë një shqetësim të madh për mua e për Komitetin e Marrëdhënive Ndërkombëtare” (Nuri Dragoi- “Shqiptarët e grekët”- “Veso” 2009, faqe 344). Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit në Kongres, Chadiul Gore, deklaron: “Ata nuk i kanë kushtuar aspak vemendje çështjes çame. Përvoja me këtë grup etnik është unike, në dëbimin e tyre në vitet 40, aq sa është është pamundësia që ka rikthimi i tyre në Greqi dhe së drejtës së rikthimit të pronave”.   Një grup parlamentarësh evropianë të drejtuar nga Kris Paten e të përbërë nga deputetë të tjerë si Marco Panela, Mauricio Turco, etj, gjykojnë se  “Çamët në Greqi duhet të gëzojnë po ato të drejta që gëzojnë edhe pakicat greke. Vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëherë marrëdhëniet midis popullit grek e atij shqiptar do të jenë të lira e të shëndosha” ( Gazeta “Ballkan “ datë 23 shtator 1994) Edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është paraqitur një Rezolutë që kërkon nga qeveria greke riatdhesimin e popullsisë në trojet e veta dhe kthimin e pronave të veta. Edhe popullsia came, e përfaqësuar prej Shoqatës “Çamëria” vazhdimisht ka kërkuar pranë qeverisë greke riatdhesimin në trojet e të parëve  dhe kthimin e pronave të grabitura me dhunë nga qeveria greke e kohës. Ata kanë kërkuar hapjen e shkollave shqipe në Çamëri. Pala greke në të gjitha rastet ka bërë veshin e shurdhër dhe nuk ka reaguar aspak për të realizuar qoftë edhe minimumin e këtyre kërkesave. Në qarqet greke në të gjithë instancat evropiane flitet vetëm për minoritetin grek në Shqipëri. Në marrrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-greke ata vazhdojnë të kërkojnë vetëm të drejtat e tyre e nuk flasin asnjëherë për atë çam. Ditët e fundit  Parlamenti dhe qeveria shqiptare ka aprovuar ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, edhe pse historianët shqiptarë me dokumenta të qarta kanë vërtetuar se një gjë e tillë është një argument jo i saktë nga qeveria greke.   Tani në përfundim të trajtimit politik të problemit çam në mënyrë të natyrshme të lind një pyetje tjetër: “Cila është strategjia për zgjidhjen e tij?” Po të shohësh me shumë vemendje këtë problem, do të themi se nuk ekziston një Strategji Kombëtare në mbështetje të interesave kombëtare të popullit shqiptar . Kjo gjë ka bërë të mundur për fat të keq edhe disa pasoja, sidomos të Çamërisë. Në pamje të pare, duket se jemi në një përfundim dhe konstatim ekstrem në kushtet e nevojës të integrimit shpirtëror, gjeografik, ekonomik e politik të Shqipërisë duhet edhe një formulim i saktë me frymë kombëtare.   Për këtë gjë nuk mund t’i vëmë faj historisë se ajo është kokëfortë për atë që na tregon e na shfaq. Në shekullin e fundit të ekzistencës së tij kombi shqiptar është goditur rëndë gjë që ka përcaktuar edhe gjeopolitikën e tij e të mbarë Ballkanit. Një lloj kundërshtie filozofike të faktorit shqiptar në kufijtë shtetërorë e ato etnikë duhet shtruar problemi: “A duhet të bashkohet mendimi  dhe veprimi politik i politikës shqiptar për këto çështje madhore? “ Ka ardhur koha që popullsia e Çamërisë duhet të vetëzgjohet dhe të marrë në dorë fatin e saj. Adminstrimi i potencialeve intelektuale dhe ekonomike që ajo disponon në plotësimin e misionit të saj për ritatdhesim me dinjitet kombëtar dhe përfitimin e të gjitha të drejtave nën shtetësinë greke dhe kombësinë shqiptare është një lëvizje e fuqishme e karakterit kombëtar që do t’ia dijë për nder Shqipëria.   Po ta shohim qëndrimin e politikës shqiptare ndaj saj themi se ajo mbetet e paqartë. Kur filozofia nuk përputhet me përfundimet historike dhe realitetin, atëherë teorikisht qëndrimi politik ka vlerat e demagogjisë. Shpesh herë si edhe tani, ajo është në një udhëkryq dhe duket e pazonja që të mbrojë të drejtat e shtresave të saj.  Megjithëse problemi çam në zgjidhjen e tij është shumë kompleks dhe me shumë faktorë juridikë, institucionalë, politikë etj, së pari, kjo detyrë i shkon drejtpërdrejt shtetit shqiptar, i takon Republikës së Shqipërisë. Asnjë subjekt politik i djathtë apo i majtë që ka qenë në pushtet e në opozitë, nuk e kanë patur seriozisht e me kurajo zgjidhjen e problemit. Asnjë qeveri shqiptare e viteve 1990-2010 nuk mund të krenohet vetëm me disa rrugë institucionale që janë arritur shpesh edhe pa ndihmën e vetë shtetit.   Ka një ditë të vitit në Shqipëri që quhet “Dita e Genocidit Grek ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë” . Ka një Traktat Miqësie mes dy shteteve dhe një Marrëveshje Ushtarake Dypalëshe. Ka një Memorandum europarlamentar mbi “Dhunimin e të Drejtave të Pakicës Çame në Greqi”. Para disa viteve i është  drejtuar Parlamentit Grek dhe institucioneve ndërkombëtare deri edhe në Kongresin Amerikan një Projekt Rezolutë e Shoqatës Politike Atdhetare “Çamëria “ ku janë hartuar konkretisht ë gjithë mundësitë e zgjidhjes, por ende është kaluar në heshtje e nuk është aprovuar akoma Projekt Rezoluta e Parlamentit Shqiptar. Nga ana tjetër pala greke ende ka në fuqi dy ligje shumë “të forta” që bëhen barrikadë për shumë e shumë vite zgjidhjen e problemit çam. Është “ Ligji i Luftës “ i vitit 1940, me numër 2636. Më 3 dhjetor 1998 ligji numër 2664 urdhëron ngritjen “Mbi Kadastrën Kombëtare dhe rregulla të tjera “ i cili në brendinë e tij përmban akte nënligjore për çregjistrimin e pronave të nënshtetasve grekë me kombësi shqiptare të Çamërisë dhe të shqiptarëve të tjerë në të gjithë Greqinë.  Kjo situatë e nderë politike e ka të nevojshme parashtrimin e problemit çam në zgjidhjen e e tij afatgjatë  dhe në rrugë demokratike. Në strategjinë politike të shtetit shqiptar së pari duhet të realizohet akti fillestar i rivlerësimit të Aktit të Imponimit të historisë shqiptare të refugjatëve çamë më 1953. Ky do të ishte një  veprim që iu do t’i hapte rrugë të ligjshme nderhyrjes së politikës shqiptare pranë autoriteteve greke dhe atyre ndërkombëtare  për të rivendosur të drejtat e ligjshme të popullsisë së Çamërisë.   Nuk mund të justifikohet politikisht për shtetin shqiptar që problemin çam ta reduktojë vetëm në “problemin e pronave të saj  në Greqi” Kjo do të thotë që të godasësh dhunshëm interesat e bashkëkombasve të tu në mënyrë të hapur. Edhe vetë popullsia çame me anë të përfaqësuesve të saj e ka kontestuar këtë zgjidhje duke e quajtur atë një mohim të të drejtave njerëzore, pronore, juridike.   Po ta shohësh në sy drejtprdrejt këtë problem duhet thënë se ai mbetet shprehje konkrete e një tendence  të prekshme e disa qarqeve ekstremiste helene përballë një helenizimi të trojeve shqiptare. Detyra kryesore e politikës sonë është që të hartojë një Strategji Kombëtare për të krijuar potenciale intelektuale e juridike për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Kjo nuk lidhet vetëm me emra të veçantë misionarësh kushdo që të jenë ata, por me një filozofi të mprapshtë vepruese.   Sot, megjithëse është në pamje të parë vetëm problem i komunitetit çam duhet thënë se vetëm popullsia e Çamërisë, në kufijtë e shtetit shqiptar, ajo që banon sot në diasporë nuk mund ta realizojë këtë gjë e vetme. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që interesat e partive politike të përputhen në mënyrë të tillë që të mbrojë këto interesa. Në planin kombëtar duhet kërkuar një unifikim i plotë i veprimtarisë së Shoqatës “Çamëria“ dhe i partive politike që mbrojnë këtë komunitet me një koalacion të fuqishëm atdhetar, me përmbajtje të thellë atdhetare duke mënjanuar sa më shumë nënështrimin dhe diskriminin.   Brenda këtij morali politik do të rreshtonim edhe disa nga rrugët konkrete të zgjidhjes. Nëse do të formulonim një term të ri më i miri do të ishte ai i krijimit të një “RRETHI DEMOKRATIK”.   Nëse do të radhitnim disa nga rrugët kryesore të zgjidhjes për shtetin shqiptar ato do të ishin:
    • Të shfrytëzohen të gjithë mundësitë diplomatike të shtetit tonë për të kërkuar gatishmërinë e shteteve të ndryshëm për të mbrojtur e për të zgjidhur problemin se ai për shumë shtete është i panjohur e nuk mund të kërkosh zgjidhjen e tij pa u njohur nga partnerët tanë ose më mirë nga aleatët tanë në botë.
    • Të ndërmjetësohet që të hartohet një Platformë e Çështjes Çame në Turqi ku ka me mijëra çamë të dëbuar nga trojet e tyre amtare. Nëse qeveria turke mund të hartojë një Strategji të tij nuk ka si të mos reagojë edhe qeveria shqiptare për zgjdhjen e çështjes çame.
    • Të synohet vazhdimisht shtrimi në mënyrë juridike pranë Parlamentit Evropian dhe denoncimi i shtetit grek në Gjykatën e  Stratsburgut apo të Hagës për genocidin e shkeljen e të Drejtave të Njeriut nga ana e qeverisë greke.
    • Çështja çame të mbetet një problem i hapur dhe që duhet të ketë mbështetje të vazhdueshme nga SHPA “Çamëria” nga Instituti i Kulturës për Çamërinë dhe nga ai koalicion i forcave progresiste në Republikën e Shqipërisë dhe në trojet amtare në interes të çështjes kombëtare.
      Të trajtosh një problem të tillë me një ndjeshmëri shumë të madhe në jetën e një individi që medhe mud të mos ketë lidhe gjeografike me këtë vend, të një vendi ku jeton e që I përket ky komunitet,, të qarqeve diplomatike ndërkombëtare, të një kontinenti në një temë të plotë, është një domodoshmëri e madhe. Së pari, në planin akademik, është një mundësi shumë e mirë për ta njohur sa më mirë e sa më thellë problemim, shpesh të harruar, të gjymtuar, gjë që nuk të ndodh rrallë. Në planin njërzor e kombëtar është një ndjesi individuale që nuk mund të anashkaohet lehtë edhe pse po projektojmë një Evropë të bashkaur në shumë elementë të jetës ekonomike sociale, urbane.. Nevoja për të dhënë disa përfundime natyrisht nuk i përket vetëm një teme, por është edhe një kahje ku duhet të futen shumë faktorë në Shqipëri e më gjërë.   Nuk është e vështirë që të arrish në përfundim se me karakterin e tij shumë kompleks që ka ndikimi i tij në gjeopolitikën shqiptare, është më se i dukshëm. Me këtë rast do të citonim për një moment një mendim që e kemi shkëputur nga libri  “Shqiptarët” shkruar nga George Fret,  i botuar më 1919 në Njy Jork. Kur ai shkruan  për shqiptarët thekson: “Ky popull është shembulli më i lartë i moralit dhe i virtuteve që trashëgon, i fisnikërisë dhe i aftësisë për të mbajtur kokën lart për të mos humbur shpresat. Edhe pse me shekuj me radhë ka qenë  i shtypur nën peshën e tiranisë shkatërruese, ai përsëri pohon me krenari ”Jam shqiptar, edhe po të më flakin në mes të zjarrit” Edhe shqiptarët e Çamërisë i thonë ish shtetasve të vet grekë dhe bashkombasve shqipfolës kudo ku janë  “Jam shqiptar i Çamërisë!”. Përballë kësaj deklarate që nuk është vetëm emocionale, duket se detyrimi i të gjithë faktorëve të mësipërm është shumë i madh për ta zgjidhur atë.   Pas statusit të Shtetit më të ri të Kosovës, të pranuar nga shumica e vendeve me peshë shumë të madhe në gjeopolitikën botërore, pas përpjekejve të dukshme që bëhen në Maqedoni për vënien në jetë e Marrëveshjes së Ohrit ku ka një harmonizim të kërkesave të shqiptarëve në këtë vend apo edhe pas rritjes së rolit të shqiptarëve në Mal të Zi me përfaqësimin më të madh në numër e në ligjvënie, duket se çështja çame ka vendin e vet që nuk mund të injorohet nga asnjë nga ata që merren me të.  Përkundër një lloj heshtjeje që shpesh preket lehtë, mendojmë se duhet një lloj nxitimi, realizëm, vazhdimësi, bashkëpunim në të ardhmen. Kjo çështje do të bëhet realitet në zgjidhjen e saj kur të ketë një harmonizim më të madh edhe të të gjithë faktorëve politikë mbarëkombëtarë.      

    nga Namik Selmani

     

     

     

  • ESHTRAT NË PREVI KERKOJNË DREJTËSI

    forcat malazeze

    ESHTRAT NË PREVI  KERKOJNË  DREJTËSI

        Pasiqë Mali i Zi e okupoi Krahinën e Plavë-Gucisë në tetor të vitit 1912 ,nuk kursehej asnjë formë e zhdukjes së popullsisë shqiptare,etnisë më të vjeter në Ballkan .Duke i vrarë,masakruar,ndrruer fenë e kombësinë dhe përndjekur nga tokatë e tyre.   Për vrazhdësinë e ardhacakëve sllav mbi Shqiptarët dëshmojnë veprat e nderkombëtarëve si:Enquete fans les Balkans",Paris 1914.Leo Preudlich :"Albanians Golgotha".Vienë 1913,Edith Durham:"The Strugle of Scutari"etj.   Pasiqë Veshoviqi e shfryri mllefin e vet duke i vrarë mëse 63 burra të zgjedhur në Vuthaj dhe dhjetra të tjerë rreth e përqark tyre,kaloi në Decan në dhjetor të vitit 1912 duke ia lëshuar vendin kriminelit ordinar:Avro Cemoviqit ( i njohur në popull si Avro Cemi). Ky pasi i kishte pastruar etnikisht rrethin e Istogut të Pejes dhe Rozhajes iu pervesh punes në Guci:Së pari ngriti gjyqet e jashtëzakonëshme ushtarake-mbretërore dhe menjëherë filloi me ekzekutime të njerzve të pafajshem.Pushkatoi njerz në Racinë të Plaves,duke filluar nga 5 marsi i vitit 1913. Pastaj në Guci dhe nga 9 marsi fillon ti dergoi në kufirin   Malazezo-Shqiptar, në Qafë të  Previsë.Sipas rregjistrave të të denuarëve nëpër gjyqet e lartëpërmendura deri me tani dihet se nëper varreza  masive në QAFË TË PREVISË  gjinden eshtrat e: Haxhi Hasit,Haxhi Beqit,Ibrahim Halilit dhe vëllezërve Halil e Murat Haxhiut-të Radonciqëve.   Mulla Sheqit,Mujë Ages dhe dy djemëve të Talit e Hako Ali-të gjithë Omeragaj. Ramë Zeqirit e Hasan Alkut te Kolines. Mala i Haxhi Sejdit-Nikocaj, Sejdo Metku-Laliciq, Ramë Kuja-Shujak.Hako Lita  - i Cekajve. Hako Smajli i Baliqëve, Jakup Arifi dhe Shaban Hasani -  te Pepajve, Began Sharku, Nuc Jakupi e Jupo Rexha – Sharkinaj, Avdyl Zeka, Shaban Hasani e Mehmet Shabani - të Qosaj, Reko Rama i Celajve, Celë Shabani  Gjonbalaj dhe Mal Ibishi.   Grupi i dytë: Hasan Bajri, Adem Basha, Haxhi Shabani, Ali Frci, Bajr Zeqiri, Ibrahim Rrustemi dhe Sylë Istrefi –NIKOCAJ, Avdi Hasani, Iber Ahmet Aga dhe Avdi –Omeragaj, Mulla Emini dhe Mulla Hasi të Bekteshaj, Mujk Ahmeti Delaj, Haxhi Jakupi Laliciq, Adem e Din Radonciqi. Hasan Smajli –Kolina, Ramë Nuri Sujkaj, Nuro Hysi Merkulaj, Asllan Jakupi Ferataj, Bajram Haxhia e Arif Avdyli-Balidemaj, Halil Sejdi-Dërvishaj, Adem Zeka-Qosaj, vëellezërit Shog dhe Hul Sokoli-Gocaj, Muj Gali-Hasangjekaj, Bajram Xhuku-Dedushaj. Por vertetë ka edhe shumë e shumë të tjerë që s’i kanë rregjistruar fare tregon edhe rasti i 16 vjecarit Halil Nimanit-Celaj, nipit te Memë Oses, djali i Memes, sic e quanë rrapsodi popullor të pushkatuar me 9 mars .

    Djali i Memes është tmerrue

    C'janë këto vorre babë tue i marue???

     

          Kështu me gjyq e pa gjyq, sic thot në një rast Akad.Mark Krasniqi, u vranë gjithësejtë 700 veta. Vetem nga Vuthajt 78, duke i përfshirë edhe të Ceremit e Valbones. Ne Dukagjin, kur vdes ndonjë burr pyetin: A ka vdekë pak a krejt? Pak është nese ka lënë djal të hajrit mbrapa e krejt nëse s'ka lënë fare.   Ata të shkretë që kalben në Qafe të Previsë, kanë lënë asi pasardhësish qe sot s’e dinë as cka janë: Do thonë se janë Shqiptar, do Boshnjak, do Turq e ca të tjerë kanë filluar të thonë se janë "Cernogorski Muslimani"!! E cka është më e keqja janë shpërndarë nëpër botë si zogjte e qyqes dhe na bëjnë për të qeshur kur ndegjon se e kanë ngritur një pllakë përkujtimore për të masakruarit ne Previ në një fshat të New Yorkut me emer si sllav-Monte SELLO!! E asesi s'guxojnë ta ngrisin një të tillë në Previ apo në Guci, prej kahit vijnë shumica e të masakruarëve!? Aty ku HASAN BAJRI i tha atë ditë Avro Cemit:"LARGOU SHKJA G’JAT JE AFRUA"... Ndersa vëllezërit GOCAJ: SHOK E HUL SOKOLI, u nisen duke kënduar.   Sidoqoftë, historia është histori, ata kalben në Previ. Në kufi të Shqipërisë më  Mal të Zi duke bërë roje të përherëshmë në atë kufi dhe duke dëshmuar kështu për gjenocidin e parë sllav përmes formacioneve ushtarake të gjeneralëvë fashist Veshoviq dhe Cemoviq ndaj popullit Shqiptar. Ishte ky nje Holocaust  shumë më përpara atij HEBRE të orkestruar nga dora fashiste hitleriane, që ka mbetur i padenuar që plot 100 vjet!!??   Duhet të kërkohet përkrahje nga LQSHA e Dioguardit  dhe nga Federata Panshqiptare " VATRA" që kjo ceshtje të kaloje në tavolinat e kancelarive diplomatike dhe mekanizmave nderkombëtar në Bruksel dhe Washington.   Dihet se Turqinë po e pengojnë Armenet të hyjë në BE për shkak të gjenocidit që ajo e bëri mbi ta në fillim të viteve 20-ta te shek XX. Nuk thuhet kot se Historia që harrohet perseritet. Kjo ekzakt eshtë deshmuar në atë krahinë edhe më 1919 ( kur u vranë e masakruanë 500  veta) dhe me 1944-45 kur u vranë hic më pak se 800 veta,NGA TË NJEJTIT - VASOVIQASIt...    

    (Me shumë për këto ngjarje lexo lib."Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekujë" N.Y.1993)

     

     

    nga Rexhep Dedushaj

     

  • Me synimin, qe nje dite, te flitet edhe Shqip, ne Shtepinë e ...

     ermira babamusta

    Me synimin, që një ditë, të flitet edhe Shqip, në Shtëpinë e Bardhë...                                                                                         Intervistë me Ermira Babamusta, Ph.D.

          Keni ndjekur anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të rinisë suaj?   Ermira Babamusta: Rinia shqiptare ndryshon nga ajo e shteteve të tjera me atë që kam vërejtur unë. Të rinjë shqiptar janë më të angazhuar në çështje sociale dhe politike, më ambicioz për jetën, mësojnë gjuhë të huaja deri në shtatë, kanë përgaditje të mirë akademike dhe kanë kulturën e tyre. Këtu luan rol dhe familja si shtylla kryesore në formimin e një adoleshenti/e, gjë që reflekon dhe vlerat dhe traditat e forta shqiptare. Gjuhët e Huaja kanë qenë vitet më të mira për mua, si profesorët e përkryer të mi, drejtori i shkollës (në atë kohë 1995-97) dhe shokët e klasës. Kanë qenë momente të paharruara për mua. Edhe sot mbaj lidhje me miqësinë e shkollës së mesme. Gjatë kësaj kohe kam jetuar në Tiranë dhe qenë nën përkujdesjen e jashtëzakonshme të xhaxhait të babait tim, Ibrahim Babamusta dhe nënë Sadetja, si dhe djali i tyre Neritan Babamusta dhe bashkëshortja e tij, Myhrije Babamusta. Në këto vite më ka pëlqyer shumë matematika dhe kam marrë pjesë në shumë konkurse në shkallë kombëtare për të përfaqësuar shkollën që në tetëvjeçare.   Tre ngjarje të fëmijërisë time janë të paharrueshme për mua edhe sot: E para, demonstratat e para antikomuniste që u bënë në Kavajë me 26 mars 1990, ku mora pjesë me babain, Neki Babamusta. Mbaj mend që babai më shtërngonte fort dorën (isha vetëm 10 vjeç atëherë) dhe mami më përgaditi ujë të ngrohtë me sheqer kur u kthyem në shtëpi natën vonë sepse isha e tronditur nga ngjarja dhe turma e njerëzve.   E dyta, në 1997 u bënë protestat në  Tiranë kundër luftës në Kosovë. Lashë orën e mësimit pa leje nga Gjuhët e Huaja, me disa shoqet e mia dhe shkuam në protestë para universitetit Politeknik për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare në Kosovë. Në këto kohë po lexoja historinë e pushtimit të Rusisë nga Napoleoni i Francës në librat me 4 vëllime të  Tolstoit ‘Lufta dhe Paqja”. Kur mora mora vesh fillimin e genocidit në Kosovë (isha 14-15 vjeç), jam strukur në dhomën e miqve të shtëpisë time dhe kam qarë me naivitetin dhe çiltërsinë e një fëmije, sepse nuk kuptoja pse serbët po vrisnin shqiptarët, ose pse njerëzit po vriteshin me njëri tjetrin. I jam lutur Zotit për mbrojtje të shqiptarëve dhe për paqe midis serbëve dhe Kosovës dhe mençuri për liderërt e dy vendeve. Sot që i kujtoj këto momente më bën përshtypje konceptimi im për humanizmin dhe botën në këtë moshë kaq të re.   E treta, po në 1997 kur u bënë grevat e urisë në Tiranë kundra Skemës Piramidale, kam punuar dhe përkthyer për të vetmën radio/TV të huaj lejuar në Shqipëri, nga Hollanda që transmetonte lajme për luftën në Kosovë dhe gjëndjen në Shqipëri. Mbas intervistës me grevistët, gazetarin hollandez e gjuajtën rojet me fundin e armës që kishin me vete dhe mua më pyetën për mbiemrin dhe më morën dokumentat. Kur u larguam nga ndërtesa, na qëlluan me plumba te makina jonë. Nuk e di si kemi shpëtuar. Gazetarin hollandez, miku im Heraldi, e kam takuar sërish pas shtatë vitesh në 2004 në Washington DC, dhe shpeshherë kujtojmë historitë e Shqipërisë.   Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria? Ermira Babamusta: Kam qenë 16 vjeç kur u largova nga Shqipëria dhe nuk u largova me dëshirë. Atëherë nuk e kuptoja pse familja më largoi nga vendlindja. Tani që jam e pjekur i kuptoj arsyet më mirë. E kam bërë kornizë në mendje momentin kur u nisa në aeroplan dhe familja më bënte me dorë te Rinasi, dhe mami kishte lot në sy. Shumica ishin të lumtur që unë po ikja në Amerikë, unë vetë nuk doja dhe isha e hidhëruar por pranova dhe respektova vendimin e familjes. Disa kishin kritikë që vetë si femër po ikja në një vend të huaj, dhe më përmendnin mundësitë më të këqijat ku do përfundoja. Por ky largim nga vendlindja ishte fillimi i hapjes së mendjes time dhe kuptimi të një bote krejt tjetër, si nga kultura, jetesa dhe vetëdija.   Për cilat arsye u larguat nga vendlindja dhe çfarë  njohurish kishit për SHBA ju atë kohë? Ermira Babamusta: Familja ime ka qenë e persekutuar nga diktatura për veprimtaritë demokratike-patriotike dhe për arsye sigurimi më larguan nga vendlindja. Babai e kishte bërë plan me kohë që unë të shpërngulesha në Amerikë dhe më këshillonte të mësoja dhe të dilja mirë me mësime. Gjatë 40 viteve që ka punuar si mësues ka ruajtuar atë rrogën e tij si dhe pensionin afro $30 që merrte në muaj për edukimin tim jashtë shtetit. Edukimi brenda dhe jashtë vendit është traditë familjare e fisit tim. Xha Ibrahim Babamusta ka mbaruar shkëlqyeshëm me medalje të artë të Perandorit të Austrisë Franc Ferdinandi nga viti 1920-27. Meqë isha larg babait dhe familjes time të dashur,  xha Ibrahimi që u përkujdes për mua e konsideroja si gjysh dhe më mahniste me karakterin e tij të dashur, paqësor, intelektual dhe diplomat. Kam mësuar shumë prej tij dhe familjes së tij gjatë fëmijërisë time në Tiranë. Një figurë tjetër e dashur e fëmijërisë time është gjyshi (babi i mamit) Kastriot Cani, me të cilin kam kujtime të dashura në Peqin, i cili ka ndërruar jetë.   Aplikova për programin ‘Exchange Student Program” si studentja më e mirë dhe me notat më të larta te Gjutë e Huaja dhe më doli në Oklahoma, Sh.B.A. Unë dhe babi nuk e kishim ndëgjuar ndonjëherë këtë emër, dhe po shpresonim ose Florida ose New Yorku. Hapëm hartën dhe zbuluam Oklahomën afër Teksasit. Shkollën e mesme e përfundova me pikët më të larga (g.p.a. 4.00) dhe kam bërë konkurse matematike dhe në spanjisht në shkallë kombëtare në Sh.B.A., ku kam fituar dhe shumë çmime.   Keni mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar “UN Diplomacy / Diplomacia e Kombeve të Bashkuara” si e ndien vetën Ermira?   Ermira Babamusta: Unë e konsideroj veten si njeri të thjeshtë dhe kujtoj një shprehje të babait që “pasuritë dhe gradat njeriu nuk i mer me vete në varr”. Mendoj se nëse një njeri i dedikohet zanatit, punon shumë dhe i bën gjërat me drejtësi dhe pastërti në zemër, mund të arrijë majat, sidomos në Amerikë dhe në Perëndim. Gjithmonë kam synime në jetë, i vej vetes qëllime, dhe planifikoj për të ardhmen ku e shikoj veten 10-15 vite më larg. Shikoj realitetin, mësoj nga përvoja, përmirësoj veten dhe veprimet e mija dhe jam largpamëse.   Vlerësoj profesorët dhe mentorët e mi të universitetit Waldorf College (BA: Political Science, History, Humanities), Minnesota State University (MA: Public Administration), Long Island University (MA: Political Science; Post-Grad: UN Diplomacy) dhe West Virginia University (Ph.D.: Political Science: Foreign Relations/EU Law/National Security/PA).   Arsimimi është i nevojshëm për të arritur diku në jetë dhe për informim, por shkolla nuk të jep edukatën, llogjikën dhe kulturën që i duhet njeriut. Që një shoqëri të eci përpara, duhet të jetë edukimi për qytetarët si dhe është e nevojshme kultura dhe dashuria për mirëqënien e njerëzimit (shoqëria), të vendbanimit (mjedisi) dhe të individit (vetja). Nëse këto principe nuk janë në harmoni ka prapambetje në të treja aspektet e përmendura në shoqëri dhe politikë.   Jeni kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare, çka don të thot kjo për ju si një e re?   Ermira Babamusta: I kam mbaruar studimet në kohë rekord, shkollën e lartë katër vjeçare e kreva për 3 vjet, dy masterat dy-vjeçare i kreva brenda një viti secilin, dhe doktoraturën 5-vjeçare brenda 4 viteve. Planifikoj të marr diplomën në verë 2013. Doktoratura ka qenë një shtyrje nga vetja dhe babai. Babait i mohuan të drejtën e arsimit të lartë. Dhe me këmbënguljen dhe ambicien e tij ka përfunduar universitetin me korrespondencë, ku ka mësuar dhe është edukuar vetë dhe ka dhënë provimet vjetore për të marrë shkollën e lartë. Më pas babin e internuan nëpër fshatëra dhe në Veri të Shqipërisë ku dha mësim. Babai në atë kohë synonte të mësonte italisht, por diktatura e konsideronte atë si ‘tradhtar’ vetëm se ai kishte dëshirë të mësonte një gjuhë të dytë, dhe të mësonte për kulturën e vendeve fqinje. Këto janë taktika të qeverisjeve të vendeve të ndryshme në botë, ku nëpërmjet frikës së popullatës, mohimit të dijes, dhe propagandës mbajnë popullin nën kontroll, injorim dhe izolim.   Më alarmon fakti që në vitin 2013 për të hyrë në program doktorature në Kosovë provimi jepet një herë e 5 vjet. Dhe nëse nuk e fiton duhet të presësh pesë vjet të tjera që ta provosh sërish shansin. Ky rregull duhet ndryshuar patjetër, të bëhet çdo vit konkursi dhe më shumë universitete të ofrojnë programe të doktoraturës jo vetëm në Prishtinë. Kjo detyron rininë dhe inteligjencën shqiptare të largohen nga vendi, shumica kanë më shumë shanc në vendet fqinjë ku nuk kanë përkrahje, përfshi Serbi, Rusi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri. Qeveria vendore duhet të investojë në gjeneratën e re që po rritet në Kosovë për t’i dhënë edukimin dhe njohuritë e duhura që të jenë më të pregaditura për funksionin që do kryejnë. Një gjeneratë e edukuar prodhon ekspertë në fusha të ndryshme, që nënkupon një Kosovë të mirëqenur dhe më të avancuar.   Në vitin 2007 keni krye hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës, çfarë ka qenë roli juaj këtu?   Ermira Babamusta: Në 2006 kam punuar në Departamentin e Paqes tek Kombet e Bashkura në New York. Kam ndjekur nga afër seancat në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Kosovës si dhe bisedimet multilaterale Serbi-Kosovë-USA në OKB. Në 2003 dhe 2004 kam punuar si eksperte e punëve të jashtme në Washington DC në Kongresin Amerikan, në të dyja dhomat, për Senatin (Senator Harkin, anëtar i Foreign Affairs Committee) dhe në Dhomën e Përfaqësuesve (Congressman Kennedy). Gjatë punës time në qeverinë amerikane kam dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve Sh.B.A-Kosovë-Shqipëri. Çështjen e Kosovës e ngrita dhe para senatorëve dhe kongresmenëve amerikan në seancën zhvilluar në Kongres në verë 2004, në takimin  me z. Colin Powell (sekretar shteti gjatë administratës të Presidentit Bush). Pasi e falenderova në emër të Shqipërisë dhe Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme të Amerikës ndaj shqiptarëve, salla e Kongresit Amerikan u mbush me duartrokitje. Dhe z. Powell më kërkoi ta përfaqësoj dhe tregoi respektin për familjen dhe babain tim, Neki Babamusta para senatorëve.   Në 2007 kreva misionin e parë diplomatik për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të masterit në Kosovë nën kujdesin e UNMIK-ut, UNHRC dhe Long Island University. Monitorova bisedimet diplomatike shumëpalëshe New York-Prishtinë dhe dhashë rekomandimet e mija në punimin tim shkencor me titull “Kosovo Status Talks: A Case Study on International Negotiations”. Punimi im shkencor publikuar një javë para ngjarjes historike në shkurt 2008 parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Po në 2008 hapa gazetën time Prishtina Press (www.prishtinapress.info) me botim në Prishtinë (2008-10), si mjet i diplomacisë digjitale dhe përkrahje për diasporën dhe kulturën shqiptare.   Në 2012-13 kreva misionin e dytë diplomatik nëpërmjet ministrisë së Diasporës dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, dhe West Virginia University, Sh.B.A. Qëllimi i misionit është njohja e pavarësisë së Kosovës, sukseset në vend dhe rekomandimet e mia. Punimi shkencor do botohet si libër në anglisht dhe shqip.   Si shqiptaro-amerikane si e ndjeni veten?   Ermira Babamusta: Jam krenare të jem shqiptaro-amerikane, përfaqësuese e dy shteteve më historik në botë. Amerika është  ëndërra e botës dhe vendi i demokracisë, ndërsa Shqipëria është pika strategjike e Ballkanit me histori dhe kulturë të lashtë. Kam jetuar në Amerikë që në vitin 1998.   Në Shqipëri u ktheva pas 15 vitesh për herë të parë me rastin historik madhështor të 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në nëntor 2012,  me ftesë të z. Artan Minarollit, Ministrisë të Kulturës dhe Kryeministrit z. Sali Berisha. Mora pjesë në organizimin e përkryer të festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar me rastin e 100 vjetorin, nën drejtimin e vizionarit të madh, Artan Minarolli dhe të nderuarën znj. Majlinda Tafa. Na nevojiten më shumë njerëz të mëdhenj si z. Minarolli dhe znj. Tafa sepse janë ambasadorë të denjë të kulturës dhe artit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Duke promovuar talentet e kulturës shqiptare në Shqipëri, Europë dhe Amerikë, bota njeh dhe më mirë vlerat dhe traditat shqiptare. Duhet më shumë përkrahje dhe financim i programeve të tilla si metodë diplomatike dhe kulturore për të forcuar imazhin pozitiv shqiptar. 100 vjetorin e Shqipërisë e kam festuar në New York (me Vatrën), Tiranë (me festivalin e 13të të Filmit dhe Ministrinë e Kulturës), në Shkup dhe në Prishtinë.   Qëndrova një ditë në Tiranë dhe u largova për në Prishtinë të nesërmen ku jetova mbi 2 muaj për misionin tim zyrtar diplomatik për njohjen e pavarësisë të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të doktoraturës. Gjithmonë them që zemra ime është në Kosovë dhe ka për të mbetur kështu ky fakt. Populli kosovar më  ka bërë  një  pritje madhështore në  vitin 2007 dhe në  2012-13. Vlerësoj mikpritjen e jashtëzakonshme të familjeve “Gashi”, “Kunoviku” dhe “Hajredini”.   “Home’ për mua konsideroj Amerikën ku kam kaluar gjysmën e jetës time të pjekurisë. Familjen e kam në Angli dhe verën dhe festat e fundvitit i kaloj bashkë me prindërit e mi të dashur. Është vështirë të them ku është vendi im meqë kurbeti na ndau në kontinente të ndryshme dhe larg familjes. Po kudo që jeta të më çojë, nuk e harroj prejardhjen time, historinë dhe origjinën e vendit tim - Shqipërinë, si dhe prejardhjen e gjyshërve të mi - Kosovën. Gjithashtu vlerësoj jashtëzakonisht SH.B.A.-në që u bë vendi dhe shtëpia ime e dytë dhe më dha kulturën e duhur, edukimin dhe një jetë që nuk do e kisha imagjinuar dot diku tjetër. Arritjet që kam patur në Amerikë i kam bërë vetë, me forcat dhe përpjekjet e mia pa përkrahjen e ndonjë njeriut dhe nuk do e doja ndryshe.   Mbi të gjitha e konsideroj veten njërëzore dhe humane, ku kam qëllim parësor përmirësimin e njerëzimit dhe civilizimit të sotëm dhe paqe. Si një individ, si një zë, si një e ardhme ku mund të jap unë kontribut për të patur ndryshim për më mirë – kjo është një pyetje që e kam në mendje në çdo aspekt dhe nivel të jetës time. Për mua çdo gjë fillon me individin. Një individ i kulturuar dhe me ambicie për zhvillim, sjell një shoqëri të mirë, një qytet, një shtet të fortë. Kjo influencon shtetin fqinjë dhe mënyra se si sillemi me njëri-tjetrin në aspektin global. Një veprim i thjeshtë i një individi të vetëm lidh si zinxhir të ardhmen e njerëzimit jo vetëm për veten e vet por dhe për vendin ku jeton dhe tërë botën. Prandaj duhet të synojmë si ta çojmë përpara kulturën tonë për të mirën e tërë botës. Duke vepruar kështu, njeriu heq atë Ego-n dhe Superego-n (filozofia Frojdiane) e vetes dhe jep mund për tërësinë. Pra duke u nisuar në aspektin vetiak, me një princip të një personi, rezultati nuk është më vetjak, kjo humbet kur synimi është human për të mirën e grupit,shoqërisë, botës.   Krenoheni  me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi nga kongresi amerikan ndaj punës tuaj dhe familjes tuaj?   Ermira Babamusta: Të parët e mi Babamusta dhe Cani kanë luftuar për lirinë, tokat,  të drejtat e shqiptarëve dhe përhapjen e gjuhës shqipe në momentet më kulminante të historisë Shqiptare, duke ruajtur një lidhje të fortë diplomatike 100 vjeçare midis Shqipëri-SHBA-Angli. Dhe unë synoj të vazhdoj në hapat e tyre dhe misionin e tyre patriotik. Të dy fiset për 100 vite kanë luftuar që nga lufta e Shkodrës në tetor 1912 krahas vëllezërve të tjerë shqiptarë, dhe vazhdojnë të kontributojnë dhe sot në bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera. Falenderoj respektin dhe vlerësimin që i dha Senati Amerikan gjyshit tim me vdekjen e tij në 2003, ku senatorët u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë zi. Gjithashtu vlerësoj nderin nga Kongresi Amerikan në 2004 ndaj familjes Cani, Babamusta dhe punës time me tre dekorimet e veçanta dhe ngritjen e flamurit amerikan në shenjë respekti në Capitol Hill, Washington DC.   Aktitivtei patriotik i fisit Cani dhe Babamusta fillon në tetor 1912 kundër pushtueseve serb, me Luftën e Shkodrës, ku krahas 200 të vrarëve nga Kavaja dhe Peqini ishin dhe të afërmit e fisit Cani dhe Babamusta. Ndërsa gjyshi im Beqir Babamusta u plagos në luftën e Shkodrës.   Në familjen Babamusta në Kavajë u mirëprit me 25 nëntor 1912 diplomati i madh Ismail Qemali nga gjyshi, Beqir Babamusta, dhe vëllezerit e tij Osmani, Murati dhe kushërinj të tjerë. Kurse Ramazan Cani (gjyshi i mamit) me 26 nëntor 1912 me çetën e tij së bashku me çetën e patriotit Bajram Xhani nga Kavaja shoqëruan me çetat e tyre të armatosura Ismail Qemalin në Vlorë, duke iu kundërvënë forcave pro-turke dhe bejlerve agallarëve të Myzeqesë.   Ramazan Cani (gjyshi i mamit tim, Suzana Cani Babamusta), është me prejardhje nga Kosova nga Canët e Dibrës së Kosovës, me lidhje fisnore me fisin Gashi. Gjatë viteve 1910-22 Ramazan Cani (Patriot i Madh, dekoruar 7 herë për vlera patriotike, Dëshmor i Kombit) ka krijuar çetë luftarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga shovenistët serb dhe grek. Ramazan Cani u vra nga reaksioni feudal në Shqipëri në vitin 1922.   Ramazan Cani, në bashkëpunim me forcat patriotike të Shqipërisë dërguan në Paris Avni Rustemin i cili vrau tradhtarin e kombit Esat Pashë Toptanin (e egzekutoi në Paris në 1916). Ndërsa vetë Ramazan Cani po në vitin 1916 egzekutoi kandidatin për mbret në qeverinë tradhtare të Durresit Kadri Beun (qeveria tradhtare e Durrësit kërkonte që Shqipëria t’i kalonte Italisë 1918-19).   Në Kongresin e Lushnjes, shkurt 1920, çeta patriotike e Ramazan Canit siguroi punimet e Kongresit të Lushnjes, me detyrë ruajten e kongresmeneve dhe marrvajtjen e Kongresit, me veprimtari në Shqipërinë e Mesme. Ramazan Cani ishte krahu i djathtë i patriot Aqif Pashë Elbasanit dhe Bajram Currit, dhe i vëllezërve Myslim dhe Shqyri Peza. Ramazani vinte me porosi të Aqif Pashe Elbasanit, delegues nga Peqini, përfaqësues në Kongresin e Lushnjes për zonën e Peqinit dhe Elbasanit. Ramazani dhe i ati, Mustafa Cani, u vranë atë e bir nga reaksioni feudal në Shqipëri.   Kastriot Cani, (Veteran, biri i Heroit Popullar Ramazan Cani dhe gjyshi im) ka patur pseudonimin ‘Furtuna’ gjatë luftës antifashiste 1941-45. Në vitin 1945 ka marrë pjesë përkrah partizanëve për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera të ish Jugosllavisë. Gjatë viteve 1944-46 Kastriot Cani, bashkë me djalin e xhaxhait, Mehmet Babamusta (Dëshmor Kombi), u lidhën me organizatën antikomuniste ‘Fronti i Rezistencës’ dhe  bashkëpunuan me zbulimin anglo-amerikan për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Kreu i organizatës “Fronti i Rezistencës” Hamdi Frashëri u zbulua nga sigurimi i shtetit shqiptar dhe pushkatua. Djali i xhaxhit të gjyshit tim, Dill Cani, nënkryetar i organizatës u dënua me 101 vjet burgim të përjetshëm, dhe të tjerët u persekutuan dhe pushkatuan.   Xhaxhai im Qemal Babamusta duke  bashkëpunuar me djalin e xhaxhait Mehmet Babamusta (dëshmor i kombit) dhe vëllain e tij Isuf Babamusta, nëpërmjet Mustafa Gjinishit (djali i tezes së tyre) qenë pranë oficerave të shtabit anglez. Gjatë vititi 1943-44 Anglia dërgoi oficerë anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm për të ndihmuar Shqipërinë gjatë Luftës së II Botërore. Në këtë kohë Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe më pas nga Gjermania naziste. Qemal Babamusta (nacionalist, veteran lufte) u arrestua në kohën e komunist, dhe u burgos në vitin 1947.   Ndërsa babai im, Neki Babamusta (Mësues i Merituar) nuk pranoi t’i shërbente sigurimit të shtetit gjatë komunizmit për të cilët nga tronditja psiqike që iu shkaktua u shtrua në spital në Elbasan. Prindërit e mi u panë me sy të keq nga diktatura dhe u lanë pa punë disa herë. Në kohën e diktaturës mamin (Suzana) e quanin mbesa e spiunit të Cias amerikane. Ndërsa mua më refuzuan hyrjen në shkollën e mesme.   Me fillimin e proçeseve demokratike babai me shokë të tjerë krijoi Shoqatën Patriotike Kombetare me parudhën “E duam Shqipërinë si Amerika”.  Shoqata kishte për mision: rivlerësimin e figurave patriotike dhe të persekutuarve, hulumutimin për Kosovën martire, përkrahjen e familjeve kosovare dhe forcimin e miqësisë SHBA-Angli-Shqipëri.   Familja Babamusta dhe Shoqata Patriotike me 15 mars 1992  pritën ambasadorin e parë amerikan, Reilson, në Kavajë. Ambasadori u shoqërua nga ish-lideri i opozitës z. Sali Berisha. Me propozim të babait qendrës së qytetit të Kavajës iu vu emri ‘Sheshi Amerika’.  Në Amerikë (1999-2004) prindërit punuan për forcimin e miqësisë Shqipëri-Amerikë dhe bashkëpunuan me radion Alba në Detroit, Michigan, për sensibilizimin e opinionit për çështjen e Kosovës (1999). Babai, Neki Babamusta është dekoruar tre herë, si mësues i merituar, për vlera patriotike dhe nga Kongresi amerikan.   Babai më tregon se në shtëpinë tonë në Kavajë, kemi strehur familje izraelite gjatë luftës në nëntor 1943 për 6 muaj nën lidhjen e besës. Po ashtu familja Babamusta ka strehuar edhe gjashtë ushtarë italian dezertor (tetor 1943) në kohën kur pushteti i Musolit u rrëzua në Italinë fashiste.   Keni  punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës  në 2008 dhe 2012 si drejtoreshë e fushatës në shtete të ndryshme në SHBAPresidenti Obama ju nderoi dhe me një ftesë zyrtare për ceremoninë e inagurimit në Janar 2013 në Washington DC. Si ishte përvoja e juaj nga këtu?   Ermira Babamusta: Pasi përfundova trajnimin për fushatën, fillova punë në Florida si ‘field organiser’ organizuese në terren, më pas u zgjodha drejtuese e skuadrës (team leader) dhe më pas drejtoreshë “GOTV director” (GOTV - Get out the vote), ku kisha nën mbikqyrje 4-5 qytete në Florida. Po në 2008 më zgjodhën organizuese për 2008 Democratic National Convention, në Denver, Kolorado, me 75,000 pjesëmarrës, ku senator Barack Obama pranoi nominimin e partisë Demokratike.   Në 2012 administrata e Obamës më telefonoi dhe kërkoi të punoj për ta sërish në W Virginia, Ohio dhe Philadelphia, PA në rolin e drejtueses për monitorimin dhe trajnimin e vullnetarëve gjatë përgaditjes për proçesin e votimit. Me ftesë nga Presidenti mora pjesë në ceremoninë e inagurimit dhe darkën zhvilluar me 21 Janar 2013 në Washington DC. Ishte një manifestim historik dhe madhështor, të cilin e përjetova edhe në Janar 2009.   Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?   Nocioni i suksesit ndryshon me konceptimin e njeriut dhe nocioni i rëndësive ose prioriteteve në jetën e secilit. Të tjerët konsiderojnë sukseset tek unë: puna në administratën e President Barack Obama, në OKB dhe Kongresin Amerikan, edukimin e lartë, Prishtina Press, vlerësimi nga Kongresi dhe senatorët amerikan, titulli “Gruaja e Kurajos” nga Instituti i Paqes “Kessel Peace Institute”, etj.  Unë besoj se nuk e kam arritur akoma suksesin që dua. Kur të jetë Shqipëria dhe Kosova mirë dhe të bashkuar atëherë do jem dhe unë mirë. Kur njerëzimi do mendojë për zhvillimin e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe të mos ketë më luftëra atëherë do kem dhe unë paqe shpirtërore.   Në nivelin personal vlerësoj maturinë, durimin, karizmatikën, inteligjencën, tolerancën, etjen për dije dhe zhvillim/përmirësim vetiak. Në aspektin shtetëror luftoj për të drejtat e njeriut dhe gruas, për paqe, zhvillim ekonomik dhe progres sidomos në Kosovë, forcimin e lidhjeve ShBA-Kosovë-Shqipëri dhe mbrojten e vlerave demokratike.   Kam jetuar në Francë (në 2010) ku dhe kam studiuar nëpërmjet EU (BE-së) dhe Universitetit të Strasbourg (Francë) dhe WVU në SHBA, me fokus “BE-ja dhe Sistemi Ligjor Evropian”. Pasi të mbaroj doktoraturën synoj të jem në departamentin e shtetit në ShBA ose në Shtëpinë e Bardhë. Në të ardhme e shikoj veten si ambasadore ose si politikane  me kandidaturë në Sh.B.A.   Një diplomat kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Si është nga natyra Ermira?   Ermira Babamusta: Mendoj se natyra e vërtetë e njeriut tregohet në momentet më kritike dhe vështira në jetë, të cilat unë mundohem të tregohem e qetë, e durueshme, karizmatike, e ndëgjueshme, inteligjente dhe e drejtë. Në synimet e mia jam kurioze, këmbëngulëse, idealiste në motivim por realiste në praktikë, e pandalur, largpamëse, ambicioze dhe humaniste. Çmoj kultura të vendeve të ndryshme dhe respektoj historinë e secilit vend. Në larminë globale vlerësoj mirëkuptimin midis shoqërive dhe taktikat diplomatike bazuar në përpjekje pozitive midis vendeve.  

    nga Sokol Demaku

  • Skice (ese)...ah sikur...!

    [caption id="attachment_2525" align="aligncenter" width="225"]ah sikur ah sikur[/caption]

    AH  SIKUR…! Skicë-esé, për genjeshtrën… 

      Na gënjejnë qysh  në  lindje. Po, po! Me një biberon gënjeshtër (rrens), mamatë  na “mashtrojnë”,e na bëjnë  të besojmë  se  kemi  gjirin e tyre në gojë. E ne, as motakë, në  abc-në  e vetëdijes  sonë  hapvogël  themi : “Ah sikur!” “Sikur  të kishte qumësht, ky “gji”, atëherë  do të  ishim më mirë, sa të qetë do flinim!” E këtë, e themi me sytë, qe ia ngulim mamave tona, të cilat mendojnë se nuk kuptojmë, e vazhdojnë punën të qeta. Ndonjëherë  zemërohemi aq shumë,  sa qajmë. Kjo, është  protesta  jonë  e vetme ndaj “gënjeshtrës” që na bëjnë, sapo lindim. Po  edhe  ne gjithashtu, gënjejmë fëmijët  tanë. Po, po, i gënjejmë në të njëjtën mënyrë. Një “gënjeshtër” që na e mësuan  të tjerët  qysh në lindje,  e zbatojmë  edhe ne, jo pa kuptuar, por me vetëdije. Nis  kështu “riciklimi” i gënjeshtrës, dhe trashëgimi  i  saj. Ne një moshë  pak më  të  madhe, kur i pyesim  mamatë  tona se, si lindëm , asnjëherë  nuk na kanë treguar te vërtetën.   Por ndonjëherë, edhe kur u  themi të vërtetën, fëmijët  s’besojnë.   Pasi i thashë vajzës  sime, që  e kisha lindur me operacion, filloi dyshimi i  saj, se mos  ndoshta,  ish’ e  birësuar, për  faktin se është e vetme.   Disa  gënjeshtra,  i marrim për  të vërteta, e disa të vërteta i marrim si gënjeshtra. Natyra e njeriut, është  sa e komplikuar  aq  edhe  e pafajshme. Ndonjëherë na pëlqen të na gënjejnë.   Ndonjëherë, na gënjejnë, dhe ne, bëjmë sikur besojmë.   Ndonjëherë na gënjejnë  dhe  s’e kuptojmë kurrë, gjithë jetën   Na kanë  gënjyer edhe në shkollë.   Na  kanë  gënjyer librat, kur  shkruanin, se ishim vendi më i  lumtur dhe i lirë në botë, paçka se i binim derës së komshiut  në  fund të  pesëmbëdhjetëditëshit, për huanë e zakonshme.   E ne, i gëzoheshim të lumtur kësaj “mrekullie” që natyra ia kishte dhënë vetëm vendit  tonë  të bekuar. (Oh, ç’gënjeshtër e bukur!Të mundësh të  jetosh e mbijetosh nga një mashtrim!)   E na dhimbsej  bota e “shkretë” e njerëzit e saj të uritur e të varfër! Në njëfarë mënyrë na gënjyen edhe mësuesit qe na i spjeguan këto libra.   Mësuam të  gënjejmë, për mësimet, për notat e për ndonjë  gjë të vogël. Gënjyem dhe kur dolëm me  ndonjë djalë, deri në ditën që ai, u bë dhëndërr shtëpie.   Po Sot?   Gënjeshtrat sot, janë kthyer në murlan që  fryn  nga të katër anët. E ne, të çoroditur mundohemi të mbrohemi, të  strukemi,e  herë-herë të vëmë në punë  imunitetin që organizmi ynë  ka mundur të fitojë  nga përballja,  me thurje e ndërthurje, kompozim e dekompozim  të viteve të gënjeshtërt  e gënjeshtrat  e sa e sa viteve.   Sot  gënjeshtra, ështe modernizuar. Gënjeshtrat,  veshin  fustanet  e shekullit  të njëzet e një, minifunde  të blera  on line. Gënjeshtrat  ecin me vetura të shtrenjta, jetojnë  në apartamentpallate.   Gënjeshtrat  s’dalin lakuriq, nuk prostituojnë. Ato kanë  pronar/e  që i mbajnë  fort, me fanatizëm e xhelozi. Gati-gati, të vjen  t’a  kesh  “zili” gënjeshtrën. E ç’bejmë ne, kur kjo  lartohet kaq bukur e hijshëm para syve tanë?   Nisim edhe ne, të  gënjejmë  veten.   A nuk  është  gënjeshtër ndaj  vetes, kur s’duam  të pranojmë  diçka që ndodh  konkretisht,por “ënderrojmë” mënyrën  që do të donim ne?   A nuk genjejme veten,kur nuk arrijmë  dot  atë që duam, kur nuk arrijmë synimin, postin, njeriun që pëlqejmë, mirëqenien, paratë, kur s’mundemi  t’i   blejmë fëmijës atë që do?   Ne keto raste, ndërgjegjia dhe vetëdija naivizohen me dashje prej nesh, per t’ia lënë vendin fantazisë së gënjeshtert, që ne të mos ndiejme shumë zhgënjimin e mos arritjes së qëllimeve tona.   Në çastin që fillojmë të gënjejmë veten, e i shohim ndodhitë, njerëzit, me syrin që do na pëlqente, tashmë,  megjithese të rritur, ashtu sikurse motakë përsëri themi:   “Ah, Sikur!” E  thirrja dëshirore, vihet në punë me nxitim, larg vetëdijes që s’do të na lejonte  të pranomin gënjeshtrën si trampolinë, për të  arritur  atë  që do të donim. “Ah, sikur!”- themi në  a-b-c-në  tonë motake. “Ah, sikur!”- themi ne  y-z-zh-në  tonë maturë. E pavarësisht se na gënjejnë e gënjejmë, pavarësisht nga timbrimi i bukur në të shqiptuar i “ah, sikur!”, gënjeshtra më  e keqe është ajo ndaj vetes. Zgjidhja më e mirë  është ndarja me të, për të mos qenë të droguarit-vartës të saj. Të  jesh  i  lirë, e të shohësh me  sy hapur, nuk është  dhe  aq e vështirë, paçka se mund të  jetë dhe  e dhimbëshme, paçka se diku mund të ketë shumë diell, e diku shumë  shi…   “Ah, sikur!”…të mos kishte lindur kurrë gënjeshtra!  

    nga Drita Lushi

  • Tregim - Kukulla

    kukulla

    KUKULLA

      Veshtrimi  im asht ndalë atje në thellësinë e detit, tek  ajo pikë ku bashkohen dy kaltërsitë. Asht një ditë e nxehtë  vere, po në breg të detit  nuk  ndihet  aq shumë, sepse një erë e lehtë të  përkëdhel. Costa Azzurra. E ku mund të jetë ma bukur? - i them vedit. Këtu je në Francë, je në një qytetnim të naltë,  je në një vend luksoz, ku madamat 80-vjeçare janë të stolisuna, sa ke kënaqësi me i pa. Je në Francë - i them prap vedit . Asht një rastësi që ndodhesh këtu, po asht një rastësi e bukur dhe shijoje bukurinë, e jo vetem të detit, po edhe të njerëzve që shikon përreth. Shijo bukurinë e skafave, barkave me vela, yacht  madheshtorë, që nuk i afrohen bregut, përveç se kur të ulet dielli me i lëshue vendin hanës. Je në Francë - përsëris.   Më kujtohet një frazë e shkrimtares franceze Barbery “Eleganca e Iriqit”. Personazhi i saj kryesor, Paloma, një vajzë 12-vjeçare, e depresionueme, nga një familjeje e  pasun. Në një reflektim të saj, thotë, me sa më kujtohet:  Ishim  te Angjelina, nuk asht pak. Asht një vend simbolik. Kur merr çaj te Angjelina je në Francë, në një botë të pasun, me një hirarki  të përcaktueme mirë, rracionale , të sjellshëm, të civilizuem. Si do ia bajë Teo i vogël? Ka kalue 3 muejt e parë të jetës së tij në Tailandë, në një botë orientale, ku dominojnë vlerat dhe emozione, ku hyn në lojë simbolizmi në festën e fshatit, ku nderohet zoti i shiut, në një botë ku femijët janë të zanun me besime  magjike …… Dhe ja ku ndodhet Teo i vogël në Francë, i zhytun në zgjedhjen e vazhdimit në një kulturë tjetër e në një pozicion të kunder, siç janë vetë dy kontinentet,  Azi – Europë, nga bota e të varfënve, në ate të të pasunve. Nuk mendoj aspak për sfilaten e karnavaleve të darkës. E di se do të marr pjesë, po nuk jam as e emocionume dhe as e ndrojtun, si mendoja, edhe pse më kishin thanë se kjo sfilatë kishte randësinë e vet, jo vetem për paraqitjen e veshjeve të karnavaleve, të punume aq bukur, me delikatesë, deri në detajet ma të imta, po edhe pse në këte sfilatë do të kishte njerëz me randësi nga bota e spektaklit, e bile këtu shpërndaheshin edhe diploma të randësishme, që kush nuk i andërronte. Disa vjet ma parë, në një restorant hotel, ose mund të them ma mirë (mbasi e pashë), në një kështjellë ku do shkonim me ba sfilaten, kishte kene aty  Bill Klinton. Mirëpo unë nuk po mendoja këta detaje, as kostumin që do të vishja. E dija se ishte kostum shtrige, po nuk e kisha pa ende. E ulun në breg të  detit, po mendoja se kisha pa një dyqan ambëlsinash  dhe nuk mund të rrija ma në breg pa shkue “me i ba inventarin”, mbasi asht specialiteti im. Njerëzit e randësishëm do t’i shikoja në darkë, kur të fillonte sfilata. Ngrihem prej bregut dhe direkt e në dyqanin që më joshte ma shumë atë çast. Me dy ambëlsina të ndryshme kthehem në plazh, po jo në pikën ku isha ma parë. Gjej një vend të paqtë, pak ma larg bregut, nën  hijen e një peme. Një vend shkallë shkalllë, dhe ulem. Si natyrë e pakujdesëshme që jam, nuk shikoj aspak ke kam të ulun krejt afër meje në krah të djathtë. Mbasi ulem, hap njenen prej ambëlsinave. Papritë, si në largësi, me shikimin gati të mjegulluem prej diellit, shoh një dorë që lëvizë. Ajo futet nën xhaketën e zhubrosun, në anë të zemrës. Ngre kryet me pa ma mirë atë njeri  dhe shoh një djalë të ri. Ndoshta rreth të 30-tave, ose edhe me pak. Një djalë  biond, pak I zbehtë, me pak mjekërr, por vërtetë bukurosh. Po e mbante doren nën xhaketë për një kohë të gjatë. Aty afër kishte një arkë të vogël birre dhe një kitarrë në këllefin e vet gjysëm të grisun. Nuk u tremba nga lëvizja e dorës së tij, se në fund  të fundit ai as shikonte nga unë. Dora ime çohet te goja me shijue ambëlsinen, kurse e tija del prej xhakete me një kukull të vogël në mes gishtave. Dora ime mbetet e ngrime në ajër, nuk jam në gjendje ta lëviz . Ul ambëlsinen, që nuk më shijon ma  dhe tërhiqem mbas lëvizjeve të tij. Kukulla asht e vogël, mund të them sa pëllamba e tij. Asht bionde, me një fustan elegant dhe me flokë të artë.  I ka duer e kambë të bardha, si të një femne delikate. Djaloshi, me dorën tjetër nxjerr krahnin dhe fillon ta krehë. E kreh me aq delikatesë dhe elegancë, sa të duket se e kalon krahnin në ajër, pa e prekë. Nuk jam në gjendje  të shkëputem ma prej kësaj skenë që më shkakton dhimbje. Flokët kukulla i ka të shpupurishuna  …   Mendoj, kush ia ka shpupurishë flokët asaj? Nëse ky djalë e kreh vazhdimisht …….. Ah, po, do ta ketë fajin xhaketa, apo xhepi ku rri ajo, aty afër zemrës. Unë jam një hije për atë djalë, mbretnesha e tij asht kukulla, që herë e kreh, herë i lëmon krahët , herë i rregullon mbajtëset e fustanit tue i mbulue mirë gjijtë plastikë. Nuk ban asnjë lëvizje vullgare,  përkundrazi, vetëm lëvizje elegante dhe të hijëshme. M’u kujtue vajza ime e vogël. Kur hyja në dhomën e saj,  pa më dëgjue, ajo bante të njejtat lëvizje delikate me kukullat e saj. Në çastin që më diktonte se po e vëzhgoja, ndalej dhe më buzëqeshte. Nuk mund ta mendoja delikatesen e dy duerëve të rrituna prej burri, edhe pse ishin po aq të bardha e të njoma sa të kukullës. I ngula sytë, që ta kuptonte  si vajza ime e vogel  se dikush po e shikonte. Ia ngul sytë, sepse kërkoja një shikim prej tij. Nuk doja ta largoja nga kukulla e tij, që nuk i dija as emnin. Do të doja vetëm të shikoja shkëllqimin e syve të tij me mretneshën e vet në dorë. Po ai ishte i përhumbun me tanë qenjen e tij tek ajo kukull e vogël plastike, dhe unë u largova me një dhimbshuni tjetër në shpirt. Jemi në Francë ……….. Nuk asht pak të jesh në Francë ….    

    nga Amazona Hajdaraj

     

  • Labinot Gashi dhe trajektorja e tij e fames

    Labinot Gashi - G4shi

    Labinot Gashi dhe trajektorja e tij e fames: Drenice – Afrike – New York

      Labinot Gashi është një artisti i talentuar me aftësi të shumta si këngëtar, reper, shkrimtar lirikash, model, dhe themelues i grupit “Moxy”. Ka lindur në Afrikë nga dy prindër shqiptar nga Drenica e Kosovës, me 4 tetor, që shpjegon dhe pseudonimin artistik të tij “G4shi”. Familja e tij u shpërngul në Brooklyn, New York në vitin 1997.   “E konsideroj veten si një artist shqiptar që përfaqësoj Amerikën – New Yorkun. Si shqiptar familja më ka rritur me moral, tradita dhe respekt për të tjerët. Të gjitha vështirësitë që kemi kaluar si familje më kanë bërë ta vlerësoj më shumë jetën. Nuk bëj muzikë për famë ose pare, por sepse e dua. Besoj se mund të arrij një publik të gjerë nëpërmjet muzikës time. Të jesh në qendër të vëmendjes me jep mundësinë të sjell ndryshim për çështjen e Kosovës. 2013 është një kohë e re, ka ardhur koha për gjeneratën tonë të ngrihet dhe kontributojë për vendin tonë” tha i talentuari Labinot (Larry) Gashi.   G4shi është një artist i pavarur, i cili ka arritur toplistat me këngët e tij. Si artist brilliant e dallon veten nga artistët e tjerë të së njejtës moshë dhe kohës së sotme. Njihet si një nga artistët më të famshëm të New Yorkut që po merr dhe famë botërore.     “Fansat e mi vijnë nga e gjithë bota, që nga Japonia, India, Anglia, Londra, Parisi, Austria, Gjermania dhe Austria. Por përkrahja më e fuqishme për muzikën time vjen nga fansat e mi besnik shqiptar. Ato kanë qenë me mua që në fillimet e karrierës time. Drenica njihet si vendi i hip hopit dhe jam krenar të vij nga Drenica dhe të arrij majat në Amerikë,” u shpreh G4shi.     Fëmijëria Influenca e parë në muzikën e Gashi’t ka qenë legjenda Michael Jackson, kur Labinoti jetonte në Afrikë. “Artisti i parë që kam ndëgjuar në jetën time ka qenë Michael Jackson. Mbaj mend si fëmijë kam patur dëshirë të jem si ai dhe kërcej si ai,” tha Gashi. Pasi lëvizi në Amerikë, kur ishte në klasën e 3të të fillores, vëllai i tij Dre (Dre Gashi - Dj i talentuar në New York) e prezantoi me muzikën e hip hopit, me të cilën Gashi ra në dashuri. “Që kur kam dëgjuar hip hopin muzika u bë ëndërra e jetës time. Në shkollë të mesme kam kënduar majë tavolinave të mencës te shkolla dhe kur fillova universitetin vendosa ta marr muzikën seriozisht. Në këto vite muzika ishte pasioni im,” shtoi këngëtari.   Gashi ishte lojtar i shkëlqyer i futbollit amerikan në shkollë të mesme në Brooklyn dhe fitoi bursë të plotë për të luajtur futboll në universitet në shtetin e Massachusetts. Në vitin e dytë të shkollës të lartë, Gashi ndërpreu studimet dhe u mor vetëm me muzikë. Vitet që pasojnë hapin rrugën për Gashin si një histori suksesi dhe të një superstari ndërkombëtar.     Fillimet në Karrierën e Muzikës   Projekti i parë i Gashit u bë sukses i menjëhershëm. Në vitin 2010-11 G4shi u mor me inçizimin e mixtape-it të parë titulluar “Last of Rare Breed”, organizuar nga Don Cannon, famozi dhe nominuar nga American Grammy Award. CD-ja u prodhua në vitin 2011 dhe kishte bashkëpunime me repere të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle. Dy hite të kësaj cd-je janë: “Never Coming Back” dhe “Until the Day I Die”.   Gashi vendosi të largohet nga menaxhimi i tij dhe të vazhdojë një karrierë solo. Në 2012 G4shi themeloi grupin e tij me emër “Moxy”.   “Moxy nënkupton konfidencë. Në këtë grup dua të përfshij talente të ndryshme të artit si videografë, shkrimtarë, artistë, reperë, stilistë mode, piktorë etj. Për mua Moxy nënkupton një grup njerëzish me ëndërra të mëdha që kanë ardhur nga zeroja dhe synojnë majat. Dua të siguroj një strehim për ta. Nëse unë arrij sukses dua që dhe ato persona rreth meje të jenë të suksesshëm dhe të lumtur,” tha themeluesi i Moxy’t, G4shi.   G4shi është fitues i disa konkurseve dhe fitues i vitit për çmimit “First Time Performances” i edicionit “First Look Sessions” në 2010 dhe 2011. Në vitin 2011 G4shi kreu turneun me artistin Joe Budden në Washington DC, Baltimore, Maryland dhe Virginia. Po në të njëjtin vit, hapi programin në koncertin për të famshin Wiz Kalifa në Connecticut.   "Fansat dhe shfaqet e mija janë gjithçka për mua. Pa fansat e mi nuk kam asgjë. Mbi të gjitha vlerësoj njerëzit. Vlerësoj ato persona që ia dinë vlerën muzikës së mirë dhe kuptojnë identitetin tim artistik. Ato që flasin për mua e shpërndajnë muzikën timë më shpejt se parja. Pas performancës fansat komentojnë që nuk kanë parë ndonjë shfaqe si ajo e imja në jetën e tyre. Për këtë unë jetoj dhe falenderoj fansat për përkrahjen e jashtëzakonshme,” tha artisti i suksesshëm, G4shi.   Viti i Suksesi dhe Famës Në vitin 2012 G4shi u njoh si artisti me sukses dhe famë në Amerikë. Me lançimin e këngës dhe videoklipit “Rocket” G4shi u bë emër i njohur në skenën muzikore. (http://www.youtube.com/user/thekidgash)   “Rocket është një vulë mode për stilin dhe muzikën time. Ne mund të veshim po të njëjtat rroba, por kur jam pranë teje unë bie në sy. Këtë e shfaq dhe në lirikën e këngës ‘Ilike it I cop it you can also cop it, but near yall I stand out like Yao when I rock it" që ka metaforën dhe kuptim e vet për lojtarin e Houston Rockets, Yao Mang,” tha superstari G4shi. Stili, flow, lirika dhe luku i tij e dallojnë G4shin nga artistët e gjeneratës dhe kohës së sotme. Muzika, individualiteti dhe stili personal janë tepër të veçanta:   “Muzika është gjithçka për mua. Muzika është e vetmja gjë që më ka shoquar dhe qenë pranë meje kur të tjerët më lanë. Për mua muzika është ilaçi im – rrugdalja ime. Më pëlqen të përziej këndimin me repin. Preferoj beata të ndryshme dhe të krijoj melodi të bukura. E konsideroj veten të çuditshëm (weirdo). Më pëlqen çdo lloj muzike dhe ndëgjoj gjithçka përveç hip hopit. Edhe pse më pëlqen të bëj muzikë hip hop nuk e dëgjoj gjithmonë,” that këngëtari dhe shkrimtari i lirikave, G4shi.   “Kanye West është një nga frymëzimet e muzikës time. Ai ka ndryshuar industrinë që nga veshja, moda dhe muzika. Ëndërra ime është që bëhem pjesë e firmës së tij “Good Music”. Kur kam qenë në shkollë të lartë kam pas dëshirë të hyja në vëllazërinë me emër Kappa Alpha Psi. Tani që merrem me muzikë mendoj se Kanye West dhe kompania e tij janë Kappa Alpha Psi e industrisë të muzikës sot,” shtoi Gashi.   Karriera në Modë dhe sfilada në New York G4shi po krijon trende me veshjet dhe stilin e tij të veçantë dhe ka tërhequr vëmendjen e bizneseve dhe firmave të modës. Në vitin 2012 u zgjodh si fytyra dhe përfaqësuesi i firmës së rrobave “Problem Child NYC”, për të cilën ai edhe modelon nëpër sfilada në New York.   “Mendoj se stili dhe mënyra si prezanton veten janë kryesore. Kur më shikon mua dua të dish që jam rockstar. Më pëlqen të provoj rroba të ndryshme, më pëlqen xhinse të mira, një palë sneakers, bluze e gjatë, kapele e kuqe dhe dhëmë floriri. Të tjerët më konsiderojnë si krijues i trendeve të modës sepse nuk kam frikë ta çoj modën në një nivel tjetër. Nuk më shqetëson çfarë mendojnë të tjerët për mua. Jam konfident në zgjedhjet dhe stilin tim,” tha modeli dhe përfaqësuesi i firmës “Problem Child NYC”, Labinot Gashi.   “Do jem provë që mund të arrish çfarë duash edhe kur nuk ke asgjë. Hip hop është një stil jete për mua, kur shikon hip hopin më shikon mua në të, që nga mënyra e veshjes, stili dhe muzika ime. Stili im nuk është nga kjo botë. Mendoj se jam i pari emcee i bardhë që ka patur sukses edhe në modë,” shtoi G4shi.   Projektet e Fundit dhe Muzika e Re Në vitin 2012 Gshi lançoi dy videoklipe. “Beautiful World” u prodhua nga grupi i G4shit, Moxy dhe “Rocket” me regjizor Mike D’Angelo u prodhua po në të njëjtin vit. Vitin tjetër në 2013, kënga “Lana’s Song” u bë një superhit ndërkombëtar, xhiruar nga 86th and 1/4th në New York.   Disa nga këngët famoze të tij të fundit përfshijnë: “Lana’s Song” dhe “Take My Time” prodhuar nga Success Beats, “Rocket” nga Dj Chew, “Beautiful World” nga Myles William, "Right" dhe “Topback” nga Smokie Morrison.   “Muzika ime ka ndryshuar me kohën. Kur fillova të merrem me muzikë fillimisht, kam qenë nën kontrollin e të tjerëve, që më thonin si t’ia arrija në kë fushë. Tani po merrem me atë që dua dhe bëj atë që dëshiroj. Muzika ime është nganjëherë miks me dub step, pak old school, dhe pak hip hop nga Houston Texas. Për mua Drenica është Teksasi i Kosovës, sepse është zemra e vendit. Për këtë arsye e ngadalësoj beatën në këngën time,” tregon i talentuari Gashi.   Momentalisht G4shi po merret me mixtapin e ri që quhet "I'll be right with you" që do lançohet në 2013, bashkë me albumin e tij të parë me titull “Didn’t Register”.   “Albumi im i parë  ‘Didn’t register’ (nuk u regjistrova) do ketë muzikë të së ardhmes. Kur lashë shkollën e lartë prindërit më thanë të rikthehem dhe të regjistrohesha në klasa përndryshe nuk do ia dilja në jetë. Për mua plani parësor ka qenë gjithmonë muzika, e cila është pasioni im. Dua të jap mesazh dhe energji pozitive tek të rinjtë. Mesazhi im për gjeneratën e re është ky: Mos i ver kufi vetes. Në kohën e duhur, me njerëzit e duhur çdo gjë është e mundur. Nëse nuk po vjen shansi tani, mos u ndal, vazhdo pasionin tënd. Duaje  veten tënde. Përshëndes dhe falenderoj z. Gashin për mundësinë e kësaj interviste në restorantin e tij fantastik në New York, me ushqim, atmosferë dhe staf të mrekullueshëm. Falenderoj motrën time Leonora si një mentore në jetën time dhe vëllain tim Dre që më ka prezantuar me hip hopin. Falenderoj të gjithë shqiptarët kudo për përkrahjen tuaj ndaj meje. Influenca më e madhe për mua është Manhattan – New Yorku, ku unë gjej veten me muzikën, stilin dhe veçantinë time. Fansat mund ta ndjekin artistin ne twitter @G4SHI,” tha talenti G4shi.  

    nga Nora Kalaja

  • Ceshtja Shqiptare ne Diplomacine Britanike 1877-1880 _ pjese ...

    Ceshtja-Shqiptare-ne-diplomacine-Britanike-1877-1880

    Angazhimi britanik për të bindur Portën dhe Shqiptarët për zbatim të vendimeve të Konferencës së Berlinit... 

      Nga janari e deri në verë të vitit 1880 qeveria britanike, në disa raste, e kishte njoftuar qeverinë greke se duhej respektuar një sërë të drejtash të popullatës shqiptare, e cila do të gjendej brenda kufirit të saj. Trikupi, nga mesi i muajit korrik, e lajmëroi qeverinë britanike se qeveria greke do të angazhohej që popullatës, e cila do të përfshihej brenda kufijve të rinj, do t’ua siguronte të drejtat religjioze që dilnin si të domosdoshme nga Traktati i Berlinit. Ai theksoi se qeveria greke, me dëshirë të saj, do të merrte iniciativë të siguronte edhe të drejtat pronësore të popullatës dhe do të respektonte pasuritë apo vakëfet me të njëjtat kushte dhe procedura që ishin bërë në Serbi, në Rumani dhe në Mal të Zi. Do të lejohej që, personave të përfshirë brenda kufirit të ri, nëse largoheshin më pas nga Greqia, t’u ruheshin pasuritë, të cilat mund të administroheshin nga ndërmjetësit. Trikupi paralajmëroi sigurimin e një vargu të drejtash, por shqiptarët nuk besonin në premtimet greke.   Ambasadori Goschen, më 19 korrik, u takua me Abedin Pashën për të biseduar përkitazi me mbrojtjen e të drejtave të popullatës që do të kalonte në Greqi. Goscheni ia përkujtoi pashës se sekretari britanik kishte kërkuar nga qeveria greke garanci për të cilat Trikupi ishte shprehur pozitivisht. Këto të drejta mund t’i shtoheshin Traktatit në rregullimin final të çështjes. Abedin Pasha e kishte pyetur ambasadorin nëse këto të drejta nënkuptoheshin pa pasur nevojë të ofroheshin garanci dhe pa bërë marrëveshje, pasi prona private duhej konsideruar e shenjtë. Otomanët e kishin konsideruar pronën kështu, kudo që kishin marrë territore të reja. Nga kjo, a do të thoshte se Greqia do t’ua garantonte shqiptarëve të drejtën e pronës?, e kishte pyetur Pasha ambasadorin. Goscheni i tha se ai mund t’i përgjigjej vetë kësaj pyetje, duke u bazuar në eksperiencën e tij gjatë historisë së re. Duke u përgjigjur, Abedin Pasha theksoi se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në Serbi, në Mal të Zi dhe në Rumani, ku të drejtat e pronarëve nuk ishin respektuar, edhe pse kishin ekzistuar garanci nga shtetet në fjalë. Duke u bazuar në këtë përvojë, Pasha theksoi se nuk ishte e rëndësishme nëse shqiptarët rezistonin, apo kalonin të qetë nën pushtetin grek, pasi që të gjithë e dinin se pronat do t’u konfiskoheshin. Ambasadori Goschen u mundua që me diplomaci të përgjigjej në këtë pyetje, por nuk pati sukses, pasi që edhe ai e dinte se Greqia, sikur edhe shtetet e përmendura më lart, nuk do të përmbushnin kurrfarë premtimi.   Sekretari i jashtëm britanik e kishte porositur ambasadorin Goschen që ta njoftonte qeverinë otomane se qeveria greke do të obligohej t’i respektonte të gjitha të drejtat e shqiptarëve, të cilët do të përfshiheshin brenda territorit të ri grek. Garantimin e këtyre të drejtave, Sekretari britanik, e kishte bërë duke i numëruar ato në këtë mënyrë:  
    1. Të sigurohej liria fetare sipas Traktatit të Berlinit;
    2. Të siguroheshin të drejtat pronësore;
    3. Të sigurohej në mënyrë Bona Fide pasuria shtetërore otomane dhe pasuria religjioze sipas Traktatit të Berlinit;
    4. Të lejohej kohë e mjaftueshme për personat që dëshironin të mbanin shtetësinë otomane dhe të largoheshin dhe këtyre personave t’u mundësohej shitja e pasurive apo, nëse nuk dëshironin ta shisnin, të sigurohej mundësia e administrimit me anë të përfaqësuesve;
    5. Të mos shqetësoheshin personat për pasuritë e tyre për shkaqe politike, apo për aktiviteteve të mëparshme që kishin bërë gjatë kohës kur territori ishte nën sundim otoman;
    6. Të gjithë myslimanët të kenë të drejta të plota që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat civile dhe politike dhe përfshirjen e plotë në jetën politike, të përfshihen në pozita publike dhe profesionale; dhe,
    7. Greqia do të merrte përsipër pjesën e borxheve otomane për Epirin dhe Thesalinë.
        Pas dorëzimit të vendimit të Konferencës së Berlinit, i cili dorëzim qe bërë në mënyrë kolektive nga të gjithë ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Konstantinopojë, Porta, më 27 korrik, i ktheu përgjigje ambasadorit britanik. Otomanët theksonin se, kur ishte nënshkruar Traktati i Berlinit, Porta nuk kishte pritur ndonjë propozim të këtillë nga Fuqitë ndërmjetësuese. Me anë të këtij ndërmjetësimi, Greqisë po i jepej territori që i takonte Shqipërisë, sikur edhe tërë Thesalia, që së bashku përbënin territor më të madh nga ai sa kishte Greqia, konkludoi Porta. Me këtë rast, nuk ishte respektuar aspak kriteri strategjik, pasi Mecova, e cila kishte rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë e Jugut, i ishte dhënë Greqisë. Ankesat e Portës ishin të mëdha dhe të drejta. Porta, për të satën herë, deklaroi se një vendim i këtillë ishte aq shumë dëmtues, politikisht dhe ekonomikisht, sa që ishte tejet vështirë të zbatohej. “Si ta dorëzojmë Janinën dhe pastaj të mendojmë se jemi mirë me shqiptarët”?, e kishte pyetur Abedin Pasha ambasadorin Goschen.   Përcaktimi i shqiptarëve për t’i rezistuar aneksimit grek, ishte i pamohueshëm. Megjithatë, nënkonsulli Onofrio theksonte se, brenda udhëheqësve dhe aktivistëve të Lidhjes Shqiptare (Prizrenit), ekzistonte një grup që besonte se konflikti ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve mund të evitohej. Ky grup mendonte se duhej shtyrë Greqinë të bënte kompromis sa i përkiste Epirit. Këta shqiptarë ishin të vetëdijshëm se, me anë të aneksimit, do të absorboheshin dhe do të shkriheshin shpejt në Greqi, duke e humbur identitetin dhe trashëgiminë kulturore që kishin. Shikuar edhe disa fakte historike, Onofrio, theksonte se, shqiptarët dhe grekët mund të bashkëjetonin, nëse në kushtetutën greke bëheshin ndryshime. Por, mënyra më e mirë, sipas Onofrios, që sugjeronte një grup i shqiptarëve aktivistë të Lidhjes, ishte krijimi i Konfederatës shqiptaro-greke. Në këtë konfederatë, të udhëhequr nga mbreti i Greqisë, mund të hynte edhe veriu i Shqipërisë.   Onofrio theksonte që ky grup argumentonte se një skemë e tillë politike do të ishte në interes të shqiptarëve dhe të grekëve, do të ruante dinjitetin e të dy kombeve, dhe do të ishte në gjendje që të zmbrapste agresionet nga jashtë. Onofrio shihte edhe një përparësi që mund të ofronte kjo skemë. Sipas tij, kjo konfederatë, gjatë procesit dhe brenda një kohe jo të gjatë, do t’i helenizonte shqiptarët me anë të administratës, e cila do të ishte greke në karakter. Mbi të gjitha, sipas kalkulimeve të nënkonsullit, kjo konfederatë do t’u jepte fund tendencave sllave, por edhe atyre austro-hungareze dhe italiane, për aneksimin e Shqipërisë.   Duke i raportuar sekretarit të jashtëm, këtë paraqitje të Onforios e përkrahu edhe konsulli Reade nga Korfuzi. Reade shtonte se grekët nuk do të duhej të armiqësoheshin me shqiptarët, pasi që, në një të ardhme të afërt, mund të ishin aleatë të njëri-tjetrit kundër tendencave ekspansioniste sllave. Konsulli Reade besonte se numri i shqiptarëve me influencë, që ishin në favor të “skemës Onofrio”, ishte i konsiderueshëm. Problemi ishte se kjo ishte vetëm një ide që duhej zhvilluar më tej. Në fakt, kishte mbetur pak kohë që ideja e kësaj “skeme” të zhvillohej, pasi që të dy palët (shqiptarët dhe grekët) planifikonin të shiheshin vetëm nëpërmjet tytave të pushkëve. Të gjithë mendonin se grekët nuk dëshironin ta pranonin këtë ide. Konsulli Reade theksonte se, më së miri do t’i binte Greqisë, nëse e përqafonte një plan të këtillë, pasi dihej që numri i të rinjve grekë që ikte nga mobilizimi ushtarak ishte i madh. Të paktë ishin grekët që besonin se mund të luftonin kundër shqiptarëve, sidomos nëse shqiptarët përkraheshin nga Porta.  

      Pjesë nga libri “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880" i autorit Daut Dauti

  • JETA E NJË AMERIKANI TE JASHTEZAKONSHEM KUSHTUAR SHQIPERISE ...

    charles-telford-erickson-jeta-dhe-vepra-per-shqiperine-dhe-ne-shqiperi-mal-berisha

    Charles  TELFORD ERICKSON

    1867 – 1966

     

    JETA E NJË AMERIKANI TË JASHTËZAKONSHËM KUSHTUAR SHQIPËRISË

      Në agimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur mijëra shqipëtarë do merrnin rrugën e mërgimit drejt Botës së Re, këtu në Amerikën e sapozbuluar për ta, jetonte një amerikan që bëri të kundërtën e kësaj. Ai mori rrugën për në Shqipëri. Dhe ky ishte Çarls Telford Erikson, i cili kishte vendosur të lundronte tërësisht kundër rrymës. I biri i dy emigrantëve suedezë, bujq në Illinois, i lindur në vitin 1867, edukuar fillimisht në vendlindje e më pas në Yale University Divinity School, i përgatitur për jetën me një frymë  asketizmi dhe humanizmi të pashembullt, ai iu bashkua Bordit Ndërkombëtar të Misionerëvë në Boston dhe mori një emërim në Shqipëri. Në fakt Shqipëria ishte po aq e panjohur për të sa ç’mund të jetë për ne sot një planet ende i pazbuluar. Ishte 1 gushti i vitit 1908, kur 41 vjeçari Telford bashkë me të shoqen Kerry dhe tre fëmijët, Luis, Paul dhe Earl, morën udhën me avulloren “Republika” nga Bostoni për në Selanik. Më datën 13 shtator 1908 ata arrijnë në Korçë. Brenda dy javë qëndrimi Eriksoni vuri re se ky ishte një qytet i zhvilluar, me shtëpi të bukura dhe rini të veshur mirë, të kthyer nga Amerika të cilët flisnin një anglishte slang si kjo: “Har ju? Ju Merikan? Yes, I bin to Merica. Hoë you like Korça? Yes, very nice but Merika better. Make damn lot money in Merika….” Ai vendosi të largohej nga Korça, ku vepronte misioni i tij i përfaqësuar nga Phyeniks Kenedi  dhe motrat Qiriazi e Gregor Cilka, dhe të shkonte në Tiranë. Në një udhëtim ekzotik, ai kaloi në rrugën transversale lindje – perëndim nga Korça në Sarande, Korfuz dhe me një avullore, në Durrës. Erikson arrin në Tiranë në 16 Tetor 1908. Për afro një vit rrjesht Eriksoni banon në Rrugën e Dibrës, qëndron, bisedon, dhe njihet me tiranasit, me të cilët bëhet mik i ngushtë, dhe shtëpia e tij kthehet në shtëpinë e të gjithëve. Aty familja e tij shtohet edhe me një  vajzë  të  vogël. Por do të përzihet prej andej nga  administrata turke. Ai vendos të shkojë në Elbasan dhe t’u bashkohet përpjekjeve të patriotëve shqipëtarë për hapjen e shkollave shqipe. Aty ai njihet me shumë patriotë, ndër të cilët me Lef Nosin dhe Aqif Pashë Elbasanin, për të cilin ai shkruan me nderimin më të madh. Bashkëpunon me Kristo Dakën dhe Luigj Gurakuqin. Ai i hyn punës dhe hap një shkollë e cila nuk pati jetëgjatësi mbasi turqit e rinj e konfiskojnë dhe e kthejnë atë në depo baruti. Në vitin 1910, ai bëhet dëshmitar i masakrave të ndërmarra nga Shefqet Turgut Pasha. Me 24 Tetor 1910 arrestohet prej turqve dhe internohet në Manastir. Do të duhen shumë ndërhyrje të Ambasades Amerikane në Stamboll që ai të lirohet prej andej  dhe, me gjithë këshillat që mos të kthehet më në Shqipëri, pasi përbënte një rrezik shumë të madh, ai përsëri nuk i ndahet Elbasanit. Ministri i Jashtëm turk Rifat Pasha i thotë Ambasadorit Amerikan Shtraus se Eriksoni është shqiptar me pashaportë amerikane, pasi flet shqip dhe e duan tërë shqiptarët, pa dallim feje. Me t’u kthyer në Elbasan, atë e pllakos një fatkeqësi shumë e madhe. Djali i madh Earl, dëmtohet duke luajtur në bodrumin e shtëpisë dhe Eriksoni detyrohet ta dërgojë në Zvicër. Djali vdes dhe kjo ndodh pikërisht midis tetorit dhe dhjetorit 1912, kur Shqipëria shpallet e pavarur dhe për fat të keq pushtohet menjëherë nga serbët. Gjatë kthimit për në shtëpi, ai arrestohet nga autoritetet pushtuese serbe të Portit të Durrësit dhe mbahet një jave në izolim. Serbët urdhërojnë menjëherë dëbimin e tij, si mik i shqiptarëve dhe armik i serbëve. Shkon në Elbasan dhe nën kërcënimin e bajonetave serbe në dhjetor 1912 bashkë me fëmijët dëbohet nga Shqipëria. Rikthehet  në Shqipëri, herë pas here, vetëm, por edhe me miq të tillë si Edith Durham, Aubrey Herbert, Henry Nevingson. Takohet me major-domon e Princ Vidit dhe mëson tërë intrigën dhe tragji-komedinë evropiane të emërimit të Princit. Ai njihet edhe me patriotët shqiptarë në Shqipëri dhe në mërgim. Mban fjalime për Shqipërinë ne Itali, në shoqatat anglo - amerikane në Napoli, në Angli e gjetkë. Takohet me Ismail Qemalin në Itali. Në vitin 1914 i bashkohet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për zonën e mjeruar të Puljas. Rasti e sjell të bashkëpunojë me Zonjën Uillson. (emri i gruas) Ai   viziton refugjatët shqipëtarë të dëbuar nga Mali i Zi dhe Kosova drejt  Shkodrës dhe Qerretit të Kavajës si dhe nga Çamëria drejt Vlorës. I shkruan për ta Sir Eduard Greyt. Në vitin 1918 emërohet Drejtor i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Italinë. KONFERENCA E PAQES NË PARIS, 1919. Njëherazi me këtë emërim ai merr një ftesë nga VATRA jonë e nderuar për t’u bërë anëtar i Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Paqes në Paris. Pa asnjë mëdyshje, ai braktis të tëra privilegjet e një pune shumë të mire, humane, të  mirëpaguar dhe niset për në Paris. VATRA ishte bërë lobuesja kryesore për ruajtjen e Shqipërisë nga coptimi që i kanosej nga Traktati i Fshehtë i Londrës. Eriksoni do të fllase tashmë në emër të saj. Eriksoni i bashkohet delegacionit shqiptar të  drejtuar nga Turhan Pasha, me Mehmet Konicën, Mikel Turtullin, Lef Nosin, At Bumçin e Mitat Frasherin. Ai menjëherë takohet me delegacionin amerikan dhe konstaton se të njëmijë antarët e delegacionit amerikan që shoqërojnë Uillsonin nuk ia kanë idenë për Shqipërinë. Ai sheh se interesat italiane po shkatërrojnë atë Shqipëri të mbetur, për shkak të Traktatit të Fshetë të Londrës së vitit 1915; konstaton se Lloyd George dhe Clemensau janë të dehur nga karizma e Venizellsit dhe propaganda antishqiptare greke. Ai menjehërë ia fillon punës dhe shumë shpejt arrin të  bindë  njërin prej këshilltarëve të  afërt të Presidentit për drejtësinë e kërkesave të Shqiptarëve. Ai konstaton se në përbërjen e delegacionit amerikan (Write) të paktën një delegat punonte për interesat greke. Pastaj ai shkruan letra pa fund. Njohja e mëparshme me Zonjën Uillsonit, sipas biografit të tij Fusine, mund të ketë qenë çelësi i suksesit të Eriksonit në tërheqjen e vëmendjes së vetë Presidentit ndaj çështjes shqiptare. Por vetë Erikson e pranon se Uillson kishte një dijeni të mëparshme për çështjen shqiptare, çfarë na bën të kuptojmë se takimi i Nolit në udhëtimin e famshëm të Presidentit në Mayfloëer me datën 4 korrik 1918 kishte bërë punën e vet. Erikson takon kreun e Divizionit të Ballkanit, Dr. U.L Uesterman, dhe z. Clive Day. Ai mëson prej tyre se Presidenti gjendet i rrethuar dhe i izoluar nga “katër të fortët” të cilët, për çdo gjë që kishte të bënte me Ballkanin, pyesnin Venizellosin. Kështu ai vendos që t’i dërgojë një letër Zonjës Uillson, me lutjen për t’i dorëzuar Presidentit një letër bashkëngjitur me të, për Shqipërinë Disa ditë më vonë Eriksoni merr një mesazh prej Sekretarit të Presidentit me anë të të cilit ai kërkon më shumë shpjegime rreth kërkesave të delegacionit shqiptar. Ai e dërgon atë nëpëmjet të një letre të gjatë e të qartë. Fill pas kësaj letre pason një deklaratë e lëshuar nga Uillson, e publikuar në Paris Press. Ajo fillimisht paraqet shqetësimet për pretendimet e Italisë ndaj Fiumes dhe me pas i hedh poshtë si të bazuara thjesht në interesa dhe jo në principe. Bazuar në 14 pikat e tij, Ai thote: “Nuk janë në pikëpyetje “interesat”, por të drejtat e popujve, sundimtarët e të cilëve kurrë nuk i kanë marrë parasyshë kërkesat e tyre”. Duke u thelluar më tej në këtë deklaratë ai do ta mbyllte atë me këto fjalë: Unë refuzoj të pranoj se, meqë Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka qenë palë në këtë traktat, (Është fjala për Traktatin e Fshehtë të Londrës) të ketë qenë në fakt edhe tërësisht e panjohur me ato që ato janë vendour aty. Dhe e mbyll me frazën: “Rrethanat e reja e kanë transformuar atë në një copë letër pa vlerë.” Kur delegacioni shqiptar e lexoi këtë deklaratë befasuese, ata kërcyen nga gëzimi dhe kishin arsye të besonin se ishte letra e tyre që kishte bërë që Presidenti të reagonte për herë të parë kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës me Italinë.” Fill pas kësaj Presidentin do ta priste në tavolinë teksti i një letre tjetër, nga e cila po citoj: Shkëlqesisë së tij Uoodrou Uillson, President i Shteteve të Bashkuara, Zotëri, A do të na lejoje ne, përfaqësuesve të një kombi të vogël, që gjithmonë i ka vlerësuar nderin, drejtësinë dhe guximin si virtytet më të larta, t’u shprehim mirënjohjen më të thellë për ndjesitë tuaja fisnike të cilave iu keni dhënë shprehje të tilla kaq të fuqishme? Pastaj letra vazhdon: Tani ne e dimë se kauza jonë humb vetëm nëse humbet kauza juaj, sepse të dyja janë një, dhe ajo do të ndodhë vetëm nëse vetë Zoti dështon, që do të thotë, KURRË. Pastaj ajo mbyllet me mirësjellje e nënshkruar nga të njejtët delgatë, Konica, Turtulli Erikson. Fill më pas ata marrin këtë letër nga Presidenti Uillson, të cilën po e citoj: Të dashur zotërinj, E kam të vështirë, që në mes të një dite kaq të ngarkuar me punë, t’ju shpreh si duhet se sa shumë u gëzova kur mora letrën tuaj të datës njëzet e katër prill, dhe se sa thellësisht jam i interesuar të shoh principet e paqes së vërtetë të zbatuara me besnikërinë më të madhe. Me nxitimin më të pashmangshëm, Sinqerisht i Juaji Uoodrou Uillson. Përkundër intrigave në Konferencë Eriksoni bashkë me delegatët shqiptar vazhduan betejën me letra njëra pas tjetrës. Ata dolën në mbrojtje të territoreve të Jugut duke kujtuar padrejtësinë e vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913. Citoj: “Tërë Kombi Shqiptar njëzëri ka një kërkesë: Traktati i Londrës i vitit 1913, ka lënë më shumë se gjysmën e territorit të tij të ligjshëm, me një popullsi 90 përqint shqiptare, në duart e Malit të Zi, Serbisë, dhe Greqisë. Kështu afro një milion shqiptarë mbetën jashtë kufijve në kundërshtim me të tëra të drejtat e shenjta dhe vullnetin e kombit të vet. Nëse drejtësia do të vihet ndonjëherë në vend, nëse interesat e kombeve më të vogla “tani e tutje do të ruhen me ndershmëri ashtu si edhe të drejtat e atyre më të mëdhenj”, atëherë këto territore, dhe popullata që jeton në to, duhet të kthehen aty ku e kanë vendin, sipas dëshirës së vetë popullit”. Në këtë kohë vërshuan memorandume nga tëra anët, duke filluar nga Federata Pan-Shqiptare VATRA e Amerikës,e deri nga Kolonitë Shqiptare në Zvicër, Rumani, Turqi. Atyre do t’i bashkohet edhe Herbert Adams Gibbons[1], korrespendenti special i AP, i cili do t’i dërgojë më pas Presidentit Uillson një telegram shumë të gjatë. Erikson vendos t’i shkruajë përsëri Uillsonit dhe t’i kujtojë deklaratën e vetë atij: “Asnjë popull nuk mund të detyrohet të jetojë nën sovranitetin e një populli tjetër me të cilin nuk dëshiron të jetojë”. Siç dihet Konferenca e Paqes në Paris, nën ndikimin e Presidentit Uillson, ruajti tërësinë territoriale të Shqipërisë në kufijtë e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, injoroi Traktatin e Fshehtë të Londrës së vitit 1915 dhe i hapi Shqipërisë udhën drejt anëtarësimit në Ligën e Kombeve.

    *****

    Tani Eriksoni mund të konsiderohej si njeriu i Vatrës. Në vitin 1920 ai emërohet Komisioner i Qeverisë Shqiptare në Uashington dhe më pas Qeveria Amerikane, pasi e njeh Shqipërinë si shtet të pavarur, e emëron atë Diplomat në Ambasadën Amerikanë në Tiranë në vitin 1922. Më pas ai, në një miqësi sa me Nolin sa me Zogun, ndërmerr hapjen e Shkollës Bujqësore të Kavajës e cila përbën një ndër faqet më të ndritura të biografisë së Eriksonit dhe në fakt një ndër arritjet më të mëdha në historinë e arsimit shqiptar. Bashkë me të ai hap edhe Kolegjin e vajzave në Tiranë dhe në Kavajë. Me datën 24 Gusht të viti 1931 Eriksoni merr dekoratën Medlja e Artë e Skënderbeut, nga Mbreti Zog, dhe në vitin 1937 ai ftohet nga Mbreti Zog dhe merr pjesë si i ftuar nderi në përvjetorin e 25 – të të Shpalljes së Pavarësisë. PJESA E II-TË SAN FRANCISKO Në vitin 1945 ne e shohim atë të shfaqet përsëri në Konferencën e San Franciskos si delegat i VATRËS. Siç dihet Qeveria Komuniste e sapoardhur në pushtet në Tiranë, nuk ishte e njohur. Kështu VATRA mori edhe një herë rolin e saj historik dhe delegoi përsëri Eriksonin. Ai shkoi në San Francisko dhe u vendos në Hotelin Maxt prej nga do të korrespondonte me delegacionin amerikan për interesat e Shqipërisë. Që aty ai mendonte për atë që kishte përjetuar 26 vjet më parë në emër të Shqipërisë në Paris. “Pas kaq vitesh, gjatë të cilave unë kam bërë të pamundurën, si një mik i atij vendi aq të dashur për mua, por thuajse pa asnjë mik, ende mendoj për ato fjalë të Presidentit Amerikan, Uillson, të cilat në atë kohë më erdhën si fjalët më të ëmbla që kisha dëgjuar ndonjëherë”. Më 13 Maj 1945, Erikson i dërgon një letër Senatorit amerikan të Michiganit Vadenburg i cili mori pjesë në themelimin e OKB – së, në të cilën i shpjegonte për lidhjet e tij me Shqipërinë në një periudhë prej 30 vjetësh. Erikson o të flasë tashmë  në emër të pesëdhjetë mijë shqiptaro - amerikanëve dhe dy milion shqiptarëve në Ballkan, të cilët nuk kishin patur mundësi përfaqësimi në Konferencën e Kombeve të Bashkuara. Të nesërmen ai do të marrrë përgjigje nga senatori ku i thuhet se e kishte marrë letrën dhe se do të mundohej të gjente kohën për t’u takuar. Më pas bie në sy korrespendenca e përditshme e Eriksonit me kryetarin e Vatrës z.Panariti  prej të cilit merr udhëzime të pandërprera. Me datën 15 Maj 1945 nga G.M. Panariti në Boston, ai merr një letër në të cilën në mes tjerash i thuhej: I dashur Dr. Erikson, …Ju e kuptoni, pa dyshim, se çështja shqiptare nuk është çështje personalitetesh. Ne duam të mbështetim Hoxhën, jo pse ne mendojmë se ai është i mirë, por se është në kontroll të plotë të vendit, dhe se besojmë se duke e mbështetur atë, mbështetim Popullin Shqiptar… Me 16 maj, Eriksonit i ofrohet takim me një zyrtar amerikan, Deit C Poole, për të diskutuar çështjet e duhura. Ai vijon komunikimin e përditshëm sa me Vatrën sa me delegacionin amerikan. Por kulmin e kësaj korrespendence e arrin me letrën e tij dërguar Presidentit Amerikan. Ajo u botua në Gazetën “Dielli” të datës 19 Maj 1945, në të cilën thuhet në mes tjerash: “ E quajmë të tepërt t’u themi këndonjësve tanë se cili është Dr. Ç.T Erikson, i cili përfaqëson Vatrën në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Françisko. Mjafton të kujtojmë se Dr. Erikson ka më shumë se 35 vjet që punon për popullin shqiptar. Veprimet e tij në San Françisko do t’i botojmë në një raport të plotë kur të vijë koha.” Me rastin e emërimit të tij prej Vatrës, Dr. Erikson i dërgoi Presidentit Truman telegramin e mëposhtëm: Presidentit, Harry Truman: Shtëpia e Bardhë Uashington D.C. Njëzet e pesë vjet më parë, Presidenti Uillson i dërgoi këtë kabllogram zotërinjve Lloyd George, Clemenceau e Frank Polk në Konferencën e Paqes në Paris: “I will never consent, nor the American People consent that the Albanian Nation who have struggled two thousand years for their liberty shall be sacrificed to the political ambitions of their neighbors” Widrow Willson “As unë as populli amerikan kurrë nuk do të bien dakord që populli shqiptar, i cili ka luftuar dy mijë vjet për lirinë e tij, të sakrifikohet për hir të ambicieve politike të fqinjëve të vet”. Ai e shpëtoi Shqipërinë nga ndarja dhe zhdukja. Sot rreziku është përsëri i madh dhe unë ju kërkoj juve që të ndihmoni në emër të drejtësisë dhe humanizmit. C.T.Erickson Delegat i Federatës Pan Shqiptare VATRA Hotel Manx. Kështu Erikson mbyll veprimtarinë e tij në emër të Vatrës me Konferencën e San Françiskos për të vijuar me veprimtari tjera në dobi të Shqipërisë. Ai do të japë emisione në shqip, do të angazhohet në fondin e ndihmave deri në fund të jetës. Veç tjerash ai na ka lënë trashëgim librin e tij “SAGA E SHQIPTARËVE” një ndër historitë më të bukura të shkruara ndonjëherë për ne shqiptarët nga autorë qofshin të huaj, qofshin shqiptar. Veprën e Eriksonit të plotë e kam përkthyer dhe do ta botoj në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, por kopjen e tij të parë, “bocet”, e kam printuar dhe e kam sjellë si dhuratë për Vatrën tonë 100 vjeçare në nderim të saj dhe atij aktivisti, martiri dhe heroi amerikan që i kushtoi jetën dhe familjen Shqipërisë që ditën qe shkeli në të. Më në fund, më lejoni të them se Eriksoni erdhi në Shqipëri si misionar, u kthye në edukator, u transformua në politikan, veproi si diplomat, kërkoi fushave të naftës si inxhinier gjeolog, shkruajti si historian, meditoi si filozof, frymëzoi si patriot VATRAN dhe, iku nga kjo jetë si njeriu më i dashur i Shqipërisë.  

    nga Mal Berisha



    [1] Herbert Adams Gibbons ëas a journalist and foreign correspondent. Consists of papers of Gibbons from the periods ëhen he ëas a foreign correspondent (1909-1916) in Greece, Spain, Turkey and other Near Eastern countries, a serviceman ëith the American Expeditionary Forces in France (1917-1918), and a correspondent (19200-1931) for various American magazines in Europe, the Orient, and Africa.  

  • “Midis jetës dhe vdekjes”, së Shaban Brahes

    midis jetes dhe vdekjes - shaban braha

    “Midis jetës dhe vdekjes”, së Shaban Brahes

     

      Çka e mbajti dhe e mban gjallë popullin shqiptar?Nga buron aktualiteti i mesazhit politik e patriotik?Në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar.Këtë mesazh atdhetar mund ta lexoni në librin e Shaban Brahës:”MIDIS JETËS DHE VDEKJES”(Libër me kujtime).Botuar në Prishtinë 2011.   Libri i Shaban Brahës së pari është një dokument përjetues historik,por edhe artistik,i kohës ku sublimohet fryma e situatave ekzistenciale,ky libër ka sublimuar e sublimon një substrat,do të thosha,politiko-historik që vazhdimisht është përsëritur dhe po përsëritet në jetën  e brezave,nëpër shekujt e përflakur që mbijetuam midis jetës dhe vdekjes.Si i tillë ky libër del se është zëri i ndërgjegjës kombëtare të autorit i cili është edhe vetë personazh me trungun e tij familjar, i ngjarjëve të mëdha kombëtare shqiptare të fundshekullit XX-të, dhe fillim shekullit XXI-një,libri i mirëpritur nga lexues të shumtë të mbarë hapsirave dhe përbën një interesim të jashtëzakonshëm edhe për studjues shqiptar, para se të shtjellojmë librin të shkruajmë pak fjalë për autorin:   Shaban Jakup Braha i lindur më 1 Janar 1928 në qytezën Bicaj të rrethit të Kukësit.Trungu i tij familjar është më origjinë nga Arbanishta në jugperendim të Nishit,e cila njihet për tradita atdhetare dhe luftarake.Shabani njihet si arkivist dhe korrier në terrenet dhe çetat në linjën Sllovë-Kukës-Prizren.E tërë familja që ngritur në luftën për liri e bashkim kombëtar.Duke qenë i papajtueshëm me tradhtinë jugosllave ndaj Kosovës dhe trevave tjera shqiptare dhe në shembullin e Shaban Polluzhës,Rifat Berishës,Gjeladin Hanës e Nexhat Agollit, përsëri e drejtoi ndërgjegjën edhe armën kundër robërisë serbosllave dhe në Kosovë çau në vatër me sukses rrethimet,pritat e kurthet e organizuara nga UDB-a famkeqe e Beogradit dhe për aktivitetin e tij prej kaçaku është dënuar në mungesë dy here me vdekje nga rregjimi gjakatar titist-rankoviçist e millosheviqian.Shabani shkollën e mesme Normalen e kreu në Prizren dhe Gjakovë.Në Tiranë kreu fakultetin Juridik e më tej fakultetin gjitharmësh në Akademin Ushtarake.Shërben në drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore dhe në Ministrinë e Brendshme (në profil ushtarak) duke ju përkushtuar Kosovës e tërësisë Kombëtare.Deri më tash ka botuar këto vepra letraro-historike.   1.IDRIZ SEFERI monografi 1981. 2.GJENOCIDI SERBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE (1844-1990) 1992. 3.RIFAT BERISHA Figur e shquar kombëtare 1998. 4.BETEJA E DRINIT KUNDER AGRESIONIT SERB (nëntor 1912).2000. 5.KËNDVËSHTRIME KOMBËTARE 2000-2001. 6.XHEVDET DODA 2002.   Ka edhe dy vepra të pabotuara për figura e ngjarje historike.Autori është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve në Shqipëri.Libri më i ri që na solli shkrimtari i mirënjohur Shaban Braha,vjen deri të lexuesi dhe studjuesi ndryshe nga librat tjerë,ky libër është shpalosje e kujtimeve dhimbjeve,dramave e tragjedive,por edhe i fitoreve kombëtare.Nëpërmjet veprës:”MIDIS JETËS DHE VDEKJES”,autori  sjell deri të lexuesi tregime të dhimbshme të ngjarjeve që ngjallin kujtime,autori synon të na tregojë se edhe pse shqiptarët u ngritën në luftë kundër nazifashizmit,në mbarim të kësaj lufte mbi gjysma e territoreve dhe popullit shqiptar mbetë në një robëri të re të Jugosllavisë artificiale të ndërtuar nga shpata e Berlinit,e Londrës,e Versajës së Parisit.Libri është i ndarë në XXVI kapituj me gjithsej 487 faqe,doli nga shtypi në Nëntor 2011,botues: NBGL”Berati”-Prizren.Sejcili kapitull bëhet më interesant,më i ndjeshëm dhe më i dhembshëm e dramatik në të rrëfyerit e ngjarjeve në hapsirat shqiptare nga ana e autorit. Për mua si lexues dhe njohës i mire i autorit, ku pata rastin të njihem me të gjatë veprimtarisë ilegale në kudër të Organizatës Bashkimi i Trojeve Etnike, qysh nga viti 1991,nga ku mësova shum gjëra të çmuara dhe më vlerë gjatë veprimtarisë atdhetare dhe luftës çlirimtare,por edhe sot nga ky mësues e luftëtar i çështjes shqiptare,nga ky Promete,meson njeriu vazhdimisht gjëra të vlershme dhe të çmuara,merrë ndjenjen e atdhedashurisë dhe ideve të mëdha drejt bashkimit të atdheut në të ardhmën.Me anë të kësaj vepre dhe veprave pararëndëse autori arrin të identifikohet me popullin  e vet,me fatin dhe tragjikën e tij historike.   Libri”Midis jetës dhe vdkejes”,është një përkujtesë e ngjarjeve të mëdha historike që përvetëson lexuesin,duke lexuar ato ngjarje të dhimbshme dhe dramatike në mbarë hapsirat shqiptare gjatë zhvillimit të Luftës së dytë Botërore,ku autori angazhohet në këtë luftë antinaziste dhe antifashiste qysh në moshën 14 vjeçare.Por dhimbja do të jetë edhe më e madhe më të përfunduar kjo luftë,forcat aleate që ngadhnjyen mbi këtë luftë nazifashiste siç ishte Amerika,Anglia,Rusia dhe Franca edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët u çliruan tërësisht me forca të veta,me pa të drejte i lane shqiptarët të ndarë në pesë shtete dhe krijuan një shtet artificial Jugosllavinë që ishte tërësisht pushtuese në trojet etnike shqiptare,ku autori i këtij libri i kundërvihet me shokët e tij bashkëluftëtar të lirisë kësaj robërie të re sllave mbi trungun shqiptar që po gjakosej e lahej çdo ditë me gjakun e pastër shqiptar.Autori për këtë robëri të re rrëfen:”…Sllavët janë jo vetëm robërues por edhe më barbar.Një popull që të shkon në thikë,ti çanë më shpatë nënat shtatzëna dhe ti kall fëmijët në flakën e shtëpive të tyre,nuk është njerëzore por është katillëk.Tregon autori se këto i kishte thënë babai i tij Jakup Braha…”Ky prind i dy dëshmorëve të kombit siç janë Meriman e Lihe Braha,kjo familje që e tëra luftonte kundër robërisë mbar shqiptare,familje kjo që kishte përjetuar tmerret e internimeve dhe burgosjeve nga robruesit e huaj,kjo familje që në gjiun e trungun e tyre kanë heroin kombëtar Ramadan Zaskocin (Braha),nuk mund të ishte ndryshe,për këtë ata u hodhën në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar.   Të jeshë luftëtar i lirisë me pendë e  pushkë është një nder dhe privilegj shum i madh njerëzor.Rrugëtimi jetësor i Shaban Brahes me shokë e në këtë rast po veçojmë shokun e tij të pandashëm Sali Shatrin që vepruan e luftuan me armë në dorë në çdo cep të trojeve shqiptare nuk është aspak i lehtë.Kjo veprimtari atdhetare ka përgjegjësi të madhe morale,prandaj Shabani me shokë iu përkushtuan me tërë qenien e vet njerëzore për ta kryer me nderë dhe më vlerë ashtu siç e kërkonte tradita popullore shqiptare në rivazhdimin e tij me lëvizjen guerile në Kosovë e viset shqiptare (1948-1956), ai ishte me misione atdhetare në Rajonin e Dragashit me Sali Shatrin,Sylejman Malokun,nga Planeja,Rrahman Beqirin nga Bardhoci,por aty kuptuam se Xhafer Hasani,Opojali,i ka trdhtue shokët  në male dhe është dorëzu në UDB-ën e Prizrenit.Ai ka kallzue shumë gjana UDB-ës së Rankoviçit.Megjithkete njesiti gueril me në krye Shabanin kishin kryer me sukses misionin e tyre prej nga në vjesht të vitit 1949 ne publikimet jugosllave tregohej se Shaban Braha në munges ishte dënuar me vdekje,ky denim as nuk e kishte frikësuar dhe as nuk e kishte larguar nga lufta çlirimtare.Më pastaj autori rrëfen isha në Rajonin e Zhurit,duke qenë në takim me Lam Kasemin e Shkozës,ku çajne rrethimin duke lënë të vrarë disa pushtues jugosllavo serb,spiunimi ishte bërë në UDB nga Lam Krosi i Shkozës i cili ishte agjent i sherbimit sekret serb.Më tej vazhdon rrëfimin:”…Isha me njësitin e Drenicës në Rajonin e Suharekës dhe Prizrenit,me guerilasit Bajram Berishën,Halit Berisha,Liman Baloku,Bali Beqiri(Hamza) dhe unë.Kishim vendos që të hynim në kontakt me babën e Rifat Berishës,bacën Latif.në emrin e lëvizjes Çlirimtare të Kosovës që e drejtonin Xhafer Vokshi dhe Shaban Haxhia,prapa të cilëve ishin Mehmet Shehu dhe Haxhi Lleshi.Në Berishë të Drenicës asokohe bëhej fjalë se ishin arrestuar 300 vetë që ishin në lidhje me Rifat Berishën që plumbi i  UDB-së jugosllave dhe plumbi i tradhtisë së Gajrakut të Rahovecit,ia rrëmbyen jetën…”Autori i këtij libri poashtu çan rrethimin në 21 gusht 1951 në Vlashnjë të Prizrenit,ku gjatë luftimit me hordhit pushtuese jugosllave-serbe dhe shqipfolës që po ndihmonin pushtuesin,i vritet bashkëluftëtari Zeqir Sahit Uzuni nga Gjonaj,duke u përjetësuar si dëshmor i kombit,si një trim trimërish,si një luftëtar luftrash.Poashtu pati një përleshje me forcat pushtuese jugosllave edhe në rajonin e Brodit të Prizrenit – Sharr 1953,ku dezerton nga misioni çlirimtar Ramadan Dauti dhe këtë tradhti as varri nuk ia fal!thoshte Shabani.   Në kapitullin XXII autori edhe pse në pensionim bënë një aktivitet të ngjeshur gjatë viteve 1985-1995,veprimtari kjo e cila  ishte përcaktuar nga ministri Hekuran Isai  për tu aktivizuar në punën edukuese me forcat kufitare e me forcat mbështetëse artileri-mitralere në qëndrat e stërvitjes të komandave të kufirit përballë Jugosllavisë,që nga Shkodra e Vërmoshi e deri në Pogradec.Veprimin tjetër ma caktuan, ma ngarkuan organizatat atdhetare nën robrin jugosllave thotë autori:”Organizata Bashkimi i Trojeve Etnike”,që drejtohej nga Ruzhdi Saramati dhe zëvendësi Avdi Ibrahimi.Pastaj:”Lvizja Popullore e Kosovës”,që në kontakt me mua ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla,me “Frontin e Rezistencës”,erdhën në kontakt me mua Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu.Në këto rrethana shprehet autori i librit:”… Vazhdova të jem në veprim njëri nga kuadrot ushtarake të Lëvizjës së armatosur në kontakt me: Xhavit Halitin,Azem Sylën,Ali Ahmetin,Bardhyl Mahmutin,Ibrahim Kelmendin,Sabit Gashin,e Fatmir Humollin,Sabri Durakun,Ruzhdi Saramatin e Avdi Ibrahimin,Sejdi Veselin,Skënder Hasimin,Halil Bicin etj.Bërthama e kësaj veprimtarie u ruajt duke dhënë kontributin e vetë,ku personalisht baci,Shaban,mori masat frymëzuese,organizuese dhe të përgaditjes luftarake të njësiteve guerile në thellësi të formacioneve luftarake të UÇK-së,ku rrëfen autori se dy here kishte hyrë në kontakt edhe në grupin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.   Po kujtimet e ngjarjeve të mëdha,dhembjet dhe përjetimet e fatit të mbar shqiptarëve janë më shum se dhimbje.Përgëzoj librin,i uroj shëndet dhe shum libra tjerë ta shohin dritën në të ardhmën sepse kur e vret armikun me pend edhe me pushkë e ke vrarë përgjithmonë siç është në këtë rast krijuesi Shaban Braha.Nuk kam çfarë të shtoj tjetër në këtë vështrim libri”Midis jetës dhe vdekjes”,është vërtet një libër vlerash,që ka marrë vulën e ndriçimit të kujtimeve të luftës çlirimtare,me domëthënie historike.Ndihem shumë i knaqur që kam fatin ta pasuroj biblotekën time personale me këtë libër,që u shkruajt nga mendja e ndritur dhe dora e artë dhe panda shkëlqimtare e Shaban Brahës,të cilin liber do ta ruaj me kujdes si gjith librat tjerë të këtij autori.Uroj që ky libër të pasuroj edhe vitrinat e lexuesve të vëmendshem, këtë mision i ka vënë vetës,sepse ky libër është me vlera të mëdha historike dhe artistke.Për më tepër,autori tregon shkathtësi të vërtet në artikulimin e idesë së tregimit.Në tekstet prozaike të kësaj vepre në çdo kapitull veç e veç autori arrin të krijoj ndenjen e të madhërishmës gjatë të rrëfyerit,fitohet përshtypja që cak kryesor e ka të potencoj realen dhe ndenjen e heroizmit,atëherë del se autori gjakon me anë të tregimit të shpreh idealin prometheik,ku individi duhet të flijohet për të mirën e përgjithshme.Prandaj nga ky vështrim libri në analizën e kritikës të tregimit të bacit Shaban ka shumçka që do të mund të veçohej si cilësi narrative,si origjinalitet dhe si tipar i individualitetit të krijuesit,rezulton në kualitet,çka edhe imponohet që ky libër të lexohet  me një vëmendje dhe me një frym nga lexuesi.    

    nga Avdi Ibrahimi

  • Krejt Shqiptaria, asht Luginë...!

    permendorja presheve

    Krejt Shqiptaria, asht Luginë...!

