-
“herë na hypin, e prapë na hypin” (Skeleti teatral, i një drame Shqiptare)...
-
Ballkani nën politikën e nacionalizmit primitiv Egoizmi i disa politikanve në rajonin e...
-
KU PO SHKON “MAQEDONIA”? Pa shume hyrje e dalje: Flamuri ne variantin zyrtar...
-
Si po vetëzbërthehemi ? “Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të...
-
DHURATË PËR DITËLINDJE “Heshtja është ar” thonë serbët dhe sikur ta kenë...
-
PSE HANI I ELEZIT NUK DUHET TË QUHET GJENERAL JANKOVIC EDHE NË SERBISHT?!...
-
…“te mvarur” prej Turqise edhe mbas 100 vjet Pamvaresie! Gjithë shqiptaria dhe...
-
SI E SHPALOSEM FLAMURIN TONE NE VUTHAJ (8 NENTOR 1968) 6 Nentor...
-
Hapat e homazhit… Kohë më parë, pikërisht me 24 mars në ditën...
-
Konferenca e Bujanit Vendimi per mbajtjen e Konferences Themeluese te Keshillit Krahinor...
-
Shna Ndou ne Lac, ku mrekullite prekin pa dallim feje… Cfarë simbolizon...
-
DUKE HYRË NË FRASHËR ME NAIMIN Rrëzë Kokojkës “Duke hyrë në Frashër...
-
Vajza e filxigenave* - tregim – Pallati ynë pesëkatësh kishte dy...
-
Shkrime dylli që sfidojnë kohën Shumë nga ne besojnë se shkrimet më të...
-
Hallall buka, vëllëzër të mirë! (tregim) Xhamia ishte mbushur plot e përplot. Për...
-
Letër e Hapur drejtuar: - Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës....
-
Rripi i sigurisë Gjithmone kur ngisni makinen duhet te vendosni rripin e sigurise.Rripin...
-
DY QYTETET E FLAMURIT I pari qytet që i bëri nder flamurit të...
-
NE PRAGUN E HARRESES Sot kur bota luhatet në horizont Kërkoj hapin tim...
-
Arbëreshët dhe Pllatanjotët për Njësinë e Talljas Jan e bëhan, ndëper...
-
Gramatika e të folmes Arbëreshe
SHQIPTARIA
Ç’ka po asht kjo Shqiptaria…?!
Pyet Fatimja e pyet Maria;
Kush e qiti kyt i pari,
S’di bash dreqi e as vetë Shqiptari.
Shkuen shumë shekuj me gojdhanë,
Si Leka i Madh, me diell pa hanë;
Thonë se jem’ shtegu i Evropës,
Por besa edhe gazi i botës.
THOTi i fliste Shqip Misirit,
Po njashtu, Pirroja Epirit;
Atlantida edhe ai Homeri,
Shqip mundoheshin, si Enveri.
E prej Pellazgut deri n’Trojë,
Thonë: se kish nji Zot, e kish nji Zojë,
Fisnikja e hijshme, nana e fmisë,
Bashk’ me trimin, t’Zotin e shpisë.
T’parët n’beteja e luftë si shumë,
Me i’ kryezot, rrallë herë t’bashkum;
T’u mbajt nalt, flamuj lloj-lloj,
Edhe pse ishin tanë t’nji soj;
Soj pirat e soj luftarësh,
Soj prandori, vezir, dijetarësh;
E për hir t’prrallavet me mbret,
Marrë gjak n’vetull edhe nan’s e atit t’vet.
Herë miqsina e herë mbrapshtina,
Ku me Papë, Sulltan, a shkina;
Herë gjuetar e herë te gjuejtun,
Herë shtypsa, por ma shumë t’shtypun.
Boll na erdhën, dove i’u shkueme,
Ku herë fitueme e herë mbijetueme.
Do sish burra, ra moh vllaznisë,
Do sish tjerë, mbrojt ropt e shpisë.
Kush n’Evropë, a kush n’Azi,
Kush barbar e kush Greqi;
Shpik Viagren, disa tjerë,
Apo Nanë Tereza, me të mjerë.
Kastriota e Shote Galica,
Haxhi Qamila e magjistrica;
Lum do besa, qi bani nana,
Turp, per tjer’ - do Ballabana.
Ahmet Zogu, a Plaku n’Vlorë,
A kto t’sodit me zam n’dorë;
Me Rugov’ e me Berish’,
Zgjedh me pri e jo me prish’.
Na pra jem, pjella e hyjnive,
Na jem kombi i larmive.
Ra n’duer t’zanavet apo fatit,
N’duer t’bajlozit e n’duer t’sakatit;
Se s’shkoj dreq pa na e ngul dhamb,
E na prap, jem gjallë e n’kamb.
T’parët tonë, me ç’fardo çmimi,
Kanë mbajt busllen, kah prendimi;
Me i’u hjeke langut t’pilafit,
E me i ndej larg tends’ Gadafit.
Bij kreshnikvet dhe shqiponja,
Kuq e zi janë ngjyrat tona!
Për sherr: t’bots’, xhepit, a fisit,
U bam’ kombi i kompromisit.
Te gjaku, gjuha e ardhmëria,
Aty t’gjindet SHQIPTARIA…!!!
nga Anton Kaçubaj