    Dhe një pllakë, në mermer, që e vendosëm, për nder, të dëshmorëve të ndjerë, e hoqën, i pështynë vrer.

    Me një vinç, "dhëmbët na i treguan", por veç flluskën e fobisë tyre, shporuan, porsi herën e fundit, që na dëbuan, kur ata humbën dhe ne fituam. 

     

    Heronjtë s'i mbajmë vetëm në gur, për emër, piedestalin, u'a kemi lënë në zemër, aty ku s'futet dot, shkau i shtrembër, aty ku jemi, "Akil pa themër"... 

     

    As n'gosti të provokimeve, Shqiptarët s'u vinë, por kur të prekni, nderin a shpinë, do t'a marrë vesh, bota me Serbinë, se të gjithë Shqiptaret, do të bëhen Luginë...!

    nga Anton Kaçubaj

  • Standardi - 1972

    kongresi-i-drejtshkrimit-tirane-1972

    S T A N D A R D - 72

    Ca nuk i bana un fjals n'dite t'sodit! E preva;e dava kortare kortare. Ma n'fund e etha me njenin rodit. Me 'i xhuxh qe tha se a' fitimtar.

    Heu, kur leu foshnja,pura .Pa 'i ves, kuq u ba qielli e t'kuq sokakt. N'kishe s'e pagzova,po n'nji kongres. E Aleluja!Kuq u bane shplakt. U rrit meihere;po prap xhuxh mbeti. Krejt si i ati,i thyem dysh. Kurr s'e muer vesht em'ate,i shkreti. -Prej kah na erdhe n'fis tone mor gjysh?!

    nga Pjerin Ndreka

  • Nanes...

    nanes

    Nanës

    Në nji park të largët hedh hapat e mi mbi tapetin e gjethëve të ngjitun mbi asfalt.. Ndij boshllekun që me la ikja jote.  Nji pikë rr'ke' më vërshon prej synit. Kërkoj nji lule me te me t'krahasue, po pranverën duhet me pritë e me gjetë në te zanin tand të përziem me cicërimen e zogjëve.

    O e amla, e emja nanë..! Në prag të derës ka me m'pritë imazhi yt, sytë përlotë prej mallit.... E unë do të zvoglohem nën ledhatimin e duerve të buta me freskinë e djalit....!

    nga Mario Gjergji

  • 2012.12
  • Leter e hapur, drejtuar Ministrit te Jashtem te Turqise

    a davutvoglu

    I nderuar Minister i Turqisë Z. A Davutogllu,

      Fatmirësisht sot njerëzimi ka arritur të ketë qasje dhe mundësi të jashtëzakonshme që të komunikohet lirshëm dhe shpejtë prej një skaji në tjetrin skaj të botës. Këtë mundësi për fat të mire të njerëzimit e bënë të mundur shoqëritë e zhvilluara dhe të demokratizuara të shteteve të caktuara të globit, të cilat me kohë investuan në dije dhe në arsim e zhvillim shkencash të shumta të mireseardhura për vetë njerëzimin. Une si një qytetar i thjeshtë i një shteti të njohur ndërkombëtarisht me emrin Kosovë (Dardani), vendosa që të ju drejtohem juve si Minister i një shteti tani më demokratik, dhe besa të zhvilluar në të gjitha fushat dhe sferat e jetës. I nderuar Minister Z. A Davutogllu, ka kohë që nga shteti, pra qeveria e juaj turke na vijnë sugjerime, këshilla e besa edhe kerkesa të një natyre jo normale, që në një apo tjetër mënyrë të rishikohet, të rishkruhet, dhe të ri përmirësohet historia shqipëtare karshi kohës së pushtimi afër 500 vjecar otoman. Një gjë e tillë është kërkuar haptas edhe direkt nga ju si minister i një dikasteri që quhet arësimi, pra një dikasteri shumë të ndieshëm dhe shumë të vecantë të një shoqërie dhe nji shteti, që ne shqiptarët t’a zbusim historinë tonë se kinse në të paska shumë urrejtje, paska gjëra të cilat sot mundë të i prishin marrëdhënjet e shëndosha “vëllazërore” që kemi ndërtue këto vitet e fundit. Ju mëtoni se ne e paskemi obligim që në vendë se të mbledhim më shumë fakte, shenime, dokumente dhe faktime për një periudhë të errët kohore 5 shekujshe nënë pushtimin otoman, ne të bëjmë të kundërtën që edhe këtë pak histori për ato shekuj që e kemi të ruajtur, ta hudhim në greminë t’a poshtërojme gjakun e derdhur të miliona “arnautëve” që u vranë u shkatërruan dhe u shuan në trojet e veta, si rezultat i apetiteve të sëmura sulltaneske. I nderuai Z. Minister, ju si njeri i parë i një dikasteri të rëndësishëm që ka të bëjë me shkencën, artin, kulturën, gjuhën, arësimin në përgjithësi, me këto kërkesa bini ndesh me vet shumë rregulla dhe ligje ndërkombëtare ku nuk lejohet që pushtuesi të i kërkoi viktimës ta ndryshoi historinë e vet, ngase nuk po i pelqejkan trashëgimtarit të pushtuesit, në këtë rast shtetit të sotëm turk si shtet pasardhës i vet otomanizmit që sakatoi jo vetëm qenjën tonë kombëtare, por edhe bëri pazare me gjysmën e trojeve shqiptare duke ua shitur dhe falur armiqëve tanë fqinjë, e mjerishtë ju si “ vëllezër” tanë të besimit falët tokat tona tek kaurrët, si mundë të kuptohet një gjë e tillë. I nderuar minister, une këtu do të sjelli vetëm disa shënime të shkurta sidomos për një periudhë të vonshme të katrahurave që na i bëri pushtuesi otoman mbi kurrizin tonë: Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marrëveshja Jugosllavi – Turqi -Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si ”Pakti BallkaniK” i nënshkruar në Ankara. Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj). Në dimrin e vitit 1955/56 u organizua aksioni për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë. Në këtë ekspeditë udbeske, nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë, ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë…!!! Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë sic janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëhere, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë. Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953 Takimi i Splitit Tito-Kyprili Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëhere pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut. I nderuar Minister A. Davutogllu, a ka mundësi që këto shënime të eliminohen nga historia e jonë, a ka ndershmëri nga ana e juaj si minister i arësimit të kerkoni që ne t’i hedhim në greminë këto fakte, ashtu siç tentuan paraardhësit e juaj të na hedhnin që të gjithë ne “arrnautëve” në greminën e Ballkanit. Këto janë vetëm disa shënime nga miliona shënime e faktime që egzistojnë kudo nepër arkivat, dhe muzeumet e botës, por mjerisht janë edhe me miliona shënime, fakte, dokumente, dhe dëshmi që gjenden në arkivat e juaja, në muzetë e juaja, por që ju kurrë nuk pranuat që ti hapni dhe të i publikoni, të i ofroni opinionit si të juaj vendas ashtu edhe për ne shqiptarët. Z. Minister, do të ishte më mire që ju si ministër i arsimit turk, të ofronit mundësin historianëve tanë që ata të futen nepër arkivat e juaj dhe të hulumtojnë edhe më shumë rreth pushtimeve të egra otomane në trojet shqiptare. Në realitet, i nderuari Minister, do të duhej që ne shqiptarët të kërkonim që ju ta ndërroni historinë e juaj, dhe të i tregoni popullit tuaj dhe gjithë botës se çfarë ndodhi afër 5 shekuj në trojet shqiptare, deri ku ishin kufinjët tanë, deri ku frymohej shqip, deri ku jetohej shqip dhe deri ku luftohej shqip, por jo përkundrazi ju dëshironi që ne ta shlyejmë një të kaluar të zezë që përjetuam nën okupimin tuaj, një pushtim i dyfishuar, ngase nga njëra anë na shkatëronin sulltanet, e nga ana tjetër ata edhe lejonin armiqët tanë në fqinjësi që edhe ata të na shkatërronin dhe pushtonin, e gjithë kjo bëhej me lejen, dhe aminin e paraardhësve të juaj. Beogradi në fundë te shekullit të XVII——Prishtina në shekullin e XIX, kështu dukej ”vllaznia” turke për shqiptarët Z. Minister, si ishte e mundur që edhe në rrethanat e lehtësuara pas luftës së parë dhe pas luftës së dytë botërore pushtetet e juaja lidhnin kontrata me “kaurrët” serbo-greko-sllavë që të bëhej dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. A mundë ta na shpjegoni si Minister i arsimit se pse nuk ishit aso kohe në mbrojtje të “ vëllezërve “ të juaj nga besimi, por ishit mu në anën e armiqëve të juaj nga besimi? Me këtë shifet sheshazi se jo vetëm në kohën e sulltanëve por edhe në kohën më të re qeverite e juaja bënë të pamundurën që trojet shqiptare të pastroheshin etnikisht dhe të u liheshin të pastra pa shqiptarë serbëve, malazezëve, maqedonëve dhe grekëve, ju pra ishit pjesë e pastrimeve etnike dhe ju financuat, dhe ndihmuat pastrimet etnike, ngase ishit të pangopur në antipati kunder “ arrnautëve”, të pamëshirshëm kundër emrit shqiptarë, por të mëshirshëm ishit karshi armiqëve të shqiptarëve. Të kthehemi pakëz në shekullin e 18 dhe 19 i nderuari Minister i Turqisë, pasi që ka të bëjë edhe me vet dikasterin tuaj që sot e keni. Dihet mirëfilli se aso kohe i gjithë Ballkani ishte nën tutelen e juaj dhe është tepër rrënqethës fakti se paraardhësit tuaj sulltanezë e pashallarë e lejuan shkollën kudo të popujt e tjerë, u lejuan të gjitha nivelet e shkollës e gjerë te Universitetet, u lejuat në Beograd shkieve, në Nish dhe në Podgoricë, po kurrë nuk lejuan në trojet shqiptare. Paraardhësit tuaj, i nderuar Minister, në vendë se të lejonin shkolla ata vrisnin dhe maltretonin ata shqiptarë që kërkonin shkolla, në vendë se të lejonin shkollimin paraardhësit tuaj, na e detyronin me zor besimin mysliman, në vende të shkollave ndërtonin xhamija dhe hamame ku flladiteshin pashallaret dhe ushtaret otoman në kurrizë të shqiptarëve. Në pashallakun e Beogradit ju lejuat, financuat, dhe ndërtuat infrastrukturë të mirë për serbet, por nuk e bëtë asnjërën në trojet shqiptare, qysh në ata shekuj ju e bëte me qëllim ndarjenë, dhe zhvillimin e serbëve e sllavëve të tjerë në kurrizë të shqiptarëve. Paraardhësit e juaj na e lanë vetëm vuajtjen, dhimbjen, vrasjet dhe dhunimet e natyrave të ndryshme, pasojat e të cilave i vuajmë ende edhe sot. I nderuar Z. Minister A. Davutogllu, të kthehemi pakëz në kohët e pas marrëveshjeve që ishin bërë e që i ceka më lartë në kurriz të shqiptarëve, për shpërnguljen e tyre për të ju në Anadollin e largët. Thuhet se në Turqi po jetuakan afër 5 milion apo më shumë shqiptarë (mjerishtë ju edhe në kohët moderne nuk lejuat që të ketë një stataistikë se sa shqiptarë jetuakan në Turqinë e sotme) dhe se ata qenkan sistemuar dhe qenkan pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të Turqisë. Me këtë besoi se pajtohemi që të gjithë se shqiptarët vërtet janë të vyer, të mencur dhe kanë prirje për fusha të ndryshme të jetës në një shoqëri dhe shtet. I nderuar Minister, a keni ju mundësi të sqaroni shqiptarët se përse shteti i juaj i asimiloi plotësishtë shqiptarët në Turqi? Pse shteti i juaj dhe ju tani si Minister, në vendë që neve të na kërkoni ndryshim historie, nuk e ndryshoni së pari historinë e juaj të re dhe të lejoni shqiptarët që lirshëm të deklarohen për identitetin e tyre, të kenë shkolla në gjuhën shqipe, të kenë mundësi të mësojne gjuhën shqipe dhe të ndihen si shqipëtarë? Jo Z. Minister ju këtë nuk e keni bërë, dhe nuk do ta bëni asnjëhere, ngase jeni ende me mentalitet të tillë, që arnautet duhet shtypur dhe duhet frikësuar, arnautëve nuk duhet lejuar shkollën ngase mundë të vetëdijësohen dhe të jenë një barrë për shtetin tuaj. Gjerë sa në shtetet “kaurre” të demokracive evropiane funksionojne shkollat plotësuese shqipe, në disa janë të sistemuara edhe në sistemin arsimor të shteteve të caktuara lëndët e gjuhës dhe historisë e kulturës shqiptare, te ju pra te shteti i “ vëllezërve” tanë nuk ka asnjë shenjë se kjo do të ndodh edhe në shekullin e ardhëshëm. I nderuar Minister a do të ishtë më njerëzore që ju si minister i shkollës të anagzhoheshit mu për këto gjëra që kanë të bëjnüe me të drejtat, dhe liritë e njeriut në tërë botën, se sa të kërkoni që ne ta ndërrojme historinë dhe të fillojmë të mësojmë gjuhën turke, gjuhën e “vëllezërve” tanë nga Anadolli, që nuk na paskan pushtue 5 shekuj, por na paskan kthye kah kibla??? Jo i nderuar Z. Minister, gabim jeni, ne nuk do ta nderrojme historinë tonë për “habibat” e juaj, jo asesi. Ne do të insistojmë që historia e jonë vërtet të përpunohet, por edhe të futen edhe më shumë fakte, dhe dëshmi të së kaluarës së kobshme të popullit shqiptarë që përjetoi nënë zgjedhën otomane. I nderuar Minister A. Davutogllu, ju ndoshta sot mundë të gjeni ndonjë politikan shqiptarë që do ua bëjë qejfin, ndoshta do të mundë edhe të bleni me para njerëz të shitur të identitetit shqeiptarë që do të tentojne të shkarravasin në historinë tonë, por ne jemi ata që do i hudhim në llumin e historisë ata të cilët do bëjne një gjë të tille¨, sikur që kemi hudhur disa Ali Shukria e Rrahman Morina. I nderuari Z. Minister A. Davutogllu, ne shqiptarët nuk jemi armiqë të turqëve, por nuk jemi as ata që do e harrojmë të kaluarën, ne nuk e dëshirojme urrejtjen, por na duhet të bashkëjetojme me atë që ishim të urryer dhe të shkatëruar nga pushtimet osmane. Ne shqiptarët e duam të ardhmën e mire, të përparuar me një zhvillim të gjithanshëm, duam marrëdhenie me të gjitha kombet e botës, ashtu edhe me Turqinë, por nese ju dëshironi të kemi diçka speciale atëhere behuni shtet normal dhe na kërkoni falje historike për pushtimet makabre 5 shekullore, për shitjen e tokave shqiptare fqinjëve tanë, për shkapërderdhjen e miliona shqiptarëve nepër Itali , botë e Turqi, të cilët si rezultat i vrazhdësisë shekullore pushtuese sot janë të asimiluar pa dëshirën e tyre. I nderuari Minister, une e kam emrin Xhevat, nuk është emër shqip, fëmijët e mi fatmirësisht i kanë emrat burimor shqiptarësh, asht mrekulli kjo që sot fëmijët tanë pagëzohen me brumin dhe origjinën shqiptare Kastriote, andaj une me dëshire do e ndërroja historinë ku emri im nuk do shënohej Xhevat, por Alban, Gjergj, Dukagjin, Bujar, Driton, Arbër e shumë e shumë të tjerë, por nga ana tjetër nuk do pranoj ta ndërroj historinë që emrat e fëmijëve të mi të ktheheshin në Osman, Qazim, Sulltan, Salep, Ramadan e të tjerë emra që nuk ishin dhe nuk do jenë kurrën e kurrës emra shqiptarësh. I nderuar Minister A. Davutogllu, juve sigurishte se ju pëlqen emri i juaj, ngase ështe emër autokton i popullit tuaj, por emri i im as nuk ishte e as nuk është emër autokton me gjenezë shqiptare, por fatkeqësishtë ishte dhe më mbeti një lëkurë ujku në qenjën time shqiptare, me këtë dua të them, ne do t’a ndërrojme historinë për t’a përmirësuar për të mirën tonë dhe të ardhmën tonë, por nuk guxojme dhe nuk do ta ndërrojme që të zëvendësojmë fjalën pushtues me shpëtimtarë, jo asesi. Me respekt,

    Xhevat Rexhaj

        PS: Do mundohem që kjo letër e imja të publikohet edhe në gazeten Turke "Hyriet".

  • METAFORA E TORTES SE 28 NENTORIT 2012

    torta e pavaresise

    METAFORA E TORTËS SË 28 NËNTORIT 2012

      Në Tiranë u bë tubimi popullor për nder të 28 Nëntorit historik, sidomos të 100 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar në vitin 1912. Erdhën njerëz të uritur nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare të brenda Shqipërisë aktuale dhe ata e ato nga vendet padrejtësisht të lëna jashtë saj e mërgata. Njerëz që tërë jetën janë munduar ta përjetojnë këtë ditë që lirshëm të shkojnë në Shqipërinë e tyre të dashur e ta festojnë popullorçe jubileun shpirtëror e shtetëror të tyre, ku tërë jetën i lidhën shpresat e tyre se një ditë do të jenë edhe të bashkuar. Lumi i shqiptarëve e miqve të tyre, të uritur për liri e bashkim, shkuan më këmbë, duke kalëruar gëzueshëm dhe krenarë, me makina e furgonë, me aeroplanë e trene, si mundën e ditën. Kuptohet se mijëra lekë e euro nuk i kursyen që të jenë në dasmën e shekullit. Nuk pushuan as drithërima zemrash e rrëke lotësh nga gëzimi, refreni i urimeve nuk pushoi fare, as sot nuk pushon për ata që 28 Nëntorin e ndjejnë si detyrim të përditshëm të jetës së tyre. Thuhet se qindra mijëra njerëz ia mësyen Shqipërisë, Vlorës e Tiranës, por nuk e harruan as Prekazin e Prizrenin e varrezat e dëshmorëve lokalë. E bënë nderimin e tyre sa më ndershëm e më betueshëm për ndaj atyre që vdiqën për tokat e popullin shqiptar. Pati që nuk arritën të shkojnë atje për arsye të shumta shëndetësore, materiale e parimore, sepse kanë dashur që këtë datë ta ndjejnë ashtu si kanë dashur e ndjerë shpirtërisht.   Ishte një atmosferë popullore, mbase edhe populliste, por ishte një dëshmi se populli ynë ka bërë, po bën e do të bëjë çfarë mundet e di që të mos shkojë huq gjaku, mendja, djersa e pasuria e flijuar e të parëve dhe e të sotmëve tanë. Kjo ngjarje na bindi se rruga e ëndërruar për bashkim është e paevitueshme, sepse është meritë e marrë pameritueshëm nga ata që nuk ia deshën të mirën popullit shqiptar.   Këtë herë do të ndalem te një skenë, që në të vërtetë ishte e pahijshme, por që e kishte metaforën e nëntekstin e saj – torta e abuzuar nga njerëz që as edhe me gishtat e njërës dorë nuk mund të numëroheshin, skenë të cilën nuk e anashkaluan mediat vizuele shqiptare e botërore, as edhe shpërndarjet e faqeve shqiptare në internet. Ndonjë poet i mllefosur thurri poezi satirike, kurse ndonjë frymëzimin e tortës edhe e parodizoi me tekstin e himnit kombëtar.   Do të përpiqem pa ide e emocione euforike e populiste ta zberthej këtë skenë. Popujt që me shekuj kanë qenë të robëruar territorialisht, kanë qenë të robëruar e të mbërthyer edhe me mentalitet jodituror, jorealist e jokulturor. I këtillë ka qenë edhe kombi shqiptar që në historinë e tij deri në ditët e sotme mbi 99 % ka pasur jetë të robëruar dhe kurrë liri të plotë. Tematikisht thënë, në Vlorë e Tiranë ia mësyen njerëz të ndryshëm -  fëmijë, të rinjë e pleq, gra e burra, të shkolluar e të pashkolluar, të edukuar e të paedukuar, të lodhur e të pushuar, të gëzuar e të dëshpëruar, të atillë që tërë jetën kanë jetuar si lordë e të atillë si mjeranë. E, që paska ndodhur tortës iu paska prishur surrati, sipas poezisë së një miku – qenka “çmendur bota”.   Bota e civilizuar shume lehte i kupton gjendjet sociokulturore të popujve. Ajo e njeh edhe kombin shqiptar të copëtuar dhe të ndarë, e njeh edhe dëshirën e tij civilizuese që të unifikohet. Por, i njeh edhe sakrificat e shumta që ka bërë ky popull, po i bën edhe sot, bile edhe në kremtimin e 28 Nëntorit historik, në këtë datë që shpreh zhgënjimin ndaj botës së “civilizuar”, një pjesë e madhe e së ciës e solli në këtë gjendje nëpër konferencat vendimmarrëse të Shën Stefanit e të Berlinit, të Londrës e të Versajës e konferenca të tjera me skandale të tortëhidhurave antishqiptare. Ka aftësi bota ta kuptojë edhe gjendjen e popullit tonë, bile edhe t’ ia ketë lakmi se si dinjitetshëm u soll në këtë kremtë. Vallë, nuk e di bota e civilizuar se po të kishte qenë ndonjë popull tjetër në këso rrethana kremtuese, do të krijonin rrebeshe sharjesh e fyerjesh publike përmes brrohoritjeve dhe pankartave ndaj robëruesve të deridjeshëm e të sotëm të popullit shqiptar?! Nuk pati të këtilla as edhe një. Në gjendje të këtilla euforike do të ishte e mundur që me dhjetëra veta të kishin gjetur vdekjen nëpër rrugët e qytetve e fshatrave shqiptare, shumë vetëvrasje do të ishin shkaktuar, mbase edhe (tentim) atentate. Por, as edhe një nuk pati. As para tortës e as pas saj, as duke u çjerrë torta.   Sjelljet me shpirt te rrëmbyer të çastit ishin shumë interesante, jo të turpshme, sepse mu aty doli në pah natyrshmëria adhetare e personave, të cilët mbase kanë kaluar qindra kilometra udhëtim ose net të pagjumë, e nuk bëhet nami nëse e bën një gabim të vockël pse prishet torta, qoftë edhe nëse kishin përjetuar rrëshqitje e lëndime trupore deri në vdekje, sepse e kanë ndjerë kënaqësi që kanë ëndërruar ta përjetojnë gjatë jetës së tyre të nynxyrshme.   Në historinë më të re shqiptare kemi parë shumë skena populiste edhe përmes mediave botërore. Gjatë zbrazjes së kazermave në Shqiperi shihnim si njerëzit vidhnin me karroca armë, gjatë trazirave në Vlorë të këtyre viteve shihnim njerëz si i ngritnin në ajër gishtërinjtë simbolikë serbë, skena të dhmbshme të pushtimit të ambasadave boëtërore në Tiranë dhe ikjen nga atdheu. Kemi parë skena të prekshme gjatë hyrjes së NATO -s në Kosovë deri në grimasa fytyrash çmendurake të njerëzve mbi makinat, kemi parë ahengje popullore gjatë Shpalljes së Pavarësisë e Kushtetutës së Kosovës, deri në këtë të 28 Nëntorit jubilat të 2012-ës. Lumi emocional i qindra mijëra njerëzve nuk ndalet dot as me një apel, as me një organizim të mirë ose të paqëlluar, por e rëndësishme është të mos ketë tragjedi e pasoja të pashërueshme. Sepse, tërë ajo turmë e njerëzve e di se metaforikisht e imagjinativisht po e shijon tortën që i mungon – atë të gjeohistorisë shqiptare, të cilën po ia hanë të tjerët, që mbase vetë shqiptarët nuk kanë mundësi as t’ i  afrohen dhe që presin një ditë ta përjetojnë edhe atë – tortën e bashkimit thelbësor shqiptar.   Më tej do të bëjmë krahasime me tubimet euforike popullore me kombet tjerë me shtetshmëri e civilizim më me traditë se shqiptarët. Vallë, nuk kanë ndodhur skena edhe më të pështira gjatë thyerjes së Murit të Berlinit në Gjermani kur u bashkuan dy Gjermanitë e vitit 1989, kur mbi muri shihnim njerëz fytyrësertë? Vallë, i kemi harruar tubimet popullore serbe që kërkonin për dy ditë të dëboheshin shqiptarët matanë Bjeshkëve të Nemura dhe të shfarosnin qenien shqiptare publikisht? Vallë, nuk i pamë videot e ushtarëve grekë që përmes këngës donin ta zhbënin Shqipërinë? Vallë, nuk kemi parë protesta e demonstrate në Maqedoni që digjnin flamujt amerikanë dhe kërkonin dhoma gazi për shqitarët, ngjashëm si bënë fashistët me shfarosjen e  rreth 6.000.000 hebrenjve gjatë Luftës II Botërore? E, në tubimin madhështor të 28 Nëntorit nuk pati skandale të këtilla. Nuk pati as masakër masive të ndonjë maniaku të tipit Brejvik, nuk pati as rrënim i ndonjë platoje stadium e salle, nuk pati…   E, “turp i madh” qenka bërë  nëse është “sulmuar” dhe “përdhosur” një tortë, ndaj edhe kjo qenka arsye të “të çmendet bota”?! Në kremte të këtilla, Zoti mos e bëftë, mund të ketë tragjedi masive nga shkaku i vërshimit të ndjenjave të strukura jetërisht, të zgjuara befas dhe pakontrollueshëm. Do të sillja edhe një shembull tjetër, kur njerëzit nga lakmia e madhe fetare mund të shkaktojnë tragjedi të shumta, të shkaktuara disa herë, si ka ndodhur në vendet e shenjta të Arabisë Saudite dhe me bombat vetëvrasëse, e që kurrë nuk është cilësuar turp e çmenduri të botës, si u cilësua një skenë e tortës.   Metafora dhe nëntekstualiteti tortës, prania e saj si tabllo e një drame me epilog të hareshëm, e eviton edhe absurdin opinionor që në ngarje të këtilla të mos ndodhin pamje interesante brenda kufijve të normales. Ka edhe peshën e porosisë së  ndërgjegjësimit sensit vendimmarrë botëror se kjo skene tragjikomike e tortës ta cysë për t’ ua kthyer shqiptarëve tortën e merituar origjinale gjeohistorike, të rrëmbyer me dhunë soldateske dhe djallëzi diplomatike.    

    nga Fadil Curri

  • fati i zi

    fati i zi - lojerat e fatit ne kosove

    “Fati i zi” LOJRAT E FATIT, MUNDËSIA E MATJES SË CILËSISË SË TYRE DHE NIVELI I SATISFAKSIONIMIT TË LOJTARËVE – KONSUMUESVE TË  OFERTAVE TË LOJRAVE TË FATIT.

    (Nëse Majat nga Amerika Latine dështojnë me Parashikimin e tyre lojrat e fatit do të vazhdojnë edhe më tutje ?!)

     

    Më 17 Dhjetor 2012, në shtypin ditor u shpall dhe  filloi  aplikimi  i RREGULLAVE TË LOJËS SË FATIT – LOTARIA INSTANT – FITO THESARIN.

     

    E lexuam Rregulloren, e lexuam edhe Ligjin…i studiuam edhe praktikat. Në të gjitha lojrat sportive tifozëve u lejohet të bëjnë tifo dhe publikisht të shprehin  simpatinë, qëndrimin e tyre…ndërsa në këto Akte ligjore me asnjë shkronjë nuk e pamë se lojtarit i mundësohet qoftë edhe mundësia më e vockël për mbikqyrjen e respektimit të të drejtave të lojtarit /  pjesëmarrësit në lojën e fatit / konsumuesit të ofertës së Organizatorit të lojës së fatit, të paktën t i  mundësohet transparencë optimale që do ta satisfaksiononte lojtarin ?! U kujtuam poashtu se loja LOTO “ 7 nga 39 “ është variant i vjetër ( i trashëguar që nga “ Ex Yu “ që kishte potencial prej mbi 20 MLN banorësh ) e cila  ofronte  më shumë shanse për t ia qëlluar por edhe mundësinë dhe motivin për lojë e për fitim  më të madh. I njëjti variant aplikohet edhe sot me potencial numerikisht dhjetëfish më të vogël të pjesëmarrësve dhe pa motiv të mjaftuar për të lozur e fituar. Kjo dëshmohet edhe me të qëlluarat tepër të rralla ( ose hiq fare ) të 7-shes. E vërteta edhe 6-shet e qëlluara janë të rralla. Shënimet nga web faqja e Lotarsië së Kosovës dëshmojnë për këto. Lojtari  / konsumuesi i ofertës së  lojrave të fatit të Organizatorit, që është Lotaria e Kosovës, nuk është konsultuar për variante e rregulla, trajtohet si memec, i pa fjalë, pa të drejtë t i shprehë shqetësimet, pa të drejtë t i diskutojë rregullat e lojës, pa të drejtë të kërkojë të drejta proporciona-lisht të barabarta me kolegët në Rajon e në Europë dhe pa dinjiitet lojtari ?! Në anën tjetër, duke e vënë lojtarin në pozitë fare të pafavorshme e të diskriminuar Lotaria e Kosovës është e sigurt se gjithëmonë do të fitojë ?! Pra, kemi të bëjmë me një “ eksploatim “ të rëndë e flagrant të pozitës monopoliste, kësaj radhe nga Shteti nëpërmes Lotarisë së Kosovës, të lojtarit / të konsumuesit të ofertës së Lotarisë së Kosovës. Kemi të bëjmë me një “ kontratë “ plotësisht të pafavorshme dhe të dëmshme për lojtarin të cilin çdo Gjyq do ta shpallte të pavlevfshëm. Kemi të bëjmë me shkelje të rënda të të drejtave të lojtarit / të konsumatorit  i cili duhet të mbrohet me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, me Ligjin për lojrat e fatit dhe me Ligjet tjera në fuqi.   Lojtari, që është shtylla kryesore e biznesit të quajtur lojë fati, nuk është I pranishëm në asnjë fazë të mbikqyrjes së ecurisë së organizimit dhe të veprimeve të lojrave të fatit as në kuadër të Lotarisë së Kosovës as në organizimet e ngjashme private si automatet, bingo, bastet, bastet sportive… Lojtari, ose përfaqësuesi i lojtarit nuk zë vënd as në Bord ( që është lëshim  i Qeverisë së Kosovës ), as në Komision ( lëshim i Organizatorit ). Nuk kemi informatë që lojtari / konsumuesi i ofertës të  jetë ftuar nga  Organizatori i Lojës për t u  konsultuar,  për bashkpunim  kur është draftuar Ligji…ose për diskutim kur janë  përgaditur Rregullat e lojës…as në diskutimin publik  të tyre ?! Si kontribues i drejtëpërdrejtë në fitimet lojtari / konsumuesi duhet të ketë të drejtë të kontribuojë edhe në caktimin e përfituesve dhe vlerësimin e kuotave të ndarjes së kontributeve ( edhe t i monitorojë ato ), ku duhet të përfshihet edhe vet lojtari / konsumuesi me të drejtë të padiskutueshme për hise në këto kontribute ( lëshim I Ministrisë së Finansave ), duke plotësuar e harmonizuar në këtë frymë edhe Udhëzimin  Admninistrativ të nxjerrë nga MEF. Neni 45 I Ligjit…rregullon moshën e pjesëmarrësve ndërsa KONSUMATORI e vlerëson plotësisht të pamundshme kontrolln e moshës së lojtarëve në lojrat e fatit, si në ato që i organizon Lotaria e Kosovës si në ato private të cilat, në mungesë kontrolli të mirëfilltë, haptas abuzojnë me këtë Nen. Kjo pamundësi e kontrollit të mirëfilltë e obligon Organizatorin  që më shumë të punojë në informimin, arsimimin, edukimin dhe vetëdijësimin e lojtarëve, në veçanti të lojtarëve të moshës madhore. Kjo rrethanë edhe më shumë e arsyeton praninë e përfaqësuesit të lojtarëve / konsumatorëve në strukturat organizative e menaxhuese të Lotarisë.  

    nga Selatin Kaçaniku

  • Ateizmi

    ateizmi

    ATEIZMI

     

    Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë atheos, ku a = padhe  theos = zot, me kuptimin pa zot, pa perëndi.

    (Shenim: shpjegimi mbi kuptimin e fjales eshte marre nga fjaloret standart)

      Si kuptim origjinar termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti. Në vazhdim do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm. Ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar. Shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore deri në ditët tona duke marrë dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër. Në kuptimin bashkëkohor termi ateizëm si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike do të thotë tashmë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian: të mosbesuarit në “zotin” monoteist të feve të Lindjes së Afërme e të Mesme; Kjo sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi që teisti i jep fjalës “zot”, një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron në logjikë. “Jam ateist” përmbledh në radhë të parë frazën “nuk jam teist” pasi qëndrimi është mohues i pohimeve teologjike dhe së dyti frazën “nuk besoj në ekzistencën e “zotit”", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë “zot”, apo në asnjë fuqi “mbinatyrore”. Dallimi i bërë këtu, në ndryshim nga kuptimi historik që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar. Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë “besimi se nuk ka zot”. Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se “zoti” nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në “zot” e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me “zotin”. Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se “zoti” nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi si qëndrim gjithëpërfshirës nuk thotë “besoj se nuk, por nuk besoj se, një dallim thelbësor pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas. Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi praktik (implicit, negativ) dheateizmi teorik (eksplicit, pozitiv). Ateizmi praktik është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku zoti, besimi në zot, apo çështjet rreth fesë, apo zotit, nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë  instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth zotit apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit). Ateizmi teorik është ai qëndrim dhe ecuri ku zoti apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si F. Niçe, D. Hjum, B. Rasëll, Xh. Smith, R. Doukins, etj. A T E I Z M I Ateizmi agnostik Agnosticizmi si term sipas shpjegimeve te fjaloreve standard buron prej trajtës se gjuhes “greke” “a = pa” dhe “gnosticizëm = dijshmëri” ose “gnosis = dije”, në zbërthim kuptimor: mos-dijshmëri, të mospasurit dije.  Kjo mosdije: 1. përqendrohet rreth disa pikëpamjeve teologjike dhe metafizike si “mbinatyra, zoti, etj... 2. përbën një qëndrim në njohshmërinë e subjektit dhe nuk merr pozicion rreth besimit ose jo në këtë subjekt. Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike në fjalë janë të panjohura dhe diku dhe të panjohshme për njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetëson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar përfundimisht gjykimin për kuptimin a vërtetësinë e këtyre subjekteve. Si qëndrim rreth njohshmërisë së subjekteve teologjike, agnosticizmi përmbahet në të dy qëndrimet rreth besimit në zot, pra dhe në ateizëm (mosbesim) dhe në teizëm (besim). Ateizmi agnostik nuk di asgjë rreth zotit, mbinatyrës dhe subjekteve të tilla relevante për termin dhe po ashtu nuk beson në zot, apo në mbinatyrë, duke u përfshirë natyrshëm në kategorinë e gjerë të ateizmit praktik a implicit.  

    nga Eroll Velija

  • Azem Bejto Galica - Prijsi i ARBERISE SE VOGEL

    Azem Bejto Galica

    Azem Bejto Galica Prijsi i “Arbërisë së Vogël” (1889-1924)

      Azem Bejta u lind më 1889 në një familje të varfër në fshatin Galicë të Drenicës. Edhe i ati Bejtë Galica ishte një atdhetar i flakët i cili tërë kohën do ta kalonte në luftëra të pareshtura për çlirim nga sunduesit e vjetër dhe shpëtimin e vendit nga pushtuesit e rinj. Ndaj,që nga viti 1870 e deri më 1906,një pjesë të jetës së tij edhe ai do ta kalonte nëpër burgjet e kohës, gjatë sundimit të perandorisë turke.   Azemi ishte djali i tretë nga pesë vëllezërit, i cili erdhi në jetë pas martesës së dytë të Bejtës. Shtëpia në të cilën ai u lind , do të digjej e rrënohej disa herë nga pushtuesit turq e sllav,dhe në vendin ku Azem Galica u burrërua,pas përflakjesh e shkatërrimesh të një pas njëshme ajo më nuk do të ekzistonte. Ndaj,kjo edhe do ta bënte Azem Bejtën që ti urrente përgjithmonë pushtuesit e të gjitha ngjyrave, kundër të cilëve ai luftoi gjatë gjithë jetës.   Trimëritë e tij do të fillonin qysh në moshën 11 vjeçare,i cili sa herë vizitonte dajat në fshatin Selac, dëgjonte rrëfime të frikshme nga më të ndryshmet për një kriminel serb që u bënte shumë zullume shqiptarëve dhe i gjithë fshati frikësohej prej tij.   Trimi ynë pasi që do ta përcillte me sy disa herë, një ditë derisa ai kalonte përskaj shtëpisë së dajave, e kishte njohur këtë bandit të tmerrshëm, ndaj edhe pse ishte fëmijë vetëm 11 vjeçar,derisa të tjerët kur qëllonin jashtë iknin dhe strukeshin qosheve që të mos takonin atë as me sy, Azem Bejta pa asnjë droje,do të merrte pushkën e dajës të varur në mur dhe për dritare do ta plagoste rëndë kriminelin.   Por, sikur mos të mjaftonte varfëria dhe rritja me plot vështirësi nëpër të cilat kalonte ai dhe familja e tij e vendosur në një shtëpi të vogël të fshatit Galicë, atij përveç skamjes së madhe, do ti binte edhe një barrë tjetër më e rëndë nga momenti i luftimeve të zhvilluara kundër forcave turke më 1906,kur do ti vritej i ati dhe digjej shtëpia, nga sunduesit shekullor otoman. Ndaj qysh në betejat e njohura të udhëhequra nga trimi Isa Buletini e Idriz Seferi të cilat u zhvilluan më 1910, kundër sunduesve turq në grykat e Kaçanikut dhe të Carralevës, do të merrte pjesë edhe Azem Bejta, lufta e të cilit nuk do të përfundonte aty, por do të zgjaste e zgjerohej edhe kundër pushtuesve të rinj sllav për 12 vite me radhë, qysh nga vërshimi i tyre më 1912 e deri në rënien e tij heroike më 1924 si njëri ndër luftëtarët më të denjë të çështjes sonë kombëtare në këto anë. Azem Galica ishte dhe mbeti njëri ndër luftëtarët më të mëdhenj shqiptar të shekullit XX i cili qëndroi fort dhe me vendosmëri të paparë kundër të gjithë pushtuesve të tokave shqiptare duke u ngritur në piedestalin e trimërisë si hero i një përpjekje të drejtë dhe të domosdoshme për mbrojtjen me pushkë në dorë të vendit dhe popullit të tij me një të kaluar plot sakrifica dhe tragjedi gjithëkombëtare, të cilat neve si komb,ku më shumë e ku më pak,për fat të keq, na përcjellin edhe sot.     Sundimi i të ashtuquajturës, Serbia e parë (1912-1915)   Që nga fillimi i vërshimeve sllave në trojet tona etnike,kur edhe do të fillonin luftimet në Merdare ,si njëra nga pjesët e kufirit që ndante trojet shqiptare me Serbinë, në këto beteja të përgjakshme do të merrte pjesë edhe Azem Galica, me ç`rast,në përpjekjet për pengimin e marshimit të pushtuesve serb në Kosovë, do të binin mijëra luftëtar nga i gjithë vendi. Atë kohë edhe pse shqiptarëve nuk u mungonte trimëria për luftë dhe vullneti për ruajtjen e vendit ,u mungonin armët dhe municionet të cilat nuk i kishin që ta mbronin me sukses atdheun e tyre.   Madje edhe ato pakë armë të cilat kishin mundur ti grumbullonin kryengritësit tanë dikur, për të luftuar kundër Perandorisë turke, me një vendim të Fuqive të Mëdha, do tu merreshin gati të gjitha,duke i lënë shqiptarët në momentet më të liga para kërcënimit për okupim nga fqinjët hegjemonist, pa mbrojtje dhe duarthatë mu para fillimit të sulmeve serbe mbi Kosovë.   Sikur mos të mjaftonte as kjo, menjëherë pas pushtimit të Kosovës nga serbo-malazezët, okupatorët e rinj filluan një fushat të egër shfarosëse kundër shqiptarëve e sidomos në vitet 1913-1914,tmerri serb do të arrinte kulmin e egërsisë së një pushtuesi të paskrupullt dhe skajshmërishtë barbar,i cili do të niste me ndalimin e gjuhës, traditave, veshjes kombëtare, kthimin me dhunë të shqiptarëve në fenë sllavo-ortodokse, vrasjet në masë, djegiet e shtëpive, pasurisë dhe njerëzve të gjallë, duke organizuar edhe kampe të vdekjes, apo përqendrimi siç quheshin në një variant më të but të fjalës, ku tuboheshin me dhunë dhe vdisnin nën torturat më ç`njerëzore mijëra shqiptar të pafajshëm autokton.   Okupatorët brutal dhe të egër serbo-malazez me programet e tyre asimiluese,gjatë përpjekjeve të tyre antinjerëzore për zhbërjen e etnisë sonë kombëtare në Kosovë, nuk kërkonin vetëm ndërrimin e besimit fetar me forcë nga mysliman e katolik, në sllavo-ortodoks, por ata bënin gjithandej trojeve tona edhe sllavizimin e dhunshëm të emërtimeve në të gjitha vendbanimet shqiptare-fshatra dhe qytete, imponimin e veshjeve serbo-malazeze sipas zonave ku ata sundonin si dhe serbizimin e emrave dhe mbiemrave tanë, me synim për asimilimin e plotë të banorëve autokton shqiptar,në vatrat e tyre shekullore.   Të gjitha këto kryheshin përmes dhunës së egër, e cila zhvillohej e pa penguar mbi kombin tonë,nga pushtuesit sllav,para syve të gjithë Botës. Praktikimi i terrorit dhe torturave vdekjeprurëse nga xhandarmëria dhe ushtria serbo-malazeze, do të arrinte kulmin në Rrafsh të Dukagjinit, ku të gjithë ata shqiptar që nuk pranonin kthimin në sllavo-ortodoks, ndryshimin e veshjes kombëtare dhe sllavizimin e emrave dhe mbiemrave personal e familjar të tyre, shpoheshin në bajoneta të ushtrisë,digjeshin në zjarre të gjallë,dhe nguleshin nëpër hunj gardhi, gjithandej për frikësimin dhe detyrimin e tyre, që të hiqnin dorë njëherë e përgjithmonë nga kombi, gjuha dhe traditat e tyre.   Këtij gjenocidi të pa parë përveç operacioneve të rënda ndëshkimore nga regjimi shumë i ashpër ushtarak,me të madhe do ti kontribuonin  përkrahësit dhe frymëzuesit kryesor të kësaj fushate shkombëtarizuese në troje tona si mitropoliti serb i Pejës Gavrillo Bozhiq dhe ministri i arsimit dhe çështjeve fetare malazeze Mirko Mijushkoviq.   Ndaj,vetëm gjatë periudhës së egër dy-vjeçare 1912-1913,do të vriteshin dhe shpërnguleshin rreth 120 mijë pjesëtar të kombit tonë,digjeshin mijëra shtëpi dhe rrafshoheshin me tokë qindra fshatra shqiptare.   Duke pasur parasysh vuajtjet biblike të shqiptarëve,me të drejtë ato kohëra të rënda për kombin,në gjuhën e popullit njiheshin si Vitet e Kiametit në Kosovë! ("Gjurmime albanologjike"- seria e shkencave historike I. 1971, fq.353,Prishtinë,1972.) Nga shkaqe të tilla,në këto vite të errëta për popullin  dhe vendin tonë të pushtuar,do të shpërthenin kryengritje të njëpasnjëshme kudo,por më të theksuara ishin ato në rajonin e Drenicës, ku pas një luftimi të ashpër në fshatin Mikushnicë në pranverën e vitit 1913,do të vritej edhe vëllai i Shotës, Dani (Ramadani) si pjesëtar i grupit të Azem Galicës, si dhe burgosej Azem Bejta.   Ai, për vuajtjen e dënimit u dërgua në kampin e Runikut, ku pas shumë torturave mbytjeve dhe tmerreve që ndodhnin aty mbi shqiptarët çdo ditë, familjarët e të burgosurve do të sulmonin kampin, për lirimin e bijve të tyre të cilët vdisnin nën torturat çnjerëzore të pushtuesve serb.   Kështu që ushtria dhe xhandarmëria pushtuese serbe duke zënë shkak nga ky sulm,në shenjë hakmarrje,do ti rreshtonin të gjithë të burgosurit shqiptar të cilët mbaheshin në atë kamp përqendrimi për ti pushkatuar,me ç`rast Azem Bejta do të arrinte që përmes plumbave të pushtuesit të arratisej.   Megjithatë në përpjekjet e tij për strehim pas ikjes nga kampi,ai do të hetohej nga një bashkëpunëtor shqiptar i xhandarmërisë serbe e cila do të vihej në ndjekje të tij,derisa ai i lodhur dhe pa armë e ushqim,do të plagosej dhe kapej në Malet e Drenicës.(Bedri Tahiri, libri " Azem Bejtë Galica" 1995 Shkëndija Prishtinë)   Pas arrestimit të tij, xhandarmëria serbe do ti merrte edhe dy vëllezërit e mëdhenj të Azem Galicës, në shtëpinë e tyre ku ata gjendeshin, dhe në vitin 1913, nga frika e arratisjes së sërishme të Azem Galicës, nuk do ti burgoste më në Kosovë,por që të tre do ti dërgonte në burgun e njohur për siguri të lartë ,dhe më të rëndin e kohës, në Pozharevc të Serbisë.     Ikja nga Burgu   Por,Azem Bejta ishte ai Ujku i Vjetër, për të cilin nuk kishin rëndësi vetëm hekurat e "kafazit" që do ta rrethonin këtë Luan, as vendi ku ai do të mbahej i mbyllur, por vendimtare për të ishte Zotësia e rrallë njerëzore që ai posedonte dhe trimëria e pashembullt që i kishte dhuruar natyra e cila i mundësonte atij arratisjen nga kazamatet serbe, sado thellë që mund të ishin ato edhe në Serbi, siç ishte Pozharevci i cili gjendet fare afër kryeqytetit serb-Beogradit.   Ndaj,pas dy vjetësh torturimi, Azem Bejta me dy vëllezërit e burgosur kishin arritur ta shpërthenin edhe burgun e sigurisë së lartë të Pozharevcit në zemër të Serbisë,kur Azemi në një natë të pranverës së vitit 1915 pas vuajtjeve të rënda e të pa durueshme, do ta tregonte edhe një herë veten, duke befasuar rojet famëkeqe ,thyer dyert e hekurta të burgut në Pozharevc dhe mposhtë pushkët e xhandarmërisë kriminale serbe,e cila atyre do t`u vihej prapa në ndjekje,përgjatë gjithë Serbisë, deri në Kosovën e pushtuar të cilën me zjarr e me hekur, atëkohë e mbanin nën okupim.   Madje edhe pse Azem Bejta me dy vëllezërit e tij ndodheshin në vend të huaj dhe të panjohur për ta, me gjithë errësirën e natës, mbikëqyrjen e rreptë të rojeve të burgut, dhe kujdesit të ngritur në shkallën më të lart të sigurisë,destinuar me vendime të veçanta dhe ndër më të rreptat për mbikëqyrje të përhershme dhe në detaje të çdo lëvizje, sidomos të Azem Bejtës, i cili konsiderohej dhe trajtohej si i burgosuri më i rrezikshëm jo vetëm në Pozharevc, por nga të gjithë të burgosurit e asaj kohe që mbante të mbyllur në burgje- Serbia, përkundër të gjitha këtyre masave të veçanta , do të arrinte që bashkë me vëllezërit të arratisej edhe nga ky burg famëkeq edhe pse ndodhej gati në fund të Serbisë.   Ai edhe pse i burgosur, i mbajtur ditë dhe natë nën vëzhgim, nën masat më të rrepta të trajtimit,kishte arritur që ti dorëzonte rojet e burgut, tu merrte armët dhe municionin e atyre që për dy vite me radhë e kishin rrahur dhe torturuar barbarisht duke e mbajtur të lidhur në burg dhe pas disa dit udhëtimesh dhe kalimit të qindra kilometrave këmbë, arave të zbuluara dhe maleve të pa njohura të Serbisë, të etur e të uritur dhe të lodhur për vdekje nga ndjekjet e pareshtura dhe udhëtimi i gjatë do të arrinin të ktheheshin në Kosovën e pushtuar dhe Drenicën e tyre të djegur, "shëndosh e mirë".   Ndaj,me të arritur në Vendlindje, Azem Bejta do të formonte çetat çlirimtare ,eliminonte spiunët- shqipfolës që për ato dy vite të mospranisë së çetave kryengritëse në ato anë, pa asnjë droje për ndëshkim-kishin trashur bashkëpunimin me pushtuesin dhe do të fillonte luftën e hapur kundër xhandarmërisë dhe ushtrisë pushtuese serbe, duke arritur me çetat e tij kreshnike që të çlironin shumë fshatra dhe vendbanime në Drenicë e më tej dhe krijonin edhe një "shtet" të lirë të quajtur Arbëria e Vogël në zemër të Kosovës. Ai gjatë shtegtimeve të tij luftarake,që para burgosjes së tij, nga një vend në tjetrin-nëpër Drenicë ,kishte njohur edhe Shotën me të cilën pas arratisjes nga burgu në vitin 1915, do të martoheshin pa ndonjë dasmë e shpenzime, sipas kushteve të luftës dhe vetëm me disa krisje pushkësh të cilat paralajmëronin bashkimin e tyre dhe të armëve të lirisë,kundër armikut të përbashkët, lufta dhe përpjekjet heroike të të cilëve, nga ajo kohë deri në vdekje më nuk do të pushonin.   Djegia e Shtëpisë së Azem Galicës. Që nga arratisja e Azemit nga burgu i Pozharevcit, dhe krijimit të çetës së tij, nga frika e konfrontimeve me kryengritësit shqiptare, xhandarmëria serbe për një kohë kishte pezulluar në heshtje ndjekjen e luftëtarëve kombëtar. Por me të dëgjuar për martesën e Azemit dhe Shote Galicës, me shpresën se ky ishte momenti i duhur që t`a zinin heroin tonë në befasi,vetëm disa ditë pas martesës,ushtar dhe xhandar serb ndërmorën një ekspeditë të ashpër për kapjen e tij.   Ndaj,shtëpia e Azem Galicës, shpejt u gjet e rrethuar, kurse në luftimet e rrepta që do të shpërthenin në befasi,u detyruan të merrnin pjesë edhe nëna e Azemit Sherifja si dhe nusja e sapo ardhur Shote Galica, të cilat do të luftonin me ushtarë dhe xhandar të Serbisë deri në orët e vona të mbrëmjes, kur forcat pushtuese serbe të cilat territ të natës  i`a kishin frikën si paralajmërimit të vdekjes, do të tërhiqeshin me bishtin ndër vegë nga fshati Galicë.   Por nga përvoja e hidhur me okupatorët e vendit, Azemi dhe bashkëluftëtarët e tij,e dinin se me arritjen e mëngjesit, forcat pushtuese do të ktheheshin përsëri në vendin e krimit, ndaj për tu shpëtuar masakrave serbe, ishin shtrënguar që të gjithë familjarët, përfshi edhe nënën dhe motrën e tij, të largoheshin nga shtëpia.   Kështu që Azem Galica, mori me vete nusen e tij Shotën e cila do të vishej në rroba burrash, vente mbi kokë plisin e bardhë kombëtar dhe kapte pushkën e lirisë për të mos iu ndarë më kurrë luftës deri në fund të jetës së saj, si dhe vëllain e vogël 14 vjeçar Ademin për t`iu bashkuar çetës në mal,kurse nëna e Azemit me të bijën do të strehoheshin për rreth pesë vite me radhë tek farefisi,të afërm dhe të njohur gjithandej Drenicës, duke kaluar nga fshati në fshat, pasi që kishin mbetur pa plëng as shtëpi,të djegura dhe shkatërruara nga forcat pushtuese serbe të cilat që të nesërmen kishin zbarkuar sërish me përforcime të reja në Galicë,për të djegur deri në themel shtëpinë e Azemit dhe plaçkitur çdo gjë të mundshme me të cilën paramendohej mbijetesa dhe rikthimi i tyre aty.   Ndaj,Azemi, Shota dhe Ademi i ri,me të zbardhur mëngjesi, do ta shihnin me dhembje nga malet ku ata ishin strehuar se si digjej shtëpia e tyre dhe plaçkiteshin edhe ato pak gjëra që ata kishin pasur, nga xhandarët dhe ushtarët e pushtuesit serb, të cilët për t`ua pamundësuar atyre kthimin do ti rrënonin edhe muret e mbetura të shtëpisë deri në themel.   Mjerisht, Azem Bejta dhe pjesëtarët e familjes së tij,kurrë nuk do të arrinin të rehatoheshin më aty, nga lufta në luftë e deri në rënien e tyre për liri, pa mundur ti gëzohen më asnjëherë si duhet vendlindjes së tyre të shtrenjtë dhe fshatit ku ata dikur kishin shtëpinë.   Sundimi Austro-Hungarez dhe bullgar në Kosovë (1915-1918) Në vitin 1916, forcat pushtuese serbosllave do të thyheshin me turp dhe kapitullonin pa asnjë kusht para ushtrisë Austro-Hungareze, e cila do ti përzinte ato nga Kosova dhe trojet e pushtuara shqiptare. Por edhe pas ardhjes së austro-hungarezëve, një pjesë e tokave tona do të pushtohej nga ushtria bullgare, kurse pjesa tjetër nga Austro-Hungaria,me ç`rast Kosova do të ndahej në dy pjesë dhe sundohej prapë nga dy regjime të huaja. Në ato troje që do të binin nën sundimin austro-hungarezë, shqiptarët do gëzonin shumicën e të drejtave të tyre kombëtare,ku do të hapeshin edhe shkollat në gjuhën shqipe dhe vendosej administrata vendore në to, të cilat gjatë pushtimit serbo-malazez që nga viti 1912 deri më 1915, të gjitha ishin të ndaluara. Kurse pjesa e trojeve shqiptare të mbetura nën sundimin bullgar nuk i kishin këto të drejta, për ç`shkak, jo rrallë do të konfrontohej, Azem Bejta dhe Shaban Polluzha me këta pushtues.   Megjithëse  edhe Austro-Hungaria do të përpiqej për ç`armatosjen e çetave shqiptare, Azem Bejta, gjatë asaj kohe, problemet kryesore  do t`i kishte me pushtuesit bullgar, i cili në pranverën e vitit 1917,edhe pse gjendej vetëm me Shotën dhe vëllain 16-17 vjeçar Ademin,do të zhvillonin luftime të rrepta me xhandarmërinë pushtuese bullgare në fshatin Obri të Drenicës,ku do të vriteshin disa bullgar, por do plagosej edhe Azemi si dhe vëllai i tij i vogël, Ademi.     Bashkimi i çetave kryengritëse të Drenicës Gjendja e vështirë e shqiptarëve nën pushtimin bullgar dhe qëndrimet e xhandarmërisë Austro-Hungareze për çarmatosjen me çdo kusht të kryengritësve të cilët nuk pranonin ti dorëzonin armët, detyruan Azem Bejtën që në vitin 1917, të takohej në malet e Radishevës me udhëheqësin e çetave të Drenicës veriore Shaqir Smakën me të cilin do të arrinin ujdinë për bashkimin e çetave të tyre.   Por,pas pak kohësh ata do të rrethoheshin nga xhandarmëria austro-hungareze,me ç`rast do të vritej Shaqir Smaka, ndaj, Azem Bejta edhe pse i ri dhe vetëm në moshën 28 vjeçare, do të emërohej udhëheqës i çetave çlirimtare.  

    Ngritja e Flamurit Kombëtar në Pejë

    Duke parë lëvizjet ushtarake dhe politike që zhvilloheshin në përfundim të Luftës së Parë Botërore,kur tanimë ishte e sigurt se Austro-Hungaria po humbiste luftën dhe ushtria e saj pritej të tërhiqej nga trojet tona,komanda çetnike e qeverisë së Serbisë që në vjeshtën e vitit 1917, së pari në Sanxhak e më vonë në pranverën e vitit 1918 do ta dërgonte edhe në brendësi të Kosovës, deri në Dukagjin e Pejë,udhëheqësin çetnik Kosta Millovanoviqin-"Peçancin" me qëllim të përgatitjes së terrenit për ripushtimin e Kosovës nga Serbia. Ndaj si i lindur në Deçan,Kosta Millovanoviq, fillimisht do të deklarohej me djallëzi dhe rrejshëm se gjoja kishte ardhur që të arrinte një marrëveshje me fqinjët shqiptar me të cilët ishte "rritur" dhe Azem Bejtën e çetën e tij,për luftë të përbashkët kundër forcave austro-hungareze dhe bullgare,duke shpërndarë premtime boshe,se kinse edhe pas çlirimit të Kosovës nga Austro-Hungaria dhe ushtria pushtuese bullgare, Serbia nuk do ta sulmonte, por përkundrazi ,ajo do ta pranonte mëvetësinë e saj dhe t`u njihte shqiptarëve pavarësinë ?!.....   Mirëpo, qysh nga gjysma e tetorit të vitit 1918, sapo luftëtarët e çetës së Azem Bejtës, në mes të Pejës dhe Runikut do të zinin rreth 1000 ushtar Austro-Hungarez -rob, çlironin Pejën me rrethinë dhe ngritnin Flamurin Kombëtar Shqiptar në Bashkinë e Pejës ,ku  Azem Galica dhe luftëtarët e tij do të brohoriteshin dhe përshëndeteshin në mënyrë frenetike nga shumë banorë të Pejës me rrethinë,  menjëherë do të ndryshonte edhe qëndrimi i këtij çetniku mashtrues.   Azem Bejta nga fundi i tetorit të vitit 1918, të 1000 ushtarët e zënë Austro-Hungarez, do ti përcillte për në Mitrovicë,ku kishin arritur forcat franceze , për t`ua dorëzuar atyre robërit e luftës. Ndaj, sipas shënimeve të dr. Mehmet Rukiqit, gjenerali francezë Bashle si udhëheqës i atyre forcave, përveç përshëndetjes drejtuar shqiptarëve, dhe mirënjohjes ndaj luftëtarëve kryengritës për trimëri, ai Azem Bejtën do ta nderonte edhe me një shpat-lufte, si falënderim për heroizmat e tij.   Por, fatkeqësisht gëzimi e hareja si dhe këngët e vallja kombëtare,që pas disa vitesh prapë zhvilloheshin në liri në trojet tona të rënduara me shumë pushtime edhe kësaj radhe, siç u kishte ndodhë shpesh herë - shqiptarëve të pa fat,nuk do të zgjasnin shumë, pasi që forcat franceze u bënë shqiptarëve edhe një tradhti të madhe, kur pas hapjes së rrugës nga ushtria e tyre, prapa saj vinte -"bisht" e ngjitur, si hija e zezë e vdekjes ushtria serbe me bajonetat e saj të mprehta për vazhdimin e masakrimit të shqiptarëve dhe ripushtimin e Kosovës edhe një herë.   Kush ishte Kosta Millovanoviq "Peqanci" (1879-1944): Sipas shënimeve biografike, në disa webseite-interneti,thuhet se ai në vitin 1879, ishte lindur në Deçan dhe rritur në Gurakoc të Burimit(Istogut) i cili nga viti 1892,do të shkonte në Serbi, ku në moshën 21 vjeçare do të ftohej për kryerjen e shërbimit ushtarak atje. Kurse,në fund të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20,ai do të aktivizohej në të ashtuquajturat grupe të komitëve çetnike-serbe, të cilat bënin luftë diversante dhe kishin për detyrë vrasjen e figurave të njohura shqiptare në Rrethinat e Kumanovës, Shkupit dhe trojeve tjera shqiptare të ish Dardanisë.   Në këtë mënyrë,përmes dërgimit të grupeve çetnike të ashtuquajtura "komitë" Serbia synonte rritjen e ndikimit të saj në terren,pasi që perandoria turke kishte filluar tërheqjet e pjesshme nga territore të ndryshme në Ballkan, dhe ajo pretendonte pushtimin me forcë të trojeve shqiptare edhe në këto anë.   Ndaj,për shërbime të tilla, në vitin 1904, atij do ti epej titulli "Vojvodë"i çetnikëve.   Kjo kishte shtyrë komandën e tyre që në vitin 1910, kur luftërat tona kombëtare do të merrnin hov, dhe trojet e Dardanisë kishin nisur kryengritjet e tyre të fuqishme për çlirim, Kosta Millovanoviq të dërgohej edhe njëherë në territoret e banuara me shqiptar në rrethinat e Shkupit dhe të Kumanovës, për krijimin e bazave serbe, në territoret që do të çliroheshin nga shqiptarët, në mënyrë që atje të përgatiste grupe luftëtarësh dhe logjistikën e nevojshme për invadimet e ardhshme të Serbisë të cilat do të pasonin gjatë vitit 1912.   Kurse, me fillimin e luftës së parë ballkanike,ai do të mobilizohej në armatën e tretë serbe për të luftuar kundër shqiptarëve në Merdare dhe Betejën e Kumanovës, si dhe do të merrte pjesë në okupimin e Rrafshit të Dukagjinit,më tepër me premtime për të drejta të barabarta të shqiptarëve dhe lirin e tyre se sa me ndonjë luftë të fortë, të cilit do ti dilnin në ndihmë edhe banorët e pakët serbo-malazezë ku për fat të keq nuk i mungonin as të njohurit dhe kumbarët shqipfolës, sidomos në rrethinat prej nga ai vinte. Ndërsa pas shpërthimit të luftës së parë botërore,Kosta Millovanoviq do të shkonte në frontin e Selanikut si ushtar i Serbisë, për tu ngritur në gradën e togerit atje,ku udhëhiqte një divizion.   Ndërsa, pas humbjes së luftës nga ana e Serbisë,të cilës në ikje nga forcat Austro-Hungareze dhe ato bullgare, nuk mundi ti shpëtonte as ndihma, ruse,franceze dhe angleze,ushtria serbe me të gjithë 125 mijë pjesëtarët e saj në ikje e sipër nga këto forca në vitin 1915,do të tërhiqej përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt bregdetit.   Ndaj nga komanda e ushtrisë serbe, Kosta Millovanoviq do të zgjidhej si udhëheqës për tërheqjen e një Divizioni të ushtarëve serb,përmes Shqipërisë në drejtim të detit Adriatik, prej nga do të barteshin me anijet ruse dhe franceze së pari në ishullin Korfuz për tu vendosur më vonë në frontin e Selanikut( Wikipedia-Kosta Millovanoviq -peqanac)   Tërheqja e ushtrisë serbe bëhej në marrëveshje me Esat Toptanin dhe ndihmën e përkrahësve të tij, pasi që Kosta Millovanoviq (Peqanci)jo vetëm se e njihte mentalitetin e shqiptarëve, por ai e fliste edhe gjuhën shqipe mirë. Tërheqja përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të zgjaste nga nëntori i vitit 1915 deri në Janar të vitit 1916(Wikipedia- "Milan Nediq")   Në verën e vitit 1916,sipas porosisë së komandës çetnike, ai do të shkonte në rajonin e Toplicës,gjoja për të ndihmuar në organizimin e kryengritjes guerile dhe luftuar kundër ushtrisë bullgare e cila atë kohë kishte pushtuar disa pjesë të banuara me serbë pranë kufirit me Bullgarinë.   Në Toplicë dhe rrethinë, ai do të qëndronte deri nga fundi i vitit 1917,kur do ta tradhtonte edhe bashkë-organizatorin e atjeshëm të luftimeve,Kosta Vojinoviqin i cili i kishte filluar që më parë luftimet me bullgarët në ato anë.   Por, me gjithë pritjet e mëdha, përveç ndonjë aksioni të pa qëndrueshëm dhe disa djegieve e shkatërrimeve, pas të cilave tërhiqej shpejt me përkrahësit e tij,Kosta Millovanoviqi, jo vetëm se nuk do të ndihmonte, por ai edhe do ta sabotonte keq luftën e udhëheqësit vendor Kosta Vojinoviq si dhe do të humbiste shumicën e betejave dhe gati të gjithë ushtarët e tij në luftime me bullgarët në rrethinat e Toplicës.   Madje, pas zgjerimit të ofensivës bullgare nga Nishi në drejtim të Leskovcit dhe gjithë hapësirat e Toplicës,atij nuk do ti mbetej  më vend askund, përveç se me rreth 100 pasuesit e mbijetuar të tij, në pranverën e vitit 1917, me arsyetimin se dëshironte t`a pushtonte Sanxhakun, Rrafshin e Dukagjinit dhe Pejën,të largohej përfundimisht nga luftimet në ato anë, duke lënë të vetmuar ish bashkëluftëtarin dhe bashkë-organizatorin e kryengritjes guerile, Kosta Vojinoviq në gjysmën e aksionit të nisur bashkë kundër bullgarëve, mu në momentin kur udhëheqësi vendor Kosta Vojinoviq, do të binte nën rrethim, i cili edhe do të vritej nga bullgarët.(bënte vetëvrasje-sipas serbëve). (Wikipedia-"Kosta Millovanoviq-Peqanac" )   Pas formimit të mbretërisë serbo-kroato-sllovene më 1 Dhjetor të vitit 1918, ai do ti shërbente një kohë kësaj qeverie në shuarjen e kryengritjeve shqiptare në Kosovë deri nga viti 1923?..   Tradhti të njëjta dhe të ngjashme ai do të bënte gjatë gjithë jetës së tij, të cilat nuk do të pushonin as gjatë luftës së dytë botërore,pasi që sa herë dështonte në aksionet e nisura, ai kërkonte ndonjë palë më të fuqishme për të hyrë në shërbim të saj. Ai në këtë kohë së pari ishte afruar me të ashtuquajturën "qeveri e shpëtimit kombëtar" të kryeministrit serb Millan Nediq,  29 gusht të vitit 1941- 4 tetor të vitit 1944,nën pushtimin gjerman,por para se ti afrohej atij ai  , do tu ofrohej edhe gjermanëve për luftimin e partizanëve,por që pas një kohe të shkurtër edhe gjermanët do ta përzinin nga radhët e tyre.   Pas këtyre aventurave ai do ta provonte një aventurë tjetër edhe më të rrezikshme, duke u përpjekur që  përmes shërbimeve që u ofronte gjermanëve ta vriste edhe Drazha Mihajloviqin,për të zënë vendin e tij dhe bërë udhëheqësi i vetëm i të gjithë çetnikëve të Serbisë.   Por pas dështimit të kësaj tentative i përbuzur nga gjermanët dhe qeveria e Milan Nediqit e cila pas rreth 5 muaj edhe ajo do të binte,Kosta Millovanoviq do të mblidhte rreth 100 pasuesit e mbetur të tij,të cilët të shumtën e rasteve, nuk e kaluan këtë numër asnjëherë, dhe një shumë të madhe parash prej 700.000 marka gjermane në ari, që ai atëkohë posedonte,tani për t`iu bashkuar forcave të Drazha Mihajloviqit.     Drazha Mihailoviq   Mirëpo për shkak të përpjekjeve që Kosta Millovanoviq kishte bërë për vrasjen e Drazha Mihajlit, ky i fundit do ti dërgonte tre oficer të tij, kinse për ta pranuar Kosta Millovanoviqin,me urdhër për marrjen e parave dhe vrasjen e tij, i cili edhe do të pushkatohej me urdhrin e Drazha Mihajloviqit, nga të dërguarit e Drazhës në fund - Maj, të vitit 1944, afër vendit të quajtur Soko-banje, në Serbi.   Por ti qasemi edhe një herë, kthimit të tij në Kosovë; Pasi që Kosta Millovanoviq,i cili veten do ta quante(Peqanci) sipas qytetit të Pejës me arsyetimin se gjoja vinte nga andej,e që për fat të keq edhe disa shqipfolës me dëshirë e quajnë edhe sot (peqanac) megjithëse mbiemri i tij, ishte Millovanoviq, një kohë kishte qëndruar në Serbi dhe duke mos pasur sukses në luftime,tani ishte ofruar në anën e Austro-Hungarezëve, për të luftuar kundër forcave bullgare,i cili sipas shënimeve të biografisë së tij në wikipedia, kishte arritur që në tetor të vitit 1917, disa nga trupat e tij çetnike ti infiltronte në forcat Austro-Hungareze, infiltrim ky, të cilin ai si çetnik i rryer që ishte, duhet ta ketë përdorur edhe për kthimin në Kosovë, në pranverën e vitit 1918, që të përgatiste terrenin, për riokupimin e saj nga Serbia. Kurse pas okupimit, për një kohë bukur të gjatë, ai do të përpiqej që ti shuante kryengritjet shqiptare në Kosovë,të cilave deri në vitin 1924 do tu printe Azem Galica. Ishte koha kur Austro-Hungaria gjendej para tërheqjes kurse forcat franceze sapo kishin mbërri në kufijtë e Kosovës,marshimin e të cilave përpiqej me shumë mjeshtri ta shfrytëzonte Serbia, për depërtimin e saj në Vendin tonë. Ndaj, kryengritësit shqiptar,me gjithë premtimet serbe e franceze,që me kohë kishin dëshmuar vendosmërinë e tyre për luftë kundër ripushtimit serb të Kosovës, që nga fillimi i tentimeve të para për pushtimin e saj. Ndaj oficerët serb duke njohur trimëritë e Azem Galicës,ishin munduar që  prezencën e forcave franceze t`a përdornin edhe si garantues për premtimet e tyre, kinse Azem Bejtën ata do ta bënin "Vojvodë" (udhëheqës) të Kosovës,nëse ai do të pranonte pushtimin e saj nga Serbia.   Por,Azem Bejta i dëshpëruar nga tradhtia e francezëve dhe pabesit sllave të cilat nuk njihnin fund as kufij,do tu përgjigjej prerë dhe i vendosur të dy palëve se hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë,në çfarëdo mënyre qoftë,nënkuptonte luftë për shqiptarët,dhe ata ishin të vendosur që sundimin e askujt, kurrë më të mos e njihnin as pranonin mbi atdheun e tyre të shtrenjtë.   Madje për tu par edhe më qartë qëllimet e okupatorëve sllav,me të arritur të ushtrisë serbe pas asaj franceze në Mitrovicë, do të urdhërohej shkarkimi i kryetarit të saj shqiptar,Ibrahim Deva,dhe vendosja e një sllavi me emrin Jovan Kotorr në vend të tij. Mirëpo,Azem Bejta, do tu përcillte një ultimatum qeveritarëve serb, që brenda 24 orësh të rikthehej ish kryetari  i saj shqiptar në Mitrovicë,ose ai do ta niste luftën me ta. Mjerisht,ky ishte vetëm fillimi i keçë i një periudhe të errët që atëbotë i përgatitej Kosovës dhe trojeve tjera nën pushtim,kur me të marrë lajmin se forcat serbe pas atyre franceze, kishin arrit deri në Mitrovicë,i trimëruar nga kjo informatë, udhëheqësi kriminel i çetnikëve serb, Kosta Millovanoviq (Peqanci) jo vetëm se do ta mohonte lirin e Kosovës, por ai do ta urdhëronte edhe ndihmësin e tij,për heqjen me forcë të Flamurit Shqiptar nga Ndërtesa e bashkisë së Pejës, të cilin e kishte vënë Azem Galica, me ç`rast do të vinte deri tek gjakderdhja në mes të luftëtarëve shqiptarë dhe çetnikëve serb, ku do të vritej ndihmësi i Kosta "Peqancit" por edhe vëllai i Shote Galicës, Rexhepi, në mbrojtje të Flamurit Kombëtar.   Kthimi i Kosta Millovanoviqit- Peqancit në Kosovë dhe rrafsh të Dukagjinit, për të cilin siç u cek më lartë, thuhet se ishte i lindur në Deçan dhe rritur në Gurakoc të Burimit (Istogut) me pretendime për ripushtimin e Kosovës dhe hakmarrjen ndaj shqiptarëve, për gjoja se, ata dikur ia paskan vrarë të atin, i kishte shqetësuar pa masë të gjithë shqiptarët e këtyre trojeve. Ndaj,duke parë se tokat tona po ripushtoheshin përsëri nga sllavët, populli shqiptar në masë të madhe do ti bashkohej luftës së Azem Bejtës, kështu që në fillim të vitit 1919, ai udhëhiqte disa mijëra luftëtar, i cili në bashkëpunim me Sadik Ramën, falë edhe ndihmës së Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës me seli në Shkodër, që furnizonte kryengritësit me armatim e municion, do të organizonin një kryengritje të fuqishme, duke çliruar pjesën më të madhe të Rrafshit të Dukagjinit. Ndaj, në shenjë hakmarrje ndaj tij, në vitin 1920, xhandarmëria serbe, e nxitur edhe nga naçellniku i Mitrovicës, (Jovan Kotorri),do ti pushkatonte nënën dhe motrën e Azem Galicës,me të cilin Jovan Kotorri, kishte hesape të vjetra që kur Azem Bejta e kishte përzënë nga zyra dhe urdhëruar shkarkimin e tij brenda 24 orësh për rivendosjen e kryetarit shqiptar në Mitrovicë. Ndaj për shpagimin e vrasjes së Nënës dhe Motrës së Azem Galicës,pa kaluar shumë kohë, Shota me të vëllain do ta nxirrnin Jovan Kotorrin nga shtëpia, midis qytetit të Mitrovicës para hundëve të rojeve serbe që kujdeseshin për të, dhe vrisnin kriminelin serb, gruan dhe asistenten e tij të cilat jo vetëm se ndihmonin dhe merrnin pjesë në organizimin e vrasjeve por edhe bënin propagandë çetnike, për shfarosjen në masë të shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera nën pushtim.   Ndaj, rezistenca për çlirimin kombëtar të Kosovës dhe kryengritjet e armatosura të shqiptarëve,nuk do të pushonin asnjëherë dhe për asnjë çast,derisa do të zgjasnin pushtimet. Kryengritjes së Azem Bejtës iu përgjigjën shumë luftëtarë jo vetëm nga Drenica por edhe nga të gjitha trojet tjera të cilët përveç luftimit të pushtuesit,kishin për detyrë t`u kundërviheshin edhe shpërnguljeve me dhunë të shqiptarëve për në Turqi,ta luftonin kolonizimin e Kosovës me sllav të ardhur nga Serbia e Mali i Zi dhe pengonin asimilimin e pjesëtarëve të kombit tonë nën pushtimin e serb.   Serbia,në mënyrë që ti kontrollonte më lehtë shqiptarët, do të provonte që ti merrte me dhunë djemtë e tyre në ushtri, por Azem Bejta me bashkëluftëtarët e tij i kishte ftuar me kohë të rinjtë shqiptar që tu bashkoheshin çetave çlirimtare, dhe të mos u përgjigjeshin ftesave për shërbim në ushtrinë pushtuese sllave. Ndaj ai dhe bashkëluftëtarët e tij do të përcilleshin këmba këmbës nga forcat e okupatorit, kështu që në muajin shkurt të vitit 1920,çeta e Azem Bejtës do të rrethohej nga rreth 500-600,forca të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në fshatin Gradicë të Drenicës me ç`rast do të zhvilloheshin luftime të ashpra, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, ku luftëtarët shqiptar,përveç se do të arrinin të vrisnin rreth 30 ushtar dhe xhandar të pushtuesit,ata do ta qanin edhe rrethimin serb, duke tërhequr një pjesëtar të vrarë të çetës dhe disa bashkëluftëtar të plagosur në luftimet e zhvilluara.   Krijimi i "Arbërisë së Vogël"   Pas një qëndrese mbi 5 vjeçare dhe luftimeve të pareshtura që me arratisjen e tij nga burgu i Pozharevcit në vitin 1915, Azem Bejta me çetën shqiptare, në qershorin e vitit 1920 do ti detyronte forcat pushtuese serbe,të lidhnin një marrëveshje për krijimin e shtetit të tij, sipas të ashtuquajturës "Marrëveshje mbi Zonat e Lira"   Kështu që,nga bisedimet në mes të forcave pushtuese serbe dhe çetës së Azem Bejtës, do të arrihej që të formohej një "shtet" i lirë në Drenicë,i cili atëbotë u quajt "Arbëria e Vogël" si shteti i parë i këtij lloji në rajon i cili për ushtri kishte çetën me luftëtar shqiptar për mbrojtjen nga ndërhyrjet e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në territorin e lirë të “Arbërisë”.   Hasan Prishtina Aktiviteti luftarak i Azem Galicës,Bajram Currit e Hasan Prishtinës dhe kryengritësve tjerë shqiptar,kishte bërë që në atë kohë, nga 9 nëntori i vitit 1921, me vendimin e Fuqive të Mëdha, të krijohej edhe një zonë e lirë për shqiptarët nën pushtim e cila do të quhej "Zona neutrale e Junikut".   Ajo përfshinte disa fshatra përreth si Brovinën, Ponoshecin ,Mulliqin Shishmanin, Babajn e Bokës,Popcin, Kosharen etj, hapësirë e cila shtrihej nga Qafa e Morinës e deri në grykë të Deçanit.   "Zona neutrale e Junikut" do të ekzistonte deri në muajin shkurt të vitit 1923,kur sipas kujtimeve të Hajriz Demakut ish luftëtar dhe anëtar i moçëm i "Lëvizjes nacional demokratike shqiptare",me nënshkrimin e Cana Beg Kryeziut në Beograd, si përfaqësues i atëhershëm i Shqipërisë, kjo zonë do ti epej Serbisë,për ruajtjen e së cilës gjatë gjithë kohës kishte luftuar edhe Azem Bejta me çetën e tij. Edhe "Arbëria e Vogël" në fillim do të shtrihej në gjithë territorin e komunës së Prekazit duke përfshi mbi 10 fshatra përreth, por që kohë pas kohe, sidomos kur çeta e Azem Bejtës duhej ti vinte në ndihmë  "Zonës neutrale të Junikut"e cila mbijetoi për tri vjet, nga sulmet e shpeshta që organizonte ushtria dhe xhandarmëria serbe edhe shteti i Azem Bejtës, përgjatë kësaj periudhe nga qershori i vitit 1920 deri nga fillimi i vitit 1924,do të ngushtohej në tri fshatrat e fundit: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë.   Ndaj, siç kishte vepruar gjithmonë për fitim kohe dhe tradhti, Serbia edhe marrëveshjen për krijimin e "Arbërisë së Vogël" do ta shfrytëzonte për vrasjen e udhëheqësve të dalluar të çetave kryengritëse me të holla e mashtrim, si dhe ngushtimin e këtij "Shteti të Lirë" pak nga pak,qoftë edhe përmes zaptimit nga lagja në lagje e fshati në fshat deri te vrasja e Azem Bejtës më 1924,dhe shuarja e tërësishme e Arbërisë.     Bajram Curri Shqiptarët e pezmatuar sidomos pas rënies së "Zonës neutrale të Junikut" me nënshkrimin e përfaqësuesit të qeveris shqiptare dhe bashkëpunimit të saj me Serbinë , mblodhën forcat e tyre nën udhëheqjen e Bajram Currit dhe në Qershor të vitit 1924,nisën nga Kruma një kryengritje duke marrë Tiranën dhe rrëzuar Ahmet Zogun, me ç`rast ai do të ikte në mbretërinë atëhershme jugosllave.   Por as Serbia, gjatë asaj kohe nuk do të rrinte duarkryq, ajo pas një viti e gjysmë të shuarjes së "Zonës neutrale të Junikut" dhe mbi katër vitesh ekzistence të Arbërisë së Vogël,në fillim të muajit korrik të vitit 1924,ushtria dhe xhandarmëria pushtuese e saj, do të grumbullonte forca të mëdha nga garnizoni ushtarak serb në Shkup dhe qytetet brenda Serbisë,me armatime të rënda dhe topa modern luftarak, së pari në Mitrovicë,ku do të mobilizoheshin edhe shumë xhandar dhe kolon serbo- malazez duke propaganduar se gjoja ushtarët e grumbulluar të tyre, do të dërgoheshin në kufi me Shqipërinë,për shkak të gjendjes së paqëndrueshme atje ,pas rrëzimit të qeveris së Ahmet Zogut në qershorin e atij viti.   Mbreti Zog Por, marshimi i ushtrisë pushtuese serbe,i filluar natën nga Mitrovica në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Vojtesh, do të kthehej në drejtim të Galicës dhe "Arbëris së Vogël" duke rrethuar pas mesnatës të tri fshatrat ende të lira, Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën.   Serbia kishte dërguar atje mbi 1000 trupat e saj më të stërvitura dhe më të mirë-përgatitura si dhe oficerët më të zot për luftime,me qëllim të shuarjes definitive si të Arbërisë së Vogël, ashtu edhe të lëvizjes kryengritëse të shqiptarëve në përgjithësi.   Megjithëse sulmet serbe do të fillonin herët, që para agut të mëngjesit,me të gjitha llojet e armatimeve të rënda dhe nga të gjitha anët duke u munduar që ti zinin luftëtarët e Azem Bejtës në befasi,përkundër dëmtimeve nga topat e ushtrisë pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkëluftëtarët e tij, do të arrinte që ta qante rrethimin e hekurt trepalësh të cilin e kishte vënë ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbo-malazez. Por, për fatin e keq të shqiptarëve, lëvizjes së tyre kryengritëse dhe vetë Azem Bejtës, gjatë qarjes së rrethimit kur ata tanimë ndodheshin pranë fshatit Mikushnicë, një plumb i armikut do ta qëllonte në xhepin e lëkurtë të fishekëve rezervë, të cilin Azem Galica e mbante të lidhur në brez, me ç`rast do të eksplodonte duke i shkaktuar dëmtime të rënda në boshtin kurrizor dhe bërë të pa lëvizshëm gjithë trupin e tij. Megjithatë, përkundër vrasjes dhe plagosjes së shumë bashkëluftëtarëve të Azem Galicës, ashtu siç edhe ishin betuar, Shota me luftëtarët e mbetur, do të arrinin që ta tërhiqnin Azem Bejtën e plagosur,për të mos lejuar që ai të binte në duart e pushtuesve sllavë, i gjallë as i vdekur të cilin përkohësisht do ta vendosnin në kullat e Sadik Ramës së Gjurgjevikut, me shpresë që në momentin e parë të mundshëm, ta dërgonin për shërim në Shqipëri.   Mirëpo, gjendja e tij sa vinte e keqësohej dhe pas 10 ditësh vuajtje, ai do të mundej nga plagët e rënda që kishin dëmtuar pjesët më vitale të trupit të tij,kështu që më 25 Korrik të vitit 1924, heroi i kombit-Azem Bejta do të mbyllte sytë përgjithmonë.   Ndaj,trupi i tij i pa jetë, me ndihmën e disa litarëve do të lëshohej në thellësitë e një shpellë të fshehtë të cilin edhe përkundër shumë përpjekjesh nuk do të mund ta gjenin asnjëherë forcat pushtuese serbe. Madje edhe pas vdekjes së Azem Bejtës,nuk do të shuhej as çeta çlirimtare e tij,të cilën për më tepër se dy vjet me radhë,do ta udhëhiqte Shote Galica, deri në sëmurjen e saj, dhe vdekjen e shumë bashkëluftëtarëve të mbetur pa municion e armatim,ngase pas rikthimit të tij në pushtet, Ahmet Zogut do ti ndalonte ato rreptësishtë për kryengritësit shqiptar nën okupim. Ndaj,shkëlqimi i veprës dhe historisë së luftërave çlirimtare që udhëhoqi Azem Bejta, me gjithë përpjekjet e bashkëpunëtorëve jo të paktë të okupatorit serb dhe pasardhësve të tyre, për njollosjen e heroizmave të tij,veprat e tij për atdheun dhe kombin nuk u tjetërsuan asnjëherë dhe u ruajtën të pastra e të papërlyera deri në ditët tona. Kështu që me arsye dhe plot të drejtë, fjalët aq domethënëse të tij ,drejtuar spiunëve dhe tradhtarëve të kombit qysh në atë kohë,do të ktheheshin nga rapsodët në këngë, të cilat edhe sot japin fuqishëm dhe me zë këtë porosi:  

    “Azem Bejta ka pas thanë,

    Burrë i mirë kush donë me kanë,

    Punëve t’kqia hyzmet s’u ban,

    Se vjen dita e i bjen pishman”.

     

     

    Gani Qarri nxjerrë nga libri "Vrasje Idealesh"

     

     

     

      ------------------------------------------------------------   Burimet: 1. Wikipedia 2. www.dardania webmaster "Azem Galica" 17 Maj 2011 3. Bedri Tahiri "Azem Bejtë Galica" botuar më 1995 Shkëndija,Prishtinë. 4. "Gjurmime albanologjike"-seria e shkencave historike I.1971,fq.335. Prishtinë,1972 5. Bedri Tahiri "Azem Bejta dhe lëvizja kacake gjatë viteve 1915-1918" Zëri i Kosovës 28 qershor 2011. 6 . (http://www.mergimtari.ch/AzemGalica/SHOTA1.jpg) 7. Dr. Mehmet Rukiqi, Si negocioi Azem Galica me serbët për pavarësinë e Kosovës.

  • Udhekryqet e reja te Camerise

    VIJON NGA NUMRI I KALUAR... udhekryqet-e-camerise

     

     

    Udhëkryqet e reja të Çamërisë

            Komuniteti çam dhe ndikimi në zgjidhjen e problemit   Që në vitet e para të ardhjes së demokracisë në Shqipëri e më vonë edhe në shtete të tjera ku ka një komunitet të vjetër e të ri çam, u bë organizimi i tyre në shoqata dhe më vonë në Parti politike me qëllimin e mirë që të mbrohen sa më shumë të drejtat juridike, kultuore, etnografike dhe natyrisht të bëheshin përpjekjet për zgjidhjen e problemit në fjalë. Në planin e brendshëm iu kërkua që shumë energji pak a shumë të humbura në vitet e komunizmit të shfrytëzoheshin sa më mirë në periudhën që po vinte në planin ekonomik, shoqëror etj. Kështu më 10 janar 1991 në Tiranë u themelua Shoqata Politike Atdhetare “Çamëria” me qendër në Tiranë dhe me degët në rrethe të ndryshme. Ajo ka sot organizmat e veta në të gjithë qytetet ku ka popullsi çame duke përfshirë qytetet Vlorë, Sarandë, Fier, Lushnjë, Durrës, Tiranë, Shijak, Elbasan etj. Në emblemën e saj u vu portreti i mbretit Pirro që është parardhësi më i njohur i këtij komuniteti të spikatur për kulturë, shqiptarizëm, qëndresë dhe atdhetarizëm në të gjithë kohërat. Një Shoqatë e tillë i është ngritur që në 1919 në shtetin Masaçuset të SHBA me emigrantët çamë që ishin larguar nga genocidi i egër grek dhe ishin vendosur në këtë vend. Me forma të ndryshme demokratike duke përfshirë letra për Fuqitë e  Mëdha, me shkrime, protesta të ndryshme kërkonin të drejtat e tyre e të krahinës së tyre të nëpërkëmbur. Një Shoqatë e tillë simotër do të krijohej në vitin 1947 në Shqipëri me përfaqësuesit e komunitetit çam kësaj radhe në Shqipëri. Shumë shpejt Partia Komuniste do ta nxirrte atë jasht ligjit, ashtu si u veprua edhe me organizma të tjera. Politika e kohës nuk mund të mbante në këmbë një Shoqatë të tillë që mund t’i hapte jo pak telashe qeverisë shqiptare për të kërkuar pranë saj e pranë Greqisë riatdhesimin pronat e konfiskuara jasht ligjeve ndërkombëtare e  të tjera kërkesa. Këto organizma të rëndësishme do t’i paraprinin mbrojtjes të të drejtave të Çamërisë. Kjo ndodhte në një kohë kur shteti i ri shqiptar nuk mundëte dot për arsye politike dhe administrative që të mbronte të drejtat e kësaj popullsie  me të drejta të nëpërkëmbura.   Disa vite më vonë, e pikërisht më 2004 u ngrit edhe Instituti i Studimeve për Çamërinë. Ky Institut kërkoi që të ndihmonte në formën e vet ndërgjegjësimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për Çamërinë duke kërkuar e gjetur partnerë shumë studiues të huaj, juristë, akademikë, shkrimtarë, etj në detyrën e tyre aq madhore.  Në librin “Çështja çame dhe integrimi evropian” në mënyrë të sintetizuar jepen edhe detyrat që ka ky Institut.   Midis të tjerash këto janë:
    • T’i japë një shtysë të fuqishme studimeve në fushën e kulturës dhe historisë së komunitetit çam.
    • Të ushtrojë veprimtari të mirëfillta akademike në fushën e historisë të drejtës ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës për popullsinë çame.
    • Të zhvillojë një aktivitet shkencor për të përpunuar opinionet për problemin e Çamërisë.
    • Të krijojë një rrjet analog me qendra të tilla në Evropë në Amerikë e gjetkë
      Në vitet e fundit janë ngritur edhe dy parti politike (Partia për Drejtësi dhe Integrim- PDI dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet-PDU) që në Programin e tyre politik dhe elektoral kanë zgjidhjen e problemit çam. Është për t’u përshëndetur fakti që Shoqata të tilla janë ngritur edhe në SHBA, në Itali, Belgjikë etj. Duke ndjekur aktivitetin e tyre shohim se ato janë disi të fragmentarizuara në punën  e tyre pasi nuk kanë një koordinim të saktë.  Duhet thënë se organizma të tilla kanë ndihmuar së tepërmi në sensibilizimin e opinionit të brendshëm e atij të jashtëm..  Është bërë një punë shumë e mirë në lidhje me njohjen e identitetit kulturor të kësaj krahine gjë që ka qenë e domosdoshme përballë asaj heshtjeje të madhe në kohën e qeverisë komuniste.  Janë të njohura Festivalet e Këngës e Valles Çame në Sarandë. Janë botuar mjaft libra për historinë, për folklorin, janë botuar libra me tregime, me poezi. Madje ditët e fundit u shfaq edhe një film dokumentar me metrazh të gjatë me titull “Ëndrra e Çamërisë“ me autorë Enver Kushin e Kujtim Gjonaj që ishte fryt i një pune 20-vjeçare. Ekspozitat e shumta fotografike me këtë temë, ekspozitat e kulinarisë, përkujtimi i shumë datave përkujtimore sidomos i 27 Qershorit që është caktuar edhe nga Parlamenti Shqiptar si Dita  e Genocidit Grek mbi Çamërinë. Ka disa vite që me nismën e Shoqatës “Çamëria“ dhe të Partisë për Drejtësi dhe Integrim” po organizohet një në çdo qershor një Marshim- homazh në kujtim të viktimave të genocidit grek mbi popullsinë e pafajshme të Çamërisë në Qafën e Botës që ka tërhequr vemendjen e mediave dhe shtypit shqiptar e atij ndërkombëtar. Kohët e fundit është botuar një libër shumë voluminoz i titulluar “Enciklopedia jugshqiptare “ i autorit Ibrahim Hoxha që ësht fryt i një pune shkencore gjysëmshekullore për historinë e traditat e kësaj zone. Në morinë e botimeve duhet veçuar botimi me dokumenta i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë me titull “Dokumenta për Çamërinë“ që përfshin periudhën 1912-1939 që ka patur një jehonë shumë të madhe te studiuesit e politikanët e Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare. Pjesëmarrja e kësaj Shoqate në një Takim Ndërkombëtar që është bërë për Minoritetet në Moskë, në Varshavë të Polonisë, në Turqi e gjetkë e kanë bërë edhe më të njohur këtë problem. Falë përpjekjeve të kësaj Shoqate problemi çam është bërë i njohur  edhe në Senatin Amerikan dhe në Parlamentin Evropian. Krerët e PDI-së e kanë sensibilizuar me disa takime me deputetë të Parlamentin evropian, me zonjë Doris Pach. Është bërë e mundur edhe një njohje në Ministrinë e Jashtme të Turqisë. Mirë. Politikani i njohur shqiptar Sabri Godo thotë për këtë sensibilizim: “Ky gjallërim disi i papritur, i ardhur nga jashtë, do të thotë se ka dyer ku mund të trokasim e të na dëgjojnë. Gjithë puna është se çfarë duhet bërë më tej që çështja të shkojë përpara” “Mundësi për zgjidhjen e çështjes çame”-“Çështja çame e integrimi evropian” -Tiranë, 2005)   Përcaktimi një strategjie për problemin çam do të fillonte që nga Parlamenti shqiptar. Deri në legjislaturën aktuale disa deputetë që vinin nga kjo popullsi ishn të rreshtuar në parti të tjera politike , qofshin këto të majta ose të djathta. Megjthatë me gjithë ndonjë reagim spontan që ata kanë bërë në Parlament, nuk kanë arritur që të krijojnë një frymë të qartë dhe masive për të ngritur vazhdimisht dhe me efektivitet problemin çam në planin e brendshëm e në atë të jashtëm nëpërmjet komisioneve parlamentare.  Numri i deputetëve që vijnë drejtpërdrejt nga komuniteti çam (në legjislaturën aktuale ata janë vetëm dy) e ka bërë më të prekshme edhe në tribunën parlamentare këtë çështje kaq të rëndësishme. Në 20 vitet e kaluara është bërë edhe ndonjë inteperlancë për Çamërinë, por nuk është arritur ndonjë gjë e rëndësishme. Akoma është e freskët situata tragjike e komike, por edhe antikombëtare e vitit 2004 që Rezoluta për Çamërinë që një ditë më parë ishte pranuar në parim nga të gjithë partitë politike nuk u aprovua. Madje edhe deri tani nuk kemi një të tillë  Ndërkohë që parlamenti grek dhe autoritetet e larta greke e kanë refuzuar prerazi të pranojnë ekzistencën e problemit çam në vetvete dhe mendojnë se ky problem është i mbyllur prej kohe. Në gjeopolitikën e sotme ballkanike qeveritarët grekë mendojnë se hapja e aq më shumë zgjidhja e problemit çam është sipas tyre, një kthim prapa. Për ne duhet të dimë se nuk kemi e nuk duhet të kemi mendimin që ka qeveria greke.   Jo, zgjdhja e problemit çam është e hapur, kërkon zgjidhjen në kohën më të shpejtë e sa më mirë që të jetë e  mundur. Kështu bëhet një fqinjësi e mirë dhe vendet tona do të integroheshin më mirë në Evropë. Si do të arrihet kjo gjë të paktën në planin formal? E thjeshtë. Parlamenti duhet që të pranojë zyrtarisht nëpërmjet një Rezolute të saktë problemin  çam. Kjo duhet bërë pa patur ndjenjë inferioriteti e, aq më tepër, një lloj TURPI para palës tjetër. Është një detyrim kushtetues prandaj shumë reagime duhet që të bëhen sa më shumë e herë pas here. Për fat të keq, Rezoluta që u hartua në vitin 2004 nuk u aprovua. Është për t’u ardhur keq që të dy kampet politikë të skenës politike shqiptare akoma nuk e kanë kurajon që të ngrejnë këtë problem e të kërkojnë që të hidhen hapa konkretë të paktën nga qeveritë tona që shkojnë e vijë. Për problemin çam, për habinë e madhe, ata reagojnë në kompaktësi sa herë që përmenden çamët e Çamëria. Edhe po të shohësh programet e tyre në fushatat elektorale për zgjedhjet parlamentare, asnjë prej tyre nuk e përmend, aq më tepër që të përcaktojë edhe afatë të përafërta për zgjdhjen...   Është një fenomen, në pamje i lënë në harresë, por që është shumë thelbësor dhe që duhet të merret parasysh nga faktori politik në Shqipëri e sidomos në Greqi. Funksioni shoqëror, juridik dhe demokratik i Shoqatës “Çamëria” dhe i dy partive politike që mbrojnë interesat e komuniteit çam deri sot nuk mund të realizojnë funksionet  tyre në territorin grek. Të vjelin që andej të dhëna, të zhvillojnë intervista, të realizojnë detyra të ndryshme që lidhen me Statusin e tyre. Madje për katër vjet  qeveritë  greke nuk kanë bërë të mundur  dhënien e vizave të kalimit të kufirit një autobuzi me një numër shumë të kufizuar pleqsh të moshuar mbi 80-vjeçarë që kërkojnë të vizitojnë trojet e tyre ku ata kanë lindur.  Për këtë mohom që duket absurd në kohët tona ata paraqesin arsye nga më të ndryshmet. “Minoriteti grek, urë e miqësisë ndërmjet vendeve tona, s’ka asnjë kufizim në  liritë e tij dhe të detyrave që kanë  strukturat politike. Por urat e miqësisë duhet të jenë  me dy kalime të dyanëshme. Në planin e arsyes, miqësisë dhe respektit reciprok nuk duhet që të ekzistojë pengesë që minoriteti çam në Greqi, sado i pakët që të jetë, të mos gëzojë të njëjtat të drejta me minoritetin grek në Shqipëri” –thotë për këtë problem politikani i njohur Sabri Godo në kumtesën e tij “Mundësi për zgjidhjen e çështjes çame në një Konferencë Shkencore më datë 26 qershor 2004” (“Çështja çame dhe integrimi evropian” Tiranë, 2004).      

    nga Namik Selmani

     

     

    VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM...

     

  • Kadri Mani

    kadri mani

    SI U NJOFTA ME KADRI MANIN PA E PARE KURRË

      Duke e ditur se atdhetari i dalluar KADRI (OS)MANI e ka urrejtur mosmirënjohjen, ndaj jam i detyruar t’i shkruaj këta rreshta për të: Kisha lexuar shumë për atë njeri që nga vitet e 60-ta , meqë binte në burg shpesh! Ishte dënuar me shumë vite burg e mbi të gjitha e dija se është shok ,bashkveprimtar e bashkvuajtës i BINAK ULAJT- të cilin unë e kisha idhull në vitet e 70-ta të shekullit që lamë pas. Kur doli Kadriu ne Zvicer, paraqitej shpesh me shkrime e inervista nëpër gazeta e sidomos në "Bota Sot ". Më bënte përshtypje se si një "Enverist  i kallu " ishte transferuar në një demokrat normal, gjë që s'mund të ndodhte me shumë të tillë, këtu në SHBA !? E lexoja me vemendje . Filloi të nxierrte edhe revisten  zëmadhe "SHQIPËRIA ETNIKE ". Po si t’a fitoja unë atë. Atëherë s'kishim  postë  elektrike as nuk I’a dijsha numrin e telefonit ( vitet e 90-ta). Kur e botova librin e tretë : "100 Vjet luftë", N.Y.1999 dhe e dergova atë në Evropë, ai e kishte gjetur në një restorant shqiptar aty në atë qytet ku banonte,në Zvicer. Sic thonte vetë, i kishte pelqyer libri dhe në një adresë që e kisha shënuar në atë libe, si sponzor m’i kishte derguar 3-4 exemplarë te revistes " Shqipëria Etnike ". Kuptohet në emrin tim. E kishte shënuar edhe numrin e telefonit të tij  dhe posa arrita në banesë i telefonova. U gëzuam të dytë . Leternjoftimi im  ishte: Në një intervistë të vetën ai e kishte përmëndur një mësues që kishte vepruar në grupin ilegal me të në fillim të viteve të 70-ta ,por që " ishte larguar vet"-thonte ai, tash i ndjeri. I thash si në mahi se nuk jam larguar unë por ju me keni "tradhtuar " se s'me keni marrur me vehte në burg ne vitin 1974. Qeshi." Binaku ka faj. Ai ta ka ditë emrin e s'ua ka treguar UDB-ashëvë"!! Folënim gjërë e gjatë gati për cdo ditë! Ia dhash adresen dhe filloi t'ma dergonte rregullisht " Shqipërinë Etnike ". Fillova t'i dergoja edhe shkrime për të, që i botonte me shumë dëshirë. Për herë të parë  pas vrasjes së tij, ma ka botuar një shkrim për RAMË MUJEN e Gashit psh. Sa herë kthehej nga Kosova m'ankohej  se si shokët e tij "të idealit  e të ilegales"s'po vinin në vehte .  Duhet “të kthjellohën e të kthehen mbarë" -thoshte me idhnim. Madje, njëherë, ma dha edhe një detyrë  të vështirë. Të bisedoja me njërin prej tyre, por ishte e kotë. Bindjet janë bindje. Ai i shkretë kishte mbetur aty ku kishte qenë para se me rënë në burg. Bile ai neve na quante edhe "tradhtar",s e ishim bërë me Rugoven"!? Nuk i tregova  Kadriut  kur u ktheva. I thash se se kam takuar atë përson fare! S'doja ta revoltoja. I kam lexuar më ëndje polemikatë e tij me gjithkënd. Me dy fjalë e mundte kundershtarin. Je bërë si Konica-u mahitësha me të." Po guri ndryshon more"-vikatëte në telefon! Ishin me interes edhe polemikatë e Kapllan Resulit (tani Resulbegoviq !) me të tjerët, etj. Kadriu polemizoi edhe me gazeten malazeze "GLLAS CRNOGORACA "rreth shkrimeve të mija. Dhe i theu me fakte. ( Shih" Shqiperia Etnike "nr.2,viti II \ IV Zvicer 2002,f.68-69.) Hupi do kohë, e kur mu lajmërua në internet më tha: "Me ka shpëtuar Zoti. Ia kam dhënë dikujt trollin e ka ndertuar një ndertesë shumëkatëshe duke me pajisur me një banesë të mrekullueshme. Si me pasë fituar në loto. Jam  duke i vazhduar studimet. Edhe ti kur të pensionohesh duhet të vazhdojsh studimet."!! Filloi edhe të polemizoi më shkrimet e mija: " Je shumë nepotist -më thoshte, Po shkruan vetem për krahinën e Plavë-Gucisë. Duhet t'jeshë gjithëkombëtar. Duhet të shkruajsh edhe për Komandantin Legjendar-ADEM JASHARIN e jo vetëm për JAKUP FERRIN." E bënin nervoz rrjedhat shoqërore nder ne. Ankohej shpesh me E-mail. Kur isha së fundi në Prishtinë e kerkova e më thanë se ka shkuar në Zvicer. S’e dija se për sherim ka shkuar atje. Shpresoja se një ditë do ta takoj e njihemi për se afërmi. E cuditëshme! Me pasur aq miqësi e bashkpunimme një njeri që se ke pare kurr. Për mua ishte një krenari . Kush isha unë për të.Ai kishte histori. Kishte shkrime, përvojë plitike, aftësi dhe burrëri. E unë ? Në krahasim me të shumë pak. Se di cka e lidhte me mua?! Një gjë e pashpjegueshme që sme ka ndodhur kurrë më parë. Kisha respekt të madh për të dhe i jam shumë mirënjohs për gjithë atë që ka bërë për afirmimin tim. E mbaj me xhelozi romanin e tij me titull:

    " NUSET TONA ".  Në të cilin e shkruante këtë përkushtim: "SHOKUT TIM TË PROFESIONIT,TË IDEALEVE E TË ILEGALES, zotni Rexhep DEDUSHAJT, në shenjë respekti , kujtimi , mirënjohje dhe miqësie të përjetëshme".

    ZVICER,19.03.2004.

    Kadri MANI  d.v.

    I PAHARRUESHËM QOFTË KUJTIMI PËR TË. I qoftë i lehtë dheu i KOSOVES ,për të cilen ndejti 17 vite nëpër kazamatet fashiste Jugosllave...  

    nga Rexhep DEDUSHAJ

  • Halil Gashi -Worlds Away- te Cirque de Soleil

    halil gashi - worlds away film - cirque de soleil

    Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil

      Me 21 dhjetor 2012 në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën do shfaqet filmi ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’, në 3D. Ky film është shkruar dhe drejtuar nga i famshmi i Hollivudit Andrew Adamson (nominuar nga Academy Award, regjizor i filmave Shrek, The Chronicles of Narnia) me vizion nga i shquari James Cameron (që realizoi filmat e shumënjohur me titull Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etj). Drejtori James Cameron ka fituar disa çmime nga festivali prestigjioz Golden Globe Awards si ‘Drejtori më i mirë’.   Aktori dhe valltari shqiptar nga Kosova, i talentuari Halil Gashi interpreton në këtë film në dy role, si kërcimtar dhe si aktor. Me koreografi përpunuar nga vetë Halil Gashi, në performancën solo, Halili vallëzon me muzikën e Beatles. Ndërsa në performancën e dytë, Halil Gashi luan në një vallzim duet me një kërcimtare tjetër, po me muzikë të Beatles. “The Beatles show LOVE” është një nga shtatë aktet kryesore të filmit, midis te cilave: 1) ”O”, performancë në ujë, e cila nënkupton jetën dhe vetëdijen, 2) “KA”, spektakli ku ndërthur artin me teknologjinë, 3) “Mystere”, shfaqja akrobatike, 4) “Viva Elvis”, dedikuar muzikës se Elvis me kostume dhe vallëzime përkatëse, 5) “Criss Angel Believe”, dedikuar magjistarit Criss Angel dhe tregon historinë e dashurisë së humbur, 6) “Zumanity” dhe 7) “the Beatles Love”, me numrin më të mëdhenj të artistëve në një akt (www.worldsaway3d.com).   Filmi u xhirua në 2011 në Las Vegas, ShBA. Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës famoze botërore të Cirque De Soleil, ku ka punuar për shfaqen ‘Beatles Love Show’ në Las Vegas për 3 vjet e gjysëm. Halil Gashi ka qenë mjaft i suksesshëm në fushën e aktrimit, ku ka luajtur për regjizorë të njohur në Angli dhe Gjermani, fillimisht në teatër pastaj në film. Njihet dhe për videoklipet e firmave dhe artistëve famoz si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi, dhe Addidas.               Halil Gashi featured in “Worlds Away” film by Cirque de Soleil   On 21 December 2012 in US and in cinemas world wide will premiere the 3D movie ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’. The film is written and directed by the superb Andrew Adamson (nominated by the Academy Award, who also directed Shrek, The Chronicles of Narnia) with the vision of the brilliant James Cameron (who directed the well known movies Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etc). Director James Cameron has won several awards from the prestigious Golden Globe Awards as ‘Best Director’.   Actor and dancer Halil Gashi, a very well known Albanian from Kosovo plays two roles in the film. A solo performance choreographed by him, to the music of Beatles, and a duet performance with a female dancer, to the Beatles music as well. “The Beatles show LOVE” is one of the seven acts in the fantastic movie: 1) ”O”, which is an underwater experience regarding life and the unconscious, 2) “KA”, a great show about art and technology, 3) “Mystere”, an acrobatic show, 4) “Viva Elvis”, dedicated to Elvis music with great costumes and dances, 5) “Criss Angel Believe”, tells the lost love story, 6) “Zumanity” and 7) “the Beatles Love”, with the largest number of artists within the same act (www.worldsaway3d.com).   The film was shot in 2011 in Las Vegas. Halil Gashi was part of the famous cirque troop Cirque de Soleil, and has worked for the ‘Beatles Love Show’ in Las Vegas for the past three and a half years. Halil Gashi is a very successful actor and dancer, who has been casted by well known directors in UK and Germany. He initially started his acting career in theater and later on moved in film. He has also made a name for himself for the top fashion designers as a model, appeared in music videos for the well known artists and top firms such as Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi and Addidas.

     

    nga Nora Kalaja

  • Tregim - Mbresa

    tregim - mbresa

    Mbresa

    · Çdo ditë, kur dal nga puna, më bie të kaloj mes për mes lulishtes. E gjithmonë më terheq vëmendjen një burrë me shtat mesatar, i hajthëm. Në të vërtetë, janë pëllumbat ata që më bajnë të përqendrohem, sepse i shoh çdo drekë para kambëve të mija ndërsa vazhdoj ecjen. Kur i vështroj tek bubrrojnë dromca buke, sytë më shkojnë vetiu tek burri i ulun në prag të trotuarit, pikërisht tek  ai që i ushqen. Nuk e kam zakon me përshëndetë njerëzit që nuk njoh, po përshëndetja me këtë të panjohun më ka ardhë spontanisht. Ka lindë me një buzëqeshje nga ana ime, si shprehje mirënjohje për mirësinë e tij. Mirësi fisnike, mendimi i tij i bukur me ushqye pëllumbat, e ndoshta, pse jo, me largue malinkoninë dhe vetminë e vet, jo vetëm tue i ushque, por edhe tu folë me ta.  I shikon gjithë ambëlsi kur janë tue hanger. I shëndrit fytyra. Kur kaloj para tij përmes pëllumbave lodertarë, i buzqesh dhe atij e burri i panjohun më përshëndet me shumë dashamirësi. Një ditë isha zhytë në mendime. Në raste të tilla nuk shikoj ma larg se kambët e mia. Po pëllumbat nuk i kisha ndër kambë e nuk u kujtova t’i dhuroja buzëqeshjen e zakonshme burrit të hequn, po ai ndoshta kujtoi se unë nuk do të kisha kalue pa i buzëqeshë, e krejt papritë zani i tij më shkëputi nga mendimet në të cilat isha tretë:  “Buon giorno. Lo sa che lei è veramente una bella signora”? Po aq papritë edhe  buzëqeshja ime kësaj here ishte ma e plotë, pikërisht nga që papritë më erdhen edhe fjalët e tij të ngrohta.   Kaloj përmes lulishtes vetëm kur dal nga puna, ndoshta nga dëshira me iu gëzue hijes së pemëve, ndërsa nadje, kur shkoj në punë, baj rrugën ma të gjatë. Më kujtoht se, për herë të parë, më kishte mbetë në mend ky njeri e jo pëllumbat. Më kishte ba përshtypje veshja e tij e vorfen, por e kujdesëshme, trupi i tij tepër i hajthëm, por sidomos ngjyra e syve të tij. Thuhet shpesh e për shumë njerëz: sy ngjyrë qielli. Jo, i vetmi njeri me sy vërtetë ngjyrë qielli që kam njohë, ishte ai.   Po ja që një nadje, tue kalue përsëri aty ku zakonisht mblidhen pëllumbat, u afrova ma shumë rrazë trotuarit, krejt afër rrajës së pemës ku rri ai. Po jo, ai nuk ishte. Kishte mbetë vetëm një gazetë ku ndoshta një ditë ma pare ishte ulë , dhe rreth e rrotull plot dromca buke dhe oriz, po pëllumbat nuk ishin aty. Mosvallë ishin largue se ishin të ngimë? Kështu e bana atë rrugë prap e prap, shko e eja me shpresë mos e gjeja në vendin e zakoshëm, por ishte e kotë, nuk i pashë ma as pëllumbat e as burrin e panjohun. Pëllumbat nuk duen të afrohen, sepse ai nuk asht ma ty, kurse ai nuk asht sepse ….. nuk e di… as due ta mendoj …. Më duket sikur tanë këte pranverë i kam buzëqeshë nje hijeje, sepse nuk e kisha pa kurrë si duhet , kisha pa ma shumë pëllumbat, dhe kur ktheve kryet për të pà pikërisht atë, ai humbi …. kushedi se ku ….   Kaloj përsëri dhe tashma sjell ndër mend çdo detaj. Gjatë dimnit, sa herë kaloja rruges jashtë lulishtes, aty ku janë stolat, shpesh herë vëreja një letër të shkrueme me dorë dhe të ngjitun për shpinore të stolit. Një ditë iu afrova me i heqë borën letrës. Mendoja të ishte një letër dashunie e ndonjë vajze, sepse zakonisht janë vajzat që shkruejnë ma shumë. Për habinë time, gjeta një letër falenderimi. Ai njeri falenderonte stolin, i cili ishte vend ndeje për femnat bukuroshe, që kalonin aty, e që pa dashtë i kishin ba shoqni në ditët e ftofta të dimnit ku ai kalonte vetminë e tij. Letra ishte e gjatë dhe e shkrume me dorë. E fotografava me telefon. Kolegët e punës më thanë se edhe ata i kishin pa shpesh herë ato letra në shpinore të stolave e se nga kaligrafia duket t’i ketë shkrue i njejti person. Këto dit që më mungon ai, mendova dorën që ushqente pëllumbat, dhe e lidha me doren e kaligrafisë ….. Shpresoj të ketë shkue kund me pushime e në vjeshte të lexoj përsëri letrat e tij, ato letra që i japin pak poezi qytetit tonë të heshtun. E në pranverë të gjej rishatas pëllumbat rreth kambëve të mija. Nuk do t’harroj me kthye kryet e t’i dhuroj një buzëqeshje poetit të vetmisë.    

    nga Amazona Hajdaraj

  • n'gjuhe t'nanes

    n'gjuhe t'nanes

    N'gjuhë t'nans...

     

    Cicrrojn zogjt', e bjeshkve t'malit, edhe vajza, i kndon njaj djalit, kanarina n'kafaze tona, i'a merr kangs, porsi asht zona.

    E skamnorit, fmija n'shpi, i lyp buk, n't'folmen e tij, edhe i pasuni me xhep plot, flet si t'don, se asht vet' zot.

    Fmija e vegjel, kur bien me fjetë, i duen prrallat, n'dialekt t'nans vet, burra t'thimë, kur dejen n'brroke, flasin gjuhen e nanes loke.

    Çamarrokt' kur i'a nisin lojës, n'gjuhe t'nanes, i mshojne gojës, por dhe ata q’i “gjuhen n’kuja”, s'u ka hije, n't'folme t'hueja.

    Po njashtu, n'gjuhë t'njasaj nane, i flet burri, grues shtatzane, zemren vashes i'a ambelcon, edhe djali kur e fton.

    E folmja e nan's, si uji i gurravet, q'i u'a shuen ed'en shum' burravet, per me i'a nxe zemren dashnores, q’i m’e njoft, si shplaka e dores.

    E mos t'ndalin, standart as shtet, me folëkend, n'dialekt te vet, se e ambla jonë Gegnishte, asht per pleq, asht per ferishte.

    Asht per burra me mustakë, asht per i' nuse, e asht per i' plakë, asht per t'ri, q'i janë t'shkolluem, jo per berra, n'krye t'shkalluem.

    Shprehnu pra, ju Gege, n'gjuhë t'nanes, e thurni lavde, nen drite t'hanes, shkrueni letra, nen rreze t'diellit, se asht e kandshme, si lule Prillit.

     

     

     

    nga Anton Kaçubaj

  • Shprehje Arbereshe

    shprehje arbereshe - revista bashke

     

    Shprehje Arbëreshe

    Firmoza:

    ngrèfet si kanicòlle (fryhet si kokosh)

    Çifti: kushqì prësllàrgu, qindron udhë e udhë (fejesa larg, tretet udhës)

    Ejanina/Purçilli: e lìga, vjen kalùar, e iken mb’ këmb (e liga vjen mbi kalë dhe ikën ngadalë)

    Ferma: kùsh run këmb’t dish’ròn dhëmb’t

    Frasnita: nd’ vjèsht, mirr shpòrtat e ec nd’ vrèshtë

    Ungra: bora fjavarit, ë si pordha pullarit (bora e shkurtit, si pordha e gomarit – dmth. zhduket shpejt)

    Pllatëni: Oj sa bella kush jasht rri, bën amùr s’a di njirí; vjen nd’katund e mbrënda rri, bën sikùna se gjë s’di.

     

    Oj sa bella kush ka nj’ vashaz, se gjithë guanjùnt dùan t’i flasan. Sa brùtu ë kush ka nj’ guanjùn, se gjithë vashzit i rrin me hundë

    (O sa mire, kush ka vashe, se c’do djal do t’i flase O sa keq kush ka cun, se vashat do i rrine me hun’d)

       

    Mbledhur nga Revista “Bashkë”

  • 2012.11
  • SHQIPTARET NUK DUHET TE PRESIN

    Retrospektive e aktualitetit IN MEMORIAM – Te te ndjerit Daniel Gazulli

     SHQIPTARET NUK DUHET TE PRESIN

    SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESIN

    Gjendja E njohin të gjithë: shteti i së drejtës asht vetëm një iluzion, ose diçka që duen ta besojnë ata që janë të lidhun me të. Shteti i së drejtës nuk asht një rrugë ma shumë, një shkollë e re, apo një zgjanim porti. Koncepti i demokracisë tek na ka ato përmasa e atë substancë sa ban pjesë në mendësinë e atyne që e shtypen demokracinë për 45 vjet. Jashtë kësaj mendësie je i përjashtuem nga qeverisja e vendit. Tek na askush nuk mendon për shtet, po për pushtet. Prej tij rrjedhin të mirat materiale nëpërmjet korrupsionit dhe të gjitha formave të imagjinueshme e të paimagjinueshme të krimit në një rend pseododemokratik. Zgjedhjet janë të drejta vetëm po i fitova unë. Në rast të kundërt do të përmbysim gjithçka. E për të realizue këte njihet vetëm një mjet: dhuna. Por po i fitova zgjedhjet, atëherë edhe ligji jam unë. Kushtetuta, Kodet (penal, civil, administrativ) janë në tagrin e interpretimit prej meje. Prej këtu rrrjedhin të gjitha format e dhunëshme: nga ato të gurëve, të zjarrit, të plumbave. Pra gjendja asht ajo që jetuem me 21 janar në formë të konkretizueme: një opozitë që kërkon gjak që të marrë pushtetin, një pozitë që ban gjak për të mbajtë pushtetin. Asht, në fund të fundit, shfaqje e koncentrueme e dështimit të eksperiemntimit të demokracisë postkomuniste me elementë dhe mendësi bolshevike. Shkaktarët Asht metastaza e Bllokut që sundon Shqipninë prej 20 vjetësh, djathtas e majtas. Djathtas e majtas janë dy koncepte fiktive në vendin tonë. Ka vetëm klane politike, jo parti politike, jo rreshtimi politike e programatike. Të ricikluemit e diktaturës, protagonistë të djeshëm apo bijtë e tyne, janë metastaza kanceroze e demokracisë shqiptare në të gjithë harkun e skenës politike shqiptare. Ata kanë në dorë shtetin, pushtetin, ekonominë, drejtësinë, mjetet e dhunës, mediat e dhunës, gjithçka që u shërben për të kënaqë babzinë e tyne prej lubishë. E për të realizue këte nuk ndalen para asgjaje. Për fat të keq populli ynë ka ende instinktin e turmës. Disa shkojnë mbas qerres kriminale të së djathtës, disa mbas qerres kriminale të së majtës. Individi, si në kohë të diktaturës, nuk ka personalitet. Ai asht degdisë në një shërbëtor i bindun i botës së krimit. Shkaqet Thirrjet patetike për demokraci, për mbrojtje të ligjit, për zgjedhje të lira e të ndershme, për luftë kundër korrupsionit, për hirarki vlerash, janë vetëm pluhun që u hidhet syve njerëzve të thjeshtë, atyne, që në fund të fundit, vuejnë këte masakër institucionale. Ndamja në “të mirë” dhe në “të këqijë” asht ose naivitet, ose marrja e një ane të krimit shtetnor. Jemi në efektin shkak-pasojë. Riciklimi i të të njejtëve njerëz, si thotë populli, “i mirë për të gjitha stinët” (çka nuk asht e mundun), ka ba që sot të sundojnë njerëz pa moral, pa ideale kombtare, pa edukatë qytetare e demokratike, pa personalitet, pa kulturë. Këto qenje të trajtueshme lehtësisht nga kasta ma e naltë e shtetit, kënaqen me disa mijra euro të vjedhuna nga tenderat, nga doganat, nga trafiqet etj., dhe bajnë, pa i vra ndërgjegja, lojën e kupolës që vjedh miliona, që nëpërmbëkambë interesat e popullit, që nëpërmbëkambë ligjin, që nëpërmbëkambë të drejtat elementare të individit. Rrugëdalja Nuk ka vend për shumë teori. Populli shqiptar, ose ndërgjegjësohet dhe distancohet një herë e përgjithmonë nga metastaza e diktaturës, e flakë ate si subjekt dhe objekt të krimit shtetnor, ose nuk ka të ardhme. Për këte duhet: - Një formacion i ri politik kryekëput jashtë çdo qelize të politikës së sotme; - Njerëz të rijë, mundësisht të formuem në shkollat përendimore. Nuk do të përjashtohej edhe një rrugë e tretë, por që aktualisht më duket e pamundun: Pastrimi i të gjitha formacioneve politike nga metastaza e Bllokut. Nuk shoh tek asnjena parti e sotme në Shqipni forca të tilla që të mund të largojnë një herë e mirë metastazen famëkeqe e kriminale që na la mbrapa Blloku, pse, si duket, ata kanë arrijtë t’i kriminalizojnë edhe ata individë që nuk vijnë nga çerdhja e diktaturës, nëpërmjet joshjes me përfitime nga bota e krimit. Nëse do të vazhdojmë të ankohemi, ndërkohë që asht e ngutshme të veprohet për një rrugëzgjidhje përfundimtare, e ardhmja jonë do të jetë e komprementueme edhe për 20 vjet të tjera, në mos edhe ma gjatë.

    nga (i ndjeri) Daniel Gazulli

  • FJALA E DHENE

    FJALA E DHËNË

    Ose, siç njihet ndër shqiptarët, kulti i besës. Kjo fjalë e veçant nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: “Në fillim qe fjala! “ Më para se të ishte shkrimi, marrëveshja, noteria, kontrata, gjyqi, shteti, njeriu, popujt, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor ruajti gjurmën e burimit tek shqiptarët. Shqiptaret u lidhen forte në fjalën e dhënë, lidhja për fjale përbënte autoritetin e lartë të këtij populli. Të gjitha marëdhëniet: në gjini, në fis, në besimet fetare, në bajrak, në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe në marëdhëniet ndëretnike, mbaheshin në fjalen e dhënë. Besa është testamenti, morali i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Për këtë kemi dy balada më të rëndësishme që njeh folklori ynë, motivi i flijimit të Rozafës për ngritjen e një Kështjelle, që në popull njihet si Nusja e Murosur në Kështjellën e Rozafës, dhe ringjallja e vëllait të vdekur, pse kishte lënë peng fjalën e dhënë, që sipas botëkuptimit shqiptar, dheu nuk e mban atë që vdes me besë, me për fjalën e dhënë por të parealizuar. Premtimin e dhënë e mban edhe toka, element ky etnik shqiptar. Për këtë flet më së miri balada e ringjalljes së vëllait të vdekur për t’ia sjellë s’ëmës të bijen sipas fjalës së dhënë dhe për tu rikthyer përsëri në varr. Fantazia popullore shqiptare, ka bartur në shekuj veprime mitike të kreshnikëve shqiptar, si prijes të mençur e të prajshëm të çetës, strateg e guximtar të pashoq e mjeshtër të sprovuar në beteja, tolerues brenda kreshnikëve, por edhe në marëdhëniet me kundërshtarët, të cilët nuk i vret kur i zë në gjumë, por edhe t’i falë kur i bijnë në dorë e raste të tjera, duke u udhëhequr nga morali i urtisë popullore: “ Mos bën çka ta kanda, se të gjen çka nuk ta kanda!” Një temë tjetër shum e përhapur në baladat tona është ajo e të liruarit e kreshnikëve shqiptar në besë nga burgjet e krajlave siç janë të tipit të Konstandinit të Vogëlith, të Ago Ymerit, të rinjohjes së burrit me gruan, femra këto të ndershme në planin e bashkëshortësisë, por edhe të respektit për fjalën e dhënë, veçori këto të etikës së pastër e të vlerësuar si vyrtyte te larta shpirtërore. Kreshniku tjeter i baladave tona, Gjeto Basho Muji ishte i lidhur ngusht në besë në orët e zanat e malit të cilat ia paten gurëzuar dasmorët. Ai i zuri dhit briarta, ku zanat kishin fuqin fantastike, për t’i nxitur ato në dhënien e besës, se nuk do t’i pengojnë më kreshnikët, që të pasoj pastaj edhe besa e heroit:

    “Zana jeni e zana kjoshi! Dhitë e egra u kjoshin falë!”

    Për ta besa ishte e shenjtë. Mbajtja e saj është një nga vyrtytet që i dallon kreshnikët nga kundërshtarët e tyre. Por kur e kërkonte nevoja kreshniket shqiptar bënin hakmarrje kundër rivaleve. Çdo vrasje me vrasje, shpreheshin ata, çdo rrëmbim me rëmbim, çdo djegie me djegie e kundërveprime të tjera edhe të tepruara. Kur tjetri dinte se do të pasoj hakmarrja, më vështir mund të vendoste t’ia bënte tjetrit të keqën. Por për lufën ata kryefjal e paten: (Kurr prej luftrave, thane fitim mos paçim! – fjala është për perfitim material…) Tabllo e këtillë, është njera nga dëshmit më të forta të vlerës së besës. Edhe pse këta trima u ngriten në nivel kulti megjithate kur vritej ne bejlegje ndonjë nga fëmijet e tyre ata ndjenin dhembje njësoj si njerëzit e rendomtë, ja çfarë thotë kjo këngë për Omerin djalin e Mujit tek e vajtonte të varri e Ëma:

    “Mor Omeri i nënës – o o o! A thue gjogun me ta prue? Del ndonjiher per me lodrue, Bjen ndër gurra me u freskue, Kërkon majet bashkë me zana, Se ty varrin ta ruen nana.”

    Tabllo kjo me plot suptilitet ndjenjash prindore të shfaqura në një moment tepër të rëndë psikik, jo veteëm se ka tretur gjakun e gjakut, por edhe ka humbur shpresat e trashegimisë së brezit. Atëherë preket thellë në zemër çdo gjë e gjallë, nëna në shfrimet e tilla, është e pafrenuar dhe dhembja e saj mund çdo fuqi dhe zbut çdo zemër. Gjatë këtij shkrimi po mendoja pse nuk i kemi me besë të tillë edhe politikanet tane?! Dhe kujtova frazeologjite e rapsodit:

    “Vala valen s’pe përvlojka, Zjarmi zjarmin nuk po e gjetka, Gjarpni gjarpnin s’pe helmojka.”

    Rapsodi perms frazeologjisë këshillon brezat në raport ndaj të huajve (armiqëve), duhet patur kujdes të posaçem, sepse armiku mbetet gjithmonë armik. Heroizmi shqiptar, në shtegtimin e gjatë të kohës, njohu një galeri të madhe trimash. Fjala është këtu për nevojën psikologjike të ribërjes së të shkuarës së lavdishme, për të ndërfutur në të korrigjime. Kësisoj fjala është për një transformim të kujtesës tradicionale autentike shqiptare. Janë të njohura rrëfimet e panumërta në të kaluarën dhe të tashmen mbi rrenacaket politikan që u qorrollepsin trut dëgjuesve të tyre. Këtij politikani rrenacak i duket se para tij është hapur perspektiva e ngjitjes së sukseshme në karrierën zyrtare. Formimi dhe talenti që i duken se i ka këto vlera. Ai u vu ta zbukuroj e stolis atë me rrenen, kësi soj rrena del jo vetëm si kthim I deformuar i realitetit të vërtetë, por edhe si sferë krejt e pavarur e lirisë së të folurit. Ky është politikani - Rrenacak i holl. Atij – lavdia, atij – kurorë. Për këtë ky sojë politikani s’di asgjë për besën shqiptare. Për fjalën e dhënë. Për premtimin e dhënë. S’ka edhe si e mban fjalën e dhënë.    

    nga Avdi Ibrahimi

  • Populli flet!?

    Populli flet

    Populli flet!?

     

    Unë jam popull, ti je popull, unë jam shqiptar, ti je shqiptar... e çdo të thotë kjo? Historia e shqiptarëve ka qënë e gjatë dhe ndër shekuj kanë treguar vlera dhe antivlera, kanë treguar që dinë të mbrojnë atdheun, kanë treguar që e shesin atdheun për një qese monedha floriri, kanë treguar që janë besnikë, kanë treguar që bëhen armiq dhe tradhëtarë, kanë treguar se janë tolerantë, kanë treguar se janë dhe gjakpirës të njëri-tjetrit, kanë treguar që janë arsimdashës, kanë treguar që e vrasin arsimin me analfabetizëm... e të tjera si këto. Ne jemi një popull që në historinë tonë nuk kemi njohur luftra pushtuese, pra nuk kemi qënë asnjëherë pushtues drejt kombeve të tjera. Historia e ka treguar që kemi qënë mjaf aktivë në mbrojtjen e territoreve tona dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar. Vitet e historisë rrodhën dhe jemi sot në vitin 2012, vit historik për ne sepse festojmë  100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Një vit që na kujton se kemi 100 vjet që sorollatemi rreth më rreth dhe vetëm shtet që nuk kemi krijuar. E them këtë për t kuptuar rëndësinë dhe vlerat e të drejtave dhe dinjitetit kombëtar sepse gjatë këtyre viteve kemi pasur një shtet  të krijuar nga Ismail Qemali, pasuar nga drejtues të tjerë si :  Zogu, Fan Noli,Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Sali Berisha dhe ... Erdhi 100 vjetori i Pavarësisë dhe me të madhe propagandohet nga politikanët tanë për të përfituar politikisht. Po ku është populli Shqiptar ... ? Popullin e gjen në KAFE ose BAR KAFE ose BAR KAFE RESTORANT duke rrufitur kafen e turbulluar nga mërzia e papunësisë dhe përtacisë. Popullin e gjen të zënë me punë të rëndësishme gjakmarrjeje e hakmarrje si detyrë e lënë nga të parët për të shlyer pafund gjakun e bërë lumë dhe pije për këta njerëz që veten nuk mund ta quajnë njeri. Popullin e gjen në qytet sepse nuk i pëlqente fshati dhe buka e gatuar me duar... jo për gjë por shumë janë larguar vetëm për të shikuar sa e bukur ishte Tirana dhe me premtimin që nga qielli i Tiranës do të binte pafund ushqim për t’i ushqyer ata dhe familjet e tyre. Popullin e gjen të diplomuar me “triplloma” ku të gjithë janë me shkollë të lartë, mastera dhe tani po i vjen dhe radha të popullarizohet dhe doktoratura dhe mandej të gjithë do të bëhen profesorë doktorë dhe akademikë. Popullin e gjen tek “Dogana” dhe “Ushtari i Panjohur” i ulur këmbëkryq duke ngrënë çdo ditë pluhurin e ngritur rishtaz nga automjetet që kalojnë papushim. Popullin e gjen rrugëve duke u endur papushim për të gjetur një vend pune ose duke paguar paraprakisht vendin e punës me kushtin që pagat që do të marrë të jenë të barasvlefshme me shumën e paguar paraprakisht. Popullin e gjen në fushatë dhe gati për sulm luftarak për të mbrojtur idealin partiak me premtimin e një 5000 Lekëshi, një thes miell apo një vend pune. Popullin e gjen dhe të ngazëllyer nga malli për udhëheqës e diktator, për dënim me vdekje dhe për varje në litar, për Avni Rustemin e shekullit 21 e për një drejtues të ri të shtetit shqiptar. Popullin e gjen duke rendur si bagëti pa çoban sa nga njëra parti në tjetrën dhe kur nuk jemi të kënaqur krijojmë vet një parti të na përfaqësojë, mirë do të ishte ta quanim “Partia e Bagëtive pa Çoban”. Nga sa thamë më sipër çfarë bën realisht populli shqiptar... ? Vetëm fjalë. Kush jemi ne...? Jemi një popull që kulturën politike ia kemi lënë në dorë disa drejtuesish partish, të cilët tallen me secilin prej nesh në çdo fushatë. Jemi një popull që nuk e kemi problem të na ngarkojnë me barrën më të rëndë, mbajmë ne sepse na janë mësuar kockat nga historia. Jemi një popull që i falemi e i puthim dorën një politikani, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Jemi një popull që shquhemi për tolerancë (fetare apo lloj tjetër)por që nuk është e vërtetë. Shqiptarët nuk janë tolerantë, ata janë vrasës të njëri-tjetrit për një shikim, për një fjalë, për një hu gardhi, për një vijë uji, për një copë tokë, për një tradhëti, etj, etj. Jemi një popull që nuk na frikësohet asnjë politikan, përkundrazi na vrasin e na shtypin çdo ditë. Jemi një popull që votën e shohim si detyrim ndaj kandidatit dhe jo si një motiv për të ndryshuar diçka për veten tonë. Jemi një popull që na ushqejnë me biberon të huajt dhe na bëjnë politikën e brendshme e të jashtme sipas interesave të tyre. Jemi një popull që nuk e njohim solidaritetin dhe shpirtin e protestës. Jemi një popull që nuk flet!!!    

                                                                                                                nga Stiljan Koçllari

     

  • Mërgimtarët në shekullin e pavarësisë

    Diaspora Shqiptare

    Mërgimtarët në shekullin e pavarësisë

      Diaspora shqiptare,ishte dhe mbeti përherë,pjesa më e sinqertë e kombit me themele të forta atdhetarie,e cila shkëlqeu në të gjitha kohët për patriotizmin e saj të kulluar. Ndaj me meritë dhe plot të drejt,sot mërgata jonë hynë ballëhapur, faqebardhë dhe më krenare se kurdo herë më parë, në jubileun e 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo ishte dhe mbeti gjithmonë e përkushtuar deri në fund kombëtarisht e cila kurrë nuk pyeti se si atdheu asnjëherë nuk arriti të bënte sa duhet për diasporën tonë,por përkundër gjithë kontributit që dha dhe përpjekjeve të pareshtura që bëri për vendin e saj ndër vite e dekada, diaspora gjithmonë jetoi me brengën se ndoshta nuk mundi të bënte sa duhej për kombin dhe atdheun e varfër e të vuajtur nën robëri e sundim regjimesh që populli ynë i shumëvuajtur, nuk i meritoi çdo herë. Mërgata jonë, si shkollimin në gjuhën shqipe, ashtu edhe kulturën kombëtare,i ruajti dhe zhvilloi me angazhime të veta përmes organizimeve në lidhje e shoqata atdhetare,me kontributet vetanake financiare dhe pa asnjë ndihmë shtetërore,të cilat vetëm shqiptarëve u mungonin, kurse të gjitha kombet tjera i kishin. Me të shkelur në vendet e huaja, shqiptarët ndër të parët do ta kuptonte shpejt dhe me kohë -, se çdo gjë që dëshirohej, ajo nuk falej por duhej fituar dhe merituar me punë, angazhim e përpjekje të pareshtura, luftë e sakrifica të pa ndërprera deri në arritjen e saj, siç bën edhe popujt e tjerë në të gjitha kohët dhe vendet e Botës kudo. Ndaj, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare e njerëzore ata seriozisht duhej organizuar dhe mobilizuar sa më mirë në vend dhe diasporë, për të sensibilizuar institucionet shtetërore ku ata jetonin e punonin dhe opinionin publik ndërkombëtar gjithandej, për realizimin e të drejtave të tyre që u mungonin dhe arritjen e lirisë së atdheut të ndarë e të robëruar. Kështu do ti dilnin zot atdheut- shqiptarët kudo dhe në të gjitha kohët që nga Naum Veqilharxhi i cili për të vepruar kombëtarisht qysh në ato mote u dashtë të shpërngulej në Rumani, ku shkroi edhe Abetaren (Alfabetaren) e parë dhe të dytë. Andon Zako Çajupi i cili studimet e larta i mbaroi në Zvicër ku do të merrte edhe titullin e doktorit të drejtësisë prej nga u zhvendos në Egjipt, nga atje punoi e u angazhua në dobi të kombit deri në vdekjen e tij më 1930,pra edhe ai larg atdheut. Asdreni, Himnin e Flamurit kombëtar me titullin "Betimi në Flamur", për herë të parë do ta botonte më 21 prill të vitit 912 në të përditshmen "Liria e Shqipërisë" që atëbotë  dilte në Sofje, kohë kur ai punonte dhe vepronte në Rumani. Faik Konica,themeluesi i kritikës letrare shqiptare,veprimtar poliglot, gazetar publicist, politikan,diplomat e njeri me kulturë të lartë i cili edhe do të bëhej shembull i mendësisë së re shqiptare,pothuajse gjatë gjithë kohës, jetoi dhe punoi në vende të huaja duke u angazhuar për Shqipërinë, deri më vdekjen e tij në vitin 1942, në Uashington. Po ashtu, Mit`hat Frashëri,i biri i Patriotit Abdyl Frashëri i cili do të studionte historinë e Shqipërisë dhe në shenj dashurie e respekti ndaj atdheut, më 4 Prill të vitit 1929, me testament do ti dhuronte shtetit shqiptar të gjithë pasurin që kishte, për krijimin e institutit albanologjik, atdheu i tij i dashur-nën regjimin komunist,edhe atë do ta dëbonte për të vdekur në rrethana të dyshimta më 1949 në Nju Jork të SHBA-s. Atdhetarët në diasporë, shumica prej të cilëve ngjashëm do të vepronin e disa nga ta edhe do të përjetonin fate të njëjta me mërgimtarët paraardhës të kombit,sidomos atdhedashësit e diasporës së kohëve tona nga Kosova dhe viset tjera shqiptare nën pushtimin sllav. Angazhimin e gjithanshëm dhe punën e palodhshme të mërgatës shqiptare edhe pse ajo vepronte jashtë dhe në distanca mijëra-kilometërshe nga vendlindja, asnjëherë nuk arritën ta ndalonin vrasjet, atentatet kërcënimet as largësia me vendin, që ajo të ndërpriste përpjekjet e pareshtur me vite e dekada, për lirinë e atdheut dhe kombit për të cilin ndjente krenari,vuante dhe e çmonte atë shumë, si të gjithë mërgimtarët paraardhës e patriot dikur. Për aq më tepër, intelektualët,politikanët dhe aktivistët e ndryshëm kombëtar,jo rrallë u detyrua që në vendet ku punonin dhe jetonin të luanin edhe rolin e shtetit i cili ndër vite shqiptarëve u mungonte, duke angazhuar personalitete të shquara nga lëmi të ndryshme veprimtarie në diasporën tonë kudo, si; shkrimtar, publicist, gazetar e analist nga të gjitha lëmit dhe mbarë trojet tona etnike, për ti dalë zot kombit që vuante nën pushtim,çlirimit të atdheut dhe lirisë së popullit që i takonte. Duke u bazuar në afrinë që krijonte ideali kombëtar në mes të mërgimtarëve, përveç kontributit fizik e financiar, diaspora shqiptare jo rrallë dha edhe heronj e dëshmorë të kombit edhe në kohët më të reja, disa nga të cilët u vranë në atentatet e organizuara nga UDB-a, serbosllave në vendet ku ata vepronin,si Vehbi Ibrahimi e Ali Hadri në Bruksel, kurse Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Gjermani. Vehbi Ibrahimi,i lindur me 23 maj të vitit 1938 në fshatin Uglar të Gjilanit, njihej si patriot i flakët dhe nip i familjes së të famshmit Idriz Seferi, i cili për veprimtarinë kombëtare të tij,do të bëhej viktima e parë në mërgim duke u qëlluar për vdekje më 10 tetor të vitit 1981,nga UDB-a serbosllave, në Bruksel të Belgjikës, si anëtarë i BESËLIDHJES KOMBËTARE ,për të mos u zbuluar më kurrë vrasësi i tij. Të njëjtin fat dhe në të njëjtin vend,vetëm disa vite më vonë, do të vritej edhe Enver Hadri,i cili pas vrasjes së Babait që kur ishte fëmijë nga pushtuesit serb dhe rritjes e burrërimit të tij para kohe, edhe ai në vitin 1972 do të arratisej nga Peja, për tu vendosur në Bruksel,ku për shumë vite do të punonte deri në vetëmohim për të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve duke nxjerr për herë të parë edhe gazetën "Zëri i Kosovës" në mërgim dhe vepruar për kombin deri në rënien e tij, atje. Për kontributin e madh patriotik ai do të zgjidhej udhëheqës i organizatës "Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës" në kuadër të së cilës do të bënte një pune shumë të frytshme për kohën,pa përjashtuar iniciativat e tij personale shumë aktive, për çuarjen përpara të çështjes sonë kombëtare. Ndaj, ai përgjohej e përcillej pa ndërprerë nga policia e fshehtë jugosllave, e cila vetëm një ditë para se Enver Hadri  të arrinte që në Parlamentin Evropian t`ia dorëzonte Komisionit për të Drejtat e Njeriut me seli në Bruksel, listën e përgatitur me emrat e 32 shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në Kosovë,  me tu ndalur në semafor makina që bartte atë, Enveri do të plagosej rëndë në rrugë të hapur,duke u qëlluar me dy plumba në kokë nga një makinë tjetër prapa tij, në vendin e quajtur Saint Gilles- (Sent Zhil) afër Brukselit, për të vdekur në Spital, si pasojë e plagëve të marra nga UDB_a serbosllave më 25 shkurt të vitit 1990, në moshën 49 vjeçare. Për kontributin e tij të pa zëvendësueshëm atdhetar, në vitin 2006, patrioti i dalluar Enver Hadri me meritë dhe të drejt do të dekorohej nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës" i cili u ndahet figurave historike në shenjë nderimi ndaj përpjekjeve të bëra për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Përveç Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit të vrarë në Bruksel të Belgjikës, edhe Isuf e Bardhosh Gërvalla nga Duboviku i Deçanit si dhe Kadri Zeka nga një fshat i Dardanës, për shkak të kontributit të tyre kombëtar,po ashtu do të vriteshin një atentat të organizuar,nga UDB,jugosllave më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë,vrasësit e të cilëve deri më sot, nuk u zbuluan kurrë. Kontributi i diasporës shqiptare nuk kufizohej vetëm me rënien e atdhetarëve të devotshëm të kombit nga atentatet e UDB-s,në perëndim por ajo do ti falte atdheut edhe ushtar e udhëheqës të njohur lufte e pushke edhe gjatë përpjekjeve vendimtare të Kosovës për liri si Agim Ramadani, që në frontet e luftës do të shkonte nga Zvicra kurse Sali Çeku nga Gjermania, të cilët pas hyrjes në histori për thyerjen e parë me luftë, të kufirit shqiptaro-shqiptar, nën udhëheqjen e tyre, do të binin dëshmor që të dy. Të gjithë këta patriot dhe shumë luftëtar të tjerë nga dëshira e flakët për bashkimin e shqiptarëve,si moto të luftës së tyre,do të përdornin slloganin: Pa Kosovë e Çamëri nuk ka - Shqipëri! Ata vdiqën me mallin e pashuar për të gëzuar lirin e Kosovës dhe çlirimin e viseve tjera shqiptare nën okupim si dhe dëshirës së tyre të pa epur por të pa realizuar për bashkimin e të gjitha trojeve kombëtare në SHQIPËRINË ETNIKE. Përveç pjesëmarrjes së mërgimtarëve nga diaspora në të gjitha luftërat dhe përpjekjet e kombit për liri,falë prirjeve të tyre për krijime dhe aktivitete tjera publike,si para lufte edhe pas saj shumë sish do të organizoheshin në aktivitete kulturore dhe kombëtare duke formuar klube e shoqata dhe lidhje të ndryshme intelektualësh, shkrimtarësh,artistësh e krijuesish të ndryshëm shqiptar, për të punuar gjithmonë në frymë kombëtare. Megjithëse në një shkrim të tillë është e pa mundur që të përfshihet e gjithë veprimtaria e mërgatës sonë në diasporë,për hir të së vërtetës duhet cekur se një kohë jo të shkurtër edhe në Zvicër do të vepronin disa organizma artistik, intelektual e kulturor,si p.sh. BISHZ,(Bashkimi i intelektualëve shqiptar në Zvicër),por edhe shoqata të ndryshme në vendet tjera evropiane, e deri te lidhja e shkrimtarëve në Amerikë. Para mëse 16 vitesh, kur vendi përjetonte ditët më të vështira nën pushtim, diaspora e cila gjithmonë frymoi dhe bashkëjetoi me hallet e kombit dhe vuajtjet e atdheut,me iniciativën e Xhevat Mazrekajt dhe disa intelektualëve në perëndim për informim sa më të mirë dhe të përditshëm të bashkëkombësve në Zvicër, Gjermani,vendet tjera evropiane e deri në Amerikën e largët,në Cyrih të Zvicrës do të fillonte botimi i përditshëm i kombëtares "Bota Sot" e cila vazhdon të bashkëjetoj me bashkatdhetarët dhe hallet e mërgatës në Evropë dhe  kudo në Botë edhe sot. Në diasporën shqiptare vazhdojnë të jetojnë edhe "Rilindësit" e rinj, trashëgimtarët e penës dhe të punës kombëtare të ish Rilindësve të vjetër Shqiptar,të cilët  në mërgim nuk janë të pakët, në vendet ku ata për shumë kohë punojnë dhe veprojnë me dinjitet,duke nderuar kombin dhe atdheun,e që me këtë rast do ta veçoja poetin, shkrimtarin, kritikun, publicistin, kineastin dhe profesorin e nderuar  Elbasanas me qëndrim në Angli, Dr.Fatmir Terziun i cili me aktivitetin e tij të gjithanshëm,krijimtarinë cilësore dhe produktive si dhe punën e palodhshme që bën, ai dëshmohet jo vetëm një herë si Rilindës i vërtetë i ditëve tona me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët pa dallim. Mërgata shqiptare është e organizuar edhe në shoqata mjaft aktive siç është Shoqata e shkrimtarëve shqiptar në Amerikë e formuar para mese 11 vitesh e cila në mesin e saj ka emra të nderuar, publicist e aktivist të dalluar dhe mbështetës të sinqertë si Editori i mirënjohur i gazetës Dielli, z. Dalip Greca, i cili çmohet për elanin kombëtar dhe kontributin intelektual të tij. Shoqëri dhe emra të respektuar nga të gjitha trojet tona etnike,na kujtojnë edhe sot emigracionin aktiv shqiptaro-amerikan të fillim shekullit njëzetë, veprimtaria e të cilëve njihet që nga 28 prilli i vitit të famshëm 1912, kur në Amerikë do të vepronin si grupe politiko-lobiste për mbrojtjen e interesave të kombit dhe arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, për tu shkrirë dhe formuar Federatën më të vjetër panshqiptare në botë "Vatra" e cila nga Bostoni, pas një kohe do të "atëdhesohej" në Nju Jork. Kurse sa i takon mërgatës shqiptare në Evropë, ajo që kohët e fundit bie më shpesh në sy dhe tërheq vëmendjen e opinionit për punë e aktivitete të dalluara në perëndim,duhet theksuar se sidomos në këtë vit jubilar, për angazhim- veçohet Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani. Pra përveç Shoqatës ekzistuese të Shkrimtarëve Shqiptar në Amerikë, më 9 dhjetor të vitit 2006, në Wupertal të Gjermanisë,do të themelohej edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar në këtë vend të madh evropian, nga intelektual të të gjitha lëmive pa dallime dhe me të drejta të barabarta për secilin. Edhe pse historia e saj filloi ngadalë dhe pa shumë zhurmë e bujë të madhe,krijimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, ndihmon në vazhdimësi që atje dhe kudo në diasporë të ruhet më mirë gjuha dhe kultura jon, të mos harrohet as anashkalohet ajo, por të vijoj të shkruhet dhe kultivohet me krenari edhe në vendet e huaja nga shkrimtarë,mësues, nxënës dhe pasardhës të mërgatës sonë. Aktivitetet e saj jetojnë dhe gjejnë shprehje e mbështetje tek shqiptar dhe gjerman duke u bërë kështu shembull sublim që zgjeron jo vetëm kufijtë e respektit e bashkëpunimit të ndërsjellë letrar e kulturor por edhe frymëzon afrimin dhe bashkimin ndërshqiptar, në këtë vit historik dhe jubilar të kombit tonë. Mërgata shqiptare, ishte dhe mbeti kurdoherë një zë i fort dhe i pazëvendësueshëm i lobimeve më të fuqishme e të pareshtura për liri dhe të drejta kombëtare në të gjitha kohët dhe për të gjitha trojet tona etnike , si dhe arritjen e pavarësisë së Kosovës,e që atëbotë shprehej si dëshirë dhe ekzistonte vetëm si ide, e cila falë luftës e përpjekjeve gjithëkombëtare, gjakut të derdhur dhe jetës së dhënë të dëshmorëve, për fat të mirë çlirimi dhe shteti i Kosovës u bën realitet i pamohueshëm, si ky që sot ekziston. Ndaj mërgimtarët në diasporë, jo vetëm se u bënë bashkë për të punuar dhe krijuar, por ata i bashkuan edhe sakrificat, mundin dhe aktivitetin e tyre të palodhur patriotik duke u bërë kështu pjesa më sublime e "federatës" së të gjitha përpjekjeve të mëdha kombëtare e njerëzore dhe të arriturave më të shkëlqyera të shqiptarëve, që nga fillimi i luftërave për liri e pavarësi kombëtare e deri në këtë 100 vjetor të lavdishëm të historisë sonë. Për qëllimin madhor të kombit,brenda mundësive që kanë,mërgimtarët edhe në këto kohë nuk pushojnë së përpjekuri,duke mos u kufizuar vetëm në mbrojtjen e të drejtave "minoritare" për pjesët e kombit të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë, por për çlirimin e të gjitha trojeve tona etnike dhe bashkimin e tyre me shtetin amë, ku të gjithë shqiptarët do të ndiheshin të lirë e të barabartë dhe më të lumtur e më të sigurt se në çdo vend tjetër në botë. Ngase, nuk duhet harruar as në këto çaste gëzimi si ky 100 vjetor i pavarësisë së Shqipërisë, se me gjithë respektin kjo nuk u pranua për të gjithë shqiptarët. Nisur nga ky fakt ne edhe me këtë rast duhet ti kujtojmë me nderim trojet tona që ende nuk e gëzojnë lirinë, si; Çamërinë e shpopulluar nga shqiptarët, Iliridën pa të drejtat themelore kombëtare, Malësin dhe pjesët tjera kombëtare nën Mal të Zi, si dhe Kosovën lindore të cilat deri më 1912, ishin toka tonat. Ndaj, edhe pse ngjarjet pasuese me vendimet e fuqive të mëdha,  prenë padrejtësisht shpresat e shqiptarëve në mes, dihet botërisht nga kombi ynë dhe bota mbar se Shpallja e Pavarësisë, ishte e menduar edhe për këto troje dhe të gjithë shqiptarët kudo. Pra ata mbeten luftëtarë të dalluar  të cilët nuk e ndaluan asnjëherë luftën për vendin dhe popullin e tyre si dhe arritjen e pavarësisë për të gjithë shqiptarët kudo, nderuan atdheun dhe kombin gjatë gjithë historisë njëshekullore dhe si atdhetarë të devotshëm nga diaspora,ata hynë sot faqebardhë dhe me krenari,në shekullin e lavdishëm të pavarësisë. Mërgimtarët janë pjesa më dhembshme e kombit  në të gjitha kohët të cilët gjithmonë u dalluan për patriotizëm të vërtetë dhe besnikëri të sinqertë e pa asnjë shtytje egoiste dhe interesa personale në kurriz të atdheut. Ata bashkë me vitet bartin në zemër edhe ndjenjën e mallit ndaj atdheut dhe vuajtjen e tëhuajësimit të përhershëm në shpirt edhe pse dhanë shumë shembuj të çmuar atdhedashurie gjatë gjithë historisë, për tu bërë kështu pjesa më sublime e këtij jubileu festiv gjithëkombëtar si dhe pishtar- shkëlqyes i 100–Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  

    nga Gani Qarri

  • Rita po vjen, Rita po vjen!

    albanian

    Rita po vjen, Rita po vjen !

        Me daljen e Rita Ores  si yll i dalluar e plot shkelqim ne qiellin e muzikes boterore une e shof nje ndryshim te madh ne te miren e perkrahjes se botes se civilizuar se vazhdimsisë sone.Pse dual Rita Ora ne skene? Përkundër asaj që retë e zeza nuk i ndahen qiellit tonë të kaltër , përkundër asaj që vetëtimat dhe bumbullimat i përcjellin retë turbulluese , përkundër asaj që kjo është një vazhdimsi e qëllimshme për futjen e ngricave në mesin e ngrohtësisë sonë atdhetare ; por jo,  i kemi bërë dhe i bëjmë ballë tradhëtive nga më të ndryshmet , i bëjmë edhe sot ballë mohimeve të vetvetës , errësimin e të kaluarës sonë , njollosjen e të mëdhenjëve tanë. Rita po vjen , Rita po vjen...   Pse po e përmendi Rita Oren ? Rita Ora është ylli i Kosovës, me të gjitha të mirat e të këqijat që njerëzit mund t’ia mveshin nuk mund ta nenvlersojnë, pasi qe është e vetmja që s’e mohon kombësinë e saj edhe në piedestalet më të larta botërore aty  ku shumë vetë nga ne do të pranonin të identifikoheshin si shtetas dhe kombas të huaj e për të arritur te  mirat marramendëse financiare që i’u kishin orfuar për një pohim të tille.   “Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Duke mos pasur qendër të rëndimit, e kemi të vështirë aplikimin e koncepteve të gravitetit”. Pse jam? Çka jam? Kush jam unë? Pse jam këtu? Për çka jam këtu? Janë pyetjet e rëndomta dhe sfilitëse që na mundojnë. Të gjithë sillemi rreth shumë pyetjeve, të cilave nuk ua dimë përgjigjen. Jo pse nuk dimë të përgjigjemi por sepse nuk mundemi. Nuk mundemi se jemi te rrethuar me shumë probleme, e nuk dimë se cilës t`ia gjejmë të panjohurën së pari.   A po e vlerësojmë veten aq sa duhet dhe si duhet?  Rita po vjen , Rita po vjen. Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja.Të tjerët këtë e dinë dhe llogarisin saktë se çfarë mundi iu duhet për të na larguar nga graviteti ynë, si dhe nga orbita e jonë e qëndrueshmërisë historike. Si veprojnë ata? E kanë të qartë dhe shumë mirë të llogaritur energjinë finale dhe nxitimin e duhur të një objekti që bie prapa në tokë dhe e dinë mirë se çka duhet bërë që ne të qëndrojmë gjithmonë pezull si objektet e humbura në gjithësi.A kemi edhe në mesin tonë të atillë që e dëshirojnë qëndrimin tonë pezull në gjithësinë dhe tërësinë e historisë ?   Nihilizmi është qëndrim mohues ndaj botës e ndaj ekzistencës së njerëzimit, qëllimit, vlerës apo të vërtetës së kuptueshme : Me gjeni ju lutem nje epitet tjeter per njeriun qe Skenderbeun e baltos, Ismail Qemalin e njollos, Hasan Prishtinen e quan tradhetar...?   Pa fije paturpësije na paraqiten njerëzit që nuk janë asgjë më tepër se thjesht  kodosha ideologjik dhe historik! Për ta nuk ka asnjë vlere ky komb, asnjë figure të denjë, asnjë hero kombëtar.Si të emërohen këta kodosha që e përcaktojnë Skenderbeun si tradhëtarë , e sot na e nxjerrin Ismail Qemajlin të shitur ?   A mendon kush, dhe kush e njeh një njeri që të jetë, arkitekt, sociolog, historian, muzikolog, sportist, urbanist, humanist, artist, estetist, folklorist, mitist dhe gjithfarë "ist"-i tjetër , por kryesorja të jetë antikomb ? Por Rita po vjen , Rita po vjen. Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah mohimi i vetvehtes dhe terrorizmi kundër një ardhmërie tonë ashtu si e dëshirojmë . Nihilistët na fusin në heshtjen e madhe ndaj Jeremiqëve që e paraqesin veten si viktima , si ato te natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nihilistët dhe mohuesit na bëjne që të heshtim ndaj Jeremiqëve , që në botën arabe na paraqesin si proeuropian e ne botën e krishterë si” fundamentalista islamik.Nga vjen kjo? Nga mospërfillja ndër-intelektuale, nga mospërfillja ndër-shqiptare. Një gjë duhet ditur mirë, se mospërfillja ndër-shqiptare e sjell guximin e të tjerëve për synime më të rrezikshme.   Mospërfillja ndër-shqiptare shumë e lakmuar me vetëdije apo pa të, me frymëzim nga diçka që nuk po i vjen erë e mirë, mospërfillje deri në atë shkallë sa të mos vetëdurohemi, mospërfillje aq e madhe sa edhe të urrehemi midis nesh (me njëri tjetrin). Kjo është ikje nga vetvetja dhe një zbërthim në dromca të vogla ashtu siç e duan të tjerët.   E përmenda Ritën me një gëzim që përkrahja e botës së civilizuar për ne ende vazhdon dhe si e tillë është një grusht i rëndë ndaj atyre që po na i sjellin retë e zeza në qiellin tonë.  Rita po vjen, Rita po vjen  

    nga FAHRI XHARRA

           

  • A ISHTE KY NJË POMPOZITET I STËRMADHUAR, DON KISHOTIAN NË ...

    A ISHTE KY NJË POMPOZITET  I STËRMADHUAR, DON  KISHOTIAN NË  100 VJETORIN  E  PAVARËSISË ??? !!!  

    A ISHTE KY NJË POMPOZITET  I STËRMADHUAR, DON  KISHOTIAN NË  100 VJETORIN  E  PAVARËSISË ??? !!!

      Në mesin e shum veprave ,që  i  kamë lexuar është  edhe  vepra e shkrimtarit të madh;Miguel  Desarvantez,me titull:”Don Kishioti  i  Manqos”,i cili rrefen jeten e nji kalorësi,që në atë kohë,bënte luftë me mullinëjet e erës,porse i gjori,Sanqo Panqo,ishte i  detyruar  që ti shkonte pas ti ,duke ja miratuar shprehjet dhe veprimet e tij.Ndërsa sot është për  tu  habit,se si  shumë  Sanqo Panqo,shkojnë pas disa  Don Kishotëve. Në faktë,çka  dhe si do ta festojnë,100 vjetorin Pamvarsisë? Këta  Don  Kishiota, Shqipëtar,që  e udhëheqin  popullin  tonë !! Po,në realitet duhet që ta festojnë;              pa aftësin,të përcjellurë me trathëtinë e tyre ndaj  e Kombit.                                                                                                               Por se ta dini,or të mjer  ju  Don  Kishota, se pa aftësija  e përcjellur  me turp e trathëti,nuk  festohet! Në fund të fundit Don Kishoti,nuk i ka sjellë të keqe askujt,për  veqë  vetëvetes së ti.Ndërsa ju edhe pas 100 vjete e latë,popullin edhe matutje të ndarë e të përqa si mos ma keqë. Si  Popull  ishim,në luftëra  të përgjakëme  me;Gjon Turqit e rinjë [Turqinë],Serbinë, Bullgarinë,Maqedoinë,Greqinë,Malin e Zi e të tjer.                                                           Ato luftra që zhvilloheshinë at’here,ne ishim  në  epërsi.Ushtria  e lavdishme  Shqipëtare, në atë kohë,shlirojë shumë teritore,bile edhe Shkupin.                                                                                            Nuk dua që të hy,në analizen e  gabimeve,që i benë atëhere  Prisat  Shqipëtar,përse i leshuan përseri vendetë e shliruara ! Pse?Le ta gjykoj dhe vertetojë,këtë  gabim Historia! Çudi ! Don Kishotat e tanishëm,po i dhurojnë,trojet tona!Po si dhurohetë diqka e shejtë?!                                                                                                                                                              D.m.th.edhe pse ishim në luftëra,ishim nji  tërsi teritoriale,jo të ndarë e të coptuarë,sikur se  jemi sot kështu !?                                                                                                                                                                        Erdhi  data;28/11/1912.ku prijësit shqipëtar,në krye me Ismajl Qemajlin,shpallen  Pavarësinë  e nji Shqipërije të cunguar. Dhe jashtë  sajë,mbeti mbi 70% e popullit,duke luftuar,dhëmbë për dhëmbë me keta armiq të përbetuar,Shqipëtaret e Kosovësë,Toplicesë deri në Preshevë,Bujanovc , Medvegjë,Leskovc,Krushevc,Nish e Sangjak luftonin me Serbinë.                                                                                                                                           Hot,Plavë,Grudë,Gusi,Rozhajë,Ulqin,Tivar,Tuz e Podgoricë luftonin me Malin e ZI.                  Shqipëtaret e Maqedonisë luftonin me Bullgar dhe Maqedonas.                                                Shqipëtaret e jugut të Shqipërisë,me Çameri e pjesë tjera luftonin me Greqinë.                                                                   Erdhi viti,fame  keqë 1913,në Qytetin fame  keqë  të  ashtuqujtur Berlin,Me paqen e Shen Stefanit,trupin e Popullit tonë e çiten në cung e na coptuan me sopatë [Sakicë],                              Me që ende nuk jemi,në vitin 2013.Andajë po behen,plotë 99 vjetë,që jemi të coptuarë, ashtu siqë na coptuanë atëherë.                                                                                                                            Leximi i juaj me kujdesë,së bashsku me analizen që do të jua beni,të vertetave të lartë shkruara,do ta bindeni vetëvehten se vërtetë si tërësi,nuk kemi arsye për të festuar ! Ju  mundë  të  thoni pse?                                                                                                                                     Shqipëria  është  e  Pamëvarur .JO ! Gaboheni  rëdë,sepse nuk është ajo Shqipëri,që e ka lane pas Ismajl  Qemajli,të cilen ma vonë e rrembeu,Mbreti Zog,dhe e shiti e coptojë e rirobrojë e  VODHI  E  PLAQKITI  E  TERRORIZOJ,E  LA  TË  MJERË  DHE  IKU  NË  VITIN 1939. Në këtë gjendje të mjerushme  e  mori  e ri shliroj dhe e ri ndërtoj,aqë sa mundi dhe diti,Enver Hoxha.Vertetë  nuk është Shipëria,e tanishme ajo  të cilenë  na e  la  Enver Hoxha. Absurd i absurdeve,Shqipëria jo vetem që nuk e ruajti,satatusin që e kishte,porse në vitin 1990.E humbi  Pamvarësin  dhe degradojë në autonomi kulturore,bile jo të avancuar !!                                                                                                                                         Ku tër sistemin e kësajë Autonomije e kontrollonë Sërbija,për mesë Salihoviq Berishoviq.  [Damir Fazliq me të tjer]. Po nëse  thoni  se  Kosovëa,është Pamëvarsu.JO ! Kotë i ushqeni iluzionet e juaja,sepse Kosovëa,ende nuk e ka as autonomin kulturore dhe është pa Flamur  Kombëtar. Me shekuj të tër,ka luftue ky popull,fisnik e bujar,por Flamurin nuk e ndrroj,që nga luftëratë e lavdrishme  para Skenderbeut,e deri të lufta  e  U.Ç.K-së. Pra,as  nji pushtus,nuk mundi të na ndërroj Flamurin  me  Idenditet !                                                  Dhe delë nji pjellë e flliqurë,po nga ky Popull, Por pa gjak shqiptari,e ja ndërron popullit Flamurin  Kombëtar! Dhe populli tallet me këa xhak prishur,njejtë sikur me bishat e egëra.Kjo pjellë e flliqur,tenton që të ja ndrrojë; Idenditetin e Shqipëtarve të Kosovësë. Më pastaj,ku do të shkojë Veriu i Kosovësë? Nëse thoni diçka,për Sanxhakun,i tëri është asimilu dhe është jashtë kufijëve të Kosovës.nëse thoni diçka,për Toplicen,e tëra  se bashku me Krushevcin,Leskovcin Nishin e Vranjen,nuk po i pëmedim qytetet tjera… Medvegja po thuaj se është boshatisurë e tëra.Na kanë mbetë 2 katunde me disa lagje, në Luginen e Preshevësë;Presheva me rrethinë,si dhe Bujanovc me disa lagje.Nëse thoni diçka,për Shqipëtaret e Maqedonisë,ata nuk i gëzojnë as të drejtatë elementare ! Nëse thoni diçka,për Shqipëtarntë Malë të ZI,gjithë ashtu nuk i gëzojnë të drejtatë elementare.                                                                                                                              Ku është;Çamerija,Janina,Preveza,na kanë mbetë që ti rikujtojmë,vetem për mesë këngëve!!! Copa  copa  m’banë  fulqinë ! Janinooo,Janinooo !!! Tani  për  tani  duke  filluar  që  nga ; Korça,Gjirokastra,Dhërmiu,Himara,Saranda  e pjesë tjera,po thuaj se të gjitha,janë duke shkuar drejt asimilimit !!! Për deri sa Greqia,është në proqes e sipër të ngordhjes ! Dhe si e tillë që është,kur ti teket  hynë,sillet e delë  në Shqipëri,ma  lirshem se në vendin e sajë.                                                                               Kur të done e kur ti teketë,vjen në Boboshticë,feston në kishë e jashtë sajë,siq asajë i teket. Nuk ka Ushtëri e Polici Shqipetare për ti ndalë Greketë,sepse kesaj Ushtrije e Policije,ja u ka lidhur duartë Salihoviq Berishoviq ! Policia Shqipëtare i ka duartë e zgjidhura dhe intërrvenon brutalisht,vetemë atëher kur Aleanca Kuq e Zi se bashku me Vetëvendosjenë,dalinë për ti bllokue hyrjet e shovenisteve Grekë  në Shqipëri,Ndërsa e njejta Polici i mere në mbrojtëje dhe ju sigurnë levizje të lir,nepër Shqipëri shovenitave Grekë. Kjo polici e mbrapështë që udhëhiqetë nga njerzit e mrapështë.                                                        A ka absurd ma të madhë se ky !? Edhe ju do të thoni,të njejt shprehje,si unë jo jo jo.                                  Ju lutem behi real dhe tregoni vëtëvehtës,kushë e polli marrveshjen;Detare në mesë të Shqipërisë dhe Greqisë !? Si dhe kushë insiston,që ta realizoj këtë marrveshje,për të ja falë mbi 30.000,0 Hektarë Deti Greqisë që po ngordhë?,Po pra,po pra i madhi Trathtar e mbi Trathëtar;Salihoviq Berishoviq,pa të keqen e Trathëtarve të tjer. Andaj ju lus,që të gjithë se bashku ti analizojm,të gjitha keto të larte cekura  e  të  konstatojm; A kemi arsye te kremtojm apo jo ????  JO,JO,JO  DHE  JO  PRA !!!                                                                                                 Nëse thoni se;e kemi rujtur gjuhen dhe kulturen,po kjo është e vertet.Por gjuhen e kemi folur edhe atëherë,kur  paraardhësit tanë,përjetuanë robëritë ma ç,njerëzore deri në çfarosje,që nga; Romaket,Bizantet,Turqit,Serbet,Bullgaretë,Malazezet,Maqedonasit e Greketë. E kemi rujtur gjuhenë,kemi merita.Por se ish okupatoret,gjuhen e tyre e kanë përdor, vetem ne administraten e tyre.Dhe me largimin e tyre,është tretë edhe gjuha e tyre Barbare. Bile përkundër zhvillimeve,të mëdha që kanë ndodhë në,shkenc,kulturë e teknikë,tani për tani ma dobët e flasim gjuhen se atëhere,I kemi zbehë në masë të madhe;Doket dhe Zakonet,si  Shqipëtar në tërësi. Ne shqiptaret e Kosovësë,humbëm  flamurin dhe jemi në rrezik,për ta humbë edhe idenditetin kombëtar e tj,e tj. Nëse dikush,thotë se jemi shumë ma shumë të arsimuar,kjo është e vertetë.Dhe habitem edhe ma tepër ! Se si me  tërë ketë armatë,të njerzve të shkolluar,i durojmë të gjitha keto padrejtësi!!!??? Prandajë,a duhet të behemi qyqar? e qyrraveca? e ti lame të gjitha keto probleme edhe ma tutje në këtë gjendje dhe të behemi të lig e të çajmë?JO,JO,JO,ore kurrësesi !                                         Ne skemi qenë të ligë,qyqarë e aqë ma pakë qyrraveca,në as nji etapë të kohesë së kaluar! Porse gjithmonë,na kanë trathëtu e po trathëtohemi, nga gjak prishurit e mendje hirrët,gjëja si njerzit tanë ! Andaj të bashkohem,të konsoludohemi e ti qesim,Trathëtartë para përgjrgjësisë dhe nga ata të kerkojm llogari.Dhe pastaj fatin e popullit bujarë,fisnik e mendje ndritur,ta marrin forcat progresive ne duartë e tyre dhe të bashkuar,që të gjithë si nji tërësi,të hymë  në Evropoë.E cila ka shumë nevojë për Popullin Shqipëtar. Prandaj pse e bejnë të deshtuarit,Qevedhitarët e popullit Shqipëtar,tërë ketë pompozitet, për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë??!! Pra e bejnë ketë,vetem e vetem për ti mbulu deshtimet e tyre,të përcjellura me Trathëti Kombëtare.Njikohësishtë,për ta mbajtë edhe ma tuje në gjendëje kome popullin tonë.………...

    nga Aziz Morina

       

  • Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin Shqipëtar.

    100 Vjet shtet Shqiptar

    Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin Shqipëtar.

    Shqipëri!

    Vend i shqiponjave!

    Vend i trimave!

    Vend i sakrificave!

    Vend i heroizmave!

    Vend i poetëve që hodhën në letër gëzimet, hidhërimet, vuajtjet, shpresën për një jetë të lumtur. Shqipëri! O tokë e shenjtë dhe e bekuar! Në shekuj je larë me gjak. Histori te pafundme kalojnë si paradë para nesh, që të bëjnë  të lavdishme. TI i tregove botës  që Shqipëria ka zot dhe ky zot është shqiptari. Sa ke vuajtur? Shumë janë tallur me ty,por ti si gjithmonë ke ecur krenare. Bijtë e tu të dashur kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë me armiqtë e tu. Zëri i tyre u dëgjua në mbarë botën dhe u buciste në vesh të huajve „Larg duart nga Shqipëria“. Parakalojne para nesh luftëra, heroizma, vaje, dasma, sakrifica vetëmohuese. Cdo njëra prej tyre mban në vetvete një mesazh, që na ndricon mendjet tona. Sa mund e sakrifica janë dashur që ti Shqipëri të mirrje pamjen që ke sot. Të fitoje lirinë dhe paqen. Sa lot janë derdhur e sa shpirtra janë tretur. Pas 5 shekujsh , shqiptarët arritën, me anë të luftës clirimtare të siguronin pavarësinë kombëtare . Shqiponja e zezë, e gdhendur në flamurin e kuq , u valëvit krenare më 28 Nëntor 1912 dhe kudo në çdo cep të truallit tënd u vulos me fjalen: PAVARËSI.  Patriotët shqiptarë i kishin vëne qëllim vetes të  të shpëtonin nga copëtimi dhe të ruanin tërësinë tokësore. Nismëtarë ishin Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Më 28 Nëntor u nënshkrua dokumenti historik  për pavarësinë e Shqipërisë ku thuhej ”…Shqipëria që sot bëhet më vehte, e lirë e mosvarme” dhe fill pas këtij dokumenti u ngrit madhërishëm flamuri kombëtar  nga patrioti Ismail Qemali, flamur që na bën krenar, pasi përfqëson kombin tonë. Shqipëri të jemi  mirënjohëse që na jep emrin shqiptar. Brenda meje shpërthen shpirti romantik, frymëzues, luftarak dhe mahnitës duke menduar që jemi  bijë të këtij vendi. Ti, Shqipëri, do të mbetesh e pavdekshme brez pas brezi. Do të mbetesh e pavdekshme jo vetëm për heroizmat , sakrificat që ke kaluar, por dhe se je vendi ku kemi lindur, je vendi ku ne mësuam të jetonim, të donim jetën. Ndodh që të shikojmë sikur të rrëshket këmba , por ne nuk të lëme. Kapemi me thonj e dhëmbë dhe të tërheqim për të të shpëtuar. Dhe kur ndodh që bie ti ngrihesh duke buzëqeshur, duke qenë dhe më e fortë. Dhe ne lumturohemi. Unë do të mundohem të lë gjurmë në jetën time me dicka të dobishme, qoftë kjo edhe shumë e thjeshtë. Unë do të përpiqem që ti kryej misionet e mia në jetë, të realizoj ëndrrat e mia pa u trembur nga askush, sepse kështu më mësove ti. Ti  më mësovë me gjithë forcën e dashurisë së zemrës që të shpërndaj mijëra shkëndi drite në mënyrë që të ndez në zemrat e cdo shqiptari bujari e mirënjohje, që bota e tjetërsuar të marrë frymë lirisht. Ti, Shqipëri me frytet tuaja bëre të mahniten sa e sa turistë të huaj që kanë treguar interes dhe vazhdojnë të tregojnë interes për ty dhe veprat e tua heroike. Ti vend i vogël, me histori të mëdha , bëre që shumë vende të botës të  kthenin  syte nga ty. Prandaj me të drejtë mund të thërrasim: Jemi shqiptare dhe jemi të lumtur që jemi  filiza të kësaj toke. Jemi shqiptar, bij të shqiponjës  që sot feston 100 vjetorin e Pavarësisë. Edhe 100! Është urimi që u japim njerëzve tanë të dashur kur kanë ditëlindjen. Edhe 100, buron nga zemra ime për TY. Të gjithë janë të lumtur. Ata kanë zgjedhur stolitë më të bukura, të cilat janë prej ari dhe argjendi. Fustanin e ke prej mëndafshi të kuq me shqiponjën e zezë dy krerëshe. Eh, Shqipëri. Sa bukur dukesh! Gëzoje lirinë tënde. Je e pavarur.S humëkush të ka zili. Jemi me fat që jemi bashkëkohës të kësaj feste madhështore, që jo te gjithë brezat do ta kenë . Jemi në pritje të një 28 Nëntori të tretë që do të bashkojë të gjitha trojet etnike shqiptare nën një ombrellë. Të marrim atë, që na e kanë marrë të tjerët padrejtësisht.    

    nga Lulzime Kryemadhi

  • HAJNAT QË VJEDHIN SHTEPINË E VET JANË MË TË RREZIKSHMIT

    HAJNAT QË VJEDHIN SHTEPINË E VET JANË MË  TË RREZIKSHMIT HAJNAT QË VJEDHIN SHTEPINË E VET JANË MË  TË RREZIKSHMIT

    DIKUR DIGJNIN FLAMURIN DARDAN E SOT “PUTHIN” FLAMURIN SERB

        Djegia e Flamurit Dardan nga faqezinjte me emra shqiptarësh.... Prej se egzistonë njerëzimi kanë ndodhur luftëra, gjithmonë dikush luftoi kundër dikujt, luftërat zhvilloheshin për territore dhe për përfitime materiale e ego personale, aty këtu. Luftërat gjithmonë pas përfundimit të tyre kanë imponuar palët e armiqësuara që në një apo mënyrë tjetër të ulen rreth tavolinave dhe të bisedonin në mes vete për të kaluaren dhe të ardhmën e tyre. Rreth kësaj teme nuk është e udhës të ndalem kësaj here, ngase janë gjëra shumë mirë të ditura nga secili njeri që ka në kokën e vet pakëz dije dhe logjikë, andaj pa u ndalur shumë rrethë të se kaluarës me duhet të fokusohem konkretishtë në mometumin tonë që po ndodh sidomos këto vitete e fundit pas përfundimit të luftës së Kosovës ku si pasoi mbeten të vrarë më shumë se 12.000 shqiptarë, nga barbaria e gjenocidi serb, ku Kosova doli e traumatizuar dhe e shkatërruar në të gjitha segmentet e jetës, dhe të të mirave të saj  kombëtare. Që pas përfundimit të luftës kur Kosova ende se kishte arritur njohjen formale të saj si shtet, ajo u vu nënë një administrim ndërkombëtar, që si rezultat i kësaj pranie më vonë do të rrjedhi edhe rishpallja e pavarësisë së Kosovës ne vitin 2008, por të ndalemi shkurt pakëz para kësaj date të madhërishme historike. Gjatë kohës së okupimit serbosllav, kur ne shiptarët krijuam Institucionet tona të pavarura shtetërore , dhe kur e mbajtëm qënjen tonë kombëtare të ruajtur si rezultat i Institucioneve te saj, Serbia ishte ajo që kërkonte me ngulm biseda dhe dialog me krerët e Kosovës edhe pse ajo ato  nuk i njifte zyrtarisht, por ja që ishte vet Presidenti Rugova ai i cili edhe pse i shtyrë dhe i detyruar me presione të ndryshme ndërkombëtare që të bisedonte me Serbinë, nuk pranonte që të lëshonte pe rreth qështjesë madhore,pra  pavarësisë së Kosovës, dhe vërtet ai as nuk pranoi me dëshire kurrë që të takonte kreret serb për të dialoguar  rreth sublimes, pra pavarësisë së Kosoves. Ishin këto vitet e 90 –ta, kur populli shqiptarë ishte më i bashkuar më shumë se kurr rreth Institucioneve dhe vet Presidentit të tyre. Pas luftës dhe çlirimit të Kosovës nga SHBA-ja me Naton në një anë dhe vet popullin e UCKnë në anën tjetër, në Kosovë u krijua një realitet i ri, dhe tani më në bashkëpunim me aleatet tanë Institucionet e Kosovës përgatiteshin që të uleshin në  një tavolinë me përfaqësues ndërkombëtar dhe me ata serb rreth dialogut për përmbylljen e një kapitulli të quajtur pavarësia e Kosovës. Në vitin 2005 SHBA ja dhe BE ja, përgatiten  hapjen e procesit të bisedimeve në mes palës kosovare dhe asaj serbe, dhe  me këtë rast garancionet ishin shumë të forta në favor të Kosovës, se fundi i tyre do të ishte ai të cilin e prisnin të gjithë  ne shqiptarët, pra krijimin e shtetit të Kosoves tani më të njohur ndërkombëtarisht nga aleatët tanë të mëdhenjë në krye me SHBA në. Kur erdhi momenti që të shkohej në takimin e Vjenes aso kohe, ndodhi një jo befasi, ta themi realisht, ngase kinse dy parti politike apo dy lideret e tyre nuk pranuan të shkonin në Vienë se kinse atje po u shitka Kosova, e këta ishin kush tjetër pos Hashim Thaqit dhe Ramush Haradinajt, por megjithate në cilësi të Presidentit të Kosovës dhe në cilësi të Kryekuvendarit udhëtuan Z. Ibrahim Rugova dhe Nexhat Daci, dhe me këtë takim iu qel rruga zgjidhjese¨përfundimtare të problemit të Kosovës e që e dijmë të gjithë se më vone me krijimin e Grupit të Unitetit, dialogu do të kulmonte me  rishpalljen e pavarësisë së Kosovës sipas Planit gjithëpërfshirës të M. Ahtisarit. I ceka këto ngjarje vetëm e vetëm që në vazhdim të bëjë një krahasim të asaj që ndodhi kur na duhej sa më shpejtë përmbyllja e pavarësisë së Kosovës, dhe kohës së sotme kur edhe jemi të pavarur. Atë  vit kur  Presidenti Ibrahim Rugova e shpalli edhe një mrekulli të radhës, kur e shpalosi haptas Flamurin e ri të Kosovës Flamurin Dardana, por që mjerishtë klikat e huliganëve dhe profiterëve të luftës ( jo luftëtarët ngase luftëtaret ishin dhe mbesin pjesa më e respektuar dhe e çmuar e shoqërisë sonë kosovare ), por e potencoi  edhe një here,huliganet e rrugaqet e hijenave të natës dhe banditëve të ditës me turrë e vrapë e dogjën Flamurin e Dardanisë, e dogjën posi të ishte ai i Serbisë edhe pse nga ai gjestë i tyre ata vet na treguan se më shumë e donin Flamurin e Serbisë sesa Flamurin e dizajnuar nga Presidenti i zgjedhur me vota absolute te popullit shqipëtar. Kjo ngjarje , apo kjo poshtërsi të cilën më parë nuk e kishte njohur populli shqiptarë ,do të mbetet një njollë e zezë për ata mjerana të cilët sot e kësaj dite edhe gjinden të ulur nëpër  Institucione shtetërore të kapura nga krimi dhe kriminaliteti politik dhe ekonomik, mjerishte realitet ky? Ishin pra këto dy raste makabre që na ndodhën në Kosovë, në njërën anë klikat marksiste-leniniste e quanin natën e ditën Presidentin Rugova tradhëtar se kinse po do ta shes Kosovën, e në anën tjetër e digjnin gjithashtu Flamurin që tregonte dhe respektonte të kaluarën tonë dardane shqiptare, tani më paraqitete pyetja e momentumit apo të aktualitetit sot: Po vallë çfarë do të të ndodhte sot ,sikur të bëjmë një pyetje hipotetike, nëse do të ishte gjallë Presidenti Rugova , dhe do të takohej me kriminelin dhe vrasësin e shqiptarëve  I. Daqiq ??? Përgjigjen do ua lë ju të nderuar lexues! Këtë e potencova vetëm e vetëm që të tregohet e evërteta e dhimbshme që na mundon ende ne shqiptarëve, ngase një grupë kuazi patriotësh sot nuk i lëvizin as qepallat e tyre kur i dashuri i tyre H. Thaqi takohet me zevendes kriminelin serb, dhe me te na lanson edhe rrugë automobilistike, kur ata merren vesh në fshehtësi edhe për qështjen e veriut të Mitrovicës, kur ata ngranin darka së bashku, e e gjithe kjo ndoshta në kurrizë të Kosovës, në kurriz të të vrarëve të kombit, në kurrizë të dëshmorëve të luftës, në kurriz të viktimave dhe martirëve të gjenocidit serbo-sllav. Të jem i kjartë, une asesi nuk do e akuzoi sot Z. Thaqi që bisedon me armikun tonë më të keq që mundë ta ketë një komb, por e akuzoi ish mendimin e tij të dikurshëm, ish veprimet e tija gjarpërore kundër Presidentit  tonë aso kohe i cili ishte Njeriu me vota dhe përkrahje absolute popullore, e akuzoi histerine e tij që mobilizonte kliken e vet deri edhe ne djegje Flamuri, pra e akuzoi për shumë të bëra të zeza gjatë dhe pas luftës në të cilat ai ose direkt ose indirekt ishte i kyqyr në dëmtimin e gjymtyrave të kombit tonë ,dhe Kosovës në veqanti. Po sigurishte se duhet të bisedohet, në këte rast edhe me serbin, por asesi të mburret se kinse po e bënë të mirën për shtetin, jo ngase ky zotëri nuk ka më shumë se sa 12% të votave të përgjithshem të popullit dhe votuesëve shqiptarë të Kosovës, jo ngase Z. Thaqi mundet edhe të jetë i shantazhuar dhe i kërcënuara për interesa personale, dhe mundet të lëshoi pe, apo edhe të bëjë kompromise të dhimbshme për dhe rreth Kosovës, nëse jo në ecjen kohore të shkurt, por fatkeqësishtë në ecje të gjata kur dikur ne do të përballemi ndoshta edhe me copëtimin e një pjese të territorit tonë, pra sovranitetit tonë. Askush që pakëz mendon esull nuk ështe kundër bisedave në tavolina me armikun tonë, por ama askush nuk i beson sot një Kryeministri që udhëheq vendin me vota të vjedhura dhe të blera, askush nuk i beson një njeriu që faktikishte nuk posedon as edhe imunitet të vërtetuar nga partia e vet, ngase ne atë parti ai ështe zgjedhur pa Kuvende të rregullta, dhe për këtë fatkeqësishtë e kishte përkrahjen ndërkombëtare ndoshta vetëm e vetëm që ai të ishte njeri i duhur për negociata të dhimbshme me Serbinë.  Ne sot fatkeqsishtë nuk i besojmë as edhe vet Parlamentit, ngase ky Parlament është kryekëput produktë i hajnsë, andaj të gjitha rezolutat dhe vendimet që do i merr edhe ky Parlament në realitet nuk kanë legjitimitete dhe legalitete fare.  Të jemi realistë dhe të drejtë në këtë qështje, as edhe vet populli shqiptarë në përgjithësi nuk ishte dhe nuk është kundër një dialogimi të të dy të barabartëve, të dy shteteve dhe dy kombeve që megjithate  respektojne rregullat e lojës, jo ngase Serbia nuk na respektoi dhe nuk na respektôn fare, Serbia në  Kushtetuten e saj na mbanë si territor te vetin, Serbia mbanë dhe ushqenë me para dhe me armë serbët dhe policinë e saj sekrete në veri të Kosovës, Serbia na bënë pengesa që prej qështjeve diplomatike e gjerë të ato kulturore e sportive, Serbia  na e cenon sovranitetein dhe integritetin tonë sa here që i qohet asaj, ndërsa ne nuk kërkojmë asnjë garanci e asnjë dëmshpërblim nga ajo, këtu qëndron dhimbja dhe frika se me këto negociata do të dalim të lagur si popull dhe si shtet! Askush kuturu nuk ndanë kritika ndaj Z. Thaqi, se ai me apo pa dëshirë duhet të jetë kooperativ edhe me faktorin ndërkombëtar, jo ngase ne si popull çmojmë dhe besojmë te faktori ndërkombëtar më  në krye me SHBA në, por ama populli dëshiron të jetë i informuar rreth asaj që po ndodh me këto bisedime, populli dëshironë të jetë i sigurtë se më në fundë Kosova do të ruaj territorin e vet sepse këtu është alfa dhe omega e gjithë qështjesë madhore, ngase nëse na preken ingerencat rreth territorit tonë atëhere nuk do të ketë fare paqe në këtë pjesë të Evropës. Si për qudi sot janë të heshtur dhe të shurdhuar në vesh të gjithë ata që dikur ishin të zhurmshëm, ishin të pakompromisë kundër Presidentit Rugova, të cilin edhe e vënin nepër lista të caktuara likuidimi, vërtet sot të tillët nuk dëgjohen ose edhe kur dëgjohen ata mburren me prijësin e tyre, ata edhe duhet të mburren me të dhe kliken e tij, ngase që të gjithë janë shëndërruar në milionera, në biznismena, në udhëheqes Institucionesh, në udhëheqes Kolegjeve private, në politikaj, analistë, profesorë e çka jo tjetër, si rezultat i shpërlarjesë së parasë se vjedhur dhe të kontrabanduar edhe në bashkëpunim me bandat serbe nga Serbia, përmes veriut të Kosovës, pra nga të tillët tani më nuk kanë frikë pushtet mbajtësit e Kosovës sepse  ata atyre ua kane mbush gushat me të gjitha të mirat e mundëshme, e populli sot jeton nën mesataren e prekshme të jetesës. Kosova sot gjendet e pushtuar nga një pushtet dhe Parlament jo legjitim, Kosova sot ecë e pasigurtë drejtë të ardhmës, ngase ende nuk e ka rrumbullaksuar sovranitetin e saj, Kosova sot ballafaqohet me hajni, korrupcion ,dhe me krim të madh politik dhe ekonomik, andaj e vetmja mundësi që këto qështje mos të gjenden në rendë të ditës për vet Popullin, janë krijimet e situatave të caktuara alla shiki-ste siq është vet qështja e jo kinse  dialogimit, por e negocimit me Serbin. Një gjë duhet thënë haptas, të besojmë se nuk ka asnjë shqiptar që do të lejonte veten të lëshonte pe karshi Serbisë, këtë nuk e besojmë dhe nuk e mendojmë asesi as për H. Thaqin, ngase ai vërtet ka meritat e veta rreth proceseve të kaluara për Kosovën, por frika mbetet te mos gjeturia, mos dija dhe dhashtë  Zoti te jo shantazhi në të cilin ai mundë të gjindet si person. Kosova do të mbijetoi ngase të tillë e projektoi themeluesi i saj Ibrahim Rugova, i cili edhe nga amshimi lutet ende për Dardanin, dhe shpirti i tij as për së gjalli e as për së vdekuri nuk i mallkoi as ata që u munduan të ia nxijnë jetën, por ne të gjallët e kemi obligim qytetarë, njërëzor e kombëtar, që  ata dhe ato që pollen ata marksitë-leninista kundër Njerëzve të fortë të Kosovës mos të i  mbulojmë me pluhur, por të i  tregojme kudo dhe kurdo, ngase përndryshe do të denohemi kolektivishtë si frikacak dhe lakmiqar ndaj të keqes. Le të bisedohet me Serbin, por le të kihet kujdesë se populli nuk han bar, jo jo....edhe pse veriu i Mitrovicës ështe vërtet në pikëpyetje? Të presim se a mos do të digjet flamuri i Serbisë nga Faikat, Muharremat dhe yryshniket e tjerë që dikur digjnin Flamurin madheshtor të shqiptarisë, FLAMURIN DARDAN, he  Zoti i marroftë për mote.  

    nga Xhevat Rexhaj

     

  • Atje ku gjithcka ka inflacion; nga ndjenjat Kombëtare, deri ...

    Atje ku gjithcka ka inflacion; nga ndjenjat Kombëtare, deri tek domatet…

    Atje ku gjithcka ka inflacion; nga ndjenjat Kombëtare, deri tek domatet…

        Ishim të kujdesëshëm, nuk deshtëm t’ju prishim disponimin e festave, shijimin e Festës së Madhe të 100 VJETORIT TË PAVARËSISË.   Nuk e dhamë lajmin, nuk e trajtuam publikisht me ju konsumatorë të nderuar. Ndoshta gabuam. Por, njësoj të kujdesëshëm nuk ishin importuesit, distributorët as shitësit e domateve të “ rritura “, të kultivuara me doza të tepruara hormonesh. Ato shërbejnë për të shpejtuar pjekjen, për të arritur çmimin më të volitshëlm në treg, për të mashtruar?! E kur matrapazët e panë se e tepruan, të vetëdijshëm se në prag të festave  kërkesa rritet, na ofruan domate me çmime çuditërisht të lira, më të  lira se në stinën e verës?! Një nga veçoritë në bazë të të cilave “detektohet“ kjo domate është se me rastin e prerjes te kjo domate nuk vërehen farat sepse domatja e hormonit nuk i ka - që është “ fryt “ i pllenimit /  i kultivimit me hormone ?!  Trajta e dytë e “ detektimit “ është ndarja e domatës hormonale në shtresa dhe shtresa e dytë, e brëndshmja nën cipën e skuqur është e gjelbër në të zbehtë ?! Arritja e domateve të freskëta këtyre ditëve kur temperaturat kanë rënë dukshëm dëshmon poashtu për përdorimin enorm të hormoneve që nuk e “ gëzojnë “ organizmin, lukthin tonë. Kjo sasi e domateve, për shkak të përdorimit të sasisë enorme të hormoneve, mund të jetë nga ndonjë kontingjent i këthyer nga ndonjë shtet tjetër. Shtet i cili ka kapacitete të mjaftueshme të kontrollit të cilësisë e të sigurisë së ushqimeve si dhe inspektorë e doganierë më të vetëdijësuar. Me rastin e konstatimit të normave të larta të mbetjeve kimike, Shteti i Fortë këtë kontingjent e ka këthyer mbrapsht dhe pastaj është ridestinuar drejtë  Kosovës e cila akoma nuk mund të shquhet me tipare civilizuese e emancipuese të kontrollit e të inspektimit ?! Nuk mund të besojmë, nuk po mund të bindemi se Mekanizmat e mbikqyrjes, kontrollit, inspektimit të tregut dhe Doganat shkelin ligjet të cilat duhet t i mbrojnë, dhe guxojnë të lejojnë importin, tregtimin e mbeturinave, ushqimeve të rrezikshme në Kosovë ?! Kemi të drejtë të kërkojmë hetime detaje dhe të menjëhershme për këto domate, marrjen e masave ndaj përgjegjësve dhe njohtimin e opinionit konsumator ! Kërkojmë që raste të tilla të mos lejohen më, të zbatohen Ligjet ! Insistojmë në kontrollin detaj të çdo importi e tregtimi si dhe mbrojtjen e plotë të konsumatorit nga çdo ushqim  i cili mund t ia rrezikojë shëndetin !                                            Sepse rastet si ky po përsëriten.. Vepruesit janë recidivistë. Festat vazhdojnë dhe kemi frikë se ky “ trend “ do të përsëritet – si zakonisht ?!    

    nga Selatin Kaçaniku

  • Udhekryqet e reja te Çamerise

    VIJON NGA NUMRI I KALUAR...

     

     

    Udhëkryqet e reja të Çamërisë

            Çamëria dhe opinioni ndërkombëtar   Që nga viti 1913 popullsia çame konsiderohej në Greqi si minoritet. Mbrojtja e këtij minoriteti me të gjithë të drejtat që i takonin në botën e qytetëruar i takonte dhe shtetit shqiptar, megjithë problemet e brishtësisë së tij. Nëse për vendimet e Traktatit të Lozanës u bë  një punë e mirë diplomatike, kjo gjë u ndoq edhe në vitet që erdhën më pas. Popullsia çame në Greqi  jetonte me të gjithë ato probleme. Është e njohur ai fakt historik që mbajti Fan Noli në 29 shtator 1924 si delegat i qeverisë shqiptare në Sesionin e 30-të të Lidhjes së Kombeve. Ai kërkonte pranë këtij organizmi të lartë botëror që qeveria greke të mos zbatonte ligjin e shkëmbimit të popullsisë dhe të mbronte sa më shumë të drejtat që kishte minoriteti shqiptar në Greqi. Diskutimi i tij pati një përfundim pozitiv. U vendos që Këshilli i Lidhjes ta merrte në shqyrtim këtë problem në ditën e 30 shtatorit 1924. Në Sesionin e 50-të të Lidhjes së Kombeve në qershor 1928 kësaj radhe do të ngrihej me forcë Mehdi Frashëri si përfaqësues i qeverisë shqiptare. Ai protestoi se qeveria greke po punonte me ngulm që çamët të braktisnin vendin nga shumë  veprime detyruese të kësaj qeverie. Përfaqësuesi grek e quajti këtë ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë  dhe shkelje të sovranitetit. Përballë këtyre fakteve të pamohueshme dhe të pakundërshtueshme që vinin nga vetë përfaqësuesit e Çamërisë, u arrit që të bëhej edhe një Rezolutë e Lidhjes së Kombeve.   Janë edhe shumë sesione të tjera të Lidhjes së Kombeve në vitet 1929, 1930, 1934 ku qeveria shqiptare e drejtuar nga Ahmet Zogu të ngrinte persekutimet që i bëheshin popullsisë çame. U arrit që të bëheshin edhe takime me delegatët grekë, por, për fat të keq, problemi i trojeve të zaptuara nga grekët nuk u zgjidh dot.  Në këtë krahinë do të ngrinin  zërin e tyre patriotë të shquar si Musa Demi, Asaf Ajdonati, Rasih Dino, etj...   Të gjithë këto probleme në disa raste patën reagimin  pozitiv të Lidhjes së Kombeve, por në praktikë nuk u arrit asnjëherë që të realizoheshin detyrat që lëshonte ky organizëm ndërkombëtar. Kishte edhe një përfundim të hidhur në këtë shqetësim kombëtar që kishin shqiptarët e asaj kohe. Për problemin çam duhet që të diskutonin  e të mernin  vendime ato shtete që vetëm disa vite më parë e kishin firmosur me duart e tyre këtë ndarje e këtë copëtim të Shqipërisë.  Një ndikim të madh në ndërgjegjësimin e problemit çam do të ngrinte në këtë kohë edhe diaspora çame në Amerikë. Që në vitet 20  të shekullit XX  në shtetin Masaçuset të SHBA u krijua Shoqata “Çamëria “ që u përfshi më tej në Partinë Kombëtare Shqiptare, të udhëhequr nga patriotë të shquar si Haxhi Murat Çami, Mesut Çami, Beqo Kushi, Jasin Isufi etj. Së pari ata mbështetën Konferencën e Paqes në janar 1919. Në gazetën “ Albania ” që nxorri kjo parti ata informonin opinonin ndërkombëtar sidomos atë amerikan për tragjedinë çame që kishte nisur të vrullonte egërsisht. Në një shkrim të atyre kohëve shkruhej: “Vendi ynë është sot i pushtuar prej grekëve që nuk i lënë njerëzit të rrinë në vend e jo të lejojnë shkolla shqipe”.   Një Notë Proteste i’u dërgua  Presidentit Uilson dhe ambasadorëve të Anglisë, Francës e Italisë në Uashington.. Një letër e tillë iu dërgua edhe treshes më të madhe në Paris .  Ata kërkonin  që në Konferencën e Paqes në Paris të kishte përfaqësues edhe nga Çamëria. Mund të përmendim edhe një grua të njohiur çame, Lejla Dinon, e bija e Rasih Dinos që, duke shfrytëzuar njohjet e drejtpërdrejta me zonjën e Presidentit Ulison vendosi që t’i dërgonte një letër zyrtare ku në mes të tjerash shkruan: “Qindra mijë prej punëtorëve shqiptarë që u shtrënguan të lënë shtëpitë e të refugjohen në Amerikë, shpresojnë nxehtësisht se atdheu i tyre i pare, provinca e Kosovës dhe e Çamërisë, që i ndanë padrejtësisht nga Shqipëria më 1913 do të lirohen..”.  Ky ndërgjegjësim, ashtu si edhe shumë probleme madhore që janë ende të pazgjidhura midis dy vendeve apo edhe në planin rajonal natyrisht që do të kërkonte edhe ndihmesën e gjithanshme të opinonit ndërkombëtar. Sado i dhimbshëm të jetë ai, nuk mund të shkëputet nga disa konjuktura që gjithmonë janë të pranishme në raste të tilla. E thamë pak më lart Lidhja e Kombeve në vitet 30 nuk e kreu mirë funksionin e kompetencat e saj. Shumë vendime  që merrte ajo, në praktikën e jetës së Çamërisë nuk zbatoheshin . Sërish Çamëria varëfërohej, nuk shkollohej shqip, dëbohej, shpronësohej.. Në vitin 1944-1945 kur ndodhi ajo tragjedi e njohur, OKB nuk mundi dot të ndalte dorën gjakatare të forcave nacionaliste greke.   Ndihma ekonomike që i dha UNRRA në vitet e parë të pas Luftës së Dytë Botërore kishin vetëm karakter ekonomik.  Lufta e ftohtë që lindi mes dy kampesh politikë krijoi edhe për problemin çam një pasojë të re. Aktivitetet diplomatike që bëheshin në këto vite ( 1949-1990) nuk ishin në favor të Shqipërisë. Kulmi i zvarritjes, për të mos thënë i një marrëveshjeje të heshtur, sidomos nga qeveria e Enver Hoxhës, ishte anashkalimi i provblemit çam më 1971 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Përballë një rasti fatlum që mund të shfytëzohej në formulën përfundimtare të vendosjes së ambasadave ishte mosinstistimi për njohjen e  vlefshmërisë së kufijve shqiptaro-grekë nga Greqia, kalimi në heshtje i  Ligjit të Gjendjes së Luftës dhe injorimi i spastrimit etnik të Çamërisë ishin koncesione të mëdha që Tirana i bëri me shpresë së vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të ulte tensionet . Koha vërtetoi se megjithë një lloj zbutjeje të pakët të këtyre tensioneve të paktën këtë problem grekët e varrosën krejtësisht. Vullneti i qeverisë shqiptare jo vetëm në këto vite, por edhe tani nuk është i mjaftueshëm për ta hapur haptaz.  Në morinë e sugjerimeve dhe të qëndrimeve që ka komuniteti ndërkombëtar në vitet e fundit do të përmendnim fjalën e  Zonjës Doris Pak në Parlamentin evropian. Ajo e pranoi problemin, i këshilloi përfaqësuesit e çamëve që të jenë më agresivë në parashtrimin e problemit duke thënë se “nëse heshtin, nuk kanë për ta zgjidhur kurrë” Ajo shprehu zhgënjimin ndaj Greqisë që nuk kryen as edhe një detyrë minimale për të lejuar çamët që të shkojnë në varret e të parëve. Duket se fjalët e saj janë edhe një  simbolikë ndërkombëtare duke thënë se “qeveria shqiptare duhet ta përfshijë çështjen çame në të gjthë axhendat  e bisedimeve me palën greke”.      

    nga Namik Selmani

     

     

    VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM...

     

  • KERCET PUSHKA E KAMER PRELES

    “KËRCET PUSHKA E KAMER PRELËS” (Kushtuar patriotit Nikaj-Mërturas, Kamer Prela në 100 vjetorin e pavarësisë )

    “N’për gjuhë shqipe bota mbarë, Ka me u njoftë se ç’fis ju kini, Ka me u njoftë ju për shqiptarë, Trima n’za sikurse jini…”

    Gjergj Fishta

     

    Një ndër ata burra që nuk harrohen është dhe patrioti Kamer Prela. Kameri u lind në Peraj të krahines së Nikaj-Mërturit në vitin 1880, ne ato vite kur, mendjet e ndritura te kombit perqafonin idetë patriotike dhe platformen e vendimeve historike të Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ai ishte nga i njejti fis me Mic Sokolin.U rrit i edukuar nga babai dhe te afermit e asaj dere ne Peraj, derë trimerie, bujare dhe me ze ne krahine. Dëgjonte per Mic Sokolin, Sylejman Vokshin dhe Abdyl Tosken, e keto ndikuan ne formimin e tij atdhetar e burreror. Dhe shume shpejt Kameri zuri vend ne odat malesore, ne kuvendet e burrave. Ne vitet 1910-1912, kur Dergut Pasha me ushtrine e tij iu turr Malesise se Gjakoves, Kameri u bashkua me trimat e Nikaj Merturit, qe komandoheshin nga Prel Tuli. Qe nga ajo kohe jeta e Kamerit ishte maleve,kacak.Shpesh u thoshte vellezerve te tij se nuk do martohej,se ishte “martuar” me mauzeren e tij te shtrenjte,krisma e se ciles degjohej ne te gjithe krahinen.Ai kishte dale malit ne lufte per liri,kunder pushtuesve te huaj. Me 1915 serbo-malazezet sulmuan Malesine e Gjakoves.Ne pranevere te atij viti u be lufte e pergjakshme ne qafe te Kolcit.Rane dhe u plagosen shume malesore trime,midis tyre Ali Haka,shok i ngushte armesh dhe idealesh i Kamerit.Mbi 20 luftetare i armatosi Kameri ne ate beteje te pergjakshme duke vrare shume shkie.Ne perpjekje e siper u plagos rende.Tashme ai ishte 35 vjec.Kenga popullore percjell heroizmin e malesoreve te atyre aneve: 

    Bashkoi fisin Sokol Basha, Sonte naten na vjen Shala… Kamer Prela trim drague, Hajdar Ukes fjale i ka çue, A po vjen Hajdar me mue, Ne qafe te Kolcit me luftue, Shkiet qafen e kane zaptue… Kur kane ra n’kshtajat e Geghysenit, Therret Kameri vet me veti; Me ka marre pushka qaf qemeri, Qafe qemerit me ka keput krejt, Kurtesh Kurti rrepte po qet, Bek Selimi po pisket, Kjo Krasniqja ka dale krejt…

     

    Nga kujtimet e nipit te Kamerit,Bafti Zeqiri,kemi ruajtur kete episod: E kerkojne Kamer Prelen te dorezojne armen ne postekomande te xhandarmerise.Vellezerit e sugjerojne qe te largohet,se ishte ne rrezik,te pakten 5-6 muaj.Por ai veproi ndryshe.U paraqit dhe kur i kerkuan armen,ai u pergjigj: “Zotni komandant ! Ne malesoret e ketyre aneve e kemi pase zakon se gruaja e arma nuk jepen”. I tha keto fjale komandantit austriak dhe iku maleve. Kamer Prela kishte dosjen e zeze ne komanden e xhandarmerise austriake ne Shkoder. Arriten ta kapin.E derguan ne burg ne Shkoder, vargjet e nje kenge popullore e tregojne gjendjen ne burgjet austriake te asaj kohe:

    Krajli i Nemces krajl s’ish kanë, Nuk po u jep bukë me ngranë, As po i len me pi duhan…

    Ne burg Kamer Prela ishte takuar me Tunxh Miftarin, bajraktarin e Merturit, te cilit me vone i ka shpetuar jeten. Pas 6 muajsh erdhi urdheri per varje ne litar.Kur thirren emrin e Kamerit,trupvogel e sygace,e pyeten se c’deshironte te thoshte si fjale te fundit,ai u pergjigj: “ Une sot jam i gezuem,se po vdes me nder per dheun tem. ”Komandanti i burgut u habit nga kjo pergjigje e ketij shqiptari nga malet e veriut.Ai menjehere nderroi mendje. I fali jeten dhe e la me burgim te perjetshem. Pas 6 ditesh e dergojne ne Viene,ku pas 3 vjetesh,me 1918,vdiq ne burg.Ai u shua per shqiptarine,sepse nuk e duronte sundimin e huaj dhe e luftoi ate me arme deri ne fund te jetes se tij te re. Ne Peraj,lagja Mserr,ende mbahen muret e kulles trekateshe te Kamer Preles.Ajo u ka rezistuar rrebesheve te kohes dhe qendron si monument historie per t’u treguar brezave sakrificat qe kane bere paraardhesit e tyre per kete vend, per Shqipërinë. …Dhe, disi më shpesh këtë figurë të madhe të luftës për liri, na e kujton kënga aq e dashur e tashmë shumë popullore “Kosovë trimja, po çon fjalë”, ku mes tjerash thuhet e kendohet nga shumë rapsodë në Shqipëri, Kosovë e Diasporë: “Ç’po ushton ky mali i Drelës/, Kërcet pushka e Kamer Prelës…

    nga GJON NEÇAJ

  • NE KULLEN E ALI DEME GECIT TE LLUKES

    NE KULLEN E ALI DEME GECIT TE LLUKES

     

        Nje here kongresisti Elliot Engel  pasi qe ishte kthyer nga Lugu i Baranit ne New York deklaronte: "Atje pashe kulla mivjecare shqiptare dhe shtepi me blloqe te kuqe te serbeve. Nga ato kuptohej se kush ka qene para kujt aty"!   Pra  kullat tona prej gurit jane deshmija me e mire se ne jemi aty dem baba dem.   Ne tetor te ketij viti pata rastin ta vizitoi nje kulle te tille: Kullen e Ali Gecit ne Lluke te Decanit. Vet pamja e saj nga jashte tregonte se behej fjale per nje histori te gjalle. Nje kulle qe u kishte qendruar rrebesheve qe nga koha e Bushatlinjeve (shek.XVIII). Kulle  kjo qe tani ishte shendrruar ne nje muzeum te vertete. Posa te hish mbrenda deres i gjithe muri ishte i veshur me fotografi historike.   Nga ajo kulle u ishte kundervene mizorive te Ibrahim Pashe Bushatit ALI DEMA i Gecajve dhe kishte dalur faqebardhe duke mos pranuar te paguaj taksa dhe as te jepte rekrut.   Ne kohen e Lidhjes se Prizrenit nga kjo kulle vigane dallohet Selim Syla: Merr pjese ne zhdukjen e Maxhar Pashes ne Gjakove dhe ne Luften e Nokshiqit. Edhe djemt e tij me vone: Tahiri, Lani dhe Hasani dallohen seicili pervehti duke marre pjese ne cdo levizja kombetare qe zhvilloheshin atebote: Tahir Selimi i Gecajve si kacak i njohur nder zonat shqiptare merr pjes ne shpalljen e pavaresise te Shqiperise se bashku me Isa Boletinin e me vone ne mbrojtjen e Shkodres me 1912-13. Me pastaj vritet ne Vicidoll ne lufte me bandat serbe qe ia kishin mesye Tropojes me qellim qe ta vendosnin kufirin ne Dri - Viti 1913. LAN SELIMI - Pas nje jete kacakesh ne lufte me bandat serbe qe e kishin okupuar Kasoven, sherben ne administraten e Zogut. Nga viti 1941 del ne mbrojtje te kufirit te Shqiperise Etnike dhe bjen heroikisht ne mbrojtje te ures te Limit  nga cetniket e Gj.Llashiqit ne Murine. Rrapsodi popullor kendoi: Lan Selimi shehit ashte mbet...Tue luftue per vatan te vet... (Shih lib.R,Dedushaj:"Gjurme mergimtaresh"N.Y.2009.) Djali i Tahir Selimit, RAME TAHIRI, pas LDB, e formoi nje cete kacake dhe sillej neper Alpet Shqiptare i ndjekur kemba kembes nga OZN-aJugosllave. Me te ishin edhe Bajrami e Hasani te shtepise tyre. Pas vitit 1948, kalon ne Shqiperi nga ku kthehet me vone e vdes ne kullen e vet me 1990. Por nami i cetes kacake te Rame Tahirit  ndihet edhe sot e kesaj dite. Pas atifare clirimit qe na bene komunistet kulla e Gecajve s'gjene rahati: Nje pinjoll i tyre: TAHIR GECI i RI si gjimnazist i Pejes merr pjese na aksionin e Adem Demacit ne fillim te viteve 60 . Mua me kujtohet nje rast: Isha ne vitin e pare te shkolles normale. Banoja me nje maturant nga Martinajt, te ai vinin shume shoke te klases. Ne mesin e tyre edhe Tahir Geci. Ne prill te vitit 1964 nje mengjes heret erdhen 3 asi shokeshe rane me fjete te ne! Mua me porositen qe askuj te mos i tregoi se ka qene kush ketu. Me vone kam marrur vesh se ate nate Tahir Geca, Tahir Kuci dhe Muje Cukaj (Rugova) kishin marre pjese ne shperndarjen e Flamurit Shqiptar neper bandera qe nga Peja ne Decan. (Me gjersisht shih lib.R,Dedushaj "Si e gjeta dhe si e lash Shkollen Shqipe ne Prefekturen e Pejes."N.Y.2006.f.65.)   Ne vitin 1982 Tahir Geci burgoset me grupin e Ukshin Hotit , Ekrem Kryeziut , Shemsi Recices etj. dhe denohet me 12 vjet burg. Kurse ne luften e fundit ne Kosove u inkuadruan: ELEZ GECI - qe u vra ne Betejen e Pozharit  si komandant ne Brigaden 131 Jusuf Gervalla me 25 mars  1999, ra se bashku me Maxhun Berishen  nga Prapacani. Pastaj Aliu, Lani (i Ri) Jaha , Samiu dhe Gezimi  qe erdhi nga SHBA. ALI GECI si njeri nder komandantet me te sukseseshem te Dukagjinit kaloi pastaj ne TMK e sot si poet i talentuar ishte Drejtor i Pallatit te Kultures "J.Gervalla"ne Decan, nga i cili i volem edhe ca te dhena per kete artikull. Qe ishin te shenuara edhe neper ca libra te botuara koheve te fundit ,p or jo keshtu te sistematizuara . Duke u kthyer rruges per ne Peje, djali im Arianiti me pyeti: "Cfare te shtyne Ty te shkruajsh per keso gjeresh , qe po s’u qiten ne leter do te humbasin"?   - Profesioni, iu pergjegja i humbur ne mendime per te kaluaren tone te mundimshme por aqe krenare !! LUFTE 100 VJECARE  kjo apo jo?    

    nga Rexhep Dedushaj

  • HAXHI KUÇI, QENI I ARKANIT LEH NGA FRANCA

    HAXHI KUÇI, QENI I ARKANIT LEH NGA FRANCA Përgjigje Haxhi Kuçit, bashkëpunëtorit të Zhelko Razhnjateviçit - Arkanit

    Përgjigje Haxhi Kuçit, bashkëpunëtorit të Zhelko Razhnjateviçit - Arkanit

    * Në shkrimet e mia nuk merret me temen, por në çdo shkrim thotë se”YMRI BADALLAJ E KA MARRE NXENËSEN E VETË PËR GRUA…” * Haxhi Kuçi, taksist e shetiti Arkanin,kriminelin serbian nëpër Kosovë dhe a ndodhi kasaphana në këto vende * A thua e ka derguar Arkanin ne Zhur? * Si e dergoi UDB-ja Haxhi Kuçin, si spiun ne vitin 1981, kur plasen Demonstratat dhe ky genjen se ka qenë organizator dhe SI KA MUNDESI TË MOS I HY ASNJË THERRË NË KËMBË * Si e vodhi Haxhi Kuçi popullin me lotari * Perse deshtën ta vrasin Haxhi Kuçin te UÇK-ës, sic thotë ai * Haxhiu, ky langua thotë se ka kater diploma te shkollave te larta dhe te fakultetit juridik dhe ne fakt nuk e ka asnjë * Perse e deboi Gjermania? * Perse ne Francë Haxhi Kuçi shkruhet maxhup,por ai thotë ashkali dhe perse e ruan policia e atjeshme? * Ky zagar thotë se është poet popullor * Perse thotë ky klysh serbi se të gjithë shqiptaret duhet vrarë * Perse ky hajvan nuk ka te drejt të kthehet ne Kosovë? * Me se miri ky klysh shkau e demanton vetveten, shiko videot e tij,por kujdes femijet se mos trishtohen nga ky gabel * Kujdes familjet shqiptare,sepse ky gabel therret ne familje dhe ndryshon zerin dhe prezentohet me emra anonim     Këtë reagim po e filloj me një thenje të shkrimtarit të madh rus Dostojevskit, i këshillonte njerëzit që i janë nisur në rrugë, të mos gjuajnë me gurë çdo qen qe leh me ta se vonohen. Edhe sot kjo eshtë shumë e vertetë, por kur ke të bësh me qen sokakesh, si në këtë rast, Haxhi Kuçi, është më kuptimplote thenja popullore shqiptare “qenit tregoja shtagën”, që pastaj edhe kur të ngordhin, te perdorish për ta shtyrë drejt një grope që të mos kalbet vendi. Por, vendi nuk qelbet vetem prej ngordhesirava dhe mërcinave të pashpirt, por edhe prej atyre mercinave që akoma kanë frymëmarrje por janë të pamoral fare. Soji i Haxhi Kuçit, pretendojnë të jenë intelektual por janë injorant, pretendojnë të jenë të sinqert, por në të vertetë janë shpifës, trillues e bastard… Gjatë jetes time, sa shkruaj më ka ra hise të polemizojë me intelektual,politikanë, si i thonë fjales me njerëz te kultures dhe te artit. Por, i kam kursyerë fjalet dhe i´u kam permbajtur elementeve te kulturës shqiptare. Ndonese nuk jemi pajtuar kemi mbetur miqë të mirë, edhe sot e kesaj dite pimë kafe bashkë. Bile ne gusht te keti viti, një mik erdhi ne konakun tim, per te më bërë për hair dasmen e djalit, që nuk e kisha parë moti, por ne ndarje me tha:”Reshat, e fitove nga unë betejen…” Jo i thash. Nuk fitova unë, fituan faktet, fituam te dy, a nuk e sheh qe edhe tani jemi bashkë dhe u ndam me shterngim duarsh. Por, doren në zemer kunder tradhtareve te kombit kurrë nuk kam zgjedhur mjete. Kam tejkaluar edhe elementet e kultures se kombit tim. Çuditërisht, ketë vit, më ra hise të polemizojë me dy tradhtarë qe edhe sot e kesaj dite e ushtrojn zanatin e vjetur kunder kombit shqiptar. Keta zagarë të pushtuesit kurrë nuk reaguan publikisht si burrat. Shkarraviteshin me emra tebdil, të maskuar me lloj-lloj nofkash. Ndonese gjithmonë kerkoja nga këta që të dalin në pazar siç dalin burrat. Deri kur i kapa me pelë perdore. Gjithmonë duke i´u falenderuar:moderatoreve,kryredaktoreve,drejtoreve, te shtypit te shkruar e elektronik, se nga vijnë. Shih për këtë, Haxhi Kuçi, në Zeri i Kosoves, del me nofken Gjovani Antonio, ne Kosovarimedia me Nengurra, ne tung.ch me Rrahimi, ne kosovapress me Perparimi, ne Zemrashqiptare me Osman Zhuri, me kete nofkë ka dalur edhe nje spiun tjeter, ne prishtinapress dhe ne shume sosh mos t´i permendi me radhë. Kur u kap me pelë perdore, s´pati qare pa e pranuar dhe te gjitha keto i barti ne portalin e ti privat. Ne cdo shkrim, nuk reagon rreth temes, psh, te Historiku i Flamurit, te Tradhtaret ne zonen kufitare… Kete e beri krejt me qellim i ndersyerë nga Beogradi qe te degjoj edhe frymemarrjen e atdhetareve. Dhe unë, shkrova shkrimin: BEOGRAD,LIDHI ZAGARET QE I KE LESHUAR RRUGEVE TE EVROPES… Haxhi Kuçi, vozitesi dhe bashkepunetori i Arkanit, do te rrefej me poshtë, kurrë nuk me hodhi dorashken si burrat, e as qe kemi luajtur me ashik bashkë, por, kercente degë më degë si korb shetites i paguar nga Serbia fashiste i biente kumbanave te mortit te kombit tonë dhe me një vend thotë: … po të kisha mundesi do ti varrosja te gjithe shqiptaret ne nje gropë, do ti vrisja te gjithe komandantet e UCK-es,… keshtu shprehet ky spiun me damkë. Kurrë nuk pati guxim publikisht T´I LIDH KIJET ME MUA… KUSH ËSHTË HAXHI KUÇI? Haxhi Kuçi, eshtë pjella e Latif Krasniqit nga fshati Janqist i komunes se Malisheves. Latif Krasniqi me familje zhdryp ne sheher (zbret ne qytet),ne Suharekë. Jo vetem qe ndrron konak, por ndrron edhe gallapin (mbiemrin) dhe e merrë KUÇI. Duke e percjellur se kush eshte Haxhi Kuçi,ky tradhtarë dhe spiuni me damkë i kombit, ecem gjurmeve te tij, qe shane cdo gjë shqiptare,personalite me nam, psh. për Adem Demaçin, Simbolin e Restinces Shqiptare,eshtë kroat… Haxhi Latif Kuçi, ka qenë bashkepunetori shumë i ngushtë i ZHELKO RAZHNATOVIÇ- ARKANIT. Haxhi Kuçi, qe ne popullaten e Suharekes, njihet si Haxhi ZEZA, qe edhe familja e tij e ngushtë janë distancuar nga ky sojsëz, ka punuar taksit. Se ishte burre shumë i poshter asnje kolegë i tij nuk kishte folur. Kur kishte ardhur ARKANI në Kosovë, për të vrarë e per të prerë shqiptaret si berrat, ishte i interesuar shumë per te pergatitur terenin PËR KASAPHANË. Haxhi ZEZA e kishte vozitur vullnetarisht, jo vetem ne fshatrat e kesaj ane por ne shume fshatra te Kosoves etnikisht te pasterta. Gjë që as vet Haxhiu nuk e mohon ketë,por e pranon. E pranon se nuk ka qare,sepse akoma janë njerzit e gjallë marrin frymë. Zhelko Razhnatoviç-ARKANI, ka qenë kriminel nderkombetar. Kasapi i shqiptareve (jo vetem i shqiptareve), i lindur ne vitin 1952, djal i nje ushtaraku kriminel serb. Ky kasap i Ballkanit, e udhehoqi banden terroriste “TIGRAT”, qe ne Kosovë, preu e therri shqiptaret me hanxhar e sakicë (sopate), preu koka femijesh,dhunoi vajza e gra shqiptare,preu foshnja ne gji duke thithur tamlin e krahrorit të nenës. Preu me hynxhar barkun e nenave shtatezena shqiptare (per te kuptuar me mire ti Haxhi spiuni-gratë me yzër),duke vurë bast se çka ka brenda djal apo vajzë. Therri plaka e njerzë sakat e djem HASRETI o hajvan! Dhe, ketë kriminel te pashpit e shoqeronte dhe e voziste,çuni i LATIF KRASNIQIT-KUÇI, HAXHI KUÇI,por sic thash më lartë njihet ne ketë anë HAXHI ZEZA. Tani popullata e atjeshme, nga ky spiun me damkë HAXHI KUÇ-ZEZA, po kerkon: Ku e ke vozitur ketë kriminel qe beri KASAPHANË ne ketë anë? Çka keni biseduar me te? Neper cilat fshatra te Kosoves e keni derguar dhe aka ndodher HATAJA ne keto fshatra? A e ke derguar në Zhur dhe ne zonen kufitare? Çfarë emra i afrove Arkanit Haxhi Zeza? Perse nuk te foli asnjë taksist? Perse thoje se tani askush nuk guxon me më “nguc” se e kam shpinen e fortë? Perse nuk ra pishman,por akoma i mallkon shqiptaret dhe kerkon t´i vrasish dhe te gjithe t´i fusesh ne nje gropë? Akoma nuk je ngopur me gjakun shqiptar more qen bir qeni!? Perse nuk i kerkove falje popullit tim more kelysh shkau…? A din ti more hajvan, se atje po thonë se edhe xhenazen (kufomen), nuk do ta lene ne TOKË E ARBËRIT, sepse qelbet ai vend. Perse ecje me fëdellek, me ARKANIN, taman si Esat Pasha-Toptani, tradhtari i sojit tend, krejt me qellim te fusje temerr e lemëri ne popullaten e Kosoves. A sheh si ndryshojn kohrat ore qen shkau. I ku nena jote Serbi. Edhe ti ike bashke me ta ne theqafje. Ata kurre nuk do kthehen me, e as ti kurre as per se gjalli e as per se vdekuri ore edepsës. Avni Rrustemi e shtriu per tokë qenin Esat Pasha. A e din ku? Ne Francë.- Aty ku je ti. Ku te ruanë policia franceze. Perse…? ÇKA THOTË SPIUNI I UDB-ËS HAXHI KUÇI DHE SI GËNJEN…? Spiuni me damkë, Haxhi Kuçi, i kendon kenke vetes duke genjyerë publikisht fa fije turpi.Natyrisht se ky nuk ka fare turp sepse eshtë i zier safi në kazanin e Beogradit dhe i shtafitur mirë neper kanalet famëkeqe te UDB-ËS E OZNA-S. Thotë se eshtë gazetar,poet popullor, i diplomuat ne tri shkolla te larta dhe bile ne fakultet juridik. Eh, kuku medet! Vetem nje vertetohe. Mos me thuaj mi kane djekur, se behesh per hu biki,ore zagar i Serbisë. Spiuni i felliqur e me damkë çetnikoserbian,Haxhi Kuçi, tenton te fus MINAREN NË THES. Dhe jo rastesisht, ne Suharekë dhe fshatrat perreth thuhet se Haxhi Kuçi, eshtë:rrencë,spiun,dallaverxhi… per te cilat do ju japim fakte te pakontestueshme. Ky spiun me emer te rrejshem dhe me diplomë te huaj, ne fshatin e thellë malor ne Sllapuzhan, fillon si mesues, por me te kuptuar se kush eshtë dhe me diplomë falese e flakin nga puna dhe sic thone me shqelma b… si një gomer. E jo si genjen spiuni dhe langoi shka Haxhi Kuçi,si i papershtatshem. Genjeshter e kulluar o hajvan! Spiuni i deshmuar i zhupaneve, Haxhi Kuçi, fillon dallaveren tjeter te radhes. Fillon punen ne nje kiosk ne Suharekë. I lindur per rrena,dallavere dhe hajn, Haxhi Kuçin desh e vranë me bukë ne gojë si qen te zgjebosur. Nje njeri,ne kete qytet,fiton lotari dhe Haxhiu shkon ne Prishtinë dhe e dergon personalisht, por parat ky bir qeni i fut ne xhepine tij. Shikoni videon e vet. Edhe pse mundohet te shlyej ca gjera. Thote ky hajvan se eshte gazetar,poet, sic thote ai popullor, pos shikoni qe ky njeri nuk e njeh alfabetin e gjuhes shqipe, shikone dejtshkrimin dhe do t´a plasni gazit. Shikoni me nje vend ku thote:Bisedë informatike e jo informative… UDB-JA SERBE E DERGON LANGOIN E VOJVODEVE, HAXHI KUÇIN NË PRISHTINË NË VITIN 1981 SI SPIUN UDB-ja famëkeqe serbosllave, ne Kosovë, e kishte ngritur rrjetin e spiuneve taman si te marimanges. Kishte angazhur shume langoj kunder shqiptareve duke i dhene epitete te pameritueshme, si eshtë me zi. Me te dalluarit ishin qent e Titos,komunistat qe i besonin nje rusi me emrin Tito. Qent e keti rusi, shqipfolesit nuk linin gur e dru bashkë kunder popullates shqiptare te pambrojtur nga Serbia edhe pse zoteronte makinerin e luftes. Komunist te mirë titist nuk ka. Te rralle jane ata qe nuk kane gjynah. Zoti eshtë i madh. Demonstratat e vitit 1981, benë kthesë të madhe historike ne historinë e njerzimit. Serbia e krajlit e njihte mire rrezikun dhe angazhoi spiunet me te tmershem; ne teren,polici,ushteri,gjyqe,prekurori,politikë… Te mos e zgjas shume se kam shkruar disa here. Por, kur plasi une isha aty. Ne anen e djathte,ku merrej buka sherbente nje grua me emrin Naze, keshtu e njihnim ne. Isha i ulur ne anen e majte me Miriman Mujen.Nje vajze e gjate, u ndodhe e para dhe kinse po fjaloset me Nazen e gjuajti buken dhe filloi. Une nuk mund te them se e nisa,se nuk e nisa. Turp eshte te genjehet. Ate dite, ne Prishtinë luante Partizani i Beogradit futboll. Kurre nuk ju ndava Demonstratave. Isha ne ball, e deshmon Lulije Kukaj, e anes Suharekes. Mjerisht, duhet ta them kete, se nga ana ime morrem pjese une dhe Hajredin Muja. Kam thene dhe po e them publikisht se disa shokë flinin si lopë te Simici,nuk e prishen terezinë. E aspak nuk eshtë e vertete sic thote langoi serbian Haxhi Kuci. Ne u burgosem familjarisht, si pjesemarres aktiv te Demonstratave. Nderkaq, vositesi dhe besniku i kriminelit çetnik-ARKANIT, HAXHI KUÇI do te merre bajrakun… Pra, HAXHI KUÇIN E DERGON UDB-JA DHE OZN-A SPIUN, ja perse: Sic thote vete ky koshkrete shiko biseden me z. Stubllen.Perse te ky zoteri? Thua se ishte drejtor.Ç´kerkove aty? Si ka mundesi te nis ti Demonstrata dhe te mos burgosesh e ne u burgosem me mijera. Vetem 700.000 kaluam neper duarte e udbashesve dhe gjaksoreve, neper gjyqe e burgje, si nuk u zbulove ti si organizator? Si dole i palagur more qen bir qeni i krajl Nikolles e sternipi i Car Lazarit. Mos ta degjoj me kete fjale more zagar. Morre vesh. Morra thuaj. Ty atje te paska derguar UDBA SI AGJENT I FLLIQUR. Ke per te dhene edhe per kete llogari. Te mos ishe langua nuk thua se ke shkruar ne vjershe çupa-çupa nena dhe thua se je patrot. O qeni serb, familjet kane dhenë shume gjak per kete vend, jane dergjur neper kazamatet serosllave e ti ha m…. Mor qeni shka perse nuk te vjene turp e ta peshurrsha Serbinë! Ne shkrimet e mia ja se çka shkarravit:”Ymri Badallaj e ka marre nxenesen e vet per grua…” Ky spiun me damkë ja deformon edhe emrin e prof.dr Imriut. Eshtë shumë e vertet se prof.dr.Imriu eshtë martuar me ish studenten. Dr. Imriu tani ka femije me te dhe ka krijuar familje te shendosh. Dhe ç´te keqe ka more hajvan? Dhe ky langua i shkenisë,miku i Arkanit, Haxhi Kuçi, thotë… pyete Ymrie Beqen, qe ka qenë nzor pi kusherinit ton…” shprehte shoku i Zhelkos. Po cka ka tema me punet private more derri ta…. e kupton se çka dua te them…. HAXHI LATIF KUÇI NDERRON KOMBIN SHKRUHET MAXHUP Tradhetari i kombit shqipar, Haxhi Kuçi, tashme ka hyre ne kronologjine shqiptare si spiun, ik nga Kosova si spiun i Serbise, qe pranon vet,degjone me vemendje, ne Gjermani, nuk ka lene gje te zezë ne ketë tokë pa share e pa shpifur kunder kombit tone, kunder UÇK-ës dhe kunder komandanteve te tyre. Gjermania per shpifje te tilla dhe rrena te keti soji e debon nga kjo toke. Spiuni, langua çetnikoserbian,me emrin HAXHI KUÇI, detyrohet te ik ne Francë. Qeni atje shkruhet maxhup,por sic thote ai shkruhet ASHKALI. Nuk e di se cfare dallimi ka ashkaliu e maxhupi. Mendoj se ke bërë mire, se taman te pershtatet nga zanati,kultura,surrati,fjalori. Per hajr! Haxhi maxhupi ke shumë pyetje t´iu pergjigjesh popullit e mua. Por ama mos provo me rrena dhe dallavere sikur qe ke be me te tjeret se te une nuk te pijn uje. Shume borxh i ke Shqiperise Etnike. Akoma me tingllon ne vesh, klithma e nje plake qe mblodha per ty, ne gusht, ku tha: “Or bir, ai Haxhija dite te bardh mos paft. Zoti eshte i Madh or bir po thojn se nje djal atje ja lidhin per krevati si budall, le ta shehe se cka eshte evladi. Zoti i ardh akut ishalla…” Ketë selam e ke nga vendi dikur i yti. Mirë eshtë qe mendon te kthehesh atje, mos harro merre një thes me veti per t´i mbledh eshtrat e DESHMOREVE DHE HERONJEVE TE KOMBIT… Lexova ne shtypin elektronik dhe të shkruar, se ndaj keti tradhtari,rrenci, shpitsi, eshtë ngritur padi penale. Kjo nuk eshtë mjaftë per ketë. Do te duhej tredhur,ose sterelizuar. Femijte e ti eshte mire te dergohen ne dializë, per t´ia nderruar gjakun. Dhe krejt ne fund, kam nje pyetje: Kur e vranë Zhelko Razhnjetovicin-ARKANIN ne vitin 2000 a mbajte zi per të?  

    nga RESHAT BADALLAJ

     

  • "Pakëz dritë për të merituar emrin e ndritur të shqiptarit!" ...

     Pakëz dritë për të merituar emrin e ndritur të shqiptarit! Intervistë me historianin, publicistin dhe studiuesin Prof. Neki Babamusta

    Pakëz dritë për të merituar emrin e ndritur të shqiptarit! Intervistë me historianin, publicistin dhe studiuesin Prof. Neki Babamusta

            “Lufta për lumturinë e jetës presupozon triumfin mbi pengesat dhe vështirësitë

    “Frojd”

      E nderuara Znj. Rajmonda! Nëpërmjet intervistës tuaj ndjehem tepër i privilegjuar! Modest, si miliona bashkatdhetarë, vendosim grimca rëre në themelet e identitetit tonë kombëtar. Bazuar në argument historike jemi ndër popujt më të vjetër të Evropës, ndër më inteligjentët, liridashës dhe humanë. Për interesa strategjike, Fuqitë e Mëdha, na coptuan padrejtësisht, në interes të shovizimit Ballkanik. Por dashuria për të jetuar të lirë në trojet tona stërgjyshore nuk na ka gjunjëzuar. Barbarizmat jetën sa të ëmbël, na e bënë të trishtë! – 1897 F. Konica: Jashtë çdo mundësie për të na asimiluar. Emigrimi plagë e rëndë! Pushtuesit nuk arritën të na ç’kombëtarizojnë. Në zemrat dhe në mendjet e shqiptarëve është skalitur vetëdija hyjnore: Një komb, një ide, një qëndrim! Disapora në SH.B.A. me afro një milion shqiptarë, ka 100 vite që është bërë flamuri udhërrëfyes i mbrojtjes së interesave tona kombëtare. Federata patriotike “Vatra”, gazetat “Dielli”, “Iliria” dhe “Zëri i Amerikës” janë Triumvirati i artë për shqiptarizmin. Vepra e tyre e bekuar qe leva e Arkimedit që përshpejtuan pavarësinë më 1912-ën me tribunët e kombit tonë: Ismail Qemali, Isa Boletini etj. Edhe me veprimtarinë e “Zërit të Amerikës” v.1943, na çliruan nga metastazat e fantazmës komuniste. Keni fatin e madh që jetoni dhe punoni në SH.B.A., sinonimi i atdheut të dytë. Për të gjithë popujt, SH.B.A.-ja është bërë simboli i Altarit për Demokraci. Për kombin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës reflektojnë miqësinë e sinqertë tradicionale, të lidhur me një aleancë të shenjtë. Në vizitën e saj në Tiranë më 1.11.2012, Znj. Hillari Klinton deklaroi: “SH.B.A.-ja është krenare që ka mike të ngushtë dhe partnere Shqipërinë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në 100 vitet e ardhshme .... edhe 100 vite të tjera”. “Vizita juaj, tha Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha është xhevahiri më i çmuar në prag të 100 vjetorit të pavarësisë”. Në SH.B.A. dishepujt e kombit tonë: Fan Noli, Faik Konica, Mit-hat Frashëri, Abaz Ermeni, Abaz Kupi etj., kanë proklamuar manifested e tyre më të mirë të çështjes shqiptare. Vepra e tyre u pasua që nga biznesmeni patriot Xhoni Athanas, duke vazhduar me falangën pararojë të të nderuarit Z. Shaqir Gashi, Eqerem Bardha, Harry Bajraktari, Zef Balaj. Mjaft frutdhënëse është puna e personaliteteve të larta intelektuale si Martin Camaj, Arshi Pipa, Peter Prifti. Për çështjen shqiptare vazhdojnë kontributin e tyre prof. Sami Repishti, prof. Nikollaq Pano. Ing. Agim Karagjozi, Dr. Gjon Bucaj, Naum Prifti, Genc Kortsha, Elez Biberaj, Pjetër Jaku, Mërgim Korça, Novruz Nazarko, Gëzim Basha, Dr. Gjekë Gjelaj, Ramiz Gjini, Lulash Palushaj, Merita Bajraktari, Dalip Greca etj. Nëse Amerika është bërë në sajë të punës, padyshim meritë kanë edhe shqiptarët e diasporës. Atdheu i Xhorxh Uashingtonit nuk është një tragjedi amerikane me Klajd Grificë, siç e ironizonte romancieri Teodor Drajzer. Znj. Hillari Klinton më 1.11.2012 u shpreh: Jam mirënjohëse për kontributin e mijëra shqiptarëve në SH.B.A.   1-I nderuar Prof. Babamusta, ju falenderoj për këtë intervistë. Ju jeni një penë publicistike historiane mjaft e njohur në Diasporë dhe trojet shqiptare. A ju kujtohen ditët tuaja të para si historian? Cfarë ka ndikuar te ju më shumë apo dicka e papritur që ju zgjodhët të tregoni historinë ashtu sikundër ka ndodhur..?   Historia si poetesha e kohërave të njeh me botën reale. Kur egzistenca (jeta) orientohet nga të menduarit pozitiv, siç theksonte filozofi De Kartes, dëshiron të mbijetosh edhe me det të trazuar si Heminguej. Dashurinë për atdhe na e trashëguan Rilindasit. Ngjarjet kulmore historike ngritën në këmbë tërë mëmëdhetarët shqiptarë. Nga të parët e mi dhe nga shumë dëshmitarë, në sofrën bujare të fisit Babamusta vinin si miq personalitetet e kohës: Ismail Qemali (ku ndenji një natë) ku të parët e fisit i siguruan udhëtimin dhe Kavaja e përcolli me shumë përzemërsi për misionin historik. Gjithashtu kanë ardhur patriotët e kombit Aqif Pashë Elbasani, Avdi Bej Toptani. Për detyra patriotike kishin lidhje të ngushta me fiset Biçaku në Elbasan, Canët në Peqin, me Mojsitë, me Xhantë, me Must Carën etj. Gjatë luftës çlirimtare vinin vëllezërit Myslim e Shyqyri Peza, Mustafa Gjinishi. Realisht ndjeva tronditje nga vrasja macabre (mbytja me tel) e Mehmet Babamustës, vdekja në burg e Hasanit, burgimet politike të Ibrahimit, Halitit dhe tim vëllai Qemalit. Im atë vdiq nga ataku në zemër. Një pushtetar vendor e kërcënonte: “Jam Enver Hoxha”. Në Gjysylkonaj, në vitin 1953 u bëra dëshmitar i luftës së klasave. Nga jeta e mësueseve të mia të para, të shkëlqyera si rreze drite, por të persekutuara, mora mësimet e para për diktaturën komuniste. 2-A mund të na përshkruani shkurtimisht Londrën  si zemra e emigracionit shqiptar në Europë, por edhe ku ndërthuren shumë kultura të tjera? Anglia, vendi i Shekspirit që tronditi fronet mbretërore. Vendi i Oliver Kromuellit që përmbysi feudalizmin. Vendi i inxhinierit Stefenson, lokomotiva e të cilit përhapi rrugën e civilizimit për dritë e dituri. Londra me 10 milion banorë, kryeqendra e diturisë dhe kulturës botërore. Në Angli jetojnë afro 200 mijë shqiptarë dhe disa milionë emigrantë nga e tërë bota. Shqiptarët me punën e tyre janë inkuadruar në rrjedhën e jetës britanike duke fituar respektin e vendasve.   3-Ju keni një karrierë të gjatë si historian, që do të thotë nëpërmjet momenteve  historike keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani  momente  nga eksperienca juaj?   Për arsye kontraditash shumë ngjarje nga “Heroi Popull” nuk dalin në dritë. Ndonëse me vështirësi e vërteta del. Rinohesh kur edhe sot, pas 60 vitesh banorët patriotë, trima dhe bujarë siç janë edhe pasardhësit e tyre gjysylkonaj të kujtojnë me admirim dhe lot .... vëllavrasje! 1954. Ndjehem tepër i nderuar, kur një fis i tërë “Ndreu” nga Dibra shpëtoi nga kurthi i sigurimit famëkeq – 1968. U gëzova pa masë, kur me disa shokë ngritëm “Muzeun historik” Kavajë, “kabinete historike” në 3 shkolla, që u bënë qendra eksperimentale. Duke mos pranuar t’i shërbej Sigurimit të kuq e pashë të udhës, më me vlerë edukimin patriotik, duke hulumtuar për thesaret historike të popullit tonë. Edhe sot ish-nxënësit e mi më kujtojnë për mësimet shembullore në Krujë. Si të mos ndjehesha i frikësuar kur më kërcënuan për vendosjen në stendë të Shqipërisë etnike, apo për figura kombëtare në museum, si të komandantit akademist (1920) Adem Riza Berati, sepse fëmijët e tij u persekutuan, apo të patriotit Bajram Xhani, sepse të vëllanë Qamilin ia pushkatoi Mehmet Shehu, v. 1943. Ndonëse shumë dokumenta historike ia dërgoja Institutit të Historisë, me drejtor Stefanaq Pollo, ku merrja përgëzime, por s’arrita të kuptoj pse në vendlindje më kërkuan një dosje me fakte, por që nuk ma kthyen më. Nuk më lejuan të futesha në ‘Arvishen e Shtetit’ se nuk isha i imunizuar me dy karta anëtarësie çudibërëse!   4-Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm historik të Shqipërisë, trojeve shqiptare,  Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë çka është shkruar e ri-shkruar, bazuar në ato çka ju keni lexuar, shkruar apo vënë re? Në Konferencën e Paqes, Paris, janar 1919, Presidenti Vilson i SH.B.A.-së deklaroi: “Nuk kemi ardhur të bëjmë këmbim popujsh! Ismail Qemali, tri ditë para se ta helmonin, më 22 janar 1919 deklaroi: Do ngjallemi, ose do të vdesim! 22 mars 1992, fitorja e demokracisë na dhuroi lirinë. Shqipëria ka pësuar transformime të dukshme. Në vend të bunkerëve dhe gomerëve kemi autostrada moderne, ndërtime kapitale, zhvillim të arsimit. Siç merituam futjen në NATO dhe liberalizimin e vizave, së shpejti flamuri ynë do të valëvitet në Bruksel përkrah familjes evropiane, Shqipëri-Kosovë. Ndonëse jemi popull paqedashës, nuk ua kemi borxh të na përkëmbim identitetin tonë kombëtar. Në drejtim të mirëqenies ende lipset shumë punë.   5- Si iu lindi ideja për të shkruar historinë shqiptare, trojeve etnike dhe asaj ballkanike -si  pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo....? Me fitoren e pavarësisë së Kosovës, shkurt 2008, ëndrrat shovene të Beogradit kanë përfunduar, po ashtu edhe ato të disa klaneve ekstremiste të Athinës. Më 31.10.2012, Znj. Klinton deklaroi: Pavarësia e Kosovës, problem i mbyllur. Kryeministri Thaçi u shpreh: Ora e Historisë nuk do të kthehet mbrapsht. Konsolidimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat me Kosovën duhen forcuar më tej. Mbarë klasa politike shqiptare kombëtare të jetë në unison për funksionimin e Marrëveshjes së Ohrit. Mbrojtja e interesave të shqiptarëve, kudo që jetojnë, është problem madhor mbarë popullor.   6-Prof. Babamusta  ju mbani titullin Prof. Sigurisht i fushës së historisë. Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj profesionale? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti  “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si historian a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera? Engjëlli nuk bashkëpunon me Djallin! E vërteta historike ndriçohet me guxim, me mençuri aktive, duke mos u pajtuar me errësirën e mendjeve abstrakte. Periudha e Mbretërisë ka vlerat e veta që diktatura e mohoi. Për korifejt e kombit Noli, Konica, Gurakuqi, Migjeni, Mit-that Frashëri, Abaz Kupi, Abaz Ermeni e deri tek Nënë Tereza, Fishta e Kadareja etj lipset të përulemi me respekt! Ndryshe do të mohonim vetveten. S’ka përse të jetojmë ende me simptomat e mentaliteteve komuniste. E tërë bota le të marrë shembull nga Shqipëria dhe Kosova, ku vlerat fetare jetojnë në harmoni, duke pasur përparësore interesat e kombit.   7-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit historian dhe një nga më të lexuarit e më të pëlqyeshmit të shtypit postkomunist të Diasporës dhe atij në trojet shqiptare? Njeriu vjen në jetë duke qarë dhe e përcjellin në banesën e fundit po duke qarë. Për miliona njerëz, jeta barasvlerësohet me disa universitete. Kujdesi dhe optimizmi i nënës dhe i të afërmve ma zvogëlonin udhën e mundimshme të fëmijërisë. Vazhdoj të lexoj e të rilexoj Rilindasit, Nolin, Fishtën, Konicën, Ali Podrinjën, Kadarenë etj. Kam lexuar e konspektuar Shekspirin, Gëten, Shilerin, Tolstoin, Pushkinin, Hugonë, Khajamin etj. Jam i dhënë pas literaturës publiçistike historike që nga më të hershmet, përfshi dhe ato botërore. Kam lexuar klasikët e M.L. teorinë ekonomike. Duke u ballafaquar me realitetin në Angli e SH.B.A. jam ndjerë tepër i zhgënjyer nga teoritë boshe të pa bereqet të komunizmit. Natyrisht ekonomia socialiste me kolektivitetin e saj nuk mund të konkurronte me ekonominë e tregut të lirë kapitalist. Komunizmi: Sistem i dështuar! Lexoj artikujt me vlerë nga Diaspora “Dielli”, “Iliria”, “Tribuna Shqiptare”, “Albania”. Ndjek emisionet e “Zërit të Amerikës”.    8-Ç’mund të na thoni për momentet më të dhimbshme të familjes suaj, burgu, persekutimi dhe internimi. Cili qe kërcënimi që familja juaj i sillte sistemit diktatorial komunist?   Persekutimi familjar: Vdekja e babait nga kërcënimet, burgosja e tim vëllai me akuza të sajuara, shpronësimet, burgosja e kushërinjve (duke vdekur edhe nëpër burgje) natyrisht janë ngjarje të hidhura që të krijojnë urrejtje. I pushuar nga puna si bir tregtari, më çonin në zonat më të largëta. Kalvar vuajtjesh pësoi edhe familja e gruas. Bashkëshorten nuk e fusnin në punë, si rezultat i akuzave të regjimit komunist. Kur ishim në SH.B.A. na dukej vetja se po jetonim në një planet tjetër. Populli amerikan kudo që kemi shkuar, na ka trajtuar si mysafirë tepër të nderuar. Sensibilizimi i luftës heroike të vëllezërve tanë në Kosovë na ringjallte, ashtu sikur na shtonin urrejtjen barbaritë serbe. Në SH.B.A. dhe në Angli morëm leksionet reale për Demokracinë e lirë!   9- Në publicistikën tuaj  historike gjithçka vjen nga jeta reale. Çfarë lloj kërkimi keni bërë për të? A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?   Kam shkruar mbi ngjarje reale. Kam kontaktuar me dëshmitarë okularë, me të persekutuar. Kam qenë në kontakt me vlerat politike të Demokracisë. Pata krijuar një bibliotekë familjare, duke mbajtur lidhje me disa biblioteka. Më kanë ndodhur shumë ngjarje që për nga përmbajtja, janë të denja për skena hollivudiane. Jeta si rrjedhje pa mbarim, vazhdon!     10-Në jetën e përditshme në Londër, Angli, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës, intelektualë e qytetarë të thjeshtë, diplomatë figura të njohura të komunitetit shqiptaro-britanik, por edhe të politikës shqiptare dhe  britanike. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë  në marrëdhëniet me ta?   Sa herë që takojmë shqiptarë, sikur rilindim. Vlerat demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, mbrojtja legjitime e vëllezërve tanë të Çamërisë janë çështje dite. Zgjuarsia shqiptare në Londër, nëpërmjet organit të saj “Tribuna Shqiptare” trajton vazhdimisht problematikën kombëtare. Afro 200 mijë shqiptarë të sistemuar në Britani, me punën dhe zgjuarsinë e tyre, por tregojnë se ne jemi popull evropian. Shqiptarët kanë fituar admirimin e londinezëve.   11-Është e natyrshme që mjedisi shqiptaro-britanik në Diasporë, karakterizohet nga  ndjenja patriotike, atdhedashuri, krenari, vlera e identitet kombëtar. A ka ndikuar në publicistikën tuaj dhe a  i kini numëruar botimet e shumta të shkrimeve tuaja historike në këto vite? Për çështjen shqiptare, ndjehesh gjithmonë i ri. Çdo mëmëdhetar, pavarësisht pozicioneve ekonomike, politike, apo arsimore, e ka për detyrim të punojë për të mirën e Kombit! Të mos rikthejmë kohën, “Isha unë Çobo Rrapushi”.   12-Jetoni në zemër të Anglisë, Londër.  Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit shqiptaro-britanik, sikundër droga e krimi? Si mund të reflektojë komuniteti shqiptaro-britanik për lehtësimin e këtyre plagëve? Kur dëgjojmë për ndonjë vrasje, natyrisht që sjellin tronditje. Nuk pajtohemi me krimin, të cilin e dënon i tërë komuniteti, ashtu sikurse ndodh që vriten dhe shqiptarë të pafajshëm.   13-Mendoj se publicistika juaj aktuale është tërësisht me lëndë  nga jeta historia, veprimtaria, kontributi shqiptaro-britanik. Cilat janë sfidat për t’i përshkruar ato  në shkrimet tuaja? Vëllazërim, bashkim për Shqiptarizëm!   14-A kini botuar  libra historikë dhe natyra e të shkruarit tuaj? Si ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si akademik dhe historian? Si hulumtues historie, kam shkruar mbi 100 kumtesa, referate, publicistikë, pa përmendur një dosje me dokumenta që s’mi kthyen. Kam punime historike akoma të pabotuara. Me versione historike, kam krijime poetike. Shkrime dhe dokumente, shpesh, i dërgoja Institutit të Historisë.   15-A është i lirë shtypi sot? Si jeni ndjerë përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve dhe hipokritëve, përballë vetëmburrjes dhe vetëbujës? Ç’kuptojmë me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”? Në çdo demokraci, populli ka Qeverinë që meriton. Me fitoren e demokracisë, bashkë me mjaltin u futën edhe mizat. Droga, krimi, prostitucioni, si fenomene negative erdhën nga jashtë, por që po përpiqen të gjejnë shtrat në vendin tonë. Korruspionin e bëjnë pushtetarët që nga baza. Kur godet ligji, çmenduria nuk ngre krye. S’vritet njeriu për një vijë uji, ose më ke vrarë para 70 vitesh .... Shoqëria shqiptare të marrë nga perëndimi të mirën, e keqja vetëm se turbullon. Ka shtyp të pavarur. Një pjesë janë veshur me kostume laramane, ngjyrë ylberi. Hipokritët kalërojnë me mantel donkishotesk. Janë kalbësira e shoqërisë, që gjymtojnë apo vrasin, ndriçimin intelektual. Të bardhën nuk mund ta bësh të zezë!   16-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme historike e publicistike? H. Klinton në Tiranë, 1.11.2012: Interesat kombëtare janë përpara interesave partiake politike! Zgjedhje të lira! Luftë korrupsionit! Korrupsioni, kancer që konsumon shoqërinë! Për funksionimin e shtetit ligjor, duhet kultura e bashkëpunimit. Nëse muzika është e pastër, shpirti buron i lirë. Zemra është tempulli i shpirtit. Lumturia për të qenë i dobishëm për atdhe, zemrën dhe forcën e gjejnë në popull. Duhet të përfitosh nga valltarët e vlerave kombëtare. Edhe një here: Nëna më dha leksionin e madh të jetës! Respekto personalitetin e çdo njeriu! Bëhu pjesë e këtij populli, përfito nga mençuria e tij dhe inteligjencës që e rrethon.   17-Z. Babamusta, Kongresi Amerikan në SHBA, - familjen tuaj Babamusta dhe familjen e vjehrrit tuaj, Cani – e kanë nderuar me OFFICIAL CITATION (Dëshmi mirënjohje) për veprimtarinë diplomatike-demokratike, respektivisht të të dyjave familjeve të lartpërmendura. Ç’mund të na tregoni rreth saj..? Në mendjet e ç’ekuilibruara, kultivohet ideotizmi. Luigji XIV i Francës: Jam Mbreti Diell! Diktatorët: Pushtete të përjetshme me piramida egjiptiane. Çdo njeri duhet të ndjehet dhe të punojë si i barabartë në mes të barabartëve. Merita i takon vlerave popullore. Dekorimet -    21.1.1985 Medalje “Naim Frashëri” 3.3.1994: “Mësues i Merituar” 2.8.2004 Dëshmi Mirënjohje nga Kongresi Amerikan 2.4.2004 Kastriot Cani Dëshmi Mirënjohje nga Kongresi Amerikan 21.5.2004 Ermira Babamusta Dëshmi Mirënjohje nga Kongresi Amerikan   18-Çfarë nuk do të falnit në jetë?? Dashuria është parajsa e jetës. Diktatorët, “këta luanë të racës njerëzore” e shohin popullin lojë shahu. Çuditërisht, sot në Botë ka sejmenë servilë që u përkulen tiranëve të kuq. Fundi i tyre gjithmonë ka qenë rruga e Ferrit. E kush popull nuk e do lumturinë?!   19-Mesazhi për inteligjencën shqiptare... Jeta është e shkurtër për ta shijuar, plot ëmbëlsi, por edhe me derte! Të gjitha frutat e pemëve nuk i kap dot dhe fatkeqësisht nuk i shijon. Ndoshta, mollë e ndalueme! Megjithatë, le të mbjellim pemë dhe të kultivojmë lule për trashëgimtarët. Inteligjenca jonë: Me mençuri hyjnore! Rreze Drite! Shkëlqim pranveror si hyjneshat trime të Dardanisë. Vepra e tyre si Butrinti i Arbërit, me aromë të magjishme dhe Valbona të rrjedhë gjithë jetën me pastërtinë e kristaltë!   20-Cfarë dëshironi të shtoni... Ligji i Lustracionit. “Mefistofelë me fytyrë engjëlli”! Populli shqiptar me ndjenja humane, s’e ka në traditën e tij vëllavrasjen. Nëse me fillimin e demokracisë do të kishim vepruar si në Hungari apo Çeki v.56, ku kundërshtarët politikë u lidhën me litarë pas makinave, apo si në Indonezi, në v.60, ku gjenerali Suharto bëri rebelimin ekstrem kundër P.K.-së të Indonezisë me Aidit, duke i mbushur lumenjtë me mbi 1 milion kufoma, ne do të rikthenim luftën e klasave. Fatkeqësisht një pjesë e avancuar e nomeklaturës së kuqe, me dragojt e tyre u futën në vallen e demokracisë me mentalitete komuniste. Të mençurit bënë kthesë duke flakur teserat e kuqe.  

    intervistoi Raimonda Moisiu

  • Deba thyen rekordin e historisë së muzikës shqiptare me vide ...

    Deba thyen rekordin e historisë së muzikës shqiptare me videoklipin “Lollipop”

    Deba thyen rekordin e historisë së muzikës shqiptare me videoklipin “Lollipop”

      Artisti i famshëm Deba (Debatik Dakaj) ka njoftuar se do lançojë videoklipin e tij të shumëpritur “Lollipop” me 1 dhjetor 2012 në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin, duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë dhe Turqinë. Një shfaqje e veçantë do të mbahet dhe në kinema në Mannheim, Gjermani. Videoklipi thyen rekordin në shumë aspekte në historinë e muzikës shqiptare. Lollipop është videoklipi më i gjatë në historinë e videoklipeve shqiptare, që ia kalon të gjithë artistëve të tjerë. Videoklipi zgjat gati 8 minuta. Asnjë artist nuk ka tentuar të lançojë një video të tillë si nga aspekti artistik, muzikor dhe si ide. Koncepti i videoklipit krijuar nga vetë Deba është i paparë. Videoklipi nis me disa minuta të një filmi të shkurtër, më pas vazhdon kënga dhe përfundon me filmin. (http://www.facebook.com/likeDEBA) “Koncepti i videoklipit është më shumë se një stil unik, valltarë të paparë dhe femra simpatike. Ajo që dua të shfaq me videoklipin tim të parë është që dua të tregoj një histori të veçantë dhe me kuptim. Në çdo aspekt të le mbresa që nga koncepti i krijimit, historia dhe kuptimi i këngës, stili, veshjet, vallzimet dhe ndjenjat që i ngjall shikuesit. Do jetë një surprizë e këndshme për fansat e mi dhe publikun shqiptar,” tha artisti i talentuar Deba. Ngjarja në fillimin e filmit dhe videoklipit tregon historinë e një djali në shkollën e mesme të cilin e tallin për pamjen që ka, është i ndrojtur dhe nuk ka shumë shokë në shkollë. Gjithçka ndryshon për të kur ai bie në dashuri. “Kjo këngë është për ato persona që të tjerët i tallin dhe ngacmojnë dhe nuk e kan pas asnjëherë shansin për t’u bërë dikushi. Mesazhi im është që mos heq dorë, mos ndalo nga qëllimet e jetës sepse me durim arrin majat dhe dëshirat e zemrës,” tregon Deba.  (http://www.youtube.com/debaofficial) Lollipop Intro: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=_5vmDbDXhHk    

    nga Nora Kalaja Prishtinë / New York

  • SHQYPNIJA E LIRE - Gjergj Fishta (reciton Reshat Arbana)

    kliko ne lidhjen e meposhtme per te pare videon
     

    SHQIPNIJA E LIRE - Gjergj Fishta

    reciton Reshat Arbana

  • 2012.10
  • Themelet e Kulturës Shqiptare gjenden në Kanun

    Themelet e Kulturës Shqiptare gjenden në Kanun.

                                                                                        Ndalnju! Ku veni burra? …                                                                               Pash Zotin, lëshoni hutat!                                                                               Pse tepër gjak asht derdhë,                                                                               Pse tepër mbajtë kem’ futat;                                                                               Prej vajit na asht marrë zani …                                                                               Medet, o qiell, medet!                                                                                                                 “Gjaksorëve”                                                                                                             At Gjergj Fishta               1                        Gjakamarrja asht një plagë e randë, reale, që damton shëndetin tonë kombëtar. Ajo, si e tillë, asht dënue historikisht nga forcat ma përparimtare e atdhedashëse të shoqnisë. Çdo gja që mund të bahet për shërimin e kësaj plage, nga individë, shoqata apo institucione, përsëri asht pak, sakohë që ajo të mos ketë as hijen mbi trojet shqiptare. Mirëpo, të trajtojsh këte temë, sa të dhimbëshme, aq edhe paradoksale, tue u nisë nga mendësi paragjykuese se fenomeni i ka burimet te Kanuni, e një paragjykim edhe ma i randë i natyrës fetare, si përgjegjësi historike e Klerit Katolik, asht jo vetëm një shtrembënim i plotë i analizës së fenomenit, por edhe një dashakeqësi ose e paramendueme, ose që rrjedh nga një mosnjohje e plotë e historisë shqiptare në përgjithësi. Shkencëtarë të mirëfilltë të historisë juridike, shqiptarë e të huej, e jo çapaçula, e konsiderojnë Kanunin një  monument i kulturës kombëtare, e, natyrisht, në stadin e sotëm të Shtetit të së drejtës, ku veprojnë Kushtetuta e ligjet tjera përkatëse për rregullimin e marëdhënjeve shoqnore e juridike, kuptohet se Kanuni ka vlera historike, por jo për t’u zbatue. Historia e së drejtës  na mëson se sistemet juridike ma të lashta, si E drejta Romake (shek. VIII p.K - VI mb. K.), apo E drejta anglo-saksone (shek. XIII) lindën në kontesktin e egzistencës së shtetit, kurse e Drejta dokesore shqiptare lindi dhe veproi në mungesë të shtetit administrativ apo edhe si kundërvumja atij (gjatë pushtimit osman), në mënyrë që të siguronte vetëqeverisjen në bashkësi, çka i jep një vlerë edhe ma të madhe historike e kombëtare. Kanuni rregullonte marëdhanjet shoqnore, ekonomike e juridike tue përfshi fusha të tilla si marrëdhëniet familjare e martesore, marrëdhëniet e pronësisë, të trashëgimisë, të punës, të vetmbrojtjes si dhe në fushën penale e procedurale për dhanjen e drejtësisë nga pleqsia. Por struktura ma e qenësishme e Kanunit janë vlerat e etike morale shoqnore: nderi, besa, mikëpritja, burrnia, falja, pajtimi etj. Kjo ka ba që ai të tërheqë qysh në shek. XIX e deri më sot vëmendjen e shumë studjuesëve të huej e vendas, si Johanes G. Hahn (1853), Edith Durham, M. Hazllëk, Hiacinthe  Hequard, Teodor  Ippen,  A. Degrand,  Fr. Nopça, E. Koci, Z. Valentini, E. Koliqi, Rr. Zojzi, G. Villari, J. Puarié, N. Buland Kanuni asht përkthye në italisht, gjermanisht, rusisht e në gjuhën angleze në vitin 1989; ky botim i fundit u prit me një interesim të jashtëzakonshem qoftë nga studiuesë të fushave juridike dhe etnologjike, por edhe nga politikanë, historianë etj, që kanë vu në dukje kulturën e lashtë juridike të popullit shqiptar, vlerësime këto të shprehuna në gazetat ma të njohuna amerikane si Nju Jork Times, Washington Post etj., por edhe nga presidentë e senatorë të SHBA, juristë, etnologë e shumë të tjerë, si nga SHBA, ashtu edhe nga Anglia, Kanadaja, Australia e deri nga Japonia. Studiusi japonez prof Kazuhiko Yamamoto ka botue librin: “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore” (USA – 2005), ku ndër të tjera thotë se “sistemi i vlerave etike të shoqnisë homerike ka pasë strukturë të ngjashme me strukturën e Kodit zakonor shqiptar – kanunit” (asht fjala për gjashtë koncepte – besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja). Këto krahasime janë tregues i lashtësisë së vlerave etike morale të Kanunit shqiptar. Ja si e përmbledh Prof. Ismet Elezi, autor i rreth 25 studimeve mbi Vepren e Gjeçovit, vlerën e paçmueshme të Kanunit: "Çdo herë që shkruaj, bindem gjithnjë e më shumë se sa i madh është ky thesar i kulturës sonë. E drejta zakonore shqiptare është dëshmi tjetër e gjallë, krahas gjuhës shqipe dhe gjithë kulturës materiale e shpirtërore, që vërteton autoktninë dhe individualitetin e popullit shqiptar"               2   Në historinë tonë ma të herëshme e deri në ditët tona asht ba e zakonshme që të dalë dikush e të hedhë baltë mbi monumentat kombëtare, qofshin ata materiale, shpirtnore apo korifej të historisë sonë ndër shekuj. Kështu, një djalë plangprishës, që prej “naltësive” të Amerikës, lëshon shigjetat e tij të helmta mbi traditat tona, mbi doke e zakone, pse i asht mbushë mendja që të këqijat Shqipnisë e Shqiptarëve u vijnë prej Kanunit. B. U., si thotë Renato Carusone në kangën përqeshëse “Tu vo far american” (Ti do të hiqesh amerikan), ka gjetë mënyrën si me u ba “i famëshëm” tue përbaltë Atdheun e tij (nëse e konsideron ende Shqipninë Atdhe e nuk i ka ra mohit). Në emën të një analize kritike, mirëfillit të një kritizerit patologjik, me ndihmën edhe të një injorance shembullore në njohjen e traditës, marëdhanjeve e të psikës së shqiptarit, ai përdorë gjithë bagazhin e tij (edhe pse mjeran) që të njollosë popullin tonë, në radhë të parë Klerin Katolik, çka të kujton fushatën e ndërmarrë nga PPSH më 1967. Të ishte vetëm një biçim B.U., as do t’ia vlente me u marrë me të, po sakohë  që pak a shumë me të njëjtën gjuhë po vjellin vner edhe të tjerë, pinjoj të kohës së ferrit apo të errësinës aziatike, që do të na zajë “diellin andej nga përendon”, si bie fjala atdhemohuesi Olsi Jazexhi, jemi të detyruem me u marrë me të, që të mos dizorientohet lexuesi. Fshehja gjoja mbas një synimi të mirë, me ba gjithçka që të shuhet fenomeni i gjakmarrjes, nuk mund të mbulojë trajtimin denigrues e jo shkencor, për ma tepër jo dashamir ndaj kombit të tij. Ky biçim “amerikani” ka sajue edhe një blog të posaçem për këte temë, e gjoja ka trajtue natyrën çnjerëzore të Kanunit, që na mbaka peng ecjen në rrugë të mbarë të vendit tonë, tue botue shkrime çoroditëse Çfarë thotë në esencë ai në shkrimet e tij? Po i përmbledh, me gjithë se më vjen ndotë me hedhë në shënimet e mia përçudnimin e tij. T.Sh: Ju mendoni fuqishëm se Kanuni është fajtor për gjakmarrjen në trojet shqiptare? B. U.: Po plotësisht. ... Kanunin është fajtor, jo vetëm për nxitjen e vrasjes me paramendim apo gjakmarrjes por, edhe për nxitjen e trafikimit me qenie njerëzore, për nxitjen e psikologjisë së konflikteve, për nxitjen e psikololigjisë së prapambetjes ekonomike, e shumë fenomene tjera negative të shoqërisë shqiptare. T.Sh.: Kanuni paraqet doket dhe zakonet shqiptare, së paku ato të shprehura nga Shtjefën Gjeçovi. Vetë Fishta i madh e shkruan parathënien e këtij botimi. Apo jo? B. U.: Unë besoj se vepra e Gjeçovit e quajtur “Kanuni i Lekë Dukagjinit” është e falsifikuar. Ajo ka dalë në botim katër vite pas vrasjes së autorit të pretenduar nga serbët për të njëjtën arësye që serbët e vranë edhe albanologun jevrej me origjinë kroate Milan Shuflaj. Që të dy janë vrarë nga armiqtë e shqiptarëve sepse ishin mbledhës të folklorit të mirëfilltë shqiptar, i cili ishte në atë kohë i nevojshëm për t'i vënë themelet albanologjisë...albanistikës. ...... Fishta i madh, siç thoni me të drejtë, në parathënien e tij të Kanunit nuk flet fare për kodifikime as për ligje. Mund të lind pyetja: Cilin version e ka lexuar Fishta para se ta shkruajë parathënien? Fishta flet për folklor në parathënie, për përralla, për legjenda. Ndërsa Kanuni, ai që na vret dhe na turpëron në botë, është i kodifikuar. Pra nuk kemi të bëjmë me folklor por me ligje. ........................... .......... §.911. Po erdh kush me m'i dhânë zjarré shpis, a ksollës, a tbanit, un e prita edhè e vrava, î kam gjakun. §.915. Të hypi kush në qafé, edhè pse jânë dy duer per nji krye, po e vrave, i ké gjakun. Këto dy paragrafe i ngjajnë njëri tjetrit. Sipas Kanunit, nuk ka vrasje në vetëmbrojtje. Patjetër, çdo vrasje duhet të shpie në gjakmarrje.  .... Nuk mund të thuhet se Kanuni i ka bërë kodifikimet e mësipërme për të parandaluar vrasjen. Mjafton të shikohet tërësia e veprës dhe të konstatohet se nxitja e konfliktit ndodhet gjithkund në Kanun, .... Besa, e nxit konfliktin.........Pra, po nuk deshët që dikush t’ju presë në besë mos i besoni. Mikpritja nxit frustracione në familje që mund të çojë dhe në konflikt. Në të njëjtën mënyrë, manipulimet psikologjike si burrëria, trimeria, krenaria… e nxisin konfliktin. ....... §.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde). Ky ligj përkujton ligjin e librin e shenjtë që dominon shtetet arabe. Kam pasur disa kolegë në universitet në Amerikë nga ato shtete të cilët qaheshin se kjo dogmë i pengon të zhvillohen ekonomikisht. Unë nuk thoja asgjë... por, do të mund të qahesha edhe unë me Kanunin. Shpresoj se nuk e rrespekton kush Kanunin në ditët tona! §.520. Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen. Pasi e kam lexuar këtë nen, e kam kuptuar pse të gjithë ...gënjejnë, arësye e pa arësyre, të rinjtë, pleqtë, stërpleqtë... A keni takuar ndonjëherë në jetë një shqiptar që nuk gënjen? Ah? ............. Gjatë festës na u bashkangjit në tavolinë një student (si neve) jugosllav. .................. Jugosllavi sikur u zhgënjye dhe më tha në anglisht: - Pse nuk shkon në vendin tënd, në Shqipëri, të blesh një grua ? - Gruaja shqiptare të kupton më mirë sesa e huaja sepse ju shqiptarët jeni një popull me zakone të vjetra ? Me dollarë amerikanë, një grua nuk kuston shumë. .... - Shiko në Kanun i ke edhe çmimet për gratë, në monedhën tuaj … në lekë… tregohet edhe sa lekë kushton. ...... Nëse ti nuk shkon të blesh një grua në Shqipëri, do të shkoj unë…- më tha duke qeshur. E kuptova se jugosllavi kishte të drejtë.    

    nga Daniel Gazulli

     

     

    Vijon në numrin e ardhshëm...

     

  • Me tradhetare e patriote - u rrasem ne Shqiptaret

    ME "TRADHËTAR E PATRIOT" U RRASEM NE SHQIPTARET

        Patriot dhe Atdhetar i Madh ishte Gjergj Kastrioti që ua fali jetën dy tradhëtarëve të vërtet, që  iu bashkuan pushtuesit otoman. Patriot ishte Ibrahim Rugova që ua fali mëkatet atyre që e tradhëtonin mbas shpine...Tradhëtarë janë ata “ Patriot “ që sot çpikun “tradhëtar” e nga ana tjeter e dëmtojnë shtetin e tyre, e plaqkisin atdheun e tyre, dhe e shesin pasurinë e shtetit  të tyre për interesa personale ,klanore  e mafioze... Një popull i vogël, me një histori të lashtë, të vështirë, popull që mëton të tregoi se ishte nderë më të vjetrit të Kontinentit të vjeter Evropë, një popull që fatkeqësishtë ishte i përballur me pushtime dhe masakrime nga armiqë të paskrupulltë dhe gjenocidial, mjerishtë ende nuk po mundë të kthjellet dhe të eci përpara si një komb me vlera të mirëfilta që i ofron koha. Si për qudi ne shqiptarët ende po vuajmë nga padituria, nga mos mësimi për pësimet që përjetuam me shekuj, po përkundrazi ende sot e kësaj dite ne disi po qoroditemi dhe po kthehemi në kohërat e mësjetes kur bëheshin ndarje fisesh e ndarje “vilajetesh “ nënë pushtimet osmane e sllave. Në vend që të merremi me të ardhmën duke e lënë të kaluarën në vendin  e vet ,ne edhe sot e kësaj dite merremi me gjëra që në kohën e sotme të një globalizimi total të globit tonë duken jo vetëm qesharake, por edhe konfuze dhe shumë të dëmshme për vet kombin, dhe shoqërin në terësi. Mjerishtë sot shoqëria shqiptare vuan  nga vetvetja e jo më nga armiqët, ngase me apo pa vetëdije ne armikun tani më e kemi futur në brendin tonë, ne sot po bëhemi armiqë me vetvehten tonë, sot po krijojmë barriera dhe ndarje të paarsyeshme duke ndarë kombin në dy fjalë, aq të yrryera për kohën dhe për vendin, saqë duket se do ia shofim sherrin në ardhmëri. Këto dy fjalë si shigjeta helmuese po helmojnë edhe gjeneratat e reja të cilat në vend se të meren me shkencen, arsimin, kulturen, sportin, artin dhe lapsin, po duhet të bëhen pjesë e padëshiruar e budallakisë sonë se kush është TRADHËTAR e kush është PATRIOT?! Ky virus i poshtër dhe shumë i rrezikshëm dita ditës po ngulitet në mendjet e shoqërisë sonë në përgjithësi dhe te strukturat pushtetare në veqanti, kudo në trojet shqiptare, po vallë a jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë do të thotë fjala tradhëti e çfarë fjala patriot, dhe pastaj të japim gjykimet tona dhe atë përmes instituteve të specializuara dhe të arsimuara që do duhej të merreshin me këtë fenomen që nuk na duhet fare sidomos tani në shek. 21, kur kombet e zhvilluara fluturojne edhe gjerë në Marsin e largësisë së rrezeve diellore, e ne vendënumërojmë në zero. Të ndalemi te tradhëtia, fjalë e cila ka aq shumë kuptime dhe mundë të jetë prezente në çdo pore jete, kuptohet se më e ndieshme ishte dhe mbetet në qështjen interesave të shtetit dhe kombit, pra kur mësuam për tradhëtin?: ~”Hamza Kastrioti ishte nipi i Gjergj Kastriotit, por nga xhelozia dhe lakmia per pushtet e fame e tradhetoi Gjergjin dhe u hodhe ne taborrin armik te ushtrise osmane! U kthye, pastaj, ne Arberi ne balle te ushtrise osmane, u ndesh me ushtrine e Skenderbeut, e humbi betejen dhe u  zu rob nga oficeri  fisnik Zaharia Gropa i Ohrit. Por, me rastin e gjykimit te tij, Gjergj Kastrioti ia fali jeten, duke e denuar me burgim te perjetshem! Me vone u la i lire, por ai u arratis ne Stamboll, ku u prit me perbuzje. Tradhetari mbeti tradhetar! Moisi Golemi - tradhëtar i rehabilituar ~ Moisi Golemi i Dibres ndoqi rrugen e tradhetise se Hamza Kastriotit! Ky, poashtu, braktis ushtrine e Skenderbeut, shkon te Sulltani, vihet nen komande te nje ushtrie te madhe osmane dhe i versulet Arberise per te shpartalluar ushtrine arberore te Skenderbeut! Por, pas betejes se pergjakshme ne mes dy ushtrive, doli fitimtare ushtria arberore, kurse Moisi Golemi iku ne Adrianopol, ku pas poshterimit dhe heqjes se gradave qe i bene atje u kthye ne Kruje, dhe me litar rreth qafes ra ne gjunje dhe i kerkoi falje Skenderbeut, i cili ia fali jeten. Pas kesaj, Moisi Golemi vazhdoi luften perkrah Gjergj Kastriotit Naim Frashëri  për tradhëtarët: ”Ata turpinë fitojnë, Nder’ e tyre posht’ e hedhin, Dhe armikë të gëzojnë, E në errësirët bredhin”! Nëse flasim për tradhëti atëher këto dy raste shprehin qartë se kishim të bënim me tradhëti, por tani duhet të tregohen edhe  keqpërdorimet e kësaj fjale ku edhe në e mër të saj etiketohen Figura të ndritura të kombit shqiptarë, pra këtu shifet qartë se si ne shqiptarët shumë lehtë pjellim nga fantazitë tona marroqe “tradhëtar” e që në realitet ishin Personalitete madhore të historisë sonë. Nga xhelozia, inati, smira, besa edhe ndonjë akti të caktuar për njollosje, tradhëtar u quajtën edhe Gjergj Fishta, Nana Tereze, Ibrahim Rugova, e  tash së fundmi edhe disa yje shqiptare të futbollit dhe një këngëtare super yll të muzikës moderne e shumë të tjerë.?! Citat: “Binte 50-vjetori i vdekjes së At Gjergj Fishtës, të mohuemit, të përbaltuemit, mëkatarit e deri tradhëtarit. Ishin rritë tre breza pa e njohë vepren e tij, e të bindun se ishte fjala për një tradhëtar të madh, “, pra me dekada i Madhi Gjergj Fishta ishte tabu në jetën shqiptare, ngase disa marroqët të asaj kohe e kishin shpallur edhe tradhëtar??? Një mjekrrosh me emrin Sh. Krasniqi,Të lumturën nobelisten Nënën Tereze, Gonxhe Bojaxhiun ai e quan prostitutë, e cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka hangër e ka pi pa pare dhe ka shkuar midis xhehenemi thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin, edhe nëse e ka besuar Allahun ajo e ka besuar me të meta jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim”, Kështu  dëshirojnë disa pismiletë që te njollosin të Madhen shqiptare Nanen Tereze. Deklarata e Rexhep Qoses per revisten "Klan" për Ibrahim Rugoven, apo siq shprehet Qosja; “ për një anmik të kombit e sa nofka të tjera....Dhe, keshtu, Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, gjenerali i cili duke qene se ka bere betim edhe si ushtarak, edhe si kryetar shteti, e di c'do te thote te obligohesh, i betuar, t'i sherbesh atdheut ne paqe e ne lufte, ne lumturi e ne tragjedi, t'i sherbesh e te flijohesh per te, e shpall "doktor nderi" te Universitetit me te cmuar kombetar shqiptar, ku edukohen brezat e atdhetareve te ardhshem, njeriun, i cili ne castet me dramatike historike te popullit shqiptar te Kosoves ben veprime qe ne etiken e popujve e te shteteve gjithmone jane quajtur qarte: tradhti ra njollosëse...” ja edhe këtu kemi të bëjmë me një hijenë nate i cili mundohet ta fëlliqë të Madhin e kombit Presidentin Ibrahim Rugova I burgosuri Agim Hoti“Më thanë se Ibrahim Rugova ishte tradhtar i kombit..”, ishin ata të cilët edhe sot e kësaj dite i thonë vetes Patriot e që në realitet janë tradhëtarë se deshën ta vrisnin Presidentin që e donte 90% e shqiptarëv të Kosovës. Kryetari I Federates shqiptare të futbollit A. Duka : “Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi e Xhemajli jane tradhetar të kombit…”, marrëzirat e “ patriotëve “ si Duka e dukanat e tjerë vazhdon me shikanimin e disa të rinjëve shqiptarë që sot për sot janë drita dhe pasqyra jonë më e çmuar që na përfaqësojnë kudo në botë... Une solla këtu vetëm disa citate apo thënje dhe etiketime të panjerëzishme ndaj figurave tona të shumta, të cilat gjithsecili në rrafshin e vet të krijimtarisë la gjurma të pashlyeshme në historinë tonë herë të mirë e herë të dhimbshme gjerë në pakufi... Se jemi shpikës të tradhëtarëve, kjo nuk do koment, se jemi mendjelehtë as kjo nuk do koment ,por se jemi aq të përgatitur që të mos vetëdijësohemi edhe në këto vite pas lirisë dhe demokracisë kjo mbetet katrahurë ne vehte. Të quhen dhe anatemohen sot të rinjët shqiptarë që me mund e sakrifica kanë mbërritur kulminacionin e yjeve të çmuara në futboll, të cilët me mburrje kudo dhe kurdo tregojne se jane shqiptarë, dhe atë të fortë kjo thjeshtë është çmenduri dhe për mendimin tim ai, ajo, ata ose ato që etiketojne këta shqiptarë në realitet do të mundë të quheshin tradhëtar, ngase shqiptarët po njifen dhe po rritet imazhi i tyre falë këtyre të rinjëve, e jo fal atyre që satanizojne ambasadorët tanë të sotem sidomos në sport, kulturë, art e muzikë. Me këte rast duhet thënë kjartë se logjikishtë po të marrim parasysh se gati gjysma e më shumë e shqiptarëve janë në anën e këtyre “ tradhëtarëve” të çpikur nga mendjet e tredhura, atëher na del se gjysma tjeter qenkan “patriot” të flakët me mburravecjet e tyre se kinse  kanë gjetur tradhëtarët e kombit??? Po kush dhe si sillen patriotet shqiptarë. Patriotizmi përcaktohet si një lidhje emocionale me kombin që i përket. Në shqip përdoret edhe koncepti  „atdhedashuri“ . Duke u nisur nga këto premisa kuptohet se patriot qenka çdo njëri që e don dhe e ndien veten të lidhur me etninë e vet, thjeshtë ai apo ajo e don vendin dhe kombin të cilit i takon. Patriotizmi mundë të jetë edhe qështje më e gjërë në fusha të ndryshme të jetës, duke përcaktuar kjart rregullat e saj, dhe se si dhe kur duhet të jetë dikush patriot, si në paqe ashtu në luftë, por  edhe në jetën e përditshme, patriot është edhe ai që denoncon krimin dhe hjanin kur i shkaktohet vendit, pra atdheut po nga bashkëkombasit e tij, andaj patriotizëm nuk është vetëm kur mendojme se duhet të mbrohet atdheu nga armiku, jo jo. Ne sot fatkeqësishtë kemi aq shumë “patriota” sa nuk besohet se ka edhe ndonjë komb shumë më i madh në numër se ne, sot ne shqiptarët  thuaja gjysmën e kombit e kemi “patriot” të cilët më shumë bëjnë dëme sesa dobi për kombin në të cilin ata thirren vet. Nëse jemi të vetëdijshëm qasemi realishtë në atë se kush është patriot, atëher mundë të gjejmë edhe fakte se në përditshmërin tonë ka edhe patriot të vërtet, po kush mundë të jenë ata. Patriotë të vërtet janë ata që e,duan shtetin pa hajni, ata që denoncojnë krimet dhe korrupcionin, ata të cilët nuk vjedhin shtetin, ata të cilët punojnë për vete dhe për kombin, ata të cilët arrijnë suksese në sport, kulturë, arsim, art, muzikë dhe fushat të tjera jetësore, dhe të cilët ngrisin imazhin e kombit dhe shtetit ku ata jetojnë. Patriotë të denjë janë ata mërgimtarë që e duan atdheun, që me sikseset e tyre rrisin respektin e kombeve të tjera karshi nesh, ata të cilët arrijnë suksese kudo në fusha të caktuara, pra të tillët janë patriot të fort. Nga an tjetër “ patriotë” që rrahin gjoksin se janë kundër “tradhëtarëve “ të çpikur kemi fatkeqësihtë mjaft, kemi në Institucione, në kulturë, në sport e kudo tjetër, ata dita ditës na rrasin me llafe patriotike e euforike, e në anën tjetër vjedhin shtetin, vjedhin shoqërinë dhe pasurohen në e mër të patriotizmit. Të tillët sot janë më të zhurmëshit, ata na ndajnë lekcione për patriotizëm e në anën tjetër realishtë mund të themi se janë tradhëtar, ngase zhvatin paranë publike, e fëlliqin imazhin tonë si komb, e degradojnë shoqërinë dhe mbarë kombin tonë, të tillët sot janë zhurmagjinjët më të mëdhenjë kundër “ tradhëtarëve “ të pjellur nga fantazite e tyre të poshtra, dhe të mjera. Sot mjerishtë ai që tenton të flas kundër të tillëve që ditën shesin patriotizëm e kinse bashkime kombëtare, e natën mbushin xhepat me lekë e euro, duhet të ketë kujdes se menjëhere mund të etiketohet si tradhëtar, me ato refrenet turbo-folklorike se  kinse po i shanë patriotët, kështu ne dalëngadal po shëndrrohemi në një kombë dhe shtet ky gjysma e popullsisë do të mbetet Tradhëtare e gjysma tjeter Patriote.Une ,për veten time nuk dëshiroi të jem në anën e Hamza Kastriotit e Mojsi Golemit, por dua të jem  në grupin e “tradhëtarëv” së bashku me Gjergj Fishten, Hasan Prishtinen, Ahmet Krasniqin, Faik Konicen, Ernest Koliqin, Pjeter Arbnorin, At Anton Harapin,  Nanen Treze, Ibrahim Rugoven, Xhemajl Mustafen, enver Malokun, Xherdan Shaqirin, Xhaken, Behramin, Xhemajlin, Mehmedin, Rita Oren, Ferid Muratin e mijëra të tjerë, pra nuk dëshiroi të jem në taborrin e “Patriotëve” që për interesa personale shesin interesat kombëtare dhe shtetërore, që për interesa personale plaqkisin pasuritë shtetërore ose shkurt pasuritë e gjeneratave të reja shqiptare... Në gjithë këtë rremujë patriotësh e tradhëtarësh, fatmirësishtë një gjë është e mire¨, e ajo është s e nuk do kemi zgjedhje “demokratike “ që të dihet më sakt se cili epitet do të fitonte më shumë vota!  

    nga Xhevat Rexhaj

     

  • Me krenari dhe mburrje: SHKODRA

    Me krenari dhe mburrje: Shkodra

          “Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës”    Ismail Kadare   . E sigurt ishte që Porta lart, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer lindja dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”... shkruante Gjon Nikollë Kazazi i Gjakovës (1702-1752).Po kush nuk e zgjodhi kete zonë ,ku thyheshin e ende thyhen lindja me perëndimin? Turku ,serbi ,komunizmi  e të gjithë ata që kalun këndej pari. Ose, ”Nga të gjithë elementët e padisiplinuar në Perandorinë Turke, pak mund të ketë pasur, që të mund të sillnin aq shumë trazira sa shqiptarët. Për të dënuar grupet e pabindura duhet të dërgoheshin ekspedita ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e madhe se sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milionë banorë, ajo është një qendër cikloni e Ballkanit, nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i liqenit të Shkodrës në kufirin verior është një zonë problematike ku interesa konfliktuale nuk mund të ndahen paq, përveçse nga ndonjë proces i gjatë negociatash dhe rregullimi “Bota e re, problemet e gjeografisë politike” – libër i pabotuar ndonjëherë në shqip (Bowman, Isaiah, The new world; problems in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter Seventeen; The Albanian Mountaineers, f. 306-312).” Ose“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920).   Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet [7] të jetë vendi ku shkon Drini (Shiko Drinon), kur erdhën turqit në Mesjetë e quanin İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi [8], që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme; Thuhet që njëfarë Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti një shtypshkronjë dhe në vitin 1563 shtypi një libër kishtar. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Johann Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë[9].   Oboti shtrihet në jug-perëndim të Shkodrës dhe është i vendosur në të djathtë të Bunës. Administrativisht i përket komunës së Oblikës, kurse etnografikisht e historikisht i përket zonës së Bregut të Bunës.Sipas gojëdhënave, Oboti është ngritur njëkohësisht me kishën e shna Prendes në Shirq (shek. XIII-XIV). Për herë të parë emri Obot gjendet në dokumentet venedikase të shek. XV. Sipas traditës gojore, popullimi i kësaj zone njihet para 700 vjetësh. Fiset e para, sipas gojëdhënës, ishin fiset Çemeraj e Gjekaj. Mund të ketë pasur edhe të tjerë, por që u shuan nga sëmundja e murtajës. Kështu fisi Mark Gjekaj erdhi nga Shestani, fisi Çulaj nga trevat etnike nga Mali i Zi, po ashtu edhe fisi i Koçobashve dhe fisi Pemaj, kurse ai i Bumejve nga Mirdita, etj. (shih. Gjovalin Muzhani, “Oboti” Kumbona e së diellës” nr. 12, 1994) Oboti ka qenë qendër relativisht e re me një farë veprimtarie ekonomike. Në të kaluarën ka patur liman ose stacion lumor ku ndaleshin barkat me tonazh të madh, të cilat nuk mund t'i afroheshin qytetit, meqë prurjet e lumit Buna e kishin mbushur shtratin deri tek skela e Shirqit. Në shekullin e kaluar ky liman ka pasur hane, depo, magazina, dyqane, qendra postale. Në Obot kanë qëndruar edhe vaporë të firmave të mëdha tregtare shkodrane, si Muzhanët, Darragjatët, etj. Më 10 gusht 1913, në Obot dhe në Anën e Malit u ngrit flamuri shqiptar pas kaq shumë vitesh robëri. Kjo ditë u kthye në një ditë feste e entuziazmi, me batare pushkësh, për banorët e vendit. Kisha e parë e Obotit u ndërtua me tepricat e gurëve të kishës së shën Premtes, në Shirq! Pra, pasi u kryen punimet, ajo që mbeti u mbart dhe u soll në Obot, duke përfituar edhe nga afërsia e këtyre dy fshatrave. Për këtë ka mbetur në formë gojëdhëne shprehja: “E patët 'baft' ndërtimin e kësaj kishe”.     Shkodra është qyteti që prej shekujsh njihet si djepi i kulturës dhe civilizimit të lartë brenda trojeve etnike shqiptare. Historia e saj është e mbushur me ngritje dhe ulje ndër shekuj. Ajo gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë kombëtare shqiptare. Shkodranët kanë qenë ndër shekuj nderi dhe lavdia, të parë në të gjitha këndvështrimet, duke zënë në këtë mënyrë një vend nderi në histori. Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm, por duke filluar nga periudha e bronzit, ato kanë një prezencë intensive e të pandërprerë. Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeatëve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera, që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës si një treg e vendbanim ilir. Kështu, që në shekullin e IV p.K. e fillon jetën ky qytet ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis, sot Shkodra. Në vitin 181 para Krishtit bëhet kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullit II para Krishtit, në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Aty kalonin rrugë tregtare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja. Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i papushtuar.Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash, i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani françeskan, humanisti At Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504. Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shekullin XV, me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII-XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe më vonë kinemaja dhe energjia elektrike. Me ndarjen e Perandorisë Romake, Shkodra, sikurse e gjithë Iliria e jugut kalon nën kontrollin e Bizantit, por vazhdoi të varej nga Kisha Katolike e Romës.   Kështjella Rozafa është monumenti historik më i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek V-IV para Krishtit, ndërmjet lumit Drin dhe Buna. Në shekullin V-IV para Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit, në një lartësi 130 m. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen në liqenin e Shkodrës, si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.     Prof. Giuseppe Gelcich, nji nder studjozt ma te çenshemt e ma me autoritet te vjetersive shqyptare, tuj fole permbi zhvillim tone kulturar, para te XV shekull, thote: "Shqytari i pajisun prej natyret me 'i kuptim te forte e me i shijim te bukur, kishte stolise gjytetet e veta me permendore (monumenta) artistike fort te çmueshme e, deri qi kto gjytete ran rrash per toke prej zjarmit e pezmit t' anmikut, s'pran tuj dergue me shumice rraqe argjanti, fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme, arme e ene remi te punueme me mjeshtri e hollim te madh gjithkund neper Ballkan e nder vise, kndej e andej detin. Petkat mandej te qendisuna n' ar per bukuri, qi u perdorshin asokohe ne Ballkan per stoli shtati e shpije, vishin edhe kto prej andej. Arti rromanesk ne Dalmacje pat shkasin ma te madhi e te paret apostuj prej Shqypnije.   Kta ndodhte sa mbretnote paqa ne vendin tone, pse, si nisen m' u dynde shqyptaret katolike, gjith perparimin, kulturen e influksin e tyne kah Dalmacija, Gelcich e permbledhe me kto fjale:   "Sa familje, qi sot thirren dalmate, rrjedhin prej te hikunve t' atyne kohve! Sa sende, qi sot shumica i mban per arte e vepra dalmate, nuk jane tjeter veç krijime e vepra te daluna prej mjeshtris e zhenis shqyptare!"   Prap Prof.Gelcich, tuj rí ne bisede me P. Gjergj Fishten permbi arte te hershme ne Shqypni, dishmoi, se veç mbrenda nji shekullit te vetem, tuj nise gjate Bregut te Bunes e deri ne gjytet te Djokles afer Podgorices, njitfeshin 82 piktora me za, te cillve u dihej edhe emni.”   Po kush nuk e zgjodhi kete zonë ,ku thyheshin e ende thyhen lindja me perëndimin? Turku ,serbi ,komunizmi  e të gjithë ata që kalun këndej pari.    

    nga Fahri Xharra

  • Shkisherim ne rast Gjakmarrjeje!

    Dekret që shkisheron të gjithë ata që kryejnë vrasje apo bashkëpunojnë në mënyrë të qëllimshme (në në emër të Gjakmarrjes)

     

     

    Kisha katolike reagon pas vrasjeve te shumta te ndodhura gjate ketij viti, sidomos ato te kryera ne emer te gjakmarrjes. 3 arqipeshkivite, ajo e Shkodres, Sapes dhe Lezhes, kane nenshkruar nje dekret qe shkisheron te gjithe ata qe kryejne vrasje apo bashkepunojne ne menyre te qellimshme ne kryerjen e nje vrasjeje. Letren drejtuar gjithe besimtareve te 3 dioqezave e lexoi Monsinjor Lucian Agustini, arqipeshkev i Sapes, i cili shprehu shqetesimin e kishes katolike per numrin e madh te vrasjeve dhe te akteve kriminale te ndodhura sidomos gjate ketij viti. Gjithashtu ne kete leter u behet thirrje organeve gjyqesore shteterore rreptesi me te madhe ne dhenien e vendimit per vrasjet, sidomos ato ne emer te gjakmarrjes. Po ashtu ne leter kerkohet qe per keta persona te jepet denimi maksimal, burgim te perjetshem….. Të gjithë e njohim mirë urdhrin e pestë të Zotit, që thotë: “Mos vra”. Dhe neni 2268 i Katekizmit të Kishës Katolike thotë qartë: “…Vrasësi dhe ata që lirisht bashkëpunojnë në vrasje bëjnë një mëkat që kërkon hakmarrje prej qiellit (Zan 4,10)”.   Mjerisht ka njerëz që nuk e zbatojnë urdhrin e Hyjit, madje e shkelin atë haptazi, megjithëse e quajnë veten “katolikë të mirë”. Disa madje vrasin nganjëherë pa asnjë ngurrim ose hakmerren në mënyrë të përgjakshme e barbare. Ata shpesh vetëarsyetohen duke thënë se zbatojnë Kanunin. Duke u mbështetur në një traditë shekullore dhe duke i dhënë më shumë rëndësi traditës së njerëzve se sa ligjit të Hyjit, mendojnë se marrja e gjakut është një detyrë dhe, duke menduar kështu se bëjnë drejtësi, nuk i japin rëndësinë e duhur të keqes që bëjnë. Në të vërtetë vrasja për gjakmarrje ka të njëjtën peshë si çfarëdo vrasjeje tjetër, madje, do të thoshim edhe më të madhe, sepse paramendohet dhe përgatitet në çdo hollësi nganjëherë për vite të tëra.” U shpreh ne letren derguar besimtareve ipeshkvi i Sapes Lucian Avgustini. Ai i kerkoj organeve shtetrore qe te veprojne me rreptesin me te madhe duke mos ulur apo zbutur denimet per vrasjet dhe gjakemarrjet: “U bëjmë thirrje këtyre Organeve Gjyqësore Shtetërore duke kërkuar rreptësinë më të madhe dhe asnjë zbritje dënimi apo lehtësim për vrasjet, dhe në veçanti për vrasjet “për gjakmarrje”. Pra, kërkojmë maksimumin e dënimit, deri në dënimin me burgim të përjetshëm, për krimet e vrasjes, duke ia besuar vrasësin mëshirës së Hyjit, që të pendohet dhe të përpiqet të japë dëmshpërblim për krimin e bërë, edhe ndaj njerëzve të pafajshëm të familjes së viktimave që vuajnë pasojat ë rënda të krimit (p. sh. gruaja e mbetur e vejë, bijtë e mbetur jetimë!). Duke theksuar edhe arsyet qe pese cuan ne marrjen e ketij vendimi i cili sipas tyre eshte i domosdoshem. “Arsyet që kemi shprehur në fillim të kësaj letre na kanë bindur se nuk janë më të mjaftueshme këshillat e porositë, sepse shpesh mbeten të padëgjuara dhe njerëzit vazhdojnë të veprojnë në kokë të vet, duke e shkelur nganjëherë rëndë ligjin e Hyjit. Pra, mendojmë se ka ardhur momenti të përdorim ndëshkimet dhe dënimet që parasheh Kisha e Shenjtë dhe e Drejta Kanonike për krimet e rënda. Katekizmi I Kishës Katolike në numrin 2266 na kujton se “mësimi tradicional i Kishës e ka njohur si të vlefshme të drejtën dhe detyrën për të dhënë ndëshkime në përpjesëtim me peshën e krimit”. Dhe vazhdon duke paraqitur se cili është qëllimi dhe vlera e ndëshkimit: “Ndëshkimi ka si qëllim të pare që ta ndreqë çrregullimin e sjellë prej fajit... ndëshkimi ka vlerën e shpërblimit... ndëshkimi ka vlerën kuruese:... ai duhet të ndihmojë në ndreqjen e fajtorit”.   Dekreti u lexua nga arqipeshkevi i Shkodres, Imzot Angjelo Massafra, njeheresh edhe President i Konferences Ipeshkvnore Shqiptare, ne te cilin denohet kushdo qe ben vrasje apo bashkepunon ne kryerjen e saj, ne baze te nenit 1331 te kodit te se drejtes kanonike ndeshkohet me c’kisherim apo ekskomunikim: “Se kushdo që bën një vrasje ose bashkëpunon që ajo të bëhet ose ndihmon në mënyrë të qëllimshme që ajo të ndodhë, në bazë të nenit 1331 te Kodit të së Drejtës Kanonike ndëshkohet me shkishërim (dmth. ekskomunikim). ” Te shkisheruarit privohen nga disa te drejta kishtare sic jane edhe marrja e sakramenteve: “Prandaj, në bazë të të njëjtit neni 1331 Se i shkishëruari 1. Nuk mund të marrë pjesë në kremtimet e Kishës 2. Nuk mund të marrë Sakramentet (rrëfimin, kungimin, krezmimin, kurorën e shenjtë, urdhrin e shenjtë) 3. Nuk mund të marrë sakramendoret, si funeralin dhe varrimin e krishterë në varrezat katolike.   Në bazë të nenit 1335 kujtojmëse: “Nëse ndëshkimi ndalonkremtimin e sakramenteve...”, ndalesa pezullohet nëse kjo është e nevojshme për t’u kujdesur për besimtarët që gjenden në rrezik vdekjeje”.   Dera e Kishës do të jetë gjithmonë e hapur për ata që, të goditur nga ky dekret dhe nga ndëshkimet e parapara prej tij, pendohen dhe, duke e ndryshuar mendësinë e tyre të vrasjes, duan të kthehen në bashkim të plotë me Hyjin dhe me Kishën. Ata duhet ta shfaqin konkretisht qëllimin e tyre real për ndryshim duke zbatuar kushtet që vijojnë:   1. Ta shfaqin publikisht pendimin e tyre 2. Ta ndreqin padrejtësinë e bërë 3. Ta kryejnë dënimin e paraparë prej ligjit 4. Të marrin faljen nëpërmjet rrëfimit sakramental   Ky dekret eshte firmosr nga ipeshkvinjte e Dioqezave te Shkodres Imzot Anxhelo Massafra, Sapes imzot Lucian Avgustini dhe Lezhes Imzot Otavio Vitale. Ky dekret ka si qëllim ndaljen e vrasjeve qe vitin e fundit kanë goditur sidomos Veriun e Shqipërisë.

  • Miku - Puna - Paraja

    MIKU, PUNA, PARAJA

    I drobitur nga vapa përvëluese e Tiranës, i endur rrugëve me Jetëshkrime, i pamundur për të vazhduar më tej, qëndrova. Nuk do të dorëzoj më jetëshkrime, nuk do të regjistrohem në vende pune në internet, nuk do të shkoj në dyert e bizneseve , por do të filloj të gjurmoj mik. Po, po...  vetëm miku të bën punë për punë! Shqipëria është zhytur në një periudhë kaosi dhe errësire, pa rregulla, pa rend, pa arsye. Me mijëra studentë diplomohen çdo vit dhe asnjë vend pune nuk i shtohet tregut. Të kërkosh një vend pune në Administratën Shtetërore është një makth i vërtetë dhe Departamenti i Administratës Publike bën njëftime fiktive për vendet e lira të punës. Ato vende janë zënë pa u kryer proçedura normale e përzgjedhjes së kandidatëve. Sikurse të mos mjaftonte kjo, ky institucion ka kohë që nuk funksionon dhe tani është vënë në punë një mekanizëm tjetër, që është “miku”. Shok i “mikut” është bërë dhe “leku” sepse secili prej tyre nuk mund të ndahen. Rastësisht dëgjova një bisedë të rëndomtë në një ambjent publik, ku një zotëri 21-22 vjeç krenohej që kishte filluar punë në organet tatimore si Inspektor. Thoshte që : -          “Ja mezi na doli miku, se ngelëm pa punë” -          “Po si ia bën pa shkollë”? - e pyeti një miku im; -          “Shkollën jam duke e kryer në Kamëz” -          “Çfarë dege”? -          “Inxhinieri Pyjesh”? – i tha; -          “Po ku qëndron lidhja me tatimet dhe inxhinierinë pyjore” -          “E rëndësishme të kesh një shkollë, të tjerat i bën miku” -          “Po a ke nxierrë ndonjë lek”... -          “Po ore, kemi filluar të gjuajmë nga pak”... Nga ky dialog besoj kuptoni shumë gjëra, por një gjë është shumë e dhimbshme, që të rinjtë e sotëm po krijojnë bindjen se me punën në admistratë mund të grumbullosh pasuri dhe të bëhesh pasanik sa hap e mbyll sytë. Në të njëjtën linjë shkon dhe punësimi në sektorë të tjerë si në arsim, mjekësi, etj,etj... Tek të gjithë sektorët korrupsioni me mik dhe para ka ulur dukshëm nivelin e shërbimeve sepse në pozicionet ku duhet të qëndronin profesionistët sot gjenden militantë partie, miq familje, komshinj të vjetër, shokë të mamit, babit, tezes, xhaxhait, nipër, mbesa, etj, etj, të cilët  nuk e kanë arsimin përkatës ose janë të paaftë për të kryer punën që kanë për detyrë ta kryejnë. Më vjen keq për shumë bashkmoshatarë, të cilët kanë mbaruar studimet e larta, kanë mbaruar dhe studimet master dhe nuk arrijnë të gjejnë një punë. Jemi një brez që vetëm vetpunësimi ose emigrimi mund të na shpëtojë sepse sikurse duket, politika nuk ka ndërmend të kanalizojë tregun e punës. Po ashtu më vjen keq dhe për ato nëna e baballarë që kanë sakrifikuar dhe kafshatën e tyre për të arsimuar fëmijët e tyre, por ngaqë nuk kanë një mik të fortë në pushtet nuk mund të punësojnë fëmijët e tyre. E vërteta është e hidhur por dhe një shtysë për të folur... unë flas se kam hall... ti duhet të flasësh sepse ke hall... hall i përbashkët na bashkon dhe bashkë mund të ndryshojmë diçka!   Mikut i ka lezet sofra, punës i ka lezet shkolla dhe politikës i ka lezet ndershmëria!!!    

    nga Stiljan Koci

  • Shteti shqiptar vjedh identitetin e emigranteve dhe ua shet ...

    Shteti shqiptar vjedh identitetin e emigrantëve dhe ua shet atë kriminelëve.

      Ata iken nga ky vënd jo se nuk është i bukur, jo se nuk ka risorse natyrore, jo se është i pajetueshëm në të, përkundrazi është një vend i mrekullueshëm – më i bukuri në botë. Ata ikën nga ky vënd, pikërisht për faj të shtetit, dhe shteteve që kanë “sunduar” që me ardhjen e “demokracisë” dhe hapjen e vëndit. Po po, pikërisht për faj të shtetit, që nuk u ofron as mundësinë më të vogël të jetesës, punësimit dhe integrimit, sado i zoti të jetë cilido. Sepse këtu ecën i paafti, hajduti, mafiozi, e ai që ka të afërm apo të njohur tek “paria” e vëndit. Këtu i ndershmi dhe punëtorin nuk bën hajër thotë populli i thjeshtë. E pra ikën e u shpërndanë nëpër Europë, Amerikë e puthuaj në çdo vënd të botës, ndoshta duke pranuar për t’u bërë edhe shërbëtorë e të bënin punë të rëndomta, pavarësisht arsimimit dhe përgatitjeve të tyre, mjaft që të jetonin si njerëz. E integrimi i tyre në vëndet ku jetojnë nuk ka qënë i lehtë, dhe pushtetarët e vëndit të tyre nuk kanë bërë as përçapjen më të vogël për të negociuar me qeveritë apo organizatat ndërkombëtare për integrimin e shqiptarëvee nëpër botë, për të drejtat e tyre, apo qoftë edhe thjeshte me njohjen e arsimimit të tyre (diplomave shqiptare) në vendet ku ata jetojnë. Sepse këta PUSHTetarë, kur dalin jashtë e kanë mëndjen vetëm si e si të thurin intriga e akuza për kundërshtarët e tyre politik, si të padisin njëri-tjetrin e të hahen si qentë… Problemet që hasin emigrantët janë pafund për faj të shtetit shqiptar kryesist, por le të vijmë tek problem që më shtyu të bëj këtë shkrim. Sa pasaporta kanë nxjerrë shqiptarët që nga vitet “90?? Nuk e di mirë, 4 apo 5. Nuk e kuptoj se si një shtet nxjerr në qarkullim një dokument kaq të rëndësishëm, për t’a nxjerrë pastaj të pavlefshëm pas ca kohësh!!! Dhe kjo, për disa herë rresht brenda ca vitesh!! O njerëz po si mund të talleni me këtë popull, a thua se nuk ka punë tjetër vecse të rrijë radhëve për të bërë pasaportën e radhës që nxjerr ti?!! Dhe nuk është se po ia bën falas, paçka se nuk është për fajin e tij, por për fajin tënd!!. Le të vijmë tek “master” pasaporta: - më e “sigurta”, më e “pafalsifikueshmja” – pasaporta biometrike, për të cilën keni rrahur gjoksin sa e sa herë për sigurinë dhe perfeksionin e saj.! Ja pra qe edhe kjo nuk qenka perfekte. Por nuk eshte problem tek asnjëra nga pasaportat e përdorura deri tani, faji është tek ti o shtet rrumpallë, hajdut, nga organizimi yt i ç’organizuar, nga rrjeti yt mafioz që lë ti nëpër organet e gjëndjes civile dhe të tjerë që kanë të bëjnë me nxjerrjen e pasaportave…. U bë i treti rast brenda pak kohe që dëgjoj për pasaporta biometrike që janë nxjerrë në emër të emigrantëve. Pra një përson tjetër shkon e nxjerr pasaportë biometrike me foton e vet por me identitetin e një emigranti. Dhe problemet kanë dalë në pah vetëm kur secili nga këta emigrantë ka lëvizur në zonën shengen, ku janë ndaluar për shkak se paskan problem në një shtet të caktuar shengen në të cilin realisht emigranti nuk ka qenë kurrë!! Pas verifikimesh, ka dalë që dikush tjetër ka nxjerrë pasaportë biometrike me identitetin e emigrantit!!! Dhe kur kanë bërë denoncimin në polici, kanë marrë vesh se janë qindra e qindra raste të tilla.. Janë qindra e qindra dosje denoncimesh të pasaportave biometrike, që “flënë” në polici. Dhe kur u thua që dua që të ndiqen penalisht që nga përsoni që e ka nxjerrë, ai që ka ndihmuar për t’a nxjerrë dhe sidomos ai që e ka përdorur pasaportën me identitetin tim, për çudi të gjithë ngrenë supet dhe thonë: detyra ime është thjeshtë të marr denoncimin tënd, dhe ta përcjell më pas në prokurori, se c’bëjnë ata më pas nuk di gjë… Dhe nga gjithë hulumtimet e këtyre përsonave, doli që nga këto qindra dosje të denoncuara për vjedhje identiteti, nuk është kapur dhe proceduar as edhe një përson i gjëndjes civile, apo as edhe një përson që përdor identitetin e tjetrit. AS EDHE NJË… SKANDAL. Ja pra o shtet pasaporta jote “perfekte”. Ja pra o shtet kriminel ç’bën me shtetasit e tu, u shet identitetin kriminelëve dhe nëse ndonjë ditë, ndonjë nga këta emigrant kapet dhe penalizohet për një krim që mund të bëjë vjedhësi i identitetit të tij, ti nuk ngre as gishtin e vogël për të bërë dicka për shtetasin tënd të pafajshëm.. Ja pra o shtet, sa mirë të njifka Europa, e cila prandaj nuk të pranoka brënda. Normale.. si të pranosh brenda një hajdut që vjedh qytetarët e vet??!! Por ç’e do o shtet hajdut-kriminel, që gjithë këto të zeza i ha populli mbi kurriz. Sepse ti bredh lirisht, sepse ty nuk t’a vjedh kush identitetin për t’ia shitur më pas një krimineli. Pra, emigrant shqiptarë kudo që ndodheni, kontrolloni me kujdes se mos edhe ju e keni këtë “dhuratë” nga shteti juaj, përpara se të ndëleni në ndonjë kufi të Europës, apo edhe më keq akoma t’ju arrestojnë për ndonjë krim që mund të bëjë ai që ka vjedhur identitetin tuaj nëpërmjet pasaportës perfekte biometrike…    

    nga Laura Simoni

  • Shqiptaret ne radhe te pare duan drejtesi

     

    Shqiptarët në radhë të parë duan drejtësi

        Është mbase e natyrshme që shqiptarët në radhë të pare duan drejtësi,dhe kjo drejtësi u duhet gjithë atyre shqiptarëve që kërkojnë ndryshime nga kjo gjendje e mjerueshme ku ndodhemi sot.Në mbarë hapsirat shqiptare janë prezente disa procese negative,të cilat janë pengesë për reformat demokratike.Kjo pengesë negative vjen si rezultat konfrontimesh,për faktin se partit politike shqiptare ende nuk kanë programe të qarta dhe të dihen më saktë çfarë përmbajnë programet e tyre mbi zhvillimin ekonomik e social të atdheut.Këto politika të paqarta po e çojn vendin e shqiptarëve në rrugë të rrezikshme dhe në tendosje politike sociale,duke i sjellë shoqërisë dhe ekonomisë kombëtare humbje të mëdha.Kjo humbje vjen nga ata njerëzë që qeverisin sot në atdheun e shqiponjave,njerëz këta që po pasurohen brenda një dite,këta funksionar të pangopur,e konsiderojnë pasurin kombëtare si pronën e tyre,këta qeveritar abuzues të pushtetit si prioritet të pare kanë hajninë,këta njerëz hajdut nuk e njohin fare profesionalizmin arsimor,por e njohin dhe e punësojnë afër vetës njeriun servile të tyre,që ka marrë diplomë me para mbrenda një dite,jave apo muaji.Nga kjo lojë e përçudnueshme,tragjedia vazhdon të jetë e pranishme në mbarë hapsirat shqiptare,e cila pasqyron një lloj frike për popullin,i cili përbrenda vetës ka një krenari të pashuar për atdheun që t,i përballoj vështirësit politike dhe ekonomike,po kjo nuk done të thotë se populli do t,i përballoj pafundësisht vështirësit që po ua sjellin klasat politike aktuale,që ende nuk e ngritën shtetin ligjor, por i hapen rrugë duke i dhënë pushtet padrejtësisë,korupcionit,kontrabands, joprofesionalizmit dhe nepotizmit, klasat politike nuk u kujdesn pr rendin dhe qetsin,por legjitimuan krimin e organizuar,përçarjen,vrasjet dhe hakmarrjen primitive mesjetare,në këso kushte e rrethana po përhapet më shpejtësi tregtia me qenie njerëzore dhe më mijëra njerëz janë përdorues dhe shpërndarës drogash.Andaj është detyrë kryesore e shoqërisë të mos qëndrojn indifferent ndaj kësaj dukurie tejet negative që po shkatërron rininë,dhe të ardhmën e kombit.   Fenomene edhe më shkatërruese janë korrupcioni dhe kontrabanda,që në fakt tashmë është bërë publike nga mediat elektronike për të gjitha institucionet shtetërore,që nga presidenca,parlamenti,dhe qeveria,si dhe ato institucionet lokale komunale.Por që gjerë më sot fare pak keqpërdorues janë gjykuar e dënuar si kontrabandist nga drejtësia.Mungesa e veprimit dhe mostransparenca nga ana e qeveritarëve,po irriton dhe rrit paknaqësinë e masave popullore mbarshqiptare.   E njejta gjë mund të thuhet edhe për korrupcionin dhe të korruptuarit lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve dhe pronave bujqësore publike kombëtare.Askush,as nga radhët e ish-qeveritarëve të mëparshëm e as ndonjë funksionar i sotëm,nuk është dënuar për korrupcion,megjithëse në mbarë hapsirat shqiptare ndërtohen pallate shum katëshe,vila e shtëpi super luksoze,pronarët e të cilave për opinionin nuk janë të panjohura.Me ç,para janë të ndërtuara këto zona industriale dhe pallate,vila e shtëpi super luksoze në pronat kombëtare? Cili është burimi i mjeteve monetare.Në këto rrethana njerëzit bëjnë pyetje,iu ngjallen dyshimet,për ndershmërinë e funksionarëve pushtetar.Prandaj me të drejtë askush nga populli i vuajtur shqiptar nuk i do gjysmakët qofshin këta politikanë,arsimtar,profesor,mjekë apo gazetar të cilët çdo ditë i shofim nëpër restorane e kafene tek hanë dreka e darka të shtrenjta si dhe jetojnë me familjet e tyre në shtëpi të ndërtuara tejet luksoze nga tatimpaguesit shqiptar,kështu ata janë bërë servil dhe kanë humbur vlerat në postet që morën pa meritë,këta lajkatarë që për interesat e tyre personale,po shkatërrojnë pasurin kombëtare dhe zhvillimin ekonomik të atdheut,dhe po vjedhin pamëshirshëm pasurit tona kombëtare mbarshqiptare.   Natyrisht vështirësit ekonomike janë baza kryesore e paknaqësisë së masave popullore.Për të papunët,fshatarësinë,pensionistët,qytetarët,invalidet dhe veteranet e tri luftrave çlirimtare,në ndërkohë që jeta për konsum shtrenjëtohet,çmimet kanë një ngritje marramendëse,tensionet sociale në mbarë hapsirat shqiptare janë të pashmangshme.Drejtuesit politik janë para sprovash të mëdha.Vështirësit ekonomike nuk kapërcehen me fjal boshe të politikanëve.Ne po shohim për çdo ditë skena dramatike me përfundime tragjike,nga të paknaqurit me jetën e tyre ekonomike.Jetojmë në kohën e vështirësive të mëdha,ngado shohim njerëz të paknuqur me jetën e tyre,dhe kjo paknaqësi e tyre e pafund po rritet dita – ditës për të shpërthyer si deti në furtune.    

    nga Avdi Ibrahimi

  • Hapesira Ujore Detare dhe Shelfi Kontinental i Republikes se ...

    Hapesira Ujore Detare dhe Shelfi Kontinental i Republikes se Shqiperise

     

    Shqiperia  eshte nje vend bregdetar qe laget ne veriperendim  nga ujrat e detit  Adriatik dhe ne jugperendim nga ujrat e detit Jon.  Keto dete konsiderohen dete te mbyllur dhe e gjithe hapesira ujore e tyre ndahet midis shteteve bregdetare nga te cilet  kufizohet. Ekzistojne dy koncepte ne lidhje me kufijte detar. Hapesira ujore dhe shelfi continental  ku  vija kufitere  midis tyre  mund te kete mosperputhje. Hapesira ujore detare ndahet ne: a. Ujra te Brendshme Detare. Ketu perfshihen siperfaqet ujore brenda vijes se drejte baze. Keto ujra kane status ligjor te njejte me token. b. Deti Territorial. Ai fillon nga vija e drejte baze dhe vazhdon zgjerimin deri ne 12 milje detare. Hapesira ajrore qe i perket detit territorial eshte gjithashtu hapesire ajrore kombetare. c. Zona e Vazhduar. Kjo zone ne gjeresi eshte e barabarte me gjeresine e detit territorial dhe fillon nga vija kufitare e detit territorial deri ne 12 milje detare, ose 24 milje detare nga vija e drejte baze. d. Zona Ekonomike Ekskluzive. Kjo zone shtrihet deri ne 200 milje nga vija e drejte baze dhe ka pjese te saj dhe zonen e vazhduar. Shqiperia ne hapesiren ujore detare i ka te gjitha keto zona detare si ne detin Adriatik  dhe ne detin Jon.  Por qe te ushtrosh autoritetin e plote ligjor mbi keto zona ujore duhet te percoktohen koordinatat gjeogrfike te vijave kufitare me marreveshje dypaleshe e trepaleshe me shtetet fqinje bregdetare. Pyatja qe lind eshte a ka Shqiperia marreveshje me shtetet fqinje per ndarjen e ujrave detare, ose e thene bdryshe akemi kufij detar te percaktuar dhe te njohur boterisht. Pergjigja per fatin e mire apo te keq eshte, jo.  Negocimi me shtetet fqinje bregdetare per vendosjen e kufirit ndares eshte me pergjegjesi kombetare pasi ato kane vlere ashtu si edhe kufijte tokesor per shfrytezimin e pasurive ujore dhe nentokesore etj.   Se pari duhet te behen amendamentet per rivendosjen e vijes se drejte baze ne ligji nr. 9861, datë 24.01.2008 “Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror”  ku nuk permendet ne asnje nen apo paragraf vije e drejte baze. Duke mos patur vijen e drejte baze qe bashkon kepat me te dale ne det te mirepercaktuare ne ligjin e meparshem Shqiperia mbetet i vetmi vend ne rajon qe vetfshine ngaharta ujrat e brendshme detare. Per rrjedhoj afron me afer vijen kufitare te detit territorial ne te gjitha gjirat duke leshuar territor vendeve fqinje. Prandaj eshte e domosdoshme qe te behet amendim ne ligjin nr.9861 per percaktimin me ligj te vijes se drejte baze para se te fillojne negociatat. Se dyti duhet te kemi ne konsiderat gjeresine e detit territoriel qe i takon Shqiperise dhe fqinjeve sipas te drejtes nderkombetare detare. Per ndarjen e hapesires ujore detare me Italine dhe Malin e Zi Shqiperia eshte ne raporte te barabarta pasi e drejta nderkombetare detare u njehe 12 milje detare det territorial. Ndersa Greqise i njihet vetem 6 milje detare det territorial dhe po kaq Zone te vazhduar.  Per rrjedhoj ngushtica e Korfuzit nga kepi i Stillos ku fillon vija ndarese e kufirit detar me Greqin midis bregdetit shqiptar dhe ishujve te Korfuzit, Peristeriris dhe Erikusa hapesira ujore ndahet  me vije mesi te baraslarguar nga vija e drejte baze e bregdeteve respective. Kjo ndarje me vije mesi vazhdon deri atje ku pika mbi vijen e mesit eshte e baraslarguar 6 milje detare nga kepi Katerini i ishulli te Korfuzit dhe nga kepi i Qefalit. Ketu eshte kufiri limit i detit territorial qe i perket Greqise sipas te drejtes nderkombetare detare.  Me vazhdimin e zgjerimit te hapsires detare  mbi 12 milje detare deri sa te arrij 18 milje detare midis vijees se drejte baze te bregdetit shqiptar dhe vijes baze te ishujve Erikusa dhe Fanos  ndersa deti territorial grek qendron 6 milje detare, deti territorial i shtetit shqiptar  rritet duke vazhduar kufiri ndares sipas vijes limit te kufirit te detit territorial grek deri sa te arrij ne kufirin limit prej 12 milje detare qe i jep e drejta nderkombetare detare Shqiperise. Pika ku mbaron kufiri territorial midis Greqise dhe Shqiperise eshte 6 milje detare nga kepi verior i ishullit grek te Fanos dhe 12 milje detare larg nga pika me e afert e vijes se drejte baze te bregdetit bregdeti shqiptar. Kufiri i detit territorial prej 6 milje detare i ishullit te Fanos, ishullit Erikusa dhe pjeserisht i ishullit te Korfuzit, kufiri i detit territorial te Shqiperise  nga derdhja e Lumit Seman deri ne bregdetin e Dhermiut si dhe kufiri i detit territorial Italian ne ngushticen e Otrantos ndodhen te hedhura ne harten detare Nr.604. Vija ndarese e kufirit detar ne zonenen e vazhduar dhe ne zonen ekskluzive ekonomike duhet te jete e baraslarguar nga kufiri i detit territorial te Shqiperise dhe te Greqise deri ne takimin me kufirin detar Italian. Kjo pike ndodhet rreth 26 milje detare nga vija e drejte baze e bregdetit shqiptar dhe atij Italian dhe rreth 20 milje detare larg  vijes se drejte baze te ishullit grek te Fanos.  (Largesia nga vija drejte baze e greqise eshte 6 milje me e shkurter pasi Greqia ka det territorial 6 milje detare ndersa deti territorial i Shqiperise dhe Italise  eshte 12 milje detare.) Shelfi Kontinental Shelfi continental eshte tabani i detit qe fillon nga vija e drejte baze dhe vazhdon deri ne 200 milje detare. Duhet theksuar se ishujt e pabanuar ndersa kane hapesire ujore territorial nuk kane as zone ekonomike ekskluzive as shelf continental.  Pra eshte e domosdoshme te percaktohet statusi i ishujve grek sipas percaktimit qe u behet nga e drejta nderkombetare detare. Ishulli Peristeris dhe shkembi ishull Braketa nuk kane shelf continental pasi jane te pabanuar. Per rrjedhoj per ndarjen e shelfit continental nuk merret ne konsiderat ishulli Peristeris dhe ishulli Braketa   ishullit i Korfuzit. Kjo ben qe vija ndarese e shelfit continental te jete brenda hapesires te detit territorial grek. Kufiri detar i ndarjes se ujrave detare si dhe kufiri i ndarjes se shelfit continental me Greqine fillon ne buzen e ujit ne kepin e Stillos dhe perfundon ne piken treshe kufitare Shqiperi-Greqi-Itali ne gjeresi gjeografike rreth 40 grad veri dhe gjatesi gjeografike rreth 19 grade lindje. Per ndarjen shelfit continental ka merreveshje dy paleshe midis Shqiperise dhe Italise ratifikuar nga te dy vendet perkatesisht me 18 Dhjetor 1992 dhe me 12 Prill 1995, Italise dhe Greqise ratifikuar me 23 Maj 1980 si dhe midis Italise dhe Malit e Zi (ish Jugosllavine ratifikuar me 14 Mars 1977. Ajo qe mungon per shelfin eshte percaktimi kufirit te shelfit continental me Greqine dhe Malin e Zi.                     Konkluzione Se pari, rivendosja ne ligj e vijes se drejte baze eshte detyrim kushtetues.       Se dyti, hapesira ujore detare midis bregdetit shqiptar dhe grup ishujve grek te Korfuzit nuk mund te ndahen ne menyre te barabarte me vije mesi. E drejta nderkombetare detare Shqiperise i njeh 12 milje detare det territorial dhe Greqise i njeh 6 milje det territorial. Se treti perjashtimi ne ndarjen e shelfit continental i ishujve te pabanuar grek e con kete kufi ne nje pjese te rajonit te kaloj ne brendesi te detit territorial grek . Shenim fotot te marra nga google paraqesin rajonin e ujrave detare, ndersa hartat paraqesin kufirin e shelfit continental. Vija pa shkeptje tregon kufirin e percaktuar me marreveshje  dypaleshe Itali-ish Jugosllavi, Itali-Shqiperi dhe Itali-Greqi. Paraqitja e kufirit ndares me pika te panderprera tregon zonen e papercaktuar ku duhet te behen marreveshje trepaleshe.

    nga Bekimi

  • Shperfytyrimi jo vetem i nje ish Kryeqyteti

    Shpërfytyrimi jo vetëm i një ish Kryeqyteti

      Sado që kam shumë dëshirë të mos jetë kështu,dhe uroj nga zemra që kjo të jetë vetëm bindje e imja e gabuar, mjerisht sot dhe gjatë kohë po ndodhë shpërfytyrimi jo vetëm i një ish kryeqyteti por i një kombi të tërë nga më të lashtit në Ballkan dhe më gjerë, siç janë shqiptarët.   Ish kryeqyteti Dardan,- Shkupi,nuk është vetëm ai që ka marr pamje dhe përmbajtje krejt tjetër nga ajo që e kishte para pak dekadash, por edhe hapësira gjithëkombëtare, sikur po kalon një gjendje degjenerimi moral dhe etnik (qoftë e përkohshme)e cila dëshpëron pa masë shqiptarët që ia duan të mirën vendit dhe kombit të tyre - kudo.   Për çudi,jo vetëm pushteti serb festuaka sot fillimin e masakrimit të shqiptarëve dhe pushtimin e tokave të tyre stërgjyshore,në veri-lindje të trojeve tona,por edhe në jugë të Shqipërisë, paska lajmëruar marshimin e tij grupimi i njohur nacionalisto -politik dhe greko-nazist, "Agimi i artë" i njohur edhe për veprimet anti-shqiptare, marshimin e të cilëve nuk e penguaka shteti siç edhe do duhej, por këtë ia paska "lënë në dorë" Aleancës "Kuq e Zi" për ti mbrojtur shqiptarët dhe tokat e tyre në jug,nga kjo fantazmë e rrezikshme për vendin dhe kombin.   Përkundër të gjitha këtyre orkestrimeve të dy kombeve dhe shteteve të njohura për qëndrimet e tyre armiqësore,ndaj shqiptarëve, në Jug dhe Veri të cilat ende nuk janë ngopur me tokat tona,dhe derisa ato jo vetëm festojnë pushtimet por kërkojnë të futen edhe më thellë në zemrën e pjesës së mbetur shtetërore shqiptare,kryeministri Sali Berisha,përkundër deklarimeve të tij pompoze "pro-kombëtare",ka gjetur që me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,ti "gëzojë dhe shpërblej" shqiptarët e Kosovës me anulimin e kontratës për ndërtimin e linjës 400 voltëshe të interkonjeksionit,Kosovë Shqipëri,kontratë kjo e cila zgjat që nga muaji Mars i vitit 2011, vetëm pse Banka gjermane KWF e cila financon këtë projekt me rëndësi kombëtare, paska favorizuar kompani tjera por jo ato serbe të cilat , siç duket, Sali Berisha,jo vetëm se i ka vet shumë për qejfi por dëshiron që me këmbëngulje,të njëjtat t`ua imponoj edhe shqiptarëve,me moton " O Fazlliq o Hiq"!   Ky vit jubilar dhe me rëndësi të madhe për kombin, ka peshë dhe domethënie të veçantë edhe për ish kryeqytetin e Kosovës , Shkupin i cili më 12 gusht të vitit 1912, do të çlirohej për të dytën herë nga shqiptarët, pas Dervish Carës, tani ishin kryengritësit e udhëhequr nga Hasan Prishtina,por atje përveç shtatores së tij, të vendosur me mjete private nga pasardhësit, nuk ekziston asnjë statujë tjetër kombëtare e cilës do figurë çlirimtare,as me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të tij.   Madje,Paria e Kryengritjes së armatosur shqiptare, në Shkup do të mbante edhe kuvendin e saj të njohur, ku do merrej vendimi historik për shpalljen e pavarësisë së të gjitha trojeve shqiptare-po aty! por pas pushtimit nga forcat pushtuese sllave,akti i Pavarësisë pas shumë vuajtjesh e mundimesh të mëdha mundi të arrihej në Vlorë.   Kurse sot 100 vite pas çlirimit të tij,Shkupi nuk është më as kryeqytet i Kosovës dhe as siç ishte dikur ndër qytetet tona më të mira dhe më të mëdha kombëtare, i banuar me përplot shqiptar. Tani aty mbizotëron një gjuhë e panjohur, që dikur dëgjohej pak apo nuk dëgjohej fare dhe ishte e pa njohur për te.   Kryeqyteti i dikurshëm DARDAN është i mbuluar me mbishkrime të pakuptueshme,të vëna vend e pa vend nga pushteti i një kuazi populli,që nga gjysma e fqinjëve nuk pranohet si shtet,komb as emër.   Madje, po këto krijesa të prodhuara nga sistemi i politik i Titos, si popull mish-mash dhe artificial, vjedhin pjesë nga historitë e popujve tjerë përreth,për ti kthyer ato në "dëshmi" se gjoja paskan ekzistuar edhe më parë, bile edhe më herët se vet shqiptarët e heshtur autokton.   Të njëjtit, ftojnë "Akademinë" e tyre shtetërore,për të prodhuar Enciklopedi që shtrembërojnë realitetet historike duke fyer më së rëndi shqiptarët,si njerëz të egër dhe ardhacak të zbritur nga malet, edhe pse ata pak shqiptar që kanë mbetur në trojet e tyre etnike atje,megjithëse të keqpërdorur dhe nënçmuar në të gjitha format e mundshme,qysh nga lashtësia janë autokton, aty.   Sot përveç një numri të kufizuar shqiptarësh në ish kryeqytetin e Kosovës në Shkup ,jo vetëm që mungon gjuha por edhe simbolika shqiptare në te. Çlirimtarët e vërtet të tij që nga Dervish Cara e deri te udhëheqësit e kryengritjes së përgjithshme kombëtare, përveç Shtatores së hedhur në bronz të Hasan Prishtinës, e cila këtë vit me parat e pasardhësve të tij u përurua në çair,të gjithë të tjerët mungojnë.   Madje derisa Shkupi mbytet përditë e më tepër nga "përmendore" të përmasave marramendëse dhe turli-çfare; serbe, greke dhe bullgare, të emëruar në mënyrë të dyshimtë si " heronj-maqedonas" të cilët nuk kanë historikisht as fizikisht,fare të bëjnë me këtë qytet, statujat e çlirimtarëve të vërtet historik,si e Bajram Currit dhe Isa Buletinit, por edhe e figurës së ndritur të Bajram Daklanit, i cili në vitin 1912 ndër të parët,hyri dhe ngriti lart Flamurin kombëtar të çlirimit në Shkup, për çudi, sot e kësaj dite atje mungojnë.   Ndaj pamja jo vetëm arkitektonike por edhe ajo historike si dhe përbërja njerëzore e Shkupit dikur dhe sot nuk është vetëm shumë e madhe dhe më tepër se shekullore, por për fat të keq po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha antihistorike. Madje, as për këtë 100 vjetor nuk vendosen në vendin e merituar ata që kishin ëndërr çlirimin e Shkupit dhe lirin e trojeve të tyre etnike,por kundërshtarët e lirisë, bashkimit dhe të drejtës së shqiptarëve për shtet kombëtar.       Ndaj shenjat e atyre që luftuan dhe e çliruan Shkupin, por nuk e gëzuan lirinë, pothuajse nuk mund të shihen më askund nga askush dhe as nga pasardhësit e çlirimtarëve, siç ëndërronte dikur heroi Hasan Prishtina, pasi që ato po zëvendësohen shpejt dhe dhunshëm, pa asnjë kriter dhe të drejtë historike, me simbole që për nga origjina,ngjarjet dhe zhvillimet historike nuk i takojnë vendit ku ato vendosen, njerëzve dhe as ish kryeqytetit të Kosovës.   Veprime të tilla,nuk kanë të ndalur përkundër të vërtetës së njohur historike për të gjithë, se ata që pa të drejtë sot zënë vend këtu,nuk kishin dje dhe nuk kanë as sot, asgjë të përbashkët me kryeqytetin Dardan-Shkupin. Ndaj nëse vazhdojnë këto trende zëvendësimesh të panatyrshme,pa asnjë rregull dhe kriter, në të ardhmen jo të largët, kushedi si dhe nga kush do të festohen përvjetorët e ardhshëm të çlirimit të ish kryeqytetit Dardan- Shkupit, por nga shqiptarët, kam frik se më jo....  

    nga Gani Qarri

  • MOS VIDH

    MOS VIDH!

      “Mos vidh!”, ose: “Nëse unë jam Zoti që të kam çliruar, atëherë ti do ta respektosh pronën e njerëzve të tjerë.” Me fjalë të tjera: “Nëse e do jetën dhe e ndjen misterin në thellësinë e saj, ti do të angazhohesh edhe për të siguruar që të gjithë të kenë gjërat e nevojshme për jetesë. Ti nuk do të kesh nevojë për të jetuar në kurriz të të tjerëve. Ti do të jesh i kujdesshëm atje ku të tjerët kufizohen dhe pengohen nga ti në lirinë dhe dinjitetin e tyre. Kjo ndodh edhe te blerja e produkteve që konsumojnë sasi të panevojshme të lëndëve të para a energji të çmueshme, ose kur nëpërmjet çmimit të tyre të ulët njerëzit bien ose mbesin në varfëri.” (R. Jugnitsch).   Fillimisht ky urdhërim kishte të bënte me lirinë e njerëzve, e cila nuk do të guxonte të vidhej nga të tjerët. Njeriu nuk guxon të bëhet skllav. Përvoja e bijve të Izraelit si skllevër në Egjipt bëri që liria e njeriut të vlerësohej si një pasuri e çmueshme. Shumë njerëz pasurinë dhe pronën i barazojnë me prestigjin dhe famën. Në gjuhën e përditshme, kjo do të thotë: “A ke diçka, atëherë je diçka”. Mirëpo pronësia është më shumë se vetëm disponueshmëria e gjërave materiale. Në pronësi, për shembull, bëjnë pjesë edhe dituria dhe aftësitë vetjake që njeriu i ka. Dhe pikërisht kjo është një pjesë e rëndësishme e personalitetit tonë. Urdhërimi i shtatë, pra, mbron të gjitha pjesët e personalitetit njerëzor. Këtu kemi të bëjmë natyrisht edhe me pronën. Në kohën tonë duhet të shtrojmë pyetjen se sa pronë guxon të ketë dikush, për të mos ia marrë njerëzve të tjerë gjërat më të nevojshme për jetesë. Për të formuluar urdhërimin e Hyjit sa më gjerë që të jetë e mundur, dhe për t`i arsyetuar kërkesat në kohën e tanishme, duhet të themi: toka është prone e të gjitha gjallesave. Edhe kafshët dhe bimët janë gjallesa dhe duhet të fitojnë edhe një të drejtë për hapësirën e tyre për të jetuar. Me atë rast, njerëzit që tani janë duke jetuar nuk guxojnë t`i harrojnë gjeneratat e ardhshme. A mund të përshkruhet tashmë si një formë vjedhjeje, në qoftë se njerëzit në vendet e pasura për jetesën e tyre konsumojnë naftën e të gjithë njerëzve të tanishëm dhe të ardhshëm? Nëse njerëzit në vendet e pasura me konsumin e tyre të energjisë e kanë ndotur atmosferën e tokës dhe nëpërmjet shkaktimit të ndryshimeve klimatike i kanë bërë të pabanueshme disa pjesë të tokës – a mund ta karakterizojmë këtë si një formë vjedhjeje? Ka edhe shumë shembuj të tjerë. Çështja e drejtësisë për të gjitha krijesat – edhe për ata që do të vijnë në të ardhmen – është e rëndësishme. Cilën jetesë duhet konsideruar të drejtë? Një mik rrëfente: “Ne, të cilët jemi rritur në uniformitetin (njëtrajtshmërinë) komunist, e kujtojmë sloganin: `Druže, snađi se – Shok, gjindu!` Për ne, ushtarët e atëhershëm, ekzistonte një rregull: Nëse dikush të merr ty diçka (sidomos pajisjet ushtarake), nuk ke nevojë t`i raportosh askujt; rasti i parë që të jepet “vjedhja” atë edhe ti dikujt; ai le të mendohet... dhe “le të gjindet”! Më duhet të pranoj, kjo binte ndesh me edukimin tim që e kisha marrë në shtëpi dhe me ndërgjegjen e krishterë! Nuk munda të bëja atë punë. Megjithatë, më duhet të jem i sinqertë: njëherë dikush ma vodhi rripin tim; pa të nuk guxoja të dilja në roje, dhe – po ia qëllon – me frikë ia rrëmbeva rrypin një të shkreti. Dhe sot, pas 55 vjetësh, kjo nuk më heqet prej kresë! Dhe tani dikush çuditet sot, pse po ekzistojnë magnatë (=njerëz të cilët janë bërë të pasur “ligjshëm”, por në dëm të dikujt); habitemi se po ka parregullsi në privatizimin e ndërmarrjeve dhe gjëra të ngjashme. Nuk shkon shumë kohë e zbulohen mashtrime të disa zyrtarëve shtetërorë dhe të tjerë – skandale – nga shitës shkrepsash deri te tregtarë grosistë... vjedhet gjatë procedurave, falimentimeve etj. etj.” Nëse toka është pronë e përbashkët e të gjithëve, atëherë urdhrimi i shtatë i Hyjit na tregon që ne me ndryshimin e mënyrës tonë të jetesës duhet dhe mund ta respektojmë edhe pronën e të tjerëve. Ne të gjithë jemi një komunitet. Kjo nuk vlen vetëm për familjen tonë, fshatin tonë, qytetin tonë dhe vendin tonë, por gjithmonë edhe për tërësinë e të gjitha gjallesave, ekosistemin e plotë të këtij planeti. Çka ndalon urdhërimi I shtatë? Gabimisht të marrësh ose të mbash një të mirë të fqinjit, ose t`i shkaktosh dëm të afërmit dhe të mirave të tij në çfarëdo mënyre! Dhe jo vetëm kaq! Urdhërimi i shtatë përcakton drejtësinë dhe dashurinë në menaxhimin e mallrave tokësore dhe frytet e punës njerëzore. Ajo kërkon respekt për destinacionin universal të të mirave dhe të të drejtave private pronësore. Prandaj nuk mund t`i kapërcejmë pyetjet si: Çfarë lloje përdorimi të pronës i shërbejnë lirisë (së të gjithë njerëzve / gjallesave) dhe cilat e dëmtojnë atë? Si duket dëmi? A nuk prodhon vjedhja zemërim dhe agresion të madh? Kjo fillon në një shkallë të vogël, dhe vazhdon deri në ndërlidhje të mëdha. Si guxon të shprehet ky zemërim? Mund të parashtrojmë edhe shumë pyetje të tjera: Me çfarë pronësie e shpreh personalitetin tënd? Çfarë stili jete është i përshtatshëm për njerëzit? Si do të dukej një mënyrë e drejtë jetese që ka në mendje bashkënjerëzit dhe të ardhmen? A ke vjedhur ndonjëherë? A ka arsye që njerëzit të guxojnë të vjedhin? Dëshira e tepruar për të pasur dëshira të tepruara për pasuri siç i përmend edhe Jezusi në ungjij janë gjendje shpirtërisht të sëmura në të cilat e tërë tendenca e njeriut në mendime, fjalë, të folur, vepra, plane … është e drejtuar kah ajo që njeriu të arrijë, të posedojë, që t’ia sigurojë vetes një jetë të qetë dhe të këndshme. Një sëmundje e tillë shpirtërore mund ta robërojë krejtësisht njeriun dhe t’ia bëjë të pamundur të zhvillohet si njeri, sepse në një sëmundje të tillë caku i fundit i njeriut është të arriturit, të poseduarit dhe kënaqësia në të poseduar. Ligësia shpirtërore e kësaj prirjeje është në faktin se njeriu nuk e kërkon sigurinë e vet në Hyjin që i vetmi mund t’i ndihmojë përnjëmend, por provon ta gjejë atë në diçka që është e kalueshme, e pasigurt, nën dinjitetin e njeriut si fëmijë të Hyjit dhe që kjo siguri është vetëm e më dukshme, e rrejshme.   Verbëria shpirtërore e kësaj prirjeje konsiston në atë që njeriu, ngul sy në ndonjë të mire të kalueshme, ndalet dhe bën që të robërohet me të dhe nuk përparon në pjekurinë, përsosmërinë dhe shenjtërimin e vet. Kurse njeriu këtu në tokë duhet të jetë udhëtar i palodhur i cili pandërprerë shkon përpara deri te caku i fundit. Mund të pohojmë se kjo e metë është diametralisht e kundërt me shpirtin e Krishtit dhe shpirtin e Ungjillit. Shpirti i Krishtit dëshiron të na çelë që t’i japim të gjitha, edhe vetveten, dhe kështu ta arrijmë jetën e amshuar. Dëshira e tepruar për të pasur (lakmia), përkundër kësaj, dëshiron të mbajë gjithçka për vete dhe kështu nuk e plotëson kushtin elementar që ta arrijë të mirën më të vlefshme për të cilën duhet angazhuar gjithçka – jetën e amshuar. Për këtë arsye Jezusi kategorikisht pohoi: “Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë!” (Mt 6,24). Jezusi nuk ia ka vë ballë për ballë Zotit, për shembull, Satanin si të keqe të mishëruar, nësa Zoti është vetë Mirësia. As nuk ia ka vë ballë për ballë Zotit mëkatin si qëndrim i kundërt qëndrimit të Zotit. As nuk ia ka vë ballë për ballë Zotit “botën” si mentalitet i kundërt me mentalitetin e Zotit. Jezusi si Zot e ka ditur se ajo që më së shumti e tërheq njeriun prej Zotit janë të mirat që njeriut i duhen në këtë jetë dhe të cilat ai është i prirë t’i zëvendësojë me Zotin dhe kështu të bëjë ndërrimin, të kobshëm për tërë amshimin e njeriut. Ngase, duke iu përshtatur të mirave të kalueshme që i prishen, njeriu së bashku me to prishet. Po ashtu e ka cekur: “Skamnorëve u predikohet Ungjilli!” (Mt 11,5). Këtu skamnor e shënon njeriun që s’është i lidhur në çfarëdo të mire të kalueshme, dhe si i tillë është i lirë ta përshtatë zemrën e vet Lajmit të gëzueshëm të shëlbimit të amshuar dhe Mbretërisë së Hyjit. Në Predikimin në mal me fjalët: “Lum skamnorët në shpirt, sepse e tyre është mbretëria e qiellit!” (Mt 5,3) dëshiron gjithashtu të vë në dukje se vetëm ai njeri që është i lirë në zemër prej lidhjeve me çfarëdo pasuri të kalueshme mund të jetë i aftë të pranojë pasurinë shpirtërore të pakalueshme, të mirat qiellore. Kur djaloshi i pasur, të cilin Jezusi e thirri ta ndiqte, nuk pati fuqi për t’i lënë të gjitha dhe të shkojë pas tij, sepse ishte i lidhur për pasurinë e vet, Jezusi u tha dëgjuesve të ve: “Është më lehtë të përshkohet devja nëpër vrimë të gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit!” (Mt 19,24). Jezusi me këto fjalë njeriut lakmitar sikur ia fundosi të gjitha shpresat që të mund të hyjë në botën e Hyjit, në mbretërinë e Hyjit. (S. Pavin)   Tregohet një përrallë ruse: “Një njeri i pasur, që gjithë jetën e vet ishte ulur me kryeneçësi në paratë e veta, kur e kishte pare se po vdiste, dha urdhrin e tij të fundit: vëmëni mjaft shumë të holla në arkivol. Kur vjen në qiell, e sheh një tryezë me ushqime nga më të shijshmet. Është i uritur dhe pyet: Sa kushton ky peshk? Një qindarkë, ishte përgjigja. Sa mirë, thoshte me mend, që kam sjellë kaq shumë para me vete! E ky mish? Pyet më tutje. Edhe ai një qindarkë. Sa lirë, mendon me vete njeriu i pasur, dhe tërheq monedhën nga xhepi i vet. Shitësi e shikon me një vështrim shqyrtues dhe ia kthen monedhën. Këtu nuk marrim para që ti ke, por atë që ti u ke dhënë të tjerëve! A ke të tilla? Atëherë i pasuri i uli sytë. Para të tilla nuk kishte.”   Fëmija që vjedh?   Me të drejtë mund të shqetësohemi kur shohim që një fëmijë vjedh. Akti i vjedhjes mund t`i bëhet zakon i keq. Nëse nuk e udhëzojmë dhe me edukim nuk e shmangim nga vjedhja, vërtet aktet e tij mund t`i bëhen ves. Fëmijët sipas moshës së tyre ende nuk e kanë arrirë pjekurinë e plotë në nivele të shumëfishta të njohjes, për këtë arsye ndoshta janë “më pak” përgjegjës për veprimet e tyre se ne të rriturit. Por çdo njeri, madje edhe një fëmijë shkolle, e bënë dallimin në mes të mirës dhe të keqes, dhe e di saktësisht se kur ka bërë gabim dhe pse. Prandaj, është detyra jonë e madhe dhe e rëndësishme, t`i forcojmë në këtë njohje të tyre. Së dyti, duhet t`i mësojmë që gjithçka në jetë, madje edhe më e vogla karamele, duhet të arrihet në mënyrë të drejtë, të ndershme. Vjedhja, përveç se shkel urdhërimin e shtatë të Hyjit dhe është mëkat, shkel edhe të drejtën e tjetrit që me pasurinë e fituar të disponojë në mënyrën më të mirë të mundshme – sipas planifikimeve të tija. Ky urdhërim na ndalon të marrim ose të mbajmë padrejtësisht një të mirë të fqinjit tonë dhe t`i shkaktojmë dëme të afërmit në të mirat e tij në ndonjë mënyrë. Ai siguron drejtësinë dhe dashurinë në menaxhimin e mallrave tokësore dhe frytet e punës njerëzore. Pra, në sjelljet tona konkrete, duhet të jemi në gjendje të mbrojmë të drejtën dhe drejtësinë, sidomos në raport me atë të cilit i është vjedhur diçka, por ta mbrojmë edhe dashurinë në raport me atë i cili ka vjedhur. Sepse dashuria ndaj të afërmit përfshin edhe këshillën dhe ndihmën vëllazërore. Nuk i lejohet një të krishteri, veçanërisht një të rrituri, të qëndrojë duarkryq pafuqishëm para mëkatit të dukshëm, pa marrë parasysh sa i pasherr të duket, kështu që duke mos bërë asgjë, të mos bëjmë mëkatin e lëshimit, mosveprimit. Kleptomania është një çrregullim në kontrollimin e instinkteve. Kleptomani është i paaftë për t`u përmbajtur nga vjedhja. Ajo është një nga manifestimet e mundshme të sëmundjes mendore. Njerëzit e sëmurë mendërisht zakonisht janë persona me një llogaridhënie dhe përgjegjësi të reduktuar, kështu që përgjegjësia morale është e rrudhur ose mezi ekziston. Me fjalë të tjera, një person i cili vuan nga kleptomania, me vetë faktin që shpesh vjedh diçka, nuk e bënë këtë me vetëdije për të bërë keq, por diçka nga brenda e shtyn në mënyrë të papërmbajtshme prandaj nuk e ka lirinë për të zgjedhur në mes të mirës dhe të keqes. Për këtë arsye për persona të tillë vjedhja nuk është një mëkat siç është zakonisht për njerëz të tjerë. Trajtimi i sëmundjes mendore është shumë i vështirë, por gjithmonë duhet të përpiqemi. Zoti mund të shërojë mrekullisht çdo sëmundje, por edhe nëse nuk e bën këtë ai ka mirëkuptim dhe dashuri të mjaftueshme edhe për këta njerëz. (G.K.)   Shqyrtimi i ndërgjegjes Vjedhjet mund të jenë përvetësime më të vrazhda të sendeve të huaja. Por mund të jenë edhe vjedhje të formave më të qëruara: kur kohën, forcën dhe dhuratat dhe rastet e volitshme që na ka dhënë Zoti për t’i ndarë me të tjerët, i mbajmë për vete. Ndërsa Zoti na ka dhënë gjithçka kemi dhe gjithçka jemi. Gjithë këtë mund ta ruajmë vetëm duke ndarë me të tjerët. Jezusi thotë: “Kush do të shpëtojë jetën e vet, do ta humbë, ndërsa kush ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë” (Lk 9,24). Vjedhje e llojit të vet është edhe ajo kur bashkëshorti nuk i kryen detyrat e veta ndaj partnerit partnerit të vet. Ose kur prindërit nuk kujdesen dhe flijohen mjaftueshëm, kur nuk i integrojnë jetët e tyre në jetët e fëmijëve të vet për t’iu siguruar një jetë të rregullt njerëzore. Vjedhje është edhe atëherë kur personat e kushtuar Zotit, që me kushte ose premtime rregulltare i janë dorëzuar Hyjit krejtësisht – e kjo do të thotë njerëzve – veten dhe dhuratat e veta i mbajnë për vete, kurse nuk jetojnë për të tjerët. Vjedhje është edhe kur punëtori nuk punon me ndërgjegje në vendin e vet të punës. Vjedhin edhe studentët dhe nxënësit kur nuk e përdorin kohën e nevojshme dhe nuk bëjnë mjaftë përpjekje për të mësuar dhe arritur dituri/njohuri të nevojshme. Në qoftë se jemi të krijuar vetëm me qëlliim që t’u dhurohemi të tjerëve, atëherë një jetë e tërë egoiste njerëzore mund të jetë një vjedhje e madhe. Në qoftë se është e vërtetë se ne “i posedojmë sigurisht vetëm ato të mira që ua kemi dhënë të tjerëve”, atëherë të pyetemi sa në të vërtet të mira kemi, e sa i kemi humbur përgjithmonë? (S. Pavin)    

    nga P. Shtjefën Dodes SJ shkruar për “DRITA”

     

  • KUR MESUESI ESHTE TRISHTUES PER NXENESIN

    KUR MËSUESI ËSHTË TRISHTUES PËR NXËNËSIN

        “Një nxënës gjatë hartimit me shkrim kishte shkruar se kur të rritet, do të kryejë shkollë për drejtor ose që të punojë në komunë”, rrëfeu një mësues shkrimtar rrugëve të rrëpinjta të Grykës së Karadakut.   Të shtunën e dytë të qershorit rreth njëqind shkrimtarë u takuam në trekëndëshin kufitar të Grykës së Karadakut(fshati Dunav) Kosovë-Kosovë Lindore dhe Maqedoni, në të tri anët të banuar nga fshatra me shqiptarë. Metaforikisht ishim në Trekëndshin Poetik që të shpërthejmë kufinjtë e imponuar, para se rruga e asfaltuar të bashkojë këto anë. Rrugës së rrëpinjtë, herë përpjëtë e herë tatëpjetë, lodhjen e imunizonim me biseda e rrëfime të ndryshme. Na rastisi fati që nja 7 veta ishim mësues shkrimtarë dhe  këtë herë mbretëroi tema e mësuesit dhe pushtetit. “Disi nuk është në rregull në jetën arsimore te ne”, nisi të qante hallin një shkrimtar, mësues i një ane të Karadakut. “Mirë që së paku po shkruhet nëpër gazeta e po publikohen nëpër mediat audiovizuele se ka korrupcion edhe nëpër shkolla, se pushteti i ka bërë palaço mësuesit, se më shumë po i shërbejnë politikës se shkollës, se as edhe një libër kalojnë vite pa e lexuar mësuesi i letërsisë...”. Mësuesi që nisi të rrëfejë, e ndërpreu fjalën, sepse në brez telefoni e dridhi. E hapi dhe lexoi një SMS, në të cilin jepeshin përgjigje nga lënda Gjuhë Shqipe e Letërsi. Atë ditë mbahej testi i nxënësve. Dikush kishte gabuar numrin e telefonit dhe, në vend që t’ia dërgojë ndonjë nxënësi në provim, ia dërgon profesorit. Rrëfimet kalonin si hapat e rrugëtimit malor deri në asfalt. I pakyçur në bisedë, kisha më shumë mundësi të ndiqja rrëfimet e mësuesve shkrimtarë.   RRËFIMI I NJË MËSUESI SHKRIMTAR: Gjatë një ore hartimi me shkrim një nxënës kishte shkruar se kur të rritet do të kryejë fakultet për drejtor ose të punojë në komunë, sepse kështu e kishte porositur babai. Ai, mbase edhe babai i tij, nuk e dinin se nuk ka fakultet ekskluziv për drejtor të punosh në komunë, por që pa e kryer një fakultet, as që mund të bëhesh drejtor dhe të punosh si udhëheqës në komunë, sepse kështu e dashka ligji! Në pyetjen se pse asnjëri nuk ka shkruar se dëshiron të bëhet mësues-e, një nxënëse çapkënë u ngrit guximshëm dhe nisi të flasë: “Mësues i dashur, më vie keq, por asnjëri nuk dëshiron të bëhet mësues, sepse, si e kemi biseduar një ditë ne nxënësit, është profesion i mjerimit dhe i përbuzjes. Sa ishit nën sundimin serb, punonit jashtë lëkurës suaj, u burgosët sepse nuk deshët të përuleshit para pushtuesve, bile disa mësues edhe u vranë nga armiqtë. Pas luftës përsëri përbuzja ndaj jush po vazhdon. Keni rroga të vogla, nuk visheni e mbatheni me rroba e këpucë të reja, nuk keni para as fëmijët tuaj ti dërgoni në shkollim të lartë. As edhe gazetë nuk keni para të bleni, e për libra të mos flasim. Fjala juaj nuk përfillet as sa e një ish-nxenesi tuaj që ka kryer vetëm tetëvjeçaren, sespe ai i qerras komunarët, ua blen votat kur do atyre. Ju nuk guxoni as të flisni e as të na mësoni si duhet, sepse frikësoheni nga komunarët. Një ditë e dëgjova babain që fliste me një mysafir në shtëpi tek thoshin se në komunën tonë ka vdekur fjala e lirë e demokracia”.Si e kuptuat, për ne nxënësit profesioni i mësuesit është trishtues, lemeritës.   RRËFIMI I MËSUESIT TJETËR SHKRIMTAR: Kam shpresuar se me të çliruar nga armiku, ne mësuesit do të shpërblehemi dhe të kompensohemi për sakrificat që i bëmë para e gjatë luftës. Por, u zhgënjeva pa masë. Pushtetarët tanë  mësuesit po i shfrytëzojnë për hesapet e veta. Nuk bën llogari pushteti ynë se cili mësues më shumë ka dhënë në jetë për këtë liri, por për të është më i mirë një edhe që nuk ka dhënë për arsimin, ose që e ka penguar, se sa mësuesi atdhetar dhe punëdashës. Në komunën tonë kemi rast njeriu që e ka përbuzur arsimin gjatë okupimit, që ka qenë i afërm me policët e armikut duke bërë tregti e cka tjetër me ta, pas luftës të bëhet drejtor e mbidrejtor shkollash. Në anën tjetër, mësuesi që disa herë ka qenë i burgosur, që ka qenë para pushkatimit, që është shkrimtar i dhjetëra librave e sakrifica të tjera, të përbuzet nga pushteti “çlirimtar”, të hidhet si leckë, të përflitet si i pavyeshëm dhe që asgjë nuk ka bërë për këtë popull e për këtë vend.   RRËFIMI I MËSUESIT SHKRIMTAR TË TRETË: Në komunën tonë pushteti është bërë tejet i pacipë. Rreth vetes ka afruar demagogë e joprofesionistë dhe mundohet që edhe një mandat tjetër ta fitojë me dallavere e falsifikime. Një mik imi më tha se kryetari komunës ishte interesuar që në një fakultet privat të blejë me para në dorë tri diploma universitare për miqtë e tij komunalë, sepse më tepër se gjysmën e ekzekutivit e paska pa profesionistë përkatës. Bile, paska ndikuar që një mësuesi t’ia mundësojë para kohe të regjistrohet në “bachelor”, sepse ju dashka për të mbuluar një drejtori dhe se ai qenka i dëgjueshëm për të. Ky kryetar disa profesionistë i paska lënë në përvujatje dhe nënshtrim, ngjashëm si pushteti i dikurshëm barbar, duke u trilluar disa mangësi, kurse mësuesit sahanlëpirës i përgatitka për kuadro profetike.   RRËFIMI ANALITIK I NJË MËSUESEJE SHKRIMTARE: Kolegë të nderuar, në komunën time është mjerim intelektual. Kryetari i komunës ashiqare bën dallimin ndër mësuesit. Edhe zogjët e malit e dinë se cili është mësuesi i privelegjuar, i cili kurdo vie në shkollë e kurdo jo, gjoja e paska thirrë kryetari i komunës.  Nxënësit e tij kanë ngecur në suksese dhe përsëri atë e lëvdon. Një mësues yni shkrimar me disa vepra të botuara ka bërë shumë punë të mëdha për afirmimin e komunës sonë, me shumë se të gjithë arsimtarët e intelektualët e komunes, por atë nuk e përmend, bile kam dëgjuar se edhe e përbuzka në disa biseda konfidenciale. Vallë, dashkan kryetarët të kenë mësues të dëgjueshëm, si ka kërkuar edhe pushteti jugosllav të ketë shqiptarë “të ndershëm”. E dinë këta kryetarët se mësuesit shkrimtarë kanë mandat jetësor, e jo si i tyre që është disavjeçar. Vallë, cfarë mund të ofrojnë mësuesit demagogë e të paditur për komunën më shumë se një i burgosur, një autor i disa librave, një njeri që e njeh këtë vend e këtë popull. Nëse këta kryetarë kanë bindje e dëshirë të kenë mësues karrieristë sipas qejfit të tyre, jam i bindur se edhe profeti dhe komnadanti legjendar të ishte sot mësues, do të ishte i pakëndshëm për të. Mësuesit  me “lepe-peqe" shpejt bëhen drejtorë me bekimin e kryetarit, pa e ditur as shkrimin në kompjuter. Sekretari shkollës bëhet mësues i drejtorit për shkresa e punë në kompjuter, sepse drejtori është analfabet - nuk di as shqip të shkruajë në kompjuter. Në tërë Kosovën janë të ndaluar kurset private të mësuesve me nxënësit e tyre, kurse te ne fëmijët e kryetarit e ndjekin kursin klandestin. Bile, nxënësit kushtëzohen nga mësuesit e tyre se ngritjen e notës nuk ua bëjnë pa e ndjekur kursin, pra pa e paguar 10, 15 ose 20 euro. O zot, i kalova më se gjysmë shekulli jetë, me jetimë në familje, me përkushtim në profesion dhe kolegia ime e zhytur në korrupcion, të jetë më e nderuar se unë?! Hapu tokë të hy në varr për së gjalli, ndoshta lirohet pushteti nga unë, sepse nuk do të ketë kush t' ua prishe krenarinë mësuesve puthadorë të tij, nuk ka kush të krahasohet me ta për atdhetari e dituri! Tërë jetën ia fala popullit e tokës, edhe kur armiqtë na lutnin të bashkëpunonim me ta, sepse nuk do të kishim halle. Kurse, sot pushteti ynë “çlirimtar” do të më gjunjëzojë, duke m’u kërcënuar me varfëri, ngjashëm si pushtetarët e paraluftës. O Zot, kur e gjunjëzon mësuesin, e çfarë mbeti për popullin leckaman nga xhepi e dija?! Asgjë mos paça mundësi të bëj, së paku do të shkruaj se si mësuesit shkrimtarë nëpërkëmben nga të gjithë pushtetet, pra edhe nga ky, nga dikush më shumë e dikush më pak; do të shkruaj se mësuesin shkrimtar e anatemon pushteti vetëm pse të bardhës nuk i thotë e zezë; do të shkruaj me mendje e me guxim dhe do të bind këtë popull të narkotizuar nga demagogjia dhe këtë tokë të tenderizuar me lavirësi se ekziston një komunitet që ka mandat tejpushtetor që quhet MËSUES SHKRIMTAR; do të shkruaj që të mbetet porosi e dritërrëfim i Pasvdekjes për brezat që do të vijnë se asnjë pushtet nuk e shpërbleu këtë komunitet për mundimet e të mirat që bëri, as edhe ky që po betohet me refren në këtë popull e në këtë tokë sa herë që i duhen votat; do të shkruaj se... “Hajt, zonja mesuese shkrimtare, hajt”, u dëgjua zëri i një poeti nga Shqipëria. “Në një poezi tënden para dy e më shumë deceniesh ishe betuar se pushtetit barabar do t’i përballosh me pushkë e me penë, ngjashëm si kishin biseduar Naimi e Çajupi që duhet të luftojë sunduesin intelektuali shqiptar i Rilindjes. Dhe, sa mësova, kësisoj kishe vepruar dhe në saje të sakrificës tënde dhe të komunitetit mësues shkrimtar, bëre që edhe sot në Grykë të Karadakut të prishen kufinjtë me poezi, të baskohen shqiptarët shpirtërisht në 100-vjetorin pas Pavarësisë së shtetit të parë shqiptar. Edhe këtë pushtet do ta luftosh me pushkë e me penë?” Në fytyrën e Mësueses Shkrimtare lexova një nënqeshje me gjysmëkënaqësi nga fjalët e mikut shkrimtar. “Vëllaçko, duhet të kuptohemi shqip. Jubileu i 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të parë shqiptar për mua është përvojë e kujtesë historike, është gazevaj, por jo edhe kremtë kombëtare, sepse gjymtyrët e ndjerë  të shtatit shqiptar u varrosën jashtë shtetit. Pra, gjymtyrët e shtatit mbetën jashtë shtratit të vet. Të kuptohemi edhe rreth pyetjes tënde. Ndërsa pushtetin e kaluar e kam luftuar me penë e me pushkë, e kam bërë sepse ishte sundues barbar dhe kishte për qëllim shfarosjen e popullit tim, këtë pushtet do ta ndërgjegjësoj vetëm me penë dhe nuk dua të përdor pushkën kundër tij, ngase është pjesë e gjakut tim. E kemi detyrë ne shkrimtaret, ju andej e ne këndej, me penë ta bëjmë Shqiptarinë e bashkuar, si ka thënë Faik Konica i madh, për inat të atyre që nuk e duan”.    

    nga Fadil Curri

  • Udhekryqet e reja te Çamerise

      VIJON NGA NUMRI I KALUAR...

     

     

     

     

    Udhëkryqet e reja të Çamërisë

            Heqja e shtetësisë greke, shkaqe  dhe  pasoja   E lidhur me këtë pasojë ishte edhe vendimi që mori regjimi i Enver Hoxhës që mori më 19.4.1954 që në mënyrë shumë arbitrare jasht çdo norme juridike ndërkombëtare. Me këtë vendim i hoqi shtetësinë greke të gjithë banorëve çamë që kishin ardhur këtu para 8-9 vitesh dhe po në këtë mënyrë iu dhanë shtetësinë shqiptare. Bashkë me ligjet ndërkombëtare janë shkelur edhe ligjet aktuale të vendit që janë edhe sot në praktikën juridike kombëtare. Ky vendim juridik do të kishte që në hapat e parë pasojat e veta që kësaj popullsie po i jepej një goditje, po iu mohohej e drejta. Atyre dhe fëmijëve që do të lindnin në këtë vend. Dihet se shtetësia si akt juridik është një marrëdhënie juridiko-politik mes një personi fizik konkret dhe një shteti të caktuar, pra ka karakter kushtetues. Konkretisht në Nenin 1 të këtij Vendimi thuhet: “Personat me kombësi shqiptare nga Çamëria që banojnë në Republikën Popullore të  Shqipërisë dhe që nuk kanë fituar gjer më sot shtetësinë shqiptare, me hyrjen në fuqi të këtij dekreti marrin shtetësinë shqiptare. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”. Kjo dhënie e shtetësisë në bllok pa  e kërkuar personat e interesuar në një mënyrë individuale mendojmë që nuk ka një shembull të dytë deri më sot në të tërë legjislacionin e shtetit shqiptar që nga formimi i tij e deri më sot.   Në kohën e shpërngulje së tyre nga territori grek ku banonin asnjë pre tyre nuk kishte shtetësinë shqiptare. Ka disa zëra që thonë se dhënia e shtetësisë shqiptare ish shtetasve grekë që ishin çamët e shpërngulur do të ishte një arsye e fortë juridike për të penguar rikthimin e tyre në trojet amtare. Ky nuk është argument ligjor. Dhënia e detyruar po edhe kaq masive e shtetësisë shqiptare në një farë mënyre mund të justifikohet për arsye të një procedre të ngarkuar për ta në një kohë që shteti nuk kishte dhe aq organizma për ta bërë një gjë të tillë rëndësia më e madhe e këtij problemi është se kjo nuk përbën pengesë për t’iu ridhënë shtetësinë greke, pasi kjo gjë iu është hequr pa asnjë kërkesë zyrtare të secilit prej tyre. Janë të Drejtat e Njeriut që këtu kanë formën më të spikatur të tyre. Sepse nënshtetësia është një marrëdhënie juridike, politike që vendoset midis atij dhe shtetit. Të gjitha Dispozitat ligjore kanë qenë dhe janë në pajtim me të gjithë aktet ligjore ndërkombëtare të gjithë pranuara. Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut e drejta e shtetësisë është parë si e drejtë themelore. Në kohën e shpërnguljes së tyre asnjë nuk kishte shtetësinë shqiptare.   Kjo dhënie e shtetësisë në mënyrë kolektive e ndihmoi ndjeshëm shtetin grek që të merrte hapat e tij për të vënë në praktikë një tjetër formë të shovinizmit të tij. Në nenin 4 paragrafi 3 të Kushtetutës së Greqisë thuhet: “Janë shtetas helenë ata që plotësojnë kushtet e caktuara nga ligji. Heqja e shtetësisë helene nuk lejohet, përveç rastit të fitimit të vullnetshëm të një shtetësie tjetër ose të pranimit nga një shtet i huaj, të shërbimeve që vijnë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe kjo në kushtet dhe sipas procedurës të parashikuar nga ligji”.   Vendosja e Ligjit të Luftës së Shqipërisë me Greqinë e bënte shumë të vështirë që të zgjidhej çështja çame në favor të këtij komuniteti. Në librin  e tij “Shqipëria dhe Greqia” historiani i  njohur shqiptar Beqir Meta  bën jo vetëm një kronologji të saktë të kulisave të dy shteteve fqinjë, por tregon edhe për ndikimin që pati ky në gjeopolitikën e Ballkanit mohimi i këtij problemi. Sipas tij, ai thotë se edhe diplomatët  italianë ishin të interesuar që të normalizoheshin këto marrëdhënie. Aq më tepër se vetëm disa vite më parë Italia ishte përfshirë edhe ushtarakisht në në luftë konkrete në këto troje. Ai, (Beqir Meta) nënvizon thënien e ambasadorit italian që i drejtohet në mënyrë iroinike ambasadorit grek në Poloni dhe Musin Kroit (që në atë kohë ishte ambasador i Shqipërisë në Poloni) në një bisedë që ata bënin midis tyre duke i thënë: “Paskeni vendosur lidhje diplomatike, por vetëm midis jush se midis vendeve tuaja ato nuk ekzistojnë!” * (Radiogram i ambasadorit Musin Kroi në Varshavë, 16 maj 1958. Është  me shumë interes një tjetër reagim  i qeverisë italiane të dy viteve më vonë e pikërisht më 1960, e cila kritikonte me forcë qëndrimin e qeverisë greke ndaj problemit çam. Sipas një informacioni diplomatik që dërgonte në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë  thuhet se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Italiane i dërgoi një raport Komandës së Nato-s  që nënvizonte se “Çamëria ishte një krahinë shqiptare”, kritikonte qëndrimet negative të qeverisë greke në disa çështje ballkanike, veçanërisht midis Greqisë dhe Shqipërisë me pretendimin për “Epirin e Veriut” (Relacion i Musin Kroit nga Varshava për MPJ për një takim me Drejtorin e Seksionit Ballkanik në MJ të Polonisë Petusinski, 5 korrik 1960).   Pretendimi i qeverisë greke jo vetëm për të fshirë të gjithë kërkesat e komunitetit çam, por edhe të qeverisë shqiptare vazhduan edhe më tej. Vendosja e Ligjit të Lufës dhe mungesa e një Traktati paqeje mes dy vendeve kishte lidhje të drejtpërdrejtë me problemin çam.  Duke fshirë nga axhenda problemin çam dhe duke lënë në harresë spastrimin etnik të Çamërisë, qeveria greke kishte fituar një avanatazh të madh që në të ardhmen të rriste presionin ndaj Shqipërisë  duke përdorur kartën e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Ajo dëshironte t’i zgjeronte kufijtë gjeografikë dhe standartet politike të tij përtej kufijve realë e të pranueshëm nga normat ndërkombëtare, me synim që të rriste influencën e vet në Shqipërinë e Jugut. Me spastrimin etnik të Çamërisë ishte krijuar një disbalancë politike në dëm të shqiptarëve, e cila do të ndikonte në rritjen e presionit grek dhe do të pakësonte mundësitë dhe shanset për marrëdhënie të balancuara, korrekte, për mirëkuptimin dhe besimin reciprok mes dy vendeve.   Pa bërë komentin që do të ishte i tepërt, të bie në sy një relacion që Misioni i Shqipërisë në OKB, i drejtohej  Qeverisë shqiptare: “Është fakt se deri më sot në asnjë rast nuk është evidentuar përputhja e bashkërendimi i veprimtarisë propogandistike të rretheve të mërgatës politike shqiptare me atë të organizatës “vorioepiritoe”. Këtu është fjala për aktivitetin e qeverisë greke në mërgim që të justifikohej propoganda greke për legalizimin e marrjes së Çamërisë. Një nga zgjidhjet më të mira e më të mundshme do të ishte dhënia e dyshtetësisë për këtë popullsi. Të mos harrojmë se në territorin e Shqipërisë jeton një komunitet i konsiderueshëm i minoritetit grek që ka gëzuar dhe gëzon të gjithë të drejtat e pronës, të lëvizjes, të shtetësisë. Madje dihet se në të gjithë kohët para se të demokratizohej vendi ka qenë një Urë e madhe mes shtetit shqiptar dhe atij grek. Pse jo, edhe  shpesh herë mollë sherri për probleme të veçanta. E parë në kuadrin historik dhe administrativ do të ishte shumë mirë nëse çamëve iu jepej dyshtetësia shqiptare dhe greke. Kjo do t’i jepte mundësi që të kërkonin edhe të drejtat  e tyre që ende nuk iu janë realizuar. (AMPJ viti 1989, dosja 1219, Informacion i Mihal Gjikës në Misionin e Shqipërisë në OKB, dërguar MPJ mbi veprimtarinë propogandistike kundër Shqipërisë në Amerikë, Njy Jork , 16 qershor 1989) Edhe Traktati i  Miqësisë që është arritur më 1996 mes qeverisë greke dhe asaj shqiptare nuk ka një formulim të qartë për kthimin e pronave për çamët. Në planin politik që atëherë e deri më sot ky Traktat nuk ka qenë dhe nuk është ende një Urë e fortë juridike për të zgjidhur problemin çam në kushtet e reja të politikës ballkanike e atë evropiane.   Në rrjedhojën e këtij problemi shumë të mprehtë që përcakton  edhe gjeopolitikën e sotme shqiptare duhet thënë se argumenti i përdorur nga qeveria greke  jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe më vonë është se “ ata, çamët, ishin bashkëpunëtorë të nazizmit” Si pasojë e këtij cilësimi që përbën një krim të vërtetë të ri pas atij që iu bë atyre në vij 1944-1945 është edhe persekutimi politke ndaj tyre në një kohë kur vetë shteti grek ka kryer genocid edhe kundër njerëzimit në dëm të çamëve.      

    nga Namik Selmani

     

     

    VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM...

     

  • PSE QYTETET PLAVE E GUCI NUK FLASIN ME SHQIP

    PSE QYTETET PLAVE E GUCI NUK FLASIN ME SHQIP

        Nje komentues i shkrimeve te mia kohe me pare e bente kete pyetje: "Pse nuk deshirojne te flasin shqip sot ne Plave e Guci? Kete pse nuk e sqaroni? Nuk mund te thuash se jane nen presion" ! _ LISUS I VJETER (Portali i gazetes "Nacional",korrik 2012.)   Keso pyetjesh koheve te fundit mund te lexojme edhe neper gazetat tjera qe botohen ne Prishtine e ne Tirane. Cka do te thote se vec tani Shqiptaret i  kane "zbuluar " keto dy qytete shqiptare qe dikur quheshin "Koka e Shqiperse ". S'kane ditur asgje per to me perpara ?!   Pergjegja do te ishte kjo: Qe nga koha e Nemanjiqeve  dhe sundimi i tyre i paskrupullt ka filluar asimilimi i Iliro-Arbereshve dhe shnderrimi i tyre ne sllav. Presioni ka qene shume i madh. Cdo shqiptari te fese katolike qe nuk pranonte me hy ne fene pravosllave (sllavo-orthodokse) i’a vizatonin ne ball nje pike te zeze (zhigun - thonin ata ) si shenje se kush te doje, mund t’a vriste! Kete e deshmon edhe Selami Pulaha kur thote: "Duke pasur parasysh faktin se shqiptaret autokton te ketyre trevave, nen presionin politik e fetar te shtetit e te kishes serbe, kane qene te detyruar te marrin emra sllav dhe fene e tyre". (Shih.lib.S.Pulaha: Sanxhaku i Shkodres...) Cka do te thote se shume shqiptar te asaj treve e jovetem te saj, u shendrruan ne sllav-ardhacak. Sic ishin psh: Vasoviqasit, Kucet, Palabardhet, Shalianet e Velikes etj.(Lexo librat e E.Durham...) Dhe sot te njejtit jane me malazez se ata te Cetinjes, bile koheve te fundit po e quajne veten Serb! Me vone nje pjese e ketyre "sllaveve te rinj", pas ardhjes se Turqve ne Ballkan, kalojne ne fene islam dhe vajzat e tyre qe folnin sllavisht fillojne te martohen me djem shqiptar poashtu t'islamizuar. Nje martese e tille Shqiptaro-sllave i’a ndrronte gjuhen krejte nje familje deri atehere Shqiptare! Krejt familja folnin serbisht per hater te saj, e mos te flasim per femijte e saj. Pra kjo gjuhe (sllave) ka depertuar ne shume familje shqiptare te Plave-Gucise qe nga koha osmane,ne mase te kufizuar kuptohet. Pas okupimit malazez te ketyre dy qyteteve, me dhune u’a ndrruen fene (edhe kombesine) 12.000 Shqiptareve. (Lexo lib.tim "Krahina e Plave-Gucise neper shekuj"N.Y.1993.) Hoxha me i njohur deri atehere i Plaves: Mulla Hajra-Bashaj u shendrrua ne Ballsha Ballshiq dhe edhe sot pasardhesit e tij jane serb dhe i bene krimet me te medha ne keto ane! Ndersa kusherinjte e tij me origjine nga Shkodra sot e quajne vehten "Boshnjak" Kush nuk pranoi me ndrrue fene ato dite te marsit te vitit 1913 e derguan ne "strelishten"e Qafe Previse ku ne nje varr masiv gjinden edhe sot e kesaj dite eshtrat e 700 Shqiptareve nga kjo krahine per te cilen s'po kujdeset me askush, bile as ata pak shqiptare qe kane arritir t’a ruajne gjuhen shqipe aty... Pra ne Plave-Guci ndodhi Srebernica shume me pare se ajo ne Bosnje. Askush s’e permend s'pakut ne kete 100 vjetor te Pavaresise se Shtetit tone! Sigurisht se nuk don me i prishe BIZNISET qe i kane me Gjukanoviqin, apo jo??? Nje masaker tjeter ndodhi ne vitin 1919,ku pervec 700 vetave qe u masakruan edhe 3000 te tjere u perzune ne Shoder ku pasardhesit e tyre ndodhen edhe sot: ne Shtoj. Gurze e shume fshatra te rrethit te Durresit. Gjate sundimit te Karagjeorgjeviqeve as qe guxoje me thene se je Shqiptar, po musliman, turk apo disi tjeter. Vec shqiptar jo. Bile ishte veshtire me mbijetue po s’e pate nenen apo gruan "boshnjake" apo shkine!!!   Erdhen edhe Komunistet e na bene cirak. Pasi i vrane te gjithe ata qe kishin nje fije nacionalizmit ne dejt e vet e vendosen perseri kufirin shqiptaro-shqiptar duke e ndare kete krahine ne dysh e duke e ndaluar cdo kontakt me shqiptaret e Shqiperise se cunguar. Posa u martojshe me sllave te priste vendi i mire i punes dhe benificione te tjera. Pra asimilimi me i madh ka ndodhur gjate kesaj periudhe. U zhduken familjet me zemedha te saj: Ferrajt, Rexhepagajt, Shahmenajt, Sharkinajt etj.  te Plaves dhe Omeragajt, Nikocajt e shume te tjera te Gucise e jovetem te tyre. Sot me u thene Shqiptar ti nxierrin syte! Jane "Musliman" ose "Boshnjak"! Pra asimilimi me i madh ndodhi pas vitit 1948, kur hermetikisht u mbyll kufiri me Shqiperine. Vetem Vuthajt e Martinajt i rrezistuan keti tmerrit, duke u martuar ne mes veti e me vone pas fillimit te shkollimit ne Kosove pasi s'kishte shkolla te mesme shqipe, martohen edhe me shqiptare te Kosoves. Por me emigrimin e tyre, qe nga fundi i viteve te 60-ta, ne SHBA e gjetiu mbeti vendi thate. Mbeten pak asi qe sot flasin shqip. Ne Guci e Plave pothuajse asnje. Ka me pakice neper fshatra.   Bjen pyetja: Si te mbahet kjo krahine Shqiptare? Pasi vec ka shkuar ne zgrip. Qeverite tona, ne Prishtine e ne Tirane, duhet te ndihmojne: t’a ndertojne rrugen Decan-Plave-Hani i Hotit. Dhe Guci-Podgorice. Do te vershojne gjithandej pervec vendasve te kthyer nga mergimi edhe shqipteret nga Kelmendi i Gurit, Tropoja e Decani. Do te lulzojne bizniset e jeta perseri...   Te shohim. sa patriot i kemi udheheqesit tone... Dhashte Zoti e vijne ne vehte...!!!        

    nga Rexhep Dedushaj

     

  • KAPEDAN - O XHA SULO SA VJEC JE?

    KAPEDAN- O XHA SULO SA VJEC JE?

       Albert Verria në botimin e tij :"Rrëfim paradoksal". Si është e mundur qe ky artist te ndërroj lëkuren e moshës duke kapërcyer gati 40 vjet?   1.  Albert Vërria artisti i madh  ,ndryshe :”xha Sulo “ te “Kapedani”  ka pasur frymëzimin e madh të kohë lindjes. Ajo zihet nga koha e mëmzonjës. I lindur në qytetin e Fierit më 3 shtator 1936 origjinë nga Voskopoja, ndërkaq në vitet 1956 – 1959 shkollohet zooteknik,punon teknik ndërzimi, përfundon shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963)emërohet aktor në Teatrin e Vlorës, ndonëse  në moshë fare të re shkëlqen me kryerolin e xha Sulos tek Kapedani duke luajtur rolin e një 70 vjecari. Në  vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.Me një galeri të pasur artistike rolesh ,ky artist i madh i skenës doli para lexuesit me rrëfimin autobiografik  :"Rrëfim paradoksal". 2. Duke skanuar këtë përvojë të pasur artistike ,në  sallën  e Universitetit "Pavarësia" Vlorë ,organizuar nga : Klubi i Shkrimtareve "Petro Marko, Universiteti "Pavarsia", Biblioteka publike e qytetit të Vlorës  "Shevqet Musaraj"u krye, promovimi i librit  i aktorit"Rrëfim Paradoksal". Në sfond shfaqet video me regjistrime nga jeta artistike e artistit te popullit Albert Verria. Myrteza Mara-Kryetari i Klubit "Petro Marko" tha : Ne kuadër te 100 Vjetorit te Pavarësisë-ditëlindjes se Madhe te Kombit, Klubi i Shkrimtareve 'Petro Marko", organizojnë këtë takim promovues te librit autobiografik "Rrëfim Paradoksal" te* Artistit te Popullit, Albert Verria. Është një kontribut për historinë dhe memorien e kombit, pa te cilën nuk ecet përpara. Ndihem i nderuar te flas për je nga ikonat e artit ashtu si ndihemi edhe me fat ,që jemi bashkëkohës te këtyre gjiganteve, te cilët iu përgjigjën apelit te kohës duke qene ne ballin e ndritur te saj! Albert Verrine e njohim te gjithë, atë do ta njohin edhe ata qe nuk kane lindur. Breza me radhe do njihen nëpërmjet veprës e tij dhe do pyesin: Ku e ka gjetur gjithë këtë fuqi ky gjigant qe ka lëvizur neper rolet e dramave, komedive e tragjedive te jetës sikur t'i ketë jetuar vete? Si është e mundur qe ky artist te ndërroj lëkuren e moshës duke kapërcyer gati 40 vjet njëherësh e te na jap një Kapedan te pavdekshëm?...Këto e shume te tjera si këto pyetje do i gjeni tek libri qe kemi sot ne duar. Tek ky libër qe është krejt i veçante si nga forma dhe nga struktura e rrëfimit. Është një libër i redaktuar me shume dashuri, përgjegjësi, respekt e profesionalizëm nga Josif Papagjoni. Nga forma libri duket si një ekran ku mjafton te shfletosh dhe do ndjesh kënaqësinë e te soditurit te roleve te interpretuara nga Artisti i Madh Albert Verria!Nga përmbajtja nuk ka nevoje për koment!Albert Verria bën hije në dy shekuj, por vepra e tij ne fushën e artit te aktrimit do kapërcej kufijtë e imagjinatës. 110 role te ndryshme janë si një buqete e madhe me lule ne prag te Jubileut te Madh te Pavarësisë! "Berti bën pjese tek ajo gjenerate artistesh te cilët na shfaqen si deshifrues te kodeve ekzistenciale te njeriut dhe organizimit social, si frymëzues te shpirtit dhe apelues te shpatës-kështu shkruan Prof. Josif Papajorgji ne pasthënien e librit! Prof. Dr.Bardhosh Gace,mjeshtër i madh referohet këtij botimi duke u shprehur::Albert Verria -Ikona e artit dhe kulturës bashkëkohore shqiptare: Fryma biblike e rrëfimit shqiptar u shfaq se pari në krijimtarinë e rilindësit tonë të madh Kostandin Kristoforidhi e më pas në rrëfimet e Papa Kristo Negovanit, të cilët në krijimtarinë e tyre, ringjallin botën shqiptare të kohës, me tablo te gjalla nga jeta. Kjo frymë e shkrimit biblik, ku ndjenjat dhe përjetimet  përjetohen me përsiatje e filozofime, pati ndikimin e vetë edhe tek mjaft autorë te tjerë, por frymën e saj e shohim edhe ne veprën me te re të "Artistit te Popullit" Albert Verria në botimin e tij "Rrëfim Paradoksal".Albert Verria kjo ikone e artit dhe e kulturës bashkëkohore tashme ka vendin e vet ne teatrin dhe kinematografinë shqiptare.Ashtu si mjeshtrit e mëdhenj; Mihal Popi, Nairn Frasheri, Sander Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Birge Hasko, Timo Flloko e mjaft te tjerë, personaliteti i tij artistik krijoi një galeri te tere personazhesh, afërsisht 90 role ne teatër dhe 40 role ne" kinematografi. Ne individualitetin artistik te Albert Verrise, edhe mendimi kritik e studimor ka nxjerre ne pah një sere tiparesh e veçanërisht te cilat kane te bëjnë me mjeshtërinë e tij aktoriale, e cila ka përvijuar tipa ekaraktere nga me te spikaturit, të cilat veprojnë e marrin jetë nëpërmjet veprimet, mimikës,përshtatjes organike,shpotive e gjesteve alegorike, duke përcjelle një plastikë te jashtëzakonshme. Portreti dramatik alegorik e komik, i këtij artisti të shquar, shprehet edhe ne një aspekt tjetër te qytetarisë shqiptare, i ngulitur thelle ne kujtesën njerëzore, ai njihet e thirret nga te gjithë here si xha Sulua, Solli Lili, Kaporal Pelegrini, Nuri Beu, Kopi, e mjaft te tjerë, ku veset,mburrjet, hiletë, dredhitë, pabesitë, shtimet apo poshtërsitë, bëhen objekt qeshjeje e përqeshjeje e grotesku, duke përcjelle një bote te thelle psikologjike dhe estetike. Përmes mjeteve artistike dhe intuitës se tij aktoriale, Albert Verria, shpesh përjeton e zbërthen karakterin e personazhit dhe ne këtë rast përflaket prej fytyrës se tij artistike, behet mjeshtër i detajeve e përgjithësimeve, ku lëvizjet, gjestet, veshja, tinëzia, mashtrimi, zhgënjimi, nen veprimin realist aktorial, edhe pse here-here me pamje surrealiste dritësojnë shpotite dhe humorin e holle duke përcjellë mesazhe artistike e filozofike, qe te futin ne mendime te thella. Ne tere veprimtarinë e tij aktoriale, mjeshtri i artit shqiptar A. Verria është karakterizuar nga vullneti i hekurt, pasioni i çuditshme dhe këmbëngulja, por mbi te gjitha, tipareve dhe veçorive të rolit, i cili përherë ka jetuar brenda aktorit, si pjese e botes universale njerëzore. Duke shfletuar faqet e këtij libri "Rrëfim paradoksal", Albert Verria na shfaqet aktor me talent të rrallë, por edhe prozator magjepsës, ku narracioni i tij,zbulon përpara lexuesit një botë të panjohur, nga vatra familjare mbushur romantizëm, ne udhët e jetës e pasionit e deri në skenat e teatrit e të kinematografisë. Ashtu si Petro Markoja ne rrëfimin e tij si një bisede të gjatë me vetveten, Albert Verria e kendveshtron jetën e vet disi nga larg, për t'u bere me i afërt ne zbërthimin e tablove, ngjarjeve e karaktereve, ne veten e trete.Vete fëminia e aktorit, në gukat e brigjet e Fierit,në pllajat e Apolonisë, mes botes mitike e arkeologjike, besoj se ka qenë frymëzimi i pare i tij për te zbuluar ne" vetvete teatrin antik ilirik, si një shushurime te përhershme ne shpirtin e tij. Vetë skulpturat e bardha të Apolonisë pranë Odeonit, i lëviznin nëpeë ëndrra me fytyra aktoresh e tragjedianesh, me ushta e shpata, nëpër drama e poema ilirike. Fantazia e tij kridhej nëpër portrete aktoresh me mbretër, princa, heronj e njerëz modern, mes thënieve filozofike ,dhe ai flatronte si Dedali i qëmotshëm duke recituar e ligjëruar neper shkallet e gurta antike. Nga shkallët e gurta , nga ai roli i vogël (që i dha mësuesi  në shkolle, ai ngjiti shkallët e auditorëve përballë portretit te Aleksander Moisiut duke dëgjuar pedagoget e tij: Kujtim Spahivoglin, Andrea Malo e Niaja Tifrenova duke u përhumbur mbas monologëve, dialogëve e përfytyrimeve, ku nxirrte krye talenti i tij aktrimi.Duke ligjëruar me vetveten, në faqet e këtij libri, rrëfimi rrjedh në raportet e vetes e pas vdekjes, duke krijuar imazhet e portretit të vet qysh nga galeria e personazheve e deri te fiksimi në një ekspozite fotografike. Në kapitullin :"Kush qesh vdekja apo njeriu", artisti i madh zbërthen universialitetin e jetës njerëzore, fatin dramatik të njeriut mes dashurive, dhimbjeve e gëzimeve të veta.Në kuptimin filozofik dhe estetik, analizon raportet e artistit me jetën, zhgënjimet dhe tragjeditë që ka pjellë jeta, ku nxjerrin krye te poshtrit,mashtruesit e tiranet,ku "historia përsëritet e përsëritet si një karusel".Është kriza e identitetit kjo, që shpesh në shoqërinë njerëzore ka sjelle drama të mëdha, ku përherë ndeshen e mira me të keqen. Dhe kuvendimi i Albert Verrise me artin antik vazhdon edhe në kapitullin: "Nga mugujt e shekujve", ku ai është ushqyer me këtë art të madh, me profilin e personazheve si dhe mesazhet filozofike e estetike,qq i përcillen kohërave moderne. Kali i Trojës, endet sot përsëri neper qiejt e Evropës.Albert Verria, në dialog me veten përherë ne kërkim te artit të vërtetë, prandaj edhe ne faqet e këtij libri ai kuvendon me mjeshtra te mëdhenj nga qiejt biblike ne jetën tokësore, dialogun me xha Sulon, hijen e zeze të plakut të bardhe,Halil $hkozen, Nafizin, Hibrikun, Lecke Kabashin, imazhet e të cilëve janë të gjalla,të interpretuara me sarkazëm e shpoti, dhe mjeshtëri të rralle autoriale. Në romanin e tij "Rrëfim paradoksal" Artisti i Madh Albert Verria dëshmon edhe një fakt tjetër, kulturën e thelle që ai ka përftuar duke përcjellë në  këtë vepër letrare jetën e tij me një botë. Clirim Hoxha-Drejtor i bibliotekës publike “Shefqet Musaraj” Vlorë:” Gjate jetës njeriu ka shansin të tregoi se sa vlen, pasi jeta është e shkurtre, vetëm një segment rrugor. Pikërisht gjatë ecjes ne këtë segment njeriut i bie fati të njoh njerëz te rinj,të moshave,karaktereve dhe profesioneve te ndryshëm.Ky fat me ka rënë edhe mua, pasi gjatë udhës neper këtë segment rrugor kam patur fatin të njoh një nga legjendat e teatrit dhe kinematografisë shqiptare Artistin e Popullit Albert Veria, këtë bashkëkohës të Kadri Roshit, Sander Prosit, Sulejman Pitarkes, Violeta Manushit, Ndrek Luces, Tinka Kurtit, Liza Laskes e shume e shume artisteve të mëdhenj te këtij kombi. Berti nuk është i qete kur shikon se mosha kalon dita ditës dhe ai nuk po thirret serish për të tregua se ka ende personazhe të pashkruara, apo edhe te shkruara qe flenë brenda qenies së tij, që regëtijnë në pritje të një ftese, për të shpalosur ato vlera të qenësishme, që ky aktor i madh mban brenda genit të tij shqiptar. Bota është e madhe, por është edhe e vogël sa një kërthizë për shkak të zhvillimit të teknologjive të komunikimit dhe informacionit.Pikërisht përmes këtij zhvillimi ne kemi sot në shtëpitë tona madhështinë e aktrimit te Albert Verise.Me është bere shprehi edhe për shkak te natyrës time te humorit non stop qe fsheh brenda vetes, por qe pak kush e di qe e zotëroj, se, hera-herës kur kthehem ne shtëpi, apo kur qëndroi ne mjediset e saj përdor batutat e artistit te madh Albert Veria .Kur kam për shkak te ndonjë paqartësie, unë përdor batuten e xha Sulos. "Me cilin sy e pe ti more, me atë me xham, apo me kete pa xham". Ose, ose, i them ndonjëherë me shaka (por serioz): E more vesh? Jo, ma kthen ajo me kuriozitet. "Kanë vrare Kapural Pelegrinin", i them unë. Ose, ose, me je bere si "Soli Lili", është një tjetër batute e Beritit, apo "memecit i erdhi goja" etj. Ky është Albert Veria, që nuk na ndahet këmba këmbës . Është madhështia e këtij aktori te papërseritshëm, e këtij mjeshtri te skenës dhe ekranit, që nuk mund të ri i qetë pasi do na ngacmoi ndërgjegjen hera-herës me veprimtari te tilla mbresëlenëse. Pas çeljes së ekspozitës me fotografi, që na ngjanin si piktura, mbarsur me personazhe nga bota e tij e kinemasë, Albert Veria vjen sot me librin e tij të rende dhe luksoz "Rrëfim paradoksal", i cili ka pare dritën e botimit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Rrëfim paradoksal ne veten e pare, te dyte, te trete?! Ç’ka dashur Albert Veria të na tregoi me këtë rrëfim, me këtë dialog mes te dyja boteve qe përjeton njeriu?! Kuptohet, Albert Verria bashkëjeton me personazhet e tij. Ai u flet atyre, i pyet se ku gjenden tani, se a e mbajnë mend kur kishte veshur lëkuren e tyre dhe sillej rrotull ne skena dhe sheshe xhirimi, duke i bere ata te vuanin, te ndëshkonin, te ngërdhesheshin dhe te vdisnin me qellim qe te na përcillnin neve opinione dhe botëkuptime, emocione dhe mesazhe, hera herës edhe paradoksale...Albert Veria i kërkon personazhet e tij edhe ne boten e përtejme, mes galerive te errëta te tokës. Ai i takon ata përmes imagjinatës se tij te shprehur dhe u kërkon që ta presin një dite, ndoshta të largët, pasi ai atje do te shkoi, mes tyre ndoshta...Rrëfimi i Albert Verise është i gjate. Ai ecën pa u ndalur mbi shinat e historisë se Shqipërisë moderne dhe na e dëshmon këtë pjesëz te historisë në mënyrë paradoksale, fal punës vigane te redaktorit, mjeshtrit Prof. Dr. Josif Papagjonit.Albert Veria, ky kaubojs tinzar, pasi unë kam bindjen se Berti e ka ëndërr te luaj një film Uester ne Hollivud, pasi bota e tij e madhe e talentit është gati në çdo çast të na dëshmoj pafundësinë e saj të galerisë së tipave dhe personazheve, që presin në arkivat e trurit dhe shpirtit të tij endacak.Rrëfim paradoksal është një testament brilant, qq Albert Verria u le brezave, si një dëshmi e madhështisë se tij aktoreske, si një mesazh qe vjen nga yjet për te shkuar se bashku me Bertin përsëri tek yjet. Në këtë veprimtari diskutuan aktorët Jorgaq Tushe,Ilirjan Ali,shkrimtari Eqrem Canaj,kryetari i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika dhe vet aktori i madh Albert Vërria.  3. Rolet e në filmat shqiptarë:Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani,Trapi i Vjetër (2005), komedi. Misioni përtej detit - (1988).Në emër të lirisë - (1987).Rrethimi i vogël - (1986).Melodi e pandërprerë - (1985).Ditë të qytetit tim - (1982) (TV).Goditja - (1980) (TV).Përtej mureve të gurta - (1979), babai Asimes. Koncert në vitin 1936 - (1978), Nuri Beu. Nga mesi i errësirës - (1978)I treti - (1978), Saliu.Thirrja - (1976), Lec Kabashi. Në fillim të verës - (1975) , Kaporal Pelegrini. Shtigje të luftës - (1974), Jani Ferra. Shpërthimi - (1974) xha Kasemi. Brazdat - (1973), babai Ademit. Operacioni zjarri - (1973), Hiluku. Kapedani - (1972), xha Sulo.Kur zbardhi një ditë - (1971), Bakalli..I teti në bronz - (1970), Alo. Përse bie kjo daulle - (1969), i dehuri Kapedani Përshkrimi: Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë "të drejtat" e tij në Tiranë, ku miku i tij, Ropi, punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë, por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.Bashkëpunëtorë: Ilia Terpini, Shyqyri Sako, Marika Vila, Xhevat Behri. Aktorë: Albert Verria, Nikolin Xhoja, Flora Mërtiri, Zagorka Shuke, Ismail Zhabiaku, Petro Duka, Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrie Ahmeti, Ferit Gjevori, Haxhi Sejko, Melpomeni Çobani, Dario Llukaçi, Fatbardha Lalo, Rauf Pojani, Valbona Simixhi, Reshat Arbana, Saimir Kumbaro, Meropi Xhoja.Vlerësime: Në nëntor 1979 me rastin e 35 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, aktori Albert Verria nderohet me Çmimin e Republikës të Klasit të I për rolin e xha Sulos.Regjia: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo.Skenari: Skënder Plasari.Muzika: Tasim Hoshafi Producent: Shqipëria e Re.Viti: 1972.Kohëzgjatja: 89 min      

    nga Gezim Llojdia

  • Akmi (puçrat e fytyrës)

    Akmi (puçrat e fytyrës)

        Shënjat që mund që mund të krijojë në lëkurë akmia përthahen ngandalë dhe shumë herë ndërsa disa ikin,atëhere shfaqen përsëri në vendin e tyre ose në ndonjë vend tjetër.           Eshtë një gjëndje e papëlqyeshme dhe shumë herë antiestetike.Shënja të zeza,puçra dhe si mund t'i quaj ndonjë,është përfundimi i një gjëndje që quhet akmi.   Shkaqet që mund të shkaktojnë akmin janë kryesisht disa ndryshime ormonike që ndodhin brënda në organizëm,kryesisht në adoleshencë,por dhe në moshë të ritur.Analog me seriozitetin e saj, akmia mund të shkaktojë shumë herë probleme sentimentale dhe psikologjike.Akmia është kryesisht tre tipe,analog me seriozitetin e simtomave:    
    Akmi e butë.    
    Akmi mesatare me skuqje.    
    Akmi me skuqje dhe qelb.       Prodhimi i ormonit tetosteron shkakton në gjëndrat që gjenden rreth rrënjës së qimes prodhimin e një sasie të madhe të smigmës.Smigma është një substancë me dëdësi të madhe në lëndë yndyrore.Ato lëndë në pëzierjen me prodhimin e shumtë të qelizave të vdekura në sipëfaqen e lëkurës shkaktojnë bllokim të poreve të lëkurës dhe çojnë në zhvillimin e vatrave të mikrobeve.Në fillim shikohen një ose më shumë fryrje për arsye të bllokimit-të rënjës së qimeve të cilat shfaqin një flluckë të bardhë në majë,kur ato bllokime vinë në sipërfaqe të lëkurës bëhen me ngjyrë të errët dhe quhen >.   Puçrat janë të fryra dhe të kuqe me flluckë të bardhë në majë dhe shfaqen kur zona është e infektuar nga mikrobet.Ajo pamje në vazhdim mund të zhvillohet në shtimin e fryrjes dhe në vazhdim krijimin e kisteve nën sipërfaqen e lëkurës.   Kundër koncepteve të trashëguara,akmia nuk duket të ndikohet nga lloji i ushqimit,nuk shkaktohet gjithashtu nga papastëtitë e mundshme në atë zonë të lëkurës.Mund të shkaktojë një infeksion lokal,por jo akmi.Kur fytyra pastrohet me produkte të ashpra mund të acarojë lëkurën dhe të bëj më keq akmin.Përveç faktorit ormonik shfaqja e akmis mund të varet dhe nga:   a-Në marjen e ilaçeve dhe të kortizonit në vite.   b-Në përdorimin e kozmetikës jo të përshtatshme për lëkurën.   c-Në historikun familjar.   d-Në fërkim (p.sh në rrobat e ngushta) apo presioni në ato pjesë të lëkurës nga pajisje që shkaktojnë ritje të temperaturës.   e-Në klimën e nxehtë dhe të lagësht.   F-Në stres, që siç tregojnë shumë studime të fundit, gjithashtu mund të çojë në shfaqjen e simtomave të akmis.           Kujdesi i lëkurës dhe terapia e akmis   Pas shfaqjes të simtomave të akmis,veprimi juaj i parë është të veni në farmaci sa më shpejt dhe të kërkoni këshillën e farmacistit.Analog me seriozitetin e gjëndjes farmacisti do t'ju propozoj:   1 -Përdorimin e një ilaçi të posaçëm për pastrim të butë të lëkurës,posaçërisht për lëkurë me akmi ose prirje për akmi.   2-Ilaçe plotësuese për largimin e smigmave të tepërta,pra të mos keqësohet problemi.   3-Ilaçe të dobishme që largojnë qelizat e vdekura në sipëfaqe të lëkurës,pra të mos shkaktohet bllokim i rrënjëve të qimeve.   4-Krema që ushqejnë lëkurën dhe njëkohësisht ruajnë lëkurën nga shkaqet që shkaktojnë akmi.   Nëqoftëse akmia keqësohet,atëhere farmacisti do t'ju këshilloj të kërkoni ndihmën e një doktori specialist.Në këto raste duke marë parasysh dhe ilaçet që ju rekomandoi farmacisti doktori do të jap:   1-Antibiotik lokal ku në kombinim me ilaçet e largimit të smigmave dhe të qelizave të vdekura përballojnë infektimin dhe të drejtojnë në terapi.   2-Në rastet më të rënda mund të jepen antibiotik nga goja për një periudhë të caktuar që do të përcaktoj doktori.   3-Ilaçe me prejardhje të vitaminës A,të cilat ndihmojnë në uljen graduale të infektimit të akmis me kiste.   4-Në disa raste mund të përdoren ilaçe antisiliptike (ilaçe që përdoren për shmangien e shtatzanisë) në gra me akmi këmbëngulse.   5-Gjithashtu përdorimi i rezeve Laser dhe bimoterapia ndihmojnë në përballim e akmis, duke shkaktuar uljen e prodhimit të smignave dhe asgjësimin e mikrobeve që shkaktojnë infeksion të rëndë.           Kujdesi paraprak i lëkurës me prirje të akmis   Kujdesi paraprak përmban:   1-Larje jo më shumë se 2 herë në ditë,duke përdorur një pastrues të përshtatshëm.   2-Përdorimi i produkteve që largojnë smigmata.   3-Mos përdorni Make up të rëndë që mund të çojë në bllokimin e poreve të lëkurës.Në farmaci mund t'ju ndihmojnë të zgjidhni tipine përshtashëm për lëkurën tuaj.   4-Pastroni Make up përpara se të flini gjumë.Mbajtja e tij në lëkurë gjatë periudhës së gjumit shpejton dhe keqëson simtomat ekzistuese të akmis.   5-Vishni rroba të rehatshme dhe jo të ngushta që shpatulla dhe gjoksi të mos të acarohen nga fërkimi dhe nga shtypja.   6-Bëni dush patjetër pas gjimastikës apo nga një veprim intesiv.   7-Meqënëse ekspozimi në diell mund të keqësoj simtomat e akmis si dhe të efekteve anësore të ilaçeve që pëdoren,atëhere mund të pyesni farmacastin si të veproni.   E para që mund të bëni është që të shmangni sa të jetë e mundur ekspozimin në diell dhe sidomos orët me diell të fortë.Nëqoftëse duhet të dilni jashtë apo të shkoni në det,atëhere duhet të përdorni një kremë kundër diellit me tregues të lartë mbrojtje.Meqënëse në lëkurët me akmi apo ato me prirje nuk mund të gjitha përdoren kremat kundër diellit kërkoni nga farmacisti t'ju ndihmoj që të zgjidhni kremën e posaçme përlëkurën tuaj.Make up si dhe krema kundër diellit duhentë pastrohen me kthimin në shtëpi.Akmia është një gjëndje e bezdishme dhe e papëlqyer e lëkurës ku mund të përballohet me sukses.    

    nga Thoma Duka

  • Nacionalizmi Grek - në fokusin a marrëdhenieve me Shqipërinë ...

     Nacionalizmi Grek

    në fokusin a marrëdhenieve me Shqipërinë

     

    rreth librit te Bledar Meti-t

       

     

      Ēshtё pёr t’u  pёrshёndetur fakti qё ҫёshtja e marrdhёnieve Shqipёri-Greqi nё bazat e marrdhёnieve nacionaliste po trajtohet nё qarqe akademike brenda dhe jashtё Shqipёrisё. Nё Shqipёri kjo ёshtё njё ҫёshtje tepёr e rёndёsishme bashkёkohore ku shumё shpesh ёshtё nё qendёr kryesore tё mediave vizive dhe tё shkruara. Autori Bledar Meti duke u ndodhur jashtё influencave tё pёrditёshme gjatё kёtyre dhjetё viteve tё fundit dhe duke reflektuar nga pёrqasja moderne, dhe shkencore ndaj kёtij problemi nё librin e tij ai sjell njё analizё serioze dhe realiste nё pёrshkrimin e kёsaj ҫёshtje dhe nё natyren dhe veshtirёsitё qё kjo temё paraqet.   Ka shumё pika pёr diskutim si nacionalizmi grek, influenca greke nё ekonominё shqiptare, ҫёshtja Ҫame, pretendimet territorial greke dhe integrimi i Shqiperisё nё Bashkimin Europian. Gjithё kёto ҫёshtje tё pёrmendura mё sipёr , a do ndikojnё nё integrimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Europian dhe sa do ti kushtojё ky proces Shqipёrisё? A do marrё drejtim zgjidhje ҫёshtja Ҫame? Si i kanё pёrballuar dhe si do i pёrballojnё klasat e ndryshme politike Shqiptare kёto presione tё jashtme? Libri pёrpiqet tu japё pёrgjigje kёtyre pyetjeve, duke identifikuar dhe analizuar tё kaluaren, tё tashmen dhe tё ardhmen me gjithё problemet dhe sfidat qё kanё lёnё pas dhe ato me tё cilat pёrballen dhe do tё pёrballen nё tё ardhmen. Autori gjithashtu bёn dhe njё analizё faktorёve tё brendshёm dhe tё jashtёm, natyren dhe rolin qё aktorёt ndёrkombёtarё luajtёn. Ai nё fund tё librit argumenton qё procesi i integrimit tё Shqipёrisё nё Bahskimin Europian mund tё jetё njё ndёr proceset mё tё rёndёsishme pёr tё mbyllur kapitullin e pretendimeve territorial tё Greqisё ndaj Shqipёrisё dhe pёr ta ҫuar ҫёshtjen Ҫame nё institucione ndёrkombёtare ku dhe mund ti jepet njё zgjidhje pёrfundimtare.   Libri ёshtё bazuar nё njё bibliografi tё pasur, libra e studime, informacione, artikuj e analiza nё median e shkruar dhe elektronike (shqiptare dhe tё huaj), dokumenta dhe raporte zyrtare tё organizatave dhe institucioneve ndёrkombёtare. Fakti qё autori u lind dhe u rrit nё Shqipёri por gjithashtu dhe qё jetoi jashtё territoreve ballkanike nё dhjetё vitet e fundit, e vё autorin nё njё pozicion ku arrin ta shikojё kёtё ҫёshtje nё tё dy prespektivat, nё atё tё brendёshme dhe atё tё jashtme. Gjithashtu gjatё ndjekjes sё studimeve nё Britaninё e Madhe, Bledari studio lёndёn e nacionalizmit e cila qe njё lloj frymёzimi dhe rriti eksperiencen e tij nё analizimin e ҫёshtjes sё nacionalizmit.   Ky botim ёshtё njё kontribut i rёndёsishёm nё pasurimin e literaturёs shqiptare dhe atё tё huaj mbi njё seri ҫёshtjesh pёr disa arsye. Sё pari Shqipёria ёshtё njё nga vendet mё pak tё studiuara ndryshe nga vendet e tjera ballkanike. Sё dyti libri fokusohet nё nje subjekt, i cili nuk  ёshtё vetёm thjesht bashkёkohor, por gjithashtu njё ndёr ҫёshtjet prioritare pёr Shqipёrinё. Sё treti ky ёshtё njё pasurim, nga kёndvёshtrimi akademik nё rang kombёtar dhe ndёrkombёtar. Sё fundmi ky libёr shёrben pёr ndёrgjegjёsimin e komunitetit ndёrkombёtar mbi ҫёshtjen Ҫame dhe atё Shqiptare nё pёrgjithsi.  

                                                                                                                                                    Prof. Mikel Pjetrushi

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

      Parathënie Ky projekt ka si qëllim të ekzaminoje efektet e nacionalizmit grek në marrëdheniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në mënyre që të vazhdoj më tej për të trajtuar këtë temë, është e nevojshme që së pari të fokusohemi në teorinë e nacionalizmit ku nacionalizmi vetë është një çeshtje e kontestueshme dhe më pas të aplikojmë llojet e nacionalizmit që janë më të përshtatshme për këtë rast. Një analizë mbi nacionalizmin grek në përgjithësi do të bënte më të qarta ngjarjet e mevonshme që kanë ndodhur mes këtyre dy vendeve gjatë periudhave të ndryshme dhe vaçanërisht në nëntembëdhjetë vitet e fundit. Analizimi i mediave do jetë një tjetër ilustrim që do të bëje me të qartë argumentin.   Prezantim Cilat janë temat kryesore që adreson ky projekt? Nacionalizmi është një fenomen i moderniteit të vonë i cili lindi gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX. Projekti ka si qëllim të ekzaminojë nacionalizmin grek në fokusin a marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, së pari duke përkufizuar nacionalizmin edhe pse një çeshtje e kontestueshme. Duke analizuar këtë topikë ka shumë aspekte dhe nën çeshtje që duhen eksploruar dhe një interes të veçantë paraqet fakti i krijimit të kombeve-shtete dhe ilustrimev të ndryshme që shumë shkollarë të ndryshëm kanë dhenë. Identiteti kombëtar është një tjetër aspekt që vlen të përmendet brenda teorisë nacionaliste. Duke u përqëndruar në këtë rast studimi, marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, atëherë është e rëndësishme që të shikojmë llojet e nacionalizmit që janë relevante dhe të përshtatshme për këtë rast. Së dyti, është thelbësore të bëjme një përshkrim të shkurtër të nacionalizmit duke filluar me periudhën e hershme të Megalo-Idese (Ideja e Madhe). Është shumë e rëndësishme të analizohen qellimet e kësaj ideje. Ne kapitullin I, teoria nacionaliste permes ilustrimit të llojeve të ndryshme të nacionalizmit do të shpjegojë zhvillimet e ‘Magalo-Idese’. Sipas planit të ‘Megalo-Idese’, Greqia në aspektin territorial do të ishte më e madhe se Greqia e sotme, duke zgjeruar kufijtë e saj, por fokusi i këtij projekti është rreth pretendimeve që Greqia ka kundrejt territoreve Shqipëtare në jug të vendit. Argumenti në kapitullin e II lidhet me faktin se deri në çfarë mase i përmbush Greqia kriteret e përmendura na kapitullin I në mënyre që t’u jepet të drejtë pretendimeve te Greqise për territoret shqiptare si një pjesë greke? Në kapitullin I do përshkruhet teoria a Smithit se si ai e përkufizon një komb duke rreshtuar disa veti siç janë: territoret historike, memoria mbi një histori të pëbashket, të drejta ligjore të përbashketa, për të gjithë anëtarët e një komuniteti dhe një ekonomi të përbashkët, por këto veti fatkeqësisht nuk përkojnë në pretendimet greke drejt territoreve shiptare në jug. Prandaj, duke cituar burime akademike, do të provohet se plani i ‘Megalo-Idese’ shkon shumë larg në pretendimet e tyre. Në mënyre që të arrijmë tek periudha e nacionalizmit grek të 10-15 viteve të fundit, është e rëndësishme që të analizojmë teorinë e nacionalizmit grek gjatë periudhave të ndryshme që të kuptojmë se si këto qëllime kanë qenë gjithnjë ekzistente dhe janë mbajtur gjallë përherë me shpresën për të realizuar një plan të tillë. Kjo do të thotë që Greqia ka pasur gjithmonë të njëjtat qëllime për të asimiluar jugun e Shqiperisë dhe të realizoje ëndrren e vjetër. Fakte nga autorë të ndryshëm dhe burime akademike do të vërtetojnë se nacionalizmi grek akoma ekziston. Në nacionalizmin grek temat kryesore që duhen ngritur për diskutime janë: kufijtë, feja si një shërbyesë e shtetit, gjuha dhe minoritetet. Analizimi i mediave, i përdorur në projekt shërben për të zbuluar planet greke për të çrregulluar shtetin e dobët shqiptar ku më pas do të ishte shumë më e lehtë që të aplikohej shërndarja e helenizmit në jugun e Shqiperisë. Shqipëria u përball me presionin grek që në fillimin a viteve 1990-1991 ku kerkohej që minoriteti grek të perfaqesohej në Parlament nga një organizatë e quajtur OMONIA. Në 1997, çeshtja e krijimit dhe dështimit të skemave piramidale ka ngjallur diskutime mbi inskenimin e tyre nga autoritetet greke dhe që ato duhet të kenë qenë pas këtij plani. Argumente dhe fakte të ndryshme do të provojnë që agjentë grekë ishin projektuesit e ketyre skemave që ata të përfitonin në rrugë të ndryshme nga ky shkatërrim i Shqipërise. Preventimi i zhvillimit te Shqipërise do të thoshte shumë për Greqinë. Duke analizuar ngjarjet e ndodhura që nga 1990 deri me sot, atëhere është e lehtë që të kuptohet konspiracioni grek që është përdorur kundrejt shtetit shqiptar dhe kjo konspiraci ka pasur një qëllim kryesor që të realizojë ëndrren e vjetër të ‘Megalo-Idese’ dhe kjo është arsyeja pse unë ketu ngre çeshtjen e nacionalizmit. Ashtu sikur dhe Biberaj argumenton që, “U pa hapur se Greqia po shfrytëzonte dobësimin ushtarak – politik dhe varësinë ekonomike. Mbetet të shihet, thotë Biberaj, nëse krizat e vitëve të fundit ishin një stuhi kalimtare në marrëdhëniet greko-shqiptare, apo nëse marrëdhëniet ishin një rrezik që të përfshinin fuqitë nacionaliste ku të pllakoste të gjithë Ballkanin” (Biberaj, 1998: 246).     Për të blerë librin, klikoni në lidhjet e mëposhtme: http://bookstore.authorhouse.com/AdvancedSearch/Default.aspx?SearchTerm=bledar%20meti ose http://www.amazon.co.uk/s/ref=nb_sb_noss?url=search-alias%3Ddigital-text&field-keywords=bledar+meti&x=20&y=19  

  • “Jeta e Njeriut në Kohë dhe Mendja" (romani)

    “Jeta e Njeriut në Kohë dhe Mendja “

        I Dituri Në Shërbim Të Pa Diturit Ne cdo kufizim në interpretim të jetëveprimtarise njerzore hasim në insekuenca të ndryshme. Jeteveprimtaria karakterizohet në tre veprimtari të cilat shkojne në kahje të vecanta dhe kane lidhshmëri të pa ndara, kuptueshmëria e kritereve të jetëveprimtarise jan koha ,mendja  dhe jeta. Hija e shërbimit Kur të jesh i vetëdijshem se je nisur kah një kahje e vecante duke mos pasur parasysh se ke lëne cdo gjë tjetër përvec qëllimit atëhere je i ngatërruar me veten tënde, kështu që qëllimi është një mjet i cili bën shtytje për veprimtari pa marre parasysh kahjen apo fushën tënde të kufizuar për veprim , e kështu që gjindesh para përmasave të një kufizimi shume të madh sepse qëllimi orientimi dhe veprimtaria shkojnë së bashku. Karakterizimi i një vrojtimi njerëzor për kërkim-hulumtim më shkencore dhe më të pasqyruar në kahjen e duhur dhe për t’a organizur kahjen e veprimit dhe permirsimin e tij duhet të kemi parasysh një zhvillim me një mentalitet dhe në një kohe të pakufizuar dhe jetëveprimtaria duhet të jete në shërbim. Atëhere kuptimi i njeriut të ditur mbetet si vrojtim, në shërbim të te pa diturit, sepse cdo negacion njerëzor bëhet për shkak të mosditurise, këtë botë njerëzore e ka kapluar naivititeti i mosditurise për t’u ballafaquar me jetëveprimtarine. A ka kuptim më të plot se kur dituria sot shitet e nuk ipet, konfirmohet për t’u pasuruar e jo për të përmirsuar gjendjen e shoqërise njerëzore, a nuk është shërbëtor i të pa diturit ku natyrshmërisht fitohet pasuria e për cka shfrytëzohet ajo për lukse natyrore për nevoja fiziologjike bëhet harxhimi i një pasurie, kurse shumica e njerëzimit vuajne për një nevoje elementare. A thua valle është i vetedijshem se si e fiton shumicën e pasurise njeriu i pasur dhe e organizon harxhimin e saj , por jo nuk ka kuptim t’i thuhet se është i vetëdijshëm për harxhimin e asaj pasurie ,sepse vetëdijesimi është cështje e thelle e urtësise dhe e diturise, po t’i kesh këto që në jetën e sotme kur po flasim quhen virtyte, kurse në të ardhmen do t’i jepja kuptimin real se nuk është vyrtyt por është interes njerëzor. Në shërbim të paditurit Pasqyrimi ku i dituri është bëre shërbëtor të pa diturit  “është një invertor i një akumulimi shume të pa shmagshëm për mbijetesë në kohën e modernitetit të sotëm njerëzor, sepse pasuria e fituar apo interesi i një investimi në jetë luksoze është bërë prioritet e jo si një element i korigjuar i jetës njerëzore. Pasuria e fituar është bërë trashëgimi e jetës njerëzore e jo si shërbëtor i jetesës njerzore. Dikush me mund të madh e ka fituar atë cka e ka dashur në jetën e tij  dhe lind trashëgimtari i atij grumbullimi dhe e shfrytëzon e pasqyron veten e tij në atë që e ka trashëguar, kurse i dituri sic vepron, e merr parasysh naivitetin e paditurise dhe e shpalos për t’a tërhjekur vëmendjen e më në fund nuk i jep kuptim jetës njerëzore reale por zhytet dhe mbetet i zveshur nga karakteri njerëzor për ndihmë të të pa diturit por e zhyt atë edhe më thelle gjersa nuk mbetet asgjë më në fund por shnderrohet ne nje shërbëtor te tij.    

    nga Arben Haki Hyseni

  • 2012.08
  • NANE TEREZA

    NANË TEREZA

    Shënim: Rastësisht lexova dhe rilexova në Google fyemje ndaj Nanë Terezës, që rishtas nuk due t’i besoj se kishin dalë nga goja e një shqiptari. Nuk due të replikoj, nuk e meritojnë. Thjeshtë po reflektoj e ftoj të reflektohet. Nëse pretendojmë ende se jemi njerëz e Shqiptarë.

    Pothuej një shekull ma parë, kur Nanë Tereza ishte ende një vocrrake, vetëm tre vjeçe, e quhej thjeshtë Gonxhja e Kolë Bojaxhiut, tue folë për mizoritë sllave mbi shqiptarë, At Gjergj Fishta thonte se edhe “ .... vetë historia ka t’keq e turp me i përmendë e me i rreshtue ndër fletët e veta”. (Kanibalizmi sllav, HD, 1, 1913.) Ato fjalë plot dhimbje të Fishtës mund të thuhen edhe për qendrimin barbar që mbajtën, e jo rrallë po mbajnë disa edhe sot, ndaj Nanës imcake, e Madhe si vetëm ajo, Nobelistes së ma të vorfënve ndër të vorfën, të atyne që ndjeheshin të përbuzun prej një shoqnie të pasun në gja e mallë, por të shkretnueme në shpirt; vështirë, pra, që historia të jetë në gjendje me kuptue se si mohuen bijën e tyne ata “të pa fé e fanatikë”, do të thonte përsëri At Fishta. Sa i trishtueshëm do të mbetët në histori mohimi i asaj, që ishte deri në bebëz të shpirtit gjithmonë e rreshkun dashunie për Atdhe. Por ndoshta, si thotë prap Fishta në vdekje të Avni Rrustemit: “ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me të dashtë ty” (Revista “Afrimi”, viti II, maj 1924, Vlonë). Ata e mohuen, e disa vahzdojnë ta mohojnë edhe sot, pse Ajo, siç ka me u ngja brezave të ardhëshme porsi legjendë, Ajo imcakja dhe e Madhja, si askush në shekull të saj, kishte arrijtë me dashuninë dhe fjalën e Zotit të bahej Mësuese e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjeke e 960 000 të sëmuetëve në 213 dispanseri, shërbëtore e 47 000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, kujdestare e 400 pleqëve të braktisun, Nanë e 160 fëmijëve jetimë a të mohuem. E ja, dikush sot (për turpin tonë) thotë se shtatoren e Nanës të mos e vendosim këtu apo aty, jo jo, diku ma andej, ma në anë, ma ... për turpin e tyne, pra, e për turpin tonë. Ndërsa Presidenti Amerikan Bill Klinton, kryearqitekti i lirisë së Kosovës, thotë: Nanë Tereza, ishte e para Ajo që më bani me e dashtë kombin shqiptar. Dhe tashti ndjehem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, rrahagjoksave u ban hije Shtatorja e Nanës, prandaj edhe duen ta shtyejnë diku ma andej. Thotë At Mëshkalla: “ ... zelli për Fé, si çdo gja tjetër e mirë, mundet, me u largue prej qellimit të shénjtë, tue u teprue. Atëherë, bahët fanatizëm”. Thotë apo e ka thanë? Jo më kot përdora të tashmen “thotë”. Se ai e “thotë” për dje, për sot e për nesër. Ta marrin mirë vesht shqiptarët, pavarësisht të ç’besimi janë. Pse kemi shumë nevojë ta kuptojmë këte. Fanatizmi asht shumë ma i damshëm se ateizmi. Po Ajo, e Madhja, e kishte kuptue qysh para se të merrte “udhën e Indit”. Prandaj edhe “muslimanëve u lexonte Kuranin, Induve u jepte ujë nga Gange, e katolikët i kungonte”. Ja edhe fjalët e saj të vlefëshme si kurrë për sot, por edhe për gjithmonë: “E kam thanë gjithmonë se duhet të ndihmojmë një indù të bahet një indù ma i mirë, një musliman të bahet një musliman ma i mirë dhe një katolik të bahet një katolik ma i mirë”. Po shumëkujt, pikërisht ndër ne, vëllaznit e bijtë e saj, i asht ndryshkë truni e shpirti e birret tue nda në parcela ata që vetë Zoti i fali një: SHQIPTARË. Ma të vorfënit e ma të vorfënve, që Ajo i mori nën mbrojtje, nuk ishin katolikë, si po duen me thanë disa mendjeshkurtë, po indù, muslimanë, protestanë e gjithëfarë besimesh e kombësishë. Pse i tillë ishte brumi me të cilin ishte gatue ajo: prej dashunie për njeriun, pa kurrëfarë dallimi mjeran. Kur iu dha Asaj Çmimi Nobel, Akademia pat një ndriçim hyjnor. Mjaft të lexosh motivaciononi: "per veprën e kryeme në luftën për të mundë vorfninë e mjerimin, që përbajnë edhe një kërcënim për paqën”. Vorfëninë dhe mjerimin. Jo “edhe një kërcënim për paqen”, por “një kërcënim për paqen”, pa ate “edhe” të panevojshme. E fyemje për denjitetin njerëzor. Pse i vorfëni, bashkë me mungesën e kafshatës së gojës, mungesën e sherbimit mjeksor, të shkollës për fëmijtë, humb, s’do mend, edhe dinjitetin. Ajo, imcakja, e Madhja, Nana jonë, e desht Njeriun NJERI ME DINJITET, të barabartë para Zotit e në mes gjithë anëtarëve të tjerë, që formojnë atë që na e quejmë “Shoqni Njerëzore”. Po a asht ajo vërtetë “njerëzore” nëse nuk mposhtim, ma së pari, vorfëninë e mjerimin? Sot njerëzimi asht i untë për dashuni, dhe dashunia asht përgjegja e vetme ndaj vetmisë dhe vorfnisë, ndaj dëshprimit, humbjes së shpresave; shumëkush ka harrue me buzëqeshë, ka harrue bukurinë e prekjes njerëzore, ka harrue ç’asht dashunia e njerëzëve. Kanë nevojë që dikush t’i kuptojë e t’i respektojë. Shqiptarët, po të çelin sytë e shpirtit, kanë kah me shtegtue: Udhën tonë e ka ndriçue përjetësisht AJO me dritë prej bebëzes së një zemre të madhe, që ka vend për shqiptarë sa janë e mbarë njerëzimin vetë, pse ajo ishte, asht e do të mbesë në shekuj të shekujve NANA JONË HYJNORE. Kjo mesazhere e ndritëshme e dashunisë ndaj Zotit lindi në Shkup, në atë udhëkryq të historisë së Ballkanit, lindi shqiptare. E gjithë jeta dhe vepra e Nanë Terezës janë dëshmi gëzimi e dashunie, madhështie e dinjiteti i çdo qenjeje njerëzore, dëshmi e vlerave të gjanave të vogla, por të bame me dashuni. Nanë Tereza na la një testament besimi të patundshëm, shprese të pamundëshme dhe dhimshunije të jashtëzakonshme. Asht e kuptueshme që, mbas aq shekujsh të trazuem, një pjesë jo e vogël e popullit tonë të përjetojë një krizë shpirtnore tunduese. Shkaqet janë të njohuna e nuk asht këtu vendi t’i rreshtojmë. Por kriza shpirtnore asht një karakteristikë që ka prekë edhe vetë shejtnit, ndër ta edhe Nanë Terezën, prandaj nuk ka pse të mos shpresojmë që ta kapërcejë pjesa ma e shëndetëshme e popullit tonë, ajo pjesë që ndoshta sot edhe ateiste apo fanatike, ruen të shëndetëshme karakteristikat e identitetit kombëtar e europian. Natyrisht, asht tjetër ajo krizë që të ngërthen për shkak të vuejtjeve shpirtnore pse nuk je në gjendje me u dhanë përgjegjegje njëmijë pyetjeve që të lindin kur je përditë në kontakt me vorfninë ma të skajshem, si ishte Nanë Tereza, por pa humbë kurrë yllin polar të besimit, tjetër asht kriza shpirtnore që sot ngërthen tek na shtetarë të pangopun, gjaksorë të papenduem dhe egoista të pafre. Kush ndjen krizë shpirtnore për shkak të vuejtjes së vuejtjes së të tjerëve (e nuk asht lojë fjalësh kjo), jo vetëm nuk do t’i humbë lidhjet me besimin e tij, por do ta çojë kjo krizë, kjo vuejtje, në një lidhje edhe ma të fortë e të vetëdijëshme me Zotin. Në figurën e brishtë të kësaj grueje të duket sikur përjeton njenen prej figurave të mëdha biblike. Figura e saj mbizotnon shekullin e njëzetë poaq sa ato ngjarje tragjike, teatër i të cilave qè në dy luftna botnore, por me një ndryshim thelbësor: Nana e kapërcej mijëvjeçarin e me buzëqeshjen e vështrimin e saj gjithë dritë ngjall përditë shpresë, e kështu do të vijojë në jetë të jetëve. Nanë Tereza jo vetëm ka marrë prej të pasunve për t’u dhanë të vobektëve: e vetëdijshme për karizmën e saj asht përpjekë me të gjitha forcat të vejë të vorfnit në qendër të vëmendjes në një epokë kur, si dështuen andrrat revolucionare, shumë njerëz (shtetarë, politikanë, afaristë, konsumatorë) përpiqen t’ia fshehin vehtes ashtu edhe të tjerëve vorfninë. Por edhe ma e randë se vorfnia materiale, qenka vorfnia shpirtnore që ka kapërthye disa prej nesh. Nanë, lutu të çlirohemi prej saj...  

    nga Daniel Gazulli

  • Arben Xhaferi

    ARBËR XHAFERI, POLITIKANI QË DO T`JU MUNGOJË SHQIPTARËVE

      Vdekja e Arbër Xhaferit,si personalitetit i shquar politik, dhe njëri nga intelektualët më të çmuar të kombit, jo vetëm në Iliridë por edhe në Shqipëri e Kosovë, la pa fjalë pothuajse çdo shqiptar në trojet tona etnike të cilët me vdekjen e tij, në moment sikur i mbuloi heshtja kudo. Ai bëri gjithë atë që mund të bënte një politikan i mirë, i aftë dhe bashkëkohorë për organizimin politik të shqiptarëve, parashtrimin e drejtë të kërkesave kombëtare e njerëzore, si dhe realizimin në shkallën e mundshme që lejuan rrethanat e këtyre kohëve, kuptohet pa arritur jetësimin e plotë të tyre, përkundër të gjitha përpjekjeve të deritanishme edhe nga faktorët e tjerë shqiptar. Si intelektuali më i kthjellët kombëtar në të gjitha trojet etnike, Arbëri me guxim dhe këmbëngulje kërkoi ndryshimet e nevojshme kushtetuese në IRJM për arritjen e aspiratave të arsyeshme kombëtare të shqiptarëve të Iliridës. Vepra e tij në momente me përgjegjësi të mëdha historike frymëzojë bashkëkombësit për të hapur rrugë ende të pa rrahura politike deri atëherë, duke shndërruar në realitet idealet e larta kombëtare dhe ato fisnike njerëzore të shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ai tërhoqi vëmendjen e faktorit vendor e ndërkombëtar, duke orientuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve përmes idealit evropian për liri dhe të drejta të barabarta të popujve autokton, ngjashëm me popujt tjerët në këto anë të cilët jo vetëm se ishin më të organizuar, por edhe më të mirë-përgatitur për rrethanat e reja dhe ndryshimet e shpejta politike që ndodhën gjatë 20 viteve të fundit. Përkushtimi i tij kombëtar daton qysh nga demonstratat e vitit 1968, të mbajtura me rastin e ditës së Flamurit kombëtar, i cili atëbotë do të burgosej në Tetovë si njëri nga organizatorët e tyre, për tu liruar më pas nën presionin eprotestave studentore të kohës. Edhe kur shqiptarëve dhe institucioneve të tyre u duheshin njerëz të rinj me vizione të kthjellëta kombëtare, Arbër Xhaferi në vitet e 70-ta, ende pa i përfunduar studimet, do të kthehej nga Beogradi në Kosovë, me ç`rast do të punësohej në Radio Televizionin e Prishtinës, në sektorin e kulturës, ku  me përkushtim të lart do të shpaloste mendimin e hollë intelektual, kulturën e punës dhe talentin e tij të rrallë prej politikani ende të pa zbuluar,për publikun e gjerë kombëtar e ndërkombëtar. Pas ndryshimeve politike të cilat tanimë kishin përfshirë edhe Iliridën, Arbër Xhaferi para se të mendonte për famën dhe duartrokitjet që do t’i dedikoheshin personalitetit të tij, ai në vitin 1993, nga Prishtina do të kalonte për të vepruar në Tetovë me ç`rast edhe veprimet e bashkëkombësve të tij do merrnin kahe pozitive dhe përmbajtje kombëtare në hutin e madhe politike që ishte krijuar ato kohë tek shqiptarët e pabashkuar të Iliridës. Si udhëheqës vizionar dhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike shqiptare, Arbëri do të përdorte me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë për ndryshimin e Kushtetutës, në momentet kur paqja dukej më larg se asnjëherë më parë. Ai edhe pa ndihmën e nevojshme vëllazërore nga shteti amë, në përballje me ata që kishin pushtetin në dorë, të cilëve nuk u mungonte as përkrahja nga jashtë me shpresë që të ndihmonte popullin e tij, do të vinte gjithë energjitë shpirtërore dhe intelektuale që i kishte falë Nëna-Natyrë,  në shërbim të idealeve për të drejta njerëzore dhe liri kombëtare të shqiptarëve nën IRJM. Për Shqiptarët të cilët pothuajse gjatë gjithë kohës i përcolli fati i keq ,duke u udhëhequr nga politikan të pazotë, përballë forcave të ndryshme antikombëtare të cilat nuk ëndërronin hiq më pak se shkapërderdhjen dhe asgjësimin e plotë të tyre, Arbër Xhaferi, për dallim nga pararendësit e padëshiruar politikë,do të dallohej si njëri ndër veprimtarët e rrallë të cilin politika e bëri të lavdishëm dhe të adhuruar për shqiptarët dhe popujt tjerë në rajon,pasi që ai Politikës i dha dinjitet njerëzorë edhe në Ballkan. Kur politikanët e "rinj" të kohës të cilët manipuloheshin lehtë nga udhëheqja dinake e politikanit me përvojë të gjatë në ekzekutivin e ish Jugosllavisë, bullgaro-maqedonasit Kiro Gligorov, Arbër Xhaferi u dëshmua me kohë se ishte në nivelin e kërkesave historike të kohës dhe bashkëkombësve të tij në tokat e tyre stërgjyshore, i cili arriti ta faktorizoi me sukses elementin shqiptar të Iliridës në politikën bashkëkohore ndërkombëtare duke u bërë i njohur si politikan në gjithë rrafshin kombëtar. Ai në çastet vendimtare, i kuptoi më së miri momentet kritike në të cilat gjendeshin pjesëtarët e kombit të tij nën IRJM, të cilët vriteshin, keqtrajtoheshin dhe shtypeshin pa pardon në emër të një projekti evropian për krijimin e shteteve të reja ballkanike, projekt i cili duhej të ndryshohej në dobi të tyre, ngase nuk mund të lejohej që edhe më tutje të vazhdohej me logjikën e vjetër të shtypjes së shqiptarëve. Ndaj, në çdo tavolinë ku u zhvilluan bisedime për çështjen e shqiptarëve ,ai qëndroi i fortë, gjakftohtë dhe i vendosur në kërkesat që parashtronte për të drejtat e tyre kombëtare, pa marrë parasysh se me cilin diskutonte, duke udhëhequr gjithmonë një politik largpamëse, bindëse dhe të mençme nga e cila nuk mund të pasonin devijime apo përfundime të pakëndshme edhe në momentet më të papërshtatshme, përkundër presioneve që mund të ushtroheshin ndaj tij. Arbëri, nga të rrallët e dinte se politikanët me legjitimitet të përfolur, për shkak të papërgjegjësisë së tyre, medoemos duhej pezulluar nga bartja e përgjegjësive kombëtare dhe hedhur në pozicione të braktisura, për shkak të qëndrimeve të tyre manipulative dhe të pandershme, të cilët ngarkonin me dyshime çdo marrëveshje edhe në rastet kur ato mund të ishin korrekte dhe të mira për kombin. Megjithatë, tek shqiptarët mu politikanët e tillë me legjitimitet të përfolur si dikur, luftojnë edhe tani me të gjitha mjetet për të ardhur në pozita sa më të larta udhëheqëse edhe atëherë kur atyre u mungon substanca politike dhe bindja e shëndoshë kombëtare, duke u bërë gjithnjë e më vështirë të kuptueshëm për bashkatdhetarët dhe krejtësisht të padëshirueshëm në sytë e shqiptarëve. Arbër Xhaferi, njerëzve të tillë gjithmonë u përpoq tu qëndronte larg, ngase për te ishte dhe mbeti gjithmonë e papranueshme që mosrealizimi i të drejtave të shqiptarëve dhe humbja e autoktonisë kombëtare të ndodhte për shkak të mos koordinimit të partive politike dhe paaftësisë së politikanëve të përfolur shqiptarë të cilët bien lehtë dakord për kompromise të mjegulluara dhe "paqe të përjetshme" edhe me armiqtë e kombit, siç ndodhi shpesh në histori me shqiptarët. Ai ishte dhe mbeti një Fenomen i rrallë në politikën shqiptare, me ç`rast duhet të përmendet se në politikë nuk hyri si rebel ndaj pushtetit dhe as si pesimist i çështjes kombëtare, por si një veprimtar i mençur me bagazh të konsideruar akademik e intelektual dhe me optimizmin e tij pozitivist gati si të një profeti që sjell shpresa për një të ardhme më të mirë, i cili në momentet e rënduara shëndetësore dhe pamundësisë së veprimit aktiv, në vitin 2007 u dorëhoqë në mënyrë vullnetare, gjë që nuk ndodhë edhe me politikanët e tjerë shqiptar. Kjo e ktheu atë në shembull kombëtar dhe politikan të standardit evropian të arsyeshëm dhe bashkëkohor, pa premtime të mëdha, por me synime realiste duke mbetur gjithmonë i afërt dhe i kuptueshëm për shqiptarët i cili realisht besonte në fuqinë e fjalës filozofike, arsyen njerëzore dhe rregullat e demokracisë, edhe pse as ai nuk arriti atë që dëshironte për popullin e tij. Madje, mungesa e një bashkimi politik mbarëkombëtar i cili përshkon jetën tonë të përditshme, droja e paralajmërimeve të së shkuarës dhe e ardhmja jonë e paqartë , shtynë Arbër Xhaferin që pa hezitim të shprehej për vizionin legal të shtetit-komb në kufijtë etnik si vend sovran, ku do të garantoheshin më së miri liritë njerëzore dhe të drejtat kombëtare, si dhe krijohej ardhmëri e sigurt për të gjithë shqiptarët. Si politikan tejet i matur, ideali i tij jo vetëm se ishte i realizueshëm, por edhe i nevojshëm për arritjen e demokracisë dhe pajtimin e popujve edhe në këtë pjesë të Evropës, ku çdokush ka vendin e tij. Arbër Xhaferi mbeti deri në fund një optimist i bindur dhe xhentëlmen i politikës së këtyre dy dekadave, në mesin e veprimtarëve më të dalluar nga e  gjithë hapësira shqiptare që bënë emër në politikën bashkëkohore kombëtare i cili për një kohë jo të shkurtër do të jetë i pazëvendësueshëm dhe do t`ju mungojë gjatë shqiptarëve.    

    nga Gani Qarri

  • SHQIPTARET NE MAL TE ZI, NE VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYR ...

    SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTAR

    Për nderë  të 100 - vjetorit të Pavarësisë së  Shqipërisë,viti 2012 si vit jubilar, është shpallur vit i manifestimeve  të ndryshme që po organizohen ,pothuajse në  të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Mirpo, një pjesë e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve  administrativ të Shqipërisë, respektivisht shqiptarët në Mal të Zi, po  iu privohet e drejta e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar falë  Ligjit të ashtuquajtur  për rendin dhe qetësinë ,aprovuar kohë më parë  nga Parlamenti i Malit të Zi, më saktsisht me 23 dhjetor të vitit 2011. A ishte  koinçidencë që Ligji në fjalë u aprovua në prag të  vitit jubilar për shqiptarët, apo ishte akt i paramenduar me qëllim që  të prishet festa e madhe për këte pjesë  të popullit shqiptar (pra,për  shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi) duke ndaluar pérdorimin e simbolit të tyre kombëtar!? Rikujtojmë lexuesit se diçka e ngjajshme ndodhi edhe në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë,pra me 17 Shkurt 2008. Në këte  ditë të shënuar historike ,pushteti malazez i pat shpallur të ndaluar  manifestimet publike,me ç'rast shqiptarëve në Mal të Zi nuk iu lejua  që të ndanin gëzimin bashkë me vëllezërit e tyre në Kosovë!? Nga ana e tjetër, Ligji në fjalë ishte një sprovë për  shqiptarët në aspektin e vendosmërisë së tyre në mbrojtjen e vlerave të  veta kombëtare, respektivisht në mbrojtjen e flamurit kuq e zi. Derisa  në fillim , pati reagime të ashpëra nga ana e shqiptarëve ndaj këtij Ligji, megjithate më vonë sikurse u harrua apo u hesht për këte çështje  dhe  si rezulltat ,sot, tetë muaj pas miratimit të tij,me keqardhje  mund të themi që  Ligji "kundër flamurit"  është ende në  fuqi dhe  shqiptarëve edhe më tutje iu ndalohet  përdorimi publik i simbolit të tyre kombëtar.Nga ky vështrim, del që shqiptarët,respektivisht faktori  i tyre politik, nuk u angazhua më  fuqishëm dhe në mënyrë të  pandërprerë dhe të vendosur në eleminimin e nenit 23 të Ligjit për  rendin dhe qetësinë,nen ky i cili parasheh gjobë apo burgim me rastin e shpalosjes së flamurit në vende publike. Është mirë  që protestohet për kthimin e pronave ,por  njikohësisht duhet të ngrihet zëri  fuqishëm dhe të demonstrohet  mospajtim i vazhdueshëm  ndaj politikës që ka për qëllim  mohimin e  identitetit kombëtar të shqiptarëve.Është për tu habitur fakti që gjatë  tërë kohës që ky Ligj famëkeq është në fuqi, nuk pati as një protestë  të mirëfilltë të organizuar vetëm me një qëllim: mbrojtjen e përdorimit  të lirë të simbolit tonë të shenjtë kombëtar, mbrotjen e identitetit  dhe krenarisë tonë kombëtare !? Si duket,gjithashtu , kjo çështje nuk po brengos apo shqetëson  Tiranën  dhe Prishtinën zyrtare të cilët faktikisht nuk po   shfrytëzojnë  autoritetietet e tyre qeveritare si dhe kanalet diplomatike për të bërë presion tek Qeveria malazeze, në mes tjerash,  edhe për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar. Na ndajnë vetëm disa muaj nga momenti final i Ditës së  Pavarësisë - 28 Nëntor 2012, ditë kjo kur flamuri kuq e zi, flamuri i  Skënderbeut, flamuri i Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Dedë Gjo Lulit  dhe i shumë të tjerëve që dhanë jetën dhe sakrifikuan për lirinë e  popullit shqiptar, do të valvitet shumë lart dhe shqiptarët do të  festojnë si asnjëherë me parë, që nga Tirana, Vlora e Prishtina , që  nga  New York-u , Berlini e deri te Sydney-ji i Australisë. Ndërkaq, në  Ulqin, Anë të Malit, Krajë, Malësi, Plavë-Guci e Rozhajë, po i njëjti  flamur do të qëndrojë i palosur në sirtarë dhe shqiptarëve të këtyre  trevave nuk do t'ju mundësohet të kremtojnë me dinjitet festën e tyre  kombëtare. Ky 28 Nëntor, për shqiptarët në Mal të Zi, në njërën anë do të  sjell gëzim sepse shënon një shekull të tërë i formimit të shtetit të  parë shqiptar në Ballkan por në anën tjetër do të sjell edhe hidhërim,  sepse në trevat e tyre autoktone, ata nuk do të mund të festojnë me shkabën dykrenare të ngritur lartë në shtizë. Ndërsa sa i përket Malit të Zi edhe një herë dëshmoj se jo  vetëm është një shtet që nuk i respekton të drejtat e shqiptarëve, por  njiherit abuzon në mënyrë flagrante me të gjitha Kartat dhe Konventat Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave  të Njeriut  dhe Lirive Themelore  për Popujt Pakicë.

    nga Xheladin Zeneli

  • EPSHI VRET

    “epshi”, vret…!

      Ka pak kohe qe lengon ne lebetitje dhe shkujdesje nje miklim ajeri, lekure dhe gjaku. Eshte ngjizur ne shtratin e tyre nje nate terri per tju strukur frikes, frikes nga e djeshmja, frikes nga mungesa nga paturrpesia qe gelltit cdo dite. Krijuesi yn e pagezoi me emrin ‘Femer’ qe gjat nje shqiptimi te shkujdesur nuk te dallon nga emri po kaq I nderuar ‘Fermer’. Mos ndoshta perqasja ne emer  I ben kaq te ngjashem fatet e tyre dhe I lejon te jen kaq vulnerable ne jetesen ,ne luften per ekzistence. Ja ashtu sikur dhe fermeri  kjo qenie e dobet lufton me lekuren e saj per te ngritur  dhe mbajtur mbi shpatulla folezen. Por si ka mundesi qe nuk e mbron as misioni fisnik  te cilin e kan trasheguar ne jete? – Ai  i  rigjenerimit, i sjelljes se jetes perms jetes, perms frymes, permes gjakut, permes qenies se tyre te vrazhde. As ky mission nuk e forcon perball sfides se te qenurit viktime. Rendome lekunden mes fjales dhe frymes se ashper mashkullore e me rende akoma shkelet prej hijes, prej thembres se tij. Dhe ketu kufiri kalon masen, permbys ligjin parimore, natyren e qenies njerezore. Kjo qenie lind permes brinjes se mashkullit  per te qene e mbrojtur dhe e dashuruar prej tij, por ne toke njerezit kan ligjin e tyre anti-human dhe qe e paralizon hyjnoren nga brinja tek thembra. Dhe ajo me nuk dashurohet por shkelet, shtypet, perbuzet, dhunohet, endet meshiremadhe duke e leshuar forcen e saj ne rrugen e zbrazur sepse as forca as dija nuk perbejn me pushet per te e gjendur  posht thembres se mashkullit te keqkonceptuar. Oh, me vjen te uleras  per ty mjerane  qe ushqehesh  turpshem me gjakun tend kunder cdo vullneti  sepse te zvarrisin mekembesit e tu qe  luten per te shtuar ne numer dhimbjet e tua. Me dhimbsesh ti o gjusme hene e fildishte qe rrokullisesh ne dete trazimi  me fytyre te dyaneshme si medajla, ate te nenes dhe gruas.  Por asnjehra prej tyre  smund te justifikoj perball brrutalitetit mashkullor qe lan syte me kristalet e gjakut tend. Bime e njome dhe e thate njekohesisht zhvishju levozhges brrutale dhe ngrije zerin , perfaqesohu .Mos lejo brrutalietetin te ulet ne nje pjate me ty duke te te marr  kafshaten dhe frymen e fundit. O  ti pasuri e Nerudes mos u bej kurre skllavja Cajupit qe te lengosh nder vaj fatin tend. Ji e barabarte perball zotit, ligjit dhe humanit, duke shtypur dhe shkrumbuar steriotipin  qe shoqeria maskiliste te ka vendosur, ti nuk je vegel pune, as force krahu. Bindju vetem vullnetit te Zotit, jep jete perms jetes tende, asnje lloj tjeter misioni nuk eshte vullneti I Zotit , pervec ketij. Duaje gjysmen tende te embel dhe zgjohu me misionin per te qene ti jeta jote, mos I kerko askujt te ngre vullnetin tend mbi shpatullat e veta sepse nese shpatulla anohet ti demtohesh duke mos u arnuar dot . As mashkulli qe ne altar u betua per dashuri ne te mire e ne te keq drejt teje nuk ka autoritetin te dhunoj, shfrytezoj. Jo, mos I mjeko plaget e tua me pambuk enderrimesh. Zgjohu! Vetem ti dhe vullneti yt mund te te ngren nga derrasat  ku mbeshtet plaget, shqiptare. Oh betim I jashtezakonshem  kerko te besh dhe ligjet, jo vetem zakonet, sepse ne Shqiperine tende te vogel  ligjet I bejn burrat  dhe I forti sundon e ha, e gelltit te dobtin . Dhe e shnderron  ne nje lavjrres te padobishem ky mund te strehoet vec nje kemish e burrerise. Ngrihu shqiptare, me bind me zerin tend dhe jo me lot e meshire te madhe , mos ji peshku vogel ne pellgun e madh. Rrezato rilindje, fryme, barazi vetem vullneti yt mund te  te liroj nga dorezat e ndryshkura  te rrenjosura thelle gjakut deri ne damare. Shko dhe ngrije burrin prej hijes ku ja thot kenges dhe rakise se Skraparit si gjinkalla ne vere perpara se pavetedija alkoolike te shfryhet vrullshem  mbi lekuren tende te brishte. Te lutem ngrihu dhe lejo te behet vullneti I Zotit perpara se  te jesh ‘NENE’ dhe te japesh modelin e gabuar . Ngrihu perpara se vajza jote te marre modelin e skllaves  per jeten e saj. Fol, bertit, ngrihu dhe zgjo nje popull te gjith perpara se  te zgjohet nga krismat e shoqeruara me sloganin: “E vrava per tu vetemjbrojtur”. Mos u bej pjelle e krimit pas nje jete te tere nen sundim, shperfillje dhe dhune. Preke jeten me duart e tua, me lekuren tende me lirine. Jeto sikur shqiponja shqiptare , qendro lart dhe thith me poret e lekures ajrin e lirise. Mos ju druaj fjaleve, por heshtjeve qe kan shijen e dhimbjes.    

                                          nga Irma Halili

  • SPITAL BAR-KAFE

    SPITAL BAR-KAFE

    Nuk do ta besoni , por është realitet. Një ditë më ndodhi që të shkoja tek Spitali Ushtarak në Tiranë. Një familjar i një shokut tim të ngushtë kishte pësuar aksident. Nuk kisha patur rastin të vizitoja atë spital, po më la përshtypje shumë të mëdha fryma e re demokratike e të shfrytëzuarit të hapësirave spitalore.   Në spitalet tona dihet, që mungon pastërtia, mungon solidariteti, mungojnë ilaçet, mungojnë paisjet mjekësore, mungon shërbimi pa para, etj , etj, etj...   Ishte kryer një rikonstruksion sëfundmi, i cili kishte humbur cilësimin e rikonstruksionit. Pllakat ishin të pista, muret të njollosura dhe të vizatuar me parrulla, karikatura dhe fjalë nga më të ndryshmet.   Në atë spital megjithëse mungojnë shumë gjëra, nuk mungonte hapësira për kafe. Brenda spitalit, në godinë,ndodheshin 3 Bar Kafe (këto arrita të shihja ). Domethënë në katin e parë të spitalit gjendeshin tre hapësira ku lulëzonte biznesi i kafeve.   Ky fakt më çuditi së tepërmi sepse ato hapësira fare mirë mund të përdoren për dhoma mjekimi apo shtrimi të pacientëve të sëmurë. Mund të përdoren për laboratore të ndryshme apo dhe magazina, mjafton të mos përdoren për biznes, në këtë formë.   Në të gjithë spitalet tona mungon kultura e dhënies së informacionit. Nëse kërkon informacion duhet të bërtasësh, të zihesh, të ulërasësh, të paguash dhe mund të marrësh një përgjigje. Nëse të duhet një ilaç duhet të shqyesh derën e farmacisë së spitalit sepse është e mbyllur gjithë kohën.   Në spitalin ushtarak dera e farmacisë ishte e mbyllur ndërkohë sapo del nga territori i spitalit mund të gjesh me dhjetra farmaci të cilat janë hapur në mënyrë të kundraligjshme, njëra pas tjetrës.   Sikur të mos mjaftonte kjo, brenda so njëjtës godinë të spitalit ushtarak shtetëror është ndërtuar një spital privat, i cili shfrytëzon ambjentet shtetërore për të kryer aktivitet privat dhe fitimprurës.   Mua më la një përshtypje sikur në vendin tonë ligjin nuk e ka frikë askush, ku secili prej nesh mund të kryejë çdo veprim të kundraligjshëm dhe të mos përgjigjet para ligjit. Mu duk sikur vendi jonë po jeton një kohë të errët barbarie , ku më i forti bën ligjin....   Ku Maliqi, është ligji!!!!  

    nga Stiljan Koçllari

     

  • Besim Nreca

    Besim Nrecaj flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare

       

    BESIM ADEM NRECAJ (10.10.1956 – 03.05.1995)

        Besim Adem Nrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës (Suharekës), në shërbim të UÇK-së ka qenë nga data, 30.12.1991 në Brigadën 28 – 128 të UÇK-së; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03.05.1995 në Malsi të Re. Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Nrecaj, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish me armë në dorë bie heroikisht Besimi, luftëtari i lirisë që ka fituar lavdinë me çmimin e të ndërruarit jetë!   Besimi u lind në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës (Therandës).Ai u lind në kohën e akcionit të armëve,ku me dhjetra patriotë që donin lirin për atdheun e tyre gjeten vdekjen nën turturat nga më mizorët nga xhelatët me shpirt djalli Tito-Rankoviç dhe sahanlëpirësit shqipfolës të tyre.në vitin 1956 lindi Besim Nrecaj,fëmija i tretë më radhë nga të shtatë fëmijët e babë Ademit dhe nënë Meleqes,e cila vdiç duke lënë jetim pesë djem e dy vajza.Qysh se i ri Besimi kishte dëgjuar rrëfimet për të kaluarën historike pellazgo-ilire-shqiptare që nga koha e mbretit Bardhyl,Mbretëreshës Teutë,Mbi heroizmat e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut,mbi rilindasit trima të pushkës e të penës,Vëllezërit Frashëri,Naum Veqilharxhin,Jeronim De Raden,Dora D,Istrian,Pashko Vasa, Qerqiz Topullin,Mihail Gramenon,mbi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga ana e plakut Ismail Qemali me 1912 në Vlorë,për Sali Shabanin,Mic Sokolin,Bajram Currin,Isa Boletinin,Avni Rrustemin,Qemal Stafën,Ali Kelmendin,Emin Durakun, Rifat Berishën,e përplot trima të tjerë që kanë dhënë gjithçka edhe jetën e tyre për lirin e atdheut shqiptar.Ka dëgjuar e ka lexuar pastaj për të kaluarën e popullit shqiptar që ishte përplot vuajtje,nga mizoritë e pushtuesve më të egër e më barbar të jugosllavo-serbo-malazezo-maqedone,njëkohësisht kishte dëgjuar edhe për qëndresën heroike të trimave Tahir e Nebih Meha,Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe së fundit për bashkëveprimtarin e tij Alush Kryeziun etj.   Besimi kishte një dashuri të madhe për arsimin,në vitin 1971 mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm shkollën fillore”Vladimir I. Lenini” në fshatin Mushtisht të Therandës,pra ai për 8 vite me radhë kishte udhëtuar nga fshati i tij i lindjes Maqitevë për në shkollën e  Mushtishtit,ndërsa shkollën e mesme të gjeodezisë në Gjakovë e mbaroi po me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1975,andaj ai edhe shkruante poezi e prozë.Më të mabaruar shkollën e mesme punësohet në Drejtorin e Gjeodezisë të Suharekës -Therandës, ku me ndërgjegje të lartë kombëtare mbronte të drejtat e klasës punëtore shqiptare në atë organizatë punuese.Nga këto ide të tij përparimtare, drejtori serb kërkon që Besimi ta lëshoj vendin e punës,pas një konflikti verbal me këtë drejtor serb Besimi nxjerr thikën dhe e sulmon drejtorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.Për këtë në vitin 1978 Besimi është dënuar nga Gjykata Komunale për kundërvajtje e Suharekës.   Në vitin 1979 familja e Besimit shpërngulet nga fshati malor i Maqitevës në fshatin Malësi e Re komuna  e Prizrenit.Në ndërkohë po atë vit Ai merr ftesën për të shkuar në shërbim ushtarak në armatën shoveniste jugosllave në Divule të Splitit në Republikën e Kroacisë.Qysh në fillim të shërbimit në atë burg kolektiv Besimi bie ndesh me oficerët neoçetnik të cilët i bëjnë presion psikologjik rekrutit të ri shqiptar,me qëllim që ta thyenin shpirtin e tij tejet atdhetar.Oficeri serb me bindje çetnike i fut ne konflikt me Besimin dy ushtar serb,por me guximin dhe forcën fizike që kishte ky shqiptar sy patrembur me një shufër hekuri është përleshur me oficerin dhe dy ushtarë të tjerë serb,ku oficerin e lëndon rëndë dhe ushtarët kanë pasur lëndime paksa më të lehta.Për këtë Ai është dënuar me 21 muaj burg të rëndë në qelit e burgut të Lepogllavës në Kroaci.Gjatë qëndrimit në burgë ai kalitët edhe më shumë dhe krijon bindjen e tij se në krijesën artificiale të federates jugosllave shqiptarët nuk kanë vendin dhe sa më pare shqiptarët duhet të dalin nga Jugosllavia e kalbur.   Në vitin 1982 Besimi është liruar nga burgu i Lepogllavës së Kroacis arrin në burgun e madh të quajtur Kosovë ku populli shqiptar i Kosovës ishte ngritur kundër Federates Jugosllave dhe haptas po kërkonin Shtetin e tyre Shqiptar Kosovën Republikë!Po këtë vit Besim arrin të punësohet në Organizatën Bujqësore Industriale në Shirokë në sektorin e gjeodezisë,bishat çetnike jugosllavo-serbe dhe tradhtarët shqipfolës,po e mbanin nën vëzhgim të përhershëm,ishte viti 1982 ku forca të shumta të milicisë Federative Jugosllave nën masa të jashtëzakonshme dhune e terrori mbanin nën çizmën pushtuese shqiptarët e Kosovës.Një ditë si ato ditet pararendese që mbretëronin nën dhunë e terror,milicia serbe në Suharekë kishte planifikuar arrestimin e Besimit në Stacionin e autobusëve,akcionin për arrestimin e tij e kishte marrë një epror i milicisë së Stacionit të Suharekës me dy milic të tjerë.Përpara i del eprori dhe e urdhëron të ndalet,pas tij veprojnë edhe dy milicët tjerë të cilët tentojnë t,ia vëjnë prangat,por sa hap e mbyll sytë,Besimi me zhdërvjelltësin e tij arrin ti largon dhe për pak sekonda arrin ti dorëzon milicët që ndodhëshin përpara tij,ishte ajo revolja e Besimit që i kishte dorzuar këto bisha të mjera.Ai e kishte tani tërësisht në dorë situatën ku urdhëroi milicët e çarmatosur ti dërgoj në drejtim të Stacionit të milicisë së Suharekës dhe kështu ai po i thoshte eprorit të dorëzuar se nuk është lehtë me ja marrë shqiptarit armën nga brezi.Më pas kur ka arritur te Stacioni i milicisë ka kërkuar të takohet me komandantin edhe pse asnjiher më parë se ka njohur,komandanti i milicisë i habitur nga kjo situate,ku Besimi i është drejtuar me fjalët:”… Merri këta këlyshët e tu dhe kurrë më të mos më dalin përpara,kësaj radhe t,i dorëzova të gjallë,por po tentuan të më dalin në një rast tjetër përpara s,ke për t,i pare kurrë më të gjallë…”.Kjo ngjarje ishte akti më sfidues për pushtuesin,pas ngjarjes heroike të 13 majit të vitit 1981 ku nga pushkët e Tahir e Nebih Mehes u dridh pushtuesja Jugosllavi.   Kjo ngjarje e Besim Nrecës u perhap shpejt në mbarë trojet shqiptare,tashmë ai më bëmat e tij patriotike ishte bërë hero i gjallë,në mesin e popullit shqiptar.Lëvizja ilegale,Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve aso kohe kishte shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për ta antarësuar në radhët e veta këtë trim të madh të kauzës kombëtare shqiptare.kështu një ditë shtatori i vitit 1987,nëpërmjet luftëtarit të lirisë Rexhë Mema,sëbashku me autorin e këtij shkrimi,në odën e atdhetarit dhe të burgosurit politik Ali Mema,në kushte ilegaliteti,Besimi kontakton me Ruzhdi Saramatin kryetrin e Lëvizjes së lartë cekur.Nga 28 nëndori i vitit 1987,Lëvizja ndërron formën e veprimtarisë organizative në Lëvizje Guerile:”Shqipet e Lirisë”,,formohet brigade 28-128,ku Besim Nrecaj emërohet komandant i Njësitit Gueril për Suharekë,”Zjarri 002”,dhe merr pseudonimin “Forca”,ku maturia,trimëria, dhe konspiracioni ishin vyrtyte të larta për Besimin.   Viti 1989 Kosovës iu supirmua nga Serbia edhe ajo pak autonomi që kishte.Këtë supirmim të autonomis udhëheqja titiste e Prishtinës ishte nënshtruar tërësisht para udheheqjës millosheviçiane të Beogradit.Populli po kundërshtonte në të gjitha mënyrat këtë padrejtësi që edhe ashtu ishte e paktë kjo autonomi për aspiratat e poullit shqiptar.Besimi me shokë ishte hedhur në aktivitet,kudo nëpër tubime po e shprehte hapur kundërshtimin e tij,duke hedhur idenë se të gjitha tokat shqiptare të mbetura nën federatën jugosllave duhet sa më pare ti bashkoheshin Shqipërisë,sepse edhe ashtu ato ishin pjesë të ndara padrejtësisht nga trungu i Shqipërisë në konferencat e paqës së përgjakur të Shën Stefanit,Londrës e Berlinit qysh në vitet 1877-78.   Viti 1990 situata në Kosovë sa vjen e rëndohet,ngjarja e nxënësve të helmuar nëpër shkolla fillore e të mesme,nga ana e aparatit represiv të çetnikëve serb,i ka tronditur mbarshqiptarët,dhe situata gjithnji e më tepër po dilte jasht kontrollit.Besim Nreca me bashkëveprimtarët e tij të lëvizjes çlirimtare kishin deklaruar në shumë vende se do të hakmirreshin dhe se ky do të jetë edhe fundi i Serbisë.   Në vjeshtë të vitit 1991 komandanti i njësitëve guerile “Shqipet e Lirisë”,Ruzhdi Saramati pas një përleshjeje me forcat e milicisë serbe në lagjen Kurilla të Prizrenit ,detyrohet të arratiset për në Shqipëri.kjo ngjarje dhe arratisje e Ruzhdiut goditi rëndë shokët e lëvizjes dhe në këtë rast edhe Besim Nrecën.Po këtë vit një ditë gushti të nxehtë vere,ai ishte në një dasmë shqiptare,ku kishte një numër të madh dasmorësh,flamuri kombëtar shqiptar valvitej në krye të dasmorëve.Forca të mëdha të milicisë në rrugën magjistrale Suharekë – Prizren afër fshatit Gjinoc i ndalojnë dasmorët dhe më dhunë ua marrin flamurin,Besimi shkon në drejtim të milicëve dhe pas një kacafytjeje me ta, ua merr flamurin dhe ua kthen dasmorëve,dhe Besimi për ta u bë hero.Kështu vitet kalonin njëri-tjetrin Besimi u gjendej në ndihmë gjith atyre njerëzve që kishin nevoj për të.   Viti 1995 këtë vit kishte marrë hov akcioni ushtarako-policor për grumbullimin e armëve,një dhunë dhe terror i tmerrshëm po ndodhte si në kohën e satrapit Tito-Rankovq të viteve 1955-56,soldateska fashiste e diktatorit Millosheviq po i keqtrajtonte çdo ditë  me dhjetra shqiptar.Po thuaja se të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës dhe një pjesë të fshatrave të Prizrenit ishin për çdo ditë në shënjestër të këtyre bandave neoçetnike të Millosheviqit dhe Sheshelit.Njëri ndër më të egrit dhe më mizorët ishte krimineli dhe komandanti i postokomandës së milicisë në Lubizhd të Prizrenit Dragan Shoshkiq një malazez i ardhur me detyrë në Prizren nga qyteti i Pejës,ky kishte çerdhen çetnike në Sredskë të Reçanit,ai me vartesit e tij e mjerisht me ta ishin edhe disa shqipfolës që ishin shitur tek serbi e malazezi,po ushtronin në popullatën shqiptare tortura nga më mizoret,ku përdorej elektroshoku dhe dajaku i bejzbollit dhe turtura tjera më çnjerëzore po përdornin këta neoçetnik gjakpirës,e tërë kjo mizori përkrahej haptas nga dy kriminel edhe më famëkeq të komandave policore të Prtizrenit komandant Petroviqi me bashkëpunëtor të tij dhe ai i Suharekës komandanti Millan Shipka,kuptohet me urdhër të aparati shteror të Serbisë po  bëhej ky terror tejet i egër ndaj shqiptarëve të cilët kërkonin të drejta dhe liri kombëtare.   Ruzhdiu ndodhej në Shqipëri kurse lidhjet që mbaheshin me Besimin në kuadër të lëvizjes u shkëputën përshkak se Regjë Mema,po nga fshati Legjend ngase edhe atij i kishin kërkuar armë vendos te arratiset për në Gjermani,ai e kishte lënë villain e tij Halitin për të kontaktuar autorin e këtij shkrimi, për të treguar situatën që ndodhej në fshat.Haliti në Stacionin e milicisë në Lubizhdë ishte torturuar mizorisht dhe mezi mbahej në këmbë, pastaj mbahej i izoluar në qelit e burgut të Prizrenit dhe nuk arrin ta informoj me situatën e krijuar në fshatin e tij ndonjë nga anëtarët e lëvizjës për të cilët kishte Haliti njohuri.   Edhe Besimi kishte njohuri se forcat e milicisë serbe do ta bastisnin shtëpin e tij,por ai në asnjë mënyrë nuk kishte pranuar të arratisej dhe as që i shkonte në mendje për ti dorëzuar armët e lirisë.Më 3 Maj të vitit 1995,në orën 9 të mëngjesit një togë milicësh me në krye Dragan Shoshkiqin,ia mësyjnë për ta bastisur edhe shtëpinë e Besim Nrecës në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.Lidhur më këtë rast rrëfen bashkëshortja e Besimit,Sheride Daka – Nrecaj,me të cilën Besimi u martua në vitin 1983 dhe i la amanet asaj gjashtë fëmijë.Albanin,i cili edhe pse i ri mori pjes në luftën çlirimtare në UÇPMB,Albanën,Hekuranin,Arbnorën,Granitin,dhe Malësorin.Ajo rrëfen ngjarjen:”Një togë milicësh të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me jelek antiblumb erdhën në shtëpinë tone në orën 9 të mëngjesit të 3 majit të vitit 1995 dhe kërkuan Besimin.Unë i thashë Hekuranit shko tregoju se ai është në punë në Shirokë.   Dragan Shoshkiqi,ka marrë për detyrë të shkoj tek personi i shumë kërkuar Besim Nrecaj,në pretekstin e konfiskimit të armës,të cilën e barte pa autorizim dhe nuk e hiqte asnjiherë nga brezi,më pas Shoshkiqi dhe milic tjerë,shkojnë në OBI,në Shirok në vendin e tij të punës, duke njoftuar edhe njësitet tjera të stacionit policor të Suharekës e në veçanti komandantin e milicisë kriminelin dhe çetnikun Millan Shipka i cili ishte edhe antar i “Crna Rukës”së Beogradit.Sapo kanë arritur në Shirok në vendin e tij të punës milicia i ka njoftuar rojet për akcionin policesk,ngase janë në dijeni se Besimi bart armë pa leje me vete.Ai është gjetur me kolegë të tjerë në vendin e punës.Shoshkiqi ka kërkuar me emër Besimin dhe ai është përgjigjur,më pas është kërkuar nga punëtorët të lëshojnë zyrën e Besimit,ata të gjithë kanë dale,në mënyrë të befasishme vepron Besimi.nxjerr revolën e tij dhe e vret komandantin Dragan Shoshkiq,duke i thënë:”… se atë që ke kërkuar e gjete tani eh biri i shkinës…”,dhe plagos rëndë zv.kom. e Millan Shipkës,Dragan Dobrosavleviqin.Besimi ua merr armët të dyve dhe më shpejtësi rrufeje si të ishte Sali Shabani,largohet nga vendi i tij i punës.   Kjo tregonte se pushtetit represiv jugosllavo-serb u kishte dalur situata nga dora,anipse kjo makineri vrastare këmbëngulte se sistemi i tyre gjenocidist kontrollonte gjithçka.Kështu atyre më propaganda nuk po u shitej në Kosovë,këtë rrenë propagandistike ua kishte prishur Tahir e Nebih Meha,Rexhep Mala e Nuhi Berisha,Alush Kryeziu dhe së fundmi Besim Nrecaj,i cili u kishte krijuar një situate rrëmuje në radhët e pushtuesit jugosllavo-serb,edhe pse atë ditë të 3 majit ende nuk e kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme,por shtet-rrethimi dukej hapur në hapsirat e mbarë Kosovës.S,ishte më një pamje e zakonshmë kjo për komandnatin kriminel Petroviq dhe Shipka,ishte kjo një situate ku ata dhe zagarët e tyre ndjeheshin tërësisht të frikësuar, kjo frikë shihej tek surratet e tyre.Kjo situate e papritur kishte shthurrur mitin e federates jugosllavo-serbe e cila ishte bërë si një kull prej letre.Më të dëgjuar se Besimi e kishte vrarë komandantin e stacionit të malicise së Lubizhdës,Shoshkiqin,ky lajm i papritur,e ngriti në këmbë gjithë aparatin shtetëror terrorist serbo-malazez,kudo nëpër rrugët e Kosovës dëgjohej zhurma e makinerisë së rëndë ushtarako policore.Realiteti ndërroi formën e vetë,ata pushtuesit terrorist jugosllavo-serb,që mburreshin se nuk kanë frikë nga shqiptarët,tani i kishte kapluar frika dhe paniku,u vra komandanti që kishte krijuar fame në ndëshkimin e shqiptarëve.Tani po vajtonin djalin e vetëm cërnagori dhe cërnagorka,ata tani po e shanin dhe mallkonin Jugosllavinë e Titos-Rankoviqit e Millosheviqit.   Po këtë ditë të 3 majit,vëllai i Besimit Xhemajliu rrëfen:”…Aty kah ora 12 me tu kthyer nga puna në shtëpi më vërsulën afërsisht 300 milicë,më torturuan mizorisht duke më kërcënuar se nëse nuk dorëzohet Besimi të gjithë Nrecajt do ti vrasim…”.Besimi kishte arritur ti takonte bashkëshortën e tij dhe fëmijët duke i sugjeruar ata që të shkonin në Grykoc te tezja Sabrie,duke ia lënë amanet fëmijët bashkëshortës së tij dhe niset për të shkuar në shtëpi me i marr armët që kishte.Por aty ishte vë një rrëthim i hekurt dhe ai pozicionohet në disa llagema të Fusha e Thatë mbi fshatin Legjendë dhe priste që ti afroheshin ato mijëra forca të cilat  kishin bërë një shtet rrethim të hekurt në të dy zonat Suharekë e Prizren.Për dy orë rresht Besimi kishte bërë një luftë të hapur dhe të ashpër afërsit me mbi 3000 forca ushtarko-policore të armikut,tre helikopter ushtarak ishin afruar istikamit të Besimit për ta zënë të gjallë,por trimit i punon fati dhe arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre helikopterët dhe ata mezi arrijnë të shpëtojnë,por nga dy helikopter të tjerë mitralohet nga lartë istikami i Besimit,zbrazin breshëri plumbash,por ama edhe Besimi zbraz plumbat nga armët e tij dhe qëllon pa mëshirë mbi gjakatarët pushtues dhe më në fund aty kah ora 15 Besimi bie heroikisht në fushën e nderit,duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare,luftoi një zemër heroi me mbi 3000 mijë ushtar e milic serbo malazez e me hafijet shqipfolës,vendi ku luftoi dhe qëndroi heroikisht Besimi nuk ishte i përshtatshëm ,por trimi që në fillim kishte zgjedhur rrugën e përballjes fyta-fyt me armikun shekullor të shqiptarëve,e jo arratisjen,për të cilën ai kishte patur mbase mundësi.Ai qëndroi deri në fishekun e fundit në këtë betejë.Edhe pse i vetëm Besimi, mes të tjerash shkruan Prof.Bajram Kurti në librin e tij “Gjaku i Lirisë”në nr 7-8 në faqën 66 të librit:”…Armiku nga turpi nuk e dha numrin e milicëve dhe ushtarëve të vrarë,por pas tre-katër ditësh lansoi një gënjeshtër se gjoja u vrane mes vete dy komandantët e policise Zoran Nikoliq nga Krusha e Vogël me detyr në posbllokun e milicisë në Lubizhdë,dhe Millorad Vuqiniq në postkomandën e milicisë në Prizren…gjithashtu u vranë edhe dhjetra milic e ushtar të tjerë të njësive elite…”.   Në trupin e Besimit numëronin nëntë plagë,ishin po aq plag sa kishte edhe Gjergj Elez Aliu,ato plagë ishin,plagët e lirisë dhe njëkohësisht të pavdekësisë së tij,që po përsëriste lavdin e heronjëve shqiptar Oso Kuka i Vraninës që kushedi sa here Besimi e kishte lexuar e rilexuar në:”Lahutën e Malcisë:,të Gjergj Fishtës,Mic Sokoli që ia kishtë vënë gjoksin topit të Sulltanit turk,Sali Shabani që kishte qenë një nga kaqakët më në zë në kohen e Azem Bejtë Galicës,Tahir e Nebih Mehës që shembën federatën jugosllave.   Më 5 Maj 1995 vargu i gjat i mijëra pjesmarrësve në kortezhin funeral,me dhjetra kurora e buqeta lulesh ishin tubuar në fshatin Legjendë për ti dhënë lamtumirën e përjetësisë Besim Nrecës.Trupi i tij mbështjellur me flamurin kombëtar shqiptar,po kalonte rrugës për në varrezat e Malsisë së Re,pranë tytave të shumta të forcave armike.   Në shtratin e tokës Shqipëri që aq shumë e deshi Besimi,u lëshua trupi i heroit,i mbuluar me buqeta lulesh që mbuluan me dheun e tokës mëmë heroin e pavdekësisë Besim Nrecën.   Gjatë cermonisë së varrimit foli prof.Bajram Kurti i cili mbajti një fjalim të zjarrtë ku u thuhej qartë se fundi i jugosllavo-serbisë është afër dhe shokët bashkëveprimtar të Besimit do të hakmerrën dhe shpejtë do ta dëbojnë Serbinë nga tokat shqiptare.   Populli shqiptar kurrë në jetë të jetëve nuk do ta harroj shembullin e sacrifices së këtij heroi që ia ktheu dinjitetin shqiptarëve të nëpërkëmbur nga pushtuesi e sa nga pacifizmi mjeran,në kohën kur ishte më së vështiri ai u qfaq si meteor lirie.   Besimi ishte frymëzuesi dhe motivuesi i sejcilit nga shqiptarët që po përgaditeshin me ja dhënë grushtin e fundt Serbisë terroriste,për ti sjell popullit lirin e munguar dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Shtetin amë Shqipërinë rreze ndritur.Me emrin dhe shembullin e Besimit shumë nga shokët e idealit të tij,luftuan pa kompromisë pushtuesin gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare çka ishte vetë ëndrra e Besimit që shokët ëndrrën e tij e bënë realitet me luftën çlirimtare.       Përvjetori i 14 i rënies heroike të heroit kombëtar shqiptar Besim Nrecaj,përvjetor i mbajtur në Shkollën Fillore”Besim Nrecaj” në fshatin Legjendë komuna e Prizrenit.   Ideali i Besimit nuk ishte vetëm liria kombëtare,por edhe njeriu i lire,i çliruar nga egoizmi,nga dogmatizmi,nga lakmia për pushtet e para,për lavdi vetëm për vetën e tij,për një njeri që ka vizion të qartë dhe shikon me besim në ardhmëri.Ai përbuzte,përçmonte pushtuesin,sepse kishte bindje të paluhatshme se armiku është i përkohshëm në mbar trojet shqiptare.Se populli shqiptar do të triumfoj,Shqipëria dhe shqiptarët janë të pazhdukshme,janë si Feniksi. Edhe pse të munduar të vuajtur,të viktimizuar,të përbuzur,të nëpërkëmbur nga të huajt,por edhe nga vetvetja e sidomos nga shqipfolës të mjerë, që bashkëpunonin me armikun dhe bashkë me ta shtypnin popullin shqiptar,këto janë dëshmi të pamohueshme me vepra konkrete,me kërkesa të qarta prej atdhedashësish të vërtetë shqiptar,treguan se bindjet e tyre janë rrënjë thella në token shqiptare,për përkatësinë e kësaj toke pellazgo-iliro-shqiptare,ky djep i vërtet i shqiptarizmës,dhe sa fallso  dhe të paqëndrueshme duken shprehjet e kishës ortodokse Serbe,dhe e politikanëve e akademikëve serb, për kinse Kosova është “djep i serbizmit”, kur dihen viktimat, vuajtjet, mundimet, qëndresa heroike e përpjekjet e parreshtura të shqiptarëve për liri e të drejta kombëtare, sakrificat dhe gjaku i derdhur shqiptar i këtij trolli autokton mijëravjeçar, prandaj te Besimi vuajtja, mjerimi robëria por edhe krenaria ishin një shpërthim revolte e akumuluar të këtij atdhetari që ishte plotësisht i vetëdijëshëm dhe i prekur nga dhimbja e përditshme që po përjetonte populli shqiptar nga shovenistët serbo-malazezo-maqedonomadh dhe ata të Çamërisë që janë dëbuar dhunshëm nga terroristët e shtetit grek.Andaj është ky gjaku i derdhur i bijëve dhe bijave më të mire të gjakut shqiptar,për një bashkim mbarëshqiptar që qon kah qëllimet e larta.   Dokument: REGJISTRI I DËSHMORËVE TË UÇK-së TË BRIGADËS 28 - 128 TË ZONËS OPERATIVE  PASHTRIKUT         Liria do të thoshte Besimi!Është dhurta më e çmuar mbarënjerëzore,që i përket pambarimisht cilitdo njeri!Unë lirinë dita dhe arrita ta marr nga armiku i Atdheut tim,ta ruaj si sytë e ballit nga gjitha pretendimet për kohën e ardhme,që sot e gjer në natën e varrit ajo do të jetë edhe shorti im,njëkohësisht dhe shpërblimi im për ta larë borxhin ndaj Atdheut Shqiptar!Unë kapërceva vdekjen?Kështu zotërova nderin e Atdheut!Kush parashikon jo arsyeshëm dhe me frikë rrjedhojat e çlirimit të Atdheut,nuk mund ta krijon madhështorën.Unë nuk u hamenda për asnjë çast, dhe nuk u bëra pytjen shokëve të mi bashkë luftëtarë të lirisë,se a duhet ti bie plumb armikut shkja!Kur mu dha rasti Unë me vetëdije të lartë luftova kundër okupatorit jugosllavo-serb,dhe zbraza plumbat në trupat armikut të shqiptarëve.Mos akuzoni,dhe mos e fajsoni askënd për veprimet që bëra me 3 maj të 1995 ajo ditë qe ditë dasme për mua,atë ditë përmbusha misionin e jetës time,për çka kisha jetuar 39 vitet.Me çmimin e jetës time Unë fitova nderin dhe lavdin!Kjo filozofi heroike në rrugën e historisë,na bënë të kujtojmë apologji të panumërta te heronjëve shqiptar.E në këtë rast, Besimi e flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare,ishte një sakrific madheshtore,që e bëri hero.       Lavdi jetës dhe veprës së heroit kombëtar shqiptar Besim Nrecaj!      

    nga Avdi Ibrahimi

  • Udhekryqet e reja te Camerise

      VIJON NGA NUMRI I KALUAR...

     

     

     

     

    Udhëkryqet e reja të Çamërisë

            Pronat çame- një front me shumë kundërshtarë   Edhe pse zgjidhja e problemit çam duhet kërkuar te politika e diplomacia , forma më e prekshme esaj është PRONA e atyre që u larguan me forcë nga trojet e tyre më 1944-1945,  por edhe e kohës kur ata nuk ishin përzënë zyrtarisht.   Problemi i pronave çame në ligjet egsistuese greke është klasifkuar në kapitullin B të Ligjit të Pronave që titullohet “pasuri armike, konfiskim konservativ”. Në të thuhet “Ndalohet edhe është i pavlefshëm çdo disponim i këtyre pasurive prej një zotëruesi armik ose në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji”.   Pas viteve 1944-1945 kur popullsia çame u dëbua me forcë nga trojet e saj, nga pronat që trashëgonin nga të parët e tyre, këto prona u kadastruan edhe u hipotekuan nga kadastra greke si pasuri e shtetasve grekë Ato u riinventarizuan prej shtetit grek dhe u kaluan në zotërim të Bankës Agrare Greke me qendër në Gumenicë dhe në Janinë. Në vitet e mëvonëshme këto prona iu dhanë banorëve që kolonizuan pronat çame.  Nga qeveria greke herë pas here janë ndërmarrë edhe miratime ligjesh që vështirësojnë zgjdhjen e problemit të mprehtë të pronës.   Problemi i pronave çame në ligjet egsistuese greke është klasifkuar në kapitullin B të Ligjit të Pronave që titullohet “pasuri armike, konfiskim konservativ”. Në të thuhet “Ndalohet edhe është i pavlefshëm çdo disponim i këtyre pasurive prej një zotëruesi armik ose në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji”.   Pas viteve 1944-1945 kur popullsia çame u dëbua me forcë nga trojet e saj, nga pronat që trashëgonin nga të parët e tyre, këto prona u kadastruan edhe u hipotekuan nga kadastra greke si pasuri e shtetasve grekë Ato u riinventarizuan prej shtetit grek dhe u kaluan në zotërim të Bankës Agrare Greke me qendër në Gumenicë dhe në Janinë. Në vitet e mëvonëshme këto prona iu dhanë banorëve që kolonizuan pronat çame.  Nga qeveria greke herë pas here janë ndërmarrë edhe miratime ligjesh që vështirësojnë zgjdhjen e problemit të mprehtë të pronës. Në librin e tij “Epiri, vendi, nacionalizmi shqiptar” botuar në Athinë 1992 shkruhet “Gjykata Speciale për kolaboracionistët e Janinës, me vendimin nr. 344 datë 23.05.21945, vendosi që të dënonte në mungesë 1300  myslimanë  dhe shumë prej tyre, me vdekje. Duhet theksuar se autori i mësipërm ka qenë disa herë Ministër i Jashtëm i Qeverisë Greke. Deklarata më e dhimbshme e tij për ne shqiptarët, është “Sot në Thesproti nuk ka asnjë çam shqiptar”.   Në rrjedhojën e këtij problemi shumë të mprehtë që përcakton  edhe gjeopolitikën e sotme shqiptare duhet thënë se argumenti i përdorur nga qeveria greke  jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore, por edhe më vonë është se “ ata, çamët, ishin bashkëpunëtorë të nazizmit” Si pasojë e këtij cilësimi që përbën një krim të vërtetë të ri pas atij që iu bë atyre në vitin 1944-1945 është edhe persekutimi politik ndaj tyre në një kohë kur vetë shteti grek ka kryer genocid edhe kundër njerëzimit në dëm të çamëve.   Si është e vërteta? Përgjigja e kësaj pyetjeje që ende edhe sot përbën një nga ngërçet më të rëndësishme në zgjidhjen e problemit çam mund të merrret nga vetë akademikët grekë që, në shumë raste, kanë kurajon që të thonë të vërtetën. Kështu Akademiku grek Aposrlous Vakalopoulos në librin e tij “Historia e  Greqisë moderne”shkruan: “Gjermanët ditën të përfitonin nga kundërshtitë dhe rivalitetet midis grekëve. Duke studiuar me gjakftohtësi situatën psikologjike, vuajtjet, represionet, ambicjet e disa personaliteteve, ata zbatuan me shkathtësi parrullën e pavdekshme “Përça e sundo” duke shtuar mosmarrëveshjet në dobi të tyre. Populli grek u nda. Njëra palë paditi tjetrën te gjermanët, në çastin kur fitorja po dukej në horizont dhe pushtuesi po bëhej gati të largohej” (A. Vacalopoulos “Historia e Greqisë moderne “ Horvath, 1992). Disa vite më vonë u ngrit edhe një Komision i përbashkët shqiptaro–grek për të shqyrtuar pasuritë shqiptare në GREQI  që ishin konfiskuar, por edhe sot e kësaj dite ai nuk ka ndihmuar që të zgjidhet ngërçi i pronave.   Akoma ky problem është i pazgjidhshëm. Edhe pse shumë faktorë politikë dypalësh të kohës madje edhe ata ndërkombëtarë e reduktojnë zgjidhjen e problemit vetëm tek PRONA, ajo duket ende e largët.      

    nga Namik Selmani

     

     

    VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM...

     

  • Naum Veqilharxhi

    NAUM P.VEQILHARXHI (Gjurmime shpirti Rilindësi)

    DUKE JETUAR ME RILINDJEN Duke jetuar me rilindjen shqiptare. Nga pikëpamja e kohës,ka shekuj që fshihen nga sytë tanë. Por sa është gjatësia e kohës nga rilindja tek shekulli ynë ?Është një shekull i nxirë në mes. Prej kohës rilindëse, pra nga koha më e hershme e saj, shtegudhëtimet janë vulosur thellë. Mjegulla qëndron në thelb. Cërkat e saj, lagështia trandjet kanë vithisur më tepër ngjarje ngase kanë ruajtur. Kështu, ato mbeten përveçse në disa memuare me pakëz rreshta , imtësitë sigurisht, që kanë humbur. Dërrasa e varrit është qefini i ngritur në erë. Kanë rrjedhur ujërat nëpër ngjarje humbëse. S’kishte si të mos ndodhte me kohën. Poshtë kanë rënë në zgafellen e thellë. Historianët kanë pak nishane. T’i shqyrtojmë ato: UNAZA Një unazë gjejë në rrugën e humbur. Do të ruaj si fillim,për ta përdorur si dëshmitar. Ç’farë është unaza? Unaza është rreth me eshtra floriri. Unaza është urë me gurë smeraldi. Një unazë është udhërrëfyese e rrugës. Një gur unaze i rilindjes është Naum Veqilharxhi. VITHKUQI Duke zbuluar parajsën jam ngjitur për në Vithkuq, në motin e shtegtimeve të fermave blegtorale. Vithkuqi. Katundi alpin më ka dhënë këtë sintezë poetike: Kupa e qiellit-qelqore.I freskët-ajëri.I largët-fshati .E thellë –bukuria .I lagësht -dimri.E nxehtë -vera. Në malet e Vithkuqit rronin habitate zogjsh. Nuk gjejë sinonim për emërtimin. Por, disponoj dokumente për një rilindës. Gjegjësisht ka zbritur nga copëza e fshatit malor. Përpara ishin shtigjet e thepisura, që do të ndërmerrte në kohë të shtegtimit, për një grusht dije. Nën këmbë rridhnin burimet. Sytë i ka freskuar në ujera të ftohtë. Me degët e pemëve ka fshirë fytyrën. Kështu, duhet të ketë ngjarë. EVËTARI SHQIP Flitet kështu: dikur nga muzgu i kohërave ky rilindës zbriti nga Vithkuqi. Diellin për Evëtarin shqip, ndriçoi në 1845. Mirëpo ç’farë ishte Evëtari shqip? Ishte strehë shpirtërore për shqiptarët. E vërtetë, kjo fletore ishte abetare e parë në gjuhën shqipe. Lidhur me kohën e dritëzimit shkruhet: Mot i dyt 1845. Copëza nga parahyrja e Evëtarit shqip: “Mos kujtoni, o djem, se këto të shkrueme, që shohëmë që kanë kjo njerëzia, janë rarë qiellit. Dihet jo. Se të gjitha janë bërë prej duarsh njerëzve me mëndje t’arrirë. Edhe ndë dashi të dini, përpara hem të pakta edhe aqë të pambaruara ishinë, sa njerëzia ahere mezi mundnin të punoheshin me to: e me kohë, pak e pak, i ndreqën e i suallë mbë këtë të mbaruar që gjëndenë. Fletorja që dhashë vjet me këto ëve të rea për gjuhën tënë, që panë dritën e parë mbë shtambë si pashë që pat të pritur të mirë,nga an’ e vendit tënë, edhe që gjithë Shqipëria rrëfeu gas të madh, edhe menjëherë nxunë të këndojnë e të shkruajnë e të punohen me to, një që më nxori nga gjithë të tremburat që me të drejtë mundnja të keshë, e dytë më bëri zemrë nukë vetëm edhe këtë evëtar të ri t’ap mbë dritë, por edhe të gjithato që kam bërë gati, edhe që sa vjet i madh Zot të më falnjë, i kam për të tërthertur duke punuar për vendin tem e tuajnë edhe për këtë gjuhënë tënë...” LEXIMI I ESHTRAVE Eshtrat e rilindasit. E ku mund të gjenden ato, që ditën që u kallën në baltë. Eshtrat i ka thërrmuar koha. Shkrijnë si plisi. Bëhen baltë, pluhur, dhe. Si ishim? Ku jemi? Ç’farë jemi, ku përfundojmë në realitet! A ndërtojnë eshtrat një profil njerëzor me të gjithë përbërësit? Që të limitojmë të gjykojmë, përgjigja e ezauruar është: përgjysmë. Sjellin diçka nga përafërsia. Por mungon saktësia. E shumta e gjërave, që mund të thonë është: sa ka qenë gjatësia, madhësia, gjymtyrët. Po tiparet? Ngecin në vend. Rrjedhojën e ngjarjeve s’janë në gjendje t’a sjellin me ato karakteristika të kohës. Tani eshtrat janë shkrirë. Janë bërë baltë. Ato s’flasin dot më. A flet dheu, toka, apo plisi ? GJURMIMI I SHPIRTIT Duke lexuar sot shpirtin e një rilindësi, që ka jetuar 150 vjet më parë “Gjurmimi i shpirtit”. Një shtresë e hollë mjegulle, mbulonte humnerat. 150 vjet largësi. I ikur larg zemrës. Shpirti rron në brendësi. Streha është e Zotit. Nëpërmjet gjurmimeve të shpirtit shtegtar kapërcejmë sinorët dhe sillemi përkëtej mjegullës. Leximin e shpirtit e bëjnë shenjtorët. Ndoshta nganjëherë, labirintet do të mund të hapin portat e korrasuara. Por një evlia ka lexuar shpirtin e Veqilharxhit. Ja disa të dhëna: Gjurmimi i shpirtit
    1. Në fytyrën e këtij rilindasi të hershëm gjejmë vijëzimet. Në fytyrën e tij tek pjesa e mjekrës gjejmë dy germa: N.V. Emri: Naum, mbiemri:Veqilharxhi. Cili skulptor i ka gdhendur në portretin e tij, përveçse Zotit të gjithëdijshëm? Çdo gjë, ka qenë e porositur. Brazda e gdhendur në mjekër është qysh në ngjizje. Pra ai do të ishte rilindas. Me emrin Naum. Pritja e gjorë, do t’a sillte në vatrën e Veqilharxheve në Vithkuq.
    2. Portreti Ardhja e Naumit. Një fytyrë e përvuajtur në pamjen e parë shikohet me qartësi.
    3. Copëra jete. Është ndihmuar nga S.
    4. Martesa. Mundet të jetë martuar dy herë. Bashkëshortja i ka qëndruar në krahë. Vetë gruaja mundet të ketë pasur ndonjë damar bektashiu. Gërma e saj, që lexohet është G. Ka qënë bashkëshortja që e ka ndihmuar në pasuri. Ka qënë i pasur pikërisht nga  ndihma e së shoqes.
    5. Personaliteti Ka qenë shumë i zgjuar. Cilësohet një mëndje e hollë. Ka dhënë përgjigje të shpejta për probleme rëndësore. Mendohet se ishte tepër e zorshme t’a kurthoje në përgjigje.
    6. Rreziku Një kapuçon i zi i ka qëndruar pranë.
    7. Shtegmbyllja Është vrarë, është helmuar apo ka mbyllur qetësisht sytë në motin e shtegtimit të shpirtit ? Sidoqoftë dy opsionet e para kanë një person përgjegjës. Gërma R.
    Sqarim: Grekërit janë përgjegjës për eliminimin e Veqilharxhit. Pas 150 vjetësh, ne po zbardhim autorin. Gërma R. Gërma e parë e emrit të vrasësit. Le të gjejnë historianët vrasësin mizor me inicialin e parë R. Ai ka lënë gjurmë në labirinte errësire. Ashtu siç ndodh me trupin, që në errësirë lë një hije. Çaste të hidhura janë shkruar nga ky person në librin e shpirtit të këtij rilindësi. Postcriptum Veqilharxhi renditet në grupin e hershëm të rilindësve shqiptar. Ai nuk njohu dimensione kohe. Ai dhe disa rilindas të tjerë kanë gjetur dijet, por më parë kanë zbritur nga fshatra në kupë të maleve tona. Veqilharxhi shqyrtohet të ketë qenë një besimtar i mirë. Ai bënë urim për Zotin e madh, që i dha frymë shpresave të tija: “Mijë, mijë herë lëvdatë pastë Zoti, Perëndia jonë e qiejve, që mundimet e mia s’vanë më kot !” Në përfundim, ose në fikim të ditëve, dy grushte dhe. Jo se ai nuk deshi të iki nëpër qiej Zoti. Por mbeti një shqiptar midis të mirëve, që koha e shqiptarëve edhe 150 vjet më vonë nga balta e ringre...    

    nga Gëzim Llojdia

  • ILIRET MEGJITHATE KANE LENE SHKRIME

    ILIRËT  MEGJITHATE  KANË  LËNË  SHKRIME

      Me ndihmën e Zotit arrita ta identifikoj dhe lexoj shkrimin ilir. Interesim për arkeologjinë kam patur që nga koha e studjimeve kur studjoja Akademinë e Arteve degën e pikturës, nga fundi i viteve të shtatëdhjeta. Pas përfundimit të studjimeve fillova të lexoj literaturë. Fillimisht lexoja literaturë fetare, por edhe të fushës së historisë e arkeologjisë, veçanarisht atë të historisë ilire. Pothuajse çdo botim që kishte të bënte me këto fusha e siguroja dhe e lexoja me knaqësi. Ajo që më ka brengosur gjatë leximit të literaturës së historisë ilire, ishin mendimet e shumicës së ilirologëve rreth shkrimit të ilirëve, të cilët deklaronin: “fatkeqsisht ilirët nuk kanë lënë shkrime.”  Mendoja me vete, a është e mundur që ilirët të mos kenë lënë shkrime. Nuk më besohej. Kisha një bindje se Pellaskët paraardhësit e ilirëve duhet të kenë patur shkrim, andaj më dukej e pamundur që ilirët të mos kenë trashëguar shkrimin nga të parët e tyre. Në janar të vitit 2008, isha duke lexuar librin e studjuesit me prejardhje shqiptare Aref Mati “Shqipëria – odiseja e pabesueshme e një populli parahelen,”saktësisht isha te faqja 454 ku ishte një foto në të cilën dukej një pllakë guri me shkronja të pa çarta. Pranë fotos një tekst ku shkruante: “mbishkrim ilir i Skutarit (Shkodra) “alfabet” ilir (apo gërma) çuditrisht të zhdukura!” Më kujtohet ajo ditë, ishte 6 janari I vitit 2008, kur e mora dhe fillova ta analizoj këtë shkrim, a mos ndoshta do të kuptoj diç nga ato “ gërrma të zhdukura” ilire. Me ndihmën e Zotit arrita ta lexoj dhe ta deshifroj këtë shkrim dhe këtu filloi veprimtaria ime në leximin dhe deshifrimin e mbishkrimeve ilire. Në fillim ende nuk kisha guxim të paraqitem në media, ende nuk e kisha sigurinë e duhur për ta mbrojtur këtë që kisha arritur të bëjë. Më duhej ende kohë për të vërtetuar dhe saktësuar disa gjëra rreth deshifrimit. Më vonë, sidomos gjatë vitit 2010, pasi që kisha arritur një përvojë dhe kisha bërë një numër të konsiderueshëm të deshifrimeve, tentova të paraqitem në ndonjë nga gazetat tona, por kuptova se nuk ishte punë e lehtë. Objektet që kam deshifruar janë mbishkrime ilire të gdhendura në gurë. Kryesisht janë gurë varrezorë në të cilët pos shkrimit ka edhe portrete të punuara në mënyrë reljefore, me një, dy, tre e më shumë portrete të të dy gjinive të gdhendura në një gurë. Kam hasur edhe portrete të nënave me foshnjat e tyre, me një e me dy. Pastaj portrete të dy bashkëshortëve, si dhe disa portrete në një gurë që janë gurë varri familjar. Të gjitha portretet e kanë të theksuar një buzëqeshje në fytyrë, sikur ato të epokës egjeane-pellazgjike dhe ato të periudhës arkaike. Me shkronja kanë shënuar emrin dhe mbiemrin e të vdekurit si dhe në ç’mo shë ka vdekur. Kështu, me kompjuterin tim, kam arritur ti nxjerr këto pamje nga guri ku janë ruajtur që nga koha e lashtësisë.   Numri i emrave nuk është aq i madh. Emrat i përkasin dy periudhave: asaj parakristiane ku ka kryesisht emra të pastër ilirë dhe periudhës kristiane ku emrat janë të përzier ilirë dhe me domethënje të fesë së krishterë. Në disa mbishkrime përmendet Zoti Hyu që të bën të kuptosh se ilirët kanë besuar në një zot, pra në Zotin Hyun. Mbishkrimet janë punuar me një bukurshkrim të theksuar me shkronja të përdredhura. Shumica e shkronjave janë të njejta me shkronjat e alfabetit tonë, por ka edhe shkronja që janë krejtësisht të veçanta. Të gjitha objektet e deshifruara janë gjetje sipërfaqsore, të cilat i kam gjetur në disa lokalitete të Komunës së Dardanës, si në lokalitetet: Kulina, Kopra, Berkoci, Arënica. Kam bërë fotografime dhe deshifrime të një numri të objekteve edhe në lokalitetin e Ulpianës, si dhe disa objekte në Muzeun e Kosovës. Nëse do të më ipet mundësia të paraqitem në njërën nga mediat e shkruara apo edhe vizive kam se çka ti tregoj opinionit dhe atë kryesoren që është knaqësia ime, faktin se ilirët megjithate kanë lënë shkrime.    

    nga Shaban Berisha                                                        

  • KALAJA E TETOVES NEPER SHEKUJ

    KALAJA E TETOVËS NËPËR SHEKUJ

         Pa përfunduar gërmimet,Kalaja e Tetovës   restaurohet pa asnjë kriter profesional shkencor me qëllim që të zhduken gjurmët e lashtësisë.Murimi-restaurimi bëhet me gurë të ndryshëm .   Një popull që nuk e njeh të kaluarën e kulturës së vet ai të ardhmen e ka të zbehtë.   Edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, si pasardhës  të ilirëve, trashëguan gjuhën e kulturën materiale e shpirtërore. Në sajë  të kërkimeve shumëvje\are të bëra nga arkeologët, karakteri dhe zhvillimi kulturor  i krahinës së Pollogut,për fat të keq,nuk  njihet ende në masën e duhur[1].     Historiku i fortifikimeve   Fillimet e veprimtarisë fortifikuese lidhen me shekullin IV.Këto fortifikime të para kapin fillimisht pikat ky\e. Me thellimin nga njëra anë të kontradiktave të brendshme të shoqërisë skllavopronare dhe nga ana tjetër me shtimin e rrezikut të sulmeve  barbare dhe në brendësi të territorit  të Perandorisë Bizantine, shtohet ndërtimi  i  kalave të reja si dhe rindërtimi i atyre të trashëguara nga periudha paraardhëse.Kjo veprimtari ndërtuese është më e dendur në kohën   e sundimit të perandorëve ilir Anastasi I(491-518) me origjinë nga Durrësi dhe Justinini (526-567),me ndërtimet e të cilit krijohet një sistem i tërë mbrojtjeje në përputhje me kërkesat e artit ushtarak të kohës.[2] Për ndërtimet e Justinianit na bën të ditur historiografi i tij Prokopi i  Cesaresë,që në veprën mbi ndërtimet jep se në Epirin e Ri u rëndërtuan dhe u ndërtuan 58 foritfikime,ndërsa 36 të tjera në Epirine Vjetër. Deri më sot numri i ndërtimeve mbrojtëse të njohura nga kjo kohë i kalon të 100-tat. Dihet se në trojet  e gjëra të ilirisë,popullata Ilire ka ndërtuar fortesa,kulla kështjella e kalaja dhe vende tjera për banim.Por,me  pushtimin e perandorisë romake ndaj ilirëve,romakët menjëherë filluan të ndërtojnë kalaja dhe vendbanime  mbi kalajat ilire.Më vonë në mesjetë me pushtimin e turqve ndaj shqiptarëve , turqit riparuan,restauruan ose mbi ata objekte ndërtuan kalaja të reja. Me  ardhjen e perandorisë osmane këto vende i pushtuan sllavët dhe menjëherë filluan t’ua humbin gjurmët këtyre objekteve për t’a mohuar identitetin e popullit vendas.[3] Në studimin e saj  Hëna Spahiu,arkeologe, thotë: se muret fortifikuese të kohës antike të vonë nuk ndryshojnë midis tyre për  sa i përket teknikës së ndërtimit.Ato janë ngritur me gurë të thyer gëlqerorë me trajta të parregullta: edhe në  vendosje njëra mbi tjetrin nuk ruajnë vija të rregullta horizontale. Janë lidhur në mes tyre me lla\ gëlqeror të përzier me rërë lumi, në më të shumtën e rasteve të pasitur e me guraleca. Në disa raste në mbushjen e fugaturave janë përdorur edhe fragmente tullash e tjegullash helenistike dhe të shekujve të parë të erës sonë[4]. Edhe Ko\o Zheku, arkeolog ,në studimin e tij thotë se lidhur me fazën e dytë , ndërtimi   i fortifikimeve ilire mund të thuhet  me siguri se i takon periudhës së hershme të hekurit  dhe, shprehur më saktë, kohës pas shekullit IX,kur hekuri futet gjërësisht në përdorim në vendin tonë.[5] Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe ekspeditat e bëra të  arkeologut Aleksandër Meksi , ku vërren se:Mjaft nga kalajat ishin vendosur përgjatë  rrugëve kryesore, si ajo Egnatia me degët për në jug-Apoloni e nëpër Vjosë e Drinos, lidheshin me Greqinë , ashtu edhe rruga nëpër bregdet nga Shkodra deri në Butrint.Kështjellat shërbenin dhe për rrugët e tjera që lidhnin qendrat kryesore me brendësinë e vendit ashtu edhe këto zona të fundit me njëra-tjetrën. Kalajat më të mëdhaja kanë jo vetëm funksione ushtarake por edhe ekonomike. Në to   gërmimet kanë dhënë gjetje të shumta, të cilat tregojnë qartë për zhvillimin e një jete ekonomike  në to. Në kala krahas garnizonit kanë banuar edhe familjet e tyre dhe se pranë saj   ka qëndruar kisha paleokristiane. (shek.V)[6] Studiuesit shqiptarë të mbështetur në gjurmimet dhe gërmimet  e bëra në qytete dhe vendbanime të fortifikuara ilire kanë aritur një zërit në përufndim se muret rrethuese të këtyre qyteteve janë ndërtuar nga mjeshtra ilirë.Me  emërtimin”teknikë ndërtimi” në vazhdim thuhet se ne kemi parasysh  konceptet themelore,konstruktivë e arkitektonikës të përfaqësuar në muret e rrethimit të qyteteve ilire.Kalajat mesjetare nuk kanë mure rrethuese,përpos vetëm një murë,ndërsa kalajat antike kanë 1,2 deri në 3 murre rrethuese që të mbrohen më mirë nga  sulmi                                          i arkmikut.Gjithashtu këtu pëfshihen materialet e ndërtimit, mënyra  e vendosjes së tyre në muraturë, lidhjet e ndryshme të materialeve dhe vetë strukturës së mureve,ndërtimi i themeleve, e tjerë.[7] Në saje të kërkimeve shumëvje\are  të bëra nga,dr.prof.Skender Anamali,arkeolog, thotë se pjesa më e madhe  e qendërbanimeve të fortifikuara ilire ngrihej mbi maja kodrash relativisht të larta, në krahina pjellore pranë fushave e pllajeve të gjëra,në luginat e lumejve dhe pranë rrugëve  më të rrahura të komunikacionit[8]. Duke u ndaluar sipas epokave kryesore,vlen të theksojmë se akademiku dr.prof.Muzafer Korkuti arkeolog,shkruan për periudhën e hekurit I, me rëndësi  është edhe ngritja e vendbanimeve të fortifikuara me mure me gurë të papunuar e me lidhje të thatë.   Për Shqipërinë juglindore tipik është vendbanimi i Trenit, kurse në rethinat e Ohrit kalaja e Trebenishtit[9].     Kalaja e Tetovës, Balltepe,në literaturë  njihet edhe me emrin Kalaja e Hisarit.Analogji të drejpërdrejtë me disa shembuj të fortesave të larpërmendura është edhe fortesa e Tetovës. Kalaja e Tetovës, është një vend i rrethuar me   mure. Ka  murin e Kalasë dhe murin rrethues të larta e të trasha. Zakonish këto fortifikime janë ndërtuar  për t’a mbrojtur  popullatën dhe ushtrinë  për një kohë të gjatë.Ajo është e vendosur në kodrinën e lartë të luginës së qytetit. Themeluesit e saj     e kanë pa pozitën e jashtëzakonshme strategjike të kësaj pike, pasi prej aty mund  të kontrollohet një pjesë e madhe e luginës dhe Pollogu. Forma e Kalasë së Tetovës i përshtatet terrenit të kodrës.Vend i mbrojtur mirë me pozicion të pakapërcyeshëm.Ky fortifikim  rrethohet me mure që janë karakteristike . Muret e kalasë së Tetovës janë gurë të papërpunuara  të gdhendura me \eki\ dhe gurë biguri. Muret kanë dy faqe, ndër të cilat e jashtmja është ndërtuar më me kujdes, duke përdorur zakonisht gurët më të mëdhenjë dhe më të mirë. Boshllëku midis dy faqeve të murit rrethues këtu është mbushur,jo me gurë  të thyer,\akëll por me shtresa të plota,blloqe katërkëndëshe, të punuara mirë nga të gjitha anët, që është një  karakteristikë e  përbashkët me muret ilire . Me këtë rast kemi të bëjmë me një mur monolit,ku të dy faqet e tij lidhen midis tyre me blloqe transversale që këmbehen. Trashësia e mureve luhatet nga 3.10 m.deri në 3.50 m.Lartësia e tyre e ruajtur deri në ditët tona arrin zakonisht nga l-5 m. Kalaja e Tetovës,  gjendet mbi pjesën veriperëndimore të qytetit të Tetovës, në lartësinë mbidetare 803 m. paraqet rrafshlartë 250-220 m. zen sipërfaqe prej 108.000  m2. Nga veriu lidhet me masën malore  të malit Sharr,shtrihet në sinurin e fshatit Llacë.Nga lindja në greminë hapet një pamje e gjërë nga ana veriore e Pollogut. Nga ana jugore dhe jugperëndimore  ,ve\anërisht pjesa e pjerët lëshohet kah bregu i lumit Shkumbin.Në të cilën luginë shkonte lartë dhe të \onte- rruga e vjetër nga Pollogu për në Prizren  dhe vazhdonte  nëpër  Dri deri në detin Adriatik. Kjo rrugë ka qenë kontrolluar nga disa kalaja  pozicionale strategjike[10]. Nga të dhënat e regjistrimeve  turke thuhet se kjo Kala është rindërtuar në vitin 1795 dhe ka vazhduar me punë Abdurahman Pasha deri  në vitin 1843. Me largimin e Abdurahman Pashës nga Tetova për në Stamboll, qytetarë të pandërgjegjshëm   rrëzuan një pjesë të saj duke i grabitur eksponatet e rralla të cilat gjendeshin  atje.Gjithashtu është për t’u theksuar se me gurët e latuar të Kalasë së Tetovës, janë vjedhur dhe me ta në vitin 1939 është  ndërtuar kisha “Kirili dhe Metodi” në Tetovë. Cepenkov, e përcakton jo vetëm si fortesë e mesjetës por edhe si lokalitet antik.Brenda në kala ka  ekzistuar  kisha të cilën sejcili punëtorë që ka tentuar ta rëzoje ka ndru jetë[11]. Kalaja  është e forcuar me tri pirgje në formë të pacaktuar.Ka një platformë të rrumbullakët. Nga teknika e mureve  nuk mund të jepet një mendim i  prerë mbi kohën e ndërtimit,por me sa duke do të jetë e kohës paraturke.  Platforma e pirgjeve ka qenë  shtruar me pllo\a të ngitura me një shtresë harasani,d.m.th.gëlqerje të përzier me pluhur tjegulla, teknikë kjo e  përdorur për të forcuar edhe më tepër pirgjet[12]. Është për të ardhur keq,që ne kemi  të dhëna mjaft të zbehta për Kalanë e Tetovës.Nga të dhënat e A. I.Seliv\ev,akademik rus  që  shkruan të nisur nga motivet nacionailste e shoviniste, duke shtrembëruar të vërtetën  që në vitin 1914 ndërmori  një ekspeditë gjatë verës së atij viti për gati 3 muaj dhe pikërisht në Tetovë. Ai  shkruan se aty kah fundi i shekulli XIX kanë qenë të ruajtura këto pjesë të Kalasë: “Muri i madh rrethues  me gurë masiv  biguri i  gjërë  3-4 m. Për botën e jashtme Kalaja ka qenë  e mbyllur me dy porta të mëdhaja. Njëra portë nga ana jug-perëndimore e mbrojtur   me kulla e burgje nëntoksore.Kurse porta tjetër në anën veri-lindore ku në afërsi  gjendet kuzhina e madhe me  diametër të madh . Në kuzhinë ka  një  trepezari të madhe ku janë shërbyer disa qindra njerëz. Nën fortesën ka të ndërtuara tre tunele nëntoksore,të cilat kanë  dalje nga tre anët e Kalasë, njëra për në Tetovë,tjetra për në Hisar  kurse e treta drejt në fshatin Llacë . Në oborrin e Kalasë ka një \ezme –fontanë dhe banjo.Po në oborr janë dy konakët e Abdurrahman Pashës .Kisha e Shën Thanasit,  është  në brendi të Kalasë e quajtur si Shën Thanasi i dimrit, ku kremtonte 18 Janarin. Banorët përreth sjellin   kurban për flijim. Gërmadhat antike,për të cilat bëhet fjalë , shquhen  më mirë në anën perëndimore të malit. Ato janë ndërtuar me gurë paralelopipedë, të lidhur në mes tyre  pa lla\[13]. Për vetë faktin se kjo Kala është mjaft e lashtë dëshmon ajo se aty janë  gjetur eksponate të ndryshme,do t’a ve\ojmë  pllakën e varrit e thyer.Në gjysmën e pllakës   epigrafi i  shkruar me shkronja greke:këtë e ngriti gjyshja për mbesën e saj dyvje\are që ndëroi jetë në moshën e hershme. (Shekulli II-III  e.s.)[14] Foto.1 Pllaka e varrit e gjetur në Kalanë e Tetovës, gjendet në Muzeun  e Tetovës me dimenzione 1,12 x 0,55x0,2.2[15].  Burime të shkruara që nga antikiteti Studiuesit e periudhave të ndryshme Tetovën, e lokalizojnë në këto  vende: Në Kalanë e Tetovës, Hisar- Teqja e Shipkovicës dhe Leshkë. Oaeneumi mund të identifikohet me Tetovën së pari, fakti që nëpër te ka kaluar rruga për te labeatët (transitus ea est in Labeates),nëpër të cilin kanë shkuar përfaqësuesit e Perseut për te Genci, mbreti i ilirëve.Dihet se Perseu në vitin 169 para e.s. përsëri i pushtoi Uskanën,pastaj Draudakun dhe  në fund arriti në Oaenea, ku lexojmë : Oaenea, ky qytet që s’mund të merrej pa një rrethim të regullt,mbasi roja e tij ishte di\ka më e fortë se e qyteteve të tjera dhe muret e tij ishin shumë të forta;mbrohej nga njëra anë prej lumit Artat dhe në anën tjetër prej një mali shumë të lartë, i cili mezi kalohej dhe kjo ua shtonte shpresat banorëve për një qëndresë kundër armikut. Perseu,pasi e rrethoi qytetin  me hendek e ledhe, urdhëroi të ngrihej nga ana e  sipërme një \ukë dheu, me një lartësi më të madhe nga ajo e mureve.Gjatë këtij punimi, të rrethuarit dilnin me sulme të shpeshta nga qyteti, me qëllim që të mbronin muret e njëkohësisht të pengonin punimet e armiktu:por në këto përpjekje,humbi një numër i madh prej tyre; edhe ata që mbetën gjallë, s’ishin më të vlefshëm se ishin dobësuar shumë duke u munduar ditë e natë dhe nga plagët që kishin marrë. Kur u ngrit \uka afër murit kohorta mbretërore me emrin Nikatores (Fitimtarët) u hodh më atë anë dhe me shkallë e sulmonin qytetin  nga shumë anë. Gjithë burrat u vranë;gratë e fëmijët e tyre u zunë rob, të tjerat iu lanë ushtrisë për pla\kë.[16] Për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe Skënder Anamali se në kohën e vonë  antike , Kosova përfshihej në provincën e Dardanisë,ku ndodheshin qytete të rëndësishme  si Naisi,Ulpiana,Shkupi,Krahinat e Tetovës,Gostivarit,Kër\ovës  dhe të Strugës e Ohrit i takonin provinës së Epirit të Ri.Prokopi i Cezaresë,një autor i shekullit VI,në veprën e tij  Mbi ndërtimet ,shkruan se perandori bizantin Justinian me prejardhje ilire, vetëm në Dardani,ndërtoi 8 kështjella dhe rindërtoi 61 të tjera.[17]Emil |ershov ,një ndër arkeologët e parë që ka bërë kërkime arkeologjike në Kosovë, ka numëruar rreth 100 qytete të tilla. Në gjurmimet e tij ka vërejtur se ato lidhen drejpërdrejtë me dardanët dhe se disa prej tyre  , të vendosura pranë qendrave xeherore,mbijetuan nga lashtësia, jo vetëm në kohën e vonë antike por edhe në mesjetë, gjithmonë të banuara nga popullata vendase.[18] Është për t’u përmendur  Kalaja e Tetovës,  fortifikatë e njohur strategjike, që filloi të ndërtohet në kodrën Ball – Tepe  në vitin 1796 , mbi mbeturinat e një kështjelle të vjetër ilire.[19] Populli që krijon  është njëkohësisht  dhe ai që shijon dhe i mbron  krijimet e tij. Ai nuk mund të jetë indiferent, ai karakerizohet nga  një përkujdesje plot pasion,nga një dashuri e pafund, ndaj veprave të artit në shekuj dhe u del zot atyre.   Në këtë shekull për fat të keq  qëllimisht Pasko Kuzmani me bashkëpunëtorët e tij  shkatron edhe  Kalanë e Tetovës duke e zhdukur pamjen e bukur të Kalasë,  humb dukuritë kulturore që u kanë qëndruar dallgëve shkatëruese të shekujve.Sot, pa përfunduar gërmimet,Kalaja e Tetovës   restaurohet pa asnjë kriter profesional shkencor me qëllim që të zhduken gjurmët e lashtësisë.

    Kërkimet e ardhme në këtë fushë do të hedhin dritë të re  nga e kaluara ndër shekuj në zhvillimin etknokulturor të popullit tonë.

      Duke marrë parasysh se  kjo pikë nuk ka rënë në sy të studionjësve që kanë bërë kërkime në fortifikimet  e ndryshme dëshirojmë që ky njoftim të shërbejë për nxitjen në të ardhmen të kërkimeve më sistematike në këtë pellg.    

    nga Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani

               L i t e r a t u r a     e     s h f l e t u a r   1.Apollon Ba\e,Kështjella dhe monumente të tjera Monumentete 1/1983,f.125-132. 2.Hëna Spahiu Iliria  Tiranë 77-78 f.348. 3.Ko\o Zheku,Tilopogjika  e fortifikimeve ilire paraurbane,Iliria 1977-78 f.118. 4. Ko\o Zheku,Tenika e materialet e ndërimit në muret rrethuese të qyteteve ilire të njohura në vendin tonë Munument 19 1980,Tiranë. 5.Skender Anamali,Arkeologjia dhe bujqësia,Tiranë 1980, f.34) 6.Ilirët dhe Maqedonia në periudhën pre-protohistorike M.Korkuti  Shqiptarët e Maqedonisë,Shkup,f.19-23. 7.Zef Mirdita Studime Dardane , Rreth \ështjes së ubikacionit dhe të identifikimit të disa aglomeracioneve dardane në kohën pararomake f.93-1007 8.Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Rilindja1979,faq.125. 9. Nada Proeva  ,Studi 1997,f.133,Shkup. Foto:N.Poeva 1989. 10.Makedonsko nasledstvo (Macedonian Heritage Sapisanie za arheologija,istorija,istorija na umetnost i etnologija )-The journal for archaeology,history hjistor y of art and etnology godina V,broj 14,2000 Shkup. 11. Tomo Tomoski,  Makedonija niz vekovite,gradovi,tvrdini,komunikacii, matica makedonska Shkup,1999.


    [1] Dr.Muzafer Korkuti,Ilirët dhe Maqedonia në periudhën pre-e protohistorike Shqiptarët e Maqedonisë,f.11
    [2] Apollon Ba\e,Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë  Monumentet 11,1976,f.45-68
    [3] Aleksandër Meksi kArkitektura mesjetare në Shqipëri,Fortifikimet, f.11.
    [4] Hëna Spahiu Iliria 77-78 f.348.
    [5] Ko\o Zheku,Tilopogjika  e fortifikimeve ilire paraurbane,Iliria 1977-78 f.118.  
    [6] A. Meksi,po aty f.15
    [7] Gj.Karaiska  Sistemi i fortifikimit përreth në kohën e vonë antike, Monumentet 9,1975,f.5-53
    [8] Skender Anamali,Arkeologjia dhe bujqësia,Tiranë 1980, f.34.
    [9] Ilirët dhe Maqedonia në periudhën pre-protohistorike, M.Korkuti,  Shqiptarët e Maqedonisë,Shkup,faq.19.    
    [10] N.M.Muzej na tetovskiot kraj-Tetovo,Elaborat za arheolosko-konzervatorski istažuvanja na lokalitetot kale-Hisar Baltepe-Tetovo,13-18.
    [11] Marko K.Cepenkov , lib.7 Predanija,Shkup 1972,f.133  
    [12] Tomo Tomoski  Makedonija niz vekovite,gradovi,tvrdini,komunikacii, Matica makedonska godina V,broj 14,2000 Shkup,1999 f.47.
    [13] A.M.Selišçev,Polog,Sofija,,f.12,52,119-.124
    [14]  Nada Proeva  ,Studi 1997,f.133,Shkup. Foto:N.Poeva 1989.
    [15] Gavrovski Darko  Tetovski drevnosti Polog od p[raistorija do  vek…f.143
    [16]Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Rilindja1979,faq.125.  
    [17] Skender Anamali Kosova dhe trevat etnike ne hapësirat e ish-jugosllavisë në mesjetën e hershmeStudime Albanologjike I,Shkup 2009,f.8  
    [18] E.||erskov, Rimljani na Kosovu i Metohiju,Beograd, 2969,f.32
    [19] Prof.Dr.Ali Vishko Pashallëku i Tetovës, Pollogu nëpër shekuj ,Tetovë,1994,f.21.

  • VUTHAJT NE 100 VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERISE

    VUTHAJT NE 100 VJETORIN E PAVARESISE SE SHQIPERISE

     

      Krahina VUTHAJ, perfshin pjesen qendrore te Alpeve Shqiptare. Perbehet nga 8 fshatra: Valbona, Ceremi, Katundi i Eperm (Vuthaj), Gjonbalaj, Qosaj, Kukaj, Hakaj dhe Zabeli. Qe te gjithe te fisit KELMEND.   Nuk ka ngjarje me rendesi gjithekombetare qe s'kane marrur pjese Vuthjanet: Ahmet Zeneli dhe Mulla Jahe Plava - te vellazerise Gjonbalaj, ishin keshilletaret e Ali Pashe Gucise gjate Lufterave per mbrojtjen e Plave-Gucise ne vitet 1879-1880. Ndersa Bylykbashi i Vuthajve Smajl Ujka Brucaj, e shoqeroi Aliun ne Stamboll te Sulltani ne vitin 1881, ku i’a dorzuan atij 4 flamuj Rus qe i kishin zene rob ne  Betejen e Pepajve, me 8 janar 1880, me cka si duket shpetoi edhe Aliu pa u denuar, duke thene se ka bere lufte me Rusine e jo vetem me Malin e Zi! (Shih lib.S.Ahmeti:"Vuthajt dhe Vuthjanet" - Tirane 1996.)   Ndersa n'ato beteja te lartepermendura, bariu vuthjan: Bajram Musa - Dedushaj,i preu 3 krena malazezesh per cka ata i’u hakmuarren me 1913 duke i’a cfarose krejt familjen...   Bajraktari i Vuthajve, But Smajli, i perfaqesoi Vuthajt, e Hasan Ferri krejt krahinen e Plave-Gucise, ne tubimin te Verrat LLukes (1910) dhe ne ate te Junikut (me 1912). Pas fshatit Ponoshec te Gjakoves, me se shumti shkijete vrane vuthjane me 1912-13: gjithesejte 62 persona, 37 te masakruar ne Vuthaj, 18 ne Cerem e 7 ne Valbone, pa i llogaritur ata qe rane neper beteja te shumta te atyre diteve te "kjametit" - si i quante populli. Ne shpalljen e pavaresise , ne Vlore ishte vuthjani, Bube Binaku-Ulaj. Myftiu i Shkodres, Hysen Ef. Vuthi-Gjonbalaj, ishte njeri nder atdhetaret me aktiv te Komitetit te Shkodres, ne mbrojtje te trojeve tona qe mbeten jashte kufijve te Shqiperise.   Ne cdo beteje per mbrojtjen e Shkodres e malesive se saj ( me 1912-13) dhe ne Luften e Koplikut , me 1920, te paret ishin Vuthjanet. (Shih lib. F.Nopca: "Udhtime neper Ballkan", Tirane 2007.)   Ndersa ne lib. e amerikanes, Miss.Roza: "Majat e Shales" e gjajme Rexhe Meten-Ulaj,si perkthyes i saj dhe misionareve tjere anglo-amerikan qe nga mosha 14 vjecare. Mis Roza i ndihmoi pastaj Rexhes t’a kryente universitetin e Kembrixhit, ne Angli, ku edhe sot gjindet emri i tij ne librin e arte, te atij universiteti.   Po ky Rexha, i perfaqesoi Vuthajt ne Lidhjen e Dyte te Prizrenit dhe ishte njeri nder perpiluesit e Statutitdhe rregullores se asaj organizate zemadhe nacionaliste shqiptare, me 1943. Ndersa Plaven e Gucine ne ate organizate e perfaqesonte Shemsi Ferri, i Plaves. Ne konferencen e Bujanit merrnin pjese dy vuthjane: Sadik Bekteshi-Ahmetaj dhe Mehmet Dermani-Gjonbalaj, qe bashk me Zymer Halilin-Balidemaj e Bejto Shahmenin e perfaqesuan Plaven e Gucine dhe e nenshkruan Rezoluten e Bujanit(1944) dhe bashke me ate rezolute e denuan me vone Sadikun e Mehmetin.   Gjate periudhes se socializmit ne Kosove e ne Shqiperi , me dhjetra Vuthjane kontribuan ne zhvillimin e kultures, artit, letersise, shkences, gazetarise, arsimit dhe mjeksise shqiptare, si psh: Akademik Rexhep Qosja me te vellain Isane, Dr.Isuf Dedushaj, Dr.Sherif Kukaj, Dr.Ibrahim Ahmetaj me te vellain Aliun, Prof.Binak Ulaj (i denuar shume vite me burg), Sylejman Ahmeti (Syle Buti), Sadri e Mimoza Ahmeti, Zenun Celaj, Idriz Ulaj, Rexhe Mustafa-Gjonbalaj e shume te tjere... Me origjine vuthjane ishin edhe doajanet e Universitetit te Kosoves: Akademik Ali Hadri dhe Akademik Dervish Rozhsja. Te parin milic Jugosllav pas prishjes se kunores te E. Hoxhes me Titon dhe ringritjes se kufirit ugurzi nepermes te Vuthajve , me 18 korrik 1951, e vrau Cung Tahiri i Vuthajve (Dedushaj). Percka shkijete u hakmuarren te njejten dite, duke e masakruar Cungun me te nipin Isuf Zymerin ne qender te fshatit?! (Lexo: "Cung Tahiri i Vuthajve " nga R.Dedushaj ne gazeten "DIELLI" N.Y. Shtator-Nentor 2011)   Ne Levizjen per clirimin e Kosoves kontribuan  edhe shume Vuthjane, si ne Atdhe ashtu edhe ne mergim. Qe nga viti 1962 ( e udhehequr ne fillim nga Xhafer Deva) e deri ne vitin 1999, ne qindra demonstrata ne New York e Washington marrin pjese pothuaj se te gjithe mergimtaret nga Vuthajt atje... Me qindra mijra dollar i paguan ata neper fondet humanitare per te ndihmuar te uritit ne Kosove, ne Fondin e 3 % te Qeverise se Kosoves dhe ne ate "Vendlindja therret". Nje nder udheheqesit e te cilit ishte edhe femra me se shumti e denuar ne Kosove (me 13 vite burg) Vuthjanja: Ajshe Gjonbalaj. Zyren e LDK - ambasaden e Kosoves ne Amerike, sic e quante Dr.Ibrahim Rugova, ne New York, e udheheqte Vuthjani Naim Dedushaj. Ndersa njeri nder udheheqesit e radioprogramit te LDK ne Amerike ishte Vuthjani Esat Gjonbalaj. Me brigaden "Atlantiku" nga N.Y. shkuan edhe vuthjnet: Ymer Kukaj, Ismet Dedushaj, Kujtim e Xheme Gocaj, Brahim Selimaj, etj...   Kurse ne ate lufte ne Kosove ra deshmor edhe Vuthjani JETON I.DEDUSHAJ, ndersa Vuthjani tjeter Akademik Raxhep Qosja ishte pjesemarres i konferences se Rambujese, ku Kosova u nxorr nga Jallta e i kaloi Perendimit ne mbikqyrje.   Mbas gjithe ketij kontributi solid ,Vuthajt sot jane ne fund te pusit. Pa rruge, te izoluar nga te gjitha trojet shqiptare.   Shqiperia dhe Kosova s'pakut ishte dashur t'ua ndertojne rrugen Decan-Plave, ne menyre qe mergimtaret Vuthjane, te shkojne nga aeroportet tona ne shtepijat e veta te zbrazta e jo te detyrohen te bien nepermes Vasoviqit me "qefin" ne gji - sic thote populli, duke pritur a po kalojne gjalle apo jo. (Shi .lib. R.Dedushaj: "Shperngulja e Shqiptareve te Plave-Gucise" N.Y. 1997)      

    nga Rexhep Dedushaj

  • NDRE MJEDA, DREJTON SHOQERINE LETRARE SHEN JERONIMI

    NDRE MJEDA, DREJTON SHOQËRINË LETRARE SHËN JERONIMI

          Në v. 1929, në Shkodër u themeluan, njëkohësisht, dy shoqata kulturore: Shoqata LEKA dhe Shoqata Jeronime. Që të dyja luajtën një rol të dukshëm në jetën qytetare shkodrane. Statuti i Shoqatës LEKA synonte që tç përhapte në popull edukatën dhe kulturën. L.E.K.A. (me nistoret L=Lidhja, E=Edukata, K=Kultura, A=Argtimi), zhvilloi mbledhjen formuese më 9.12.1928, por veprimtarinë në të vërtetë e filloi në prill 1929, kur botoi numrin e posaçëm të rev. Leka. Prej v.1930, do të nxjerrë rregullisht rev. Leka, e cila do të vazhdojë me sukses deri në v. 1944, kur ajo u mbyll nga shteti komunist. Po këtë vit, Dom Ndre Mjeda, me ndihmën e vëllait, arqipeshkvit metropolit të Shkodrës, Emzot Lazër Mjedës, krijoi, në Shkodër, një shoqatë letrare të re, që e pagëzoi Shoqnija letrare e Shën Jeronimit, e cila do të vazhdonte, në një farë mënyre, punën e bërë në KLSH. Në biografinë e Emzot Lazër Mjedës thuhet: “Në vjetin 1929 themelon prap nji shoqnij letrare me emrin e dijetarit të madh kishtarë shejtit ilir së Jeronimit, Sh’Ishemija, i cili ka botue do libra qi kanë nji vleftë të madhe letrare sikurse Jeta e Virgjireshës, i nxjerrë prej Bogdanit. Kjo shoqni ka për qëllim me i ba të njoftun shkrimtarët e vjetër.” [1] Shën Jeronimi në popull quhej Ishemija, Shimija, Shimshija.  Në të vërtetë, dokumentet provojnë se tërë punën e bëri i vëllai, Dom Ndreu. Kështu ka ndodhur gjatë tërë kohës: Ndre Mjeda thurrte plane e bënte projekte, ndërkohë i vëllai, Lazri, e mbështeste dhe e mbronte. Dom Ndre Mjeda studioi dhe punoi gjatë për të transkriptuar autorët e vjetër, duke synuar të gjente rrënjët e gjuhës shqipe, të shkrimit shqip, të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në këtë kuadër duhet parë krijimi i shoqatës së re letrare nga Ndre Mjeda. Roli i argjipeshkvit Lazër Mjeda, në këtë rast, duhet parë si ndihmës. Ai gjithnjë ka mbështetur vëllain e tij në realizmin e projekteve të tij të guximshme. Besojmë se edhe pagëzimi i shoqatës me emrin e Shën Jeronimit  duhet të jetë drejtpërdrejt vepër e Ndre Mjedës, i cili ishte njohës i mirë i historisë së shqiptarëve, qysh në zanafillën e saj. Ai shihte te Shën Jeronimi modelin e tij. Në studimet tona letrare, nuk është thënë as edhe një fjalë, qoftë për ekzistencën kësaj shoqërie letrare. Ne kemi referuar rreth kësaj teme në Seminarin V Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj, mbajtur në Shkodër, më 25-26 tetor 2002 [2]. Në vitin 2007, studiuesi Markus W. E. Peters, nënvizoi faktin se tre botimet e Mjedës, Lumnit e Zojës së Bekueme (1929), Jeta e së Lumes Virgjin Mri (1930) dhe Devocjoni i Zemrës së Jezu Krishtit (1931), janë bërë në kuadrin e Shoqërisë Jeronime, Shkodër[3]. Mendojmë se nuk është i rastit pagëzimi i shoqatës së re me emrin e një prej dijetarëve më të shquar me origjinë shqiptare. Në AQSH ruhen dy dokumente autografe të Mjedës që hedhin dritë mbi veprimtarinë e kësaj shoqate. Janë dokumente bazë të organizimit të jetës së brendshme të shoqërisë, që provojnë se Shoqëria letrare Shën Jeronimi është vepër e Dom Ndre Mjedës. Të dy këto dokumente janë hartuar me pendë e me bojë të zezë nga dora e Mjedës. Njëri dokument autograf i Mjedës, i titulluar Statuti i shoqërisë letrare Shën Jeremia, flet qartë për konceptet e kulturën bashkëkohore, juridike të poetit tonë. Mjeda kishte qenë shumë herë i angazhuar në hartimin e rregulloreve, statuteve e ligjeve. Statuti autograf i Mjedës ka gjithsej dhjetë nene dhe është përpunuar, nga vetë Mjeda, duke shtuar edhe dy nene të tjera që lidhen me pasurinë e shoqërisë si dhe me shpërblimet e autorëve të veprave të botuara. Statuti është shtypur në makinë daktilografike, një kopje e të cilit  ruhet në AQSH.[4] Dokumenti tjetër autograf i Dom Ndre Mjedës titullohet Rregullorja e Komisjonit Drejtues,[5] ka gjithsej njëmbëdhjetë nene të cilat janë rregulla të sakta dhe të shprehura qartë, të cilat rregullojnë veprimet e anëtarëve të Komisionit Drejtues të Shoqatës letrare Shën Jeronimi, detyrat dhe të drejtat e tyre. Në fund të rregullores, një dorë tjetër ka shënuar emrat e anëtarëve të Komisonit Drejtues së Shoqatës letrare Shën Jeronimi, gjithsej dhjetë: Argjipeshkvi i Shkodrës, D. Ndre Mjedja, At Anton  Harapi, At Lanfranco Steccati, Z. D. Ndre Zadeja, Z. D Gaspër Gurakuqi, At Marin Sirdani, At Zef Saraçi, D. Nikoll Prendushi dhe Z. D. Shtjefën Vierdha. Këto dy dokumente flasin për rolin e Dom Ndre Mjedës për vendosjen e ekuilibrave në organizimin e drejtimin e Shoqërisë letrare Shën Jeronimi. Në kryesinë e shoqatës bëjnë pjesë katër rregulltarë (dy etër jezuitë dhe dy etër franceskanë) dhe katër priftërinj shekullarë. Shihet një kombinim i bashkimeve me ndarjet, i dallimeve me ngjasimet. Edhe vetë Shoqata Jeronime ka qëllimin që të krijojë një qendër të përbashkët shkrimtarësh. Në mënyrë të natyrshme, ajo synon t’i shërbejë bashkësisë katolike, por njëkohësisht edhe një bashkësie më të madhe, atdheut, gjuhës shqipe, kombit shqiptar. Në secilin koncept ka ndarje dhe bashkim, ka garë që zhvillon, por edhe afron forcat përbërëse të shoqërisë shqiptare, forcon kohezionin kombëtar dhe vetëdijen kombëtare. Katolicizmi ka në objektivin e vet gjithësinë, por gjithësia me kombin, megjithëse në dukje të parë janë në kundërshti me njëri-tjetrin, në fakt, ata janë pjesë të ndryshme të së njëjtës medalje, janë në harmoni me njëra-tjetrën, janë pjesë të së tërës, janë pjesë në madhësi e në nivele të ndryshme, të cilat marrin përparësi, herë njëra e herë tjetra, por gjithherë në funksion të të njëjtit, të krijuesit të gjithësisë, janë në unitet organik, në mes të njëra-tjetrës. Mjeda i shihte këto koncepte nga brenda edhe nga jashtë vetes. Këtu qëndron madhështia e gjenialiteti i tij. Së fundi, kemi edhe një dokument tjetër që përmban procesverbalet e dy mbledhjeve të Shoqatës letrare Shën Jeronimi, realisht ato të datave 22.5.1929 dhe 19.6.1929. I rëndësishëm është vendimi që është marrë më 22 maj, sipas të cilit shkrimtarët, anëtarë të shoqërisë, duhet të jenë të njinjishëm në mënyrën e shkrimit të shqipes. Tërheq vëmendjen vendimi që flet për përdorimin e mb e nd ndër ato fjalë që kanë për t’u caktuar. Për këtë ngarkohen me detyrë Dom Ndre Mjeda e At Marin Sirdani. Është një përpjekje për të zbatuar vendimet e KLSH. Projektvendimet për këtë u paraqitën në mbledhjen e radhës, më 19.6.1929, ku u vendos për shkrimin e fjalëve shqipe me sasinë e hundësisë së tyre. Pojapim këtu tekstet e dy dokumenteve autografe të Mjedës, që ruhen në AQSH, (maj të vitit 1929, Shkodër):                       Rregullore e Komisjonit drejtues[6]
    1. 1.                     Komisjoni drejtues ka per detyrë m’u  mbledhë me Kryesi mb’atë ditë qi të caktohet herë mbas heret.
    2. 2.                     Nuk pelqehet pengim, qi mos të jetë pranue prei Kryesis.
    3. 3.                     Detyra e Komisjonit asht me zgiedhë landen e veprimit të pjesëtarvet, e me ja da se të cillit. Atij i perket me gjikue pranimin e nji veperës të ndo’j misit o të huejit.
    4. 4.                     Ndë nji rasë të  ngutshme vepron Kryetari me misë të Komisjonit, qi gjinden ndë Shkodrë.
    5. 5.                     Prei Komisjonit ka m’u  marrë Sekretari, qi ka detyrë me shkrue procesverbalet ndë të gjitha mbledhjet, e me mbajtë perpjekjet per punë të Shoqnis. Per ketë punë mundet me ju dhanë nji ndimës prei Komisjonit.
    6. 6.                     Mbledhjet i hapë Kryetari. Ata qi donë me folë, do t’apin emnin e vet perpara se të flasin.
    7. 7.                     Ndë fillim të gjithë se të cilles mbledhje ka m’u këndue procesverbali i mbledhjes së kalueme, e m’u ndenëshkrue prei atyne qi janë gjetë pranë.
    8. 8.                     Kush ka nji proponim per të ba, e këndon perpara Komisjonit; e në kjoftë se pranohet ndë parim, vehet ndë rendin e ditës per mbledhje s’ardhshme.
    9. 9.                     Komisjoni do të dajnë dy meshtarë, qi, ndenë Kryetarin, kanë me pasë kujdesin e Kashës së Shoqnis. Këta mund të jenë edhe jashtë Komisjonit.
    10. 10.                 Vetem Komisjonit i perket me vue dorë në Kashë së Shoqnis[7].
    11. 11.                 Dy herë në vjetë Kasha do t’i paraqesin Komisjonit gjejen[8] e pasunis, e të spenximevet të bame.
     

    Shoqnija letrare e Shën Jeronimit” a “Shoqnija Jeronime[9]

    Statuti

    1. 1.                        Qellimi i Shoqnis Jeronime asht me perba nji qandrë  shkrimtarësh, qi të veprojnë per lulzim të  Fes katolike, të giuhës shqype e t’Atdheut, me shkrime e botime, ndenë mvarsi t’Ipeshkvijvet të Shqypënis, të perfaqsuem prei Argjipeshkvit të Shkodrës.
    2. 2.                        Shoqnin e perbajnë misët vepruesa, nderet, e ndimësa.
    3. 3.                        Misët vepruesa, ata qi me shkrime e me botime të veta punojnë mbas këtij Statutit, merren prei Klerit katolik shqyptar; por mund të pranohen edhe shekullarë.
    4. 4.                        Prei misësh vepruesa do të perbahet nji Komisjon vetem Kishtarësh, ndenë Kryesi të Përfaqsuesit t’Ordinarvet, qi do të kenë drejtimin e Shoqnis. Keta merren ka dy per djeçezë të Shqypënis.
    5. 5.                        Misë nderet janë ata qi apin ndimen e Fr. Ar 1000 ( njimijë ).
    6. 6.                        Misë ndimësa janë ata qi me çdo sasi të hollash i ndimojnë Shoqnis.
    7. 7.                        M’u ba kush mis i kësaj Shoqnije, o do të ftohet drejtë per drejtë prei Komisjonit, o do të bajnë lutje m’u pranue nder misë të saj. Gjikimin e këtij pranimit e ka Komisjoni drejtues.
    8. 8.                        Nuk munden me kenë misë të kësaj Shoqnije ata qi janë shkrue mbë ndo’j shoqni të ndalueme prei Kishës, o qi diftojnë parime kunderta me mësime të Shejtit Atë Papë, e të Veqilavet[10] të tij, t’Ipeshkvijvet.
    9. 9.                        S munden me kenë misë as ata qi, ndonëse në jetë private të vet, barin[11] nji njollë të dënueshme prei parimevet katolike.
    10. 10.                    Vendimet e Shoqnis merren me shumicë relative zanash. Shumica asht: nji permbi gjysen e atyne qi janë pranë. Ata qi pezullojnë zanin e vet, xehen se nuk janë pranë. Në parazim votash voti i Kryetarit vëjin[12] per dy.
    11. 11.                    Pasunija e Shoqnis do të jetë proni kishtare, e do të perdoret per qellimet e naltpermenduna.
    12. 12.                    Shkrimtarvet ka me ju dhanë nji shperblim per shkrime me nji sasi kopjesh, qi ka m’u caktue prei Komisjonit.
    Po japim më poshtë edhe një fletë me proçesverbalin e dy mbledhjeve të Këshillit drejtues të Shoqërisë Jeronime:[13] 22 majë 1929 :  Munguene D. Ndre Zadeja, At Anton Harapi, D. Shtjefen Vierdha. U da:1) Shoqnija m’u mbledhë nji herë në muej, të treten të merkurre të se të cillit muej,  verës në oren 6 mb. Ditje. Me ndolle e treta e merkurre e xanun prej ndo’i të kremes, ka me kenë e katerta ditë mbledhjet. 2)Në rasen qi ndokush nuk mundet me ardhë më ndo’i  mbledhje ka me shenjue nji prej shokve të permbrendshem per me e mkambsue: e kte do t’a caktojnë me kohë. 3)U vendue qi të gjith misët e Shoqnis të jenë të njinjishem në mendyren e shkrimit. 4)U da qi të perdoren mb e nd  nder ata fjalë qi kan m’u caktue. Barra per me i caktue kto fjalë ju vu z. D. Ndre Mjedes e z. At Marin Sirdanit, me detyrë qi me ja paraqitë per pranim antarve të Shoqnis në mbledhjen e parë.   19 qershuer 1929: Munguene Etnit Jezuit, D. Ndre Zadeja, At Anton Harapi. 1)Ju paraqitne shokve fjalët qi lypsin me u shkrue me mb e me nd, e mbassi u shoshitne ju dha pranimi. 2)U da qi në shkrimin e fjalve të shenjohej hunsija e sasija e tynve. Interesante është se  në mbledhjen e 22.5.1929, merret vendimi që të gjithë shkrimtarët, anëtarë të shoqërisë, të shkruanin me një alfabet të vetëm, si dhe me një ortografi të vetme për përdorimin  e mb e nd. Për hartimin e rregullores në fjalë, ngarkohen Dom Ndre Mjeda e At Marin Sirdani. Ndërsa në proçesverbalin e dt. 19.6.1929, paraqiten fjalët ku do të përdoren mb e nd dhe diskutohet rreth tyre. Gjithashtu vendoset, nën ndikimin e Mjedës, që në shkrimin e shqipes të shënjohet hundësija dhe sasija e tingujve. Është e njohur këmbëngulja e Ndre Mjedës, deri në fund të jetës, për të mbrojtur hundësinë dhe sasinë e tingujve në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Mendojmë se ky vendim nuk kundërshtonte rregulloren e KLSH, e cila, lejonte përdorimin në raste të veçanta nga ajo vetë. Cili është Shën Jeronimi? Iliras. Jetoi gjatë shekullit IV pas Krishtit. Qe një nga shkrimtarët e dijetarët më të mëdhenj të kohës. Mbas Shën Augustinit, qe më i madhi i etërve të Kishës Katolike. Në një periudhë të jetës së tij, ai braktisi shoqërinë e njerëzve dhe jetoi si eremit. Me prejardhje ilire, kishte temperament shpërthyes. Ai rrëfehej për veten: “Më fal, o Zot, për karakterin tim shpërthyes, sepse jam dalmat[14]. Përktheu Biblën nga greqishtja dhe hebraishtja në latinisht, Bibël e cila përdoret edhe sot dhe njihet si Vulgata. Jeronimi është shkrimtari më i ditur i patrologjisë romake, një prej figurave më përfaqësuese e më të plotësuara në historinë e Kishës dhe në letërsinë e krishterë antike.[15] Lindi nga prindër të krishterë, rreth viteve 330, në Stridon, në kufi, në mes të Dalmacisë dhe Panonisë. Në moshën 20-vjeçare, shkoi në Romë për studime. U pagëzua në moshë madhore nga vetë Papa Liberi, aty rreth v.365. Prej Romës shkon në Trier, ku hyn në bashkësinë e asketëve. Në v.373, udhëton në Lindje. Gjatë rrugës për në Jeruzalem sëmuret rëndë dhe mbetet në Antioki, por porsa forcohet fizikisht, shkon në shkretirën Chalkis, ku për pesë vite bën pendesë të madhe, ku nxë hebraishten dhe Shkrimin Shenjt. Shugurohet meshtar nga ipeshkëvi i Antiokisë, Paulini, me kusht që të mbetet eremit. Takohet, në Kostandinopojë, me oratorin e famshëm, Gregorin e Nazianit, me ndihmën e të cilit përkthen, në gjuhën latine, shumë vepra të Origenit. Më 382, Papa Damazi, duke dëgjuar për veprimtarinë e tij të madhe, e thërret në Romë, ku i beson shumë punë kishtare. Por pas dy viteve, ai kthehet në Lindje. I dhënë pas jetës asketike, hap dy kuvende në Betlehem. Atje përkryhet në gjuhë dhe fillon të përkthejë Shkrimin Shenjt nga hebraishtja në gjuhën latine. Në fund të jetës i dobësohen sytë, megjithatë nuk e la penën deri në fund të jetës.  Pasi vdiq në v.420, trupin e tij e bartën në bazilikën e Shën Marisë në Romë. Kisha Katolike e nderon si më të madhin mësues në shpjegimin e Shkrimit shejt.[16] Për këtë shkrimtar, me origjinë shqiptare, kanë folur Don Marjan Dema, Isak Ahmeti, Ibrahim Rugova, Engjëll Sedaj.[17] Fan Noli e ka quajtur Shqiptari i Madh. Sipas studiuesit Xhemal Meçi, në VP të majës së Krrabit, në lartësinë 1500 m., gjendej që para Lekë Dukagjinit, Kisha e Jeremisë.[18] Ish-ministri i Drejtësisë, juristi i njohur shqiptar, Hasan Dosti, mbante në tryezën e tij të punës, një riprodhim të portretit të Shën Jeronimit, vepër e piktorit të shquar El Greko.[19] Sipas rev. Leka, Hjeronimi (Imshija) u nderua nga Kisha si Doctor maximus në kthjellim e spjegim të Shkrimit Shenjt[20]. Figurën e tij e përjetësoi skulptori shqiptar i shek XV, Andrea Alleshi.[21] Kur ishte në moshë të rritur, Alleshi shkoi, së bashku me prindërit, në Dalmaci, në Split, e vende të tjera, duke gëdhendur shumë vepra skulpturore, kushtuar dijetarit shqiptar, Shën Jeronimit. Sot, në vende të ndryshme të botës, njihen 11 variante të kësaj figure të shquar, të realizuara nga skulptori Andrea Alleshi, gjatë 1480-1505. Studiuesi Skënder Bllakaj e filmoi në janar të v.1977 njerën prej tyre, atë që gjendej në Kishën e Shën Jeronimit, në Marjan të Splitit. Ai, autori Alleshi,  me qëllim, i dha Shën Jeronimit karakteristika ilirësh. Skënder Bllakaj, në studimin e tij kushtuar skulptorit shqiptar Andrea Alleshi, tregoi të dhëna interesante për dijetarin shqiptar, Shën Jeronimin. Lidhur me këto, paraqet interes pohimi i studiuesit Kruno Prijatejl se skluptori Alleshi, përmes fytyrave doklicefale dhe përmes formave të tjera të shprehjes së figurave, në mënyrë të fshehtë na ka shfaqur frymën shqiptare. Rilindësi ynë, Dom Ndre Mjeda, studiues i autorëve të vjetër shqiptarë, e njohu mirë personalitetin dhe veprën e Shën Jeronimit, përmes studimeve të tij të shumta e të thella të letërsisë filozofike e teologjike kishtare. Ai e cilësonte Shën Jeronimin si shkrimtar ilir dhe krenohej me të. Dom Ndre Mjeda, në mënyrë aktive dhe fare origjinale, e ka përjetësuar figurën e tij në librin e tretë të Këndimeve për shkollë të para të Shqypniës. Po japim variantin e përpunuar që gjëndet në botimin e tretë, (Vjenë, 1915): Shêjti shë Shimshíj.[22] Nji dijetar ndër mã të mëdhajt të Kishës shêjte, e mã i pari për kuptim të Shkruemit shêjt, shë Shimshija kje Iliras i gjakut t’onë. Leu në Stridone gjytet i Panonies, prej nji shpiës pasanike fort; aj gjytet për gjallë të tij kje shqymë [23] prej Gotve. I ri endè vojt në Romë me xanë; por s i mbastuene mjeshtrat e atij vêndit e duel me kërkue kû ishin nierz mã në zã me xânë prej tyne, e prandej shkoj në Galje, n’Italië, në Traqje e n’Azië të vogël. Mã vonë në vjetë 372 vojt në Rruzalem, e prej andej në Skanderië. Kúr sundote kishën e Konstandinopolit shêjti shë Gegë prej Nazianzit shë Shimshija, qi tesh mã ishte i zoti me mësue, tjerët, shkoj me xânë ndo’j send prej dijetarit të madh. Mbasandej kthej prep në Romë, e Papa, shêjti shë Damas e ndali për shkrimtar të vet. Por dishiri i tij ishte shkretija mos me këqyrë veç punët e Zotit e këndimet e veta e prandaj u mbësheh në Betlem në nji kuvênd qi kishte goditë me gjã të vet. Puna e tij mã e madhja â qi kthej latin të Shkruemit shêjt, qi përdoron sot Kisha Katolike. Shkroj edhè shtjellime përmbĩ do sênde të Shkruemit shêjt, e kûndra do gabimeve të fés qi ishin hapë atëherë. Dijte shumë giuhë të lémjes, qi i kishte xânë me marrë vesht mã mirë të Shkruemit shêjt; e për ket punë edhè s la vênd pá kërkue në Palestinë e nieri të dijshëm pá pvetë, me pasë dritë prej tyne. Giuha e tij âsht ma e zgiedhun se e shkrimtarëve tjerë t’asáj kohë. Diq në vjetë 420, nândëdhetë vjeç. Korpi[24] i tij gjindet në Romë afër grashdit kû pat lé i lumi Jezu Krisht, e qi ruhet në kishë qi i thonë: Santa Maria Maggiore.[25] Por Mjeda do të përpiqet edhe më vonë të tërheqë vëmendjen e opinionit drejt kësaj figure madhore ilire. Ishte periudha kur Dom Ndre Mjeda, pasi ishte tërhequr nga jeta politike, kishte vendosur t’i kushtohej studimeve gjuhësore e historike, në mënyrë të veçantë transkriptimit të autorëve të vjetër. Ishte një projekt madhor, me synim pasurimin e zhvillimin e gjuhës shqipe, njohjen me veprën e autorëve të vjetër, si dhe përjetësimin e emrit të shkrimtarit me origjinë shqiptare, Shën Jeronimit. Mjeda botoi në, kuadrin e Shoqërisë Jeronime, disa vepra të njëpasnjëshme, shumë të rëndësishme: Viti 1929:  Lumnit e Zojës së bekueme. Shoqnia Jeronime, Shkodër, nr. 1, 1929. Përkthim nga Sh’Alfons  M. de Liguori. Viti 1930: Jeta e së Lumes Virgjin Mri. Shoqnia Jeronime, Shkodër, nr.2, 1930. Transkriptim nga vepra e Pjetër Bogdanit, Cuneus Prophetarum. Viti 1931:  Devocjoni i Zemrës së Jezu Krishtit. Shoqnia Jeronime, Shkodër, nr. 3, 1931. Përkthim nga Atë Gjon Croiset  SJ. Viti 1932: Filloi të botojë veprën e panjohur të Pjetër Budit, Pasqyra e të Rrëfyemit, botim i cili u ndërpre për arsye që do t’i shpjegojmë më poshtë. Po ashtu u interesua edhe për veprat e tjera të Budit, Ritualin Roman, si dhe Shtojcën prej 16 faqesh.        

    nga Mentor Quku



    [1] AQSH, Fondi  Arqipeshkvia e Shkodrës (132/A), d. 15, v. 1936, Jetëshkrim i Lazër Mjedës.
    [2] Mentor Quku, “Ndre Mjeda për shkrimtarët e vjetër, në dritën e dokumenteve të reja”, Seminari V Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj, tetor 2002, Shkodër, 2006, f. 148-160.
    [3] Markus 2007, f. 437.
    [4] AQSH, fd. 134, v. 1929, d. 71, fl.2
    [5] AQSH, fd. 134, v. 1929, d. 71, fl.3 verso.
    [6] AQSH, fd. 134, v. 1929, d. 71, fl.3, rekto.
    [7] Kasha e Shoqnis = arka e Shoqërisë
    [8] Gjejen e pasunis = gjendjen e pasurisë
    [9] AQSH, fd. 134, v. 1929, d. 71, fl. 3, rekto.
    [10] Veqil-i = ai që zen vendin e titullarit të nji zyre, përfaqësues, mëkambës, i deleguem. Tahir Dizdari, “Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe”, Tiranë, 2005, shkronja V, f. 1085.
    [11] Barin = mbartin
    [12] Vëjin = vlen
    [13] AQSH, fd. 134, v. 1929, d. 71, fl. 4
    [14] Don Marjan Demaj, Besojmë me Etërit e Kishës, Prizren, 2009, f.102-103
    [15] Girolamo, Santo, Enciklopedia italiane Trecani, 1949, vëll. XVII, f. 284; Enciklopedia katolike, 1951, Romë, vëll. VI, f. 652.
    [16] Marjan Demaj, Besojmë me Etërit e Kishës, Prizren, 2009, f. 101-103.
    [17] Sedaj Engjëll, Shën Jeronimi dhe vulgata e tij latine, GjAl, seria e shkencave filologjike, nr. 27, v. 1997, Prishtinë 1998, f. 81-91.
    [18] Xhemal Meçi, Kabashi, Tiranë, 2008, f. 52, 78-79, 88-89.
    [19] Hasan Dosti, Një jetë për çështjen shqiptare, Tiranë, 2008, f. 466.
    [20] Hjeronimi (Imshija), Të drejtat e Shqipnis Ethnike, Leka, v. XVI, nr. 4-8, bleni i dytë, f. 312, Shkodër, 1944. Sipas K. Patsch, Ilirët, f. 72-73; Z. Valentini, Cronol. Alb., I, f. 20, 83, 93, 127, 147, 149; U. Manucci, Istituzioni di Patrologia, II, f. 196-219; Lajmtari i Z. së K., (LIII), 1943, f. 267-269.
    [21] Skënder Bllakaj, Andrea Alleshi, skulptor dhe arkitekt i madh shqiptar i Renesancës. Albanica Ekskluzive, nr. 81, 2008.
    [22] Mjeda e quan Shën Jeronimin me emrin që njihej në popull: Shën Shimshij.
    [23] Shqymë = shkye nga trualli amë, këtu: pushtuar
    [24] Korpi = trupi
    [25] Mjeda, “Këndime për shkollë të para të Shqypnis, Libri i tretë”, botim i tretë, 1915, Vjenë, f. 185-186.
     

  • KENDI POETIK

    NINULLË Biro, t’i këndova me zemër ninullat, bashke me shtojzovallet t’i ndolla ku ishin ma te bukura dëshirat; nuk di a t’i plotësova, nuk di nëse Zoti më dëgjoi, se të mektë e pata zanin. Nuk ishin ninullat tueja, nanë, që katundin e zuni gjumi e deri në prag, llom e landë na erdhi lumi; lengata prej larg kishte ardhë. Tufat ka kohë s’i shoh, edhe ato kanë marrë malet, askush s’po dinë ku janë, as dhitë e as çobanët. Shtigjet të reja kem hapë, shtatë herë ferrat po i presim, po gjurmët prap t’vjetra janë, shtigjet kah t’çonë s’po dijmë, s’po dijmë a t’shkojmë a të mbesim. Udhëve të largëta u rrita, t‘pabesa ishin pritat, i fortë as trim s’u bana, por t’paktën s’të korita.    

    PLEHNAT

    Të pakta shportat. Tej të mbushun kazanat me plehnat e shumtë.

    Kah do të hedhish shikimin, veç plehna sheh: Të moçëm, të rijë,

    laramanë,

    të zezë.

    Punëtoret e komunales s’arrijnë me i heqë plehnat me fshesë;

    ata u ikin ma tej.

    Në tokën e shqipeve plehnat bahen mal,

    në det e në ranë, s‘mund t’afrohesh afër se mizat s’të lanë rehat.

    Korbat po shkojnë me u la.

    Kthehem mbrapsht.

     

    nga Xhenc Bezhi

    MBERTHYER

    Fshiva pluhurin e vjetër mbi kitarën time Pashe sytë e tu dhe shpejt e akordova Nëpër trupin tënd shëtita sytë e mi Plot nota m'u mbush zemra kur zërin të degjova Me orë të tëra luaja nota vec për ty Në natyrën time ti lulja më e vyer Gishtat mbi tastierë ndjenjat melodi Mbi kitarën time po te mbaj mbërthyer

    EMIGRIM Përplasem me erën që fryn nga çdo anë Sytë më ngacmoi dhe lotë më ranë Pluhur ka sjellë në mendje ma hodhi Kjo jetë emigranti sa shumë më lodhi Nëna më përzuri në shpirt më la brengë Më gjeti komshiu tani më mban peng Luftoj me pisllëkun në pluhur i zhytur Cdo ditë më kafshon një bishë e uritur.

    MË I FORTË Në një copë errësirë sonte po mendohem Përpiqem të kuptoj nga erdha c'bëj këtu Bërrtas e ulërij por jashtë nuk dëgjohem Dhe ngjan jeta ime me një copë dru C'i dua këto ndjenja që i mbaj me vete Shumë po më rëndojnë e s'po eci dot Se c'më mungon mua ti jetë nuk me pyete Sonte do të flas dhe pse do flas kot Tregomëni atë qe kështu e ndërtoi jetën Të shkoj t'i them dy fjalë se dot më nuk duroj Para syve të tij ta marr ta grris kuletën Por më pas vras mendjen s'do di si të jetoj Edhe pse mundohem kërkoj nje monopat Që sonte t'i largohem kësaj errësire M'a helmuan zemrën me lanë dru te thatë Shumë të dashuruar janë pas kësaj ngjyre Gjithcka u largua larg,shumë larg Më la të mënjanë në një cep te errët Dhe thellë më dhëmbin te shumtat plagë Që më vrasin kohën,veten dhe të tjerët Do dal nga ky cep do eci me vrap Ashtu si i verbuar do udhëtoj nëpër natë Mbase diku larg mëngjesin do ta kap

    ME I FORTË DO BËHEM NE ËSHTË RRUGË E GJATË.

                   

    PRINCI Filloi shi i qetë, nuk dua të pushojë, por zhurma e qytetit më prish melodinë, gjithcka është e vogël e crregullt e marë, në kët qytet betoni që vras djalerinë. Dëgjoj nëpër rrugë femra budallaqe, që kaq shumë e duan betonin pa fund, lyhen bojatisen , s'skuqen me ne faqe, hedhin plot aroma,veshin minifund. Do i vrasin vitet në mes te betonit, aty ku kanë menduar që princi ekziston, aty ku dhe unë princeshën kërkoja, aty ku mu bënë ndjenjat beton. Dhe kur do kuptojnë që princat jane zhdukur, dhe kur do te rrinë per pak vetmuar, do shikojnë nga xhami shiun qe do bjerë, dhe do thonë:dikur ishim dashuruar Do kujtojë atë djalin që kishte në lagje, që për sytë e saj shkruante poezi, do rrijë në dritare dhe shiu do bjerë, pastaj do kuptojë qe princ ish vec ai.

         

    nga Edmond Cano

     

  • BLINI LIBRIN E FUNDIT TE Edibe Selmani-Osmanit

      BLINI LIBRIN E FUNDIT TE Edibe Selmani-Osmanit.  

  • MUZE TE GJALLA

    Muze te gjalla

      Koha Fatlume (Die Gute Zeit) ne manifestimin  „Nata e gjate e muzeve ne Berlin – Gjermani“ Me 25 Gusht te gjithe muzete e Berlinit ishin te hapura dhe secili prej tyre kishte organizuar program te vecante por ajo qe vlen te permendim eshte programi i Muzeut Vila Lieberman nje nder muzete me te njohura ne Berlin dhe ne Evrope. Shfaqja Teatrale „Koha Fatlume„ e autorit Ernst Barlach i cili ishte piktor, skulptor dhe shkrimtar bashkekohas i piktorit Max Lieberman, i tuboi rreth vetes artiste, profesioniste dhe amatore nga vendet e ndryshme; si Gjermania, Kosova, Polonia, Austria dhe Gjeorgjia. Ne kete shfaqje ishin te gershetuara mire loja skenike me aktrim dinjitoz nga aktoret Gjermane Kosovare dhe Austriake. Performanca e baletit nga grupi i pese artisteve nga Polonia; muzika nga instrumentiste gjermane dhe solo kengetarja nga Gjeorgjia; skenografia, kostumet, ndricimi, etj... Grupi nga Kosova sikur kishte barren me te rende sepse ishin me te rinje dhe ishin te angazhuar ne te gjitha aktet e shfaqjes. Regjisorja Regina Buch u shpreh keshtu jam e impresionuar nga performanca e mire e te rinjeve Kosovare te cilet flasin aq mire ne gjermanisht nje tekst te veshtire edhe per vete gjermanet, here-pas-here flitej edhe gjuha shqipe. Kush ishin Kosovaret qe moren pjese ne mbremjen e programeve elite te muzeve te Berlinit e sidomos Muzeu Villa Lieberman qe eshte muzeu me i vizituar nga turistet Amerikane dhe turistet e vendeve te tjera. Teatri alternativ i Qendres per Edukim Kreativ Shtepia e Fellbachut ne Therande beri per vete nje elite kulturore, biznesi dhe fondacione te ndryshme nga Berlini dhe me gjere; te cilet flisnin me admirim per te rinjte e Kosoves qe prezantuan nje cope kulture nga shteti me i ri ne kete mes te rendesishem. Kordinatori  i grupit kosovar artisti Refki Gollopeni u shpreh jam i nderuar qe jam duke punuar bashke me keta te rinjte djem e vajza qe nuk e paten lehte te vinin ketu, por mundi i tyre u shperblye me duartrokitjet e publikut mikpritjen e organizatorit  dhe afirmimin e kultures Kosovare. Une do ta falenderoj edhe  Kryetarin e Komunes Z. Blerim Kuqi i cili eshte prezent ketu  ne Muzeun Villa Lieberman i cili perkrah moralisht dhe financiarisht te rinjte nga komuna e tij qe sonte perfaqesuan shtetin tone me dinjitet. Prania e Zevendes Ambasadorit ne Gjermani Z. Islam Spahiu na nderoi dhe i shtoi vleren e prezentimit tone si shtet i ri ku me kete rast u mundesua te behet edhe pak diplomaci duke i informuar te pranishmit per shvillimet kulturore , ekonomike dhe politike ne Kosove. Drejtori i Projektit Wolfgang Fricke i dalluar me fisnikerine e tij dhe Kordinatorja Shpresa Faqi i falenderojne te gjithe pjesemarresit qe dhane kontributin e tyre ne realizimin e shfaqjes Teatrale Die Gute Zeit (Koha Fatlume) Pjesemarres ne kete projekt kulturore jane: Nga Kosova: Refki Gollopeni, Dafina Krasniqi, Artan Sallauka, Granit Perzhaku, Arlind Sylaj, Blerina Gollopeni, Bardha Mazrreku, Rita Cikaqi, Adelina Cikaqi, Majlinda Cikaqi, Adelina Kurtishaj. Nga Mali i Zi: Nysret Gjokaj. Nga Gjermania: Regina Busch, Eldegard Hansen, Izabelle Guidi, Nicola Sczerputovski,Anne Amelonge, Fabian Kaul, Suzane Pickels, Cathrin Reis, Wolvgang Czeczor, Helmut Hampel, Maud Fraesdorf, Kathleen Vanzel, Reinhard Kaul, Enriko Hoettl, Hendrik Thiele, Viktoria Von Achten, Anemari  Koehler, Charis Karantzas, Thomas Stieger, Julian Kuelpmann dhe Johanes Boehmer. Nga Austria: Jennifer Stickelmayer. Nga polonia: Evelina Ciszevska, me 4 anetaret e grupit Nga Gjeorgjia : Ira Gorgadze, Mariam Erbalidze, Teo Jorbenadze    

    nga  Refki Gollopeni

  • 2012.07
  • Kombi, përmbi Fe...!

    Kombi, përmbi Fe...!

     

              Pikë e dobët e shqiptarëve është ajo se besojnë shpejt thuajse çdo gjë. Vetëm pak t’i marrësh me të mirë, të bësh një fytyrë engjëllore, një histori e trilluar ose fotografi e montuar dhe i mashtron lehtë fare, bien në grackë, siç kanë rënë në shumë raste që sot i tregon historia. Edhe në ditët e sotme lajkat dhe grackat e njerëzve dhe grupeve të ndryshme i hasim gjithëkah, ndërsa këta mundohen që popullit t’i imponojë në mënyrë indirekte ideologjitë e tyre ose thënë më mirë t’i bëjnë si "vetja". Populli im, shqiptarët, tani në shekullin XXI në vend që më shumë t’i përkushtohen shkencës, artit e kulturës anojnë gjithnjë e më shumë nga religjioni. Një gjë çdoherë të habit, zakonisht shohim nëpër rrjete sociale njerëz të vrarë ose gjakosur e të shtrirë përdhe, ndërsa reagimet dhe komentet e shumicës janë: "free Palestina! (Palestina e lirë)", "vdekje Izraelit!", "këtë e kanë bërë amerikanët!", e shumë thënje të tjera. Ngadalë, të gjithë e dijmë se çfarë bëhet nëpër botë dhe i dimë edhe mardhëniet e shtetit të Palestinës me Izraelitasit, por ti nga u sigurove se nga është personi në foto, apo ndoshta ka rënë tërmet diku, ndoshta aksident komunikacioni ose diçka tjetër. Malverzimet e fotoreporterëve janë të shpeshta, prerja dhe montimi i fotografive mund t’a humb mesazhin real të fotos dhe t’i japë asaj një pamje dhe kuptim tjetër, pse ne të jemi kaq naivë dhe të besojmë gjithçka që interneti na servir?! Tani nuk po i përkrahim as palestinezët e as izraelitët, por një absurditet tjetër të vret. Ne si shqiptarë jemi të ndarë në 5 shtete, vet punët tona nuk i kemi si duhet, me probleme nga më të ndryshmet që nga shkollat e deri në kuvend. Tani shtrohet pyetja çfarë na duhen neve punët e popujve nga Lindja kur vetë punët tona nuk i kemi në vend?! Epo ata janë vëllezërit dhe motrat tona, na bashkon feja ndërsa e dini se si disa shqiptarë e quajn shqiptarin - shkja. Po është e vërtetë, “shqiptari” mysliman shqiptarin me fe krishtere e quan shkja (shka).  Pse?!  Po ky mban kryq! Ndërsa atë që është me mijëra kilometra larg, që s’i bashkon as gjaku e as kombi e ka vëlla, pse? Se është mysliman! Njerëz, nuk do të thotë që një person që është me fe të njëjtë sikur tënden t’a duash më tepër se personin që e ke me të njejtin nacionalitet. Në botë ka shumë të krishterë e mysliman, por përveç religjionit asgjë nuk na lidhë me ta. Neve shqiptarëve na lidhë gjaku e kombi, besa e tradita, po vazhduam t’i quajmë vëllezër e motra arabët e vatikanasit, e pati puna jonë. T’a kuptojmë njëherë e mirë se populli shqiptar ka tri religjione dhe nuk duhet të lejojmë që përkatësia fetare të vazhdojë e të na përçajë, jemi të gjithë një, nga vetë fakti se flasim një gjuhë e na bën hije një flamur. Bashkëkombas, besimi dhe religjioni janë diçka shpirtërore dhe personale. Feja është pastrim i shpirtit nga preokupimet që kemi, fenë duhet t’a respektojmë por gabim shumë i madh është nëse ne nuk respektojmë dhe i ofendojmë religjionet tjera. Duhet ta kuptojmë dhe pranojmë se jetojmë në vende multifetare, si në Shqipëri, Kosovë ose Maqedoni dhe kjo nuk duhet të na pengojë që t’a duam dhe respektojme njëri-tjetrin, si shqiptarë që jemi duhet që të kemi mirëkuptim mes veti, t’i urojmë njëri tjetrit festat, kombëtare po se po, por edhe ato fetare se fundja asgjë nuk i kushton një të krishteri t’i urojë Bajramin një të fesë islame ose një mysliman ti urojë Pashkët një të krishteri.  Në kohë kur shqiparët kanë qenë të sunduar dhe kur një shqiptar ka dhënë jetën për atdhe është thënë se vdiq si burrë për Shqypni dhe nuk kanë pyetur se ç'feje i takonte, ndërsa sot e dini se ç’hall kanë disa?; "vdiq si i krishterë", "jo vdiq si musliman"; "jo ai shkon n'xhenet", "jo ky në ferr", ehh vaj halli për ne.   Shpresa Rinia është dritë e ardhmërisë së popullit, ajo nesër do t’a udhëheqë atë dhe do të përgadisë gjenerata të reja. Rini shqiptare, rini e dashur shqiptare, ngado që të jeni, dijeni se nesër e ardhmja e kombit tonë do të jetë në duart tona. Dijeni se nga paragjykimet nuk përfitojmë asgjë, me patjetër duhet t’a duam njëri tjetrin, cfarëdo qofshim me religjion ne jemi vëllezër e motra, duhet t’i mbrojmë interesat tona të përbashkëta kombëtare, kurdoherë e kudoqofshim. Ne armikut ose kundërshtarit nuk mund t’i dalim duarzbrazur (kokëthatë), misioni ynë është mësimi dhe studimi në shkencë, art e histori, po po dhe atë nëpër insitucione të larta si rini e zjarrtë, sepse shtëpitë dhe birucat nuk na kanë hije. Rinia është ajo që më lehtë mund të devijojë, aq më shumë kur në çdo kënd mund të hasim njerëz që nuk na e duan të mirën, andaj mençuria dhe vigjilenca gjithmonë duhen të jenë në maksimum të aktivizuara. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që dikush të na i shajë personalitetet e larta kombëtare, si Skenderbeun, Nënë Terezën, Pjetër Bogdanin e të tjerë heronj që kanë kontribuar për kombin tonë. Ne me anë të heronjve kemi arritur të mbijetojmë si popull dhe me emrin e tyre jemi identifikuar si komb shqiptar.  Ata nuk janë tradhëtarë të shqiptarisë, duhet t’i nderojmë si figura kombëtare, krahas gjithë fjalëve të këqija që mund të fliten për ta, ne gjithnjë duhet t’i mendojmë gjërat më thellë e ti kemi parasysh situatat e mundëshme në të cilat kanë qenë ata. Nuk duhet ti fyejmë e të mos i duam heronjtë tanë, jo në këtë kohë kur dikush mundohet me të gjitha forcat të vjedhë e të krijojë histori e identitet, ndërsa neve që nuk na mungojnë historia e identiteti t’u japim shkelmin atyre e të pranojmë kultura tjera. Ne të gjithë mundemi që vetë të dallojmë të mirën nga e keqja, të njerëzishmen nga mëkati dhe nuk kemi pse të presim që dikush të na i tregojë, problemet e ndryshme që mund ti kemi mund ti zgjidhim me njerëz specialistë për ato probleme, në psikolog ose mjek, sepse prifti e hoxha s'mund të na bëjnë gjë, kuptojeni se me ujë nuk mund të kurohet një sëmundje. Besimin fetar duhet t’a ketë çdo njeri, të gjithë e dimë se është pastrim shpirtëror, por mos lejoni që trurin tuaj ta mbyllni në një kuti përtej së cilës nuk shihni asgjë, mos lejoni që t'ua zënë sytë me fasho të zezë sepse ka njerëz kompetentë për të u'a berë këtë gjë. Duhet besuar me masë sepse po kaluam në besim ekstrem do t’i bëjmë dëm si vetes poashtu edhe shoqërisë. I vetmi interes yni i përbashkët është interesi kombëtar, sikur një ditë të mundohet të na pushtojë dikush, ne bashkë duhet të mblidhemi e t’i bëjmë ballë kundërshtarit e atëherë nuk do të shohim se cilës fe i përkasim por duhet bërë tok për mbrojtje të atdheut. Luftë edhe tani kemi, por një lloj lufte të re, jo me zjarr e barut por me mendje, luftë përçarëse për të cilën u shkrua deri tani, duhet pasur kujdes që ndonjëri nga ne të mos bëhet viktimë e kësaj lufte dhe të bie në kurthe që grupe keqdashëse i’a ngrisin popullit tonë. Tolerancë dhe mirëkuptim në mes veti, këto janë dy gjëra që duhet t’i posedojmë e që vetëm me këto mund të ecim përpara drejt një shoqërie moderne dhe bashkëkohore. T’a duam njëri tjetrin, si vëllau-vëllanë, shqiptari-shqiptarin, se po nuk e deshëm kombin, gjuhën,historinë,  flamurin, gjakun e veten tonë atëherë të mos presim se dikush tjetër do të na dojë.  

    nga Besir Arifi

  • Kartolinë e Vitit të Ri, drejtuar redaksisë...(nga jetimi i ...

    Kartolinë e Vitit të  Ri, drejtuar redaksisë.

     

    Më quajnë Atdhe, jam 15 vjeç.

     

    Atdhe ishte emri i preferuar i babait tim ndaj më pagëzuan kështu. Jetoj me motrën naive dhe nënën e shumëvuajtur. Tani do të duhej të isha në gjimnmaz por shtëpia ime gjendet në një lagje periferike, e shkollën e kam shumë larg shtëpisë. Mes përqafimit të te ftohtit të mengjesit, çdo ditë zgjohemi me motren e cila është një vit më e madhe, nisemi disa kilometra poshtë shtëpisë sonë për të mbushur bidonat me ujë, ndersa nëna rregullon "shtretërit" nga sfungjeri ku ne e bëjmë gjumin e natës.

     

    Shtëpia ime është shumë modeste, dritaret përbëhen nga qesja e tejdukshme ku brenda vitit detyrohemi t’i ndërrojmë disa herë për shkak se ato nuk e përballojnë acarin e dimrit, dyshemeja është e shtruar me një qilim të kuq i cili pret pikat e shiut që vijnë nga tavani kur ka reshje, ndërsa derën e zëvendesojmë me një batanije të vjetër gjysmë të shqyer. Afër derës së improvizuar kemi një dollap të madh, aty vendosim të paktat rroba që kemi, pak enë kuzhine dhe disa nga librat që m’i falen gjatë kohës sa vijoja mesimet në fillore. Në mes të dhomës sonë kemi stufën sipër tij rri një tigan gjysmë i mbushur me ujë që çdo ditë pret ushqimin të hidhet në të, por vetëm festat mund të jenë një rast i mirë për t’u ushqyer sado pak nga ushqimi qe na e falin të tjerët, sepse të hollat që marrim nga asistenca sociale, nuk na mjaftojnë as për mjekimin e motrës që vuan nga epileplsia.

     

    Në murin përballë dritareve qëndron e varur krenaria e familjës sonë, pjesa më e rëndësishme e dhomës, aty gjendet fotografia e tim eti, me uniformën e ushtarit të UÇK-së që u vra nga paramilitarët serb, vetëm 3 muaj para se të lindesha unë, ajo fotografi është i vetmi kujtim që kam nga ai, të tjerat u bënë shkrumb e hi në luftë.

     

    Çdo natë në mbrëmje ndez një qiri për të, kryqzoj duart, ngrej sytë drejtë qiellit dhe i flas, edhe pse nuk më kthen pergjigjie. Ndihem krenar, njerëzit flasin fjalë të mëdha për të, më gëzon fakti kur më thonë se i ngjaj.

     

    Edhe pse nuk e kam njohur, tregimet e nënës për të çdo herë më zgjojnë kërshëri dhe i beë veshet katër teksa dëgjoë për babain tim, i cili u vra vetëm pse mbronte dinjitetin e popullit të tij, u sakrifikua që sot t’a shijojë këtë grimcë lirie.

     

    Nëna më tregon për amanetin e fundit të babait. Kishte ikur me deshirën që të kishte një djalë, të bëhej zot shtëpie, të shkonte në shkollë, të kujdesej për familjen, të bëhej shtylla e shtëpisë. Kjo është dhe dëshira ime që t’a vazhdoj jetën që babai e la përgjysmë.

     

    Sonte në këtë natë dhjetori kur vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i moteve kur të tjerët festojnë mes luksit të fishekzjarrëve, tryezave të mbushura plot e përplot, apo dollisë me verë, unë preokupohem se çfarë do të servirim nesër në sofrën tonë të boshatisur ?

     

    A do ta fillojmë edhe këtë vitë të uritur ?

     

    Duke rikujtuar zotimin e dhënë babait në qiell, une nuk humbas shpresat, edhe pse jashtë dëbora ka veshur tokën me bardhesinë e saj, ne nuk e ndjejmë të ftohtit brenda, sepse ngrohemi me idenë se:

                           Një ditë do të bëhet më mirë..................................

       

    dërguar nga Roland Sylejmani

  • Qyqet në foletë e shqipeve

    Qyqet në foletë e shqipeve

        Qyqet janë mbrojtëse të armiqve djallzorë, të cilët vrasin e djegin gjithçka  që ndeshin në rrugën e tyre. Qyqja, ky zog i llahtarshëm me ngjyra të çelta që e mbështjellin pjesën më të madhe të trupit të saj, me fytyrën e saj në formë zemreje, me sytë e saj të mprehtë gjatë natës, me aftësinë e saj të rrotullimit të kokes në 270 shkallë pa e lëvizur trupin, me krahët e saj pa fishkullimë gjatë fluturimit, gjuan vetëm kur bie muzgu i natës, këto aftësi e bëjnë zogun më të frikshëm të natës. Qyqet e kanë  një veti shumë të rrezikshme, ato i lëshojnë vezët në foletë e zogjve tjerë. Të huajt që kaluan mbi ne, i lëshuan vezët e qyqes në foletë e shqiponjave. Kur ata ikën, zogjtë e qyqeve shpëtuan falë jo-zgjuarësisë së shqiponjave. Ato punonin dhe ende punojnë; por jo për të mirën shqiponjës. Ç`farë këqësie do të ndjenin qyqet, apo thënë ndryshe a do t’a shihnin misionin e tyre të përfunduar sikur: -“ shkencërisht të vërtetohej e të pranohej se shqiptaret janë popull pa prejardhje”, -“ të dokumentohej se ilirët ishin fise bredhëse të Balkanit dhe erdhën në të njejtën kohë me sllavët këtu ku janë “, -“ që autoktonët e parë të Balkanit ishin Grekët, e civilizimi ka filluar me ta, atëherë kur ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhshëm që prishnin qetësinë e civilizimeve”, -“ të thuhej e të shkruhej se tokat  e banuara nga sllavët u populluan me një racë shqiptare, të cilet i solli turku nga Azia, për barazpeshë për të pushtuarit sllavë”, -“ sikur të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu  ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre, kundër turkut”, - “sikur Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke  vetem për  t`i kënaqur do apetite falso”, -“ të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i kthejnë tokat e tyre”, -“sikur plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit, pa qëllime konkrete vetëm për t`iu kundervuar turkut”, -“ sikur Nëna e Madhe Terezë, të shpallej e të pranohej botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë, apo bijë vllehësh”, - “ të shpallej nga Parlamenti i Kosovës që gjuha zyrtare e Kosovës është Kosovarishtja, e formuar nga disa nën dialekte të saj”, -“ sikur që lindja e një shteti të ri  të shoqërohej me lindjen e një kombi të ri, kombit kosovar , që ka origjinë shqiptare e që nuk janë shqiptarë”, -“ sikur GJND-ja të  thoshte që shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shpallje jolegjitime në tokat e një provinceje serbe”, -“ sikur shteti Kosovës të fillonte haptas armiqësitë ideologjike me Shqipërinë “, -“  sikur Natoja t`i bie pishman dhe të terhiqej nga marrëveshja me Shqipërinë,” - “ sikur KFOR-i të tërhiqej e t`iu lëshonte Kosovën forcave të ushtrisë  serbe “, _ “sikur shqiptarët të shpalleshin vrasësit më të medhenj të hebrenjve”, - “ sikur shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë t`a pranonin kombësinë turke si të veten”, -“ sikur Jugu i Shqiperise pa dallim feje të regjistrohej grek”,? Po i ceki vetëm disa çmenduri antikombëtare të qyqeve. Ato konsiderojnë se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar, sepse sipas tyre, njeriu është prodhim i kultures, një sistemi vlerash, besimi dhe traditash, që në  rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat, traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, qyqet janë në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare. Sa i përket Skënderbeut, thotë se shqiptaret e kanë edhe një problem para se të aftësohen t’a ndajnë të vërtetën nga fantazia, të vërtetën nga miti. Serbofobia është origjina e  nacionalizmit të shqiptarit të sotëm. Skenderbeu i tradhëtoi turqit në Nish, Skenderbeu  preferoi të mos i sulmojë serbet dhe u kthye në vendlindje. Qyqet e humbura në gjithësinë e tyre të turbullirave i thonë  edhe këto: - “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb.” - “ Midis miteve kryesore janë ata që mburrin lashtësinë e popullit shqiptar dhe gjuhen shqipe si një nga me të vjetrat.” Eshtë shumë e cuditshme me ne, se si lejohen këta njerëz të kullosin lirëshëm në livadhet tona duke vjellur vazhdimisht vrerë për identitetin shqiptar.   Me të gjitha këto “të vërteta shkencore”, athua  do të shterrej truri i qyqeve shqiptare? Por tani me të vërtetë po duket se ka ardhë koha që shqiponjat të pastrojnë foletë e tyre. Ne duhet të ndalojmë kukamat e qyqeve ndjellakeqe para se lakuriqët e natës, çakejtë dhe hienat të kërkojnë gjakun dhe tokën e shqiponjave, e kjo ditë duhet të vijë pa tjetër.   Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bumbullima, s'është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb,  kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhëtive nga më të ndryshmet. Tradhëtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjëve tanë. Nga qarqet më antishqiptare, nga kuzhinat e tyre po përgatitën menu të ndryshme me anën e të cilave po mundohen të na krijojnë historinë tonë pa heronj. Si duket, programet vijnë të gatshme, madje edhe në gjuhën shqipe, se si të mohohet e tërë e kaluara e jonë. Qyqet  nuk po kanë të ndalur në mohimin e çdoçkaje shqiptare. E duan popullin tonë pa histori, pa heronj, pa ardhmëri!   Retë e zeza, vijnë e do të shkojnë përkundër zhurmës shurdhuese që e kanë, përkundër dritës friguese qe e lëshojnë. S`do të ketë mohim të së kaluarës sonë. Krenaria shqiptare në të njejtën kohë edhe krenaria Europiane, përkundër asaj që i pengon aziatikët, flamuri i tij do të valvojë edhe në shekujt e ardhshëm të ardhmërisë sonë. Nëse ne i kemi tmerruar mehmetfatihët ne kohën e tyre,  duhet t’i tmerrojmë edhe sot fatihët e rinj, që duan t'i shtrinjë rrënjët e tyre të thara edhe një herë në këtë tokë të përgjakur. Pra mallkue qoft aj bir shqiptari, që dhuratën historike të perëndisë, kombin shqiptar , që nuk e ka në gji, dhe si hajmali mbrojtëse t`a përcjellë gjithë jetën. I’u themi të gjithëve, larg duart nga historia e jonë, larg duart nga  çerdhet e shqiponjave.    

    nga Fahri Xharra

  • Raport v.2040 e.s.

    Raport v.2040 e.s.

      Megjithëse vitet ma kanë tkurrur trupin dhe fytyrën, kujtesën fenomenale i’a kushtoj Zotit dhe Princit, dashuria atërore e të cilit më frymëzon të shkruaj për punët dhe ditët e Principatës sonë të lavdishme thuajse gjysëmshekullore. Tashmë që jam i shkuar në moshë, bluaj në kokë mendime ashtu si bualli ripërtyp drithin në grazhd gjatë një nate shkrepëtimash dimri. Kanë kaluar 38 vjet që atëherë dhe ende më kumbojnë në vesh fjalët e Tij profetike. Mallëngjehem sa herë e kujtoj atë ditë kur Ai i shqiptoi ato fjalë dhe ne e kuptuam se aty ku shkel këmba e Tij ka vetëm fitore: fitore mbi komunizmin, fitore mbi neomarksizmin e Qorrit, fitore mbi social-liberalizmin e Zograf Corapegjatit, mbi neo-artificat e Tak Anglosaksonit, mbi pseudo-djathtizmin e Bakeq Karabinës, fitore mbi faqezinjtë që nuk u skuqej faqja të njëfarë Albin Spahiaj dhe fitore mbi fitore. Quhem Abu Bekir ibn Ferid al Asllani dhe jam kryekronikan i Madherisë së Tij Princit, drejtor i Pergjithshëm i Muzeumeve, pedagog i Universitetit Ndërplanetaro-Hapësinor të Tiranës, atij Subtropikal të sapohapur te kryqezimi i bulevardit Reikjavik me rrugen Majami biç të Kamzës dhe ish-gaztor i oborrit…   Duke qenë se pasnesër kam një takim kokë më kokë me ambasadorin e Planetit të Demokracisë më të madhe në Univers, Fakdhëmoll i Yjësisë Zeta Reticuli një emër ky i cuditshëm i vënë nga armiqtë tanë amerikanët, po përgatis një raport të shkurtër me karakter informues për mikun e ardhur nga prapa Diellit. Me porosi të Princit tonë 105 vjecar Zoti i shtoftë ymër, do t’i shpalos Atij ashikqare shkurtimisht historinë e Principatës sonë, e cila nga viti në vit korr fitore të jashtëzakonshme në të gjitha fushat.   Mendoj t’a filloj me parahistorinë për të kuptuar arritjet superhistorike princërore.   Në fillim ishte kaosi, njerëzit u përkisnin rrymave fetare, fiseve, çifligjeve, bajraqeve, barqeve (shpresoj që miku t’a kuptojë për cfarë bëhet fjalë) dhe etnive të ndryshme në këtë cep të planetit.Të gjithë këta popuj që quheshin ilirë, arbër apo shqiptarë sipas vaktit, u civilizuan nga fryma e shenjtë e Zotit mbi tokë, vetë Padishahu paqja qoftë me të, një formë globalizimi kjo që nga mesjeta e hershme dhe që Princi ynë e predikon me të madhe.   Kur mësuesit dhe dervishët osmanë vinin nga larg dhe përhapnin dritën e diturisë mbi kokat boshe ngjyrë kashte të barbarëve, njëfarë bukëshkalë dhe hajdut kuajsh që sulltani e krahasonte me Skënderin e famshëm të grekëve, u prishte gjumin iluministëve të Orientit. Ai ishte fytyra e terrorit, kryeterroristi më i madh që ka parë bota mbarë qe tradhëtarët e kombit e përjetësuan në këngë, filma, libra, emra sheshesh e rrugësh, madje i bënë edhe shtatore në qytetet kryesore të botës. Me baba serb dhe nënë bullgaro-vorioepirote ky bandit plackiste dhe vriste turistët e ardhur me kuaj nga shkretëtira duke prishur imazhin ndërkombëtar të vendit si Arbëria 1 dukat bakri për të tërë dhe Arbëria oaz i blertë për nomadët e Karakurumit.   Të stërlodhur nga rruga e gjatë Egnatia dhe nga sulmet e kaçakëve, turistët osmanë e mbanin frymën afër Durrësit, ku kashagisnin kuajt në hanet e shumta të bëra me beton romak dhe shtriheshin në rërën e jodizuar të Adriatikut. Pasi çlodheshin në bujtinat e Kavaleshencës duke pirë pije energjike me qumësht pele dhe herdhe të bluara peshku nga Kaspiku, kalëronin hanxheshat bjonde të vendit (kishte edhe rumune e moldave) duke na përmirësuar rracën. Më tej, duke kalëruar kuajtë, malet, fushat, lumenjtë, pyjet me gjithë kafshë brenda dhe dylberët, ata i zinte dimri para portave të Vjenës dhe të pamësuar me të ftohtin alpin, ktheheshin pas.   Ky ritual kryhej cdo vit për pesëqind vjet me rradhë aq sa ne u mësuam me ta, madje u bëmë si ata. Filluam të ndryshonim emrat dhe t’u vishnim grave perce Samarkandi dhe citjane mëndafshi nga Kashgar-Ujguri, jo vetëm sepse kështu ishte moda, por edhe sepse forma e çitjaneve ishte e tillë që qarkullonte gazrat e trupit duke freskuar të poshtmet femërore. Edhe kur e tepronin ndonjëherë, ne nuk u’a merrnim për keq, sepse e dinim që osmanët ishin këtu për të mirën tonë duke na mbrojtur nga qafirët dhe duke na shtuar të ardhurat nga turizmi.   Shumë syresh ranë shehitë në fushëbeteja kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ne tashmë i nderojmë duke u ngritur varreza memoriale në të katër anët e Atdheut, që nga Vermoshi e deri në Peqin që është edhe pika më jugore e vendit.   Përtej lumit shtrihet Republika e Epirit të Veriut e themeluar nga miku më i ngushtë i Princit, greku nordik Genthios Apolloniatis…   Ky është edhe shpikësi novator i njëfarë censusi që bëri të mundur zhbërjen e shtetit shqiptar dhe fillimin e epokës së Principatës sonë, duke ndarë kështu shapin nga sheqeri. Nga ky census ne mësuam se në ish-shtetin shqiptar rreth 50% të popullsisë e përbënin vorioepirotët, përfshirë vllehët, romët, ciganët dhe shqiptarët që mendonin se nuk ishin të tillë, rreth 20% e përbënin bullgaro-serbo-malazezët që jetonin deri në katundin sllav Liboviçi afër Fierit, kurse pjesën tjetër e perbënin pakicat gjermane, turqit, shqiptarët që mendojnë ende se janë te tillë, disa alienë dhe një pakicë afrikanësh ish-futbollistë me familjet e tyre.   I përjetësuar në bronx, shtatorja e Genthiosit qëndron në krah të Perëndisë Foeb Apollonit mbrojtës i kryeqytetit të Epirit, Korçës, në sheshin Eleftheria. E bukura e kësaj historie qëndron në faktin se kjo shtatore është bërë me metalin e shkrirë të një shtatoreje më të vjetër që qëndronte në këtë shesh dhe i përkiste një kaçaku mali, të cilën vorioepirotët e zhvendosën mbi 20 herë në 50 vjetët e fundit. Të njëjtën gjë bëmë edhe ne në kryesheshin Ballabanaj të Tiranës, shkrimë kalin dhe statujën e bronxtë të Kryekaçakut dhe me të derdhëm trupin gjigand të Kryeheroit tonë, trimit, asllanit që kjo tokë e ngjizi, Ballaban Pashë Badera.   Ka mbi pesëqind vjet që populli ynë këndej dhe andej Shkumbinit e ka kthyer varrin në Petrelë të Kryeshehitit në vakëf për të larë mëkatet njerëzia dhe për mbarësi. Kurse varri i Kryekaçakut thjesht nuk ekziston, sepse banditët nuk kanë varre. Nuk ishte aspak e vështirë për t’ia gjetur eshtrat, mjaftonte të paguheshin mirë fshatarët e zonës dhe ata ishin në gjendje të të shisnin edhe eshtrat e gjyshërve dhe baballarëve të tyre. Ndërsa Krujës, ah Krujës rebele, ne i bëmë atë që nuk i’a bënë dot otomanët mëshirëplotë, e zhdukëm me kuç e me maç, duke e kthyer të gjithë malin e saj në një vrimë plehrash nga Azia dhe Europa.   Historia e Principatës sonë është vetë historia e rekordeve….   Zgjohem në mëngjes dhe ndjej se koka më dhemb nga gjumi i thellë i kësaj nate të ftohtë vjeshte. Me sy të mbyllur, i tmerruar, ende përpiqem të ftilloj nëse ndodhem në ëndërr apo në një realitet të frikshëm. Më në fund ndiej se nuk jam kryekronikan dhe aq më tepër të kem folur me alienë dhe kjo më gëzon.   Nuk jam as në vitin 2040, por në tetor të 2011-ës dhe përpiqem qetësisht t’a risjell ndërmend ëndrrën, e cila fillon e zbehet ashtu si tretet pamja e një avioni në largim. Me makthin dhe inatin mbi vete e di që jam ende në kohë për ta ndalur të keqen.   Dua t’i kap me shkelma regjistruesit, por fundja ata nuk kanë faj, dua të ulëras në trotuar, por njerëzit janë të zënë duke pirë kafen e helmatisur me helmin e nënshtrimit. Dua t’u them se vendi ynë, Shqipëria po katandiset si mendja skizoide e Princit të makthit që pashë, prandaj njerëz, mbyteni makthin tuaj ashtu sic mbyt lehona depresive pjellën e saj, sepse makthi është thjesht pjella jonë e padëshiruar.  

    nga Julian Jano

  • EKSPERTIZA E EKSPERTËVE TË KAFENEVE!

    EKSPERTIZA E EKSPERTËVE TË KAFENEVE!

      Çdo ditë e më tepër po dëgjojmë nga mediat paradokse të ndryshme në lidhje me profesionalizmin dhe aftësitë e personave të mbiquajtur  “ekspertë” të cilët përdoren nga gjykatat apo individët, për të ekspertuar individë, kur bie fjala për ekspertiza mjeko-ligjore apo sende, kur bie fjala për ekspertizën e orëve, plumbave, armëve, etj...   Paradoksi i radhës ndodhi në Shqipërinë e ekspertëve të trajnuar në vitrinat më të përparuara shkencore të shkollave të larta me kohë të pjesshme dhe eksperiencat afatgjata të krminalistëve baristë të qytetit të Tiranës.   Video Prifti-Meta kishte nevojë për ekspertim dhe ky ekspertim për vërtetësinë e saj u krye nga një kompani amerikane me ekspertin e saj shkencor të kriminalistikës audiovizive. Eksperti kreu provat e nevojshme për të kqyrur mjetet që u përdorën nga Prifti për regjistrim dhe doli që ajo video ishte regjistruar nga ora dhe ishte e paprekur.   Kjo nuk i’u besua drejtësisë dhe na duheshin tre ekspertë shqiptarë që as të tillë nuk mund të quhen sepse në përmbledhjet e tyre të aftësive profesionale nuk kishin arsimin përkatës për të studiuar dhe kqyrur materialet e vëna në dispozicion nga prokuroria. Tre ekspertë vinin nga profesione nga kamarieri, pedagogu i kristalizuar deri tek agjenti i sigurimit. Nuk e di, por këto profesione nga e gjetën lidhjen me kriminalistikën...?   Këta tre ekspertë morën në dorë fatet e një prove materiale që kishte prokuroria për veprën penale të korrupsionit pasiv të kryer nga Ilir Meta në kohën kur ishte i emëruar në detyra të larta shtetërore. Këta tre ekspertë morën në dorë fatin e një besimi në sistemin e kalbëzuar të drejtësisë  që me konkluzionet që nxorrën vërtetuan dhe një herë çfarë sistemi kemi ndërtuar.   E morën videon por çfarë t’i bënin, kishin 18 pyetje që duhet t’i jepnin përgjigje. U sorollatën disa ditë dhe ndoshta mësuan që duhen disa programe kompjuterike që të kryhej analiza e këtij materiali. Por, duheshin dhe një sasi parash për të blerë këto programe... Lindi justifikimi!   Tre ekspertët me të drejtë ngrinin pretendimet që nuk mund të kryenin ekspertimin sepse vërtetë ishin të paaftë për t’a kryer atë. Pyetjet e ngritura nga gjykata nuk donin shumë mund që të gjenin përgjigje. Sot ka programe shumë të përparuara që bëjnë të mundur zbulimin e lehtë të gjurmëve që lënë materialet e fshira nga paisje të ndryshme me memorie afatgjata.   Por a e kryenin këtë verpim ekspertët?   Ekspertëve u duheshin më e pakta tre programe kompjuterike për të kryer këtë ekspertizë. Dy programe për prodhimin dhe ripunimin e audios dhe videos dhe një për gjetjen e gjurmëve të lëna nga video e fshirë qoftë në orën regjistruese qoftë në laptopin e Priftit. Këto programe që ekspertimi të kryhej brenda rregullave ligjore duheshin të bliheshin nga kompanitë prodhuese me licensë autentike përdorimi dhe mund të kushtonin diku tek 100,000 deri 150,000 Lekë. Kjo vlerë, nëse ekspertët ishin të aftë të përdornin programet, mund të ishte e bërë e mundur nga shteti shqiptar sepse ata pretendonin që nuk kishin mundësninë e blerjes së këtyre programeve.   Pikërisht këtu nis problemi i shfrytëzuar me “mençuri” nga ekspertët e paaftë. Duke mos pasur programet profesionalë ata gjetën arsyen e përligjur që të përdornin programe me licensa të pjesshme të shkarkuara nga interneti që nuk kryejnë asnjë funksion sepse janë të programuara në këtë mënyrë që vetëm të provohen. Prova e ekspertëve me këto programe rezultoi ajo që u bë me dije nga media dhe ata lanë duart me ekspertizën sepse në një farë mënyre hoqën nga vetja e tyre përgjegjësinë për saktësinë e ekspertimit . Në fund të fundit ato mjete kishin, ato përdorën, justifikimi më i lehtë për të kapërcyer lumin.   Me anën e këtyre programeve profesionale mund të gjendej lehtësisht nëse kishte ndërhyrje në material  (përdorimi i programeve WaveLab ose Nuendo). Prgrame që prëdoren për regjistrim audio, përpunim dhe prodhim. Po ashtu gjurmët e materialeve të fshira nga laptopi ose ora mund të gjendeshin me një nga programet e tregut për rikthimin e të dhënave qoftë profesionala apo dhe kriminalistike (Get Data). Nuk është sekret, që edhe pse mund të fshish një të dhënë nga kompjuteri qoftë me komandën DELETE qoftë me FORMAT të hardiskut (memories së ngurtë të kompjuterit), ngelen gjurmë të cilat kapen më pas nga programi dhe rikthehen në gjëndjen e mëparshme. Pra realisht ekspertimi i tyre bie në kontradiktë sepse në orë mepatjetër duhet të gjenden gjurmët e videos që gjeti eksperti amerikan.   Prokuroria nga ana tjetër nuk duhej të kishte lejuar që ky ekspertim të kryhej nga tre persona që nuk ishin kriminalistë profesiononistë të fushës së audios dhe videos sepse ndodhi ajo që pritej që edhe gjykata në rendin hierarkik më të lartë të sisitemit të gjyqësorit të bjerë në nivelin e një gjykate joprofesionale.   Si përfundim ne principatën tonë ekzotike ku absurdi nuk ka fund, rezultati fitohet ne tavolinën e kafenesë ku zgjidhet çdo problem.    

    nga Stiljan Koçllari

     

  • Femra shqiptare, pagoi çmimin më të lartë të lirisë

    Femra shqiptare, pagoi çmimin më të lartë të lirisë

      Gra dhe vajza, të përdhunuara nga ushtria dhe policia serbo-malazeze, do të mbetet tmerri më i madh i shqiptarëve në Kosovë dhe njolla më e zezë serbo-malazeze në historinë e Evropës, e në veçanti në gadishullin e Ballkanit.   Mundë të thuhet se gratë e vajzat shqiptare të Kosovoës, ishin një martirizim i pashembullt në mbarë botën njerëzore, si ato që tregohen në librat hyjnorë, ishin po këto gra e vajza që po paguanin, e paguajnë çmimin më të shtrenjtë për lirinë e mbarë trojeve shqiptare, nga pushtuesit fqinj që nuk ishin me zemër e tru prej njeriu.   Si rrjedhojë e kësaj drame e tragjedie njëkohësisht, këto gra e vajza e meritojnë të jenë në memorialin qëndror, ku do duhej të ngritej në qendër të mbarë trojeve shqiptare, mes  gjitha grup-moshave e foshnjave të vrara dhe luftëtarëve të lirisë. Kjo do t’a ruante kujtesën historike nëpër shekuj të shqiptarëve. Ky memorial mbarëkombëtar shqiptar nëpër shekuj do t’a ruante kujtesën e një dhimbjeje, të një drame, të një targjedie të pashembullt të fillim shekullit njëzet e një, rrjedhimisht do të ishte një kambanë alarmi, që historia të mos na përsëritej kurrë më.   Por siç po shihet, ne shqiptarët sikur shpejt po e harrojmë të kaluarën tonë të dhimbshme e të mundimshme. Kosova dhe mbarë trojet shqiptare, ende pa e shijuar mire lirinë, në skenën politike u ngritën politikanë që ishin të etur për pushtet, për para, e pasuri të paligjshme, por edhe për t’u bërë të lavdishëm, paçka se kjo lavdi për ta ishte falso. Kështu këta politikanë të pashpirtë, thesarin e vlerave kombëtare të përbashkëta po e zbehin dita ditës.   Lakmia për pushtet, për para e për t’u bërë të njohur në ekranet televizive, ata politikanë sikur po i dërgon drejtë harresës së makinerive pushtuese e vrastare serbo-malazezo-maqedonase, që kishin bërë mbi popullin shqiptar masakra, përdhunime, vrasje të foshnjave e të të gjitha grup-moshave njerëzore; djegie dhe shkatërrime të shtëpive e të faltoreve të besimeve fetare. Këto ishin veprat ishin pushtuesit, me racizëm të theksuar antishqiptar, që bëri që bota të kuptojë realisht dhe u ngrit për t’i ndihmuar shqiptarët, që ishin më tragjikët e Ballkanit.   Shtetet serbe, malazeze e maqedone, gjithnji mbronin vijën e tyre politike dyfytyrëshe se atë që e humbin në luftë, mund t’a fitojnë në paqe, sidomos kur paqja është e rrejshme. Me zhurmën propagandistike që bëjnë këto tri shtete, e në këtë radhë hyn edhe Greqia, paraqiten para faktorit ndërkombëtar kinse këto shtete nuk ngjajnë me ato të kaluarat që bënë mizori ndaj shqiptarëve, nëpër shekuj, por paraqitën me stilin e ri kinse tashmë janë shtete demokratike, të distancuara nga politikanë mizorë të tyre që kishin patur politika të gabuara ndaj popujve jo sllav e helen. Kjo mbase është një politik e gënjeshtërt e tyre, vite më pare serbet, greket e maqedonet thërrisnin: “ …Vdekje shqiptarëve…”. Kjo marrëzi e tyre tiranike, siç duket ata ende se kanë kuptuar e nuk duan t’a kuptojnë se brohorasin për fatkeqësinë e tyre… Ata serbët edhe sot në Kosovën veriore po i vënë flakën e po barrikadojnë rrugët e Shtetit Shqiptar të Kosovës dhe po vrasin e plagosin shqiptar e ndërkombëtar… Këmbëngulja e këtyre shteteve, për të mos u shkëputur nga thelbi i së keqës, po i dërgon drejtë fatkeqësive të reja… Me këto veprime, ata serbet, malazezët, maqedonët, e grekët, po e mbitheksojnë racizmin e tyre antishqiptar. kështu po e minojnë paqen e instaluar nga Evropa e SHBA-ja në Ballkan.   Këto shtete fqinje, me lakmi prej grabitçarëve ndaj tokave shqiptare nëpër shekuj kishin përgaditur ferrin për shqiptarët dhe shuarjen e këtij kombi. Po sikur po harrojnë se ata vetë po shkojnë drejt fatkeqësive të reja për ta shuar vetën e tyre e bashkë me ta kanë për t’u shuar edhe politikanët që po bëjnë punën e tyre.këtë shpërfytyrim,shnjerëzim të tyre ka për ti përpirë zjarri i flakëve skëtërrore.   Gratë e vajzat e përdhunuara nga pushtuesi sllav serbo – malazez, nuk duhet më t’a ndjejnë veten për të vdekura, përderi sa jetojnë e janë të gjalla… Janë ato që paguan çmimin më të shtrenjtë të lirisë… Kadare në librin e tij: “Mbi krimin në Ballkan”, mes të tjerash shkruan:”… Mbi njëzet mijë vajza dhe gra të përdhunuara anembanë Kosovës. Ndërkaq, brenda kësaj shifre ka tmerre të dyfishta, të katërfishta…”. Prandaj politikan i pasurisë dhe parasë, kujtohu ndonji here se në çfarë ferri ka kaluar populli shqiptar për disa vite më pare. Dëgjoje këtë zë, se nuk pranon të jetojë më e frikësuar, e kërcënuar, e fyer, e poshtëruar. Këta njerëz kërkojnë qetësinë, kërkojnë punë, kërkojnë mbase edhe një të ardhme më të mire.   Shqipëria, Kosova, pjesa shqiptare në Maqedoni, Presheva, Medvegja, Bujanoci; pjesa shqiptare në trojet e veta në Mal të Zi dhe ajo e Çamërisë në Greqi, vazhdojnë të jenë dhimbja dhe krenaria mbarëshqiptare… Kurse për disa vazhdon të jetë biznes… Të cilët tregëtojnë identitetin e kombit, flamurin, hymnin, tregtojnë kufijtë detar, tregtojnë token këtë pasuri kombëtare na sjellin plehun e botës në atdheun tone. Kapërdisen para kamerave televizive si gjeli majë plehut… Në vendë se këta lider biznismen të lirisë, të ulin kokën përpara dramës dhe tragjedisë së popullit të tyre… Këto mendje të varfëra i ka dehur pushteti, jeta luksoze, veturat luksoze, pasurit marramendëse që kanë krijuar për pak vite në pushtet, roja, truprojat, kapërdisjet e tyre para mediave, ku ju duket qartë mllefi verbues që kanë ndaj kundërshtarëve të tyre politik, të dehur nga korrupsioni dhe nepotizmi i pafund e shpërfillës deri në ekstrem ndaj interesave tona kombëtare shqiptare. Paçka se populli është ai, është që ka dhënë gjithçka edhe jetën për liri, kurse këta mburravec ”biznismenë të lirisë”, nuk pësuan asgjë, shpirtrat e tyre nuk preken nga drama shqiptare, përkundrazi shpirtin e tyre e prek vetem etja, për pushtet, për para,  për mburrje, janë këto që gjallërojnë mendjen dhe shpirtin e tyre të varfër.   Është paksa e çuditshme, por jeta shqiptare është plot me të tilla paradokse tragjike, sa shpesh po na përsëritet në histori e njeta gjë, ndaj të cilave proteston arsyeja jonë. Të mësojmë tashmë nga e kaluara e hidhur por  edhe e lavdishme, e ardhmja të na lumturoj edhe neve si popull.    

    nga Avdi ibrahimi

  • “Kodra e Rilindësve” dhe Memoriali i përdhunuar i tyre

     

        Kujtesa historike është një proces që mund të punojë në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai përkujtimor që është dhe varianti më i përhapur dhe që nënkupton se vlera, ide dhe personazhe i shërbejnë kombit vazhdimisht për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është drejtimi mohues që është variant më pak i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje, personazhe apo dhe vlera “harrohen”  sërish për ti shërbyer interesave kombëtare. Një rast i tillë është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfederatave në 1846 harrohet dhe nuk përmendet për ti mëshuar më fort identitetit zviceran të të tre kantoneve. Në Shqipëri për shumë arsye që kanë të bëjnë me rastin specifik të saj në historinë e Ballkanit por edhe pse zakonisht modelet janë marrë të gatshme nga jashtë, është përqafuar drejtimi i parë , ndaj dhe njerëzit dhe shoqëria janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo mohimi apo denigrimi të atyre që janë pranuar prej kohësh si vlera të mirëfillta kombëtare dhe personazhe të rëndësishëm që kanë mbizotëruar historinë e vendit. Sigurisht që në këtë qasje shqiptare ka vend dhe për korrigjim apo dhe një ç’mitizim që shpesh herë është vënë re në trajtimin e çështjeve dhe ngjarjeve të ndryshme historike, por pavarësisht faktit që kohët e fundit ka shumë përpjekje për rivlerësim apo rebalancim të këtyre vlerave duke u përpjekur për të rishkruar historinë, besoj se gjithsecili nuk mund të bjerë dakord me forma ekstreme të përdhosjes së atyre që janë nderuar dhe do të vazhdojnë të nderohen nga pjesa më e madhe e shqiptarëve si baballarët e kombit. Qasja ka të bëjë më tepër me përmbajtjen sesa me shkatërrimin barbar të formave që i përfaqësojnë këto vlera, si po ndodh për fat të keq në Shqipëri. Një rast që ilustron shumë mirë se mund të bëjë fjala akademike e lëshuar pa doganë drejt figurave të kombit por dhe se në çfarë krize neglizhence identitare kemi arritur është gjendja e memorialit të Rilindësve në Gjirokastër. Sot është data 15 korrik , dita e vrasjes të heroit kombëtar Çerciz Topulli dhe aktivistit kulturor dhe gazetarit Muço Qulli në Shkodër nga forcat malazeze të pushtimit, të denoncuar si patriotë shqiptarë nga konsulli grek që ua njihte shumë mirë aktivitetin patriotik në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Eshtrat e Çerciz Topullit u morën në vitin 1936 dhe u rivarrosën në Gjirokastër sëbashku me vëllain e tij Bajo Topullin në një kodër paksa jashtë qytetit, vend i cili u kthye në një vend peligranazhi për çdo shqiptar që vizitonte Gjirokastrën dhe e ndjente veten të lidhur me idenë kombëtare. Në vitin 1964 u kthyen në atdhe nga Kajro eshtrat e poetit dhe veprimtarit të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare, Andon Zako Çajupi dhe me këtë rast shteti komunist i kohës ndërtoi memorialin e famshëm të kohës me shqiponjën dykrenore të derdhur në bronz që qëndronte sipër një obelisku dhe në këmbët e obeliskut preheshin varret e vëllezërve Topulli, A.Z.Çajupit, Koto Hoxhit-pionierit të arsimit shqip në Lunxhëri dhe Pandeli Sotirit-drejtorit të parë të Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë 1887. Kodra prej asaj kohe u quajt kodra e Rilindësve dhe ishte vend ku çdo 7 mars, 28 nëntor apo dhe përvjetorësh të atyre që preheshin atje vizitoheshin nga nxënës shkollash dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë për të nderuar dhe kujtuar veprën e tyre. Memoriali ishte i veçantë dhe i vetëm i llojit të vet në Shqipëri pasi asnjë qytet tjetër nuk kishte një monument për të përkujtuar figurat e veta të shquara të këtyre përmasave apo si një panteon të vogël nëse mund ta quajmë në këtë llojin mënyre. Ekzistenca e tij nuk i prishte punë asnjë njeriu as ishte i mbushur me ideologji që përfaqësonte fitoren e njërit krah gjatë Luftës së Dytë Botërore që të pësonte shkatërrimin që pësoi pas viteve 90’. Varret u përdhosën duke u thyer, shkronjat e emrave u fshinë , gurët dhe pllakat rrethuese u vollën dhe u thyen, shqiponja u qëllua me plumba gjatë trazirave të 97’ duke i këputur kokën dhe shpuar gjithandej sa me të drejtë dikush që  kish vizituar Gjirokastrën më parë dhe do të rikthehej sërish në ditët e sotme do mendonte se aty kanë kaluar barbarët ose ndonjë hordhi e huaj që nuk kish asnjë lidhje shpirtërore me ata pesë burra të famshëm që preheshin aty. Një iniciativë e disa të rinjve të Gjirokastrës për të restauruar memorialin e shkatërruar hasi në fillim në indiferencën e pushtetit lokal dhe të degës të institutit të monumenteve kulturore që nuk zgjidhnin mes tyre se përgjegjësi e kujt ishte për të filluar punimet dhe për pasojë Memoriali vuajti për disa muaj nga ky debat administrativ ku të gjithë i donin të tyret Çercizin e Bajon me shokë por asnjëri nuk mendohej që të vinte dorën në xhep për ti dhënë statusin e merituar memorialit të tyre. Në prag të zgjedhjeve lokale 2011, presioni i shoqërisë civile në Gjirokastër dhe Tiranë u rrit dhe kjo çështje u bë një çështje e mirënjohur nëpërmjet shumë kronikave televizive por dhe një emisioni special në Top Show ku trajtohej lënia në mëshirë të fatit të këtij Memoriali. Bashkia e Gjirokastrës  më së fundi reagoi duke çelur një fond për restaurimin e memorialit mirëpo, gjërat në Shqipëri edhe kur ka dëshirë për t’iu përgjigjur presioneve që bën shoqëria civile duket që nuk funksion si në të gjitha vendet. Fondi që u cel shpejt e shpejt shërbeu për të restauruar memorialin sipas shijes së atyre që po merreshin me të duke i përngjarë disa varreve publikë me mermerin e zakonshëm dhe asnjë rregullim tjetër territori dhe jo duke ndjekur logjikën e kthimit në identitet të tyre sipas planit arkitekturor që ishte ndërtuar. Në vitin 1964 ishte ndërtuar një lloj guri gëlqeror me pika të zeza për varret e tyre që ishte në harmoni me ngjyrën e bronzit të shqiponjës, e cila ishte gdhendur mjeshtërisht për ti përngjarë një shqiponje gati për fluturim dhe jo një shqiponje statike çka po mundohen sot të bëjnë restauruesit. Është e kuptueshme që nuk mund të riparohen gjërat që kanë kosto shumë të lartë, si p.sh dy pallate që kanë kërcyer si përbindësha atje duke mos bërë të mundur që memoriali të shikohet më nga rruga kombëtare Kakavijë-Gjirokastër por plani urbanistik dhe arkitekturor i Memorialit ekziston në arkiva , ndaj çdo ndërhyrje atje duhej të shoqërohej nga konsultimi me të  duke realizuar kështu kthimin në identitet të këtij monumenti. Çdo dëshirë dhe akt i mirë duhet të shoqërohet me hapat e duhur për të marrë vlerësimin e duhur në komunitet dhe të vjen keq kur kjo ekspertizë që ekziston nuk merret parasysh, dhe akoma më keq dhe kur Memorialin e përdor vetëm për qëllime elektorale dhe sot në datën e vrasjes së pabesë të  “Luanit të Gjirokastrës” nuk lexon asnjë rresht në shtypin e shkruar dhe asnjë veprimtari përkujtimore nuk organizohet. Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh mbi shumëkombësinë, një modeli që Evropa po e braktis për veten e saj, ndaj për këtë arsye dhe për qindra arsye të tjera të ekzistencës së idesë kombëtare të shqiptarëve vlerat dhe idealet e atyre burrave të Memorialit duhen përjetësuar në një vend të denjë prehje për ta, ashtu si populli e emërtoi “Kodra e Rilindësve”.    

    nga Dorian Koci

  • Drejtësi, e padrejtë.

    Drejtësi, e padrejtë.

     

    Kriminelët shëtisin lirishtë në Kosovën e lirë kurse çlirimtarët burgosen, maltretohen e në disa raste likuidohen politikisht dhe në ekstrem edhe fizikisht.

    Me 16 mars 2008 u bënë 4 vite të plota kur nga jeta u ndanë  pa dëshirën e tyre nga jeta në lulen më të re dhe me dëshirën e dashakeqësve të tre martirëve në Çabër: Egzonit, Florentit dhe Avniut të cilët nga frika prej një qeni serb ranë në lum dhe aty  u fundosën. U deshtë që kalojnë disa ditë për ti gjetur kufomat e tyre sepse leje që i mbytën por deshën që edhe gjakun edhe eshtrat e tyre ti humbin. Atëbotë patën shpërthyer pakënaqësi spontane anë e mbanë Kosovës 17 dhe 18 Mars 2004 ku u patën vra edhe 19 persona tjerë të pafajshëm dhe drejtësia po drejton shtrembët pas disa seancash i liron personat që janë kapur pronarë të qenit i cili i detyroi fëmijët ta humbin jetën tragjikisht, çfarë ironie i lë të lirë kriminelët të cilët ndihmuan lindjen e krimit, sepse ata fizikisht nuk kishin marrë pjesë në mbytjen e fëmijëve në ujë në fshatin Çabër.Por mbetet pyetja “I kujt ishte qeni dhe a do të kishin ikur fëmijët prej tij për tu mbytur në lumin Ibër po të mos kishin pasur frikë nga qeni apo nga njerëzit e qenit ose qeni i njerëzve dhe përfundimi asgjë prej atij gjykimi.   Pse ndodhi 17 dhe 18 Marsi 2004?   Shqiptarët nuk i djegën kishat dhe manastiret ortodokse por shpalosën varrezat masive në Deviq afër Llaushës së Skënderajt dhe në Prizren të cilat mund të jenë  të luftës 1998-1999 apo edhe më largë me gjasë nga mesjeta e këndej dhe siç duket këto eshtra të shqiptarëve që përdoreshin nga serbët për tu bërë më të fortë sepse gjatë betejave të tyre me të gjithë kundërshtarët  e në këtë rastë me shiptarët.Ata (lex.serbët) çirreshin,deheshin dhe drogoheshin për  a me ose mbi këto eshtra për tu bërë më të fortë si ata (lex.shqiptare), dhe trima të tillë por kotë sepse nuk ato skelete (eshtra) shqiptarësh nuk hynin në brendësin e tyre.Ata këtë traditë e kishin marrë nga fisi ilir autoriat i cili i vriste luftëtarët e rraskapitur ose të plagosur që nuk mund të vazhdonin luftën dhe këtë e bënin vetëm që të mos ziheshin rob lufte  nga armiku (A.Stipçeviq “ILIRIA“  faqe 95)por serbët e kanë pirë edhe gjakun e viktimave (lex.gjahut) dhe keqinterpretime tjera vetëm e vetëm për tu bërë më të fortë dhe më trima, mirëpo as kjo nuk iu ndihmoj sepse serbët po kërkojn të pamundurën kthim në mesjetë pra të gjitha territoret e Stefan Dushanit e këto toka dhe ato që i mbajnë serbët nuk po e durojnë zullumin dhe krimin mbi supet e tyre që po e ushtron populli serbë me ndonjë përjashtim të atyre që nuk i kanë përlyer duart me gjakë njeri 1800 sepse ne to po rrjedh gjakë njeriu e jo ujë nga shiu apo bora kurse serbët kanë dëshirë të zjarrtë që ta robërojnë popullsinë autoktone vendase shqiptare dhe greke. Këto toka kërkojnë popullin e vetë të butë e që nuk i lagë me gjakë njeriu çdo pranverë pra popujt e lashtë pellazgjikë ilirët-shqiptarët dhe grekët. 16.03.2004 Dikur fundi i marsheve protestue përfundoi me luftë kundër okupatorit serb a do ta kenë edhe këto protesta të njejtin fund?Nëse ndëgjohet ish okupatori sllav-serb dhe veprohet sipas tij edhe nëse nga 2 milion shqiptarë sa mendohet se ka Kosova mbetet vetëm një shqiptarë prej tij do të merr goditjen e njejtë që e kanë marrë okupatorët tjerë kushdo që di ti kryej veprimet e urdhërdhënësit serb.Me 16 Mars 2004 janë thyer xhamat e hotel “ILIRIS “ pak kohë para se të fillonte një protestë nga një person me të meta fizike  e i njejti me gjasë i ka thyer edhe xhamat e picerisë “Bulevard“ me rastin e shpërndarjes së protestuesëve  nga protesta e 04.03.2004 e organizuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës, por edhe në 2001 ishin thyer xhamat e po të njejtit hote, shperthimet e kontrolluara e të pakontrolluara një javë para 16 Marsit 2004 në prishtinë përfishirë edhe në shtëpin e ish krytarit të Kosovës janë të gjitha këto si shkak i mosmbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së dhe kujt kur ti teket bënë çka to dojnë pa u pyetur askush dhe ndez  këto vatra të zjarrit. Plagosja e gjëja e një serbi në Llapna Sellë dhe përmbytja e në ujë e tre fëmijëve shqiptarë të lartëcekur në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut.Të tëra këto ngjarje patën edhe një kujdestarë të vetin i cili u kujdes në mënyrë të duhur duke ndërprer rrymën tërësishtë në tërë Kosovën nga ora ora 19 - 21 nuk patëm rastin ti shohim në ekranet televizive për shkak të mungesës së rrymës, kurse në orët e vona marrim lajmin e rënd për mbytjen dhe humbjen e tre fëmijëve shqiptarë e cila të nesërmen shkakton acarime të situatës.Së   i fillon protesta e fëmijëve në Mitrovicë e cila përfundon e qetë por gjatë përfundimit të saj një polic i SHPK-së tenton ta arrestoj njërin prej protestuesëve dhe aty fillon ekzagjerimi kthimi në rrëmuj e zgjati dy ditë me ndërprerje të kohëpaskohëshme me 17 dhe 18 Mars 2004.Protesta këto që muarën jetën e 19 shqiptarëve e serbëve.Nga këto rrjedhime një ngjarje na patë treguar vetëm tv ALSAT-i i Tiranës, gjetjen e eshtrave të njeriut në një kishë ortokdokse në dalje të Prizrenit për të cilat ka kërkuar nga UNMIK-u ekshumimin përfaquesi ndërqeveritarë shiptarë për renovimin e shtëpive të dëtuara gjatë këtyre njarjeve   a se ajo të renovohej por nuk ka hasur në mirkuptim në UNMIK dhe nuk është bërë ekshumimi i tyre për tu vërtetuar me saktësi se qka është fshehur me saktësishtë në këtë kishë.Po bëhen 4 vitë kur nga ne u ndanë vëllezërit Kstriot e Bajrë Elshani  dhe 17 të tjerë shqiptarë e serbë dhe nuk është ndriquar vrasja e tyre se nga kush është kryer dhe nxerrja   a drejtësisë e kriminelëve pa marrë   asysh prej cilit tabor poltik a etnik vijnë dhe dhënja e denimit të merituar. Katër vite po bëhen edhe prej kur Shakovicë u vra Agron Sylejmani (ish ushtare i UÇK-së) dhe dy policë, njëri ndërkombëtarë nga Gana e tjetri vendor Arsim Rrustolli (po ashtu ish ushtar i UÇK-së) por Agroni nuk kishte pranuar të demobilizohet kurse Arsimi ishte demobilizuar si shum shokë të tjerë (këtu kërkoj ndjesë nga familja e Arsim Rrustollit që edhe ata humën djalin e vetë të tyre që po e prmendi Arsimin por ne të mirë të familjes së tij dhe zbardhjes së rastit, po ashtu kërkoj ndjes edhe për familjen e policit të vrarë nga Gana se këta nuk kanë dalë për të vrarë askend sikur që nuk kishte dalë as Agroni por ishte i drejtuar që ta mbroj kufirin me Serbinë sepse një natë më   ë ishte djegur një shtëpi shiptare në Bërvenik nga njerëz me maska dhe nuk dihet se kush e kishte bërë këtë vepër dha kjo dhe familje të tjera të brezit kufitarë rrezikoheshin nga bandat qetnike kurse Agronin kjo ngjarje e kishte shtyrë që të mobilizohet dhe tiu dal në ndihmë brezit kufitarë sepse i gjithë pesoneli i UNMIK-ut ishte tërhequr thellë në brendësi të Kosovës kurse kufiri kishte mbetur pa mbrojtje ku thellësisht e kishin kuptuar i ndjeri Agroni dhe shokët e tij dhe ky konfliktë ka pas pasoja shum të pa  amenduara se një ditë në një rrëmuj mund vriten edhe ish ushtarët e UÇK-së në mes veti ndjesë paqin Agroni dhe Arsimi i lehtë iu beftë dheu i Kosovës. Në Shtatorin (23.09.2004) e 2004-ës në Kushevicë të Galabit (Ish Orllanit) iu zbulue pllaka përkujtimore dëshmorit të kombit Agron Sylejmanit, për të cilën ngjarje i pata njoftuar mediat e shkruara dhe elektronike:KTV-në, RTK-në, Radio Dukagjinin, Bota sotë, Zëri ditorë, Epoka e re, Top Kosova radio dhe Expresin në emër të këshillit organizativë (20.09.2004) e jo në emër të LPK-së siç pati transmetuar Koha ditore me 24.03.2006 se gjëja Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore të Kosovës i Prishtinës qenka sponzorues i kësaj ceremonie.Thën të drejtën unë nuk kam pas rastin të nihem me dëshmorin Agron por nihem me babain e tij bacën Musa Sylejmanin Profesorin me të cilin jemi antarë të Këshillit të Rrethit të LPK-së në Prishtinë.Dy vite më vonë Këshilli i Rrethit i LPK-së në Prishtinë me 17.03.2006 me rastin e përvjetorëve të shumtë të dëshmorëve dhe martirëve pati marrë qëndrim që të përkujtohen të gjithë dëshmorët e kombit e në veqanti ata të marsave dhe patë kërkuar nga organet e drejtësisë që të nxiren   a drjetësisë kriminelët që kanë kryer këto vepra makabre e të mos lihen të shetisin të lirë pa iu prish kush as tymin e duhanit kurse çlirimtaret të lirohen nga akuzat e pavërteta dhe të motivuara politikshtë dhe të lirohen nga burgjet të cilat më tepër po i gjasojn kazermave ushtarake të mbushura me ushtarë të UÇK-së por të prangosur sesa vendë ku me të vërtet mbahet vuajta e denimit për kryesit e veprave të paligjshme .Këto fjalë i thanë edhe shum të tjerë ish ushtarë të UÇK-së që mbajtën burgë në burgjet e UNMIK-ut kurse unë vetë nuk i kam provuar, por i kam provuar ato të Serbisë (07.05-06.07.1999) në Leskocë të Serbisë nga kam arritur të dalë i gjallë por jo edhe i shëndosh sepse jam keqtrajtuar aq shum sa dy unaza më janë dëmtuar në masën 40% dhe kam shkallën e dytë të invalidit të UÇK-së kurse kur jam kthyer në Kosovë kam mësuar edhe për vrasjen e shokut të ngushtë ushtarit të UÇK-së që më zëvendësoi mua kur kam ra në burgë dëshmorit të kombit Agush Isufi dhe dëshmorëve të kombit vëllëzërve Driton e Sabri Krivaqa dhe dy serbëve në qendër të Dardanës me 19.06.1999 nga forcat serbe dhe zhdukjen e Qamil Sylës nga fshati Gërbacë i Medvegjës po atë ditë afër Dardanës i cili edhe sotë është i zhdukur .Dhe kam provuar që të ngrej padi ndaj kryerësve të dhunës mbi mua por edhe vrasjen dhe zhdukjen e shokëve por deri tash ka qenë e kotë, përveq një deklaratë ose intervju që e kam dhënë te Fondi Humanitarë i Serbisë përkatësishtë te Natasha Kandiqi   a dy vitesh korikë 2006 edhe pse kam arritur ti mbledh disa prej emrave më kryesorë që  kanë kryer veprën penale kundër meje. Komunikatën që e pata lëshuar me 17.03.2006 nuk e patën transmetuar  as botuar asnjë medium as elektronik as i shkruar : Radio Kosova, Blue Sky, Radio Dukagjini, KTV, RTK, RTV-21, Zëri Ditorë, Epoka e re dhe Koha Ditore nuk e kam ditur pse dhe edhe sotë nuk e di mosbotimin e atij shkrimi a ka qenë  cenzurë e brendëshme apo ka pas ndonjë kërcnim të jashtëm dhe nuk jam interesuar ta dije dhe nuk po dua ta dij as tash arsyen por pak më pat habit vet kjo ditorja e fundit e cila pas një jave e ka keqinterpretuar komunikatën time me dashje apo pa dashje të ndonjë qëllimi të mirë apo të keq dhe nëse e ka për të mirë nga gjithë ajo tragjedi mund të nxjerrim diqka të mirë do ta ketë mbështetjen time të sinqert .Koha ditore e ka përdor deklaratën time te te publikimni me titull "Terroristë apo martir-familja kërkon vënjen e nderit në vend  “    e shkruar nga gazatri Blerim Xhemajli  24.03.2006 faqe 01 dhe 07 shkrim në të cilin e ka interpretuar edhe komunikatën e 2004 por edhe e 2006 në mënyrë jo të drejtë.Kurse në këtë shkrim babai i Agronit kërkon me ngulm zbardhjen e rastit në tërësi.Ai edhe tash në 4 vjetorin e vrasjes së Agronit thotë jam në një moshë koxho të shtyrë dhe nuk e di edhe sa kohë duhet të presë dhe ta dij rastin se si ka qenë sepse jam vjetruar dhe nuk po mund të qëndroi deri kur dikujt ti bëhet boll dhe ta thotë verzionin përfundimtarë për vrasjen e birit tim Agronit i cili nuk ka qenë terroristë por çlirimtarë pjestarë i UÇK-së i cili nuk ka pranuar demobilizimin.Vallë deri kur më do të jetë sekret realiteti për vrasjen e Agron Sylejmanit pyet babai i tij.Këtu shtrohet pyetja jo vetëm për Agronin tim por e shum agronë e agroneve të UÇK-së shpreh mllefin e tij në UNMIK-un I cili thotë se ndoshta do të vdesë dhe nuk do ta shoh realitetin sepse unë edhe jam në moshë të shtyrë edhe me kanë dëmtuar rrahjet makbre të 16 majit 2003 që mi ka bërë SHPK-ja por edhe dhembjet për çlirimtarë po ma shtojnë vjetërsinë time.Sotë mjetet e informimit janë të afta që brenda pak minutash ta plasojn të vërtetën në mbarë botën.Pastaj citon Ernest Heminguejn   “për kën bjen këmbana boca e dheut ma zvogëlon sipërfaqen e tokës por edhe çdo person i humbur ma zvogëlon qerdhën e shtëpisë” do të del në sheshë çdo krim i bërë e ne nuk  kërkojm hakmarrje por drejtësi.Askush nuk pyet për fëmijët dhe gruan për prindërit dhe familjarët sepse këtë punë e kanë në duar drejtësia dhe shteti.Agroni ka qenë i martuar dhe ka lënë pas vetes tre djem:Denisin, bineqët Blerimin dhe Betimin si dhe gruan Florijen e cila me mburrje po i rritë fëmijët e luftëtarit sypatrembur të orëve të   para të UÇK-së dëshmorit Agron sylejmanit.Në burgë pdrejtësishtë janë mbajtur e po mbahen luftëtarët e UÇK-së Ramush dhe Daut Haradinaj,Fatmir Limaj,Isak Musliu, Haredin Balaj,Rrustem Mustafa  Shukri Buja dhe të tjerë emra të njohur nga lufta. Dhe e tëra kjo më shtyn të mendoj vallë po t’ishin gjallë Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari a do të burgoseshin edhe ata.  

    nga Florim Isufi  

  • Filozofia e nje gjenerate daltonike, drejte c’ngjyrosjes...

    Filozofia e nje gjenerate daltonike, drejte c’ngjyrosjes…

      Ne copeza ndryshku eshte shnderruar fusha e flamurit dhe me rende akoma ne ngjyre gjelberashe bretkosash qe kujiten pellgjeve nen varken e frikes per te qene diku tjeter. Nuk arrijne te perfaqesohen. Kane humbur identitetin e tyre ne nje pellge absurditeti pa ngjyra madje dhe e zeza e Shqiponjes i’u shfaqet ne gri me xixa. Eh, xixat pesonifikojne perceptimet e shtremberuara iluzionare. Jane deluzioni i te berit te gjerave qe nuk i’u perkasin, qe nuk i identifikojne dhe ky mosadaptim i ka trasformuar ne vende vakante te nje realiteti te babezitur. Nje babzitje e pangopur e shkujdesur qe kafshon mbi te dobtit duke u’a gelltitur dhe ngjyresat e fundit. Referenca eshte per ata qe rendom aludohen si e ardhmja, shpresa dhe vitaliteti i nje kombi. Eshte fjala per ate gjeneraten e sapo celur e sapo ngjizur dhe konceptuar  per t’u ndalur fryma. Por e shoh te frikshme te ndalesh frymen tek ta. I ka mberthyer epidemia daltonike dhe nuk perceptojne dot ngjyra. Me rende akoma e njohin por nuk e perceptojne dot nen arsyen e arsyes grimacen flamur. Nese i’u  drejtohesh me nje pyetje te thjeshte: -E dini cfare perfaqeson e kuqja? Kane te gjithe nje reflektim ‘dashuri’, por pyetja eshte konceptuar per te kuqen e flamurit, simbolit perfaqesues, edhe kjo dashuri tregon? E ne qofte e tille dashuri per cfare? Dashuri per ke? Dashuri ndaj kujt? Ketu pyetja interpretohet si retorike, nuk gjen hapesiren e duhur te trajtimit nen kendveshtrimin daltonik sepse perplaset ne ngjyresat paralele qe ka mbingarkuar gjithsesilin. Andaj shnderrohet nga e kuqe e flamurit ne te gjelber ose blu, duke destinuar drejte fushes ku ndalet vrapi apo facebook-ut. Nuk mund te percillet me paster, me qarte larg lenteve optike duke qene mijera veshtrime larg realitetit larg vlerave perfaqesuese dhe patriotike. Eshte e temerrshme te pranosh se si perkulen brenda kornizave  dhe citateve te gatshme duke mbetur thjeshte ne kuadrin e citatit. Eshte kaq paradoksale sesi nje gjenerate e ngjizur vite larg nga bronkiti tranzicion nuk eshte asgje me shume sesa nje infektim tranzicioni ngjyrues brenda tranzicionit didaktik, atij bardh e zi. Tkurren brenda vetes pa mundur te gjenerojne ide, mendime platforma te reja. Por arrijne deri aty sa dhe artin e banalizojne me format me zhgenjyese, sa sic thote dhe fjale e urte popullore “sapunin e marrin per djathe”. Po ndalem pak ketu per te sjelle ne vemendjen tuaj nje shembull vulgar por qe kete brez e perfaqeson denjesisht. (p:sh Merret nje citat, nje fjale e urte apo shprehje filozofike e thene thjeshte nga nje njeri dashamires i artit dhe i’u paraqitet  me emrin e nje filozofi, aktori apo mendimtari te shquar dhe sikur t’i kene duart ne nje mendje  e pelqejne e pranojne, konfortohen me kaq lehtesi. Aty nen daltonizmin e tyre nje ore ose dicka me shume po e njejta shprehje trajtohet me emrin e personit qe e ka thene (qe per disa prej tyre nuk thote asgje) thjeshte e shperfillin. Kjo ngre pikpyejet me te medha nuk dine te vleresojne? Nuk jane te informuar? Eshte e paevitushme sesi lengojne brenda guackes se tyre duke i pranuar gjerat ashtu sic i’u serviren. Nuk e kane idene me te vogel as te asaj qe lexojne, sepse nuk dine te kritkojne mbi vlera, parime / ide, ngjarje. Sepse fatkeqesisht nuk njohin artin dhe si te tille nuk mund t’a dine qe kritika eshte pjedhe e dale nga mitra e artit. Rendesi te vetme per ta eshte te qenurit i konfontuar me shumicen. Si rrjedhoje mendimet e tyre jane te stepura, te pasigurta te vagullta, jogjeneruse. Avullojn aty ne zgavren midis mishit dhe lekures, brenda ‘hicit’, asgjese. Ky eshte brezi “ulok” qe te ngjan frikshem me invaliditetitn qe nuk flet, nuk ecen, nuk degjon, nuk shikon. Izolohen cdo dite e me shume ne guacken e tyre “kompjuter” pas kesaj kutie te zeze qe nuk mund te jete favorizuese ne influencimin dhe startimin e reformave apo hapave te rendesishem bashkerendues, bashkepopullore e interaktive. Cdo dite e me shume infektohen me “kutine e zeze” dhe si te sapo dale nga nje overdoze pranojne njezeri se gjithcka eshte ne rregull. Qe te gjithe nen efektin e ketij afshi overdoze pas kutise bejne gjithcka, thone gjithcka, dine gjithcka, por pas virtualitetit nuk ka njeri, te gjithe shnderrohen ne hije qe nxijne perendimin. Jo, nuk pranohen dot idealet e tyre ne c’hon a kon mbyllen darkave ose diteve te zise ku thirret me entuziazem orgazme, ne podiume qeveritare dhe rrudha nenash emri i tyre. Tek fryma e tyre ndalet ekstitimi masturbues qeveritar sepse veprat per nje brez paralizues jane vetem ekstrakte te vdekshme, invaliditetit rigjeneron invaliditet. Ky eshte brezi i kutise se zeze, karbonit ose gri si te doni emertojeni. Brezi i gishtit te madh qe cdo dite e me shume konfirmojne se po denigrojne ne absurditet, ne paradoks, ne varferi te tejskajshme shpirterore dhe itelektuale. Ky eshte brezi i koduar i gjuhes strandarte qe po e transformojne ne shkronja te vetme uloke, vulgare qe nuk i kaperdine as fyti e nuk i treten, as stomaku. Eshte e dhimbshme te heshtesh dhe te jesh indiferent kah tyre qe perfaqesojne trasparenten, e te bardhes se vezes. Ngrihuni nese keni autoritetin dhe instancat e duhura per te edukuar kulturen dhe per t’i dhene nuancen intelektual, duke e bere kete  brez me te pergjegjshem te mos mbetet thjeshte ne nivelin e bretkosave qe mbyten pellgjeve por te lene gjurme identifikuse. Mos lejoni te ushqejne egon e tyre me paturpesi duke cbere Shqiperine, e duke thyer amanetin e Samiut: nepermjet “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet?” Mos lejoni te ecin me ne gjurmet e gabuara duke e shnderruar shqiponjen e zeze te flamurit ne nje laraske aspak te ngjashme me te, ndersa vetet e tyre te mos i krahasojne me veze laraskash qe shumojne njera-tjetren si larvat dhe hane vetet e tyre ne raste nevoje. Personalisht ky zhurmin i turpshem i nje gjenerate te tere ma dobeson egon aq sa dal nga vetja dhe ne vend qe te ngre fjalen ndodh te ngre zerin dhe te dua te arratisem nga liria…  

    nga Irma Halili

  • A JANË TË GJITHË PUNËTORËT, TË REGJISTRUAR?

    Drejtuar:                                                                                                                       PRESIDENTES SË KOSOVËS, zonjës Atifete Jahjaga,

     KUVENDIT TË KOSOVËS, Kryeparlamentarit z. Jakup Krasniqi, 

    QEVERISË SË KOSOVËS, Kryeministrit z. Hashim Thaçi, dhe z/v, 

    MINISTRIVE (Ministrave / Ministreve) 

    ORGANEVE TË DREJTËSISË, 

    INSPEKTORATEVE, 

    SHOQËRISË CIVILE, 

    MEDIUMEVE TË INFORMIMIT DHE GAZETARËVE

           

    A JANË TË GJITHË PUNËTORËT, TË REGJISTRUAR?

     

      Sa është numri i saktë i punëtorëve në Kosovë? Sa prej tyre janë të regjistruar dhe i gëzojnë të drejtat e tyre, edhe të drejtën për t’i kontribuar vehtes dhe Shtetit të Kosovës? Sa dhe çka bëjnë Shteti i Kosovës, Kuvendi, Qeveria, Ministritë, Institucionet…administratat në nivel Qendror e Lokal, për t’i trajtuar me dinjitet këta konsumues / shfrytëzues të shërbimeve shtetërore që “i ofrohen” ? Në fillim të këtij muaji, nga “Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës” para Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike, mësuam se në Kosovë janë regjistruar vetëm 167.000 të punësuar të cilët edhe kontribuojnë në Trustin e kursimeve pensionale. Logjikisht merret se ky numër i të punësuarve kontribuon edhe në Buxhetin e Kosovës. Nga ky numër afro 78.000 të punësuar janë në organizatat buxhetore; Të vetëpunësuar janë rreth 30.000 ndërsa afro 15.000 paragjykojmë se punojnë në Ndërmarrjet Publike të Kosovës. “TREPÇA”, “FERONIKELI”, “SHARR CEM-I”, “BEKTEL – ENKA” e disa biznese tjera punësojnë rreth 20.000 punëtorë. Çka mbetet nga kjo aritmetikë? Ajo na thotë se pjesa e mbetur e bizneseve private, rreth 50.000 sish të regjistruar ligjërisht pranë ARBK të MTI-së, punësojnë rreth 24.000 punëtorë. Nisur nga ky shënim aritmetika na del tejet dëshpëruese: Çdo biznes në Kosovë punësuaka vetëm afro gjysëm punëtori! Pra, çdo biznes privat në Kosovë punësuaka më pak se gjysëm punëtori ndërsa ka në disponim gjithë tregun e Kosovës dhe të gjithë – afro 2 MLN konsumatorët. Le t’a përsërisim se paragjykojmë se në Kosovë punojnë rreth 110.000 punëtorë. Nëse numrin e punëtorëve të regjistruar e llogarsim në raport me numrin e tërësishëm të paragjykuar të të punësuarve atëhere “kontrabanda” me regjistrimin e punëtorëve del edhe më tragjike: Në Kosovë janë regjistruar vetëm rreth 23 % të punëtorëve. Abuzimi me regjistrimin e punëtorëve tërheq me vehte edhe vargun e abuzimeve tjera të mundshme të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në varfërimin e Buxhetit të Kosovës. Pas lajmit dëshpërues dëshpërimi rritet sepse të gjithë heshtin, askush nuk reagon. Të gjithë i shmangen përgjegjësisë e problemi sa vjen e rritet, sa të mos mund ta zgjedhësh më. Nga këto shënime përveç pasqyrës së zymtë eksploratuese pensionale – diskriminimi i pensionistëve dhe erozioni i Fondit Pensional të Kosovës, na dëshmohet poashtu se: - E gjithë administrata Qendrore e Lokale mbetet gjallë nga konsumatorët taksapagues e  jo nga bizneset të cilët tolerohen për interese të ngushta partiako-grupore; - Shteti nuk po dëshmon performanca të duhura për t’a menaxhuar tregun dhe që aktivitetet ekonomike / afariste / biznesore t’i vendosë mbi binarët legalë, të konkurencës së lire, të drejtë e të barabartë; -  Mekanizmat e Shtetit, me të cilët ai ushtron kontroll e rend, lejon haptas edhe brenda  ndërmarrjeve / bizneseve legale edhe nga ato ilegale, “ bombardimin “ e tregut me  produkte e shërbime me çmime damping – duke lejuar destabilizimin,   prishjen…çoroditjen e tregut brënda të cilit më së keqi e pëson sërish ai që e mbanë  mbi supe gjithë Buxhetin e Shtetit: Konsumatori i Kosovës! -  “Stimulon” praktikat informale duke (mos) qenë i vetëdijshëm se favorizimi i njërës  palë shpie deri tek diskriminimi i palës tjetër. Ky “stimuli” na destimulon për t’u  angazhuar rreth veprave të mëdha, të ndershme…rreth respektimit të ligjit: Shteti na  stimuluaka të shkelim mbi te dhe mbi ligjin?! E pyetjet që na imponohen janë këto: -          Sa të punësuar i ka Kosova dhe sa i ka realisht në kërkim pune? -          Ku shkojnë paratë e fshehura dhe interes i kujt është që gjithë territorin dhe ekonominë e Shtetit t’a shndërrojmë në TREG ILEGAL (pushteti ilegal në anën veriore, oligolegal në enklava, kontrabanda në Kuvendin e Kosovës…) ? -          Sa biznese dhe biznesmenë e njohin Shtetin e Kosovës dhe a është ky numër më i madh se njohja Ndërkombëtare e Kosovës ?   Kujt duhet te  i’a adresojmë përgjegjësinë  ? -          MTI-së dhe ARBK-së ku regjistrohen bizneset “me kaçik” tejet të vogël ? -          MPMS-sës dhe Inspektorateve të Saj të Punës e cila është e ngarkuar me resorin e punës, mirëqenies sociale dhe të pensioneve e cila konfliktuon intereset e Qendrave Rajonale e Komunale të punës me caBursadeklarative të punës që nuk sjellin dot efekte…? -          MEF-it dhe ATK-në që lejojnë të humbasin paratë nga ata që nuk e njohin dhe nuk e duan Shtetin as që duan të paguajnë – përkundër faktit se Shteti, se Qeveria ballafaqohen me mungesë parash dhe “detyrohemi” të tolerojmë ekzistimin e 77% të tregut informal? -          MZH-së e cila nuk ka as gjasa minimale që me llokmagji e kabullgji, me filiala të huaja biznesesh, me afaristë të paemancipuar të bëje asnjë hap zhvillimi? -          MSH-së e cila nuk e njeh as aritmetikën bazike ndaj nuk nxjerr dot mësim se, psh 100.000 punëtorë më pak të regjistruar zvogëlojnë për 1.3 MLN € / muaj arkën e Shëndetit Kombëtar ? -          MD-së dhe Organeve të Rendit e të Drejtësisë që nuk i marrin masat e duhura konform ligjeve në fuqi për të parandaluar këtë abuzim masiv me obligimet ndaj vetvetes dhe ndaj Shtetit e të dëshmojnë se janë në krye të detyrës? -          MAPL-ës, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Komunave të Kosovës, të cilat me këtë neglizhencë të dimensioneve kaq masive, nuk dëshmojnë asgjë tjetër vecse ekzistimin e konflikteve të interesit, nepotizmave, zhvatjes dhe shkatërrimit të  Buxhetit – Rënimit të Bazës Finansiare të Shtetit ? -          Asociacioneve të Bizneseve / Afariste / Odave ekonomike e të Biznesit…të cilat heshtin rreth këtij problemi sepse nuk duan të hatrohen me bizneset anëtare ?   Kosova duhet të dëshmojë se është Shtet: Institucionet që i ka themeluar me vullnetin dhe me votën e sovranit ndërsa funksionojnë me paranë tonë – të konsumatorit taksapagues duhet ta mbrojnë Shtetin nga të gjithë brejtësit. Mekanizmat e drejtësisë dhe të inspektimit duhet t’a bëjnë punën për të cilën i paguajmë ose të na raportojnë se nuk kanë shkathtësi, vullnet ose kushte. Duhet t’a bëjmë të pamundurën që t’i zbresim nga kurrizi të gjithë ata që me paturpësi i kanë hipur Shtetit mbi Kurriz…!    

    nga Selatin Kaçaniku

  • Një mbydhje, me dekorata...!

    Një mbydhje, me dekorata...!

      Me 20 korrik 2012 para presidencës janë mbledhur një grumbull njerëzish. Burra, gra dhe fëmijë; nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu. Të gjitha fytyrat e tyre ishin të lodhura, balli me rrudha si të moshuarit dhe ata më të rinjtë. Çdo kush e kuptonte pa hyrë në bisedë me ta se shpirtërisht ishin të vrarë dhe bënin pjesë ne klasën e përmbysur nga vrulli i pamëshirshëm i histories sonë Enveriste. Këta njerëz fisnikë e me plagë në zemër, nga humbja e vellait, bashkëshortit apo babait; në kohën e luftës civile, apo mbas pushtimit nga terroristët komunistë në 1945 deri në 1990 të Shiqpërisë presin para presidencës. Unë isha i lajmëruar bashkë me disa miqtë e mi te burgut të Qafë-Barit, Pukë. Këta ishin pjesa e atij grupi që më 22 maj 1984 guxuan të kundërshtojnë diktaturën dhe i’u bënë krah dragonjve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, të cilët së bashku gjunjëzuan policinë kriminele te diktatorit Hoxha. Mbas gjetjes së groposjes, mbas pushkatimit të pathyeshmërisë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të cilët ditën e homazheve, Presidenti i Republikës i dekoroi për guximin dhe trimërinë që treguan, pjesa tjetër e këtyre guximtarëve ishin njoftuar më 20 korrik për të marrë dekoratat. Sapo u futëm në sallën e pritjes ku do bëheshin dekorimet erdhi momenti që Presidenti Bamir Topi u fut në sallë e cila gumëzhiu nga duartrokitjet. Ai nuk ishte i gëzueshëm, sepse ai që e ndjen dhe e vlerëson dhimbjen, do të mbajë atë qëndrim që mbahet në rastet e derdhjes së gjakut dhe dhimbjes të plagëve. Dekorimi filloi me të ekzekutuarit nga Velipoja që nuk ishin pak por plot 12 burra trima që s’e deshën asnjëherë komunizmin, as bijtë e tij, terroristat komunistë . Ata janë: Ilir Dashi, Dedë Shabani, Nikollë Dashi, Dul Bajrami, Maliq Bajrami, Nikollë Mala, Fran Imajli, Gjok Luli, Ndue Luli, Gjon Sina, Ded Mala, Dom Mark Hasaj. Të ekzekutuarit nga Lezha janë: Mark Bajraktari Mark Vata, Prek Tahiri dhe Dedë Coku. Të gjithë ata që paraqiteshin tek presidenti për të marrë dekoratën nuk pushonin së uruari e falenderuar Z.Topi me fjalët e dala nga thellësia e zemrës të cilat tregonin dhimbjen e freskët të asaj dite që humbën njerëzit e tyre më të dashur të përlotur por dhe të gëzuar se kaluan plot 22 vjet nga gjunjëzimi i komunistëve dhe këta trima, këta kundërshtarë fanatikë të komunizmit që nuk kujtoheshin as s’e janë gjallë as të vdekur apo të zhdukur. Këta të pushkatuar nga terroristët komunistë që luftuan për një Shqipëri tjetër, krejt tjetër dhe nga Shqipëria e sotme dhe fjala e tyre e fundit nëpërmes plumbave të skuadrës së pushkatimit ishte “Rrnofte Shqipnia”. Këta që dhanë jetën pa u dridhur qerpiku dhe shumë të tjerë nacionalistë do t’i dekoronte ky president në fundin e mandatit të tij. Presidenti Bamir Topi dekoroi duke vlerësuar guximin dhe trimërinë dhe katër të dënuar për “terrorizëm” në revoltën e Qafë Barit. Ata janë: Martin Leka, Haxhi Bacinovski, Bajram Vuthaj dhe Kostandin Gjordeni; u dekorua dhe Hysen Shoshori për guximin që tregoi duke shpërndarë trakte kundër komunizmit. Me propozimin e kryetarit të bashkisë së Librazhdit Z.Shefki Çota u dekorua dhe Selman Blloshmi pas vdekjes. Të gjithë sa ishin në sallë nuk i linin radhë njëri-tjetrit për të takuar dhe falenderuar z.Topi. “Për të bërë punë të mira duhen njerëz të mirë “-thotë Napoleoni. I vetmi president që ka bërë për shtresën e të burgosurve politikë vlerësime reale. Duke përfunduar dua dhe unë të shpreh urimet e mia për z.Bamir Topi. Falenderime të pakufi dhe suksese në vazhdimin e udhës në politikë për një Shqipëri sic e deshën ata që s’janë më, u plotësoftë pengu i tyre për një Shqipëri pa terroristët komunistë dhe pa bijtë e tyre që kanë uzurpuar dhe sundojne Shqipërinë të cilët pasurohen e mbrojnë baballarët e tyre vrasës dhe gjakatarë. Të dyja gjysmat e partisë komuniste nuk e prekin aspak rezolutën e KE për dënimin e krimeve te komunistëve as dhe ligjin e spiunëve, që ne po presim. Po e përfundoj me Hygoin:

    “Sado që koha të kalojë, Sado që rrobat e zisë të zbardhen nga larja, Për një nënë që ka humbur fëmijën e saj, Është gjithmonë dita e parë e dhimbjes, Dhe zemra mbetet gjithmonë e zezë”

    Viktor Hygo

    Të gjithë të rënët për një Shqipëri tjetër pushofshin në paqe...! Gjithmonë do të i’u kujtojmë...!!!  

    nga Bedri Blloshmi

  • I pajetë në dhe të huaj...(kushtuar Ali Podrimjes)...!

    I pajetë në dhe të huaj... (Elegji për Ali Podrimjen)

      Lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit Ali Podrimja derisa ai qëndronte në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève në Francë, të gjithë shqiptarët kudo e morën me dhembje dhe pikëllim. Ndaj në këto çaste të rënda, së pari shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen, miqtë, dashamirët dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin poetin tonë të mirënjohur shqiptar. Askush nuk do ta ketë pritur që për kohë kaq të shkurtër  të na linin përgjithmonë lamtumirën pa kthim të kësaj jete, tri pena të mëdha shqiptare, si Din Mehmeti,Teki Dervishi dhe Ali Podrimja, për të shkuar njëri pas tjetrit brenda dy tre vitesh në amshim. Vepra e Ali Podrimjes, do të mbetet përgjithmonë,simbol i lidhjes së tij të ngushtë, të sinqertë dhe shumë njerëzore me fatin e popullit shqiptar dhe Kosovës të cilën e donte aq shumë Pas shkrimeve me dhembje për dy poetët e shkuar pak kohë më parë në përjetësi, Din Mehmeti dhe Teki Dervishi, me po aq dhembje bëjë edhe këtë shkrim, për vdekjen e poetit Ali Podrimja,me shuarjen e të cilit shqiptarët humbën poetin e tyre bashkëkohor ndër më të mëdhenjtë të kohës, rapsodin e vuajtjeve shqiptare dhe dhimbjeve tona të mëdha, poetin e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar,si dhe frymëzuesin e paepur të qëndresës për Kosovën "Gjaku ynë që nuk falet" siç diti ai i pari, t’a quante.   Poeti qysh herët u bë simbol i një poezie të ndershme, të cilës ia veshi një kostum të qëndrueshëm kombëtar dhe e hijeshoi atë me stil të veçantë artistik. Madje, në krijimet e tij ndriçuese, digjej natë e ditë, qiriu i pashuar i artit të metaforës së përshtatur me ndjeshmëri të zgjedhur poetike,për ti bërë dritë rrugës së kombëtares në ecjen e atdheut të robëruar dhe ngritur vetëdijen e shqiptarëve të cilët për shumë kohë, kërkonin liri dhe çlirim.   Me krijimet e tij të përzgjedhura poetike, Ali Podrimja do të udhëtonte nga Prishtina në Paris për të përfaqësuar edhe kësaj radhe dinjitetshëm Kosovën dhe përfunduar me nder luftën e tij të gjatë për te, në mënyrë që nga aty të nisej faqebardhë për ta takuar Lum lumin e tij dhe shuar dhimbjen e madhe njerëzore, e cila e kishte munduar poetin për aq shumë kohë, që nga ndarja me Lumin i cili e priste atë në amshim për t’u bashkuar - Atë e Bir në Përjetësi.   Poeti ynë do të shquhej për atdhetarin të flakët, si krijues i një arti të rrallë në letrat shqipe, do të quhej edhe princi i poezisë, poet e mendjendritur i kombit tonë i cili tërë jetën dhe veprën e tij, me shpirt ia përkushtoi, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.   Ai gjatë gjithë kohës u shkroi me zemër vuajtjeve dhe shpresës së popullit që përfaqësonte duke i kërkuar besën Lum- lumit, që nga Parisi ku kishte shkuar për të "bashkë" - recituar një poezi - Poezinë e Betimit se nuk do të përuleshin para asnjë fuqie dhe as harronin kurrë vendlindjen.   Ndaj shuarja e Ali Podrimjes në Francë, ishte trishtuese ngase shqiptarët vetëm brenda pak vjetësh, humben tre bij te shquar dhe poet të mëdhenj, të penës dhe fjalës së shkruar shqipe, pas Din Mehmetit dhe Teki Dervishit,tani edhe poetin i cili shkroi  aq shumë për Kosovën dhe bëri gjithë atë që mundi për të deri me vdekjen e tij në Parisë.   Ai u nda larg vendlindjes, përgjithmonë nga familja dhe jeta, u nda nga miqtë, të afërmit shokët, u nda nga shkrimet dhe poezia për të mos u ndarë asnjëherë nga kujtimet për të dhe vepra e tij, kushtuar popullit shqiptar dhe Kosovës gjerë në momentet e fundit të jetës, pak para shkuarjes së përjetshme te Lum Lumi i tij.   Me vdekjen e papritur të poetit, u shua edhe një penë e madhe e letrave shqipe, që la zbrazëti e dhembje në këto trojet,për të mbetur përjetësisht në zemrat e të gjithë shqiptarëve, si udhërrëfim për brezat që do të vijnë. Shuarja e poetit nuk është humbje vetëm për familjen, të afërmit,miqtë dhe dashamirët e tij, por edhe për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, artin dhe kulturën kombëtare në përgjithësi.   Krijimtaria e tij letrare la gjurmë të pa shlyera, në kujtesën e lexuesve, duke kapërcyer kufijtë etnik dhe përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, për të arritur deri në piedestalin e përjetshëm të poezisë, artit dhe kulturës ndërkombëtare.   Ali Podrimja ishte krijues i veçantë dhe skalitës i vlerave të rralla artistike, i cili me veprën "Lum Lumi"përgjithësoi dhembjen e tij të madhe shpirtërore, me të gjithë shpirtrat e pafajshëm kudo, që kanë mundur të përjetojnë tragjedi. Ai do të hynte në histori përmes fjalës së shkruar në mënyrë metaforike ku shprehu ndjenjat e vrara me shumë plagë të popullit të tij dhe dëshmoi vuajtjet e atdheut të kthyer në "Gjak që nuk falet" si dhe përpjekjet e shqiptarëve për çlirim kombëtar dhe atdhedashuri.   Patriotizmi i kulluar i Ali Podrimjes dhe lidhjet e pa shkëputura shpirtërore me të birin e vdekur, ai do ti dëshmonte edhe një herë në vargjet e fundit, të poezisë së përgatitur para nisjes për Festivalin që mbahej në Paris duke ju drejtuar atij me emër ani pse ai që disa kohë kishte zënë vend në amshim. Poeti siç duket nuk i kishte shkëputur kurrë lidhjet me Lumin dhe as ishte ndarë me të ndonjëherë shpirtërisht,duke ju drejtuar për herë të fundit me fjalët të cilat,sipas traditës së vjetër, po u thanë një herë, nuk njohin më kthim, ngase që nga kohët e lashta shprehin vendosmëri dhe simbolizojnë "Betim" : “Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen"...   PARISI, VENDLINDJA   Do të hyjmë në Paris gurin tonë aty do ta ngulim, nuk do të na presë Teuta, Genti, nuk do të na presë hordhi e egër romake, nuk do të na presë njeri i gjallë. Në Paris do të hyjmë; ëndrrat do t'i varim në krahë të lejlekëve te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore, do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine vallet, këngët, baladat, përrallat, vetëm fyellin do ta marrim t'i biem kur të na rrokë malli, kur humbim në grumbullin e klosharëve, të hijeve, të minjve, deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi: do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes për kohët pis do të flasim me gishta, nuk do të shkelim asnjë mizë, nuk do të trembim asnjë zog, nuk do të derdhim zjarr, vrer, mbi kokë të njeriut, Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi as perëndive të krisura. Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen.     Poeti Ali Podrimja sipas mediave kishte ndërprerë kontaktet me kolegët, miqtë dhe familjarët e tij që nga data 18 korrik,derisa po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodèvei, ku do të gjendej i vdekur më 21 korrik të vitit 2012, për të mos u kthyer më kurrë i gjallë në atdhe.   Biografia e Ali Podrimjes   Ali Podrimja u lind në vitin1942 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje kurse studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar për disa vite në gazetën "Rilindja" si dhe bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat tjera. Ai si poet dhe shkrimtar i mirënjohur, ishte edhe anëtar i nderuar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.   Kohët më të vështira,të përjetuara nga populli shqiptar dhe poeti, ishin tmerret e kaluara nën terrorin e Aleksandër Rankoviqit gjatë viteve të pesëdhjeta-gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar,kur shqiptarët në trojet e tyre vuanin shtypjen dhe terrorin më të egër që njihte historia e kohës së sllavo-komunizmit nën ish sundimin serbo-sllav.   Shtypja dhe represioni i asaj kohe është shfrytëzuar, për dëbimin me forcën të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone,për mes aksionit të shpikur të mbledhjes së armëve, kur shumë shqiptar të pafajshëm do të vdisnin nën torturat dhe keqtrajtimet e sigurimit famëkeq serb të UDB-s, ndërsa dhjetëra mijëra tjerë, do të shpërnguleshin me dhunë për në Turqi.     Krijimtaria letrare e Ali Podrimjes   Ali Podrimja është marrë  më tepër me poezi lirike, vargjet e së cilës ,çdo herë ishin të frymëzuara dhe të lidhura ngushtë me fatin e hidhur historik të popullit shqiptar. Ndaj, në qendër të shkrimeve të tij, Poeti gjithmonë kishte qëndresën heroike kombëtare. Ndër veprat kryesore dhe më të realizuara të tij konsiderohet, vepra Lum Lumi e botuar në vitin 1982,e cila njihet si vepra më e mirë që shënoi risi edhe në mënyrën e shkrimit të poezisë bashkëkohore shqiptare në Kosovë. Përjetimet e vështira nga shtypja e rëndë politike gjatë viteve të 50-60, dhe tragjedia e përjetuar me rastin e vdekjes së të birit Lumit,ndikuan jo vetëm në jetën ,por edhe në krijimet letrare deri në ditët e fundit të tij,i cili edhe në ato qaste,do ti kërkonte besën Lum lumit, për të mos ia kthyer shpinën-vendlindjes.   Nën këtë atmosferë kishte filluar shkrimet edhe Poeti,duke bërë thirrje për qëndresë kombëtare i cili poezinë e parë do ta botonte më 1957, në revistën "Jeta e Re". Ali Podrimja është autor i rreth njëzet vëllimeve me poezi i cili nga kritika vlerësohet si njëri ndër përfaqësuesit më të vlerësuar të poezisë së sotme shqiptare dhe poet me emër të njohur edhe në shkallë ndërkombëtare.   Veprat kryesore të tij janë:   Poezi:   1.“Thirrje” 1961 2.“Shamijat e përshëndetjeve”1963 3.“Dhimbë e bukur” 1967 4.“Sampo” 1969 5.“Torzo” / “Hija e tokës” 1971 6.“Foleja”1973 7.“Credo” 1976 8.“Poema” 1978 9.“Sampo 2” 1980 10.“Drejtpeshimi”1981 11.“Lum Lumi”1982 12.“Fund i gëzuar” 1988 13.“Zari” 1990 14.“Në bisht të sorrës” 1994 15. “Buzëqeshje në kafaz” 1994 15.“Burgu i hapur”1998 17.“Hrakiri” / 18.“Ishulli Albani” 1999 19.“Dielli i zi” 2000 20.“Libri që nuk mbyllet” 2001   dhe dy libra në prozë:   Burgu i hapur 1998, dhe Harakiri 1999. Poezia e Ali Podrimjes,është vlerësuar lartë dhe përkthyer edhe në shumë gjuhë të huaja,vargu i të cilit gjithmonë shprehu dhembjen ndaj Kosovës dhe shpresat e shqiptarëve për liri.  

    I përjetshëm qoftë kujtimi për poetin Ali Podrimja...!!!

     

    nga Gani Qarri

  • SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTA ...

    SHQIPTARËT NË MAL TË ZI DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME  PARLAMENTARE

      Në zgjedhjet e ardhshme,vetëm me frontin  e përbashkët të subjekteve politike shqiptare mund të arrihet rezultati i dëshiruar për shqiptarët! Me rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat janë të  parashikuara të mbahen  në vjeshtë të këtij viti, është   paralajmëruar formimi i të  ashtuquajturit "front i  përbashët demokratik" i  partive opozitare në Mal të Zi. Me këte rast, siç u njoftua nga mediumet, disa nga subjektet politike shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e inkuadrimit të tyre dhe mbështetjen për këte iniciativë të opozitës malazeze. Gjithashtu, iniciativa në fjalë  ka ndikuar në ndarjen e qëndrimeve në mesin e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare  në aspektin  e përkrahjes apo mospërkrahjes së tyre ndaj Frontit të lartëpërmendur. Iniciativa të ngjajshme të ndërmarra nga opozita ka pasur edhe në të kaluarën dhe shpeshëherë elementi shqiptar është shfrytëzuar për "larje hesapesh" në mes atyre që dëshirojnë të mbajnë pushtetin dhe atyre që aspirojnë t'a marrin këtë pushtet. Kuptohet që shqiptarëve në Mal të Zi  i’u intereson se kush do të udhëheqë me pushtetin qendror në Podgoricë, por nëse nuk ka dallim apo ka pak dallim në politikën që udhëhiqet ndaj shqiptarëve, si nga ana e atyre që janë në pushtet por edhe nga ana e atyre që pretendojnë të vinë në pushtet, atëherë seriozisht vihet në dyshim përkrahja tyre. Qëllimi dhe përqendrimi i vazhdueshëm i shqiptarëve ështe avancimi i të drejtave të tyre kombëtare dhe përmirësimi i statusit të tyre të diskriminuar që ato përjetojnë sot në shumë sfera të jetës shoqërore në shtetin e Malit të Zi. A mund të arrihet kjo brenda një spektri politik malazez? Unë mendoj se jo. Nga e kaluara kemi mësuar se as pozita dhe as opozita malazeze nuk kanë treguar gatishmëri serioze (deri më tani), për realizimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve, por përkundrazi, këto parti (si në pushtet ashtu edhe në opozitë) janë munduar që të shfrytëzojnë faktorin politik shqiptar për qëllimet dhe agjendat e veta politike. Derisa partia në pushtet (PDS) ka aprovuar dhe aprovon ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, opozita jo vetëm që nuk reagon dhe hesht, por ajo shpeshëherë  i bashkangjitet dhe i mbështet qendrimet  e  pozitës. Pra, ajo çka është e përbashkët për  pozitën dhe opozitën  malazeze, është marxhinalizimi i vazhdueshëm i shqiptarëve. Koha tashmë e ka dëshmuar se sa herë që shqiptarët kanë shfaqur përkrahjen e tyre dhe mbështejen ndaj subjekteve apo kualicioneve të të dy  anëve të spektrit politik malazez, asnjëherë nuk i’u është rikthyer shërbimi. Atëherë vetvetiu bëhet pyetja se përse dhe me çfarë motivi shqiptarët duhet të përkrahin iniciativa, fronte, aleanca apo kualicione të tilla të cilat nuk shkojnë në favor të interesave  të shqiptarëve në  Mal të Zi. Aq më tepër kur fronti i tanishëm opozitar në Mal të Zi është paralajmëruar se do të udhëhiqet  nga politikanë që kanë përkrahur politikën serbo-madhe dhe ultra-nacionalizmin sllav. Është tepër imperativ që faktori  politik shqiptar, respektivisht sukjektet politike që përbëjnë ate, të formojnë frontin e tyre të përbashkët dhe  të veçantë opozitar i cili  me një agjendë të qartë të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. S'ka dyshim se edhe  kësaj rradhe, ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme sfidë kryesore e faktorit politik shqiptar do të jetë formimi i një kualicioni të përbashkët parazgjedhor. Nga  kjo përspektivë, zgjedhjet e ardhshme do të vërtetojnë, edhe një herë, se sa është vetëdijësuar apo ndërgjegjësuar faktori politik shqiptar, si dhe në ç'masë është arritur të kuptohet nocioni, se pa një unifikim të mirëfilltë të trupit të tyre votues, vështirë mund të arrihet suksesi i dëshiruar elektoral, respektivisht përfaqësimi  maksimal i shqiptarëve në  Parlamentin e Malit të Zi. Duke pasur parasysh ndryshimet e fundit të Ligjit Zgjedhor (që është në disfavor të shqiptarëve) si dhe rritjen e numrit të partive politike shqiptare, nga zgjedhjet e kaluara (që nënkupton kristalizimin e mëtejshëm të votës së shqiptarëve), atëherë nuk mbetet alternativë tjetër përveç asaj të bashkimit të forcave politike dhe formimit të një koalicioni të përbashkët apo së paku një kualicion të pjesërishëm, si ndoshta opsion i vetëm i të mbijetuarit politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

    nga Xheladin Zeneli

  • Udhëkryqet e reja të Çamërisë

    VIJON NGA NUMRI I KALUAR...

     

     

     

     

    Udhëkryqet e reja të Çamërisë

          Çamëria në thundrën e shtetit grek   Me një popullsi të spikatur shqiptare në të gjithë aspektet si në gjuhë, kulturë, zakone, kombësi etj, popullsia e Çamërisë u aneksua. Greqisë. Një nga djemtë më të mirë të Çamërisë si Rasih Dino, me gjithë gojëtarinë  e tij të pashoqe, në emër të Qeverisë së përkohshme të Vlorës nuk mundi dot që të ndalonte sëpatën e Fuqive të Mëdha për këtë vendim tragjik, për këtë sakatim trojesh shqiptare që do të vazhdonte deri më sot.   Vendosja e kufijve ndikoi jo vetëm në jetën ekonomike, por edhe në përbërjen demografike. Popullsia çame nisi që të pakësohej nga emigracionet e herëpasherëshme për në shtetin amë Shqipëri, por edhe në Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  etj. Pasojat e një politike të qartë shkombëtarizuese të Greqisë po merrte frytet e para tragjike për  këtë popullsi e për këtë krahinë martire.   Ata që mbetën në këtë truall u bënë pre e torturave të rënda, të grabitjes së tokave, të përjashtimit nga gjuha amtare deri te shkollat fillore, vrasjet, burgosjet dëbimi me dhunë deri edhe në masakrat e përgjakshme.  Përballë këtij spastrimi që po prekej nisi qëndresa e çamëve autoktonë.   Një faqe e zezë e këtyre viteve është Masakra që u bë në Lumin Selan të  Paramithisë. Me manovrën e dinakërinë karakteristike të grekëve se do t’i caktonin në detyra të ndryshme administrative, 140 andartë grekë të drejtuar nga kapiteni Delijanaqi masakruan pabesisht 72 burrat më të zgjedhur të fshatrave Koriqan, Nihor, Filat, të qytetit të Paramithisë, në një vend të quajtur “Përroi  i Selanit” që ndodhej në afërsi të Paramithisë.   Në vitin 1918 me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore u hartua Plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i ashtuquajtur “Reforma agrare” që u zbatua vetëm në Çamëri, iu rrëmbeu shqiptarëve me mijëra hektarë tokë me ullinj, vreshta kullota, që u bënë pronë  e popullisë greke. Këto masa u shoqëruan edhe me organizimin e çetave terroriste, me sanksione ekonomike e deri në kryqëzatat fetare.   Në vitin 1923 u zhvillua në Lozanë të Zvicrës Konferenca e Lozanës. Ishte një shkallë tjetër e politikës së egër shoviniste greke. Qeveria greke kërkoi që të arrinte një Marrëveshje me qeverinë turke për të bërë një shkëmbim popullsise të myslimanëve “turq” si i quanin ata shqiparët e këtyre trojeve me ardhjen e popullsisë ortodokse të Turqisë. Në gjuhën popullore kjo quhej “Andallai”. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të vetë komunitetit çam dhe të organizmave ndërkombëtare për të ndalur këtë shkëmbin, Greqia arriti që të dëbojë me forcë për në Turqi 35 mijë shqiptarë të Kosturit e Follorinës dhe 55 mijë shqiptarë myslimanë të Çamërisë  (Teki Selenica-“Shqipëria më 1927”).   Një protestë e fuqishme e shqiptarëve në SHBA, Kanada, Zvicër i drejtoheshin ambasadorit të Italisë dhe anëtar i Konferencës së Paqes në Paris . Në Shqipëri sidomos në zonën  e Sarandës ku kishin mbetur disa fshatra çame u hartua një Memorandum më 6 dhjetor 1922 të nënëshkruar nga Haki Musaj dhe Dr. Asah Ajdonati, drejtues të Shoqërisë “Vëllazëria çame“ me qendër në Sarandë që i drejtonin qeverisë shqiptare një protestë dhe kërkesë për reagim diplomatik në prag të nënëshkrimit të Traktatit të Lozanës.   Me forcë të madhe e bëri këtë gjë edhe Mehdi Frashëriu më 19 janar 1923 që protestoi kundër Komisionit të Shkëmbimit të Popullsisë pranë Konferencës së Lozanës. Deklaratat nuk e bënë punën  e tyre në favor të popullsisë çame. Më 30 janar 1923 Traktati i Lozanës hyri në fuqi. U firmos. Është një fakt shumë domethënës se për këtë problem deri në nëntor të vitit 1923 Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë i kishte dërguar Ministrit së Punëve të Jashtme të Greqisë plot 120 nota zyrtare. (Dokumenta për Çamërinë-Arkivi i Shtetit).   Refugjatët grekë që erdhën nga Anadolli pushtuan shtëpitë, arat, ullishtat, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqiptarëve të shpërngulur. Ky genocid i heshtur diplomatik bëri që edhe shumë të tjerë të emigronin në Shqipëri e në vendet e tjera.   Nuk do ta quanim një objekt historik qëndrimin e Ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë në vitet 1923-1926. I vendosur drejtpërdrejt në kampin grek dhe në vorbullën e planeve të qeverive greke të kohës ai reagon me shumë energji. Në letrën e tij të drejtuar Ministrit të Jashtëm të qeverisë shqiptare tregon se në të tre vitet e qëndrimit të tij në Greqi kishte dërguar 200 nota proteste dhe 80 herë ai ka ndërhyrë në mënyrë verbale.” “Kryefjala” e informacioneve të tij si e shkruan ai, është se “ autoritetet greke kanë qëllim që të përzënë elementin shqiptare t’a shtrëngojnë të iknjë, t’i grabitin gjënë” (Luan Malltezi- Sherif Delvina “Mithat Frashëri –Ministër fuqiplotë Athinë 1923-1926). Përballë politikës së dëbimit të popullsisë shqiptare Mithat Frashëri u përpoq të senibilizonte dhe të angazhonte Lidhje e Kombeve . Për këtë qëllim ai shkoi edhe vetë në Gjenevë si Kryetar i delegacionit shqiptar ku mbajti një fjalim të shkëlqyer në mbrojtje të popullsisë shqiptare në tokat e veta në Greqi.   Përballë kësaj punë mjaft patriotike Lidhja së Kombeve u tregua mjaft pasive...   Për këtë arsye ai sugjeroi një qëndrim të ri të qeverisë shqiptare. Ai më 29 janar 1925 i sugjeron Shqipërisë që të marrë masa reciproke madje edhe reprezalje mbi elementin grekofon në Shqipëri në mënyrë që sensibilizimi i grekëve të nxiste edhe zgjidhjen e shqiptarëve në Greqi. Në zhvillimet gjeoopolitike një gjë  e tillë mund të dukej një utopi. Megjithatë duhet thënë se që në atë kohë, por edhe në ditët tona ka patur e ka një lloj inferioriteti të qeverisë shqiptare ndaj qeverisë greke për të mbajtur gjallë në udhë  e zgjidhjes problemin çam për ta zgjidhur atë drejtpërdrejt me grekët një gjë ë tillë nuk është bërë asnjëherë.   Janë edhe shumë sesione të tjera të Lidhjes së Kombeve në vitet 1929, 1930, 1934 ku qeveria shqiptare e drejtuar nga Ahmet Zogu të ngrinte persekutimet që i bëheshin popullsisë çame. U arrit që të bëheshin edhe takime me delegatët grekë, por, për fat të keq, problemi i trojeve të zaptuara nga grekët nuk u zgjidh dot.  Në këtë krahinë do të ngrinin  zërin e tyre patriotë të shquar si Musa Demi, Asaf Ajdonati, Rasih Dino, etj Të gjithë këto probleme në disa raste patën reagimin  pozitiv të Lidhjes së Kombeve, por në praktikë nuk u arrit asnjëherë që të realizoheshin detyrat që lëshonte ky organizëm ndërkombëtar. Kishte edhe një përfundim të hidhur në këtë shqetësim kombëtar që kishin shqiptarët e asaj kohe. Për problemin çam duhet që të diskutonin  e të mernin  vendime ato shtete që vetëm disa vite më parë e kishin firmosur me duart e tyre këtë ndarje e këtë copëtim të Shqipërisë.   Një ndikim të madh në ndërgjegjësimin e problemit çam do të ngrinte në këtë kohë edhe diaspora çame në Amerikë. Që në vitet 20  të shekullit XX  në shtetin Masaçuset të SHBA u krijua Shoqata “Çamëria“ që u përfshi më tej në Partinë Kombëtare Shqiptare të udhëhequr nga patriotë të shquar si Haxhi Murat Çami, Mesut Çami, Beqo Kushi, Jasin Isufi etj. Së pari ata mbështetën Konferencën e Paqes në janar 1919. Në gazetën “ Albania ” që nxorri kjo parti ata informonin opinonin ndërkombëtar sidomos atë amerikan për tragjedinë çame që kishte nisur të vrullonte egërsisht. Në një shkrim të atyre kohëve shkruhej: “Vendi ynë është sot i pushtuar prej grekëve që nuk i lënë njerëzit të rrinë në vend e jo të lejojnë shkolla shqipe”. Një Notë Proteste iu dërgua  Presidentit Uilson dhe ambasadorëve të Anglisë, Francës e Italisë në Uashington.. Një letër e tillë iu dërgua edhe treshes më të madhe në Paris.   Ata kërkonin  që në Konferencën e Paqes në Paris të kishte përfaqësues edhe nga Çamëria. Mund të përmendim edhe një grua të njohiur çame, Lejla Dinon, e bija e Rasih Dinos që, duke shfrytëzuar njohjet e drejtpërdrejta me zonjën e Presidentit Ulison vendosi që t’i dërgonte një letër zyrtare ku në mes të tjerash shkruan: “Qindra mijë prej punëtorëve shqiptarë që u shtrënguan të lënë shtëpitë e të refugjohen në Amerikë, shpresojnë nxehtësisht se atdheu i tyre i pare, provinca e Kosovës dhe e Çamërisë, që i ndanë padrejtësisht nga Shqipëria më 1913 do të lirohen...” Një protestë e fuqishme e shqiptarëve në SHBA, Kanada, Zvicër i drejtoheshin ambasadorit të Italisë dhe anëtar i Konferencës së Paqes në Paris . Në Shqipëri sidomos në zonën  e Sarandës ku kishin mbetur disa fshatra çame u hartua një Memorandum më 6 dhjetor 1922 të nënëshkruar nga Haki Musaj dhe Dr. Asah Ajdonati, drejtues të Shoqërisë “Vëllazëria çame“ me qendër në Sarandë që i drejtonin qeverisë shqiptare një protestë dhe kërkesë për reagim diplomatik në prag të nënëshkrimit të Traktatit të Lozanës. Refugjatët grekë që erdhën nga Anadolli pushtuan shtëpitë, arat, ullishtat, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqiptarëve të shpërngulur. Ky genocid i heshtur diplomatik bëri që edhe shumë të tjerë të emigronin në Shqipëri e në vendet e tjera.   Që në vitet 20  të shekullit XX  në shtetin Masaçuset të SHBA u krijua Shoqata “Çamëria“ që u përfshi më tej në Partinë Kombëtare Shqiptare të udhëhequr nga patriot të shquar si Haxhi Murat Çami, Mesut Çami, Beqo Kushi, Jasin Isufi etj. Së pari ata mbështetën Konferencën e Paqes në janar 1919. Në gazetën “ Albania ” që nxorri kjo parti ata informonin opinonin ndërkombëtar, sidomos atë amerikan, për tragjedinë çame që kishte nisur të vrullonte egërsisht.    

    nga Namik Selmani

     

     

    VIJON NË NUMRIN E ARDHSHËM...

     

  • Presheva dhe Bujanoci përmes Gjilanit duhet të lidhen në rru ...

    Presheva dhe Bujanoci përmes Gjilanit duhet të lidhen në rrugën e Kombit!

      Për Preshevën dhe Bujanocin është interes jetik që përmes Gjilanit duhet dhe kemi nevojë të lidhemi me rrugën e kombit. Autostrada duhet të përshkojë edhe këto qytete që t’i lidhë me pjesën tjetër të Kombit. Po ashtu edhe Komuna e Kumanovës dhe e Likovës si një rajon i shqiptarëve të mbetur nën administrimin e  Maqedonisë që kufizohen me Gjilanin. Kosova Lindore, këto tri zona të mdha, që është interes kombëtar për t’u lidhur me rrugën e kombit. Ne jemi duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera sic është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik me Durrësin dhe qendrat tjera të bregdetit shqiptar. Medvegjën si ndër tri komunat e kësaj krahine, nuk e kemi harruar,  por është më afër për t’u lidhur me Prishtinën se sa të lidhet me Bujanocin e Gjilanin. Dihet mirëfilli  se me ndërtimin e Autostradës do të përfitojmë si në komunikim, integrim, zhvillim ekonomik dhe hapja e shumë perspektivave për këto tri rajone. Mbi të gjitha rol të madh do të luajë, që shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci nuk do të emigronin në vende të tjera. Me autostradën nuk do zvogëlohet dukshëm numri i shqiptarëve në këto dy komuna shqiptare të mbetura nën administrimin e Serbisë. Nëse nuk investohet në këto komuna kërcënohemi se do të humben këto komuna për shkak të shpërnguljes së heshtur dhe të pa shpallur. Ju bëjmë apel qeverive qendrore për fillimin e përpilimit të planeve  që edhe këto rajone të lidhen me autostradën. - I-  Rajonin e Anamoravës Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë , - II- Dy Komunat e Krahinës e shqiptarëve atë të Bujanocit dhe Preshevës dhe - III- Banorët e  Komunës së Kumanovës dhe Likovës  . Edhe ne jemi hapësira etnike shqiptare, prandaj na duhet të  lidhemi me rrugën e kombit ! Arsyetime ka të panumërta që autostradës t’i bashkohen edhe këto skaje të hapësirës etnike shqiptare, ja disa prej tyre: Këto pjesë të cekura kanë mbetur për qëllime politike pa u lidhur me nyjën hekurudhore. Bujanoci dhe Presheva nuk janë të lidhura as me Gjilanin e as me Prishtinën. Kumanova dhe Likova po ashtu nuk lidhen fare me Gjilanin dhe Prishtinën. Gjilani, Kamenica, Vitia dhe Novobërda nuk janë të lidhur në mes veti e as me Prishtinën. Jo vetëm që nuk jemi të lidhur me nyjën hukurudhore, por edhe me rrugën automobilistike këto qytete lidhen me rrugë të rendit të pestë. Më mirë serbia deri në vitin 1990 u është rregulluar infrastruktura rrugore në mes veti disa vendbanimeve rurale të Novobërdës se sa janë të lidhura qytetet e përmendur si qendra të tri Rajoneve. Trekëndëshi kufitar nga tri shtete të tanishmë Gjilan-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, janë me domethënië të madhe, kulturoro-historiko-ekonomike. Autostrada që do t’i përshkojë këto tri rajone  do lehtësojë komunikimin ndërkufitar në mes të tri shteteve, në tri anët e kufirit të banuar me popullatë shqiptare. Do të afrojë këtë skaj të trungut shqiptar që të lidhet me bregdetin shqiptar të Adriatikut deri në krahinën shqiptare të Çamërisë në Greqi. Autostrada do të jetë investimi më strategjik, si investim i gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës. Lidhja me autostradën është jetësimi i një ëndërre të shumë gjeneratava ndër shekuj, për realizimin e komunkimit ndërshiqtarë. Qarkullimi i lirë i të gjitha vlerave pa pengesa dhe barriera edhe të produkteve ushqimore dhe industriale. Ne që jemi nga këto rajone, jemi ngopur  me pengesa, për gjysmë shekulli të sundimit të sistemit komunist Jugosllav, nuk është investuar fare në këto rajone. Ishte interes i shkruar dhe i  praktikuar që të  vështirsohej komunikimi  i këtyre komunave  shqiptare. Tashmë duhet t’i qasemi dhe integrimit  ndërshqiptarë, çmimi i këtij integrimi është lidhja dhe rregullimi i infrastrukturës moderne rrugore, hekurudhore dhe ajrore. Ne, popullta nga këto rajone, për momentin nuk po kërkojmë dicka të pamundur, pra: Autostrada, nuk është projekt i parealizueshëm ! Kërkesa që Gjilani, si qendër rajonale e Anamoravës dhe kjo pjesë e Kosovës Lindore të lidhet më autostradën si arterie kryesore të rrugës së kombit me detin Adriatik, bëhet më vitale, kur kujtojmë që Gjilani nuk ka nyje hekurudhore. Këto janë projekte të realizueshme. Këto tri rajone,  aktualisht nuk është se kanë nevojë as për : -Ndonjë aeroportë ndërkombëtarë , -Banorët e Anamoravës nuk janë duke kërkuar që Lumin Mirusha t’a bëjmë të lundrueshëm si kanalin e Suezit dhe të lidhemi me një dalje në det. -Ndonjë tunel  të llojit “kalimashi 2”, që do t’a lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën . - Nyja hekurudhore për  qarkullimin e trenit që do t’a lidhë qytetin e Bujanocit e Preshevës dhe Kumanovës me Gjilanin dhe Prishtinën  stacionet të jenë nën dhe . - Ndërtimin e ndonjë metroje që qytetin e Medvëgjës do t’a lidhë me Prishtinën dhe ndërtimin e një nyje të tramvajit që furnizohet me rrymë elektrike . - Ndërtmin e ndonjë objekti industrial për prodhimin e automjeteve të transportit, për prodhimin e pjesëve të elektronikës, jemi të vedëijshëm se janë të parealizueshme . - Nuk po kërkojm që këto rajone të lidhen më përçuesit e teleferikut për skijime në Brezovicë, nëpër Bjeshkët e Nemuna duke pësrhkruara malet e thepisura shqiptare deri në Sarandë! Neve nga këto tri Rajone, nuk kemi përfqësim të denjë në nivele qendrore! Këto jana projekte që as Japonia nuk mundë t’i fanancoj, por lidhja e Gjilanit gjegjësisht Anamoravës dhe dy rajoneve tjera me Autostradën, është një projekt që mund dhe duhet të realizohen edhe për realitetin e Kosovës. Përfund, që nga koha e pas luftës së fund-vitit 1999, Anamoravën dhe dy rajonet nuk ka patur kush t’i përfaqësojë denjësisht; ose dikush ka folur në emër të saj pa i ditur nevojat dhe kërkesat e këti Rajoni, jo edhe aq të vogël që mund të jetë me përqindje, gati 10% e territorit të të dy shteteve. Pa dashur t’a lëndoj, apo pa përmendur askend si individ, sepse dikush ka patur poste të larta në qeveri apo Komisione parlamentare por nuk ka ditur t’i shtrojë kërkesat dhe nevojat për prioritetet për të investuar në këto tri rajone. Dikujt mandati me gjithë imunitet, me post i ka shërbyer sa për një rrogë apo mëditje. Kur subjektet politike dhe përfaqësuesit e zgjedhur  nga vota e popullit nuk dinë t’i artikulojë i mbetet pra masës së gjërë të popullore të gjejë forma për caktimin dhe realizimin  e prioritetev,e jo të një Komune por të tri Rajoneve. A ka arsyetim, që edhe pas më tëpër se një dekade nuk janë shtruar drejtë nevojat dhe kërkesat e këtyre tri Rajoneve? Kush i pengon që të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët deputetët që përafqësojnë këto rajone në parlamante përkatëse. Një gjë është e vërtetë,  se kemi patur deputetë nga këto zona, por nuk na kanë përfqësuara denjësisht. Nuk mund të pranojmë, të jemi si oaze të pa  pazhvilluara! Nuk mund të pranojmë edhe më tutje këto rajone si një oazë e pazhvilluar, nuk do të mbetet vetëm Gjilani e Anamorava, por krejt Lugina dhe rajoni. Kurse Kumanova dhe Likova përmes Shkupit dhe Tetovës të lidhet me detin Adriatik, e kanë tëpër larg. Nuk duhet të vazhdojë edhe më tej që këto tri rajone të mbahen të mbyllura, por të krijohen plane dhe strategji veprimi. Interesi i këtyre tri rajoneve është që të nxitet zhvillimi i tyre dhe të ngriten kapacitete në përparimin  e infrastrukturës, arsimit dhe të krijohen perspektiva të reja për këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm. Këto tri Rajone, historikisht kanë patur të gjitha lidhjet në mes veti, prandaj edhe nga ana gjeografike edhe nga ana e numrit të banorëve nuk janë të vogla. Qytetarë nga këto tri pjesë të hapësirës sonë kanë deri në gjysmë milioni banorë. Rajonet në fjalë nuk kanë nyje hekurudhore, nuk ka dalje për në autosdradë që e lidh rrugën e kombit. Prandaj  duhet t’a zëmë hapin me kohën. Anamoravës me këtë trekëndësh kufitar duhet t’i’a lehtësojmë komunikimin ndërkufitarë, të gjithëmbarshëm ndërshqiptarë në të gjitha kuptimet e jetës, në mes të tri shteteve, në dy anëtë e kufirit të banuar me popullat shqiptare, Kumanova, Bujanoci, Presheva; këto komuna kanë më shumë se një arsye se një mijë arsye që rruga e kombit e quajtur në këtë rast autostradë, të kalojë edhe këndej pari . Vetëm komunikimi na krijon lehtësira që të nisemi drejt tregut të  përbashkët Europian, të jemi pjesëmarrës në tregun ekonomik dhe kulturor  të globit mbarë. Këto zona nuk mund të mbeten edhe më tej peng i së kaluarës, nuk mund të mbeten mbuluar nga harresa për investime, sepse kemi patur dhe kemi luajtur një rol të rëndësishëm përgjatë histories kombëtare. Edhe në të ardhmen do të përkushtohemi më mirë në interes të përgjidhshëm shqiptar dhe atij global. Autostrada do të hapë shtigje dhe perspektiva të reja në të gjitha poret e jetës edhe për këto Rajone. Për njerëzit përgjegjes që thirren në këo rajone ndoshta do të zgjojë ndërgjegjen ky shkrim, që prioritet të jetë ndërtimi i Autostradës si projekt jetik, për mbarë kombin.  

    nga Refik Hasani

  • MJEDA PËR SHKRIMTARËT E VJETËR

    A Planet e Mjedës për t’u marrë me shkrimtarët tanë të vjetër, zënë fill që në rininë e tij, por për këtë punoi, sidomos, pas themelimit të Shoqërisë Jeronime. Në kuadrin e kësaj shoqërie, Dom Ndre Mjeda punoi edhe për përkthimin nga italishtja në shqip dhe botimin e veprës se Sh’Alfons M. de Liguori, Lumnit e Zojës së bekueme, pjesa e parë, Falemi Rregjinesha. Shqipërimin, Mjeda e bëri në formë përshtatjeje, nga pranvera e v. 1891.     B Si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimtarisë në shoqërinë e Shën Jeronimit, gjuhëtari ynë, Ndre Mjeda, paraqiti dorëshkrimin e transkriptimit të 14 ligjëratave të Cuneus-it të Bogdanit, “Jeta e së Lumes Virgjin Mri”. Libri  hyri në shtyp  në nëntor dhe doli në dritë në muajin dhjetor 1930. “Libreci a shtypë me shpenzime të Shoqnis Letrare të Shën jeronimit, e cilla me kte ka fitue nji meritim të ri para të gjith Shqyptarve, qi kerkojnë të mirën e vertetë t’atdheut të vet.”  Në krye të mbulesës së librit, përmbi titullin e veprës, shënohet qartë: Shoqënija Letrare e Shë Jeronimit, Shkodrë. Trajtimi i botimit të veprës së Bogdanit përbën një angazhim më vete të Mjedës, si edhe objekt të një studimi të veçantë për ne. Nuk ishte më shumë se 26 vjeç kur zotëronte, pothuaj gjithë gramatikat e gjuhës shqipe . Student në Crakow, ai zotëronte një Bogdan të tijin, gjë që, për kohën, nuk ishte e lehtë që të sigurohej . Mjeda parapëlqeu kryesisht Budin  e Bogdanin, megjithëse vlerësonte edhe Buzukun, Matrëngën apo Engjëll Radojën  . Nxënësit dhe dishepujt e tij kujtojnë se Ndre Mjeda ecte “neper rruginat e Seminarit me Bogdan e Bud nensjetull“ . Në qershor 1923, deputeti Ndre Mjeda, kërkoi fonde për ribotimin e Mesharit të Buzukut  . Duhet të ishte fjala për projektin e Pal Skiroit për ribotimin e librit, gjë që u arrit të realizohej veçse më v.1930 nga gjuhëtari Justin Rrota.   Përmes Budit dhe Bogdanit, Ndre Mjeda synonte të gjente një rrugë të mundshme për njësimin e gjuhës shqipe. Duke studiuar drejtshkrimin e shkrimtarëve të vjetër, Mjeda kishte arritur në përfundimin se gegërishtja e tyre ndryshonte më pak nga toskërishtja e bashkëkohësve, ndërsa ky ndryshim mes dialekteve kryesore, së voni ishte më i madh. Mjeda kishte filluar punën për njësimin e gjuhës letrare shqipe që në rininë e tij. Ndërsa, kur drejtoi praktikën drejtshkrimore të revistës Leka, gjatë viteve ’20-’30, kjo punë u intensifikua. Për Mjedën paraqiste interes pasuria leksikore e frazeologjike e shkrimtarëve tanë të vjetër, gjë e cila duhej të shfrytëzohej nga gjuhëtarët shqiptarë për pasurimin e zhvillimin e gjuhës shqipe. Megjithatë, pati edhe nga ata që nuk e kuptuan: Mati Logoreci, lidhur me botimin e Bogdanit transkriptuar nga Mjeda, i shkruan Emzot Lazër Mjedës: “Dom Ndreu ban mirë të punojë rreth njaj vepre për mbas nevojave të kohve të sotshme...” Pati edhe rrethe që mendonin se shkrimtarët e vjetër të Veriut nuk kanë një vlerë letrare. Namik Ressuli, mbasi e ndan prodhimin letrar shqiptar në dy pjesë, para Lidhjes së Prizrenit dhe pas saj, shkruan: “Po nga këta dy grumbuj, i pari, përgjithësisht, as që munt të quhet letrar me kuptimin më të kulluar të fjalës: a) pse këto shkrime që përmbleth ky grumbull nuk janë shkruar me ndonjë qëllim krejt estetik a letrar, po janë pothua të gjitha, me përjashtim të një grumbulli të vogël krejt laik, shkrime fetare të punuara nga priftërinj katholikë e orthodoksë, me qëllim propagande a mësimi të fesë”. Ndre Mjeda mendonte ndryshe. Ai vlerësonte shkrimtarët e vjetër, Buzukun, Budin, Bogdanin, Bardhin, etj., sa për kontributet e tyre në planin  asketik, aq edhe në letërsisë shqipe apo përpjekjet e tyre për pasurimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Ndre Mjeda shkruan për Bogdanin: “...mundet m’u njoftë dija, giûha e zotsija e njatí shkrimtarit, qi, deri sod, çohet si nji shqype madhshtore në qiell të letratyrës së sanë”. Pati edhe autorë të tjerë që arsyetonin si Mjeda. Po ndalemi në një autor të kohës, Skyfteri, i cili debaton me Ressulin në këtë pikë:   “Por në faqen 10 na del para sysh nji gjikim, i cilli, jo vetem nuk asht i vertetë, por edhe fyen randë Shkrimtarët e Moçem të Veriut, qi u fëdigen per të lavrue giuhën shqipe. Une kujtoj se Zotni shkrimtari nuk e ka shkrue me qellim të keq, por ase nuk ka shikjue shijen e giuhës s’atëhershme, ase nuk i ka këndue me atë vemendje e cenë, si lypen lexue auktorët e se të cillit kom.” Kritiku sjell shumë shembuj shkrimtarësh të mëdhenj botërorë, si Dante, Petrarca, Ciceroni, si dhe nga shkrimtarët tanë të vjetër, si Buzuku, Bogdani, etj., të cilët kanë qëllim zhvillimin e letërsisë, si edhe pasurimin e gjuhës e jo thjesht per qellim propagande e mësimi të fesë. Ai përfundon:  “Due të mbyll artikullin tem me nji shembull, të cilin e kemi nder Gegë të soçem... Mjedja shkroi Historin Shejte, dhe i duel kryveprë proze!” Orientimi i Mjedës drejt botimit të autorëve të vjetër, përbën një çast interesant të angazhimeve të tij në shoqërinë letrare Shë Jeronimi.   C Shqipërimi i Croiset-it, Devocioni i Zemrës së Jezu Krishtit. Ky libër zuri fill në v. 1689. Nji librec i Dizhonit, kushtuar hireve e lumnive të Zemrës së Krishtit, pati tri rishtypje brenda një kohe të shkurtër. Atëherë iu lutën Atë Gjon Croiset-it SJ, pedagog në kolegjin e Lionit, që t’i bënte shtesa këtij libreci. Sot është një nga librat asketikë më të përhapur në botë. Emzot Pjeter Minoretti, në librin kushtuar jetës së Shën Margaritës, shkruan për librin e Croiset-it: “Sa duel në dritë ky liber, e perlane me’j herë, e u desht me e shtampue shumë herë. Në vjetë 1694 kje shtypë në Bordeaux, e mandej shumë herë mbrapa. Gjashtë herë rresht kje botue n’Aurillac; nji tjetrë herë në Besançon në v. 1699. Por botimi ma i plotë asht ai i Lionit në vjetë 1698, kur At Croiset-i shtoi e zmadhoi botimin e parë të v. 1691”.  Është përkthyer gati në të gjitha gjuhët e botës.   Mjeda e shqipëroi këtë libër në kuadrin e programit të shoqërisë letrare Shën Jeronimi. Libri i Croiset-it mori lejen e botimit nga Argjipeshkvi, Emzot Lazër Mjeda, më 31.7.1931. Botimi u realizua në shtypshkronjën “Zoja e Paperlyeme”, Shkodër, brenda muajit gusht 1931. Kjo mësohet nga letra që Dom Ndre Mjeda  i shkruan Emzot Lazër Mjedës nga Shkodra, më 17.8.1931: ”Croiset-i u mbarue, e po ta çoj nji kopje; ká kushtue, thotë Aldigieri, fr. ár 870; Emzot Delegati, qi u nis dje me dy fëmí, la urdhun me pague njizet Napoljona per ketë botim”.   Vëllai i përgjigjet: “E kam marrë letren Tande edhe librin e devotçem qi ke perkthye e të falem nderës”.  

    nga Mentor Quku

    FUSNOTA                                                                                                                                                                                              39 Lajme. Nji botim i Ri i Bogdanit, Lajmtari, nr. 1, f. 13, Shkodër, janar 1931. [1] Jup Kastrati, “Dymbëdhjetë letra të Ndre Mjedës dërgue albanologut Gustav Meyer-it gjatë viteve 1892-1893”, Arsimi popullor, v. XXII, nr. 1, Tiranë, janar-shkurt, 1967,  f. 25. [1] M. Quku, “Mjeda për shkrimtarët tanë të vjetër”, Rilindja, nr. 440, f.9, Tiranë, 4 nëntor 1994. [1] Êmz. Pjeter Budi, Leka, v.II, nr.4, f. 97, Shkodër, korrik 1930. Është një jetëshkrim i Pjetër Budit, i bërë, ka shumë mundësi, nga Dom Ndre Mjeda, i cili që në të ri të tij ishte njohës i mirë i Budit: “Êmzot Pjeter Budi kje shqyptár, prej Gurit të Bardhë (Mat). Librat mâ të motshem, qi janë shkrue n’alfabetin latin, janë atà të Budit; por mjerisht librat e tij të gjith kanë hupë, posë perkthimit të doktrinës së krishtênë të Kardinalit Belarmino, prej së cilles n’a ká metë vetun e treat dorë e botueme në 1664, qi gjindet fort rráll. Me gjithsè giuha e Budit nuk âsht aq e qortueme, prap vepra e tij meriton m’u marrë në kujdes, në mos tjeter, pse në tê na kemi mâ të parat vjerrsha shqype. Libri i tij duket se ká kênë fort i perhapun në popull katolik e i perdoruem deri nder kohë të vona, per arsye qi e shofim rishtypun tri herë, të mramen herë në vjetë 1868. Faik Konitsa pat gjetë në Paris edhè nji tjetër liber të quejtun “Speculum confessionis in Epiroticum linguam a Petro Budi, Episcopo Sapatense et Sardanense translatum.” Libri â formatit XII me 408 faqe e âsht botue prej Propagandës në vj. 1621. Por prej ktij libri vetun kjo copë qi ká gjetë Faik Konitsa e tjetër nuk njihet.” [1] Injac Zamputi, “Si e njoha unë Ndre Mjedjen”, Nëntori, v. 7, nr. 8, fq. 205, Tiranë, gusht 1960. [1] Dom Ndue Doçi, Dom Ndre Mjedja, Cirka, v. III, nr. 49-50, f..195, Shkodër, 31.7.1938 [1] M. Quku Mjeda për shkrimtarët tanë të vjetër”, Rilindja, nr. 440, f.9, Tiranë, 4 nëntor 1994. [1] AQSH, fd. Argjipeshkvia e Shkodrës (nr. 132/A), ds. 86, v. 1931. [1] Shkrimtarë shqiptarë 1, Tiranë, 1941, f. 10. [1] Skyferi, “Nji padi”, Aurora Consurgens, Shkodër, nr. 1, v. 1944, fq. 11-13. [1] Skyferi, “Nji padi”, Aurora Consurgens, Shkodër, nr. 1, v. 1944, fq. 11-13 [1] AQSH, fd. 132, d. 64, fl. 1, letër e Dom Ndre Mjedës nga Shkodra, më 17.8. 1931, dërguar Emzot Lazër Mjedës. [1] Arkivi i Argjipeshkvis Shkodër, AKESH, letër e Emzot Lazër Mjedës, dërguar nga Razma, më 22.10.1931, për të vëllain Dom Ndre Mjeda.  

  • KENGA E SHTEGETAREVE TE PANJOHUR (Per Meliha Doden)

    KENGA E SHTEGETAREVE TE PANJOHUR

    SHUHET YLLI I “TRIO VLONJATE MELIHA DODA”. MOSHA E SHUARJES 79 VJEÇE. KUSH ISHTE DHE SI BËRI KARRIERË, NDIQNI INTERVISTËN QË KAM REALIZUAR CA VITE MË PARË ME KËNGËTAREN DODA. Gëzim Llojdia Një intervistë me Meliha Dodën Meliha Doda, këngëtarja më e adhuruara për 30 vjet në muzikën popullore, më ka pritur në apartamentin e saj, pranë sahatit të lashtë në qendër të qytetit. Meli siç e thërrasin “bukurinë e këngëve vlonjate”, ruan po atë timbër zëri si në rininë e këngëve të saj. Këngëtarja e këngës himn të Vlorës “Aromë portokalli”, ndihet plot ngrohtësi, për të folur për median. KËNGA E SHETGËTARTËVE TË PANJOHUR Përpara se të mbërrini te kënga, cila është ajo pjesë e panjohur e këngës suaj? Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren. Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ‘30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi pasur një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla “Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë. Rrokullisje të pafata NDARJA PËRMES DHIMBJES Më vonë çfarë ndodhi që u larguat nga Tirana? Ku shkuat, në ç’qytet të Shqipërisë? Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im Xhevdet Doda është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të përqendrimit nazist. Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë. Babai shkoi në Kosovë. Pasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e shqiptarëve, pas “kirurgjisë së pamëshirshme” të fillimshekullit, babai shkoi andej, ne mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë. ZEMRA TË LËNDUARA NË SHKODËR TE “SHEJNAZE JUKA” Të vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time. Aty rreth viteve ‘47, të afërmit tanë, xhaxhai, dajat i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare, duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek “Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në viset jugore. VLORA–QYTETI I ËNDËRRAVE TË MIA - QYTETI ME AROMËN E PORTOKALLIT Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletët. Atje lexohej: mësuese fshati Piqeras. Nuk e di as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndihej po aq e dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne “ngecëm” në Vlorë, në gjysmë të rrugës. Qyteti jugor u bë pas kësaj streha ime e përhershme. Ishte viti 1952. Në këto rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha. Qëndrova 4 muaj pa punë. Gdhiheshim ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel “Sazanit”. Filluam të na shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin dajallarët. Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më. Sa për jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa nëna ime sëmurej vazhdimisht. Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato rrethana, që gjendeshin. Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momntin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje muzikantësh. Halla ruante një freski për këngën. Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës. Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës. Por, që kur isha tek “Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. Porfesor Liu arriti t’i kapë të gjitha vuajtjet dhe përjetimet e mia. Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit. Ai u kujdes që të sistemohesha mësuese tek shkolla “1 Maji”. Isha 19 vjeç dhe sido dhe ! çfarëd o që këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues tek shkolla Nr. 1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua. Kjo ishte edhe familja ime e parë. Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti. KRIJESA E MAHNITSHME POPULLORE - TRIO VLONJATE Znj. Meliha, trio vlonjate është grupi më melodioz, më i dëgjuar dhe më origjinali. Si u mendua të krijohej kjo trio? Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri I gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe. Çasti i përhumbjes hyjnore –ose magjia shpirtërore KËNGA Kënga e parë e trios vlonjate ishte “Ku këndojnë zogat o”. Burimi i saj ishte marrë nga fshati Kaninë. Por promotori i trios ishte Reshati. Ai bridhte fshatrave me ditë, gërmonte me pasion. Këngët që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën popullore, karakteristikë për trion vlonjate. Dhe pak nuk janë këto këngë të trios vlonjate. Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e mrekullueshme e trios, na i shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje për herë të parë si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobusi:” Ka ardhur trioja vlonjate? Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e Moskës. Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stepave ruse, ishin një magjepsje. Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tepër melodioze këngët tona, s’kishin ftohtësinë e perëndimit të largët të stepave. Këngët ishin “Hajde moj kumbull vlonjate”, “Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festiali i këngës në fundvitin 1961, këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme. Më quajtën fillimisht si Milva e Italisë. Në 1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bënë turne në Algjeri dhe Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë hymni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bribilin”, “Festa e madhe”. Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës. Kam marr çmim edhe në një festival që u zhvillua në qytetin e Durrësit ku kam kënduar “Jam shqipja e tokës labe”. Natyrë rebele Znj. Meliha, në librin e kohës është thënë se ju nuk qëndruat gjatë si këngëtare profesioniste? Deri në vitin 1968 isha këngëtare profesioniste në estradë. Por 4 vjet martesës më hoqën nga estrada dhe më dërguan mësuese tek shkolla “Teli Ndini”. Dridhesha nga ankthi, por frika për të mos u kthyer më trembte, gjithçka ishte e ngritur si ajo shtëpia dhe mund të prishej. Ngasje shpirtërore Përnatë shkoja dhe këndoja në estradë. Suksesin e kisha të garantuar. Madje, regjisorët për këtë arsye më linin në fund. Zihesha me ata, më vendosnin në fillim, nesër do të shkoj në punë dhe ne darkë do të jem këtu. Estrada jepte shfaqje çdo natë me përjashtim të së hënës. Në çdo premierë kam marrë pjesë. Kam kënduar edhe 8 muajsh shtatzënë, aq sa gjinekologu që u ndodh në sallë thirri: “Ik, tha, se ndryshe fëmijën do na i bësh në sallë”. Dhe kur prisja një rikthim më hoqën fare nga shkolla. Më dërguan edukatore tek kopshti i shkollës “Naim Frashëri”. Deri në pension aty punove. Kur shkoja nëpër turne, më quanin profesioniste, nuk e dinin se ç’mundim hiqja, e kisha zemrën copë-copë nga dëshpërimi. Trio vlonjate u zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën. Por e thënë ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur. Znj. Meliha kur e keni ndjerë se kishit rival, por Zoti a ka mbajtur anën tuaj? Në takimin koncert të këngës në Vlorë, me këngëtarët më të mirë divat ishin Vaçe Zela, Qemal Kërtusha. Ishte një rivalitet i fortë. Nuk po gjeja qetësi, sepse më kishin vendosur pas Vaçes. Dridhesha se pas çmimit të Vaçes, çdo këngë e jona do të tingëllonte e zbehtë. Ti do të dalësh, më thanë, se të do populli. Ishte e bindur salla se ishte këngë e mirë, që më priti. Unë përpiqesha të gjeja, këngët që i donte populli. Zbardhja e mëngjesit-pjesa e shifruar e ëndrrës Znj. Meliha si i pritët vitet e ndryshimeve në Shqipëri? Me shpresë si të gjithë shqiptarët e tjerë. I prita ndryshimet siç pret një i verbër dritën. Ne shpesh themi: “Nuk dashka qorri dritën?”. Në kohën e ndryshimeve pas viteve ’90 këngët tona filluan të dalin edhe jashtë. Pati një “oreks” në tregun e kasetave. Sot, gëzohem si fëmijë kur dalë në rrugë e më thonë: “Më duhet një kasetë e jotja, ma kërkon vajza në Amerikë, a gjetkë”. Por këto vitet e fundit gjendja ka ndryshuar. Nga vitet ‘90 ka mbetur veçse liria. Artistët rrojnë me pensionet e shtetit, jo me kontributin e tyre. Kështu sot, kasetat e këngës i kanë në dorë piratët, ata i vërtisin djersën dhe mundin tonë shumëvitesh si t’i duan ata, për të fituar. Një pjesë me ato mbajnë shtëpitë me bukë. Kurse krijuesi, pra artisti rron me pensionin. Unë kam marrë një pension të posaçëm këto kohët e fundit. U propozova në kohën e PD, e mora tani afër. Ja më thonë ca, socialistët ta dhanë. Mos harro i thashë, 50 vjet për ta kamkënduar. Me këtë pension unë vetëm jetoj. Tronditja e kohës ose çasti i përhumbjes Znj. Meliha, si do ta gjykoni gjendjen e sotme të artit në këtë qytet që ka pasur traditë? Artin, do ta quaja të trembur, për vdekje. Këto kohët e fundit, arti bëhet vetëm për festivalin, për ditën e një feste, kur ai është kthyer në të tillë ai është i vdekur. Një koncert u bë në vitin e ri, por që mbahet mend. Por nuk jetohet vetëm duke pritur kur të vijë Viti i Ri, artin populli e mban gjallë. Po nuk u këndua këngëve ajo ikën. Unë i ndjek koncertet që kryhen në qytet dhe të gjithë përsërisin këngët tona. Ka pak vlerësim investim për artin. Dua të them se këtu dallohet shteti për atë çka i jep arti, jo për atë që kërkon ta varrosë. Vjet një tip reforme u krye në art. Në vend të shkonte tek perëndimi që është ëndrra e përhershme e jona, u drejtua nga lindja. Unë nuk e kuptoj, ç’është kjo reformë. Në vend që të bëhet sa më shumë për artin ndryshe flitet, ndryshe veprohet. Kjo i zhgënjen artistët. Prandaj, duan s’duan shumica tyre ia mbathin ca në Itali Greqi, Amerikë, në kryeqytet.  

    nga Gëzim Llojdia

  • DREKA NE VALBONE, DARKA NE SOPOT

    DREKA NE VALBONE, DARKA NE SOPOT

      Me qindra e mijra here i kisha ndegjuar prinderite e mi, mixhallaret e pothuajse krejt Vuthajt duke folur per Malesine e Gjakoves. Dhe qysh femi mendoja: Zot, cka ka atje aq te mire qe se nxjerrnin kurre nga goja ate krahine?! Babai im, Mani, ndjese paste, “me lodhte”. Ne te cdo dyten fjale e permendte Ceremin, Valbonen, Sjapicen, Mijushen etj... Apo Jah Elezet, Mulosmanajt, Gashin, Krasniqen, Shipshanin, T'Planin, Sopotin e keshtu me rradhe. Te gjitha keto me silleshin neper mend gjithe jeten. E me beheshin edhe me interesante, kur me shpjegonte Nena, ndjese paste, se edhe une kisha jetuar 2 - 3 jave dite atje si foshnje. Posa kisha lindur me 6 Maj 1948, kishim dalur ne bjeshke si cdo vit me pare, ne SJAPICEN e Dedushajve, bjeshke permbi Cerem. Por kishte ardhur Qershori i Madh, kur e kishin prishur kunoren E.HOXHA dhe TITO!!! Kishin   ardhur “ata te Shqiperise” - sic me shpjegonte Nena dhe kishin thene: "Kush don me jetue ne Shqiperi, rrini; e kush nuk don duhet t’a kaloni kufirin e te shkoni ne Vuthaj"!!!   - Pse? A s'jane Vuthajt Shqiperia - kishte pyetur Mixha im, CUNG TAHIRI. E pse na keni  rrejte deri tash: Se jemi nja??? Dhe fjalet vonojne e te gjithe e kishin ngarkuar karvanin (pasurine prezente) e kishin kaluar kufirin e ringritur perseri. Madje tani me te zi se perpara...   S'kishin pranuar me shkue vetem dy mixhallaret tone: TUNXH MYFTARi dhe HYSEN SMAJLI !!   Ne veren e vitit 2010, bashk me djalin tim ARIANITIN dhe shokun e tij, EMIN HASKAJ, nga Irzniqi i Decanit, perndryshej dhenderr i Ahmetajve te Ceremit. Qe e njihte mrekullueshem terrenin meqe i kishte shkelur me dhjetra here ato male duke bartur arme gjate luftes ne Kosove. Cdo fshatit, cdo malit e cdo qafe i’a dinte emrin, ai burre rreth te tridhjetave!   Ne mengjes e kalueme "kufirin". Ate kufi qe dikur s'guxoje me kilometra me i’u afrue e tani ne saje te SALI CEKUT dhe AGIM RAMADANIT me luftetaret e tyre u be formalitet. "Edhe ne saje tuajen, Ju emigrantet tone ne Amerike -shtoi Haskaj, qe na cuat NATO-n e na shpetuat".   Nuk thote me kot Akad Hivzi Islami se: "Si pavaresia  e Shqiperise me 1912, ashtu edhe pavaresia e Kosoves me 2008 nuk do te vinin pa nje mbeshtetje te fuqishme te SHBA-ve dhe dy kryetareve te tyre, V.VILSONIT ne vitin 1919-1920 dhe B.KLINTONIT me 1999. Por sensibilizimin me krejt mundesite qe kishin e bene pa medyshje puntoret shqiptaro-amerikane dhe gjithe komuniteti shqiptar i atjeshem."( Gaz,DIELLI ,qershor 2012 f.6.)   Nje polic shqiptar, nje bukurosh malsor, kur m’a pa pasaporten amerikane  dhe lexoi emrin me pyeti: "A je ti ai qe shkruan libra ne Amerike"? - Nga e din Ti ate? - I kam lexuar dy libra tuaja, i kemi ketu ne biblioteke ne Bajram Curr. Te paskem tezak. - Prej kah, e provokova! -Po a e keni baben nip te Sopotit. E ka daj Rexhep Arifin. Edhe une jam nip i tyre!!! I thelluar ne mendime, thashe me vete:Gjaku s'behet uje. 50 vjet jane munduar krejt Ballkani me na nda e ai e dinte se jemi tezak, pa u pare kurr ne mes veti!   Vozitesi e la autostraden dhe na coi te kulla e Rame Berishes (Baba i Sali Berishes) dhe na tregonte se ketu ka qene depo e armatimit gjate luftes. Shume here kam marrur arme ketu, tha Haskaj. Mos me u besue njeriu syve te vet, ne cfare gjendje te mjeruar ishte ajo kulle-keshtjelle. Thashe me vete: Nuk guxon i shkreti Kryeminister t’a riparoje se e akuzojne per hajni. Hajnat bertasin: Kape hajnin! S'kishte asfare perparimit as ne Tropoje. Emer i madh, e asgje s'kishte ne te! As suazat e nje fshati s'i plotesonte! Duke gjarperuar neper ato bregore, arritem ne Bajram Curr. Para shtatores se  heroit, u ulem ne nje kafe ku pata rastin ta’ njoh edhe nje daj te Babes, CEL SHABANIN - sic u prezentua. - Nji Cel Shaban e kane vrar ne Luften e Nokshiqit, e ngacmova. - Mu per ate ma kane qite kete emer - ma ktheu me idhnim dhe vazhdoi te tregonte se ishte i Hoxhajve te Gashit dhe komandant i policise se Rrethit te Bajram Currit. U lavdrua se ka vere rregull ne ate mes, se s'kishte me vrasje e grabitje si perpara. Me tha se une kisha shkruar me mire per ate malesi, se vete autoret vendas, per cka me cuditi kur tha se po i lexonte librat e mia.   Bleme ca gjera per rruge, por nuk gjejshe kos me ble. E kur u dhashe vrejtje tregtareve qe shumica e kishin mbiemrin MUSTAFAJ (dmth.kishin shume biznese) ata u pergjegjen: Kosin e kemi neper shtepia, atje i mbajme lopet. U gezova per ate pergjegje, se ne Kosove atebote vec neper shitore gjejshe kos se lope s'kishin fare. Duke dale rruges perpjete e pava nje mulli dhe u thashe djemeve: Ketu kane ndejte Bajram Curri e Hasan Prishtina. - Po ku e din ti me tha Arianiti. - Se IDRIZ LAMAJ ne N.Y.e ruane fotografine e keti mulliri si monument historik - thote ai. Pra ishim ne Shoshan, ne vendlindjen e Idrizit. Ne Dragobi u ndalem, fshat i bukur. Kulla e Jah Elezve rrafsh me toke. Mendoja: Ajo kulle me aq fame. Ku paska rene?! Permbi, tek Shpella e Dragobise, te behej se po e sheh Bajram Currin ne dere te saj. M’u duk se po e shoh historine mijra vjecare ne ate gryke, si malet e Thermopileve. Ku cdo pushtues i la eshtrat. Erdha ne vehte e thirra: O ZOT ku jam?!   Nga Dragobia e gjer ne Cerem rruga ishte, mos o Zot me keq. Mendova cfare propagande behet, se gjoja do t’a lidhin Bajram Currin me Plaven. Kurre neper ate territory,  jo! Se ishte i pakalueshem... Por duhet te ndertohet rruga Decan-Plave qe do t’a lidhe me B.Currin. Ne Cerem, ne nje debane -kafe i thonin ata, i gjetem 7-8 burra duke pire. Na priten me befasi. E kur u treguam qe jemi Dedushaj, u gezuan, me shume zor pranuan nga nje pije nga une. Provova me i’a lene "bakshishin" pronarit pasi pagova, por asesesi s'pranoi. S'do te me koritni - thoshte, jeni musafire, s'duhej te paguanit! Me ne fund Arianiti ne ato 20 lek i shtini qe te gjithe te nenshkruheshin: "Baba eshte historian e ndoshta shkruan per kete dite sot. T’a kete si dokument". Me kryetarin e Ceremit, nje AHMETAJ, qe kishte qelluar edhe nip i Dedushajve, u nisem per ne Sjapice. Njehere me gazike e pastaj ne kembe. I perdjesur mendoja: Sa e sa here kane hecur t'paret tone kendejpari. Isha i ngarkuar me nje mallengjim te paperjetuar ndonjehere. Sjapica me dukej e ngrohte dhe e dashur, m’u si gjiri i Nenes qe e kisha thithur aty para 62 vjetesh. Pra para plot 62 vjetesh e kisha thithur gjirin bashk me ate ajer, me te pastertin ne rruazullin toksor. Ndahem duke i shikuar ato stane plot gjalleri. E shikoj MIJUSHEN, m’u kujtua nje tregim i Babes per te: Ne mbarim te LDB, plot Mijusha ishte me nacionalista nga Plave-Gucia dhe vendas te Malesise, te mbetur neper male. U cova buke Vuthjaneve te udhehequr nga ZENEL MEHMETI-Ahmetaj. Zenel Vuthi njihej ne Kosove; me thane: "Kur te ndegjojsh se ka ra komunizmi ne Plave (?) qit dy here pushke, t’a dime e te vrapojme andej pari ta marrim pushtetin te paret, "Posa dhkova te dbani, Hysen Smajli - nje kusheri yni, qiti dhe vrau nje qen endacak. E u ndez pushka , u kall Mijusha prej te shtenave. Shkova shpejt e i lajmerova per rastin e u ndalen, duke e denuar me vdekje Hysenin posa moren pushtetin. U zhduken neper strofulloqet e veta, neper shpella. Mendoja, cfare burrash do t'kete pasur ne mesin e tyre, e te gjithe i ka zhdukur sllavo-komunizmi. Isha i thelluar ne mendime e percjellsi me tha: "A ecim Daje?" U kthyeme ne Valbone. Ne nje debane-kafene, drekuam mish dhije t'eger. S'kishte gje me te shijshem. Duke pritur dreken u spjegoja djemve per lufterat e pergjakshme te ketyre aneve. Per renien heroike te MUSHAK HAXHSE-SELIMAJ, me keter vellezerit e vet, me 1913, ne perpjekje me Veshoviqin. 100 euro i’a muar nje djal nje francezit per t’a perciellur deri ne Maje te Hekurave. Turizmi u kishte sjellur kushte te reja jetese Vuthjaneve te Valbones. 40 shtepi thane se ishin aty e ne Vuthaj kishte vetem 18. Cfare ben okupatori medet: Prej 200 shtepive ne Vuthaj ka vetem 18 sosh, nen ish-Jugosllavi, e prej 7-8 shtepive jane 40 sot ne Shqiperi. Mendoja: te kishin mbetur brenda kufirit te Shqiperise sa shtepi do t'kishte sot? Ne Kocanaj e vizituam HYSEN TUNXHEN. Tunxhi kishte vdekur ne Sjapice e i biri kishte zbritur me poshte. Na i tregoi disa te bera te Tunxhit, qe ishte bere legjende ne Sjapice e ne Cerem. Pothuajse cdo emer vendi lidhej me te. Kaluam pastaj ne vizite te shtepise se SALI MANIT ne BUJAN. Aty ku ka lindur Republika e Kosoves. Ne ate konference sic dihet kishte marrur pjese edhe nje delegat anglez qe i kishte nenshkruar rezoluten dhe ishte dashur t’i garantoje rezultatet. Por c’t’u beje komunisteve tane, qe pas luftes i perzune krejtesisht anglo-amerikanet nga trojet tona me cka i’a dhuruan Titos, Kosoven. Ishte mekat t’a shihshe se ne cfare gjendje kishte rene kulla e Konferences se Bujanit. Thane se hic me mire s'sishte as kulla e Mic Sokoli, e Binak Alise etj... Te shohim a po i bjen kujt ndermend me i riparue ne kete 100 vjetor te pavaresise, NDOSHTA...   Per darke ishim te dajat e Babes, ne SOPOT. Aty ku kishte lindur Gjyshja po edhe ku ishte rritur Baba. Pra e kuptova me ne fund pse Vuthjanet e kishin aq perzemer Malesine e Gjakoves, se ishin te gjithe nipa e daja ndermjet veti.   ZOTI deshti, e jemi bashke perseri...!  

    nga Rexhep Dedushaj

  • BANJO NË DET: Ç'FARË DUHET TË KEMI KUJDES?

    BANJO NË DET: Ç'FARË DUHET TË KEMI KUJDES?

    Një marrje mendësh në tokë nuk ka pasoja, në të kundertën në det ka pasoja që mund të kushtojë dhe humbjen e jetës. Shumë besojnë që mbytja ndodh tek njerëzit që nuk dinë not, por nuk është përherë ashtu. Ai që nuk di not nuk vete në thellësi që të vërë jetën në rrezik, por qëndron në cektësirë. Kramba që në tokë nuk i jepet shumë rëndësi, në det kur noton është një nga faktorët që njerzit mbyten. Në njerëz të ndjeshëm me ujin e ftohtë të detit mund të shkaktohen spazma të enëve të gjakut të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë aritmi dhe probleme të tjera të zemrës. Çdo njeri që merr ilaçe tensioni dhe zemre duhet të ketë shumë kujdes në banjon e detit. Çdo verë plazhet mbushen me njerëz që duan të kënaqen me banjot e detit, por dimë që çdo vit ka të mbytur. Bëhet pyetja: pse kaq shumë të mbytur? Çdo njeri që noton nuk gjëndet në ambientin e tij natyral. Ç’farëdo që ndodhë, në tokë mund të rikthehet prapë, por nuk ndodh kështu në det. Gjëra të thjeshta, si marje mendësh, mund të çojnë në mbytje. Apo dhe e vjella që në tokë kalohet lehtë, në det mundet të thithet nga mushkritë si përfundim kemi asfiksi dhe vdekjen, për këtë asnjë njeri nuk duhet të futet në det menjëherë pasi ka ngrënë. Çdo njeri që merr ilaçe dhe sidomos ilaçe që ndihmojnë enët e gjakut duhet të ketë më shumë kujdes. Ato ilaçe mund të çojnë në fryrje të enëve të gjakut dhe heqin ujë nga organizmi, kështu mund të çojnë në zvogëlimin e presionit dhe humbjen e ndenjës, shumë herë me përfundim tragjik. Ato ilaçe i marrin të sëmurët diabetik, me tensinon të lartë dhe me kurorë në zemër. Për këtë, këta të sëmurë duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur ka temperatura të larta dhe më shumë kur notojnë. Sidomos një që noton i vetmuar dhe ka dhimbje në gjoks, nuk mund të ndihmohet dhe mund të pësojë gjithçka. Njerzit që vuajnë nga çdo sëmundje zemre dhe sidomos ata që kanë aritmi duhet të jenë të përmbajtur. Rekomandohet të notojnë në thellësi jo të madhe (1-2 metra) dhe gjithmonë të kenë një njeri pranë, kështu zvogëlohen mundësitë e një ndodhie të padëshiruar. E njëta gjë rekomandohet për njerzit e moshës së tretë. Dhe njerëzit e shëndetshëm duhet të njohin që ndryshimi temperaturës së ujit të detit mund të çojë në spazmë të enëve të gjakut me përfundime shumë herë të padëshiruara. Banjot në det janë kënaqësi, për të cilat asnjëri nuk duhet të kufizohet. Për këtë, informacioni i saktë në bashkëveprim me masat që duhet të marim patjetër ndihmojnë që të kënaqemi me banjon e detit pa u rezikuar.  

    nga Thoma Duka

  • 2012.06
  • Mungesa e gravitetit Kombetar

    Qendra mbarëshqiptare e rëndimit

      A jemi duke e kujtuar me dhëmbshuri të kaluarën tonë?   Por, nuk jetohet vetëm duke shikuar nga e kaluara; për ne Shqiptarët kjo është e domosdoshme se pa e ditur mirë të kaluarën nuk mundemi t’a ndërtojmë të ardhmën tonë të sigurtë.   Të huajtë po mundohen edhe sot të na tjetërsojnë dhe kjo na jep më shumë guxim të mirremi edhe më shumë me të kaluarën tonë.   Çdo gjë në natyrë është fryt i saj. Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Një prej ligjeve më universale të forcave të natyrës është ligji i rëndimit (i gravitetit). Është një forcë tërheqëse në mes të të gjitha gjërave. Çdo objekt në gjithësi është i rrethuar nga fusha e rëndimit e cila rritet në pakufi në të gjitha drejtimet, fuqia e së cilës është drejtpërdrejtë proporcionale me masën e objektit. Çdo copëz në gjithësi tërhiqet me gravitet nga çdo copëz tjetër.   Qysh moti, popujt e civilizuar e kanë kuptuar këtë ligj të natyrës dhe e kanë krijuar qendrën e tyre të rëndimit, i kanë krijuar të gjithë parametrat për të qëndruar, evoluar, përparuar në udhëheqjen e tyre kombëtare, fetare, intelektuale, ushtarake.  Popujt dhe kombet që nuk i janë përshtatur organizimit sipas këtij ligji, janë dobësuar, kanë mbetur të rendit të dytë apo të tretë ose edhe janë zhdukur nga faqja e dheut.   Po ne ku jemi?   Historikisht a kemi pasur qendër të rëndimit, qendër të vendosjes?   Jo.   Më mirë të themi e kemi pasur vetëm për një kohë të shkurtër 25-vjeçare gjatë periudhës së Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Ai ishte qendra më e fortë e jona e rëndimit dhe çdo gjë peshonte më rëndë në rrethin e atëhershëm Ballkanik.   Edhe më vonë është kërkuar për një qendër të rëndimit, për një qendër të vendosjes mbarëshqiptare, por lojtarët tanë të mëdhenj e luanin lojën kundër ligjeve të gravitetit universal kombëtar. Secili mundohej të krijonte qendrën e tij të rëndimit dhe që bota Shqiptare të rrotullohej vetëm rreth tij.   Në fillimin e shekullit XIX, kur filloi kalbja e perandorisë osmane dhe i gjeti shqiptarët me dy qendra të rëndimit, Edith Durham shkruante: ”Po të kishin mundur Shqiptarët të prodhonin një Skënderbe të dytë, pavarësia e saj do të kishte qenë e sigurtë”.   E dhembshme! “Që të dyja, veriu dhe jugu, u hodhën në një kryengritje të sigurtë për fitore, por mungesa e bashkimit e solli shkatërrimin e tyre. Ato nuk u ngritën bashkë”.   Mosgatishmëria për një qendër të rëndimit, historikisht tipike për shqiptarët, i’a mundësoi turkut që ato dy pole gjeografike dhe ideologjike, t’i mbajë të ndara e të nënshtruara. Çdo herë kur kemi humbur kontrollin e përgjithshëm jemi shkokëluar në copëza të shpërndara, pa kurrfarë mundësie të kthimit në tërësinë tonë.   Aplikimi i konceptit të gravitacionit varet nga ajo se sa jemi të aftë: të masim forcat e gravitetit në mes dy apo tri objekteve që na rrethojnë (trekëndëshi i njohur antishqiptar), të gjejmë qendrën e masës së një objekti, të krijojmë qendër artificiale të rëndimit, të sajojmë lakoren e orbitës së gravitetit, të kuptojmë se si forcat gravitale rëndojnë.   Shpallja e pavarësisë (1912) na gjeti si zakonisht pa qendër graviteti, pa qendër të vendosjes, e ndikimi i apetiteve të trekëndëshit të njohur antishqiptar ishte shumë i madh në dëm tonin.   Duke mos ditur se si forcat gravitale rëndojnë, dikush i binte thumbit e dikush patkonit, dikush e donte Babën e dikush Evropën e shumëkush nuk dinte se çka donte. Asesi të gjenim qendrën e masës së objektit ku gravitojnë të gjitha forcat e që quhej pavarësi.   Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Duke mos pasur qendër të rëndimit, e kishim të vështirë aplikimin e koncepteve të gravitetit.   Me këtë paaftësi u shfaqëm në Rambouillet. Kështu që, SHBA-ve iu desh të sajojnë një qendër artificiale të rëndimit që të gjithë të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes fatlume të Rambouillet-së. Në Serbi punon Akademia e Shkencave dhe Kisha e tyre Orthodokse, Në Greqi çështjet e tyre madhore kombëtare i vendos Kisha Orthodokse. Edhe në Maqedoni Kisha Ortodokse Maqedonase me ndihmën e asaj Ruse (pa Shqiptarët e vetëpërjashtuar), janë qendrat e tyre të rëndimit.   Qendra jonë e vendosjes është e shpërndarë në klane, klube, parti dhe sekte të ndryshme  ekonomike, interesi i të cilave nuk i’u”ha palla” për tërësinë. Trevat mbarëshqiptare, të gjitha në fqinjësi njëra me tjetrën, janë larg formimit të qendrës sonë të rëndimit, janë larg pasi që individët e caktuar mendojnë se të gjithë të tjerët duhen të sillen rreth tyre.   Sikur të dinim se sa punë duhet për t’u ngritur një objekt kundër qendrës së rëndimit nuk do të ishim kaq të shpërndarë. Të tjerët këtë e dinë dhe llogarisin saktë se çfarë mundi i’u duhet për të na larguar nga graviteti ynë, si dhe nga orbita e jonë e qëndrueshmërisë historike.   Si veprojnë ata?   E kanë të qartë dhe shumë mirë të llogaritur energjinë finale dhe nxitimin e duhur të një objekti që bie prapa në tokë dhe e dinë mirë se çka duhet bërë që ne të qëndrojmë gjithmonë pezull si objektet e humbura në gjithësi.   Sipas të dhënava të mëshefura me qëllime të caktuara, e të cilat po dalin në shesh përditë e më tepër, ne ishim ata që e mbollëm qytetërimin.   Neve pushtuesit na mbollën mosbesimin, përçarjen, grindjen, frikën, pakënaqësinë, dyshimin. Na e mbillnin vëllavrasjen. Na mbillnin kob e zi. Pushtuesit e mbollën vdekjen.   Ishte “mbill e mos korr”. Kur mbjellnim nuk korrnim, nuk kishim mundësi  t`i zinim këmbët  në tokat tona se duhej gjithmonë t`i mblidhnim plaçkat e të iknim...   Përfundimisht, është shumë e nevojshme t`i mbështetemi diçkaje dhe të krijojmë qendrën tonë të rëndimit, qendrën tonë të vendosjes, sepse si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni shihet qartë se nuk jemi askund në universin e politikës, ekonomisë dhe të përgatitjes së ardhmërisë mbarëshqiptare.    

    nga Fahri Xharra

  • DREJT ÇLIRIMIT KOMBETAR

    DREJT ÇLIRIMIT KOMBËTAR...

    Filozofia e çlirimit kombëtar të kombit shqiptar dhe të dekolonizimit të Shqipërisë etnike

    “Çlirim është të largosh nga burgu dhe të pohosh historinë e asaj që ishte para dhe jashtë burgut prej të cilit don të ikësh” Enrique Dussel Një filozofi politike e çlirimit të kombit shqiptar dhe të dekolonizimit të Shqipërisë Etnike është më i domosdoshme për strukturimin e  ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar drejt objektivit të përgjithshëm të çlirimit nga pushtuesi dhe kolonizatori. Ky studim do të jetë strukturuar në tre nënndarje:
    1. Filozofia e Clirimit dhe Enrique Dussel
     
    1. Rrethanat historiko-politike te ceshtjes koloniale shqiptare, duke nisur nga nje citat i Enrique Dusselit: "Çdo lloj të çlirimit duhet të merr në konsideratë burgun prej të cilit don të iket", ku do të analizohet historikun e pushtimit dhe kolonizimit të trojeve shqiptare, rrethanat politike aktuale, si dhe do të argumentohet pse çështja shqiptare është çështje koloniale.
       
    1. Kombi shqiptar. Midis etnosit te dominimit dhe praxis-i i clirimit drejt Shqipërisë Etnike, ku të trajtohen konceptet kryesore të vepres së Enrique Dusselit(dominim, represion, etnosi i dominimit, çlirim, praktika e çlirimit, praktika e shtypjes) "Filozofia e Çlirimit" e t'i aplikoj ne rastin konkret i gjendjes ne trojet shqiptare, duke kundervënë gjithnjë sunduesit sllavo-greke e  kolaboracionistët shqipfolës me lëvizjen kombëtare që vazhdon veprimtarinë drejt shtetit te vetem kombetar shqiptar. Domosdoshmëria e këtij trajtimi nis gjithashtu nga një citat i Dusselit "Filozofia e çlirimit, si filozofi e të shtypurit dhe për të shtypurin nuk është një detyrë vetëm për mendimtarët e shteteve të Botës se Tretë. Filozofia e çlirimit mund të ushtrohet në çdo vend dhe në situata ku ka shtypje...".Filozofia e Çlirimit dhe Enrique Dussel
      Filozofia e Çlirimit tek frymat e filozofisë postmoderne iu referohet zakonisht autorëve latino-amerikan, por autori themelor është konsideruar Enrique Dussel. Enrique Domingo Dussel Ambrosini u lind në 24 dhjetor 1934 në La Paz, Mendoza, Argentina dhe është një shkrimtar dhe filozod argjentino-meksikan. Dussel u lind në Argjentinë, por nga momenti që u sulmua me një bombë në shtetinë e tij prej një grupi paraushtarak, ai u detyrua të ekzilohet në Meksikë dhe sot është qytetar meksikan. Ai është profesor në Departamentin e Filozofisë në Universitetin Metropolitan Autonom të Meksiko City. Ai është themeluesi të lëvizjes që quhet Filozofia e Çlirimit. Filozofia e Çlirimit e pason teologjinë e çlirimit dhe si në rastin e saj, pika e nisjes për të është tensioni midis sunduesit dhe i sunduarit: rritja e të shtypurit rezulton në tjetërsimin të tjerit. Dussel përcakton clirimin si levizja e ripërcaktimit të alteritetit të atij të shtypur. Një nga detyrat kryesore të filozofisë së çlirimit është të vëjë në pikëpyetje sistemin për të lehtësuar ndërtimin e një rendi të ri. 2. Rrethanat historiko-politike të çështjes koloniale shqiptare. Kjo nënndarje e studimit tonë frymëzohet nga ky citat i Enrique Dusselit: "Çdo lloj çlirimi duhet të merr në konsideratë burgun prej të cilit don të iket". Rrethana të njëpasnjëshme historike jo të favorshme kanë qenë shkaku pse trojet shqiptare ndodhën nën sundim dhe kolonizim të huaj sllavo-grek. Sidomos moskokëçarja e Evropës Plake ndaj kombit shqiptar që në dy raste, në Konferencën e Berlinit (1878) dhe të Londrës (1913) e ka lejuar peshqesh viset shqiptare të Toplicës, Kosovës historike (Serbisë), Malësinë e Madhe (Malit të Zi) dhe Çamërisë (nën Greqi), pra më shumë se 2/3 të territorit shqiptar. Më vonë, kur Tito e ka krijuar „Maqedoninë” si shtet artificial e për të kënaqur orekset e serbomëdhenjve, trualli i Kosovës historike u nda. Kosova Jugore (Lugina e Vardarit apo Ilirida) u përfshi Brenda shtetit kolonial sllavo-maqedonas. Tito, ky vizatues i hartës së Jugosllavisë sipas qejfit të vet, kreu edhe një inxhineri tjetër demokrafike: prej trojeve te Kosovës historike shkëputi Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore) me popullatë shumicë shqiptare dhe ia shtoi tre komuna me shumicë serbe (Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi), me qëllim të përgjithshëm uljen e numrit të popullates shqiptare dhe rritjes së popullatës serbe në Kosovën e ngushtë dhe eventualisht asimilimit të popullit shqiptar nga Kosova Lindore. Pas luftërave çlirimtare dhe disa vjet të Protektoratit ndërkombëtar, sot populli shqiptar gjendet në dy shtete shqiptare (Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, e cila ka një pavarësi të brishtë) dhe brenda shteteve të tjera koloniale si Serbia, FYROM-i, Greqia, Mali i Zi. Sot Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet në botë që kufizohet nga populli dhe viset e saja shqiptare, nën pushtim dhe kolonizim të huaj dhe kjo është një padrejtësi të madhe. Çështja kombëtare shqiptare ka një karakter kolonial për shkak të pushtimit me dhunë të trojeve shqiptare, politikave asimiluese dhe represive antishqiptare gjatë kohës, shfrytëzimit ekonomik të vazhdueshëm të forcës së punës dhe burimeve kryesore natyrore në qendra si Trepça të veriut të Kosovës. Prandaj, populli shqiptar nuk mund të koniderohet minoritet në shtetet ku është i pushtuar, sepse shqiptarët kanë karakterin e popullatës autoktone të kolonizuar që duhet të gëzohen nga të gjitha të drejtat e vetëvendosjes dhe dekolonizimit që gjenden në të drejtën ndërkombëtare. Kombi shqiptar. Midis etnosit te dominimit dhe praxis-i i clirimit drejt Shqipërisë Etnike... Duke iu rikthyer Enrique Dusselit, ai ka theksuar se:"Filozofia e çlirimit, si filozofi e të shtypurit dhe për të shtypurin nuk është një detyrë vetëm për mendimtarët e shteteve të Botës se Tretë. Filozofia e çlirimit mund të ushtrohet në çdo vend dhe në situata ku ka shtypje...". Vepra themelore të Dusselit, “Filosofia e Çlirimit” teorizon koncepte të rëndësishme për kombet të ndodhura në robëri, si: sundim dhe represion, çlirim, ethosi i sundimit, ethosi i çlirimit, praktika e domimimit dhe praktika e çlirimit në një mënyrë në të cilin mund të na sistematizojë edhe realitatën në trojet aktuale shqiptare dhe të na bëjë të ndërgjëgjshëm për projektin për të ardhmën e kombit shqiptar, objektivin e Shqipërisë Etnike. Si në çdo vend të ndodhur nën pushtetin e vendeve tjera, gjendjet themelore në trojet  Shqiptare janë sundimi dhe represioni. Dussel thotë: „Sundimi është akti përmes të cilit të tjerët janë të detyruar të marrin pjesë në një sistem që i tjetërson [..] Sundimi është një akt trysnie, force. Shërbyesi nënshtrohet, jashtë çdo frike, prej zakonit” [2.5.7.2.]. Më pas ai vijon: “Sundimi është shëndrruar në represion kur i shtypuri përpiqet të çlirohet prej trysnisë në të cilin vuan. I ballafaquar me gjestin që ka si domethënie qëllimin e largimit prej një situate sundimi, ai që sundon shton trysninë […] Represioni është fytyra e pamaskuar e sundimit”. Shqiptarët janë viktimat e represionit të kolonizuesve të tyre, me arrestime barbare siç janë ato në Kosovën Lindore, me dhunë dhe terror shtetëror siç është në IRJM, jo medoemos si shkak direkt i vëprimtarive çlirimtare, por si pasoje e politikës së skizofrenisë paranoide të pushteteve serbo-sllavo-maqedonase. Ata rrallë maskohen fytyrën e vet terroriste e gjenocidale, para mbulesave të ndryshme manipulative, por vazhdojnë me fushatat e dhunës fizike dhe të dënimit kolektiv ndaj shqiptarëve në mënyrë të pafshehur. Sundimi dhe represioni lidhën në mënyrë logjike me dy koncepte të tjera: “etosi i sundimit” dhe “praktika e sundimit”. “Etosi është karakteri moral të një populli apo personi, është tërësia strukturale e qendrimeve që paracaktojnë veprimin. Etosi i dominimit, pavarësisht nëse është imperialist apo i varur kombëtarisht rrotullohet rreth mistifikimit që i shtypuri e sjell mbi vete rreth një vetëhelmimi fizik në përgjigjë të dhunës që e vuan”, duke konisderuar se “është e pamundur për të dobtin të ushtrojë aktin e hakmarrjes kunder të fortit. Asht smira rritet si një ndërhyrje represive të pushtetit që, duke mos e drejtuar kundër sunduesit, helmon atë që është i sunduar. Është zbukuruar si vlerë durimi ose nënshtrimi ose disiplina e besnikëria. Në këtë mënyrë, të shtypurit e së djeshmës bëhen sunduesit e së sotmes, ata prezantojnë si virtyte veset e vjetra të mistifikuara”. Në trojet shqiptare ky tip të etosit të sundimit është i pranishëm për shkak të viteve të shumta të pushtimit dhe kolonizimit. Etosi i të varurit të shtypur shqipfolës që vetehelmohet dhe bëhet kolaboracionist i të sunduesit, duke kultivuar vlera të mistifikuara si “mirëbesim”, “multietnicitet”,  gjithsesi bashkëpunim me kolonizuesit sllavo-greke. Këto janë koncepte maskuese edhe pas të cilave maskaxhinjtë e shteteve terroriste sllavo-greke fshihen pas, për të pasur një fytyrë më humane para popullit shqiptar e për ta përcaktuar të qendrojë dhe të pranojë pushtimin dhe kolonizimin. “I zoti ushtron pushtetin mbi të shtypurin nëpërmjet praktikës së shtypjes. Është një ndërmjetësim (anglisht mediation) të sistemit përmes së cilit struktura duron dhe qëndron”. Praktika e sundimit tek kolonizatorët sllavo-grekë është qeverisja me anë të terrorit shtetëror dhe manipulimi i klasës politike shqipfolëse kolaboracioniste që e ndihmon sistemin e sundimit dhe e bën të qëndrojë. Do të pohojmë se burgu ku gjendet kombi shqiptar është i errët, i thellë, por jo i padepërtueshem dhe i papërmbysshëm. Koncepti thelbsor dhe jetik i kësaj teorie politiko-filozofike është ai i “ÇLIRIMIT”. Filozofia e Çlirimit lëvizet në pasazhin dialektik qëe largon prej një sistemi të paravendosur dhe që hyn në një system të ardhshëm të çlirimit. Pasazhi dialektik lëvizet prej një rendi në të tjetrin dhe gjithe problematika është e këputjes brenda (1) rendit të sotëm të sundimit përmes praxis-it së çlirimit (2) të një lëvizje konstruktive të rendit të ri: (1) Rendi i vjetër à pasazhi i Çlirimit (2) à rendi i ri (3) (Horizonte dhe debate të Filozofisë së Çlirimit, Enricque Dussel). Në studimin “Filozofia e Çlirimit”, autori thekson për këtë term se: “çlirimi nuk është një aksion intrasistemik; çlirimi është praxis-i që përmbys rendin fenomenologjik dhe e shpon atë që ta lejojë në një transcendencë metafizike që ështe kritika absolute e asaj që është e vendosur, e ngurosur, normalizuar, kristalizuar dhe i vdekur”(2.5.6.1.). Pra, çlirimi shkon jashtë sistemit të caktuar dhe krijon një rend të ri dhe nga moment që shtypja është e barabartë me vdekjen, çlirimi është një ringjallje. Filozofia e çlirimit të kombit shqiptar duhet të teoretizojë çlirimin si aksionin e domosdoshëm për të ardhmën e saj. “Rendi i vjetër” do të thotë prania e kolonizuesve në trojet shqiptare, ndarja dhe pushtimi i tyre. Në jemi duke kaluar aktualisht nëpërmjet pasazhit të çlirimit. Pas luftës çlirimtare në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë, procesi do të vazhdojë me formimin e Unionit Shqipëri-Kosovë dhe etape të tjera deri në instalimin përfundimtar të “rendit të ri”. “Rendi i ri” është një objektiv i mirë i strukturar, një proyeto (që të përdorim nocionin origjinal të Dusselit) i formimit të një shteti të vetëm kombëtar shqiptar. Çlirimi arrihet nëpërmjet praktikës së çlirimit, autori duke e dalluar nga praktika e rutinës brenda sistemit. “Praktika e rutinës Brenda sistemit është sunduese, sepse konsolidon tërësinë ekzistuese, është një aktivitet ontik ose një ndërmjetësim të thjeshtë të botës. Është praktika e konsolidimit të së vjetrës dhe së padrejtës. Praktika e çlirimit, në të kundërten, e vë sistemin brenda pikëpyetjes, jo si një pyetje të mundshme, por si një pyetje përbërëse që hap një botë. Është një punë e bërë për të tjetrin më përgjigjësi, për çlirimin e të tjerit. Praktika e çlirimit është pjellja e një rendi të ri, e një strukture të re dhe në të njëjtën kohë të funksioneve dhe qenieve që e përbën”. Praktika e çlirimit në trojet shqiptare manifestohet në mënyrë gjallëruese në trojet shqiptare. Lëvizja kombëtare shqiptare përbëhet nga disa organizata kombëtare. Mirëpo jo të gjitha janë të sinqerta, jo të gjitha ndjekin Çlirimin, ka edhe nga ata që vazhdojnë në mënyrë të verbër qëllimet karrieriste të një lideri apo tjetri. Prandaj, çlirimit kombëtar shqiptar nuk mund të përshkojë pasazhin dialektik dhe të arrijë në fund drejt realizimit të proyeto-s së Shqipërisë Etnike pa bashkim të të gjitha forcave dhe potencialeve kombëtare. Është detyra urgjente e të gjithë udhëheqësve dhe ideologëve kombëtare të bëjnë këtë gjë dhe të eliminojnë mungësën e koordinimit dhe kaosin e bajraktarizmit brenda lëvizjes kombëtare.  

    nga Mona Agrigoroaiei

  • 134 vjet Lidhje - 100 vjet ndarje

    134 vjet Lidhje - 100 vjet ndarje

    Me rastin e këtij përvjetori të madh dhe ndër më të rëndësishmit të historisë sonë, përveç rikujtimit të datës së formimit të Lidhjes Kombëtare Shqiptare dhe Prizrenit si vend ku ajo lindi, me pietet duhet të përkujtohen dhe nderohen krijuesit e  saj të devotshëm të cilët dhanë çdo gjë nga vetja për ta shpëtuar popullin shqiptar nga kërcënimet serioze që kishin vënë në rrezik ekzistencën e tij,edhe pse kombi ynë sivjet plotëson një shekull që kur mbeti i ndarë në disa shtete.   Heronjtë e Lidhjes ishin ata,të cilët nuk u ndalën para asnjë sakrifice,vuajtje a sfide sado e madhe qoftë ajo për atdhe, përkundër ndëshkimeve të rënda, syrgjynosjeve të gjata ,burgjeve drakonike, helmimeve dhe flijimit të jetës së tyre të shtrenjtë. Asnjëra nga këto figura të ndritshme kombëtare,nuk kaloi pa persekutimet dhe përjetime nga më të hidhurat,të cilat mundi ti shpaguante vetëm liria e arritur kombëtare si vlerë mbi vlerat e cila nuk ka çmim dhe për të ia vlen të flijohet çdo gjë , përfshi edhe jetën.   Pas më tepër se 4 shekujsh robërie,e para Lidhja e Prizrenit organizoi shqiptarët rreth idesë së madhe të lirisë së tyre dhe çlirimit të atdheut,duke bashkuar forcat më përparimtare të kohës si dhe intelektualët më të njohur të kombit. Ajo angazhoi ushtarakët më të zot që kishin trojet tona, ashtu si dikur Besëlidhja e Lezhës në kohën e lavdishme të Skënderbeut e cila i vuri në veprim të gjitha forcat aktive,duke krijuar për herë të parë edhe një platformë gjithëkombëtare politike dhe ushtarake të veprimit,për mbështetjen me forcë të çlirimit dhe bashkimin kombëtar, pa projektin e të cilës shqiptarët vështirë se para 100 vitesh mund të arrinin Shqipërinë e lirë, dhe tani Kosovën shtet   Heronjtë e saj ishin figurat më të ndritura të kombit,të cilët vinin nga të gjitha trevat ku flitej shqip; si Kosova, Shqipëria, Ilirida, Çamëria, trojet shqiptare nën mal të zi,Kosova Lindore dhe shqiptarëve në përgjithësitë,të njohur jo vetëm nga këngët patriotike që atyre u këndoheshin por për veprat e mëdha kombëtare që ata arritën ti realizonin.     Nga ata nisi dhe u jetësua çdo e arritur serioze që ka të bëj me mbijetesën dhe ekzistencën e këtij populli, që nga ringjallja e ndërgjegjes së mjegulluar kombëtare,zhvillimi arsimor dhe kulturor e deri te lufta për pavarësi dhe krijimit të shtetësisë shqiptare.   Siç është përsëritur disa herë edhe gjatë historisë së ekzistencës sonë,populli shqiptar në të gjitha kohët kishte armiq të shumtë të cilët përpiqeshin hapur për shuarjen e tij, ndaj nuk ishte vetëm robëria pesëshekullore - ajo, e cila shqiptarët do ti sillte para asimilimit,por ishin edhe aleancat sllavo-ortodokse ato, të cilat synonin me çdo kusht zhdukjen e përgjithshme të kombit tonë.   Në krye të këtyre aleancave ,printe gjithmonë Rusia ,e cila herë fshehtas e herë hapur, përmes marrëveshjeve me fuqitë tjera vendimmarrëse,që nga marrëveshja e fshehur e vitit 1877 në Budapest, parashihte okupimin e Kosovës nga Serbia,të Çamërisë nga Greqia dhe viseve veriore të Shqipërisë nga Mali i Zi. Marrëveshjet e saj të hershme dhe të vonshme si dhe aleancat sllavo ortodokse të vendeve hegjemoniste fqinje,jo vetëm se do ti qonin shqiptarët në prag të një shthurje të rrezikshme territoriale por edhe të shuarjes së tyre kombëtare.   Pas marrëveshjes së fshehtë të Budapestit,më 24 prill të vitit 1877 do të fillonte lufta Ruso-Turke e cila do të përfundonte më 31 janar të vitit 1878, kurse rreth një muaji më pas pra më 3 Mars të atij viti,afër Stambollit do të nënshkruhej marrëveshja e Shën Stefanit,e cila jo vetëm se nuk do ti përmendëte fare shqiptarët por edhe trojet e tyre do të ndaheshin sipas shijeve sllave. P.Sh. Bullgaria, do të pushtonte Korçën, Pogradecin, Dibrën, Gostivarin, Kërçovën, Tetovën, Shkupin, Kaçanikun dhe Kumanovën.   Serbia,kishte okupuar viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës, kurse   Mali i Zi, Plavën,Gucinë, Hotin, Grudën, Anamalin, Rugovën, Krajën dhe qytetin e bukur bregdetar të Ulqinit. Ndërsa pjesa tjetër e trojeve tona do të ngelej edhe më tej nën perandorin turke.   Edhe pse shqiptarët fuqishëm do ta kundërshtonin pushtimin e tokave të tyre dhe traktatin e Shën Stefanit,rishqyrtimi i vendimeve të tij do të arrihej vetëm pas hedhjes poshtë edhe nga Fuqitë e mëdha,e sidomos nga Austro-Hungaria.   Ndaj pas më tepër se tre muajsh, nga 13 Qershor deri më 13 Korrik të vitit 1878 do të mbahej Kongresi i Berlinit,në të cilin do të silleshin vendime të reja për vendosjen e kufijve në Evropë dhe Ballkan,të cilat as kësaj radhe për popullin shqiptar,nuk ishin aspak fatlume.   Paralajmërimi i mbajtjes së Kongresit të Berlinit,u bë një shtysë më tepër për shqiptarët që të bënin një organizim më të mirë kombëtar. Kështu që më 10 Qershor të vitit 1878,para mëse 134 vitesh,do të mblidheshin rreth 300 delegat nga të gjitha krahinat e popullit tonë në Prizren ku do të krijonin Lidhjen Kombëtare Shqiptare e cila edhe pse kishte atributet e një qeveri të mirëfilltë evropiane,përfaqësuesit e shqiptarëve nuk do të pranoheshin në Kongresin e Berlinit, bile do tu mohohej edhe fjala në punimet e tij me arsyetimin se nuk ekzistuaka kombi shqiptar dhe Shqipëria na qenka vetëm një shprehje gjeografike,siç do të shprehej kancelari i atëhershëm i Gjermanisë Otto Bismarku para delegacionit shqiptar të udhëhequr nga Abdyl Frashëri.   Ndaj,edhe në Kongresin e Berlinit u vendos që tokat e tyre tu epeshin shteteve fqinje,si p.sh; Serbisë krahinat shqiptare të Pirotit, Trenit,Vrajës,dhe Nishit.   Malit të Zi: Tivarin, Podgoricën, Plavën, Gucinë ,Rugovën dhe Kolashinin, kurse,   Greqia pushtoi trojet shqiptare deri në lumin Kalamas dhe Sele-mavria, që përfshinte pjesën më të madhe të Çamërisë.   E sjellë para akteve të kryera,Lidhjes Kombëtare Shqiptare, nuk do ti mbetej rrugëdalje tjetër përveç organizimit ushtarak, për mbrojtjen me luftë të trojeve shqiptare e cila shumë herë u tregua e aftë dhe e zonja ti mbronte ato me grykën e pushkës për çka edhe fuqitë e mëdha do të detyroheshin disa herë të provonin (gjoja) gjetjen e zgjidhjeve alternative,duke bërë zëvendësimin e një toke me një tokë tjetër,por gjithmonë shqiptare,për tua falë fqinjëve tanë hegjemonist e grabitqar.   Kështu do të fillonte mbrojtja e organizuar ushtarake e trojeve tona etnike para 134 vitesh, pas 10 qershorit të vitit 1878 kur do të formohej, Lidhja Kombëtare Shqiptare një pjesë e projektit kombëtar të së cilës do të realizohej, rreth 34 vite pas krijimit të saj,me datën historike të 28 Nëntorit të vitit 1912, kur do shpallej pavarësia e Shqipërisë.   Ndaj,ky vit mund të konsiderohet si viti i parë me fat për shqiptarët ani pse edhe ai solli vetëm një fat të pjesshëm për shqiptarët, ngase më tepër se gjysma e kombit dhe trojeve tona etnike pa dëshirën e tyre edhe përkundër luftërave të gjata që ata zhvilluan për çlirim,prapë do mbeteshin jashtë kufijve të shtetit të sapo krijuar kombëtar ,për të cilët edhe pas rreth 500 viteve të kaluara nën sundim, pushtimet e huaja dhe robëria mbi ta në disa pjesë të etnisë sonë tash e 100 vite ajo vazhdon.   Ndaj, besoj se me të drejtë,populli ynë kritikon mosveprimet e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të cilat nuk kanë bërë asnjëherë sa duhet për bashkimin e kombit dhe trojeve tona etnike të ndara për mëse një shekull. Madje edhe ata individ apo grupe të cilët përpiqen për bashkim, të dy qeveritë përkujdesen- që përpjekjet e tyre të shantazhohen dhe mbeten pa mbështetje , në vend se para këtij provimi të madh edhe ata të ndihmojnë e veprojnë kombëtarishtë dhe  gjenden aty ku bëhet bashkimi.   Udhëheqësit e Lidhjes,ndryshonin shumë nga politik-bërsitë e sotëm shqiptar,ngase ata dhanë çdo gjë nga vetja e shumë sish edhe jetën e tyre të shtrenjtë për lirinë dhe bashkimin e  kombit,të cilët për kontributin që dhanë u bënë të njohur si për historinë tonë ashtu edhe për atë ndërkombëtare edhe pse shumë sish besnikërinë ndaj kombit dhe atdheut,do ti paguanin me jetët e tyre të shtrenjta. Shembuj të tillë ka shumë,por ndoshta do të mjaftonte që kësaj radhe ti kujtojmë disa nga ta:   Po fillojmë me, Sefë Kosharen i cili pas plagosjes në luftë kundër hordhive pushtuese turke do të kapej nga turqit në mes të Slivovës dhe Shtimes ,i cili edhe para litarit të ngritur për varjen e tij ,më përpara do ta pranonte vdekjen se sa tradhtinë ndaj idealeve të Lidhjes Kombëtare Shqiptare. Madje luftën e Lidhjes për çlirim kombëtar,ai as me çmimin e jetës ,nuk do ta dënonte, siç kërkonte nga luftëtarët shqiptar, Dervish Pasha,për tua falur atyre jetën.   Ndaj edhe pse i plagosur rëndë heroi do të varej nga Dervish Pasha në një lis në mes të fshatit, që të tmerroheshin edhe shqiptarët e tjerë të cilët kërkonin çlirimin e Atdheut të tyre nga Perandoria turke.   Mic Sokoli njëri ndër udhëheqësit më luftarak dhe më trima që kishte Lidhja Kombëtare Shqiptare,do të ngrihej në Legjendë të pavdekshme kombëtare: Ai në shpirtrat dhe zemrat e patriotëve shqiptar jeton edhe sot, i cili do të binte heroikisht në dyluftimin trimëror me grykën artilerike të topit turk, që vriste luftëtarët e tij.   Ali Ibra njëri nga anëtarët më trima të shtabit udhëheqës të ushtrisë së Lidhjes,në luftimet kundër forcave pushtuese të perandorisë turke , do të printe në ballë të betejave, i cili nuk do të ndalonte luftimet mbi "vraç" të zi as kur do të plagosej rënd ,edhe pse do ti shkonte gjaku për zingji.   Abdyl Frashëri pas kapjes së tij nga turqit,pranë Elbasanit,do të dënohej dhe syrgjynosej deri në vdekje në Stamboll,por as ai nuk do ti dënonte veprimet e Lidhjes Kombëtare Shqiptare ,në këmbim të faljes së dënimit nga sulltani.   Ymer Prizreni, edhe pas shuarjes së Lidhjes, nuk do të dorëzohej dhe pas një qëndrimi disa mujor në Malësinë e madhe të Ali Ibrës, Mic Sokolit, Mehmet Shpendit, Zeqir Halilit etj, i mundur nga mosha,do të strehohej në Ulqin,ku edhe pas burgosjes së bashkëshortes dhe vajzave të tij të cilat do të dërgoheshin për vuajtjen e syrgjynosjes në Turqi,nuk do të pranonte kushtet e pushtuesit turk.   Ai madje nuk do të mashtrohej nga premtimet për falje dhe nuk do joshej as nga ofertat turke për privilegje dhe pasuri përrallore që i ofroheshin nga Perandoria,të cilave si hero i dëshmuar kombëtar që ishte dhe mbeti përgjithmonë, do tu përgjigjej me shumë vendosmëri, se; edhe po të më vej- mbreti në fronin e tij, nuk dua të dëgjoj më për Turqi.   Kështu që Kryetari i devotshëm i Qeveris së Lidhjes së Prizrenit,do të qëndronte në Ulqin deri në vdekjen e tij,e cila edhe pse ai tanimë ishte në një moshë të shtyrë,do ti vinte nga një atentat me mjete të forta,të kryer nga agjentët Turq e malazez,mu para derës së shtëpisë ku ai banonte.   Sylejman Vokshi me gjithë shpërndarjen e Lidhjes nga Perandoria nuk do ti ndalonte luftimet kundër Turqisë nga kryengritja në kryengritje deri në kapjen e tij me tradhti,gjatë luftimeve që zhvilloheshin në Gjakovë nga rreth 3 mijë malësor të udhëhequr nga ai dhe Ali Ibra, të cilët përgatiteshin për të çliruar edhe Prizrenin.   Pra këta ishin vetëm disa nga luftëtarët dhe heronjtë e pa harruar të kombit të cilët betimin e tyre për jetësimin e idealeve të Lidhjes së Prizrenit e cila kishte organizuar luftën për Liri dhe bashkim kombëtar të të gjitha trojeve etnike shqiptare, do ta qonin deri në fund duke mos e ndalur betejën për të gjallë të tyre.   Ata do të mbeten përherë emra të mëdhenj dhe të pavdekshëm , të cilët nuk lejuan kurrë të luhet me fatin e kombit dhe as pranuan ndonjëherë kompromise në dëm të tij. Qëllimi i luftës së tyre të shenjt ishte dhe mbeti formimi i një shteti të përbashkët kombëtar, për të gjithë shqiptarët,i cili do të shtrihej në të gjitha trojet tyre etnike siç ishin vilajeti i Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.   Në luftimet e Lidhjes,edhe pse i ri ,do të merrte pjesë edhe heroi Isa Buletini i cili dha shembullin e një atdhetari të përkryer dhe luftëtari të devotshëm kombëtar,që nga 21 prilli i vitit 1881,si luftëtar 17 vjeçar dhe njëri nga ushtarët më të ri të Lidhjes së Prizrenit, në betejën heroike të Slivovës, të udhëhequr nga heronjtë Mic Sokoli, Ali Ibra dhe Sefë Kosharja e Sylejman Vokshi, kundër forcave pushtuese turke të gjeneralit gjakatar të Perandorisë Osmane, Dervish Pashës. Ndaj,edhe pse Lidhja e Prizrenit do të shuhej në vitin 1883, pjesëmarrja e Isa Buletinit në betejat e saj ishte edhe një Garanci, se lufta për liri edhe pas saj do të vazhdonte, deri në çlirimin definitiv të trojeve tona nga Perandoria turke.   Ndaj, në momentet më të vështira, përball problemeve për jetë a vdekje para të cilave ishin vënë shqiptarët ,kur pothuajse askush në Evropë as Botë nuk interesohej për fatin e tyre,Isa Buletini me bashkëluftëtarët dhe nxënësit e devotshëm të Lidhjes Kombëtare Shqiptare,do të ngriheshin si feniksi nga hiri i luftërave shkatërrimtare me perandorin turke,për ta quar luftën idealeve kombëtare të Lidhjes përpara deri në çlirimin definitiv të atdheutdhe pranimin e shqiptarëve si komb në historinë më të re të kombeve që krijoheshin në fund shek. XIX dhe fillim shekullin -XX.   Lidhja Kombëtare Shqiptare e Prizrenit,lindi si nevojë e kohës për shpëtimin e kombit,e krijuar me 10 Qershor të vitit 1878,nga figurat më brilante që kishte vendi dhe trojet tona etnike kudo jetonin shqiptarët.   Ato që ishte përpjekur ti arrinte Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Mic Sokoli, Sefë Kosharja, Ali Ibra etj. para rreth 30 vitesh më parë,tani kishte ardhë radha që me luftën e tyre ti jetësonin Hasan Prishtina,Isa Buletini, Bajram Curri, Ismail Qemali, Mehmet Deralla, Luigj Gurakuqi,Zeqir Halili,Kadri Prishtina,Bajram Daklani etj,të cilët ishin po aq patriot sa edhe të parët.   Madje, edhe Idealet e Lidhjes, këta do ti qonin një hap më tej duke arritur me luftën e tyre heroike ta çlironin atdheun e shqiptarëve nga robëria turke. Megjithatë lirinë e arritur me gjak e mund dhe shumë sakrifica,do ta gëzonte vetëm një pjesë e atdheut dhe pak nga heronjtë e saj,qoftë nga pushtimi i pjesëve më të mëdha të tokave shqiptare nga shtetet hegjemoniste fqinje,qoftë nga luftërat e brendshme që kishin shpërthyer për marrjen e pushtetit në Shqipëri, në gjysmë-shtetin atëhershëm ende të pa konsoliduar shqiptar.   Përkujtimi i Lidhjes Kombëtare Shqiptare na rikthen edhe një herë në kohën e para 134 vitesh, kujtim që na bën të mendojmë thellë se çfarë ëndrrash të mëdha kishin shqiptarët atëherë,dhe sa të vendosur ishin ata atëbotë,për realizimin e idealeve të tyre kombëtare,për një popull të cilit nuk i mungonte vetëm liria dhe shteti,por edhe mbështetja për to,kur Populli Shqiptar,i kishte të ndaluara shkollat në gjuhën e tij, të cilit i refuzohej kombësia dhe e drejta për të pasur shtet, si nga perandoria pushtuese turke,ashtu edhe nga shtetet hegjemoniste fqinje,duke mos harruar edhe shumicën e fuqive të mëdha të cilat mbanin qëndrim shumë të ashpër anti-shqiptar.     Ndaj vetvetiu lind pyetja; Sa idealistë të mëdhenj duhet të kishin qenë ata heronj të kombit të cilët luftuan me mish e me shpirt për lirin e popullit dhe krijimin e shtetit të tyre kombëtar,të cilët përkundër sfidave të panumërta dhe sakrificave të mëdha,një ditë arritën që nga lindja e ëndrrës së tyre për liri të realizonin edhe idealin kombëtar për pavarësi,heronj që e ardhmja do ti bënte krenar me kombin dhe atdheun e tyre të çliruar dhe të njohur e pranuar ndërkombëtarishtë  të cilin ne sot e gëzojmë,për aq sa ai është..   Dëshira për urimin e këtij përvjetori historik dhe 100-vjetorin e shtetit shqiptar, edhe pas 134 vjetësh nga formimi i Lidhjes së Prizrenit dhe 100 vjetëve të kaluara nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,edhe sot na mundon nga padrejtësitë të cilat shqiptarët i përcollën gjatë gjithë historisë së ekzistencës së tyre si komb i ndarë dhe nën sundimin e disa shteteve të rajonit.   Madje edhe në Kosovën e shpallur shtet,pjesa veriore e saj edhe 13 vjet pas çlirimit dhe katër vite pas shpalljes së pavarësisë së saj,mbetet e okupuar nga strukturat kriminale dhe policore të Serbisë të cilat gjatë këtyre 13 viteve, asnjëherë nuk pushuan së vepruari në atë pjesë të vendit tonë.   Organet përgjegjëse të sigurisë vendore dhe asaj ndërkombëtare, dështuan të sigurojnë popullatën shqiptare në veri të vendit nga e cila jo vetëm se janë përzënë me forcë mbi 10 mijë shqiptar por dëbimet e heshtura të tyre vazhdojnë edhe sot e gjithë kohën pa ndalë edhe pse të paktën KFOR-i do duhej të garantonte jetën e shqiptarëve të lënë në mëshirën e fatit.   Atje bandat kriminale serbe jo vetëm se ende kanë fuqi të krijojnë tensione por ata për 13 vite me radhë bëjnë ligjin e xhunglës në veri duke terrorizuar shqiptarët me vrasje, tentim-vrasje, bllokim rrugësh e frikësime nga më të ndryshmet  përfshi të gjitha format e mundshme të dhunës dhe të një lufte të pa penguar speciale,për shpërnguljen e tërësishme të tyre nga ato pjesë të vendit.   Përveç formave të cekura të dhunës, klanet kriminale serbe të veriut kanë gjetur edhe bashkëpunëtor shqiptar nga jugu,me të cilët për vite me radhë kontrabandojnë naftë dhe të gjitha llojet e mallrave të ndryshme  nga Serbia duke dëmtuar buxhetin e Kosovës për dhjetëra e qindra miliona euro,dhe shkatërruar ekonomin edhe ashtu të varfër  të  shqiptarëve, gjatë këtyre viteve.   Kurse Lidhja Kombëtare Shqiptare ishte ndryshe,ajo arriti ti bashkonte shqiptarët nga të gjitha trojet tona etnike, artikuloi drejtë dhe fuqishëm kërkesat e tyre për pavarësi dhe i parapriu krijimit të shtetit të tyre kombëtar,platforma e së cilës  u realizua pjesërisht me aktin madhor të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.   Ndërsa tani, edhe pse shqiptarët jetojnë në kohë dhe kushte krejt tjera dhe shumë më të favorshme për bashkim,dhe shpesh na bie të dëgjojmë edhe deklarata të bujshme nga goja e politik-bërësve të sotëm se kombi ynë është më i fort se kurrë më parë, mu ata anashkalojnë çështjen kombëtare për të promovuar vetveten dhe forcuar interesat e tyre personale.   Ndaj shikuar nga kjo perspektivë, me të drejtë  shumë nga bashkëkombësit tanë brengosen se askush në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës, nuk do ta ketë më të gjatë dhe më të vështir rrugën e bashkimit kombëtar sesa ne shqiptarët.   Madje,fatkeqësisht siç tregon përvoja e kohëve që ne jetojmë, nuk janë vetëm udhëheqësit politik  ata që pamundësojnë bashkimin,por edhe një pjesë e Elitës së intelektualëve tanë nuk e ndihmojnë atë, të cilët jo interesat madhore dhe afatgjata kombëtare, por interesat e tyre personale dhe përfitimet vetanake që u ofron momenti i kanë vënë në radhë të parë.   Ndaj populli shqiptar në të gjitha trojet,një herë e mirë duhet të distancohet nga njerëz të tillë të cilët për interesat e tyre të ngushta mbjellin ndarje dhe përçarje ndërshqiptare ,për çdo gjë dhe për gjithçka.   Ka ardhur koha që më në fund të zgjedhë udhëheqës të cilët kanë për ideal bashkimin e kombit, si rilindësit tanë dikur. Ata të marrin fatin këtij populli dhe të atdheut në duart e veta dhe të mos lejojë më që ndasitë ndër-shqiptare dhe copëtimi arbitrar i trojeve tona, imponuar me forcë nga të huajt, i cili për mëse një shekull na u shndërrua në dyshek ku ne nuk bëmë gjumë të rehatshëm kurrë nga plagët e ndarjes, tani të na kthehet në lundër të pa qëndrueshme notimi,mbi ujërat e rrezikshme dhe të ndotura politike që qarkullojnë edhe sot në Ballkanin ende të pa rehatuar me plot të papritura për kombin tonë të vogël e të pambrojtur.   Të marrim shembull nga Rilindësit tanë të cilët në vend të përçarjes krijuan bashkimin, duke tu kthyer në heronj të pavdekshëm të kombit. Ata të cilët si ushqim shpirtëror kishin vetëm ëndrrat hyjnore për liri dhe arma e tyre më e fuqishme ishte dëshira e madhe për çlirim nga sundimi huaj, rendën natë e dit pa ndalë, kaluan të gjitha pengesat e panumërta dhe përballuan me sukses furtunat e njëpasnjëshme deri në realizimin e idealit shumë shekullor të kombit për pavarësi.   Ndaj,me rastin e këtij manifestimi kombëtar në Prizren të paktën kësaj radhe do duhej të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, për këtë ngjarje nga më të mëdhatë historike. Pse edhe në momente të tilla kremteje,krijohet përshtypja se armiqtë e kombit jo vetëm që për mëse një shekull e më tepër, mbajnë tokat tona të pushtuara por ata kanë arritur ti edhe  ti përçajnë e njollosin shqiptarët deri në atë masë sa ti paraqesin me nam të keq edhe para botës,në vend se me rastin e përvjetorëve të tillë,më tepër se kurrë të simbolizohej bashkimi,solidariteti dhe uniteti ynë gjithëkombëtar....   Liria e atdheut nuk është e arritur e asnjë personi apo udhëheqësi të vetëm,por vepër e shumë brezave që luftuan dhe u sakrifikuan për këto ideale të mëdha,të cilat tani duhet të na frymëzojnë edhe neve për realizimin e pjesës së mbetur të detyrave tona si popull siç është bashkimi ynë kombëtar ku do të ndjeheshim më të fortë ,do të frymonin më lirshëm dhe do të shpresonim për një jetë më të mirë dhe njëherë e për gjithmonë do të garantonim një të ardhme më të sigurt për të gjithë shqiptarët.   Me rastin e këtyre përvjetorëve kaq të rëndësishëm, për historinë e popullit tonë,dëshirojmë që pas një shekulli ndarje,ku vitet për ne si komb i coptuar numëroheshin si para kohës së Krishtit- mbrapsht,ky 100 vjetor të bëhet pikënisje e numërimi të viteve mbar,duke u kthyer në Fillim të Epokës për bashkim të trojeve dhe Kombit Shqiptar.   Ndaj në vend të përfundimit të kësaj kumtese,urojmë që Ideali i Lidhjes Kombëtare Shqiptare për bashkim të realizohet sa më parë dhe Shqipëria Etnike si atdhe i përbashkët i të gjithë shqiptarëve të rrojë  përjetë!  

    nga Gani Qarri

  • Prona dhe shteti

    Prona dhe shteti

      Dëgjojmë shpesh që në Shqipëri edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci akoma nuk është zgjidhur problemi i pronës private. Kjo është mëse e vërtetë sepse në Shqipëri egzistojnë ligjet por nuk zbatohen si duhet. Edhe në sistemin komunist u  zgjodh një sistem prone me bazë pronën e përbashkët proletare shtetërore , e cila pas rrëzimit të këtij sistemi në vitet 90, u kthye në pronë private pa pronar. E them pronë private pa pronar sepse lëvizjet e popullsisë drejt zonave më të zhvilluara u shoqëruan me pushtimin e tokave mbi të cilat ndërtuan shtëpi,kioska,vila dhe pallate dhe i shpallën prona private. Kjo situatë vazhdo edhe sot dhe janë krijuar struktura shtetërore që ligjërojnë këto lëvizje “pushtuese”. ALUIZNI, një institucion i cili ligjëron një pronë e cila nuk është fituar sipas mënyrave klasike të përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërsië . Vetëm me anën e këtyre mënyrave mund të fitohet prona dhe e drejta e pronësisë mbi një send të luajtshëm ose të palusjtshëm. Ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta, parashikon në Nenin 41, pika 2 që : “Prona fitohet me dhurim,me trashëgimi,me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil”. Kjo dispozitë e thotë qartë dhe në mënyrë të prerë se cilat janë mënyrat e fitimit të pronësisë dhe ku duhet të referohemi më hollësisht për të njohur këto mënyra, pra Kodi Civil. Hapim Kodin Civil dhe në Kreun II të këtij kodi janë përcaktuar Mënyrat e fitimit dhe Humbjes së pronësisë. Ne na interesojnë mënyrat e fitimit të pronësisë dhe nëse i grupojmë spas një lidhje organike do të dilnim në përfundimin se pronësia fitohet me: 1. Kontratë 2. Parashkrim fitues 3. Trashëgimi Kontrata përfshin gjithë llojet e kontratave të cilat realizojnë qëllimin përfundimtar të fitimit të pronësisë.Të tilla janë kontrata e shit-blerjes dhe kontrata e dhurimit.Me anën e këtyre kontratave ju bëheni pronar më të gjitha të drejtat mbi pronën. Këtu duhet të kuptojmë që marrdhënia juridike duhet të realizohet në kushtet kur pronari i pronës së paluajtshme apo të luajtshme është ligjërisht i njohur si i tillë. Parashkrimi fitues nënkupton fitimin e pronësisë mbi një send me kalimin e një kohe të caktuar. Në k